Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė s'bindet, nuk din tė komandojė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 145 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Feja :: Historiku i Kodikut te shenjte te Beratit
Postuar nga: Albo

Feja Si arritėn nė Arkivat Qendrore tė Shtetit "Kodiku i purpurt i Beratit" dhe Kodikėt e tjerė shqiptarė ku pėr 14 shekuj me radhė "kanė dėgjuar" lutjet e mijėra besimtarėve

"Aventurat" dhe vlerat e Kodikut tė purpurt tė Beratit



Dr. Shaban SINANI

Kodiku i Purpurt i Beratit" ėshtė njė prej vlerave tė jashtėzakonshme kulturore tė hapėsirės shqiptare, njė pėrmendore e traditės sė shkrimeve tė shenjta nė Shqipėri dhe nė gjithė hapėsirėn biblike tė kohės sė krishtėrimit tė hershėm.

Popujt qė kanė njė tė shkuar qysh prej paleokrishtėrimit, sikundėr janė latino-romanėt, judenjtė, helenėt dhe iliro-shqiptarėt, kanė njė privilegj tė madh historik dhe kulturor. Nė kėta popuj krishtėrimi u pranua nė njė kohė kur ishte i pandarė. Si i tillė, ndėr iliro-shqiptarėt paleokrishtėrimi parapriu traditėn e ekumenizmit, jo vetėm ndėrmjet degėve tė krishtėrimit, por dhe midis besimeve abrahamike nė pėrgjithėsi.

Dymijė vjet mė parė, kur popujt e pėrfshirė nė hapėsirėn biblike pranuan mendimin e krishterė, duke i sjellė kėsaj bote pėr herė tė parė barazinė mė tė madhe, barazinė e qenieve njerėzore ndaj vlerave hyjnore, pavarėsisht nėse ishin aristokratė apo skllevėr, ndoshta nuk e dinin se po ndryshonin rrjedhat e historisė.

Vlera, autori, vendi dhe koha

Njeriu qė e pėrshkroi i pari dorėshkrimin 15-shekullor tė kishės sė Shėn Gjergjit, duke e bėrė tė njohur si vlerė e pėrveēme e fondit botėror tė letėrsisė biblike, ka qenė peshkopi i mitropolisė sė Beratit Anthim Aleksudhi. Nė vitin 1862 ai botoi nė Athinė veprėn "Vėshtrim historik mbi historinė e mitropolisė sė shenjtė tė qytetit Belegradon, tani Berat, dhe mbi dorėshkrimet e saj", ku koleksionit tė bibliotekės sė mitropolisė iu kushtua njė vėmendje e veēantė.
Disa vite mė pas, mė 1882, ishte belgu Dyshen (Ludovico Duchesne), i cili, duke bashkuar tri cilėsi tė dorėshkrimit: tipin e tij (kodik), ngjyrėn e pergamenės (e kuqe e thellė, e purpurt) dhe emrin e qytetit (Berat), e bėri tė njohur nė Perėndim kėtė dorėshkrim thuajse pėrpikmėrisht me emrin me tė cilin pak kohė mė vonė do tė pagėzohej pėrgjithnjė: Kodiku i Purpurt i Beratit". Dyshen mendonte se si ky dorėshkrim nė botė duhej tė ishin jo mė shumė se "njė dyzinė". Qė nga koha kur ai botoi artikullin e tij nė "Bulletine critique" kanė kaluar shekuj e dekada dhe numri i dorėshkrimeve tė kėsaj hershmėrie jo vetėm nuk ėshtė shtuar, por ėshtė rrudhur.

Megjithatė, ėshtė francezi Pier Batifol (Pierre Batiffol) ai qė pėrfundimisht nguliti emrin e dorėshkrimit tė trashėguar shekull pas shekulli nė bibliotekat e letėrsisė ungjillore tė Shqipėrisė. Titulli i njė monografie tė botuar prej tij mė 1886 nė Paris mban nė krye emrin "Kodiku i Purpurt i Beratit" ("Codex Purpureus Beratinus et les manuscrits grecs en Albanie").

Ndėr njerėzit shqiptarė tė letrave merita e vlerėsimit tė parė publik-shkencor tė kėtij dorėshkrimi ėshtė e Ilo Mitkė Qafėzezit, i cili e pėrshkroi atė, bashkė me "Kodikun e Artė tė Anthimit", nė vitet '30, nė rubrikat bibliografike tė njė buletini tė Bibliotekės Kombėtare.

