Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Veneroni nenen. Babai s`eshte vecse nje rastesi.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Letersi :: Flokėt e krehur si zjarri
Postuar nga: Henri

Letersi Hydajet (Deti) Bajri leshon faren e tij dhe terhiqet i paqte. Te meposhtmet jane shkeputur nga vellimi "Requiem per ujin e distiluar" qe se shpejti sheh driten e botimit. Bajri ka mbaruar Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane dhe gjithashtu ka ndjekur studimet ne institun "Gorki" ne Moske. Lindur, rritur ne Tropoje por jeton e punon ne Tirane. Ka botuar disa vellime poetike, te cilat jane perkthyer dhe ne gjermanisht nga Robert Shvarc dhe anglisht nga Johne Hodgsonrki.

BUZĖHOLLI

Sonte zbulova: Tmerr! Ėshtė sėmurė poeti
Poeti im i bukur kokzbuluar
Buzėholli im i bukur ėshtė sėmurė,
Sėmurė si ariu, dhelpra a ēakalli
Sonte zbulova se rėnkon poeti
Tamam si rrushi qengji a pėllumbi
Kokėmadhi shkataraq shkatėrroi
Barkun, brinjėt, krahėt dhe kurrizin.

Sonte zbulova nė jastėkun e poetit
Ca lule jasamin, lulėkuq e luleshqerrė
Symadhi shkatarraq e shkurdisi
Me pallavra lulesh qetėsin,
Qan e qesh buzėholli kokėzbuluar.



VERIU 1

Njė rrjedhė e imėt uji zhytet nė agim
Ngadalė mė lagu veshin dhe flokun tim tė zi,
Me ju kam mbetur vetėm, i etur pėr gėzim
Tė bredh mė duhet prapė, pa fare krenari.

Ashtu me flokė tė lagur unė nisem pėr veri
Nė duar kam dy bebe, tė tretin kam nė bark
Nuk jam binjak tradhtari - pa fare bukuri

Tė bukura i kam bebet si lulet mėngjesore
Tė tretin e kam nė bark - thesarin tim tė rrallė,
Po nisem pėr veri, tė mbedh ca lule - bore.


VERIU 2

Rrugės mbledh ca lule, nuk jam luleborė
Ti m'i hėngre lulet o vocrrak i vogėl
Pėrse qesh si zogu nė kėtė cep tė botės.

Nė cep tė njė rruge ngrihet pak mermer
Etur pėr pak diell, dhe pak dashuri
Unė i ngrysur mbetem, rrugės pėr veri.

Veriu ėshtė i gjerė, shtrihet bash si det;
Dallgėt kur i ngre - kreshtat ka nė ballė,
Pėr pak fushė tė plleshme veriu ka shumė mallė.

Nė male ka mbetur veē gurė e legjenda
Mal i thatė pa njerėz - njerėzit janė fėmijė,
Kanė rendur nė fusha tė gjejnė pak mirėsi.


VERIU 3

Nuk jam vetėm
Si bonjak
I bitisur.

Jam i ngopur
Me robėri
Dhe i krisur.

Mė kanė lodhur
Mė kanė lidhur
Me zinxhirė.

Mė kanė prerė
E coptuar
Me dėshirė.

Unė i vogėl
E i madh
Kam qėlluar

Tė mbaj frymėn
Tė mbaj zemrėn
Tė lulėzuar

Tani jam
Si njė gur
Pėrmbi gurė,

Dhe i etur
Pėr liri
Si dikur.



METAMORFOZA 1

Je veē njė vegim, o lum i trishtuar
Nuk mė joshe dot nė valėn e shtruar,
Nuk mė dehe dot me zulmėn e amėshuar,

Argjend i ke peshqit, flori e ke lotin
Gurėt janė si perlat, si shelg e ke flokun.




METAMORFOZA 2

Je veē njė vegim nė terrin e natės
Mbyte psherėtimat e njė ēilimiu,
Hėngre sytė e vegjėl sa njė dritė qiriu.

Nė vorbull mė mban djegur prej harresės
Mė vėrvit me gur, thyer mė ke kockat
Lumė i batėrtisur, helm i katranosur.



PORTRETI

U nise ti djali flokėverdhė,
Me lodrat e fatit nė duar
Ke mbajtur veē lotin nė ballė,
Nė gjoks ke mbajtur pak hi.

