Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Beni vetem bamiresi anonime. Ato kane avantazhin e dyfishte qe shmangin mosmirenjohjen dhe abuzimin.
--- Alexandre Dumas (i biri)

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 121 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Gjuha :: Anastas DODI per Gjuhėn Letrare Shqipe
Postuar nga: ILovePejaa

Gjuha Nuk u tha se dialekti bazė ishte ai toskė sepse kjo mund tė bėnte dėm

Rruga e thithjes sė elementeve tė dialektit tė veriut nė gjuhėn letare mund tė ishte mė e madhe. Nė qoftė se do tė rishikohet problemi i Gjuhės Letrare Shqipe -ky problem do tė rishikohet, nė radhė tė parė, qė t'i jepet vend mė shumė dialektit tė veriut, sidomos sa i pėrket leksikut. Gjuha Letrare Shqipe do tė duhej tė ishte treguar mė e gjerė, mė tolerante pėr leksikun e veriut. Edhe kjo jam i sigurt se do tė bėhet nė njė rishikim qė mendohet t'i bėhet problemit tė gjuhės letrare

Mimoza Cika (DW)

Cili ėshtė pėr ju, profesor Dodi, roli i Kongresit tė Drejtshkrimit pėr Gjuhėn Letrare Shqipe?

Dodi: Kongresi i Drejtshkrimit nuk krijoi ndonjė gjuhė tė re letrare, siē thuhet gabimisht ndonjėherė. Ai miratoi ato arritje qė ishin shėnuar objektivisht gjatė njė periudhe tė gjatė tė zhvillimit tė gjuhės sė shkruar, sidomos qė nga gjysma e dytė e shekullit XIX. Gjuha letrare ėshtė rezultat i njė zhvillimi tė gjatė historik, pėr tė cilin kanė punuar breza tė tėrė - se ajo mbėshtetet gjerėsisht nė gjuhėn e popullit, duke thithur prej saj ēdo gjė tė vlefshme. Ajo nuk mund tė jetė njė pėrzierje pa kritere elementėsh heterogjenė, siē thoshin disa. Nė tė njėjtėn kohė, Kongresi ndihmoi pėr ta ēuar pėrpara njėsimin nė ato hallka ku ende kishte lėkundje dhe nuk ishte arritur plotėsisht njėsimi.
Duke dalė nė disa raste jashtė detyrave tė mirėfillėta tė njė drejtshkrimi, Kongresi diskutoi dhe vendosi edhe pėr disa probleme gramatikore qė lidheshin sidomos me njėsimin e treguesve morfologjikė dhe fjalėformues. Kėshtu, Kongresi zgjidhi detyrėn e kodifikimit tė plotė tė normave tė gjuhės letrare dhe tė njėsimit tė tyre tė mėtejshėm nė gjithė nėnsistemet e gjuhės.

Por, cilėt faktorė ndikuan nė zgjidhjen e bazės dialektore tė njė gjuhe letrare standarde dhe cilėt faktorė qenė vendimtarė pėr zgjidhjen e bazės pėr gjuhėn letrare shqipe?

Dodi: Boshti kryesor i ēdo gjuhe letrare ėshtė nocioni i normės, domethenė, gjuha letrare ėshtė e normėsuar. Ajo zhvillohet dhe ndryshon sė bashku me zhvilimin e gjuhės. Prandaj, gjuha letrare nuk mund tė jetė kurrsesi rezultat i ndonjė akti zyrtar, ose i vullnetit tė ndonjė personaliteti politik, siē thuhet nganjėherė, ose personaliteti letrar, ose shkencor, sado i rėndėsishėm qė tė jetė ai. Kėtė gjuhė nuk mund ta krijojė ndonjė gjuhėtar i vetėm, as shkrimtar i shquar, ose personalitet politik. Tė gjithė kėta mund tė vėnė nga njė gur nė themelet e kėsaj gjuhe, por pesha e tyre mund tė jetė mė e madhe ose mė e vogėl, sipas peshės qė ka vetė shkrimtari ose studiuesi. Gjuha letrare, si e tillė, formohet me kontributin e disa brezave tė njerėzve tė kulturuar, duke u mbėshtetur nė pasurinė e gjuhės sė popullit. Njė rol tė rėndėsishėm pėr kėtė e luan gjuha e letėrsisė artistike.
Dialektii toskė ishte mė i standartizuar

Pas shpalljes sė pluralizmit politik u tha se toskėrishtja u bė bazė e shqipes letrare, sepse shumica e udhėheqėsve tė Shqipėrisė sė pasluftės qenė vetė nga jugu i Shqipėrisė…

Dodi: Nuk ishte kjo arsyeja pse Gjuha Letrare Shqipe u mbėshtet mbi dialektin e jugut. Ishte gjithė zhvillimi i gjuhės letrare, deri nė atė kohė, qė e pėrcaktonte kėtė, jo pse shumica e udhėheqėsve ishin toskė, por sepse toskėrishtja letrare ishte pėrpunuar mė shumė sesa gegėrishtja.

