Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nuk ka gjė mė tė vėshtirė pėr njė piktor se sa kur pikturon njė lule, sepse i duhet tė harrojė tė gjitha lulet qė ka pikturuar mė parė.

--- Henri Matisse piktor francez

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 92 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Elita :: Sotir Peci, ministri qe s'u pajtua me Nolin dhe Zogun
Postuar nga: Albo

Elita Si diskutoi patrioti korēar nė Kongresin e Manastirit dhe cili ishte debati pėr shkronjat latine. Kush ishte kontributi i tij nė marrėdhėniet politike tė Shqipėrisė me vendet Europiane dhe Amerikėn?


Sotir Peēi, ministri qė s'u pajtua me Nolin dhe Zogun

Nė shkurt 1919, qeveria e Durrėsit e emėroi Peēin drejtor tė arsimit pėr Tiranėn. Po atė muaj, njė dėrgatė amerikane e kryesuar nga konsulli Jozef Haven, kėrkon takime me patriotė shqiptarė pėr tė krijuar njė ide sa mė tė saktė pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Njė nga figurat kryesore qė takoi ishte Sotir Peēi


Kush ėshtė Sotir Peēi

Sotir Peēi (1873-1932) lindi nė Dardhė tė Korēės, nė njė fshat qė e meriton tė jetė njė kapitull mė vete, pėr hir tė zhvillimit tė tij social, arsimor e kulturor jashtėzakonisht tė rrallė nė Shqipėrinė e shekujve 19-20. Ishte i biri i Jovan Peēit, njė tregtar i pasur druri qė si edhe dardharė tė tjerė bėnte prerjen e tregtinė e lėndės sė drurit nga Greqia e Veriut deri nė Anadoll. (Prej kėtij profesioni ka mbetur edhe shprehja: "Ta pret me sopatėn e dardharit") Nga nėna, rridhte prej familjes sė famshme tė Themelinjve. Dy vėllezėrit Themeliu, Jovani e Athanasi, gjatė njė lėvizjeje greke pėr tė shkėputur troje tė tjera nga perandoria otomane rreth viteve 1850, qė njihet si lėvizja e Limbozit, kishin armatosur 400 burra qė i mbanin me pagė. Lėvizja dėshtoi dhe ata u gjendėn tė rrėnuar. Pėr kompensim, mbreti Othon iu fali njė ēiflig nė Gavrolimbi, tė cilin Sotir Peēi, si trashėgimtar i vetėm nuk i mori kurrė. Pas studimeve tė larta nė Athinė, mė 1905 Peēin e gjejmė nė SHBA. Ishte nga tė rrallėt, nė mos i vetmi mėrgimtar me Universitet, i bashkohej turmės sė hallexhinjve, prandaj u prit krahėhapur prej atdhetarėve.


Teodor Laēo

Disa njerėz, hyjnė nė kujtesėn e historisė si pėr inerci tė njė posti tė lartė qė kanė pasur dikur dhe pastaj, si pa kuptuar fillojnė tė dalin prej saj, tė shtyrė nga brrylat e padukshėm tė figurave tė tjera, lavdiveshura me hak apo tė vėna mė kot, mbi piedestale prej rėre. I tillė ėshtė edhe rasti i Sotir Peēit. Emrin e tij e mban ndonjė rrugė, nga ndonjė stendė muzeu tė ndjek prapa syzeve optike shikimi i tij i qetė, paksa ironik, por veprimtaria e tij ėshtė thuajse e pazbuluar. Nė 70-vjetorin e vdekjes sė tij, mė vuri nė ngasje pėr tė zgjedhur si kryetitull tė kėtij shkrimi, vlerėsimi i Mitrush Kutelit tė ri, njėrit prej emrave mė tė mėdhenj tė letrave shqipe, bėrė nė gazetėn "Shqipėria e Re" tė Konstancės. Kuteli e pėrcjell vdekjen e Peēit me kėto fjalė: "Tani trupi i tij i rraskapitur prej dyzet vjet veteranėrie, shlodhet nė tokėn e zhuritur tė Atdheut, tė cilin e pat dashuruar aq bujarisht... se virtytet e tij patėn qenė regėtimat e mėse kthjelltės shqiptarizme. Ky apostull i shndėrritshėm qė shqipėzoi shqipen dhe kombėsoj kombin, kalon qė nga jeta nė jetė..."