Sipas hartuesve tė historikut tė krijimit tė fondit tė kodikėve nė AQSH, rezulton se kėshillimi i mendimit tė specialistėve pėr vlerėn e "Kodikut tė Purpurt tė Beratit" ndodh pėr herė tė dytė afėrsisht katėr dekada mė pas:

"Mė datėn 14/IX/1969 u thirr specialisti Theofan Popa pėr tė vlerėsuar kodikėt, i cili dha kėto mendime: Dy kodikėt nė dorėshkrim qė u gjendėn nė Berat konsiderohen si tė humbur prej shumė vjetėsh. Njėri nga kėta njihet dhe konsiderohet nė pėrgjithėsi si njė nga kodet mė tė vjetėr tė botės sė krishterė".

Nė botėn shkencore studimi i "Kodikut tė Purpurt tė Beratit" pėr afro njė shekull vijoi duke pasur si referencė tekstin e tejshkruar prej Batiffol-it. Gregory-Aland, nė lexicon-in e traditės sė pėrbotshme tė dorėshkrimeve tė fjalės sė shenjtė ("lectionary"), rikonfirmuan vendin e kėtij dorėshkrimi nė pikėpamje tė renditjes kronologjike dhe i shtuan listės njė varg dorėshkrimesh tė tjera tė gjetura nė Shqipėri. Njė diskutim i gjatė ėshtė zhvilluar e zhvillohet pėr burimin e dorėshkrimit. Guglielmo Cavallo, njė studiues i mirėnjohur i paleografisė, e kushtėzon pėrdorimin e sė purpurtės si ngjyrė hyjnizuese e perandorėve, duke e sjellė origjinėn e saj nė Kostandinopojė, ku ka ekzistuar mė vonė njė shkollė shkrimesh tė shenjta. Nė tė kundėrtėn, bashkėhartuesi i skedės sė paraqitjes sė dorėshkrimit nė ekspozitėn "Ungjijtė e Popujve" Edoardo Crisci mendon se "mund t'i takojė shkollės sė shkrimeve tė rajonit siro-palestinez". Studiuesi austriak Buschausen, gjithashtu e lidh burimin e dorėshkrimit me Antioche-n, rajonin judeo-aramaik.

Argument kryesor i kėtyre studiuesve pėr tė pėrjashtuar mundėsinė e njė shkolle lokale tė shkrimeve tė shenjta, ėshtė se hapėsira iliro-shqiptare ishte periferi e botės ku u lind krishtėrimi. Si duket, pozita e hapėsirės iliro-shqiptare ndaj hapėsirės sė krishtėrimit tė hershėm vlerėsohet ndarė prej historisė dhe nė kushtet e ndikimit tė sotėm tė raporteve "qendėr - periferi". Nė lidhje me kėtė debat vlen tė theksohet se, disa toponime tė Shqipėrisė bregdetare, duke pėrfshirė emrin e qytetit antik "Foinike" - Finiqi i sotėm, me historinė e tė cilit lidhen disa prej letrave biblike tė apostujve ("Finikasve"), si dhe toponimi "Galile" nė shpinė tė Himarės, por nuk pėrjashtohet edhe njė lidhje midis emrit tė fshatit "Palasė" (mė herėt "Paleste") dhe emrit tė Palestinės. Nga toponimia antike hebreje ka mbėrritur deri sot emri Orikum, qė mund tė shpjegohet me toponimin biblik "Jeriko". Sikurse dihet, njė nga udhėtimet e shėn Palit preku hapėsirėn iliro-shqiptare, e cila ishte pjesė e hapėsirės burimore biblike. Nė shkrimet e shenjta thuhet "Nga Jeruzalemi nė Iliri kam kryer shėrbimin e Krishtit" (E Palit - Romakėve, 15:19). Nė vitet '53-'56, shėn Pali kaloi njė dimėr nė Nikopojė dhe qėndroi nė Apoloni. Peshkopi i parė i Dyrrah-ut, Cesari, u shugurua pikėrisht gjatė kėtij udhėtimi tė ungjillorit Pal ("Dhe mbasi kishin kaluar nėpėr Amfipoli dhe nėpėr Apoloni, arritėn nė Selanik", Veprat e Apostujve 17:1). Nė njė letėr tė shėn Palit thuhet: "Kur tė dėrgoj Artemin ose Titikun, eja sa mė shpejt tek unė nė Nikopojė, sepse vendosa ta kaloj dimrin aty" (E Palit - Titit 3:12). Njė nga martirėt e parė tė krishtėrimit, shėn Asti, u ekzekutua mė 117 nė Dyrrah. Siē dihet, udhėtimi apostolik i shėn Palit lidhej me bashkėsitė hebreje qė ekzistonin nė hapėsirėn ballkanike.

