Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur ka diēka me vjedh, e vjedh.
--- Picasso

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 89 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Art :: Voskopoja, qendra e kultures shqiptare
Postuar nga: Albo

Art Si do ndryshojė pamja e Voskopojės nga milionat e Fondit Botėror tė Monumenteve. Njė vėshtrim mbi librin e autorit Aurel Plasari

Voskopoja, perla e kulturės nė superprojektet e New York. Njė projekt gjigand 10-vjeēar do ta transformojė qytetin e Voskopojės nė qendrėn mė tė rėndėsishme tė artit dhe kulturės shqiptare nė Ballkan

Ylli Drishti

Voskopoja, njė nga qytetet mė tė lulėzuar tė Ballkanit nė shekullin e 18, nė muajin Tetor pret miratimin nga Bordi i Fondit Botėror tė Monumenteve tė New York (World Monument Watch) tė projektit me titull "Qendra historike e Voskopojės" me autor Kliti Kallamata, Drejtor i Ateljesė sė Monumenteve pėr rrethin e Korēės. Me tė drejtė lexuesi do tė dijė diēka mė tepėr mbi kėtė projekt si dhe mbi vetė rolin qė ai do tė luajė pėr tė ardhmen e qytetit tė Voskopojės.
Le tė japim njė panoramė tė shkurtėr mbi historinė e kėtij qytet i cili qė nė shekullin e 18-tė arriti njė zhvillim ekonomik-kulturor-social tė paparė dhe tė veēantė nė Ballkan, gjė e cila pasqyrohet edhe nėpėrmjet shkrimeve qė janė botuar nė kėta 12 vjetėt e fundit. Nė librin mė tė fundit pėr Voskopojės me autor Aurel Plasarin me titullin "Fenomeni Voskopojė" analizoet nė mėnyrė shkencore, selektive, historike zhvillimi dhe rėnia e kėtij qyteti qė siē shprehet autori:"ofron sot jo vetėm pėr historianėt, por edhe pėr teoricientėt e historisė, njė shembull se si progresi historik ėshtė realizuar nė raport me diferencimin nė pėrsėritje tė fakteve historike..." Mė tej Plasari thekson:"Voskopoja ia doli nėn kėtė Perandori (Perandorinė Osmane, shėn. ynė) tė gėzojė privilegje tė rėndėsihme dhe njė autonomi thuajse tė plotė. Arriti tė ketė gjykatėn e vet, trupin e vet gjyqėsor, njė polici tė brendėshme, xhandarmėri tė karvanėve dhe rrugėve, organizime korporative, liri fetare, deri edhe sigurime shoqėrore. Mbas vitit 1700 ajo u shfaq si qendėr e madhe tregėtare, por edhe industriale me njė industri metalurgjike, kryesisht armėsh dhe argjendarie. Diku aty ku sot shtrihen ara, apo skėrnishte, fabrika tė ndryshme punonin pėr tė zėvendėsuar gjithnjė e mė shumė prodhime perėndimore me prodhime vendi. Njė rrjet rrugėsh i organizuar e i ruajtur mirė, ndoshta mė mirė nga sot, punonte jo vetėm brenda Gadishullit: me Vlorėn, Durrėsin, Ulqinin, Elbasanin, Strugėn, Kosturin, Larisėn, Beogradin apo Sarajevėn, por pėrtej tij, me Evropėn e me kontinente tė tjera duke e lidhur Voskopojėn me marrėdhėnie tregėtare me Gjenovėn, Livornėn, Sardenjėn, Napolin, Ankonėn (port qė i pėrkiste shtetit papnor), Venedikun, Triesten, me Republikėn Autonome tė Raguzės, me armatorėt e "Bokave tė Kotorrit", Kastelnovo, Perast, Dobrota, me Siqilinė, Maltėn tregjet e Francės dhe Spanjės, Lajpcingun, Vjenėn, Poznanin, Budėn dhe Pestin, nė pėrgjithėsi me tregjet e mėdha tė lindjes dhe qendrės sė Europės, deri nė Egjipt, Kostandinoojė dhe Azi tė Vogėl. Eshtė fjala, pra, pėr njė qytet qė arrin tė bėhet, mes viteve 1720-1770, metropol i vėrtetė i Gadishullit tė Ballkanit, me rreth njėzet e katėr kisha, me njė shtypshkronjė, njė bibliotekė, madhe njė "akademi", me lagje tė shumta tė pasura me tregje tė lulėzuara..."

