Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ē'kanė bėrė tė parėt, i paguajnė tė pasmit
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 171 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Intimitet :: Kompromiset seksuale
Postuar nga: Fiori

Intimitet Seksi dhe pushteti ėshtė njė histori e vjetėr. Por nėse diēka ka ndryshuar nuk ėshtė seksi, (i cili kalon nė faza tė ndryshme, nga liria dhe ndalimi, nxjerra nė pah apo shtypja), por pushteti, mikrofizika e tij, modalitetet, fazat.


A ėshtė seksi njė mall i rrallė?

Ja disa nga arsyet.

Pėr njė notė tė mirė ose thjesht pėr tė kaluar nė njė provim tė vėshtirė, studentet shohin si njė nga zgjidhjet mė tė lehta, pikėrisht trupin e tyre. Por ndodh edhe pėr njė biletė. Sipas njė sondazhi tė bėrė jashtė, gati 90 tė rinj, kanė pranuar ofertėn e njė siti interneti qė u falte biletėn pėr nė koncertin e Madonnės nė kėmbim tė njė fotoje nudo. Tė rinjtė ishin djem dhe vajza nga vende te ndryshme tė Evropės.
Arsye tė tjera akoma mė tė rėndėsishme si: pėr tė fituar njė vizė pėr nė Perėndim, nė kėmbim tė njė mundėsie punėsimi, njė vend pune ēfarėdo, njė ngjitje e vogėl nė karrierė etj, janė shumė tė shpeshta dhe nganjėherė edhe bindėse pėr kėtė fenomen.
Rreziku ėshtė i pranishėm kur luhet njė pushtet kundėr njė tjetri, ai i trupit apo institucionit, qofshin kėta tė vėrtetė apo tė supozuar.
Nuk nevojiten gjithnjė motive racionale rigoroze edhe pse moralisht tė diskutueshme: mjafton njė fije plogėshtie, njė dozė e lehtė alkoli, njė kalim distance nė veprime individuale, qė tė mos i shohėsh si njė tėrėsi tė personit qė i kryen. “Me pak fjalė mund tė bėsh seks edhe pa menduar se mund tė fusėsh nė lojė edhe kokėn, dhe nėse kur e bėn, tė sjell avantazhe, atėherė pėrse tė mos e bėsh?” thotė Rudina, 23 vjeē, studente psikologjie).
Varet se ēfarė gjėje quhet e panegociueshme, dhe nuk ėshtė e thėnė qė seksi tė jetė nė vendet e para. «Femrat e “paguajnė mirė” njė administrator. Ėshtė e qartė qė duhet tė ketė pak ndjenjė pėr ta bėrė kėtė. Jam krenar qė nuk jam ulur kurrė nė kompromise pėr tė punėsuar dikė”, thotė B. 29 vjeē, drejtor marketingu. Luhet mbi njė personalizim tė peshuar mirė midis kostove dhe pėrfitimeve. Mund tė rrezikosh shumė biznesin nėse pėr hir tė seksit punėson njė vajzė qė ėshtė tėrėsisht e pavlefshme pėr punėn qė i ofron.


Brezat e rinj, mė tė prirur drejt kompromiseve seksuale

E vėshtirė ama dhe ndoshta pak e ēuditshme, tė dėgjosh se brezat e sotėm tė 20-tave janė mė tė disponueshėm pėr kompromise seksuale, drejt pazarllėqeve tė trupit dhe shpirtit, me njė prirje mė tė vogėl pėr tė fiksuar limitet e ndeshjeve pėr t’u hedhur nė tapetin e gjelbėr tė provimit tė fundit apo punės sė parė.
Sigurisht, nė vend qė paketa e sugjerimeve dhe referimeve, stimujve, kėshillave dhe qortimeve paralajmėrimeve tė bėra nga ish- katedra, nga doktorucėt e manaxhimit tė ri qė prezantojnė legjitimacionin mė tė fuqishėm tė njė pėrdorimi pa paragjykime tė vetes, deri nė pėrfundime praktike, sipas njė logjike kompromisi nuk janė tė pranueshme, por tė kėrkuara nga tregu.
Nga ana tjetėr konfigurimet e reja tė pushtetit, fluidė dhe tė paqėndrueshėm tė krijojnė tė gjitha okazionet dhe kushtet qė kjo tė ndodhė. Dhe ndėrsa dėgjon kėto, Kristina, 23 vjeēare shumė joshėse dhe me sy shpotitės, tė pėrgjigjet aty pėr aty : «Ju vetė na i keni mėsuar! Tani po na bėni dhe moral? ».
Dhe siē na mėsojnė edhe librat e sotėm tė teknologjisė, ėshtė mė e pėrshtatshme ta dhurosh njė kompjuter sesa ta shesėsh, sepse duhet tė pėrfitosh nga software-t. Sepse burimet janė pothuaj tė pakufishme, orėt mbeten 24 dhe i vetmi mjet i rrallė dhe i ēmuar ėshtė vėmendja e njerėzve.