Nga "Kombi" tek alfabeti i Manastirit

Mė 1906 Peēi boton gazetėn "Kombi". Kjo nuk ishte gazeta e parė e mėrgatės shqiptare. Para saj dy nga gazetat mė tė njohura ishin "Albania" e Faik Konicės dhe "Drita" e Shahin Kolonjės, por pa dyshim "Kombi" ka qenė gazeta me mė shumė lexues, pikėrisht sepse delte nė Boston, ku po dyndej njė turmė e madhe mėrgimtarėsh. Ishte meritė e veēantė e Peēit tėrheqja nė gazetė dhe pėrfshirja nė lėvizjen kombėtare e Fan Nolit dhe pavarėsisht marrėdhėnieve tė tyre tė mėtejshme qė shumicėn e kohės mbeten tė acaruara pėr shkak tė pikėpamjeve tė ndryshme (thelbi i tyre mund tė pėrmblidhet ndoshta nė fjalėt evolucion apo revolucion) dyshja Peēi-Noli, "Kombi" dhe shoqatat e shumta tė shqiptarėve tė Amerikės, patėn njė rol tė dorės sė parė nė pėrgatitjen e ditės sė Pavarėsisė. Nga gazetaria e Peēit, zgjodha njė fragment nga artikulli "Vetėm bashkimi mund tė na shpėtojė" ("Kombi" Nr.5, 15/7/1906).

"Nuk ėshtė nevoja, siē thonė ca, pėr njė njeri me rėndėsi, i cili tė na bashkojė se ky bashkim nuk ėshtė bashkim me rrėnjė, duhet tė na bashkojė dashuria e Atdheut, duhet tė na bashkojė gardhi i interesave tė kombit, duhet tė na lidhin qėllimet dhe dėshirat pėr lirinė dhe qytetėrimin e Shqipėrisė, vetėm kjo lidhje ėshtė e shėndoshė, vetėm kėtė nuk mund ta kėputin armiqtė tanė". Le tė vihet re se edhe para njė shekulli, Peēi ėshtė kundėr kultit tė individit, tė liderit tė vetėm e tė pakundėrshtueshėm, psikozė nga e cila shqiptarėt vazhdojnė tė vuajnė edhe sot e kėsaj dite, duke dėshmuar prapambetjen e tyre nė mendėsitė demokratike.

Nė Kongresin e Manastirit qė njihet si Kongresi i Shkronjave, Peēi ishte delegat i shqiptarėve tė Amerikės dhe i kolonisė sė Bukureshtit. Duke u nisur drejt Manastirit, as vetė nuk e priste qė kjo tė qe ndarja e fundit me Amerikėn. Rrjedhat e patriotizmit do ta rrėmbenin pėr ta lėnė pėrfundimisht brenda mėmėdheut.

Debati pėr shkronjat latine tė shoqėrisė "Bashkimi" tė Shkodrės apo alfabetit tė Stambollit, ishte ndezur tek "Kombi" dy vjet para Kongresit. Qė nė numrin e parė, "Kombi" kishte dalė me shkronja latine duke marrė mbi vete akuzat si "pėrēarės" nga shumica e mėrgimtarėve jugorė, tė cilėt ishin mėsuar me alfabetin e Stambollit. Peēi mundohej qetėsisht t'i bindte se formimi i njė alfabeti ėshtė problem i vėshtirė dhe punė shkencėtarėsh. Noli u binte druve mė shkurt. Ai thoshte se nė SHBA nuk gjendeshin gėrmat e alfabetit tė Stambollit, midis tė cilave kishte cirilike e greke. Nė Manastir, Peēi Gurakuqi, Fishta etj., ia dolėn tė vendoset pėr alfabetin qė kemi edhe sot, duke dėshmuar njė prirje tė dukshme pro perėndimore.

Nėpėr shkolla, tekste, fjalore..

