Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nje femer e dashuruar eshte nje skllave qe ia ngarkon zinxhiret e saj pronarit te vet.

--- Etienne Rey

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Intimitet :: Identiteti seksual
Postuar nga: Fiori

Intimitet Nje cikel informativ mbi identitetin tuaj seksual do te publikohet ne muajt ne vazhdim nga faqja jone. Problemet qe do te trajtohen kane lidhje me pubertetin, ndryshimet tek vajzat dhe djemte, virgjeria, mardheniet seksuale etj.
Duhet te jete e qarte per lexuesit se cdo informacion qe do te publikohet nen kete teme ka per qellim informimin e moshave te reja mbi identitetin seksual.

Materialet do te mblidhen kryesisht nga bbc ne shqip apo artikuj te tjere informative te perkthyera nga libra shkencore.

Temat qe do te trajtohen ne artikullin e pare jane: Puberteti, Menstruacionet, ndryshimet qe prekin djemte dhe vajzat gjate pubertetin dhe mjetet kontraceptive per meshkuj dhe femra.

Ne lidhje me artikujt

Identiteti seksual merr vlera tė ndryshme rėndėsie nė rrjedhėn e jetės. Ju mund tė mos jeni gjithmonė aktivė nga ana seksuale ose mund tė mos doni tė jeni tė tillė. Mbi Identitetin Seksual ėshtė hartuar pėr njerėzit si individė. Ju mund tė keni njė partner tė rregullt seksual, ju mund tė keni njė bashkėshort ose bashkėshorte, fėmijė ose mund tė jeni i vetėm. Cilado qoftė piknisja, pėrvoja juaj ėshtė individuale, dhe nėnkupton qė ju tashmė e keni filluar udhėtimin. Ju mund tė mos tė dini, nė fakt, se ku po shkoni deri sa tė mbėrrini atje, por edhe vetė eksplorimi mund tė jetė njė kėnaqėsi mė vete. Dashuria, emocionet, ndjenjat dhe pasiguritė, qė tė gjitha luajnė rolin e tyre nė kėtė drejtim. Jo tė gjithė ndjejnė tė njėjtėn gjė dhe njeriu e fiton
pjekurinė nė faza tė ndryshme si nga ana fizike, ashtu edhe nga ana seksuale. Edhe ndikimet e jashtme mund tė kenė njė efekt tė fuqishėm mbi identitetin tuaj seksual i cili, nga ana e tij, mund tė ndikojė mbi mėnyrėn se si e vlerėsoni ju vetveten.

Puberteti

Puberteti ėshtė njė fazė e jetės sė cdo njeriu, vajzė dhe djalė qė pėrfshin moshėn nga 8 deri nė 18 vjeē. Ky ndryshim pėrbėn kalimin nė vajzėri ose djalėri. Si rezultat i kėtij procesi organet seksuale rriten dhe zhvillohen,trupi bėhet i gatshėm dhe i aftė pėr tė riprodhuar. Gjatė pubertetit trupi ndryshon me shpejtėsi dhe ky mund tė jetė njė udhėtim shqetėsues, por edhe i kėndshėm.
Kėto ndryshime mund t’ju bėjnė tė ndjeheni krenarė dhe tė lumtur, por ato mund t’ju bėjnė tė ndjeheni konfuzė dhe nė njė pozicion tė vėshtirė, ose tė gjitha sė bashku. Shpesh mjetet e informimit ose reklamat, shokėt/shoqet, pjestarėt e familjes apo moshatarėt pėrpiqen tė ndikojnė
nė mėnyrėn se si duhet tė dukeni, se si duhet tė silleni dhe se ndaj cilėve persona duhet tė tėrhiqeni. Megjithatė tė gjitha kėto janė ēėshtje pėr tė cilat ju duhet tė vendosni vetė, ndėrkohė qė ka shumė rrugė pėr tė ndjekur.


