Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
I zgjuari nuk kerkon kryevend, nuk ha me teper se duhet dhe trurit nuk i ngarkon me shume se mban.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Gjuha :: Ndikimi politik ne gjuhen letrare
Postuar nga: ILovePejaa

Gjuha Rexhep QOSJA per Gjuhėn Letrare Shqipe

Ēdokush qė do t’i dėgjojė fėmijėt dhe tė rinjtė e Kosovės, nė shkolla, fakultete, vendtubime tė ndryshme, se sa lehtė, se sa natyrshėm e flasin Gjuhėn Letrare Shqipe, do tė bindet se sa mirė ėshtė familjarizuar ajo nė Kosovė

Mimoza Cika

Profesor Qosja, si do ta vlerėsonit ju Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe dhe Gjuhėn Letrare Shqipe tė vitit 1972? Ju keni qene vėte i pranishėm nė punimet e kėtij kongresi. A pati ndikime tė politikės aktuale pėr cakimin e bazės sė formimit tė gjuhės?

Rexhep Qosja: Formimi i gjuhės qė e pėrdorin gjithė pjesėtarėt e njė kombi, pėr dallim prej gjuhės dialektore qė e pėrdorin vetėm disa nga pjesėtarėt e atij kombi, te secili popull ka shėnuar shkallėn mė tė lartė tė zhvillimit e qytetėrimit tė tij. Nuk jemi pėrjashtim, apo jo? Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe dhe krijimi i Gjuhės Letrare shėnon shkallėn mė tė lartė nė zhvilimin e qytetėrimit tonė. Gjuha letrare ėshtė e arritura mė e ēmuar e procesit historik tė zhvillimit tė vetėdijės tė popullit shqiptar, tė kulturės, tė letėrsisė e tė gjuhės sė tij. Nė kėtė bisedė qė po bėni ju me gjuhėtarė e shkrimtarė pėr Kongresin e Drejtshkrimit janė dėgjuar mendime pohuese se ka pasur dhe mohuese se nuk ka pasur ndikime tė tilla. Unė nuk mund ta di a ka pasur ndikim tė politikės nė pėrcaktimin e bazės sė gjuhės letrare. Por, unė jam i bindur se ka pasur ndikime tė udhėheqjes sė shtetit shqiptar nė mbajtjen e kongresit, e kjo d.m.th. edhe nė formimin e Gjuhės Letrare Shqipe. Dhe kjo, pėr mendimin tim, ėshtė e kuptueshme. Do tė ishte e pakuptueshme dhe, nė njė mėnyrė, e panatyrshme, po tė mos kishte pasur ndikim tė tillė. Gjuha letrare s’ėshtė ēėshtje vetėm e gjuhėtarėve, por ėshtė ēėshtje e krejt njė populli, e krejt njė shoqėrie. Njė filozof gjerman e ka thėnė se gjuha ėshtė fenomen aq i rėndėsishėm sa qė nuk guxojmė t’ua lėmė nė duar vetėm gjuhėtarėve. Gjuha i bashkon, por gjuha edhe mund t’i ndajė njerėzit. Shteti ėshtė fryt i pėrpjekjeve bashkuese nė historinė e njė populi. Dhe, gjuha letrare standarde ėshtė fryt i pėrpjekjeve bashkuese nė historinė e njė populli. Nuk ka gjuhė letrare atje ku nuk ka shtet, mė saktėsisht, atje ku nuk ka vetėdije pėr shtetin, pėr tė pėrbashkėtėn institucionale. Nuk ėshtė e rastit qė gjuhėt letrare kryesisht janė krijuar nė kohėt kur janė shtuar faktorėt qė vendosin lidhjet e pėrbashkėta nė jetėn e popujve: komunikacioni, administrata, qyetetet e mėdha, universitetet, tregtia, librat, gazetat e tė tjera. Dhe, nuk ėshtė e rastit pse vetėdija pėr njė gjuhė tė pėrbashkėt, pėr Gjuhė Letrare Kombėtare, te shqiptarėt fillon nė kohėn e Rilindjes, domethėnė nė kohėn kur shquhet lėvizja pėr pavarėsi dhe pėr forimimin e shtetit shqiptar. E di se nuk ka shtet nė kėtė botė, sė paku qe dy shekuj, qė nuk ka kėmbėngulur pėr njė gjuhė letrare, sepse ashtu lehtėsohet funksioni i shtetit dhe ashtu lehtėsohet bashkimi i kombit.