Viti 2000, vit jubilar i 2000-vjetorit tė krishtėrimit, bėri qė tė rikthehet vėmendja ndaj kėsaj vepre monumentale tė mendimit njerėzor, qė ka sfiduar shekujt dhe mijėvjeēarėt me modestinė dhe heshtjen solemne tė tij. Nė ekspozitėn "Ungjijtė e Popujve ("I Vangeli dei Popoli") ai u vlerėsua si njė privilegj i rrallė dhe u vendos i dyti nė radhė, pėr nga rėndėsia dhe kronologjia, pėrkrah "Codice B" ose "Codice Vaticana" dhe "Codex Sinopensis" tė Bibliotekės Kombėtare tė Francės. Tė krahasueshėm me "Beratinus-1" janė gjithashtu dy-tre kodikė tė tjerė, qė gjenden nė Izrael ("Sinaiticus"), nė Greqi ("Petropolitanus"), nė Petersburg dhe nė Londėr. Sipas vlerėsimeve tė Theofan Popės, nė "Kodikun e Purpurt tė Beratit" gjendet "njė prej varianteve mė tė vjetra tė tekstit tė Dhjatės sė Re".

Monsinjor Francesco D'Aiuto, nėnprefekt i Bibliotekės Apostolike tė Vatikanit, studiues i paleografisė, njohės i traditės sė shkrimeve tė shenjta dhe i gjuhėve tė vjetra tė letėrsisė biblike, nėn kujdesin e tė cilit u bė renditja profesionale e dorėshkrimeve tė ekspozitės "Ungjijtė e Popujve" (Romė, 2000), e bashkon "Kodikun e Purpurt tė Beratit" me 2-3 "kodikėt mė tė vjetėr" tė botės ("codices antiquissimi"). Nė parathėnien e veprės sė vėllimshme me tė njėjtin titull D'Aiuto dhe dy bashkėpunėtorėt e tij G.Morelli dhe A.Piazzoni, shkruajnė:

"... nė ekspozitė, nė fakt, do tė jenė tė paraqitur, ngjitur me fragmentin e "Codice N" tė Vatikanit (Vat. gr. 2305), tė tjerė modele (shembuj) tė kėsaj tradite fine tė librit, si "Codex Sinopensis" i Bibliotekės Kombėtare tė Francės (Paris) - Supl. gr. 1286, qė pėrmban skena nga jeta e Krishtit, dhe mbi tė gjitha njė dorėshkrim i ēmuar, pėr njė kohė tė gjatė i konsideruar i humbur, kurrė ndonjėherė i ekspozuar jashtė, pėr njė publik ndėrkombėtar, "Kodiku i Purpurt i Beratit", pronė e Arkivave tė Shtetit tė Shqipėrisė (Beratinus-1)".

"Kodiku i Purpurt i Beratit" ėshtė njė dorėshkrim qė i takon njė periudhe jo mė tė vonėt se gjysma e parė e shekullit tė 6-tė. Ka mendime se mund tė jetė edhe mė i hershėm. Eshtė pranuar tė jetė me kėtė kronologji, duke iu referuar njė kufiri me shkallė tė lartė pagabueshmėrie. Ende nuk janė sistemuar argumentet pėr njė kufi mė tė hershėm pagabueshmėrie, disa prej tė cilėve mund tė ishin:

1. Ngjyra e purpurt e kėtij dorėshkrimi, nė fillim ngjyrė e pergamenės mbi tė cilėn shkruheshin pėrjashtimisht himnoret perandorake dhe mė pas e kushtėzuar simbolikisht si shprehje e njė respekti hyjnor pėr shkrimet e shenjta, pas shekullit tė gjashtė nė gjithė letėrsinė ungjillore botėrore nuk ėshtė pėrdorur mė. Por:

