Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne burse, vjen nje moment ku, per te fituar, duhet folur ebraisht.
--- A.Scholl

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 169 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Letersi :: Bukuroshja e Londrės
Postuar nga: Fiori

Letersi Vazhdimi i librit - Fundi i faqes 14te - Kur u ktheva nga kuzhina, vazhdonte te rrinte ulur po aty ku ishte. Valle vertet me kishte ndjekur pas? Tani frika, nese e kisha ndier si te tille, ia kishte lene vendin keqardhjes. Ai njeri dukej aq i brishte, aq i pamundur....


Ngriti doren qe te merrte goten dhe, per te paren here, veshtroi rreth tij.
- Pse u vute ne mundim? – tha. – S’ishte nevoja te me sillnit ketu, por…
Bera nje hap drejt tij dhe pastaj u ndala. Kete rradhe nuk I kishte rene te fiket. Kishte pare dicka. Po veshtronte ne skajin tjeter te dhomes, gojehapur, me syte te mberthyer vetem te nje send qe I kishte terhequr vemendjen.
- Silvia!
Ky emer rreshqiti me peshperime nga buzet e tij. Dora po I dridhej, dhe uji qe pikonte nga gota po binte mbi qilim. As une e as ai nuk po leviznim. Une veshtroja e habitur here ate e here portretin mbi raftin e ulet te librave. Ishte nje skice e bere me laps, nje pune shume e bukur. Portreti I nenes sime.
- E keni njohur? – pyeta tere mosbesim. Dhe pastaj me ngulm: - Vertet e keni njohur nenen time?
Syte ngjyre hiri, dy zgavra ne fytyren e tij, mbi te cilat binte hija e xhamave te trashe te syzeve, u perpeliten. Ngriti koken, dhe veshtrimi I tij kaloi nga portreti tek une. Per nje cast nuk foli dhe pastaj, ngadale, pohoi me koke.
- Po, - tha qete. – E kam njohur nenen tende, dhe ti, Kejt, I ngjan.

-----------------------------------------------------------
15


E pamundur ta besoja. Nje I huaj qe e takova rastesisht…Dhe, duke hedhur nje ure mbi zbrazetine e viteve e te largesive, nje hallke qe me lidhte me nenen time. Si eshte e mundur? Megjithate, kjo kishte ndodhur. Ky njeri dinte madje edhe emrin tim.
- Eshte gati e pabesueshme! Ju sjell rastesisht ne apartamentin tim, kurse ju… - Epreva fjalen. Fytyra I kishte marre nje shprehje te cuditeshme. Nje shprehje prej njeriu te pafajshem.
- Apo mos, ne ndonjefare menyre…, e keni ditur qe jam vajza e Silvias?
Ai levizi I hutuar.
- Nuk isha I sigurt. Vetem tani qe pashe portretin.
- Por dyshonit. Atehere, pse me ndoqet pas?
Me kishit pare ne dyqan. O Zot! Pse nuk me pyetet: “Mos jeni vajza e Silvia Langlejt?” Pse, c’mendoni se do te beja une? Do ta mohoja?
Ai njomi buzet. Tani po I vinte cehrja de po merrte fryme me I qete.
- Ende nuk po e kuptoj, - vazhdova une. – E keni njohur nenen time, por kjo duhet te kete ndodhur para shume vjetesh, sepse une sapo kisha mbushur kater vjet kur ajo vdiq. Kurse tani, papritur, pas gjithe ketyre viteve, dilni ju. C’gje ju beri te dyshonit se mes nesh ka ndonje lidhje?
- I ngjani, - tha ai thjesht. – Syte, floket ne ngjyre te kuqe te arte, madje edhe menyra si ecni. Ju veshtroja sa here qe vija ne dyqan. Ne nje menyre te papercaktuar, thosha me vete: “Eshte gati po aq e bukur sa edhe Silvia.” Nuk me pati shkuar mendja per ndonje
-----------------------------------------------------------
16