Ne nuk kemi menduar pėr gjuhėn prej aspektit tė dialektit

Ēfarė roli luajtėn nė atė kohė gjuhėtarėt nga Kosova nė vendosjen e kritereve pėr Gjuhėn Letrare Shqipe? A ka pasur argumente se kjo gjuhė ėshtė imponuar pėr tė hequr dorė nga gegėrishtja?

Rexhep Qosja: Tė gjitha punėt, gjuhėsore, administrative, politike, pėr mbajtjen e Kongresit tė Drejtshkrimit janė bėrė nė Tiranė, natyrisht. Gjuhėtarėt nga Kosova nuk kanė mundur tė luajnė farė roli tė drejtpėrdrejtė nė vendosjen e kritereve pėr gjuhėn letrare, sepse komunikimet me Shqipėrinė ishin shumė tė penguara prej pushtetit jugosllav. Por, gjuhėtarėt nga Kosova, megjithatė, nė masė tė madhe e kanė nxitur, e kanė frymėzuar, e kanė ndihmuar vendosjen e atyre kritereve, sė pari me Konsultėn e Prishtinės, mbajtur nė vitin 1968, e pastaj me pėrkrahjen e deklarauar tė tė gjithė intelektualėve kosovarė pėr krijimin e gjuhės letrare mbi kriteret qė ishin shpallur. Atėherė nuk ėshtė dėgjuar zė kundėr gjuhės letrare. Pėrkundrazi. Ėshtė dėgjuar pėrkrahje me entuziazėm tė jashtėzakonshėm. Ne, pėr fat, nuk kemi menduar pėr gjuhėn prej aspektit tė dialektit. Ne kemi menduar pėr gjuhėn letrare si pjesėtarė tė njė kombi, ashtu mė nė fund siē duhej tė mendojmė edhe sot.

Ka zėra qė gjuha letrare pėr 30 vjet nuk u familjarizua nga shqiptarėt nė Kosovė. Kjo, sipas tyre, ka sjellur dygjuhėsinė. Si mendoni ju, sa ėshtė e vėrtetė kjo tezė?

Rexhep Qosja: Sipas mendimi tim – kjo ėshtė tezė e rrejshme. Tek tė gjithė popujt qė kanė gjuhėt letrare sot, pėrpos gjuhės standarde, nė tė folur, mė pak a mė shumė, pėrdoren edhe dialektet vendore. Duke u pėrgatitur pėr kėtė bisedė me ju – unė lexova nė librin e gjuhėtarit tė njohur Oto Jespersen, “Njerėzimi i popullit dhe individi nga aspekti linguistik” se gjuha e gjermanėve tė arsimuar, edhe sot, pak a shumė, pas aq shumė vitesh tė krijimit tė gjuhės letrare, ėshtė gjuhė dialektalisht e ngjyrosur. Dhe, nuk thuhet se gjuha standarde gjermane nuk ėshtė familjarizuar nė Gjermani, Austri a nė ndonjėrėn krahine gjermane. Ēdokush qė do t’i dėgjojė fėmijėt dhe tė rinjtė e Kosovės, nė shkolla, fakultete, vendtubime tė ndryshme, se sa lehtė, se sa natyrshėm e flasin Gjuhėn Letrare Shqipe, do tė bindet se sa mirė ėshtė familjarizuar ajo nė Kosovė.

Sa janė tė pėrgjegjshėm vetė gjuhėtarėt nė Kosovė, por edhe shtresa intelektuale nė pėrgjithėsi, nė njėsimin e Gjuhės Letrare Shqipe, si njė gjuhė e vetme dhe e standardizuar?

Rexhep Qosja: Numri mė i madh i gjuhėtarėve dhe klasa intelektuale pothuajse nė pėrgjithėsi, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, e pėrkrahin Gjuhėn Letrare Kombėtare si gjuhė e vetme e standardizuar. Dhe, kėtė e bėjnė me shumė pėrkushtim, e bėjnė me shumė pėrgjegjėsi. Jam i bindur.