"Ėshtė e mirėnjohur, faktikisht, se e purpurta, qysh nė kohėn e Dioklecianit, pati marrė njė ngjyresė funksionale shenjuese tė madhėshtisė perandorake. Pėr pėrdorimin e pergamenės sė purpurt nė teknikėn e shkrimit ka tė dhėna tė sigurta vetėm prej fillimit tė shekullit IV. Optaziano Porfirio i kushtoi Kostandinit njė rapsodi nė vargje shkruar nė pergamenė tė purpurt me argjend e ar dhe pak a shumė tė sė njėjtės kohė janė pėrkthimet e Jeronimit". (E. Crisci, "I Vangeli dei Popoli", f. 132).

2. Shkrimi i pandashėm (scripta-continuae), me fjalė tė ngjitura dhe me disa thekse karakteristike tė greqishtes para-mesjetare, pa pnevma, periudha e tė cilit mbyllet me shekullin e 6-tė, por nis shumė mė herėt.

3. Karakteri para-standard (i paranjėsuar) i teksteve ungjillore (sipas Mateut dhe Markut). Sipas Aleks Budės, ky dorėshkrim i takon njė periudhe kur "arsyeja njerėzore kishte ende kompetencė mbi shkrimin e shenjtė".

Gati njė shekull e gjysmė mė parė, kur ishte pėr njė vizitė nė kishėn e shėn Gjergjit tė Beratit, studiuesi belg Pierre Batiffol, e pati krahasuar paleografinė e dorėshkrimit tė "Kodikut tė Purpurt tė Beratit" me "Liturgjinė e shėn Gjon Gojartit" (Hrisostomit) dhe pati arritur nė pėrfundimin se tė dyja i takojnė pikėrisht dorės sė kėtij shenjtori: "Voyez les lettres de cet évangile écrit par le propres mains de saint Jean Chrysostome, lors'qu'il etait dans sa patrie, ą Antioche, diacre de l'évangile". Ludovico Duschesne mendonte se "nuk ėshtė tamam dora e shėn Gjon Gojartit".

Sido qė nuk ėshtė provuar nėse "Kodiku i Purpurt i Beratit" i takon vėrtet dorės sė shėn Gjon Gojartit, ekzistojnė disa tė dhėna tė tėrthorta qė tė shtyjnė tė besosh se ka njė lidhje tė fortė mes tyre:

1. "Kodiku i Purpurt i Beratit" kronologjikisht lidhet me mesin e shekullit tė 6-tė. Dihet se shėn Gjon Gojarti ka jetuar afėrsisht njė shekull mė herėt. Pėr tė tejkaluar kėtė mospėrputhje pėrjashtuese duhet tė pėrfillen jo vetėm argumentet e kronologjisė absolute, por edhe ato tė njė kronologjie relative, mė tė hershme se shekulli i 6-tė.

2. Sikurse shkruan Batiffol-i, atdheu i shėn Gjon Gojartit ishte Antioche-a. Nė kėtė fakt gjendet njė tjetėr mospėrputhje pėrjashtuese midis moshės sė dorėshkrimit, moshės sė autorit dhe vendit tė pretenduar tė origigjinės. Mirėpo, sipas njė dėshmie tė atė Zef Valentinit, shenjuar nė vitin 1929, nė vitin 405 shėn Gjon Gojarti u internua nė viset e Epirit, gjė qė do tė thotė nė hapėsirėn ballkanike: "Viti 403: Shėn Chrysostomi (shėn Gjon Gojarti) internue n'Epir" (gjendet nė: "Urdhėri Jezuit" - Kolegji Saverian i Shkodrės, "Regjistėr mbi inventarin e materialit dokumentar arkivor, grumbulluar e sistemuar nga bashkėpunėtorėt e Kolegjit Saverian, pėrpiluar nga rektori i kolegjit Zef Valentini", Dosja nr. 73, Viti 1929). Duke qenė murg dhe i internuar nė njė mjedis tė izoluar, nė vetmi dhe metidim, shkrimi i teksteve tė shenjta ėshtė njė punė qė vinte, tė thuash, vetvetiu.

3. Sipas studiuesve shqiptarė, duke pėrfshirė kėrkimet e prof. Kristo Frashėrit mbi paleokrishtėrimin nė Shqipėri ("Studia Albanica 2000"), gjithashtu rezulton se shėn Gjon Gojarti e ka prekur fizikisht hapėsirėn shqiptare.

