Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Qesh me mire kush qesh i fundit.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 104 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Histori :: Agjitatorėt e atentateve
Postuar nga: ILovePejaa

Histori E zhgėnjyer qė, me gjithė parregullsitė dhe dhunėn e ushtruar gjatė zgjedhjeve, nuk arriti suksesin e dėshiruar, Partia Demokratike filloi ta provojė tani fatin me kėrcėnime dhe vrasje

Eqrem Bej Vlora: Kujtime (4)


Ne kishim dijeni pėr kėto plane tė mbrapshta tė partisė kundėrshtare, sepse ata flisnin pėr to gjithandej, por nuk na e merrte kurrė mendja se gjer ku mund tė shkonin kėta njerėz me urrejtjen e tyre. Atyre u ishte mbushur mendja top se nė njė Shqipėri parlamentare, ata ishin thirrur nga historia pėr tė drejtuar fatet e kombit dhe se bejlerėt duhet t’ua lėshonin vendin vullnetarisht, qoftė edhe pėr tė larė mėkatet e kryera, gjoja, nė rrjedhė tė
shekujve. Kjo sqimė ishte e mundur vetėm te njė popull tej mase krenar dhe fodull si shqiptarėt. Por demokratėve do t’u duhej mė vonė tė hanin ca kumbulla tė tharta. E zhgėnjyer qė, me gjithė parregullsitė dhe dhunėn e ushtruar gjatė zgjedhjeve, nuk arriti suksesin e dėshiruar, Partia Demokratike filloi ta provojė tani fatin me kėrcėnime dhe vrasje. Nuk duhet harruar se ē’u bė kundėr Myfit bej Libohovės e grupit tė tij nė prefekturėn e Gjirokastrės nga prefekti Tromara, nga kapiteni i xhandarmėrisė Koēo Muka dhe majori i xhandarmėrisė Ahmet Lepenica. Kėta njerėz – tė nxitur edhe nga Tirana - vodhėn dhe falsifikuan votat, burgosėn dhe rrahėn zgjedhės dhe sė fundi, me dorėn e banditit grek Koēo Memo, organizuan edhe njė atentat kundėr Myfit bej Libohovės dhe vranė njėrin nga njerėzit e tij. Por me gjithė kėto pisllėqe ky aristokrat tepėr inteligjent, i shkolluar dhe i pasur, mundi tė fitojė nė zonėn e vet dhe luajti mė vonė njė rol tė rėndėsishėm. Nuk shkoi shumė dhe kjo politikė e papėrgjegjshme u kthye edhe kundėr Ahmet Zogut vetė. Si vegėl pėr kėtė demokratėt pėrdorėn djaloshin ekstravagant matjan, Beqir Valterin. Kėtė tė ri ata e pėrpunuan pėr njė kohė tė gjatė, derisa ai pranoi tė vrasė mirėbėrėsin e tij, Ahmet Zogun, njeriun qė para dy vjetėsh me paratė e veta e kishte ēuar pėr studime nė Itali. Po a ishte pėr t’u ēuditur me kėtė plan vrasjeje kur, vrasėsi i Esat Pashė Toptanit, Avni Rustemi, tė cilin drejtėsia franceze, me njė manipulim tė habitshėm tė ligjit, e nxori tė pafajshėm dhe qė Qeveria shqiptare e shpalli hero dhe e bėri deputet, kur ky vrasės i pabesė pra, kapardisej nėpėr Tiranė dhe brohoritej ngado si njė shpėtimtar i atdheut? Ky shembull u tregonte gjithė djemve shqiptarė sesi me anė tė njė plumbi tė shkrepur nga prapa shpinės, si burracakėt, mund tė bėheshe “njeri i madh”!.
