Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Demokracia, qe duket sikur eshte regulli i botes moderne, s`eshte tjeter vecse denimi i saj.
--- D`Aurevilly

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 156 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Histori :: Ali Pashė Tepelena: Njė takim i kėndshėm, njė bisedė e ėmbėl
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Mjeku anglez kishte dėgjuar shumė pėr bėmat e kėqija tė Ali Pashait, qė nga ngjarjet e Kardhiqit e deri nė ndėshkimet e rėnda publike qė zbatonte Pashai, por toni i pėrdorur nė kujtimet e tij pėr Pashanė ėshtė tepėr interesant. Mirėsia e shfaqur nga njė sundimtar tiran tregonte se mjalti qė rridhte prej gojės sė tij nuk ishte gjithmonė i hidhur

Aty nga ditėt e fundit tė vitit 1812 erdhi nė Janinė mjeku anglez Henry Holland, mjek primar nė spitalin qendror tė Marinės Angleze nė Ishullin e Maltės. Nė atė kohė ai ishte 24 vjeē dhe kishte njė shtat tė gjatė e tė derdhur. Ishte biri i njė prej familjeve angleze mė tė dėgjuara tė kohės. Ai kishte sjellė me vete letra rekomandimi pėr Ali Pashanė dhe pėr sekretarin e tij, Kolovo, i cili nė fakt kryente detyrėn e Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Pashait. E vendosėn si bujtės nė shtėpinė e njė greku qė ishte njė nga mė pasanikėt e qytetit. Nė ato kohėra Kolovi ishte 54 vjeē dhe kishte njė paraqitje imponuese, ku spikaste njė dashamirėsi karakteristike. Meqė zotėronte anglishten, frėngjishten dhe gjermanishten, I propozoi doktorit qė tė bėhej pėrkthyesi i tij. Tė nesėrmen e mbėrritjes nė Janinė, doktor Hollandi u shpu nė pallat pėr njė takim me Ali Pashėn. Kur hyri nė pallat, ai u ndodh ndėrmjet ushtarėve shqiptarė tė Pashait, tė cilėt me paraqitjen dhe ecjen e tyre tė madhėrishme silleshin lart e poshtė. Hollandit, ndėrmjet karrocave tė pashait qė ndodheshin nė atė cast nė oborrin e pallatit, syri i zuri njė pajton. Pajtoni ishte njė karrocė e rėndė gjermane, qė dukej sikur kishte pėrshkruar nja njėzet here rrugėt e Evropės. Pasi ngjiti shkallėt e gurta qė i dolėn pėrpara ai u gjend para njė korridori tė madh, dritaret e tė cilit, tė gjera dhe tė larta, vėshtronin nga liqeni dhe nga malet e Janinės. Korridori ishte I mbushur plot e pėrplot me njerėz. Syri dallonte ushtarė shqiptarė, turq e marokenė. Midis tyre kishte oficerė turq, sekretarė grekė dhe izraelitė, korrierė tartarė, skllevėr zezakė, tregtarė tė shumtė si dhe banorė tė ndryshėm qė prisnin tė parashtronin lutjet e kėrkesat e tyre para Pashait. Kur nė fund tė korridorit u hap njė perde e rėndė, Hollandi u gjend nė njė sallon tė madh me njė tavan tė lartė. Salloni ishte i mbushur me shtylla tė larta e tė zbukuruara me gdhendje dhe kishte plot dritare tė mėdha, tė cilat vėshtronin nga liqeni. Muret e sallonit ishin tė zbukuruara me yje tė kuq e tė kaltėrt. Tavani i tij prej dėrrase kishte njė gdhendje nė formė katėrkėndėshi, nė skajet e tė cilit ishin gdhendur yje dhe mesi i tij kishte plot gdhendje karakteristike tė lyera me ngjyrė tė kuqe. Nė muret e sallonit, ndėrmjet shtyllave, vareshin shpata, dorezat e florinjta tė tė cilave, ishin tė zbukuruara me gurė tė ēmuar. Dyshemeja ishte e shtruar me sixhade tė bukura dhe tė rėnda. Salloni pothuajse nė tė katėr anėt rrethohej me mindere tė gjerė, mbi tė cilėt ishin vendosur jastėkė tė kuq, tė zbukuruar me tantella tė pėrgatitura me fije argjendi. Pranė zjarrit tė druve, qė digjeshin nėn njė tendė tė qendisur me hijeshi, qėndronte i ulur Ali Pashai nė njė minder qė ishte pak mė I lartė se minderet qė qarkonin sallonin madhėshtor tė audiencave. Nė kokė mbante njė takie tė lartė e tė rrumbullaktė me ngjyrė tė kaltėr tė errėt, anėt e tė cilės ishin tė zbukuruara me qėndisma tė bėra me fije ari dhe argjendi. Mbi veshjen e tij tė brendshme, qė e kishte me vija tė qėndisura me ar, mbante njė xhubė tė verdhė me reflekse tė kuqe. Nė brez kishte njė kamė e njė kobure, dorezat e tė cilave ishin tė zbukuruara me gurė tė ndryshėm tė ēmuar. Edhe nė gishtat e duarve kishte unaza me gurė brilantesh. Nargjileja afėr tij ishte e zbukuruar me gurė brilantesh. Si pėrherė, ai kishte njė qėndrim dinjitoz qė shprehte mirėsjellje. Fytyra e tij qė shprehte sinqeritet ishte e qetė dhe tėrheqėse, por brenda kėsaj paraqitjeje, ashtu si e ka pėrshkruar dhe Bajroni “fshihej zjarri i njė furre qė digjej pa ndėrprerje”. Hollandi e solli bisedėn rreth Bajronit dhe Hobhousit, tė cilėt e kishin vizituar kohė mė pare Pashanė. Gjatė kohės qė bisedohej
pėr kėta, Pashai nuk shprehte ndonjė mėrzi, por me sa dukej ai dėshironte tė bisedonte mė shumė pėr politikė. I pėlqente qė biseda tė zhvillohej pėr atė qė francezėt kishin bėrė nė Rusi dhe anglezėt nė Spanjė. Pas kėsaj bisede u hap problemi i njė anijeje tė tij transporti, e cila ishte kapur nga njė frigate angleze, e mė pas e kishin ēuar nė Korfuz. Hollandi u pėrpoq tė bėnte njė koment dhe tė mos prekte kėshtu asnjėrėn palė. Ali Pasha e ndoqi bisedėn me interes dhe pasi ia plasi njė tė qeshure tė madhe vendosi tė ndryshojė pėrmbajtjen e saj. E pyeti Hollandin nėse e kishin pritur mirė dhe pastaj I kėrkoi qė t’i bėnte njė vizitė mjekėsore tė kujdesshme, para se ai tė largohej nga Janina. Ky takim zgjati gjysmė ore. Gjatė gjithė kėsaj kohe shėrbyesit e Aliut dhe tė Kolovos me veshjet e tyre mė tė mira, katėr shqiptarė tė hijshėm dhe dy robėr zezakė me mjekra tė bardha, qėndruan vazhdimisht nė kėmbė nė qėndrim ceremonial.

