Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Koha eshte ajo qe mbyll cdo plage.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Art :: Fotoja e Marubit, nder 500 me te mirat
Postuar nga: Albo

Art Shtėpia Botuese e Londrės "Phaidon", e njohur pėr botimet mbi artin, ka pėrzgjedhur nė albumin e saj "The Photo Book" njė foto tė mjeshtrit tė shquar shkodran, Kel Marubi


Fotoja e Marubit, ndėr 500 mė tė mirat e gjithė kohrave


Qerim VRIONI *

Nė vitin 2000 Shtėpia Botuese e Londrės "Phaidon", e njohur sidomos pėr botime mbi artin, nxorri nė qarkullim albumin me fotografi "The Photo Book". Njė komision i specializuar i saj ka pėrzgjedhur dhe paraqitur nga e gjithė bota 500 fotografitė mė tė spikatura gjatė 150 vjetėve tė artit fotografik. Ndėr kėto 500 ėshtė edhe fotoja "Kapiteni Mark Raka dhe kryetari i fisit tė Shalės" e bėrė nė vitin 1922 nga fotografi shkodran Kel Marubi. Po cila ėshtė shtėpia botuese "Phaidon" qė ka pėrfshirė kėtė foto ndėr 500 mė tė zgjedhurat nga e gjithė bota? Kush ėshtė Kel Marubi qė plot 60 vjet pas vdekjes bėhet kaq i njohur edhe jashtė vendit?

Ēfarė pasqyron dhe shpreh kjo fotografi nga ana historike, dokumentare dhe artistike? Kel Kodheli (Marubi,1870-1940), i biri i Rrok Kodhelit nga Zadrima filloi punė qė djalė 15 vjeē, tek italiani Pietro Marubi i cili nė mesin e shekullit XIX kishte hapur nė Shkodėr studion e parė fotografike nė Shqipėri. Aty Keli mėsoi mjeshtėrinė e fotografit, u birėsua nga Pietro, mori mbiemrin e tij dhe kur vdiq (1904) trashėgoi edhe studion. Shtėpia Botuese "Phaidon" ėshtė njė ent botues ndėrkombėtar i librave qė pasqyrojnė artet pamore dhe studjot e saj gjenden nė Nju Jork, Londėr, Paris dhe Berlin. Ajo ėshtė themeluar nė Vjenė nė vitin 1923 dhe ėshtė quajtur "Phaedo" nė kujtim tė nxėnėsit tė Sokratit i cili fliste pėr pavdekėsinė e shpirtit. Librat e parė tė saj ishin nga letėrsia, filozofia dhe historia. Mė 1936 kjo shtėpi fotografike filloi botimin e veprave tė para mbi artin me Van Gogun, Botiēelin dhe impresionistėt francezė. Me pushtimin e Austrisė, kompania u shtrėngua tė ēvendosej nė Angli. Mė 1950 "Phaidon", botoi pėr herė tė parė "Historinė e artit" tė E. Gombrich dhe deri nė ditėt tona e ka ribotuar edhe 16 herė tė tjera, me njė tirazh tė lartė. Kjo vepėr ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė Botės duke pėrfshirė edhe shqipen. Pas vitit 1990 "Phaidon" filloi njė politike pėr tė zėnė vend lider nė botimet e artit. Kėshtu mė 1994 ka botuar njė libėr "Nga A te Z" me 500 riprodhime nga artistėt mė tė shquar figurativ qė nga agimet e njerėzimit deri nė ditėt tona. Nė vitin 1995 ajo u botua pėr herė tė 16-tė, duke u pėrkthyer nė mbi 30 gjuhė dhe u shitėn mbi 6.000.000 kopje duke u bėrė njė nga librat mė popullorė tė historisė sė artit. Pėrveē librit tė sipėrpėrmendur "The Art Book" (Nga A te Z) dhe "The Photo Book" qė e cekėm nė fillim, "Phaidon" nė vitin 1996 ka botuar "Nga A te Z" dhe "The 20 th-Century Art Book" me 500 riprodhime tė arteve figurative tė shek. XX. Botimet e "Phaidon" pėrfshijnė gjithēka qė ka tė bėjė me tė bukurėn duke u nisur nga arti, arkitektura, fotografia, dizajni, artet skenike, artet dekorative, kulturė bashkėkohore, modė dhe filmin.

Fotoja "Dorėzimi i armėve"