Se ē’pėrmasa kishte marrė psikoza e vrasjeve mund ta ilustrojė njė shembull. Nė vitin 1923, unė bashkė me kunatin tim Ajet bej Libohova, po udhėtonim me njė anije italiane nga Vlora nė Sarandė. Kabina jonė ishte afėr sallonit. Meqė dera nuk ishte e mbyllur dhe hyrjen e ndante me sallonin vetėm njė perde, brenda dėgjohej shkoqur ēdo fjalė qė flitej aty. Vrasėsi i Esat Pashės, Avni Rrustemi, dhe disa studentė ishin ulur pėrreth kunatit tim dhe po bisedonin pėr politikė. Unė u futa nė kabinė pa i pėrshėndetur fare. Kunati im ishte rritur nė Zvicėr, kishte jetuar pėr njė kohė tė gjatė nė Greqi dhe ishte “demokratizuar” pra, thellė; djemtė qė ishin pėrreth vinin tė gjithė nga krahina e tij (Libohovė), ndaj nuk u ēudita fare qė ata me t`u takuar, filluan menjėherė sipas zakonit grek, tė flasin pėr politikė. Kunati im kishte pikėpamje tejet liberale pėr bashkėjetesėn e popujve dhe ishte shumė larg nacionalizmit. Ai u shpjegoi tė rinjve tė mirat qė njė popull I vogėl si ai shqiptar, mund tė kishte nga marrėdhėniet miqėsore me fqinjėt e tij (nė kėtė rast, Italia, Greqia dhe Jugosllavia), ai pėrshkroi bukur dėmet qė mund tė kishte njė popull i prapambetur nga luftėrat klasore apo partiake, ai predikoi masė dhe urtėsi, me njė fjalė pėrdori tė gjithė regjistrin e retorikės liberale. Biseda e tij nuk kishte pasur asgjė tė dėnueshme, e megjithatė unė dėgjova me veshėt e mi, kur disa minuta pasi ai ishte larguar, Avni Rustemi tha: “Ne thurim plane sesi t’i mėnjanojmė, pėr tė mirėn e popullit, njerėz tė tillė tė rrezikshėm si Shefqet Vėrlaci dhe Myfit Libohova. A nuk do tė ishte mė mirė qė tė parin tė vrisnim kėtė Ajet bej renegat! Me fjalėt e tij prej shenjtori ai kėrkon tė vrasė entuziazmin e rinisė!” Kjo e mbushi kupėn! Kėtij dėshtaku bukėshkalė i ishte rritur mendja nga vrasja e Esat Pashė Toptanit! Unė dola nga kabina, iu afrova tė rinjve dhe u thashė atyre me ton tė qetė se me plane tė tilla vrasjeje I bėhet njė shėrbim shumė i keq Shqipėrisė, aq mė tepėr kur dihet qė vrasja sjell me vetė aksionin e hakmarrjes. Madje-madje, disa herė mjaftonte pėr kėtė dhe vetėm ndėrmendja. Prandaj djelmoshat do tė bėnin mirė tė mendoheshin thellė para se tė merreshin me kėto punė! Ata mbetėn pa zė. Por nga vėshtrimet e tyre ishte e qartė se ēfarė mendonin pėr mua. Mirėpo unė nuk kisha pse tė trembesha: para sallonit rrinin dy zezakėt e mi tė armatosur deri nė dhėmbė. Pra nuk ishte e kėshillueshme tė shiteshin si heronj komedish! Grupi i vrasėsve demokratė ia besoi ēirakun Beqir Valteri mjeshtrit tė vjetėr Avni Rustemi pėr ta shkolluar. Ditė pėr ditė, nė njė vend jashtė Tiranės e nė prani tė disa krerėve, zhvilloheshin ushtrime nė qitje, siē e pohoi mė vonė vetė atentatori. Kur u stėrvit aq sa tė besohej se mund tė qėllonte pėr vdekje njė njeri nė largėsi 25 metra, ai u quajt i aftė pėr tė kryer vrasjen e tij “atdhetare”.

(vijon)

Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
- A pat sukses atentati mbi kryeministrin Zogu?
- Ēfarė ngjau nė Parlament pas atentatit mbi Zogun?
- Kush e qetėsoi atmosferėn?



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.