Nė Shqipėri administrata shtetėrore mė abuzive sesa biznesi privat.

Nga sondazhet rezulton se nė Shqipėri, nė fushėn e biznesit privat abuzimet janė mė minimale nė krahasim me administratėn shtetėrore. Kėtu ėshtė rreziku mė i madh, sepse personi qė ka nė dorė punėsimin apo komisionin qė duhet tė japė aprovimin, nuk i intereson shumė aftėsia e vajzės qė pranohet. Nė fund tė fundit ai nuk rrezikon asgjė personale ndaj dhe pak influencohet nga pėrgatitja dhe aftėsia e kandidates pėr vend pune.
Kjo lidhet shumė edhe me mentalitetin qė ende ekziston nė Shqipėri, ku puna shtetėrore konsiderohet si thjesht burokraci qė duhet bėrė, pa ndjerė pėrgjegjėsi pėr mbarėvajtjen e saj.
Njė ambjent me rrezikshėri tė lartė kompromisesh seksuale janė universitetet, ku dhe mundėsia pėr tė abuzuar ėshtė mė e lartė, sepse edhe gjykimi ėshtė mė personal. «Edhe mund tė pranoj pėr provimin e analizės matematike, apo atė tė shkencės sė ndėrtimit, por vetėm nėse jam nė njė fazė delikate dhe rrezikoj tė mbetem.» -shprehet njė studente e inxhinjerisė, 20 vjeēe.


Abuzimet pėr bursa jashtė shtetit

Dikush mendon se duhet tė gjesh rastin pėr tė frekuentuar njė profesor tė rėndėsishėm, nga i cili varet edhe specializimi pėr jashtė shtetit. Ėshtė kjo arsyeja mė e fortė qė i tundon vajzat studente shqiptare. Ato ndoshta mund tė mos preokupohen pėr rezultatin e njė provimi apo pėr temėn e dilpomės, por nuk kur flitet tek njė specializim nė Evropė apo nė Amerikė, pėr njė master apo pėr shkėmbime studentore, kėtu probabiliteti i tundimit dhe pranimit seksual ėshtė mė i lartė. Si rrjedhim kėtu edhe abuzimet qė bėhen janė mė tė mėdha.
Kjo pėr disa faktorė, ku mė kryesori ėshtė varfėria nė Shqipėri si dhe vėshtirėsia e sigurimit tė njė vize pėr tė shkuar jashtė shtetit, aq mė tepėr kur ėshtė fjala pėr t’u specializuar nė profilin e studimeve qė ato kanė kryer.


A ėshtė seksi njė mall i rallė ?

Jo mė! Nė universitetin e masės, si nė njė merkato pune tė ndjeshme dhe tė shoqėruar me pasiguri, vėmendja ėshtė mall i rrallė. Ua mėsojnė studentėve nė bankat e ekonomisė sė ndėrmarrjeve sė bashku me ekuacionet e dobishmėrisė marxhinale. E megjithatė atyre u duhet duhet tė zgjidhin ekuacionin mė tė vėshtirė me shumė tė panjohura, atė tė ndėrtimit tė njė raporti me botėn nė moshėn 20 vjeēare. Brisilda, 23 vjeēe, studente e pėr juridik thotė: «Unė nuk bėj kompromise seksuale, por mbetem nė vend, i kam zili vajzat “e kėqija”, sepse ato do tė ecin pėrpara. E di. ».
Por ēfarė pėrshkruan proverbi i tė gjitha manualeve tė menaxhimit? “Mė shumė se objekte, fabrikat e tė nesėrmes do tė shesin falėnderimet e klientėve”. Mbaroi koha e ndarjes sė kohės sė punės me kohėn e jetės, ajo qė bėn ndryshimin nuk ėshtė ndryshimi midis produkteve, por i marrėdhėnieve mes klientėve, nė njė punė ku faktori kryesor plotėsisht produktiv ėshtė komunikimi. Duhet tė vėsh nė punė tė gjitha cilėsitė e tua deri dje tė konsideruara private dhe si tė tilla tė fshehta e tė mbrojtura, siē janė joshja madje edhe ndjenjat.

