Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Instinkti percakton nevojen dhe inteligjenca krijon preteksin per t`iu shmangur asaj.
--- Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 119 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Sport :: Dosena ose Brigel trajner i kombėtarės shqiptare
Postuar nga: ILovePejaa

Sport Brenda javės presidenti i Komitetit Ekzekutiv do ta caktojė emrin e trajnerit tė ri tė pėrfaqėsueses shqiptare tė futbollit. Italiani dhe gjermani, kandidatėt e vetėm, tė mbetur nė listė. Duka: “Kemi bėrė kontaktet e duhura. Kemi rėnė dakord per rrogat dhe dhe objektivat. Te premten, ose tė shtunėn, vendos pėrfundimisht”. Kontrata? Dyvjeēare, me tee drejtee zgjatjeje


BLEDAR KUKA
TIRANĖ
- Xhuzepe Dosena dhe Hans Peter Brigel janė dy emrat e vetėm qė kanė mbetur mbi tavolinėn e punės sė presidentit tė Komitetit Ekzekutiv tė Federatės sė Futbollit tė Shqipėrisė, Armando Duka. Dje, ndėrsa ėshtė nisur pėr nė Gllazgou (pėr tė pare finalen e Ligės sė Kampionėve), presidenti ka deklaruar se me dy trajnerėt e huaj janė marrė kontaktet e duhura dhe gjithēka ėshtė e qartė. “Kemi zgjedhur Dosenen dhe Brigelin si kandidatė qė do tė konkurrojnė deri nė fund, - thotė ai, - i pari ka qėnė trajner me Ganėn, nė Arabi Saudite dhe tani ndihmėstrajner tė Paraguai. I dyti ka drejtuar Beshiktashin e Trabzonsporin. Tė dy janė tė njohur nė arenėn ndėrkombėtare dhe nė Shqipėri”. Zėdhėnėsi i ri I FSHF-sė, Igli Hasani (e urojmė pėr detyrėn), sqaron se njė nga kushtet bazė qė kanė bėrė tė mundur pėrcaktimin e dy emrave si me tė mundshmit pėr stolin e kombėtares, ka qenė paga. “Ėshtė marrė kontakti i nevojshėm, - thotė ai, - dhe ėshtė arritur nė pėrfundimin se kėta dy trajnerė kanė kėrkesat mė tė pranueshme prej nesh, pėr pagėn. Kuptohet, ka tė bėjė edhe emri i tyre dhe pėrvoja e punės qė kanė”. Mė shumė mundėsi, tė premten pasdite, do tee kėtė njė mbledhje tė Komitetit Ekzekutiv, nė tė cilin Duka do tė kėshillohet pėr zgjidhjen pėrfundimtare. “Zgjidhja i mbetet atij (presidentit), - sqaroi Hasani, - por njė konsultim me Komitetin Ekzekutiv do tee bėhet dhe kjo ėshtė normale”. Dosena ėshtė nė Paraguai, nė krah tė trajnerit Cezare Maldini, dhe do tė marrė pjesė nė Kupėn e Botės nė Japoni dhe Korenė e Jugut. Italiani ka rėnė dakord me Federatėn Shqiptare tė Futbollit dhe e vetmja gjė qė nuk bėhet e ditur ėshtė sesa do tė jetė pagesa pėr te, nėse parapėlqehet ndaj Brigelit. Por Duka e cilėson edhe gjermanin si njė emėr tė njohur qė vlen shumė pėr kombėtaren. “Ai ka pasur periudhė tė mirė tė Beshiktash, - thotė presidenti, - pavarėsisht se me Trabzonsporin nuk arriti ndonjė sukses. Dihet se nė Turqi, gjithēka sillet rrotull 3 skuadrave tė Stambollit”.