Veprimtaria pedagogjike e Peēit zė fill nė shtator 1909 nė trupėn mėsimore tė shkollės sė parė Normale nė Elbasan, ku jepte lėndėt e Shkencave tė Natyrės dhe mbaron me detyrėn e Ministrit tė Arsimit, nė qeverinė e dalė nga Kongresi i Lushnjes. Normalja e parė, vazhdoi aq sa njė flakė qė shkrepet e fiket, me shpresė pėr t'u rindezur, por pas mbylljes sė saj tė parė, skeptik siē qe pėr shumė gjėra, Peēi nuk iu rikthye mė aty dhe drejtoi pėr njė vit "Mėsonjėtoren e Parė" nė Korēė. Pėrvoja e parė si pedagog si dhe kultura e gjerė, i ngjallėn zellin pėr tė hartuar tekste mėsimore. Bėnte projekte pėr 24 tekste tė fushės sė shkencave, por... si ēdo ėndėrrim i pambėshtetur prej forcės sė parasė, projektet u rudhėn vetėm tek njė "Viti premtar i gramatikės" pėr klasat 3-4. Ndėrkohė, pėr 20 vjet, me atė durimin e thneglės qė rrokullis barrė tė rėnda, ai skedoi njė leksikon apo fjalor tė gjuhės shqipe me rreth 25.000 fjalė e me trajta krahasuese nė 4 gjuhė tė huaja qė ai i njihte mirė. Fjalor qė ndodhet nė Arkivin e Shtetit, duke pritur ndonjė studim serioz. Siē do tė duket edhe nė dokumenta tė mėvonshme kur ishte ministėr, ky jugor i thekur parapėlqen shumė trajta eleksikografi tė veriut, duke dėshmuar njė vizion krejt modern pėr mėnyrat e formėsimit tė njė gjuhe tė pėrbashkėt shkollore. Ai nuk ngutet nė parapėlqimet vetjake dhe ngulmon qė gjuha letrare tė mos formėsohet me urdhėra administrativė, por tė lihet njė kohė e mjaftueshme konkurimi midis dy dialekteve.

Peēi nė fushėn e politikės

Mbi tė gjitha, Peēi shkėlqen nė fushėn e politikės. Qėkurse themeloi "Kombin" dhe derisa mbylli sytė, kudo ku ngjyen penda e gazetarit dhe pasioni i mėsuesit, kudo ku ndėrhyn humanizmi dhe filantropia e tij, intelekti dhe guximi qytetar, ai shfaqet jo thjesht si njė pasues i Rilindasve, por mė gjerė, mė lart, si njė vizionar i drejtimit perėndimor e demokratik tė vendit. Nė ditėt e luftės ballkanike, i ndodhur nė Korēėn e pushtuar nga grekėt, qė nė rrethana tė tilla (kujtojmė edhe vitin 1941) nuk mėnonin tė rishpallnin "Koricėn" helene, Peēi gjendet nėn njė trysni tė fortė. Guvernatori ushtarak Kondulis, me gjak fshatari nga arvanitasit qė asokohe thirreshin edhe "barbaēe", u mundua ta joshte me premtime pėr pronat e Gavrolimnit dhe me para, por kjo "shpirtmadhėsi" nuk pinte ujė tek Peēi. Nėn kėrcėnime tė pėrditshme, i maskuar si fshatar i rėndomtė mysliman, Peēi ikėn drejt Vlorės ku magneti i lirisė po thithte ēdo ditė grupe patriotėsh. Vėzhgues kritik siē qe "i hidhur" e quan Noli ai dhe tė tjerėt vėnė re se nė qeverinė e Ismail Qemalit, shumė gjėra nuk vinin siē duhej. Nėpėr zyrat e administratėss, flitej e shkruhej ende turqisht, kishte poste parazitare tė paguara me rroga tė majme... Por ajo qė nuk ia falnin plakut tė Vlorės, ishte projekti i tij pėr ndarjen e Shqipėrisė nė tre kantone, sepse edhe duke qenė e bashkuar ajo rrezikonte copėtimin e jo mė e ndarė nė kantone. U mendua formimi i njė partie opozitare qė duhej t'i jepte shtytje qeverisė pėr reforma tė guximshme. Nėpėr kujtimet e bashkėkohėsve, kjo parti herė quhet Kombėtare e herė Nacional-Liberale. Por projekti mbeti vetėm njė ide propagandistike edhe partia nuk u formua. Qeveria e Ismail Qemalit u ndodh nėn kėrcėnimin e njė kryengritjeje xhonturke dhe pastaj tė Esat Toptanit. Inisiatorėt e njė opozite politike, midis tė cilėve edhe Peēi nuk mund tė viheshin nė njė front me antikombėtarėt. Tė njėjtin qėndrim mbajti ky grup (Hil Mosi, Dervish Hima, S. Peēi, Sabri Qyteza etj) edhe ndaj qeverisė sė Princ Vidit, kur ky u kėrcėnua nga Esat Pasha. Nė vitet '14-'18, me refugjatė tė tjerė tė mbledhur pas ikjes sė Vidit si I.Buletini, S.Nivica, Ē.Topulli, B.Curri, I.Kosturi etj., Peēi strehohet nė Shkodėr, ku bashkė me patriotė vendas tė prirė nga Nikollė Ivanaj, krijojnė organizatėn "Krahu Kombėtar" qė nė ato vite, pati njė rol tepėr tė madh. Veprimi politik mė i spikatur i Peēit nė atė kohė, mbetet tė nėnvizohet reagimi i tij ndaj konsullit italian De Faccenti, i cili u mundua ta bindte se ishte nė dobi tė interesit kombėtar shqiptar, qė Italia tė pushtonte Vlorėn e Sazanin, ēka duhej pėrkrahur nga patriotėt e "Krahut Kombėtar". Ai premtoi njė ndihmė prej 2000 lirash pėr "Refugjatėt" qė vuanin pėr bukėn e gojės. Peēi i refuzoi tė dyja.