4. Nė praktikėn liturgjike shumėshekullore "Kodiku i Purpurt i Beratit" u paraqitej besimtarėve vetėm njė herė nė vit, dhe kjo ishte pikėrisht dita pėrkujtimore (dita e emrit) e shėn Gjon Gojartit. Pavarėsisht se nuk ėshtė lėnė ndonjė shpjegim teologjik pse kodiku, deri nė vitet '30 tė shekullit tė kaluar, paraqitej vetėm nė ditėn e emrit tė shėn Gjon Gojartit, njė lidhje kushtėzuese ekziston.

Tejkalimi i "mospėrputhjeve pėrjashtuese", duke shtuar argumentet qė dėshmojnė traditėn e njė shkolle vendėse tė shkrimit tė zbatuar, do tė pėrforconte tezėn se "Kodiku i Purpurt i Beratit", pėr rreth 15 shekuj, nuk e ka ndėrruar vendin ku u shkrua. Ai u ruajt nė tė njėjtėn hapėsirė ku lindi.

Rreziqet ndaj KODIKUT

"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka pasur mbijetesė tė vėshtirė.
Nuk dihet se si i ka shpėtuar rrezikut tė doktrinės, pas njėsimit tė teksteve biblike, por dihet mirė se, prej shekullit tė 14-tė, kur ishte njohur mirė tashmė vlera e tij, tė paktėn tri herė ky dorėshkrim i rrallė ėshtė rrezikuar pėr t'u grabitur:

Shėnim i vitit 1356 nė "Diptikun e kishės sė shėn Gjergjit", BERAT

"Kur hynė serbėt nė Berat dhe bridhnin poshtė e lart nė rrugicat jashtė kalasė, unė, Skuripeqi, i shpėtova manastirit tė Theologos dhe kishės sė shėn Gjergjit 27 libra nga mė tė mirėt e mė tė zgjedhurit. I mbajta nė krahė e shpatulla dhe bėra katėr rrugė. Po tė mos ndėrhynim ditėn e parė, ditėn e dytė s'do tė gjendej asgjė, pasi serbėt ... edhe tė vdekurit i nxorėn nga varri".

Kjo dėshmi ėshtė pėrmendur pėr herė tė parė prej Theofan Popės dhe ėshtė shqipėruar e interpretuar thuajse e plotė prej arkivistit-studiues, Kosta Naēi, nė artikullin "Rreth 'vendlindjes' sė dorėshkrimeve mesjetare tė Shqipėrisė nė gjuhėn greke", botuar nė "Shkenca dhe jeta", nr. 127, janar 1991. Skuripeki i shpėtoi kodikėt prej grabitjes nga ushtria e car Uroshit. Hartuesit e historikut tė kodikėve emrin e shpėtuesit tė dorėshkrimit e shėnojnė "Skuripeku". Studiuesit italianė shėnojnė "Skouripekis". Kosta Naēi mendon se dora qė ka vėnė anėshkrimin nė diptik duhet tė jetė e njė individi qė greqishten nuk e kishte gjuhė amtare, sepse "anėshkrimi ka gabime ortografike", qė tregojnė se autori nuk e ka njohur mirė greqishten. Naēi pėrfundon se shpėtuesi "ka tė ngjarė qė tė jetė nga familja e njohur e Skurajve". A.Baēi shton se shpėtuesi ishte "i njohur me emrin Foti Skuripeki", dhe se ai i nxori kodikėt nga rreziku "bashkė me zonjėn konteshė dhe me murgun Theodulo, mė 6 korrik tė vitit 1356".