Menstruacionet

Femrat lindin me mijėra vezė nė dy ovaret ose vezoret e tyre.Pas pubertetit, ēdo muaj nga vezoret ēlirohet njė vezė.Ky proces quhet ovulacion, dhe ndodh rreth 14 ditė
pėrpara fillimit tė periodave. Nėqoftėse veza nuk pllenohet nga sperma ajo vdes. Ēdo muaj mitra bėhet gati pėr njė shtatėzani tė mundshme dhe veshja e saj e brendshme trashet dhe zbutet. Kur trupi e di se pllenimi nuk do tė ndodhė, veshja
e brendshme e mitrės dhe veza dalin nga trupi nėpėrmjet vaginės nė formėn e atyre qė njihen ‘perioda’ ose ‘menstruacione’. Veza nuk dallohet mbasi ėshtė shumė e vogėl. Cikli menstrual fillon nga dita e parė e ‘periodave’ dhe zgjat deri nė ditėn pėrpara fillimit tė periodave tė ardhshme. Cikli ndryshon dhe mund tė jetė nga 21 deri
nė 40 ditė. Pėr tė mbledhur gjakun qė del gjatė
menstruacioneve mund tė pėrdorni ‘picetat sanitare’ ose tamponėt. Pėr tė parashikuar ditėn e menstruacioneve mund tė mbani njė ditar, por nuk duhet harruar se jo tė gjitha gratė kanė perioda tė regullta.Ndryshimet hormonale pėrpara ose gjatė menstruacioneve mund tė ndikojnė mbi gjendjen tuaj shpirtėrore: ju mund tė ndjeheni energjike dhe tė ndjeni nevojėn pėr marrėdhėnie seksuale gjatė periudhės sė ovulacionit dhe/ose mund tė jeni nė gjendje shpirtėrore tė zymtė, nervoze madje, pėrpara ardhjes sė periodave, mund t’ju
vijė edhe pėr tė qarė. Gjinjtė mund t’ju dhėmbin ose mund t’ju zbadhohen pak dhe mund t’ju dalin puērra nė fytyrė. Gratė lėshojnė vezė nė kėtė mėnyrė deri sa ato arrijnė nė njė pikė tė jetės qė njihet si menopauzė. Kjo zakonisht ndodh nė moshėn midis 45 dhe 50 ose mė shumė vjec.
Gratė e kėtyre moshave nuk kanė mė menstruacione dhe nuk mund tė mbeten shtatėzanė. Nėqoftėse ju keni dhimbje tė mėdha gjatė periodave ose nėse keni shqetėsime tė tjera duhet tė kėshilloheni me mjekun ose me Shoqatėn e Planifikimit Familjar.


Ndryshime qė prekin si djemtė dhe vajzat gjatė pubertetit

Nė kėtė periudhė tė jetės ndodhin kėto ndyshime:

- Shtati, pesha trupore dhe muskujt zhvillohen
- Organet seksuale rriten
- Organizmi bėhet pjellor
- Trashet zėri
- Gjėndrat e lėkurės bėhen mė aktive dhe dalin
puērra
- Zhvillohen gjėndrat e djersės
- Fillojnė tė dalin qime nėn sqetulla dhe midis
kėmbėve
-Mund tė pėrjetoni ndryshime tė menjėhershme
tė gjendjes shpirtėrore
-Mund tė fillojė njė tėrheqje apo largim nga
pjestarė tė grupit me identitet seksual tė
ndryshėm ose tė njėjtė


Tek vajzat

- Gjinjtė zhvillohen dhe gjate kėtij procesi ju mund
tė ndjeni dhimbje
- Thithat fillojnė tė zmadhohen
- Vithet fillojnė tė rrumbullakosen
- Organet seksuale zhvillohen dhe vezoret brenda
fillojnė tė prodhojnė vezė ose qeliza vezore
- Mė vonė gjatė pubertetit fillojnė menstruacionet
(periodat)

Tek djemte

- Gjoksi dhe shpatullat zhvillohen
- Fillojnė tė dalin qime nė fytyrė dhe ndoshta nė
gjoks
- Penisi dhe testikulat zmadhohen dhe fillojnė tė
prodhojnė spermė
- Penisi mund tė ngrihet, pra tė forcohet, papritur
- Mund tė pėrjetoni pėr herė tė parė exhakulacionin ose derdhjen e spermės, tė lėngut qė del nga penisi (kjo mund tė ndodhė edhe kur jeni duke fjetur)


Kėshilla

Kur jeni tė pėrgatitur keni mė shumė mundėsi pėr tė zgjedhur, mė shumė liri dhe kėnaqėsi. Nėqoftėse
dėshironi tė jeni aktivė nga ana seksuale, marrėdhėniet seksuale duhet t’i shihni si kėnaqėsi, por njėkohėsisht atyre duhet t’u kushtoni vėmendje serioze. Nėse doni qė tė shmangni shtazaninė dhe infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale, duhet tė pėrdorni metodat mbrojtėse kontraceptive. Nė vazhdim ėshtė njė listė mjetesh
kontraceptive qė mund t’i pėrdorni pėr tė shmangur
shtatzaninė. Disa prej tyre sigurojnė mbrojtje edhe nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale. Nėse keni pyetje, shqetėsime ose vėshtirėsi rreth mjeteve kontraceptive,konsultohuni me specialistė nė Shqatėne Planifikimit Familjar ose me mjekun.