Nė shkurt 1919, qeveria e Durrėsit e emėroi Peēin drejtor tė arsimit pėr Tiranėn. Po atė muaj, njė dėrgatė amerikane e kryesuar nga konsulli Jozef Haven, kėrkon takime me patriotė shqiptarė pėr tė krijuar njė ide sa mė tė saktė pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Njė nga figurat kryesore qė takoi ishte Sotir Peēi. Ky ngulmoi fort qė Haveni ta kuptonte se qeveria e Durrėsit dhe delegacioni i saj nė Paris, ishin lart aspiratave tė vėrteta tė popullit shqiptar. Dokumenti mė domethėnės pėr kėtė ėshtė pėrgjigja me shkrim qė Peēi i jep zv/ministrit P.Poga, i cili e pat urdhėruar qė si nėnpunės i qeverisė, tė mos merrej me veprimtari politike. Ja ē'shkruan Peēi, ndėr tė tjera: Qeveria e dalė nga Kongresi historik i Lushnjes, duke njohur vlerat e Peēit, e futi nė kabinetin qeveritar si Ministėr tė Arsimit. Ishte 47 vjeē dhe mbarte mbi supe jo vetėm pėrvojė, por mbi tė gjitha njė figurė tė pastėr morale. Sipas "Gazeta e Korēės" 12.4.1932, Peēi ishte nė Lushnje njė nga hartuesit kryesorė tė Statusit tė parė themeltar tė shtetit shqiptar. Shumė nene, sidomos ato qė flasin pėr tė drejtat e njeriut, u hartuan e u vunė me propozimin e tij. Nė vitet qė pasuan, Peēin e gjejmė deputet, ministėr dhe njėrin nga 4 anėtarėt e Kėshillit tė Lartė, apo regjentė siē quheshin.