Megjithatė, dihet se kjo ngjarje themeluese pėr Gjuhėn Letrare Shqipe u mbajt nė njė kohė kur nė Shqipėri sundonte njė regjim dirigjues politik. Por, nė ēfarė forme ėshtė pasqyruar ndikimi i politės zyrtare tė asaj kohe nė politikėn gjuhėsore?

Dodi: Edhe regjimi monist ishte i interesuar pėr standardizimin e gjuhės letrare, sepse ajo shėnonte njė arritje, njė sukses edhe tė atij regjimi. Kjo e pėrcakton, domethėnė, edhe atė qė pse ai regjim e pėrkrahu formimin e njė gjuhe letrare tė vetme. Unė mendoj se ndikime tė drejtpėrdrejta pėr kėtė nuk ka pasur. Aty u ndoq pak a shumė ajo qė e parashikonte profesor Eqrem Ēabej, u mbėshtet ai variant qė kishte shkuar mė pėrpara qė nga shekulli XIX e kėtej.

Pse nė Kongres nuk u tha qė baza e Gjuhės Letrare Shqipe, qė po fiksohej aty, ėshtė dialekti toskė?

Dodi: Sigurisht ajo mund thuhej. Mė kujtohet qė kjo punė u bisedua - dhe ne i bėmė vėrejtje atij referatit tė Kostallarit, edhe i thamė se duhet tė thuhet qė dialekti bazė ėshtė toskėrishtja, qė vihet nė bazėn e gjuhės letrare. Por, u tha se kjo mbase mund tė bėjė mė shumė dėm sesa tė sjellė ndonjė dobi.

A u vu dialekti toskė nė kėtė kongres dhe nė konferencat e mėparshme gjuhėsore nė bazė tė gjuhės letrare shqipe?

Dodi: Jo, pėr dialektin toskė ishte folur qė nga shekulli XIX qė duhet tė vihet nė bazėn e gjuhės letrare, si dialekt mė i standartizuar, mė i rregulluar dhe mė i njėsuar.

Por, ēfarė bėri qė tė hiqej dorė nga pėrdorimi i gegėrishtės sė standardizuar nga komunikimi zyrtar?

Dodi: Gegėrishte tė standardizuar nuk ka pasur. Edhe nė kohėn e Ahmet Zogut pėrdorej njė gegėrishte zyrtare, por qė ishte mjaft e kufizuar nė elemente. Gegėrishtja, pėr fat tė keq, nuk ka qenė e standardizuar.

A kanė rol gjuhėtarėt nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi nė konluzionet gjuhėsore pėr Gjuhėn Letrare Shqipe?

Dodi: Roli i tyre ėshtė vendimtar. Nė qoftė se kosovarėt nuk do tė ishin bashkuar me Shqipėrinė pėr formimin e njė gjuhe letrare, kjo gjuhė letrare nuk do tė ishte formuar. Kjo ka qenė biseda qė kemi bėrė me profesor Idriz Ajetin, i cili ra dakord plotėsisht qė nė bazėn e gjuhės letrare tė vihet njėri dialekt, duke u pasuruar me dialektin tjetėr.
A ka tė meta nė krijimin e kėsaj? Sigurisht qė ka, sepse rruga e thithjes sė elementėve tė dialektit tė veriut nė gjuhėn letare mund tė ishte mė e madhe. Nė qoftė se do tė rishikohet problemi i Gjuhės Letrare Shqipe - ky problem do tė rishikohet, nė radhė tė parė, nė kėtė qė t'i jepet vend mė shumė dialektit tė veriut, sidomos sa i pėrket leksikut. Gjuha Letrare Shqipe do tė duhej tė ishte treguar mė e gjerė, mė tolerante pėr leksikun e veriut. Edhe kjo jam i sigurt se do tė bėhet nė njė rishikim qė mendohet t'i bėhet problemit tė gjuhės letrare.

Ēfarė mbetet e vlefshme ende nga konkluzionet e Kongresit tė Drejtshkrimit?

Dodi: Konkluzionet e Kongresit tė Drejtshkrimit janė gjuhėsore, nuk janė konkluzione politike. Aty ka mjaft gjėra qė mund tė ndreqen, nė radhė tė parė, ėshtė afrimi mė i madh me gegėrishten. Ky afrim mund tė bėhet qoftė nė drejtshkim, nė pakėsimin e atyre "ė" -ve tė shumta qė ka toskėrishtja. Ne ngulėm kėmbė qė nė Kongresin e Drejtshkrimit qė tė bėjmė njė hap mė tej nė afrimin me gegėrishten, duke pakėsuar 'ė" - tė nė pozicione tė ndryshme. Mirėpo, nuk fitoi kjo tezė nė atė kohė, pėr shkak tė kėmbėnguljes sė Kostallarit, i cili ishte pėr njė toskėrishte mė tė qartė. Por, tash jam i bindur se kjo ka ecur pėrpara.

Intervista eshte botuar ne gazeten javore "Java" nga Prishtina


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.