Rrethimi i kishės gjate luftės sė dytė botėrore


(Nga "Historiku i kodikėve", AQSH, Fondi i DPA, V. 1972)
Komanda e ushtrisė hitleriane kishte urdhėr qė tė gjente dhe tė rrėmbente domosdoshmėrisht floririn e Bankės sė Shqipėrisė dhe "Kodikun e Purpurt tė Beratit". Ushtria naziste e rrethoi kishėn e shėn Gjergjit dhe shpalli se, po tė mos dorėzohej dorėshkrimi, priftėrinjtė do tė vriteshin. Kėshilli i kishės sė shėn Gjergjit, nė kėto kushte, i kėrkoi leje ikonės sė shėn Mėrisė tė mos i ndėshkonte nėse do tė dėgjonte nga anėtarėt e sinodit njė betim tė rremė. Pas kėsaj lutjeje, gjashtė anėtarėt e kėshillit (sinodit) e fshehėn dorėshkrimin nė njė pusetė nėntokėsore tė maskuar pranė altarit dhe i deklaruan komandės sė ushtrisė sė huaj se ishin gati tė betoheshin para ikonės sė shėn Mėrisė se nuk dinin asgjė se ku gjendej vepra e kėrkuar.


Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kėshilli kishtar i qytetit i kishte fshehur pėr t'i shpėtuar nga rebeshi i luftės. Gjermanėt, kur erdhėn nė Berat, duke e ditur ekzistencėn e kėtyre dy kodeve tė rėndėsishėm tė lashtėsisė sonė, kėrkuan nga pleqėsia kishtare e Beratit pėr t'i parė. Pleqtė, duke qenė tė betuar qė tė mos i tregonin, nuk i dorėzuan. Gjermanėt, pėr t'i detyruar qė t'i dorėzonin, i radhitėn ata nė rėzė tė murit tė kalasė pėr t'i ekzekutuar, duke vendosur edhe mitrolozin para tyre. Nė atė moment, aty pranė, u ndėgjuan tė shtėna pushkėsh. Gjermanėt menduan se po sulmoheshin, lanė pleqtė dhe ikėn. Pleqtė u fshehėn dhe i shpėtuan rrezikut.

Nė vitet e para mbas ēlirimit, punonjėsit tonė tė shkencės, gjatė gjurmimit pėr tė gjetur e identifikuar monumentet e kulturės sonė, konstatuan me shqetėsim tė madh mungesėn e dy kodeve mesjetare, qė pėrbėnin pjesėn mė tė vlefshme tė bibliotekave tė dorėshkrimeve tė Beratit. Hetimi i kodikėve tė fshehur u bė njė problem, jo vetėm pėr punonjėsit e shkencės, por edhe pėr njerėzit e thjeshtė tė popullit. Organet e pushtetit nė Berat kishin tė dhėna dhe sinjalizime nga populli se nė mitropoli, nė lagjen Kala, ndodheshin tė fshehur dy kodikė. Duke u nisur nga kjo e dhėnė, shokėt e komitetit ekzekutiv e tė degės sė punėve tė brendshme, kontrolluan fasadėn e brendshme tė kishės nė pjesėn lindore tė joadhimės (sic! - ėshtė fjala pėr ajodhimėn) - hoqėn tre pllaka guri dhe u duk njė bodrum qė ishte rreth 2 metro i gjatė dhe 1,5 metro i gjerė. Brenda nė bodrum u gjend njė arkė prej llamarine, brenda sė cilės ishin kodikėt, tė mbėshtjella me kashtė. Kapakėt ishin metalikė, ndėrsa fletėt e brendshme ishin pjesėrisht tė prishura nga lagėshtira dhe myku. Gjithashtu brenda nė arkė u gjend dhe njė kuti e vogėl prej dėrrase, ku ishte vendosur njė medalion i rrumbullakėt i lidhur me zinxhir, i larė me argjend. Kėtė medalion e pėrdorte prifti nė ditėt e festave fetare.

Eshtė pėr t'u vėnė nė dukje se pėr gjetjen e kėtyre kodikėve njė kontribut tė madh ka dhėnė qytetari beratas Nasi Papapavli, me indikacionet e tij tė sakta ku duhej kėrkuar (pėr) kodikėt e fshehur, si dhe me sinjalizimet e dhėna nga qytetari beratas Dhimitėr Tutulani, nėpunės pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave tė Shtetit.

Kodikėt bashkė me medalionin iu dėrguan nga Berati Ministrisė sė Arsim-Kulturės nė Tiranė, e cila mė datėn 21 gusht 1968 ia dorėzoi Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave tė Shtetit.