Viti 1924, qėndresa dhe arratija

Nė historinė e Shqipėrisė viti 1924, ėshtė nga mė tė turbulltit e mė vendimtarėt. Nė qershor, erdhi nė pushtet qeveria e Fan Nolit. Ndėrkohė, Peēi mbeti i vetmi nga katėr regjentėt qė nuk u largua. Noli iu bėri kėrkesė gjithė vendeve tė mėdha ta njihnin qeverinė e tij, mirėpo qeveritė perėndimore, besnike tė parimit tė tyre pėr ardhjen nė pushtet vetėm me rrugė legale, pra me zgjedhje tė lira, nuk mund tė pranonin njė qeveri tė dalė nga njė lėvizje e armatosur, aq mė shumė kur kėtu mpleksej edhe ngutja e qeverisė ruse pėr ta njohur. Tipik ėshtė deklarimi anglez. Meqenėse qeveria e tanishme shqiptare kishte ardhur me forcė, Forign Office nuk ka ndėrmend tė largohet nga qėndrimi tradicional nė raste tė kėtij lloji. "Nė kėto rrethana, Peēi qė nė fillim ishte njė nga pėrkrahėsit e lėvizjes, pati njė rol kyē si asnjėherė nė jetėn e vet. Mė 1 korrik sipas statutit tė Kėshillit tė Lartė, ia ngarkon Nolit formimin e qeverisė dhe vetė largohet "pėr arsye shėndetėsore". Vetėm mė 3 tetor, pasi pa rrjedhat qė po merrte qeverisja, rikthehet nga Dardha nė Tiranė. Pėrderisa qeveria nuk po njihej, me largpamėsi Peēi ia njeh vetes tė drejtėn pėr t'u paraqitur si i vetmi pėrfaqėsues i shtetit legal. Mosmarrėveshjet e Peēit me Nolin, tė vjetra dhe pa kėtė situatė, kthehen nė konflikte tė pėrditshme. Kontradikta kryesore lidhej me legalizimin e qeverisė. Peēi mendonte se pėrderisa njohja e saj po mohohej nga Fuqitė e Mėdha, pėrderisa Lidhja e Kombeve ia mohoi Shqipėrisė njė hua tė kėrkuar prej saj, pėrderisa vendimi i 28 qershorit pėr tė hyrė nė marrėdhėnie diplomatike me qeverinė bolshevike shkaktoi njė reaksion zinxhir kundėrshtimesh nė botėn tjetėr dhe nė opinionin publik europian, qeveria u cilėsua si "komuniste", mbetej vetėm njė rrugė: legalizimi i qeverisė nėpėrmjet zgjedhjeve parlamentare. Peēi e paralajmėroi Nolin se nuk do t'i nėnshkruante asnjė dekret, pėrveē atij pėr zgjedhjet parlamentare. Sipas Nolit, ky ishte njė qėndrim i hapur pengues qė i bėhej revolucionit, i cili gjithė sipas Nolit, dhunės feudale duhej t'i pėrgjigjej me dhunėn e masave kryengritėse. Peēi si liberaldemokrat, ishte kundėr ēdo dhune. Ai mendonte se si regjent, duhej tė qėndronte pėrmbi klasat e luftrat klasore, me "pa anėsinė e lypun" siē shprehej dhe tė ruante nė ēdo rrethanė funksionin e ligjit. Nė akuzat e tij, Noli arrin ta quajė Peēin si mik tė klasit tė bejlerėve dhe tė Zogut, por ky ėshtė njė vlerėsim emocional dhe i pabazuar. Me tė vėrtetė, gjatė Kongresit tė Lushnjes, Peēi dhe mjaft politikanė tė vjetėr, e pėrkrahėn Zogun duke parė tek ai njė djalosh me tė ardhme, por fill pasi ky hyri nė Shqipėri me trupat e tij dhe tė huaja pėr ta pėrmbysur qeverinė e Qershorit me po ato metoda qė kishte pėrdorur edhe ajo, Peēi si besnik i parimit tė tij tė shenjtė tė ligjshmėrisė, u largua nga vendi dhe nuk u pajtua deri nė fund tė jetės me kėtė akt tė Zogut.

Nė vitet 25-32, i dėnuar fillimisht si edhe tė tjerė me vdekje nė mungesė dhe i falur mė pas, Peēi mbeti njė emigrant politik, fillimisht nė Itali dhe mė pas nė Greqi! Megjithėse iu bėnė oferta pėr ofiqe e shpėrblime, ai mbeti kokėfortė siē qe nė bindjet e veta. I sėmurė e pa mjete financiare pėr t'u kuruar, i varfėr, pa mbushur tė 60-tė vitet, mbylli sytė nė Follorinė mė 10 prill 1932. U varros nė Korēė, me nderime tė mėdha zyrtare, mbi shtratin e njė topi. Nuk mund tė mohohet

(c)Gazeta Shqiptare




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.