Mjetet kontraceptive per meshkujt

Prezervativi: ėshtė prej llastiku; shumica
e prezervativėve janė tė lyer me njė lėng lubrifikues qė e asgjėson spermėn.
Pėrdorimi: vendoset mbi penisin e ngrehur ose tėforcuar pėrpara kryerjes sė marrdhėnieve seksuale.
Avantazhet: zakonisht gjendet dhe pėrdoret lehtė,nuk ka efekte anėsore, siguron mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė
seksuale dhe nga virusi.
Disavantazhet: nuk ėshtė plotėsisht
i efektshėm si kontraceptiv, mund tė
ndėrpresė aktin seksual.

Mjetet kontraceptive pėr femrat

Mjete kontraceptive qė merren nga goja:
pilula ose tableta qė pėrmbajnė hormone tė cilat
e ndalojnė procesin e lėshimit tė vezėve nga vezoret ēdo muaj.
Pėrdorimi: zakonisht merren pėr 21 ditė, periudhė qė ndiqet nga njė ndėrprerje prej 7 ditėsh.
Avantazhet: tė lehta pėr t’u pėrdorur, mund
tė pakėsojnė dhimbjet menstruale dhe mund tė
parandalojnė disa prej formave tė kancerit
tė cerviksit (qafės sė mitrės).
Disavantazhet: duhen marrė ēdo ditė; nuk ofrojnė mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale/HIV; gratė qė marrin pilula dhe pijnė duhan janė mė shumė tė ekspozuara ndaj rrezikut tė zhvillimit tė trombozės (mpiksja e gjakut nė pjesė tė ndryshme tė trupit) dhe tė sėmundjeve tė zemrės.

Pajisje qė futet nė uterus: njė copė plastike
e vogėl nė formė rethore me njė tel bakri pėrreth
Pėrdorimi: futet nė uterusin (mitrėn) e gruas nga njė mjek specialist.
Avantazhet: mbrojtje afatgjatė nga shtatzania.
Disavantazhet: mund tė shtojė rrezikun
e sėmundjeve infektive, nuk siguron mbrojtje nga
infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale/HIV
dhe nuk rekomandohet pėr gratė qė nuk kanė lindur ende fėmijė.

Diafragma: njė mbulesė e butė prej llastiku qė vendoset mbi cerviks, pjesėn hyrėse tė mitrės, pėr tė penguar spermėn qė tė hyjė nė mitėr.
Pėrdorimi: futet nė vaginė pėrpara kryerjes sė marrdhėnieve seksuale dhe lihet atje pėr disa orė.
Avantazhet: nuk ka efekte anėsore pėr gratė qė e pėrdorin, mund tė sigurojė mbrojtje nga kanceri i cerviksit dhe nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale; pasi vendoset ajo nuk ndikon mbiprocesin e marrdhėnieve seksuale.
Disavantazhet: duhet planifikuar disa orė pėrpara pėrdorimit, duhet tė pėrdoret bashkė me lėndė qė asgjėsojnė spermėn, duhet mesuar se si pėrdoret, duhet vendosur nga njė mjek specialist, mund tė dėmtohet nga pėrdorimi, duhet kontrolluar rregullishtnėse ėshtė nė vendin e duhur.

Prezervativi femėror: njė tub plastik i lyer me njė lėng lubrifikues, i mbyllur nė njėrėn anė dhe qė e vesh tėrėsisht vaginėn.
Pėrdorimi: vendoset me kujdes dhe nė mėnyrė tė
sigurt nė vaginė.
Avantazhet: siguron mbrojtje nga disa prej
infeksioneve qė transmetohen nė rrugė seksuale.
Disavantazhet: mund tė ndėrpresė aktivitetin seksual, duhet mėsuar se si pėrdoret

Injeksioni: ashtu si edhe pilulat, injeksionet
pėrmbajnė hormone.
Pėrdorimi: njė injeksion ēdo tre muaj, dy muaj ose
ēdo muaj, pėr tė penguar ovulacionin.
Avantazhet: pasi bėhet injeksioni nuk ka nevojė pėr tė ndėrmarrė asnjė veprim deri nė marrjen e injeksionit tjetėr.
Disavantazhet: duhet bėrė nga personel mjeksor, mund tė shkaktojė ērregullime ose ndėrprerje tė ciklit menstrual, nuk siguron mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale dhe as nga virusi HIV.


Nė artikullin e ardhshem do te lexoni me shume mbi mjetet kontraceptive, mardheniet seksuale vaginale dhe masturbimin.


© bbc ne shqip


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.