Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne literature, menyra me e mire per te pasur te drejte, eshte te jesh i vdekur.
--- Hugo

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 112 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Njė gazetar nė rrjetin e trafikantėve shqiptarė
Postuar nga: ILovePejaa

Lajme Gazetari i njohur me origjinė irlandeze Donald MacIntyre futet nė mbretėrinė e trafikantėve shqiptarė. Maskohet, pajiset me telekamera dhe “spiunon” bashkatdhetarėt tanė. Riza H. nga Shemerie i Kukėsit, Tafiku nga Ballshi, Ladi ish-polic nė kohėn e Berishės. Mėnyra si i shfrytėzojnė vajzat nga Shqipėria dhe nga Lindja...

Njė gazetar “trafikant”. Po, po. Eshtė futur nė guackėn e rrjetit tė trafikut tė femrave mes
“bosėve” shqiptarė. Donald MacIntyre, gazetari i BBC-sė I njohur pėr zbulimin e skandalit tė drogės nė botėn e top-modeleve. Njeriu qė u bė pjesė e huliganėve tė Chelsit dhe e shpėrndarėsve tė drogės nė klubet e natės nė Notingam. Tani ėshtė infiltruar nė rrjetin shqiptar tė trafikut. Ka bėrė pazar me shqiptarėt, gati pėr tė blerė vajza, madje ka hapur njė shtėpi ku ofrohej sauna (e mė pas seksi). Pikėrisht nė zemėr tė Londrės. Zbulimi i industirsė sė seksit, qė pritet tė shokojė shikuesit mė 9 maj (nė valėt e BBC) bart emrat, por edhe fytyrat e deri aksionet e shqiptarėve nė njė pazar tė mirėfilltė trafiku. Reportazh ka mundur tė sigurojė ekskluzivisht para transmetimit tė dokumetarit zbulimet e gazetarit investigative tė rrjetit BBC. I ndihmuar nga njė djalė shqiptar Elton Dervishi, irlandezi MacIntyre ka arritur tė zbardhė nė plot kuptimin e fjalės rrjetin shqiptar tė trafikut nė kryeqendrėn britanike. Dy protagonistėt tregojnė tė gjitha ndodhitė e kėtij “aksioni” tė rrezikshėm mes profesionistėve shqiptarė. Tė armatosur me kamera nė trup, gazetarėt kanė regjistruar gjithė pazaret e trafikantėve shqiptarė. Ideja e producientes Fiona Kambell pėr tė depėrtuar nė industrinė e seksit u pėrqėndrua nė trafikun shqiptar. Gjithēka zhvillohet nė lagjen shqiptare BARKING ESSEX, nė lindje tė Londrės. “Nė njė local tė quajtur “Shpati”, pronar i sė cilit ishte njė tropojane, mblidheshin trafikantėt shqiptarė”, tregon Eltoni. Kėtu zė fill edhe investigimi. Shitblerja e vajzave bėhej pikėrisht nė “Shpatin” londinez. Njė tjetėr pikė takimi ishte pubi “Princess Aliss”, jo shumė larg kafenesė shqiptare. Kėtu nisin tė dalin emrat e parė. “Nė kėtė pub shkonte shpesh njė shfrytėzues prostitutash me emrin Riza H. nga fshati Shemerije i Kukėsit”, tregon Eltoni. Investiguesit mėsuan se Rizai kishte miqėsi tė ngushtė me njė klient tė quajtur Tafik, nga Ballshi, i cili ishte njohės I mirė i trafikantėve. Tafiku ndėrmjetėson pazarin me “bosėt” e rinj. “I thamė se jemi tė interesuar tė blejmė njė vajzė. Pas disa telefonatash Tafiku mėson se Rizai ka njė vajzė lituaneze 20-vjeēare pėr tė shitur pėr 4500 paundė. I themi qė jemi dakord”, tregon gazetari. Njė natė mė vonė takohen me Rizain. Gjithēka nė rregull. Pėr tė gjetur sebep pėr mosblerjen e Jurgitės, gazetarėt u thonė se duan qė vajza tė jetė me dokumente tė rregullta. “Ajo nuk kishte ndaj pazari u prish”, tregon Eltoni. Por nuk mbaron kėtu. Rizai tregon (gjithēka ėshtė e filmuar) se ēdo 10 ditė I vijnė vajza nga Rusia, tė pajisura me pasaporta greke, tė cilat i jep pėr 7 mijė paundė. Ata mbeten miq, pėr t’u takuar sėrish pas 10 ditėsh. Sakaq MacIntyre dhe grupi i tij duhet tė tregoheshin potent nė industrinė e seksit. Pėr kėtė arsye marrin me qira njė apartament nė veri tė Londrės. Njė “shtėpi saune” e gatshme pėr tė pritur vajzat. Por paksa ndryshe nga tė tjerat. Ishte njė shtėpi e pajisur me gjashtė telekamera. Pėr tė tėrhequr klientelėn vendosėn njė reklamė nė njė revistė qė reklamon saunat. Donald MacIntyre nis tė marrė nė intervistė vajzat e para. Por pėr t’u lidhur me trafikantėt iu shėrben edhe njė herė “Shpati”. Roni, njė djalė shqiptar me flokė tė gjata iu beson menjėherė. Donalidi, tepėr nervoz, e takon nė “saunat spiune” dhe vendosin qė Roni tė sjellė dy vajza, secila kushtonte 7 mijė paundė. Pas dy ditėsh Roni vjen me dy vajzat ruse dhe pazari ėshtė i mbaruar. Donaldi u thotė se pas njė jave saunat do tė jenė gati, por tė nesėrmen e mbyllin shtėpinė pasi kishin arritur tė fiksonin nė kamera tė gjithė aksionin. Rikthehen te Rizai. Kėtė herė e takojnė nė veri tė Londrės nėn shoqėrinė e njė oficeri policie nė Ministrinė e Rendit nė kohėn e Berishės, i quajtur Ladi. “Na u prezentua nga Tropoja. Kishin sjellė dy vajza tepėr tė bukura nga Shėn Petersburgu”, tregojnė gazetarėt. Pazari u arrit, por u la pėr tė nesėrmen shkėmbimi pasi “trafikantėt e rinj” nuk I kishin paratė me vete. Ndėrkohė gazetarėt kishin siguruar 50 minuta bisedė tė filmuar me Ladin. “Nxituam tė shihnim nėse ishte ēdo gjė e regjistruar. Kaseta ishte nė rregull”, tregon i ēliruar gazetari shqiptar. Mision i suksesshėm!