Gjėrat qė i interesonin mė shumė Ali Pashait

Disa ditė pas kėtij takimi u thirr Hollandi pėr t’i bėrė vizitėn mjekėsore. Me ndėrmjetėsinė e Kolovosė, Pashai i kallėzoi mjekut simptomat e sėmundjes qė po kalonte. Gjatė bisedės me tė, ai shprehu dyshimin se mos barku i tij kishte mbledhur ujė. Sipas konstatimit tė Hollandit, kjo ishte vetėm njė parandjenjė e Pashait. Nė ēėshtjet profesionale goja e Hollandit ishte aq e heshtur sa nuk la gjė tė shkruar pėr gjendjen shėndetėsore tė Ali Pashės. U mjaftua tė thotė se nuk vuante nga asgjė serioze dhe shqetėsimet qė ai ndiente ishin pjesėrisht pasoja tė moshės dhe pjesėrisht ato ishin edhe pasoja tė mėnyrės sė jetesės sė tij. Ali Pashai kur dėgjoi fjalėt shpresėdhėnėse tė dala nga goja e njė mjeku si Hollandi, shprehu njė qėndrim plot mirėsjellje. Ai nė pėrgjithėsi ushqente mosbesim tek fjalėt e mjekėve, por kėsaj here Hollandi ia fitoi zemrėn e besimin. Pas vizitės mjekėsore vazhdoi tė flasė me tė pėr politikė dhe pastaj e pyeti pėr jetėgjatėsinė. Hollandi I tha se rrethet shkencore prej kohėsh kishin hequr dorė nga kėrkimi i eliksirit tė zgjatjes sė jetės. Mė pas Aliu e solli bisedėn edhe tek alkimia dhe i tha atij se ishte kurioz tė dinte nėse ishte bėrė ndonjė zbulim pėr prodhimin e arit. Hollandi i shpjegoi se kjo gjė ishte e pamundur dhe u pėrqėndrua nė pėrpjekjet e shkencės pėr ta nxjerrė kėtė lėndė nga minierat dhe nėpėrmjet metodave tė pastrimit, ta sillte atė nė gjendje pėrdorimi. Biseda vazhdoi mė tej mbi teleskopin, mbi armėt, mbi fuqinė e shteteve tė ndryshme, mbi ndėrtimin e rrugėve dhe tė urave si dhe mbi metodat qė pėrdoreshin pėr zhvillimin e bujqėsisė. Ali Pasha mbeti shumė i kėnaqur nga takimi me Hollandin dhe kur ai u largua, i dhuroi njė shpatė nga mė tė fismet, tė pėrgatirur me ēelik Damasku, mė i ēmuari i kohės dhe instistoi tė takoheshin edhe herė tė tjera.