Dr. Reiner pėr Voskopojėn

Qyteti i vendosur mes malesh nė njė lartėsi rreth 1220 m mbi nivelin e detit, rrethuar me pyje, nė autorė tė ndryshėm ka si popullsi: 100.000 nė 60.000 banorė; dhe nga 60.000 nė 30.000 deri nė 15.000 banorė. Madje nė shkrimin e tij Dr. Reiner Sorries "Byzantinisches Albanien" (Shqipėria Bizantine) nė vitin 1989 u tėrheq vėmendjen historianėve pėr anashkalimin e rėndėsisė sė qytetit tė Voskopojės qė sipas tij:"... nė kulmin e zhvillimit tė qytetit, Voskopoja, qė tek ne as nga emri s'ėshtė i njohur, me 25.000-30.000 banorė nė shek. 18, fshihte nė muret e saj mė shumė njerėz se qytete kaq tė njohur si:Athina, Sofja, Beogradi, qė s'arrinin as 20.000 banorė. Prandaj s'duhet tė na shpėtojė nė njė artikull pėr Shqipėri ky qytet me rėndėsi historike dhe qė pėr historinė e Ballkanit nuk pėrfillt. Edhe nė Historinė e Artit Bizantin, Voskopoja deri tani s'ėshtė marrė parasysh..." Sipas dr. Sorries: "Sipėrfaqja e qytetit arrinte nė 1.800 hektarė, perimetri i mureve tė qytetit ishte 6 km... nėpėrmjet saj realizohej posta diplomatike me korrier midis Stambollit dhe Venedikut..." Nė fakt pėr Voskopojėn ėshtė shkruar nė mėnyrė objektive dhe subjektive nga autorė tė ndryshėm qė pas rėnies sė saj deri nė ditėt e sotme. Nė bibliogafinė e tij Aurel Plasari numėron mbi 170 autorė qė kanė shkruar direkt apo indirekt pėr tė. Nė vitin 1948 shteti shqiptar shpalli "Monument Kulturor" 7 kishat qė kishin mbetur nga 24 qė kishte qyteti i Voskopojės nė kohėn e lulėzimit tė tij. Tėrmeti i vitit 1960, dėmtoi harkadat e narteksit tė Bazilikės sė Shėn Kollit, tė cilat u restauruan gjatė viteve 1967-1970. Nė vitin 1971 me krijimin e Ateliesė sė Monumenteve tė Kulturės nė qytetin e Korēės, ndėrhyrjet konservuese-restauruese ishin tė njė niveli mė tė lartė shkencor. Vazhdimisht, por sidomos gjatė viteve 1981-1990 janė kryer punime mirėmbajtjeje nė arkitekturė, nė pikturėn murore gjė ka ndikuar nė mbijetesėn e kėtyre monumenteve tė vyera qė kanė mbetur nga Metropoli Ballkanik. Nė vitet 1986-1990 u krye dhe dokumentimi shkencor i gjithė pikturės murore tė kishave tė Voskopojės dhe kryen edhe projekte pjesore pėr vlerėsimin e afreskut (punime restauruese konsolidimi dhe mė pak pastrimi)

Restaurimet e kishave

Nė realizimin e ndėrhyrjeve restauruese janė realizuar projekte shkencore qė mbajnė emrat e restauratorėve mė tė njohur shqiptarė tė kėsaj fushe si: Burhan Strazimiri, prof. Pirro Thomo, prof. Valter Shtylla, Kliti Kallamata, prof. Hasan Nallbani, Fatmir Thaēi, Eduard Sopi, Dhimitėr Ēika, Ilir Shaholli, Albert Plumbi etj.