Se ag i murrmė, i pėrhirtė,
Gjethet po bien tė vrara
Nė fijet e barit tė tharė
Vajton e ēirret gjinkalla

Ti lotin ke pikė nė kupė
Vogėlush, ti qesh me pahir
Me flokėt e verdha mbi sup
Bėj dritė e flakė nė hapėsirė



LISI NĖ MALE

Pėr fjalėt e sojme tė thėna nga burra fisnikė,
Qė feksin tė lara si duajt e grurit nė arė,
Jam lidhur veēan nė lisin e malit si thikė
Kam veshur mantelin e zi si njė mėkatar.

Jetoj nė tokėn bujare, me diellin bujar,
Qė ka pak tė mira dhe pak bukuri,
Mė duhet tė pres kėtu atė shenjėn e parė

Medet! Nė rrasėn e gurit unė shkruaj veē
Fjalė tė marra,
Dhe lisin e malit si thikė e dogji rrufeja,
Nė terrin e natės sė gjatė vėrtitet veē era...



DASHURI 1

Pak lule gjeth e krend,
Dhe tokė tė ngrohtė sė thelli,
Tė mbledhur nė kuvend.

Nė mbrėmje do bjerė shi
Kraharorit tė zbuluar,
Dhe zjarrit do tė shuaj

Mė bėre si manari
Nė gjirin si altari
Tė trupit - bukuri

U treta me dy lot
Nė gjakun tėnd tė ngrohtė,
E mira Dashuri.


DASHURI 2

E mira dashuri
Jam ngrohur veē me ty
Nė ditėn e pėrhimtė.

Dhe pjerrtas ka qenė moti
E mira dashuri
Kėshtu ka dashur Zoti.

Po unė i marrė nė eshtra,
Jam hedhur nė humnerė
Drejt vdekjes si guak!

Por prapė mė zgjase dorėn
Nė ditėn e pėrhirtė
E mira dashuri.


DASHURI 3

Drejt vdekjes si guak
Me sy tė lemerisur
Udhėtuam tė dy tok.

Po digjet Manifesti
Me pleq tė kollarisur
Dhe plaka veshur shik.

Makina hungėrima
Bredhin si rrufe
Pa fare dashuri.

Pėrmbys nė barė tė njomė
Plagosur me njė plumb
Unė rashė nė gjoksin tėnd.

Dhe pleq tė kollarisur
Mblidhen nė Tribunė
E bėjnė Nekrologji.

Si zjarri ndizem prap
Nė trupin lakuriq
E mira Dashuri.



GURĖT

Gurėt janė tė errėt nė kontur
Dhe fjalėpakė si mumje egjyptiane
Rrokullisen, digjen, bėhen shkrumb
Nuk rrėfejnė mėkate kurtizane.

Vdekur bien tė shkretėt nė njė gropė
Zhytur thellė pa fare bukuri
Pėr themele ama janė tė fortė
Gurėt janė tė heshtur dhe tė zi.

Gurėt nuk rėnkojnė si burracakė
Pėr ca vite burg nė tokė tė thellė
Janė tė ftohtė dhe kur hapin plagė
Nė njė zemėr - bukurosh tė mjerė.

Gurėt rrokullisen se do Zoti
Thyejnė qafėn atje nė greminė
Unė si SIZIFI ngre qėmoti
Gurė tė palatuar dhe tė zinj..



NATA

Sa larg kam mbetur nė varreza,
Degėz e tharė nga era,
Tė ftohtėt mė cingrisi veshėt
Tė vdekurit mė shohin si vreri..

.............

Ka, po ē'ka nė varresa,
Degėz e tharė nga era,
Tė ftohtėt mė cingrisi veshėt
Tė vdekurit mė qeshin si vreri!



PER TY

Mė puth kėtu e vogla ime.
Ashtu ngadalė mė puth nė faqe.
Ti je muzika dhe vjen si ėndėr.
E ndrit mbi mua netėve me yje.

Ashtu buzėqesh o perėndesh
O gjak i ėmbėl dashurie
Njėmijė bekime t'i dhashtė Zoti,
Notofsh nė dete lumturie...

Mė puth kėtu e vogla ime
O gjak i ėmbėl dashurie!



FISNIKU

Unė jam fisnik si plak me mjekėr,
I fortė si shkėmb,
Dhe bredh nė dete si ujk i vjetėr
Me shpirt nė dhėmbė.

Dhe jam i fortė si Faraon,
O zot sa shumė,
Po qesh vegimi qė ndriēon
Jam vetėm unė,

Qė nė botė kam bredhur
Si ēifut
Bubullimat nė gjithė botėn i kam hedhur
Huk kuk!