lidhje farefisnore. Nuk ju dija as emrin, ate e mesova sot per here te pare.
Rrudha vetullat.
- Sot?…Cfare ndodhi sot?
- Kjo! – I panjohur tregoi me gisht gazeten qe kisha hedhur bashke me canten mbi karrige. – Pashe fotografine tuaj. E riprodhon ngjashmerine mes jush dhe nenes suaj ne nje menyre te tille qe nuk e pata vene re me pare, dhe keshtu, tek po e veshtroja, m’u duk sikur vitet qene kthyer prapa, dhe befas po ndodhesha balle per balle… - duart e tij u kontraktuan, - me Silvian!
Dicka ne zerin e tij, nje note mallengjimi te permbajtur, fliste me teper se vete fjalet. Vura re ngrohtesi e hidherim te perzier ne menyre te habitshme. Nuk do te kete qene ndonje lidhje dosido ajo qe ai ka pasur dikur me nenen time. E veshtrova me kersheri. Edhe pse nuk kisha ndonje kujtim prej nenes, nga portreti dhe nga sa me kishte treguar Neni, mund ta perfytyroja – e bukur, joshese, tere gjalleri, si ne skene, ashtu edhe jashte saj. Dhe ky burre, qe dukej shume me I madh ne moshe, ishte aq I rendomte! Trupvogel e si I brejtur nga puna, kishte nje sjellje te embel dhe sy plot miresi. Pas gjithe gjasave, nje njeri enderrimtar.
- Dhe keshtu, pra, dyshuat se mos kam ndonje lidhje, dhe deshet te merrnit vesh se ku banoja? – Kisha nisur te kuptoja. Gazeta shenonte emrin tim poshte fotografise, por nuk jepte adrese. – Deshet te mesonit dicka me teper per mua, keshtu?
- Nuk desha t’ju bezdisja, - tha me ngut. – Nuk isha as I sigurt. I ngjani shume, dhe e dija qe kishte pasur nje vajze, Kejtin, por mund te ishte edhe rastesi.
-----------------------------------------------------------
17


Pastaj, kur pashe portretin e saj… - U percoll dhe shtoi:
- Emri I saj me shpetoi nga goja. Me vjen keq.
- E pse? Shikoni ketu, pervec Nenit, e cila me ka rritur dhe ka qene mike e vjeter e familjes, nuk kam takuar kurre ndonje qe te kete njohur nenen time. Do te doja te me tregonit per te. Rrini dhe ca, - shtova kur e pashe qe u be gati te ngrihej. – Ndiheni me mire? Bukur. Tani do t’ju bej nje kafe. Dhe pastaj do te me tregoni si jeni njohur me nenen, ku jeni njohur dhe – oh, te gjitha te m’I tregoni! Vertet, ende nuk ju di as emrin.
- Simpson, - tha ndersa vazhdonte t’i shtrengonte, t’i lironte dhe prape t’i shtrengonte duart. – Methju Simpson.
U hodha me te shpejte deri ne kuzhine te pergatisja kafene, duke e vazhduar biseden permes deres se hapur. Kisha pershtypjen se, po te mos e mbaja, Methju Simpsoni mund te zhdukej. Dicka ne menyren si rrinte ulur buze karriges, dicka ne nervozizmin e tij, tregonte ngutje per te ikur.
Pse?
Mbusha nje filxhan dhe ia dhashe.
- Tani nisjani nga fillimi dhe tregomenisi e keni njohur, - I thashe pasi shtyva karrigen dhe u ula rehat perballe tij. Por Methju Simpsoni, ose ngaqe nuk dinte, ose, dhe kjo ka me shume te ngjare, ngaqe nuk kishte qejf per muhabet, nuk po nxirrte shume te dhena, megjithese po u pergjigjej pyetjeve qe i beja.
Nena ime kishte qene aktore, dhe duket se do ta kishte njohur ne ndonje pjese teatrale, sado qe nuk e kuptova dhe aq mire se c’pune kishte ai me teatrin. Fliste me shprehje te shkurtra, te kursyera, qe nuk zbulonin shume gjera. Dhe, ndersa fliste,
-----------------------------------------------------------
18