Vėmendja dhe interesimi i qarqeve shkencore shqiptare dhe evropiane mundėsuan organizimin e dy simpoziumeve mbi qytetin e Voskopojės (Korēė 1996, Voskopojė 1998).


Nė periudhėn e pas viteve '90, nga viti 1990-1998 shpjegon drejtori i Ateliesė sė Monumenteve tė Kulturės, Korēė z. Kliti Kallamata, fondet pėr restaurimin u ndėrprenė. Gjendja sidomos e mbulesave tė kishave ishte alarmante vazhdon drejtori Kallamata, i cili sqaron se egzistonin tashmė projekte tė plota pėr ndėrhyrje nė monument, por mungonin fondet e nevojshme. Nė kėtė situatė nga kontakti me Kryepeshkopin Anastas, u siguruan rreth 4.2 milion lekė qė shėrbyen nė vitin 1999 pėr restaurimin e mbulesės sė Bazilikės sė Shėn Mėhillit dhe Fjetjes sė Shėn Mėrisė.


Restauratori dhe drejtori i Ateliesė sė Monumenteve, Korēė kujton takimin dhe interesimin e Ambasadės Franceze nė Tiranė (atasheun kulturor tė saj), e cila e inkurajoi dhe mbėshteti projektin e tij tė titullua "Qendra Historike e Voskopojės". Projekti i cili u miratua dhe u mbėshtet nga "Patrimoine sans frontieres" u dėrgua nė Neė York, pėr tė hyrė nė listėn e 100 monumenteve mė tė rrezikuara botėrore. Kėmbėngulja e Kallamatės bėri qė Voskopoja tė prezantohet si qendėr historike dhe natyrisht tė konservohet dhe restaurohet sė bashku edhe me elementet e tjerė pėrbėrės si rrugėt, ēezmat, urat, rrėnojat arkeologjike, gėrmime arkeologjike etj. Pra, do tė jetė njė projekt afatgjatė 10 vjeēar, i cili do tė realizohet nė disa faza.

Projektet pėr tė ardhmen

Faza e parė 2001-2002, i pėrket studimeve mė tė detajuara pėr zbatimin e projektit, sensibilizimin e publikut, informimin si dhe kėrkime shkencore dhe historike duke mos pėrjashtuar edhe kėrkimin e fondeve edhe nga partnerė tė tjerė.


Faza e dytė 2002-2006, do tė jetė puna konservuese dhe restauruese nė monumentet e kultit, ku prioritet do tė kenė: kisha e Shėn Nikollės dhe shėn Thanasit. Nė kėtė fazė do tė ketė bashkėpunim lokal dhe ndėrkombėtar pėr njė projekt tė zhvillimit dhe tė kėsaj zone rurale.


Eshtė menduar qė tė aplikohet mėnyra e restaurimit tė kantierit - shkollė, shpjegon autori i projektit Kallamata. Mė tej ndėrhyrjet do tė konsistojnė nė restaurimin total tė tė gjithė rrugėve me kalldrėm, ēezmave me strehė, dy urave, si dhe gėrmimeve pėr gjetjen e rrėnojave tė ndėrtimeve tė rėndėsishme tė asaj kohe si Shtypshkronja, Akademia, Biblioteka etj. Eshtė nė tė vėrtetė njė projekt mjaft ambicioz dhe i guximshėm qė synon qė ta kthejė Voskopojėn nė njė qendėr historike dhe arti model, ku vizitori do tė mund tė njihej me afreskat mė me vlerė qė janė krijuar ndonjėherė nė shek. 18-tė nė Ballkan, me ndėrtime bazilikale tė rralla pėr nga zgjidhja kompoozicionale dhe autorė (piktorė dhe skulptorė) nga mė tė shquarit nė tė gjithė gadishullin. Ēdokush do tė mund tė kontaktojė veprat nė afresk tė Davis Selenikasit, tė Konstandin dhe Athanas Zografit, tė Kostandin Jeromotiakut. Gjithashtu sipas projektit do tė mund tė rindėrtohen disa nga rrėnojat e ndėrtimeve tė dikurshme pėr tu kthyer nė muze tė ikonografisė (fondi i ikonave tė Voskopojės arrin nė 150 vepra), tė atnografisė apo dhe tė gravurave tė kohės.