Vizitat e tjera qė bėri doktor Hollandi

Doktor Hollandi gjatė udhėtimi tė tij vizitoi edhe Veli Pashėn, njė nga tre djemtė e Pashait. E gjeti tė ulur mbi minder dhe nė kokė mbante njė ēallmė tė kaltėrt, tė mbėshtjellė anash me njė rrip tė bardhė prej linoje. Linjat e fytyrės i kishte tė rregullta dhe njė e qeshur karakteristike e tij tė bėnte pėr vete. Ai po i arrinte tė dyzetat, ishte i claret dhe i tha Hollandit se mund tė qėndronte sa tė dėshironte, bile I propozoi tė pėrdorte edhe karrocėn e tij personale. Thuhej se Veliu ishte njė burrė shteti mė i mirė se vėllai i tij, Muhtari, por jo i aftė sa ai nė ēėshtje ushtarake. Thuhej gjithashtu se ai ishte i apasionuar edhe pas kulturės, dhe njėherė kishte ndryshuar edhe drejtimin e rrugės pėr tė shkuar dhe pėr tė parė antikitetet e Athinės. Thuhej se si i ati, nė jetėn seksuale ai nuk puthte pa kafshuar dhe nuk pėrkėdhelte pa gėrricur. Thashethemet shkonin aq larg sa qė edhe pėr atė qė nė Janinė njihej me nofkėn zonja Katja pa vesh, thuhej se veshin ia kishte kafshuar Veliu nė njė ēast dashurie. Mjeku personal i tij ishte Lluka Vajen, i cili me tė hollat e Aliut kishte studiuar mjekėsi nė Vjenė e nė Laipcig. Gjatė muajit shkurt, Hollandi shkoi nė Prevezė dhe kur hyri nė qytet e gjeti Pashanė nė mes tė njė grumbulli ushtarėsh shqiptarė. Kur e pa Aliu u gėzua shumė dhe e pyeti gjerė e gjatė se si kishte udhėtuar. Kur mėsoi se Hollandi kishte dėshirė tė shkonte nė Gjirin e Artės pėr tė vizituar antikitetet qė ndodheshin aty, i dha si shoqėrues dy nga ushtarėt e tij mė besnikė. Ishin djem shumė tė hijshėm por kishin koncepte tė ēuditshme pėr dėfrimin.