“Pse vendosa t’i demaskoj bashkėkombasit e mi”

Elton Dervishi, i riu shqiptar qė sė bashku me Donald MacIntyre, rrezikoi duke u futur nė rrjetin e trafikantėve shqiptarė. “Nė fillim isha nė mėdyshje, por pastaj vendosa t’u ējerr maskėn. E bėra nė emėr tė qindra vajzave shqiptare tė futura forcėrisht nė prostitucion”. Eshtė shqiptar. Si “ata”. U fut nė xhiron e trafikimit (sėrish si ata). Veēse me njė tjetėr mision. I armatosur si njė spiun i vėrtetė, Elton Dervishi (emri sigurisht ėshtė pseudonim) ka arritur tė sjellė nė kamera fytyrat, zėrat dhe emrat e bashkatdhetarėve tė tij qė fitonin pambarimisht nga industria e seksit. Eshtė I bindur se ka bėrė njė gjė tė mirė. “E bėra nė emėr tė drejtėsisė, nė emėr tė qindra vajzave shqiptare tė futura forcėrisht nė prostitucion”, thotė Eltoni. Gazetari i BBC-sė, Donald MacIntyre, ka zgjedhur edhe njė shqiptar mes grupit tė investigatorėve tė trafikut shqiptar nė Londėr. “Kudo ku kam shkuar undercover nė shtėpi publike dhe saunat e masazhit, kam gjetur vajza shqiptare. Shumė prej tyre janė filmuar”, tregon Eltoni. Gazetari shqiptar ka biseduar “kokė mė kokė” me trafikantėt. “Isha i nervozuar para pazarit. Nėse diēka nuk do tė shkonte mirė_rreziku ishte i madh. E kisha trupin e veshur me aparate pėrgjuese”, thotė ai. Eltoni tregon se trafikantėt shqiptarė ishin fare tė qetė. Gjithēka, veēse njė punė e zakonshme. “Pėr ta ėshtė bėrė njė profesion nė plot kuptimin e fjalės”, thotė Eltoni. Ai tregon se pėr t’u dukur “si ata” pinte vazhdimisht pije dhe cigare. “Pėrpara njė gote birrė pa mė njohur fare se kush isha rafikantėt hapnin thesin dhe mė tregonin rreth aktivitetit tė tyre. Ata ishin krenarė pėr atė qė bėnin”, thotė gazetari. Po pse ky lulėzim i tregtisė sė seksit prej shqiptarėve nė Angli? Eltoni na shpjegon se Mbretėria e Bashkuar ka treg tė madh. Shtėpitė publike dhe saunat e masazhit janė tė panumėrta. Edhe fitimet janė shumė tė mėdha pasi kėtu tregtia ėshtė shumė mė e shtrenjtė se nė vende tė tjera. Njė tjetėr arsye ėshtė lufta qė po u bėhet trafikantėve nė vende tė tjera tė Evropės. Ndėrsa nė Angli policia ka fare pak informacione pasi nuk ka burime informacioni nė komunitetin shqiptar. Sakaq, dokumentari i BBCsė jep informacione “tė pastra”. Veē emrave dhe bazave tė trafikantėve, dokumentari bart edhe histori tė vajzave shqiptare. Histori tė pėrsėritura dhimbjeje. “Mė ka bėrė pėrshtypje Melisa, njė vajzė 17 vjeē nga Rrėsheni”, tregon Eltoni. Ajo “shfaqej” nė kartat qė vendosen pranė kabinave tė telefonit, karta qė reklamonin vajzat e seksit. “Marr adresėn dhe nisem. Njė grua nigeriane mė uron mirėseardhjen. Brenda ishte njė erė e tmerrshme”, tregon Eltoni. Gjatė bisedės me Melisėn, gazetari qė shtirej si njė djalė shqiptar qė kėrkonte “motrėn e humbur” mėson historinė e 17-vjeēares nga Rrėsheni. I fejuari i saj nga Tirana (me mbiemrin Xhabafti) e kish sjellė nė Londėr. “Nuk kisha ē’tė bėja. Mė kapi pėr flokėsh e mė tha: do bėsh ē’tė tė them unė”, tregon Melisa. Ajo qėndronte 24 orė rresht nė shtėpi publike. Nė pak orė pushimi, flinte (si tė gjitha vajzat e tjera qė ishin nė atė shtėpi) nė njė dhomė tė mbyllur me derė hekuri. Mė pas, Melisa i ka kėrkuar gazetarėt me telefon. Eshtė kapur nė momentin kyē. “Mė tej, asnjė shenjė nga Melisa”, tregon Shpati” ku mblidhen shqiptarėt.