Pse tė mos jemi optimist dhe nga njė shkollė-kantier (gjatė restaurimit), nė Voskopojė tė ringrihet Akademia e dikurshme, por tashmė me funksion veror, mbi historinė e artit bizantin-pasbizantin nė Shqipėri pėr studentėt shqiptarė ballkanikė e ndoshta europian.


Ndoshta si pikė qėndrimi e parė pėr restauratorėt do tė jenė ambientet e manastirit tė Shėn Prodhonit, qė ėshtė dhe monumenti mė i hershėm nė Voskopojė (ndėrtuar mė 1632 dhe pikturuar mė 1659). Mė pas nė Voskopojė mund tė marrė jetė turizmi familjar si veror ashtu dhe dimėror. Njė tė ardhme mund tė ketė artizanati, nėse banorėt do tė dinė tė rizgjojnė zanatet e vjetra (si argjendarinė, drugdhendjen, qilimapunuesit, qėndisjet) duke krijuar dhe njė treg mesjetar ku vizitori mund tė asistojė vetė nė punishtet tradicionale gjatė realizimit tė prodhimeve tė tyre. Nė qytetin e Voskopojės, pėrveē rizgjimit tė qytetit nė drejtim tė turizmit kulturor, do tė mund tė merrnin jetė mjaft sporte qė i pėrshtaten edhe klimės sė saj; si sporti i rrėshqitjes nė dėborė me ski nė dimėr dhe garat e hipizmit nė verė, apo dhe shėtitjet me kalė, ėn qytet dhe nė zonat rreth saj.


Nė fakt edhe pak ditė na ndajnė nga miratimi pėrfundimtar i projektit qė sigurisht do tė mund ti kthejė Voskopojės pas 10 vjetėsh pune intensive, pamjen e qytetit tė shkėlqyer Ballkanik tė dikurshėm. Sigurisht qė qytetarėt e Voskopojės do tu jenė mirėnjohės tė gjithė atyre qė kontribuan nė vite pėr qytetin e tyre dhe nė mėnyrė tė veēantė znj. Caterina Tasca, Ministre e Kulturės dhe e Komunimit e Republikės Franceze nėn patronazhin e lartė tė sė cilės dhe tė personaliteteve tė tjera (Jean-Luois Cohen dhe Beatrice de Durfort) u realizua iniciativa mė e fundit e organizatės Patrimoine sans frontieres pėr krijimin e ekspozitės me titull "Les Maisons du Bonheur". Nė kėtė ekspozitė qė u ēel mė 14 shtator 2001 u ekspozuan, maketet e krijuara nga 134 arkitektė apo studio arkitekture nė Francė, me qėllim mbledhjen e fondeve tė nevojshme pėr mbėshtetjen e projektit mbi Voskopojėn (Shqipėri) dhe projektit mbi Saliman (Liban). Tė mėrkurėn, mė 19 Shtator 2001, ora 19.30, u zhvillua ankandi pėr shitjen e maketeve tė mėsipėrm.


Sigurisht qė edhe shqiptarėt do ta ndjejnė si detyrė qytetare tė kontribuojnė pėr projektin Voskopoja, ndoshta, menjėherė pas miratimit nė Neė York drejtuesit e projektit duhet tė ēelin njė llogari bankare pėr Voskopojėn, sepse Voskopoja u pėrket tė gjithė shqiptarėve. Ata tashmė e kanė kuptuar rėndėsinė e saj dhe do tė krenohen me tė, sepse Voskopoja shumė shpejt do tė jetė njė nga qendrat mė tė rėndėsishme kulturore, artistike e historike tė Ballkanit, njė perlė e Kulturės Ballkanike dhe Europiane.

* Studies Arti nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, Tiranė



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.