Zoti im qė rri nė qiell
Jam samuraj
I ėndrės time plot diell
Haj, haj!
Dhe mjekėr gjatė u lemerisa
Nė kėtė ditė,
Je biri i Zotit pėrmbi dhe
Si yll e dritė!

Haj, haj!



LULET

Ashtu prej tymit filiz i trishtuar
Nė heshtje sodis si rritet ngadalė
Dehur prej lulesh e zhytur nė dritė,
Zbuloj dhe pres nė heshtjen e brishtė.

Njė pritje e gjatė si vet oqeani,
Hapsirės pa anė notoj i harruar
Prej zjarrit qė djeg nė qiejt e praruar,
Po nisem drejt qiellit me lutje nė buzė.

Tė shkruar nė heshtje pėr jetėn pa fat,
Nė letėr tė zezė prej djallit tė zi,
Unė plagėn e kam tė madhe, tė kuqe
Tė mbjellur nė zemėr, tė gdhendur nė sy.



DY BEBET E MIA

Dy bebet e mia vėrtiten agimit,
Mė kapin pėrdore me dorėn e vogėl,
E unė bie si lis i rrėzuar,
I djegur prej dritės nė beben e syrit.

Po rrjedh si burimi nė shpatin e malit,
Nė globin e vogėl e kemi pak vend
Dy bebet e mia mė ēorrėn kraharorin
Dhe lozin me mua si lodėr a send.

Vėrtiten nė ditėt e gjata pa fund,
Me bebet e mia si lodra ngarkuar
Me shpresėn e varur nė sqepin e zogut,
Sqepverdhė si floriri. Me trasta nė duar..



PEISAZH

Pasi tė perėndojė dielli
Perėndimi tė bėhet lulėkuq
Dielli manushaqe
Kur tė dalin xixėllonjat
Tė mė bien mbi fletore,
Tė ulen nė bishtin e penės
Dhe tė kėndojnė bulkthet,
Tė bjerė drita e hėnės
Si qymėshti i deles
Tė fluturojnė lakuriqėt
Afėr veshit tim.
Tė mbush kraharorin
Me fllad lulesh erėmira,
A nuk ėshtė bukur
Tė presėsh agimin
E njė nate tė tillė,
Me vesė nė qerpik?



TELAJO

Po, vallja qenka freski
Nė muzgun e mbarsur me hėnė.

Kur perėndon dielli
E palmat duken tė pėrgjakura.

Nė gjethet e pemės sė mirė
Pėrdridhet trishimi si lot

Pak gjeth, krend dhe lule,
Mjaftojnė pėr kėtė gosti

Po vallja qenka freski...



YLBERI

Pėshpėrit dielli
Fjalė dashurie,

Piklat e shiut
Dridhen lumturie,

Harkon pėrmbi male
Gjerdan nusėrie!



JEMI DY

Unė dhe ti vajzė jemi dy
Dy qenie lulore si frymėmarrje
Por kur tė bėhemi tre, mė thuaj
Sa tė pres akoma i treti tė lind nga gjaku?



PEISAZH VIOLET

Jam lutur nė portat e Shkollės sė Artė,
Me letra tė bardha si bora e akullt,
Mė hodhėn nė faqen e syrit tė majtė,
Pak pluhur..

Pastaj rifillova njė kėngė me lajle,
Harruar prej kohėsh ēative pa zogj,
Harlisen fėmijėt nė trenat e shpejtė
Dhe nėnat qajnė me lot!

Nuk ėshtė e vėrtetė se rruga ka kurva,
Ato janė tė mira varur nė tel
Si fletėt e zeza mbushin kangjellat,
Dhe fiken nė erė..

Mbi plasjet me tanke nė rrugėt me gjak,
Ėshtė shkruar dhe fati i maces sė vogėl,
Nuk ka fėshfėritje fustanesh aspak,
Por ka vetėm ehull!

Nė togun me gjethe u kalb vetmohimi,
Dhe fjalėt u shuan me rreze violet,
Ka thėnė dikur njė plak budalla,
"Fjalėt nuk duhen aspak!"



MARRĖZIA

Vezullon kjo kupė e qeillit,
Si nė ėndėr mes vegimit.