perziente kafene dhe vazhdonte ta perziente, sikur nuk donte te me shikonte ne sy. Kur e pyeta a e njihte mire, u pergjigj me nje te ngritur te lehte e te cuditshme te supeve:
- Nuk ma merr mendja se kishte njeri qe ta njihte me te vertete Silvian, - tha ai. – Ishte aktore, jo vetem ne skene, por edhe ne jeten e saj private. Nuk eshte gje e lehte te njohesh mire dike qe vazhdimisht luan nje rol.
Edhe Neni, me sa me kujtohej, pati thene dicka te tille.
- Njiheshit prej nje kohe te gjate?- pyeta, kureshtare te zbuloja se c’marredhenie ishin krijuar midis atij mesoburri fytyrezbehte dhe aktores se zhdervjellet, qe ishte nena ime.
- Kishim…, - nisi te thoshte dhe, pasi ngurroi per nje cast, shtoi: - interesa te perbashketa.
Me sa dukej , nuk kishte nder mend te me thoshte asgje tjeter, E kishte mbaruar kafene, dhe vura re qe syte e tij drejtoheshin pareshtur te vendi ku ndodhej portreti I nenes sime. Me pare, gati rastesisht, I kishte shpetuar nje e dhene, sipas se ciles e pati njohur djaloshin qe kishte bere kete portret, nje artist me mjaft talent ne pikture.
E pyeta:
- Mos keni njohur edhe babane tim?
Ai pohoi me koke.
- Atehere, do te keni degjuar per aksidentin automobilistik ku vdiqen qe te dy, apo jo?
- Aksident automobilistik? – pyeti, dhe zeri iu drodh. – e dija qe ndodhi nje …aksident, dhe se Silvia…, por …qe te dy?
- Ndodhi diku ne France. Mua me paten lene ketu bashke me Nenin. – Ngrita portretin e nenes. Ishte
-----------------------------------------------------------
19


e vetmja pikture qe kisha me fytyren e saj. Meqe ishte aktore, gjithkush do te mendonte se duhej te me kishte lene nje mal te tere me artikuj kritike te gazetave dhe fotografi impozante, por, ne fakt, nuk ekzistonte agje e tille, Vetem ajo skice, e bere me laps. – Prandaj jam kaq e gezuar qe ju njoha, - vazhdova une. – Di aq pak gjera per prinderit e mi. Nganjehere bej pyetje. Por duket se ato e tronditin Nenin…, - thashe dhe e lashe fjalen ne mes. – Zoti Simpson, jeni mire?
- Po, po.
Fytyra e tij ishte e hequr dhe e zbehte. – Tani duhej te ishit ne shtrat. Kurse une rri e ju detyroj te flisni. Shikoni, do te telefonoj per nje taksi dhe do t’ju percjell gjer ne shtepi.
Telefoni ndodhej ne dhomen e gjumit. U deshen disa minuta qe te merrja ne telefon dhe, kur u ktheva, Methju Simpsoni po rrinte ne kembe, me kapelen ne dore, gati per te ikur. Te pragu ngurroi pak. Veshtroi ngadale rreth e qark dhomes, si te rrekej per te ngulur ne kujtese cdo hollesi. Per nje cast e veshtrova edhe une dhomen me syte e atij njeriu te huaj – nje dhome e ngushte dhe e gjate, me mobilie te lira, por me boje te lezetshme, me perde shumengjyreshe neper dritare dhe jasteke te medhenj nder karrige. Dhe portreti i Silvias mbi raftin e ulet te librave. Methju zgjati doren dhe e preku duke pershkuar me majen e gishtit mollezen e faqes. Thua se po e ledhatonte. Pastaj e futi doren ne xhep.
- Kudo qe te jete, taksia do te vije, - thashe e kenaqur. – Jeni gati?
-----------------------------------------------------------
20


Ai u kthye nga une:
- Me mire mos ejani. Mund te shkoj vete.
- Ndoshta, por do te jem me e qete po t’ju percjell gjer ne shtepi. – Dhe pastaj, me tere sinqeritetin tim, shtova: - Nuk e merrni dot me mend sa e mallengjyer jam nga ky takim me nje njeri qe I ka njohur vertet prinderit e mi. Ka qa shume gjera qe do te doja t’ju pyesja. Ndoshta kur ta ndieni veten me mire, mund te flasim me shume.
- Edhe ju…- Befas syte iu mbushen me lot. – Folet shume pak per veten tuaj. Pashe se mbani nje unaze ne gisht. Jeni e fejuar? Jam I sigurt qe do te jete ndonje I ri simpatik.
- Ashtu them edhe une.
Me shtrengoi doren.
- Shpresoj te jeni e lumtur.
Taksia mberriti. Methju mundi t’I zbriste shkallet pa ndihmen time, dhe, sado qe vazhdonte te ngulte kembe se ishte plotesisht ne gjendje te kthehej vete, une nuk e lashe, sepse banonte teper larg, ne skajin tjeter te Londres. Ndersa taksia kalonte permes lagjesh qe nuk I njihja fare, ai nuk reshtte se kerkuari te falur, duke me thene se nuk duhej te kisha ardhur, se ishte mesuar te kujdesej vete per veten Dhe keshtu duhej te ishte vertet, sepse, me sa kuptova, qe ndoshta tipi i njeriut nomad, pa rrenje, pa familje. Pati ardhur ne Londer vetem para disa muajsh dhe jetonte ne nje dhome te mobiluar. “Zgjidhje e perkohshme”, qe ngutur te me siguronte. Tani qe kishte pune te rregullt, po kerkonte dicka me te mire.
Ndersa taksia linte pas rruget me shume levizje, dhe shtepite po beheshin perhere e me te vogla, perhere e
-----------------------------------------------------------
21