Ėshtė e nevojshme tė kalojmė prapė tek faktet?

Flori, 24 vjeē qė studion nė Institutin e Arteve thotė se nuk bėn seks, por njė sėrė shėrbimesh pėr shefin e tij: “Edhe kjo ėshtė shkollė, nė fund tė fundit.” Tingėllon si jashtė kohe rrėfimi i biondes sė bukur Marsela, 22 vjeē, studente e gjuhėve tė huaja, e ngadaltė dhe e ndrojtur. “Ndodhi qė asistenti i njė lėnde, pas njė mesazhi nė celular “Paē fat” ku mė uronte pėr provimin, mė thirri nė dhomėn e tij nė orėn 8 tė mbrėmjes, dhe jo pėr tė folur pėr seminarin”. Njė episod i tillė si dhe qindra raste tė ngjashėm qė ndodhin nėpėr universitete, na detyrojnė tė arsyetojmė mbi aspektin tjetėr tė kompromisit seksual: atė tė institucionit dhe autoriteteve.
Historia e profesorit dhe dhomės sė tij ėshtė njė ushtrim pushteti i pėrkufizuar mirė nga pozicioni, sidomos kur ky ėshtė kryetar i komisionit tė diplomave, dhe nga mosha e tij, 57 vjeē. Rovena, 24 vjeēare, pėrballet pikėrisht me kėtė realitet, me njė docent tė hapur dhe tė disponueshėm me studentėt, sidomos me femrat. I martuar me njė ish studenten e tij, i rrethuar nga vajza tė reja, tip kurioz pėr botėn dhe udhėtimet e studimeve ai e ushtron kėtė pushtet prej vitesh: “I thashė qė doja tė punoja me tė, temėn mbi teatrin e njė qyteti jugor dhe m’u pėrgjigj: Fantastike, shkojmė bashkė! Kėshtu qė u detyrova tė ndryshoja temėn e diplomės”.


Pra ku ėshtė thelbi?

Seksi dhe pushteti ėshtė njė histori e vjetėr. Por nėse diēka ka ndryshuar nuk ėshtė seksi, (i cili kalon nė faza tė ndryshme, nga liria dhe ndalimi, nxjerra nė pah apo shtypja), por pushteti, mikrofizika e tij, modalitetet, fazat.
Demokratik, i pėrzemėrt, i ndėrtuar me konsesus, njė pushtet i tillė arrin tė prezantohet si opsion i lejuar njėsoj si tė tjerėt dhe publikisht i ekspozuar. Kėto kėrkesa tė njėjta pėr seks qė vijnė nga njė pushtet i largėt janė tė jetuara si njė dhunė e pastėr. Nė libra ku pėrshkruhen si funksionojnė ndėrmarrjet sot dhe tendencat e sjelljet nė to, thuhet shpesh se nėse marrim parasysh aspektin piramidal tė hierarikisė, tė gjitha shkėmbimet bėhen tė mundshme, si lėvizje individuale tė njė loje, si nivele tė ndryshme nė njė videogame, mbyllet njė, kalohet tek njė tjetėr, pas mbledhjes sė pikėve dhe kompetencave teknike. Ėshtė fluiditeti i njė pushteti tė tillė ai qė na intereson. Iluzioni i besueshėm qė mund tė luash, joshja e pasigurtė e njė lufte partizane.
Ndėrsa pėr meshkujt, ideja se mund tė marrin njė propozim tė pahijshėm nga njė docent ėshtė ende e papranueshme, tek vajzat ėshtė bėrė paksa e zakonshme.
«Ai ėshtė nga ata qė peshojnė, kurse unė njė nga ato femra qė tė gjithė duan ta kenė. Nė fund tė fundit ėshtė njė lojė e barabartė apo jo?»
Pa dyshim qė kėtu ka hile, dhe ndoshta mund tė shihet, por pėrse u dashka tė shohim prapa?


© Spekter on line, Nr 145


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.