Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njerezit thone : Koha ndryshon c’do gje, por ne te vertete je ti ai qe I ndryshon gjerat.
--- Andy Warhol

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Histori :: Shqiptarėt nė Rumani, njė histori e lashtė
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Viti 1595 ėshtė data qė dokumenton vendosjen e shqipėtarėve nė trojet rumune. Kjo datė vėrtetohet nga njė dokument i Simon Movilės mė 1602-shin, nė lidhje me vendosjen e disa shqipėtarėve nė fshatin Kėlinesht tė rrethit Prahova

Nga REZARTA DELISULA

Njė histori e lashtė 406-vjeēare e Rumanisė, lidhet me vendin e vogėl nė juglindje tė Evropės - Shqipėrinė. Sot nė shekullin e ri shqiptarėt e Rumanisė pėrbėjnė njė minoritet tė konsiderueshėm: me njė gazetė, shoqatė qė mbron tė drejtat e tyre dhe kanė tė drejtėn tė kenė pėrfaqėsi nė Parlament. Janė tė shumtė ata qė kanė jetuar aty disa breza radhazi, por edhe mė shumė ata qė, sė fundmi, kanė prefeuar tė jetojnė nė qytetin gjigant qė ndryshe e quajnė ,Parisi I vogėl". Nė hyrje tė Bukureshtit, duke ardhur nga aeroporti, duket Harku i Triumfit, pėrmasat e tė cilit janė mė tė vogla se ai francezi, por madhėshtinė e kanė tė njėjtė. Pas Luftės ruso-turke, po nė kėtė vend u ndėrtua njė hark druri mė 1877-1878, ndėrsa pas Luftės sė Parė Botėrore, u ndėrtua harku qė ėshtė sot apo indipendenca e Rumanisė. Ēdo gjė duket uniformė nė rrugėt e kryeqytetit rumun, qė nga pllakat e trotuareve e deri te ndėrtesat qė kanė pothuaj tė njėjtėn arkitekturė dhe ngjyrė gri. Pėrmes Bukureshtit rrjedh lumi I Dėmbovicės qė pėrshkon 24 kilometra. Shumė vite mė parė lumi ka qenė i thellė, ndėrsa nė kohėn e Ēausheskut u zgjerua shtrati, duke e ulur kėshtu thellėsinė. Edhe pse gjatė 10 vjetėve tė fundit Rumania ka kaluar nė njė regjim tjetėr udhėheqjeje, tranzicioni nuk e shkatėrroi qytetin gri. Figura mė e spikatur politike mbetet ende Ēaushesku. Si vend kristian, rumunėt gjykojnė negativisht ekzekutimin e padrejtė tė diktatorit mė 25 dhjetor 1989, pikėrisht nė ditėn e Krishtlindjes, madje disa njerėzve i mbushen sytė me lot kur kujtojnė gjyqin qė zgjati vetėm 30 minuta dhe ekzekutimin nė ditėn e lindjes sė Krishtit.