. Nė mes agut nė mėdyshje
Kthej pėrmbys kupėn e qiellit

Fal frymėzimit nė mėngjese
I pafaj si ēilimi

Nga marrėzia nga mėria
Theva kupėn si kristal

Kupa ime gjak i ngrohtė,
Ngrohur thellė nga dashuria..



MĖRIA

Kėshtu lind ngadalė njė shpresė
Nė agimet e mėnxyrta
Sa shpejt shuhet si njė vesė,
Kur pėrqesh e zezė furtuna.

Si njė kėmbė me hekur veshur
Bregut detit ec vetmia
Pas po vjen njė ditė e zezė,
Krejt e mbushur me mėnxyra.

Jam i lodhur nga kjo natė
Nga mėria, nga marrėzia.



TĖ DY TĖ QAFUAR

Dikur kam buzėqeshur me hėnėn i dehur
E ti mė shikoje krejt e hutuar
Besoje se zoti na nxori nga veshi
Bashkė jetonim tė dy tė qafuar.

Kam pritur i dehur nė netėt e ftohta
Nė ditėt e nxehta pėr ty kam menduar
Profili i tretur nė ditėn e hirtė,
Mos shfaqet sėrish, i zjarrtė, i malluar.

Moxarti nuk vdiq nė netėt e gjata,
Dhe unė jam hequr nė male, i humbur,
Mbete kujtimit me pluhur e mjegull
E qeshur, e bukur, si dikur e lumtur.

Tani rėnkoj me hėnėn e zbehtė,
Hapsirės shpėrndaj lutjet e mia,
Gjethet bien nė vjeshtėn e verdhė,
E pemėve pa gjethe fluturon vetmia.

Dikur kam buzėqeshur me hėnėn e dehur
E ti mė shikoje krejt i hutuar,
Besoje se zoti na nxorri nga veshi,
Bashkė tė jetonim tė dy tė qafuar.



VETMIA

I djegur rreth e qark nė njė karrike
Nga fllakėt shtazarake tė zemėrimit,
Njė fill i zi i lidhur nė skėterrė
Mė kapi duart ditėn e gėzimit.

Si plak u lemerisa nga skėterra
Kur doli ballas syve tė rrėnuar,
Vetmia...



FLOKĖT E KREHUR SI ZJARRI

U nisa tė bredh si xanxari nė ditėn e hirtė
Me flokėt e krehur si zjarri, mbushur me zjarr,
I fundit kam mbetur dhe pres nė radhėn e gjatė
Tė blej fitoren e hidhur tė rradhės sė dytė.

Mė thanė: Bredharak i ēmendur i mbushur me gjemba,
Pėrse trumbeton parazit si zogu me sqep,
Pale! Je bir trashgimtari i etur pėr fjalė,
Gjithė ditėn e lume ti thua ca llafe pa cak,
Ngadalė bredharak!

Pas mesit tė natės kam mbetur te pragu i shtėpisė,
Me dy fletushka tė bardha, dhe dy poezi.
Me flokėt e krehur si zjarri, i mbushur me zjarr,
Pres mėngjesin fatlum tė lidhur me dritė...



SHTĖPIA

Tani tė rrėfej nuk kam guxim
Pėr netėt e pagjuma nė njė mal
Nė tokėn e pushtuar nga eklipsi
Kam betur fillikat si ushtar.

Dhe ngroh dy duar tė bebes lozanjare,
Mbetur nė mes malit, nė stuhi.
Si kob na sillet vdekja mėkatare
Nė pyjet me ulkonja dhe lubi.

Po pres kėtu inatin e tufanit
Me beben gjoks mė gjoks tė pėrqafuar
Por nata s'ka tė sosur, tė mbaruar.
.....
Tani! Po lind agimi rrezear
Nė tokėn e rrėnuar nė stuhi
Me beben kemi ngritur njė shtėpi.



UJĖ BLU

Ujė blu pi kali nė lumin hėnor,
Ju vinit tė fshehur nė shpatin e malit
Unė endja ngadalė pėlhurėn e zjarrtė
Dhe djersėt i fshija nė jelėn e kalit

Pastaj nė faqe atė grykėn e ftohtė
Dhe sytė i picėrruat pa pikėn e turpit.
Mbi gjoksin lulėkuq tė vajzės sė gjorė.
Mė hodhėt tė mekur si zogun e fatit.

Ju ikėt tė fshehur nė faqen e malit
Tė dehur me trupin e vajzės sė gjorė
Nė jelėn e kalit u dogj pėlhura
Ujė blu pi kali nė lumin hėnor....