Objektivi? Lojė cilėsore e rezultative

Si Dosenes ashtu edhe Brigelit do i kėrkohet qė kombeetarja shqiptare tė formojė njė koncept mė modern tė lojės sė futbollit. “Nuk ėshtė thjesht problem qė kombeetarja tė ngjitet njė vend mė lart apo jo, - thotė Duka, - e rėndėsishme ėshtė qė tė ndiehet qė Shqipėria tė ketė njė lojė mė moderne, mė tė mirė, qė padyshim do tė jetė edhe me rezultative”. Trajneri i huaj do tė jetė supervizori i tė gjitha ekipeve kombėtare, pra nga ai do tė varen pėrfaqėsueset e moshave. Hasani shprehet: “Trajneri i huaj do tė drejtoje punėn nė kombėtaret U-16, UCAPut!’, U-21 dhe mėnyra e lojės nė kėto ekipe do tė jetė e njeejtė me ate qė do tė jetė edhe nė ekipin kombėtar, nė mėnyree qė tė ketė nje vazhdimesi tė mėnyrees sė pėrgatitjes taktike dhe teknike tė lojtareeve qė do tė vijnė nė pėrfaqėsuese”. Kjo “mbikėqyrje” nga ana e trajnerit tė huaj, e ekipeve tė moshave, do tė bėjė qė trajnerėt shqiptarė qė do tė drejtojnė kėto skuadra, tė kenė mundėsi tė punojnė mė tė dhe tė pėrfitojnė nga pėrvoja dhe niveli i tij profesional. Kontrata do tė jetė 2-vjeēare, pra pėr njė edicion. Por, nėse gjithēka do tė shkojė mirė, do te ketė nje zgjatje kontrate.

Pagesa, mbi 200 mijee, neen 500 mijee

USD Trajneri i ardhsheem i kombetares shqiptare tee futbollit do tė kėtė rrogė mė tė vogeel se 500 mijė dollarė. Kėtė e ka pohuar pėr “Korrieri”-n, kohė mė parė presidenti, Duka. “Shifra 500 mijė dollarė, apo mė shumė, - tha ai, - ėshtė tepėr e lartė pėr mundėsitė tona. E papeerballueshme”. Tashmė, me tė dy kandidateet e mundshėm, bisedimet pėr rrogeen duket se kanė pėrfunduar dhe ėshtė arritur njė akord. “Tani pėr tani nuk mund tė them sesa do tee jetė rroga e trajnerit tė ardhshėm, - thotė Duka, - pagesa nuk do tė bėhet vetėm nga FSHF, por edhe nga sponsorė tė tjerė”. Zėdhėnėsi I FSHF-sė, thotė se Bashkia e Tiranės, njė nga sponsorizuesit e pagės sė trajnerit tė kombėtares, do tee ndihmojė edhe me njė formė tjetėr. “Bashkia, - thotė ai, - do tee ndikojė qė biznesmenė tė ndryshėm mė tė cilėt ajo ka lidhje, tė ndihmojnė financiarisht nė kėtė pagesė”. Fond do tė japė edhe Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.

Kush ėshtė kush

Hans-Peter Brigel Lindur me 10 neentor 1955
Vendlindja: Gjermani

Mė 1999 u caktua si trajner tee Beshiktashit (ishte zėvendės), ku zėvendeesoi ish-trajnerin, Feldkamp, edhe ky njė gjerman. E udhėhoqi skuadrėn nė njė varg tė gjatė ndeshjesh pa humbur, por u largua nė 27 prill 2000 pas njė polemike mbi rrogėn e pėrkthyesit tė tij. Beshiktash kishte rėnė dakord qė ai tė zgjaste kontratėn edhe me 2 vjet tė tjera, por Brigel kėrkoi rritje tė madhe rroge pėr pėrkthyesin e tij, Ahmet Akcan. U caktua trajner I Trabzonsporit mee 7 nėntor 2001 dhe dha dorėheqjen menjėheree pas pėrfundimit tė kampionatit turk, kėtė muaj. Mė parė ka qenė trajner ne klubet gjermane, FC Glarus, Edenkoben, Vatenshajd.

Xhuzepe Dosena Lindur mee 13 shkurt 1949
Vendlindja: Itali

Si trajner, nė gusht 1998 u bė trajner i Ganės, pėr 144 mijė dollarė nė vit. Punoi deri nė korrik 2000. Mee 1999 arriti ēerekfinalen e Kupės sė Botės pėr tė rinj me Ganėn. U caktua trajner i klubit saudit, Al Itihad, me ... dhe u shkarkua nga ky klub nė mars 2001. Nė tetor 2001 Udineze, e Serise A, e shėnoi Dosenėn nė listen e trajnerėve qė mund tė zėvendėsonin Roi Hoxhsonin, por u preferua Ventura. Mė pas, nė fund tė vitit 2001, u mor nga Cezare Maldini si ndihmės nė kombeetaren e Paraguait, detyrė qė do ta mbajė deri nė perfundim tė finaleve tė Kupės se Botės, nė Japoni dhe Kore tė Jugut.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.