me te varfra, fjalet e tij shteruan. U ndalem para nje shtepie te larte viktoriane, nje karakatine si dhe te tjerat e asaj rruge. Dukej se ishin per t’u shembur, meqe poshte tyre kishte vende te zbrazura, kurse perballe, te gjitha shtepite qe ishin ende ne kembe, i kishin dritaret te mbyllura me derrasa.
Pra, kjo eshte arsyeja qe nuk deshironte ta percillja! I vinte turp. Te hyrja e nje shtepie aty prane dikush kishte hedhur ca dysheke te vjeter, ndersa nper mure kishte shkarravina vulgare. Methju Simpsoni nuk i pershtatej asaj lagjeje. Fliste bukur, kishte nje menyre sjelljeje te mire dhe, sado qe mushamaja i rrinte teper e gjate, pamja e tij qe e rregullt, rrobat i kishte te pastra. E megjithate, jetonte ketu. Duke e permbajtur shprehjen e habise, zbrita nga taksia dhe e ndihmova te ngjiste ato pese-gjashte shkallare qe te conin te dera e jashtme.
Ai u kthye nga une dhe me zgjati doren.
- Do t’ju isha mirenjohes sikur te mos i tregonit askujt per takimin tone, as edhe qe e kam njohur nenen tuaj. – Tek po e veshtroja e habitur, shtoi: - Askujt, por sidomos asnje fjale Nenit.
- Meqe keshtu doni, mire, por per c’arsye?
- Ju lutem!
- Domethene, e njihni Nenin?
Fytyra e tij u be krejt hermetike.
- Sa shume I ngjani Silvias! – Syte e tij, te deformuar nga xhamat e trashe te syzeve, po zhibronin fytyren time. – E bukur sa ajo, dhe mendoj se po aq kembengulese.
Tanime celesin e kishte futur ne brave. Mbetej edhe dicka qe doja te dija. Ishte nje pyetje qe po matesha t’ia beja gjate asaj mbremjeje.
-----------------------------------------------------------
22


Kaluan disa caste para se te pergjigjej. Tani dera ishte e hapur, dhe drita e korridorit binte drejt e mbi fytyren e tij. Vura re qe mjekra po I dridhej, pastaj, papritur, tundi koken.
- A e dashuroja Silvian? – Buzet e tij u happen per nje nenqeshje spazmodike. – Po, e dashuroja. Dhe e urreja. E pati hak ate qe pesoi!
Dhe, pa thene asnje fjale tjeter, pa m’i hedhur me syte, hyri ne shtepi, duke e perplasur deren pas vetes.





Ate nate pashe perseri enderren. Edhe pse kisha vite pa e pare, nuk kishte ndryshuar asgje. Ishte po ajo enderr qe me torturonte ne femijeri, qe me terrorizonte naten, dhe kerceja perpjete e mbytur ne djerse.
Kur zgjohesha ne krahet e Nenit, ngushellohesha.
“Mos u tremb, zemer”, me peshperiste ajo duke me ledhatuar qe te me debonte friken. “Neni eshte ketu. Nuk te gjen asgje.”
“Por ajo dera!”, therrisja une serish. “Sec eshte nje gje prapa deres.”
“eshte enderr. Po ajo enderr absurde.” Pastaj me nje ton shume te natyrshem ne zerin e saj, shtonte zakonisht: “Nuk duhet te hash djahte kur behesh gati per te fjetur.”
E kredhur ne krahet e saj, ndieja qe frika niste te largohej, ndersa zhurma shurdhuese e kambanave…
------------------------------------------------------------
23


vijon...



©shtepia botuese Konica, Tirane.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.