GURĖZA NĖ MISH

Pa dilni ju gurėza prej xhepit tė vogėl
Mė lodhėt tė zhytur nė kockėn e thellė.
Unė dua tė jem nė dritėn e diellit
Ju rrini tė ngulur nė mishin e mjerė.



VEGIMI

Prapė gurė mė duhen sonte
Po gurėt qėnkan tretur
Nė muzgun e murrėtyer
Jehon kjo erė e vdekur

Unė endem nėpėr natė
Nė fusha e nė male
Veē hėna e pėrndritur
Mė shoqėron nė valle.

Me mua po kėrcejnė
Nė logun e vetmisė
Dy syēka tė gėzuar
Tė bebe - Lumturisė.

E marr nė krahėt e mia
Kėtė shpirt tė lumturuar
Po ah! Qenka vegim
Nė pllajėn e shkretuar..



XIXAT

Nga guri mė mbeti njė xixė
Nė rrugėn me kurva tė kuqe
Nė mesin e vargut tė heshtur
E futa unė xixėn me huqe

E kurvat kanė mbetur pa taka
Nė rrugėn me gurė qė ka xixa
Diku nė mes njė druvar
Po therr statujat me thika.

Ka shtrirė pėrdhe kurtizanet
E qeshet i zhyer, i ziu
Nuk sheh se rruga ka xixa
E xixat tė djegin vetiu.



TESTAMENTI

Nuk ndalet agimi nė mes
Pse unė kam mbetur jetim
Jam nisur nė rrugėn me vesė,
Me shpirtin e babait tim.


Nė duar kam Frymėn e Tij
Me oh! - un e fundit nė gojė,
Ashtu tė dashur, tė ngrohtė,
Jam nisur ta mbjell nė Tropojė..



POROSIA

Po djeg kapakun e zjarrit
Nė kupėn e gazit tim
Po digjem i tėri nė kreshta
Nė male kam mbetur jetim.

Nuk mundem mė vogėlush,
Tė djeg mirėsinė e duarve
Me ty nė sup po qėndroj
Po meket dhe syri i zjarrtė.

Dhe zjarri po shuan zjarrin
E eshtrat po bien ngadalė
Nė hi ka mbetur veē hiri
E toka ka mbetur pa zjarr

Kėshtu ka dashur Zoti
Unė i tokės t'i kthehem nė zemėr;
I dashuri im i vogėl
Nisur herėt nė agim!



MURTAJA

Tymi i mbushur me farmak
I ra malit nė kėtė muzg.
Nė agim nė asnjė varg
S'kishte mbetur asnjė lule...



MAGJIA

Ti zanė nė qofsh e bėrė
Magjitė unė di t'i shthur
Prej shpirtit tėnd tė mbetur
Unė di tė thur, thur..



KRISJA E ZEMRĖS

Mė duhet tė thyej kurrizin
Nė pragun e ngurtė tė vetmisė
Ti je e vetme nė heshtje
Me goglėn e vogėl nė mes

Po digjet cigarja nė buzė
Vetiu tymi gjallon
Shtatėzėnė mendimi i krisur
Gurrave tė gjinjėve buron.

Pastaj i mbytur nė arkėn
E drunjtė prej lisi tė thatė
Nė natėn e ftohtė kallkan
Tė zhytur nė tokėn e lagėsht.

Kam mbetur i mbytur nė vaje
Prej ditės dhe motit tė shkuar
Hepohem nė gjoksin e larė
Pranverės me lajle mbuluar.



DY SY

Dy sy tė zi, tė shkruar,
Blatuar me hieshi,
Di fort mirė tė gjuaj,
Ti ha, ti kapėrdij..

I etur jam pėr llafe,
Se jam edhe poet
Ferrin e bėj dritė,
Parajsėn e bėj dreq.



KALAJA

Nė gjirin tėnd tė ngrohtė,
Unė akull bėj dynjanė,
Nė mesin e harlisur
Unė sot e ngre kalanė.

Nė zemrėn si sahat
Atomin e kurdisi
Mes dy maleve tė larta
Njė shtyllė tė lartė bitisi.



MĖSHIRA

Mė ler tė plakem
Ashtu siē plaket dhe ylli
Nuk dua vegime tė marra
Tė epem nuk dua, mėshira,

Mė bėn kalama pa dėshirė
Tė qesh nuk di, si dukur,
Jam lodhur nga netėt e murrme
Tė prehem nuk dua nėn gurė.


©Deti Bajri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.