Tė parėt nė Rumani

Viti 1595 ėshtė data qė dokumenton vendosjen e shqipėtarėve nė trojet rumune. Kjo datė vėrtetohet nga njė dokument i Simon Movilės mė 1602-shin, nė lidhje me vendosjen e disa shqipėtarėve nė fshatin Kėlinesht tė rrethit Prahova dhe rolin e kėsaj diaspore nė zhvillimin e qytetėrimin rumun. Po nė lidhje me kėtė, nė fund tė shekullit XVI, mė saktė mė 14-24 mars 1595, i dėrguari I perandorit habsburg Rudolf II nė trevat rumune, Giovani de Marini Poli dėrgon nga Alba Julia pėr Bartolomeu Pezzen kėshilltar perandorak nė oborrin e Rudolf II, njė raport interesant nė gjuhėn italiane, nė tė cilėn, mes informatash tė tjera, shkruante: "Shqiptarėt nga Cėrvena Voda dhe nga fshatrat e tjera fqinje tė banuara nga shqiptarė, duke dėrguar tek ai vojvodin Trevės Romune, qė t'i kėrkojnė leje tė vendosen me familjet dhe me pasuritė e tyre nė trevėn Rumune dhe t'i braktisin banesat e tyre nė tokėn e turqve." Ai vojvod ua premtoi menjėherė kėtė dhe sė shpejti erdhėn dhe kapėrcyen Danubin rreth 15.000 shpirtra me gra e fėmijė, me gjithė pasurinė e bagėtitė qė banojnė nė trevat rumune, nga tė cilėt mjaft tė rinj luftuan kundra turqėve. Njė nga pėrkrahėsit e shqiptarėve tė Rumanisė ka qenė Mihai Trimi, sundimtar i trevės rumune nė 1593-shin, i cili deri nė vdekje mbroi interesat e tyre nėn presionin e islamizmit. Tė gjithė sundimtarėt pas tij trashėguan tė njėjtin respekt pėr shqiptarėt e vendosur nė Rumani. Kėshtu, sundimtari I Moldovės, Vasile Lupu, (1634- 1653) adhurues i kulturės, ndėrtues kishash, ai qė themeloi Akademinė Vasiliane, ėshtė quajtur Vasil Shqiptari. Njė histori e gjatė qė mban shumė emra tė tjerė, duke filluar me Dora D'Istrian, Aleksandėr Stavre Drenovėn (Asdreni) e shumė njerėz tė shquar qė kanė dhėnė kontributin e vet nė zhvillimin e shtetit rumun.

Koha e diktaturės

Gjatė viteve tė regjimit tė Ēausheskut, pėrreth 40 vjet pati njė ndėrprerje tė aktivitetit tė etnisė shqiptare nė Rumani, qė u organizua mė pas mė 24 maj 1990 me themelimin e "Bashkimit Kulturor tė Shqiptarėve tė Rumanisė". Kjo ėshtė e vetmja organizatė e kėsaj etnie, trashėguese e ligjėshme e flamurit tė shoqėrive tė hershme kulturale shqiptare qė kanė ndihmuar nė mrbojtjen e trevave e popullin rumun gjatė viteve 1880- 1953. Gelcu Maksutoviē, presidenti i "Bashkėsisė kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė", thotė se edhe gjatė viteve tė regjimit komunist lidhjet mes shqiptarėve janė ruajtur. "Mblidheshim njė herė nė vit pėr ditėn e festės kombėtare", - thotė Maksutoviē. Shqiptarėt e Rumanisė janė integruar plotėsisht nė jetėn e vendit qė i priti, madje edhe ata qė kanė migruar sė fundmi, kanė gjetur mbėshtetje tė plotė.

Njė histori e rrallė

Fatime Alieviē (Alia) ėshtė e moshuara qė tregon historinė e veēantė tė jetės sė saj. "Familja e babės ka qenė nga Laēi e, mė pas u shpėrngul nė Tetovė, mbasi pat luftra", - thotė Fatimja, duke folur njė shqipe tė avashtė, por tė qartė. Janė 270 vjet qė familja e saj banon nė Rumani, por nėnshtetėsia nė pasaportat e tyre pėrgjatė mė shumė se dy shekujve e gjysmė ėshtė shqiptare. Familja Alia ka ruajtur me kujdes zakonet, traditat shqiptare, madje edhe emrat e fėmijėve, qė nga tė parėt e deri mė sot janė shqiptarė. Fatimja ėshtė e martuar e ka dy fėmijė, Xhelalin e Xhemilen, emra kėto tė rrahur shpesh nė listat emėrore shqiptare. "Edhe fmijėve tė mi jam munu me i fol shqip", - thotė e moshuara, duke shtuar me keqardhje se gjuhėn shqipe s'e flet mirė. Mes mikpritjes sė ngrohtė tė shqiptarėve tė Rumanisė, njė burrė i hijshėm flet shqip shumė rrjedhshėm. Ilia Mėrzaku ėshtė shqiptari qė ka banuar 22 vitet e para tė jetės sė tij nė Tiranė. Mėrzaku, me origjinė nga Elbasani, nė vitin 1959 bashkė me familjen u vendos nė Rumani, pasi kishin shtetėsi rumune. I ati i tij ka pasė punuar nė Ministrinė e Jashtme rumune, pas mbarimit tė studimeve nė kėtė shtet e, mė pas, ėshtė kthyer pėr tė punuar nė ambasadėn rumune tė akredituar nė Shqipėri. Aty i ati i Ilias fitoi shtetėsinė rumune. "Kam qenė 22 vjeē kur baba, moma, dy motrat dhe unė u shpėrngulėm nė Rumani", - thotė Ilia Mėrzaku nė dialektin e Shqipėrisė sė Mesme, duke shtuar se nė atė kohė ka qenė vetėm 22-vjeēar. Ai shton qė, pasi ka mbaruar Institutin e Fizkulturės, filloi punė si profesor, duke vazhduar aty deri nė daljen nė pension. Pothuaj tė gjithė shqiptarėt e rinj tė Rumanisė janė stabilizuar. Luan Topēiu ėshtė njė tjetėr shqiptar i cili ka vetėm 5 vjet qė banon nė Rumani. Ai ėshtė professor nė Katedrėn e Bukureshtit si dhe redaktor i gazetės sė shqiparėve tė Rumanisė "Albanezul".