Ju jeni shkrimtar dhe autor i njė sėrė veprash letrare. Sa kanė ndihuar shkrimtarėt kosovarė nė pasurimin e gjuhės shqipe?

Rexhep Qosja: Besoj se kanė ndihmuar ndjeshėm, qoftė duke ia sjellė gjuhės letrare leksikun e viseve ku kanė lindur, qoftė duke trajtuar pėrmbajtje tė reja, nė trajta tė reja moderen letrare qė kėrkojnė shprehje mė tė pėrbėrė figurative e simbolike qė doemos e pasuron gjuhėn letrare nė pėrgjithėsi.

Sot, profesor, janė njė sėrė mediash nė gjuhėn shqipe nė Kosovė. A ndikojnė pozitivisht ato dhe auditori shkollor nė Kosovė nė pėrvetėsimin e masės pėr pėrdorimin e njė gjuhe tė tillė?

Rexhep Qosja: Mėsuesit, arsimtarėt e profesorėt nė Kosovė kanė bėrė shumė dhe vazhdojnė tė bėjnė shumė pėr pėrdorimin e gjuhės sė pėrbashkėt. Ata mund tė quhen ajo shtresa profesionale sė cilės ia detyrojnė ngritjen e kulturės gjuhėsore tė tė rinjėve tė Kosovės. Edhe mediat kanė ushtuar dhe ushtrojnė ndikim pozitiv nė ngulitjen e normės letrare gjuhėsore. Pėr fat tė keq, nė media, natyrisht me pak pėrjashtime, gjuha ėshtė shumė e thjeshtėsuar, e kthyer gjithnjė e mė dukshėm nė gjuhė zhargoni, nė tė cilėn si edhe nė politikė, zotėrojnė disa fjalė, si pėr shembull fjalėt: liria, pavarėsia, demokracia, republika, qė s’kanė lidhje me pėrmbajtjen kuptimore dhe me kontekstin qė do t’i shpjegonte ato. Kėtu kemi njė paradoks tė ēuditshėm. Mediat e ndihmojnė pėrdorimin e gjuhės letrare me vetė faktin se e pėrdorin. Por, e ndihmojnė duke e varfėruar jashtėzakonisht shumė. Ngjet kėshtu sepse pėrmbajtja mbizotėruese e mediave tona janė politika, sė cilės ato shumė pėrulshėm i shėrbejnė, dhe argėtimi. Ngjet kėshtu sepse mediat, nė mėnyrė tė veēantė mediat elektronike, tregojnė njė disponim tė vazhdueshėm kundėrintelektual, sigurisht nėn ndikimin e disa faktorėve qė intelegjencinė vazhdojnė ta quajnė si nė kohėn e komunizimit, prodhuese tė nacionalizmit.

Tė shkruash nė gjuhė letrare dhe tė shkruash nė dialekt

Me pretendimin se gegėrishtja ėshtė gjuhė shqipe dhe jo serbe, ēfarė mendimi keni ju, ose cili ėshtė vlerėsimi juaj se kujt i shėrben pėrdorimi i saj sot dhe a duhet pėr disa sektorė tė vendosen ligje nė pėrdorimin e Gjuhės Letrare Shqipe?