Udhėtimet nė Gjirokastėr dhe Tepelenė

Pas dy ditė udhėtimi, Hollandi u takua rishtas me Pashanė nė gėrmadhat antike tė Filipiadhės. Pashai plak ishte ulur mbi njė jastėk tė kuq prej kadifeje dhe kishte rėnė nė mendime tė thella. Gjatė kthimit pėr nė Prevezė, karrocėn e Pashait e shoqėronte njė grup ushtarėsh shqiptarė, tė gjithė tė hijshėm dhe belholė. Nė Janinė, Hollandi vizitoi edhe Muhtarin, djalin e madh tė Pashait, tek i cili nuk gjeti asgjė interesante. Nė vazhdim tė udhėtimit tė tij shkoi edhe nė Gjirokastėr ku pati rastin tė takohet me djalin e vogėl tė Ali Pashės, Salinė. Saliu ishte njė djalosh 12- vjeēar, por paraqitja e tij hijerėndė tregonte se ai ishte personi qė komandonte nė pallat. Ishte njė djalosh inteligjent, flokėverdhė dhe me sy tė kaltėr qė ngjasonin me ato tė tė atit, kur ishte i ri. Kama dhe pisqolla qė mbante nė brez ishin tė vogla, dukeshin sikur ishin bėrė posaēėrisht pėr tė. Mėsonte shqip, greqisht dhe turqisht si dhe stėrvitej fizikisht.
Hollandi vizitoi edhe Tepelenėn, e cila iu duk tepėr interesante. Komanda e Tepelenės i ishte besuar Isuf Arapit, vėllait dhe njeriut mė tė besuar tė Pashait. Isufi ishte plakur shumė, i kishte arritur tė nėntėdhjetat, por mosha nuk ia kishte pakėsuar forcat dhe ashpėrsinė. Anglezi e gjeti Isufin nė njė dhomė tė vogėl tė rrethuar nga njerėzit mė besnikė tė gardės sė tij. Ishte i veshur shumė bukur. Me kalimin e viteve, vijat e fytyrės sė tij vazhdonin tė shprehnin dhunė dhe seriozitet. Fytyra i ishte nxirrė edhe mė tepėr se ajo e njė skllavi abisinas. Doktor Hollandit aty i vunė nė dispozicion njė apartament tė veēantė. Edhe e ėma e Saliut, djalit tė vogėl tė Pashait, e cila ishte njė skllave gjeorgjiane, vazhdonte tė trajtohej me dashamirėsi nga Pashai. Ajo me 60 shėrbėtorėt e saj qėndronte nė njė apartament tė veēantė tė haremit tė sarajeve.

Kthimi nė Janinė dhe largimi

Hollandi, pasi u kthye nė Janinė qėndroi edhe dy javė tė tjera nė kėtė qytet dhe gjatė gjithė kėsaj kohe pati takime tė shpeshta me Ali Pashėn. Gjatė kėtyre bisedave, Pashai i ishte shprehur doktorit se kur Saliu, djali i tij mė i vogėl, tė bėhej 16 vjeē, kishte vendosur ta dėrgonte tė udhėtonte. Fillimisht do ta shpinte njė vit nė Marok dhe pastaj nė Angli, Francė, Rusi, Stamboll dhe sė fundi Anadollin. I tha gjithashtu se kur i biri do tė ndodhej nė Angli, shpresonte se Hollandi do tė ishte i gatshėm ta ndihmonte atė. Nė takimin e fundit qė zhvilluan, mirėsjelljes dhe pritjes miqėsore iu shtua dhe njė ngrohtėsi e veēantė. I prekur e mbylli bisedėn me kėto fjalė: “Shpresoj se nuk do tė mė harroni dhe do tė vini tė mė vizitoni prapė. Shpresoj se herė pas here do tė mė dėrgoni letrat tuaja qė do t’i pres me kėnaqėsi”. Kurse doktor Hollandi ndarjen me Ali Pashanė e pėrshkruan kėshtu:“Kur u ndava me kėtė njeri qė vazhimisht mė priti me mirėsjellje e me ngrohtėsi, nuk kishte sesi tė mos dėshpėrohesha. Kur mė pėrcolli u ngrit nga minderi, eci nė kėmbė deri afėr meje, pastaj mė puthi nė tė dy faqet dhe mė uroi njė rrugė sa mė tė mbarė”. Mjeku anglez kishte dėgjuar shumė pėr bėmat e kėqija tė Ali Pashait, qė nga ngjarjet e Kardhiqit e deri nė ndėshkimet e rėnda publike qė zbatonte Pashai, por toni i pėrdorur nė kujtimet e tij pėr Pashanė ėshtė tepėr interesant. Mirėsia e shfaqur nga njė sundimtar tiran tregonte se mjalti qė rridhte prej gojės sė tij nuk ishte gjithmonė i hidhur. Hollandi, i cili arriti tė bėhet mjek personal I mbretėreshės Viktoria, atė “bar mjekimi” qė kishte pėrfituar nga biseda e ėmbėl me Ali Pashanė, pati rast ta pėrdorė shpeshherė ndaj tė sėmurėve tė tij.

(marrė nga “Spektėr)



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.