Miku i shqiptarėve

George Miku, ish-ambasadori rumun nė Shqipėri pėr vite me radhė, duket se nuk shkėputet lehtė nga vendi ku ka kryer studimet e larta dhe punėn si ambasador. Miku njė pjesė tė konsiderueshme tė jetės sė tij e ka kaluar nė Shqipėri, duke u bėrė mjaft i afėrt me ta. Edhe sot qė ai ėshtė nė pension, nuk i shkėput lidhjet, madje ka krijuar edhe shoqatėn miqėsore shqiptarorumune. Ish-ambasadori rumun nuk mungon nė mbledhjet e shqiptarėve, madje edhe kur ata kanė probleme ligjore, ndihmon nė zgjidhjen e shpejtė tė ēėshtjeve tė tyre me sugjerimet e vlefshme. Nė ēdo aktivitet qė kanė shqiptarėt e Rumanisė, George Miku ėshtė I pranishėm. Miku thotė se lidhja e tij me shqiptarėt ėshtė shumė e fortė. Me shqipen e tij tė mirė, Miku thotė: "Kam njė afeksion shumė tė madh pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė, madje, sikur tė mė jepej mundėsia, sėrish do tė vija si ambasador nė kėtė vend mikpritės."

Deputetja mashtruese

Problemi i vetėm i shqiptarėve tė Rumanisė ėshtė deputetja mashtruese qė pėrfaqėson shqiptarėt nė Parlamentin rumun. Uana Manaresku, e cila iu afrua shqiptarėve si njė simpatizante e tyre, duke hedhur mė pas kandidaturėn pėr debutete e minorancės shqiptare. Me njė veprim tė jashtėligjshėm, ajo mundi tė depėrtojė nė Parlament, duke marrė postin pėrkatės. Qė prej 4 vjetėsh shqiptarėt nuk kanė pėrfaqėsuesin e vet nė Parlamentin rumun, madje rrezikohen pėr t'u shpėrbėrė nga deputetja qė gjoja pėrfaqėson kėtė minorancė. "Bashkėsia Kulturore e Shqiptarėve tė Rumanisė" ka denoncuar veprimin e deputetes mashtruese, madje ajo ka kėrkuar ndihmė edhe nga Ambasada Shqiptare nė Rumani, qė tė ndėrhyjnė zyrtarisht pėr tė larguar "simpatizanten" e tyre, por deri tani s'ėshtė bėrė asgjė. Kėshtu ėshtė gjendja e shqipėtarėve tė Rumanisė, mes pėrpjekjeve pėr njė jetė mė tė mirė dhe luftės pėr tė ruajtur me forcė identitetin e tyre.

mare nga Koha Ditore, gazette nga Prishtina


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.