Gjithēka zė fill te “Shpati”

Gjithēka zė fill te “Shpati”. Njė lokal me emėr mirėfilli shqiptar ėshtė “baza” e trafikantėve nė Londėr. Lokali i njė gruaje nga Tropoja ndodhet nė lagjen e shqiptarėve Barking Essex nė lindje tė Londrės. Ka mėse 2 mijė shqiptarė nė kėtė zonė, ku ka lulėzuar trafikimi, edhe ky shqiptar. Pjesa mė e madhe e banorėve tė Barking Essex janė
kryesisht nga veriu i Shqipėrisė, ish-refugjatė nė Itali dhe Belgjikė. “Ajo qė mėsuam pas investigimit ėshtė se ata kishin lidhje tė ngushta me grupe kriminale jashtė Mbretėrisė sė Bashkuar”, tregon gazetari shqiptar. Pėr tė mos rėnė shumė nė sy, shqiptarėt e trafikut kanė “zgjedhur” edhe lokalet angleze. Princes Aliss, njė pub jo shumė larg “Shpatit” londinez ėshtė njė tjetėr pikė takimi pėr trafikantėt shqiptar. Jo vetėm pikat “e nxehta” por edhe emrat e fytyrat e shqiptarėve shfrytėzues tė prostitucionit kanė zėnė vend nė dokumentarin qė pritet tė transmetojė rrjeti britanik BBC mė 9 maj. Mes tė implikuarve, edhe njė ish-oficer policie nė Ministrinė e Rendit nė vitin `97. “Ne mendojmė se ai ėshtė koka e trafikut”, thotė gazetari i BBC.

Kush ėshtė Donald MacIntyre

E quajnė “MAD MAN”. Ata qė e njohin thonė se ėshtė me tė vėrtetė “i ēmendur”. I pėlqen shqiptarėt dhe thotė se janė tė ngjashėm me irlandezet, tė cilėt shquhen si mikpritės. “Mė vjen keq pse kėta njerėz qė vijnė nė Angli kėrkojnė azil dhe nuk kanė mundėsi tė shkollohen, tė ndryshojnė jetėn e tyre, por ndodh e kundėrta. Ata merren me krime dhe mua pėr fat tė keq mė duhet tė ekspozoj krimet e shqiptarve”, thotė Donaldi MacIntyre. Ka lindur nė Dublin (Irlandė) mė 1966. Bashkė me vėllain e tij binjak janė dy nga 5 fėmijėt e njė dramaturgu irlandez dhe njė mėsuese amerikane. Eshtė kampion nė kanotazh. S’mund tė ndodhte ndryshe: ėshtė njeri I aventurės. Ka studiuar nė Dublin dhe nė Londėr. Punėn si gazetar e nisi me median e shkruar. Punoi nė “The Sunday Trinune” dhe “The Irish Press” nė Dublin. Puna e tij nė BBC ka nisur menjėherė me investigime. MacIntyre ka realizuar seritė pėr dhunėn nė futboll, industrinė e modės, huligaėt e Chelsit, abuzimin nė azile tė burgosurit Nigerian e tė tjera. Ai shkroi nje ditar si njeriu qė jetonte katėr jetė, i cili u botua nga BBC. Libri tregon per rraskapitjen qė ai kaloi duke ndryshuar rolet shpesh herė, madje edhe brenda njė dite. Ka marrė kėrcėnime me vdekje nga hetimet e mėparshme dhe vazhdon herė pas here tė ndryshojė shtėpi pėr arsye sigurie.

ETIOLA KOLA
Reportazh nga “Gazeta shqiptare”


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.