Rexhep Qosja: Nė njė shoqėri demokratike ēdokush mund ta flasė a ta shkuajė gjuhėn qė do, gjuhėn letrare apo dialektin. Ėshtė ēėshtje tjetėr, ndėrkaq, ne qoftė se dikush e mohon gjuhėn e pėrbashkėt letare pėr hir tė dialektit apo nė qoftė se dikush e mohon gjuhėn letrare kombėtare nė emrin e dy tė ashtuquajtuarve gjuhė dialektore letrare. Nė njė rast tė tillė kemi tė bėjmė me ēėshtje serioze, jo gjuhėsore, por, nė radhė tė parė, me ēėshtje politike. Nė Kosovė dhe nė Shqipėrinė shtetėrore sot mund tė dėgjohen individė qė e mohojnė gjuhėn e pėrbashkėt dhe predikojnė veēimin dialektor. Numri i tyre sot ėshtė i vogėl, po nesėr ndoshta edhe mund tė rritet njė ēikė ky numėr. Ata janė tė frymėzuar prej qarqesh politike nė Prishtinė qė pėrvjedhin idenė sipas sė cilės Kosova karshi Shqipėrisė duhet tė zhvillohet si Austria karshi Gjermanisė dhe harrojnė se Gjermania dhe Austria, megjithatė, kanė njė gjuhė letrare, Gjuhėn Letrare Gjermane. Ata janė tė frymėzuar, ma merr mendja, njėkohėsisht edhe prej qarqesh tė huaja politike qė tradicionalisht janė pėrpjekur t’i ngatėrrojnė punėt e shqiptarėve. Tė gjitha, thotė Gėte, janė tė vdekshme, vetėm marrėzirat janė tė pavdekshme. Pėrpjekjet pėr rrėnimin e gjuhės letrare mund tė bėhen edhe ndonjė ditė, por janė tė dėshtuara sepse janė prapakthime kundėrhistorike qė do tė kishin pasoja shumė tė mėdha.
Sa i pėrket pjesės sė dytė tė pyetjes suaj se a duhet tė vendosen ligje nė disa sektorė nė pėrdorimin e gjuhės, unė mund tė them mė sa vijon: pėrdorimi i gjuhės letrare ėshtė i rregulluar jo vetėm me marrėveshje, por edhe me ligje nė vendet qė kanė gjuhė tė standardizuar, nė adminstratė, arsim, shėndetėsi, ushtri, nė instuitucionet e shkencės e kulturės, nė media, mund tė pėrdoret vetėm gjuha e standardizuar. Kėshtu ėshtė edhe te ne, por nė disa vende rregullimi i ēėshtjeve tė gjuhės letrare ėshtė ēuar edhe mė pėrpara. Nė disa vende nė ministritė e arsimit e tė kulturės e nė disa akademi tė shkencave bėjnė kujdesin pėr kulturėn e gjuhės nė pėrgjithėsi. Kėto institucione caktojnė, fjala vjen, se cilat fjalė tė huaja mund tė pėrdoren nė gjuhėn standarde. Nė Slloveni, pėr shembull, ekzistn gjyqi i gjuhėsisė qė dėnon shkeljet e normave tė gjuhės letrare.

Profesor, ēfarė do tė thotė pėr ju si shkrimtar njė shkrim i shkruar nė gjuhė letrare dhe ēfarė do tė thotė njė shkrim i shkruar nė gegėrishte?

Rexhep Qosja: Tė shkruash nė gjuhėn letrare, sipas mendimit tim, sė pari do tė thotė tė shkruash si njeri me kėrkesa mė tė larta shpirtėrore, kurse tė shkruash nė dialekt do tė thotė tė shkruash me kėrkesa sado kudo me tė rrudhura shpirtėrore. Tė shkruash nė gjuhėn letrare do tė thotė tė shkruash me mundėsi mė tė mėdha tė shprehjes gjuhėsore e artistike, kurse tė shkruash nė dialekt do tė thotė tė shkruash me mundėsi mė tė pakta tė shprehjes gjuhėsore e artistike. Tė shkruash nė gjuhen letare do tė thotė tė shkruash pėr shumė mė tepėr lexues, pėr gjithė pjesėtarėt e populit tė cilit i takon, kurse tė shkruash nė dialekt do tė thotė tė shkruash pėr mė pak lexues, pėr pjesėtarėt e atij dialekti. Tė shkruash nė dialekt do tė thotė tė vjtėrohesh gjuhėsisht mė shpejt, kurse tė shkruash nė gjuhėn e njėsuar letrare do tė thotė tė shkruash pėr kohė shumė mė tė gjatė, nė mos jo pėrgjithmonė. Ata qė duan ta dėnojnė vetėn e tė shkruajnė pėr mė pak lexues e pėr kohė mė tė shkurtėr duhet t’i pėrkujtojmė pėr kėtė, por nė asnjė mėnyrė t’i pengojmė. Njeriu duhet tė jetė i lirė tė bėjė ē’tė dojė me veten e tij.

Intervista eshte botuar ne gazeten javore "Java" nga Prishtina


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.