"Kodiku i Purpurt i Beratit" pati fat tė vėshtirė edhe pas luftės. Nė vitin 1968 (e mė pas), kur dorėshkrimi u bė pronė shkencore-kulturore e arkivave shtetėrorė, u shkruan disa artikuj pėr tė shpjeguar zhdukjen e tij pėr afro 30 vjet. Pėr vendin e fshehtė ku ishte vėnė kodiku janė pėrdorur termat: pusetė, kanal, qimiter, bodrum etj. Pėrgjithėsisht ėshtė pranuar mendimi se autoritetet kishtare nuk i nxorėn kodikėt nga frika e dhunės ateiste. Kėshtu pėrshkruhet gjendja dhe nė "Historik ...". Mirėpo, nga njė qarkore e nėnshkruar nga kryepeshkopi Paisi dėrguar episkopatave, zėvendėsive mitropolitane e episkopale dhe administratave tė manastireve, nė emėr tė Kishės Orthodhokse tė Shqipnis, Kryesisė sė Sinodhit tė Shenjtė, mė Tiranė, mė 9/10/1956, me nr. prot. 45/I, thuhet:

Me qėllim qė tė mund t'evitohet prishja dhe zhdukja e dokumentave me vlerė historike, qė ndodhen nėpėr arshivat dhe bibliotekat kishtare dhe qė pėrbėjnė burime tė rėndėsishme pėr historinė e popullit dhe e vendit tonė, studimit tė sė cilės pushteti ynė popullor ėshtė duke i kushtuar njė rėndėsi tė veēantė, jemi marė vesh me drejtuesit e Arshivave tė Shtetit, qė kėto dokumenta, tė mbahen nė arshivat nė fjalė, ku ėshtė siguruar ruajtja e tyre nga ēdo pikėpamje. Dihet mirė dhe prandaj ėshtė e tepėrt tė vihet gjerėsisht nė dukje kėtu neglizhenca dhe indiferentizmi i treguar nė tė kaluarėn nė kėtė drejtim, qoftė nga ana e autoriteteve shtetnore apo kishtare, gjė qė ka lejuar tė prishen dhe tė ēduken prej injorancės e vjedhjeve sistematike dokumenta shumė tė ēmueshme pėr historinė tonė.

Duke marė parasysh sa mė sipėr, udhėzoheni qė t'iu jipni ēdo lehtėsi kompetentėve tė Arshivave tė Shtetit, tė cilėt janė tė pajisur me kėtė autorizimin tonė, nė mėnyrė qė ata tė mund tė studjojnė dhe tė bėjnė kėrkime lirisht nėr arshivat dhe bibliotekat tona, ku mund tė ndodhen tė shpėrndara dokumenta nga tė lart-pėrmendurat, tėrheqja e tė cilave, kur kėto konstatohen prej tyre si tė vlefshme, duhet tė bėhet me anėn tė njė proēes-verbali tė nėnshkruar prej marėsit nė dorėzim dhe dorėzuesit.

Sikurse del nga dokumenti, autoriteti kishtar jo vetėm qė nuk ėshtė druajtur pėr t'ua dorėzuar arkivave dorėshkrimet e vjetra, duke dėshmuar kulturė dhe pėrgjegjėsi, por e ka kėrkuar zyrtarisht bashkėpunimin me arkivat pėr kryerjen e kėsaj detyre. Kjo e bėn jo fort tė besueshėm "konspiracionin" e priftėrinjve tė Beratit pėr tė mos i dorėzuar dorėshkrimin. Mbetet njė arsye tjetėr: fuqia e betimit pėr tė mos treguar. Kodikėt u bėnė tė ditur vetėm atėherė kur pleqėsia e kishės ishte rralluar shumė dhe kishte rrezik qė, pėr shkak tė betimit, sekreti tė merrej me vete, nė botėn tjetėr. Nėse do tė pranohej "konspiracioni pėr shkak tė ateizmit", si shpjegohet qė kodikėt iu dhanė arkivave pikėrisht nė vitin e shpėrthimit tė lėvizjes ateiste tė rinisė komuniste tė Shqipėrisė?

Pėr 14 shekuj me radhė, dhjetėra e qindra breza besimtarėsh, para kėtij dorėshkrimi janė lutur, kanė heshtur, kanė kėrkuar ndjesė, kanė shprehur dėshira e aspirata, kanė projektuar tė ardhmen, kanė derdhur lotė devocioni e pendese, kanė kėrkuar pėrsosjen dhe kanė tentuar lartėsimin. Njė botė tė tėrė mban me vete!


Gazeta Shqiptare
6 Maj 2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.