Nė vitin 1922, kur u realizua kjo foto, Parlamenti Shqiptar dekretoi ligjin pėr dorėzimin e armėve (tė krahut) nga popullsia civile (Mbledhja XXIII, dt.6.2.1922). Dorėzimi i armėve pasqyrohet edhe nė Historinė e Shqipėrisė tė vitit 1965 (vol II, fq.509), ku ndėrmjet tė tjerash thuhet: "Qeveria i dha njė rėndėsi tė veēantė ēarmatimit tė popullsisė". Ajo caktoi A. Zogun, (Ministėr i Brendshėm) tė drejtonte operacionin e dorėzimit tė armėve dhe u dėrgoi letra tė veēanta personaliteteve tė krahinave tė ndryshme qė ishin shquar nė luftrat pėr pavarėsi, si komandantė ēetash dhe kryetarė fisesh qė tė jepnin ndihmėn e tyre pėr kėtė. Kėto letra bėnė efektin e tyre nė zhvillimin e operacionit. Lidhur me kėtė operacion flet edhe politikani S. Vllamasi nė librin e tij "Ballafaqime politike", (Tiranė, 1995, fq.199), ku midis tė tjerash thotė: "Ēarmatimi ka vazhduar nė qetėsi tė plotė dhe pa asnjė kundėrshtim nga ana e popullit, qė kish zėnė tė kuptojė fare mirė se armėt vlejnė pėr qeverinė". Tė zbatoje kėtė ligj nė kushtet e Shqipėrisė sė asaj kohe ishte njė detyrė shumė e vėshtirė. Edhe tė huajt kishin bėrė ēarmatime, por duke pėrdorur dhunėn. Tani do tė ishte tjetėr gjė, shqiptari do t'i merrte armėn shqiptarit. Dihej qė mungesa e armės e zbehte mjaft kuptimin e jetės pėr tė. Sipas Teki Selenicės nė librin e tij "10 vjet Mbretėri", (Tiranė, 1938), nga popullsia civile u mblodhėn rreth 34.140 armė krahu. Si pėrfundim dorėzimi i armėve pati ndikim nė forcimin e shtetit, pakėsimin e gjakmarrjeve, shmangjen e trazirave dhe normalizimin e jetės sė vendit. Kėta faktorė qytetėrues e nxitėn patriotin dhe artistin fotograf Kel Marubi tė pėrjetonte operacionin e dorėzimit tė armėve nė njė foto artistike qė mė vonė do tė merrte edhe vlera historike dhe dokumentare.

Fotografia pasqyron njė ēast tė dorėzimit tė armėve nga popullsia civile, pėrfaqėsuesve tė shtetit. Thėnė ndryshe ajo na sjell pikėn kulmore tė pėrplasjes ndėrmjet kanunit dhe ligjit, traditės dhe qytetėrimit, bashkėsisė sė fiseve dhe shtetit tė organizuar. Kjo nė fund tė fundit kishte tė bėnte me tė drejtėn e armės ose pronėsinė mbi armėn. Arma sipas Kanunit tė Lek Dukagjinit, ishte e domosdoshme qė njė shqiptar tė ishte burrė me nder, Kur i merret burrit ndera? - Me ia marrė armėn e krahit a tė brezit (Kanuni i Lek Dukagjinit).

Operacioni i dorėzimit tė armėve, si nė tė gjithė Shqipėrinė, u krye edhe nė krahinėn e Shalės sė Shkodrės. Fishta ka thėnė:"Mjaft me thanė Shala mizore / N'za pėr pushkė, kjo, e bukė e ndore". Mark Milani (1833-1901), vojvoda malazez qė i ka njohur shumė mirė shqiptarėt, nė librin e tij "Jeta dhe zakonet e shqiptarėve" (Tiranė, 1995) ndėr tė tjera shkruan:"Shala nuk i dorėzon armėt pa lėnė kokat, dhe as kokat s'i dorėzon pa armė". Nė kėtė krahinė, ku ka patur njė gėrshetim harmonik tė atdhedashurisė me kanunin, Marubi e zgjodhi pėr tė pėrjetėsuar nė fotografi operacionin e rėndėsishėm tė dorėzimit tė armėve. Nga sa na pėrcjell fotografia, nė ndeshjen ndėrmjet kanunit dhe ligjit pėr tė drejtėn e armės e ka fituar ligji.

Fantazia e Marubit me personazhet e fotos

Dy figurat kryesore tė fotos janė kryetari i fisit ose bajraktari i Shalės dhe Kapiteni Mark Raka. Bajraktar i Shalės nė vitin 1922 ka qenė Lush Prela, nipi i Mark Lulės, pėrfaqėsuesit tė Shalės nė delegacionin e Shkodrės nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. Mė 1913, Lush Prela ka ngritur flamurin shqiptar nė Shalė. Ai u vra nga shėrbimet sekrete serbe mė 1925 bashkė me dy djemtė e tij. Mark Raka ka lindur nė Shirokė tė Shkodrės mė 1890 dhe kreu studimet ushtarake nė fillim nė Austri e mė vonė nė Itali. Mė 1920 ai ka qenė pėrfaqėsues i Malėsisė Shqiptare nė Kongresin e Lushnjės dhe ka shoqėruar qeverinė e dalė prej tij pėr nė Tiranė. Nė vitin 1922 Mark Raka u emėrua komandant i operacionit tė dorėzimit tė armėve pėr Shqipėrinė e Veriut. Ai u vra nė njė aksident tė pėrgatitur kundra tij nė Cetinj tė Malit tė Zi mė 1926. Fotografimi i malėsorit e aq mė tepėr kryetar fisi, duke dorėzuar armėn, nuk duhet tė ketė qenė mė i lehtė se dorėzimi faktik i saj. Po fiksohej heqja e armės, e "gjymtyrės sė pestė" tė shqiptarit, gjė qė si ēdo operacion do tė shoqėrohej me dhimbje. Pėr tė bindur malėsorin plak qė tė fotografohej, Marubit, tashmė burrė i pjekur 52 vjeēar, i ka shėrbyer emri i mirė si fotograf, aftėsitė komunikuese si dhe respekti qė gėzonte nė Shkodėr dhe krahinat e saj. Ai e ka realizuar foton nė njė mjedis me dritė natyrore tė shpėrndarė qė u bije figurave nga krahu i djathtė. Ndriēimi nuk krijon hije tė forta dhe tė theksuara, por ėshtė e mjaftueshme pėr tė ndriēuar fytyrat e pothuaj tė gjithė pjesėmarrėsve nė mėnyrė tė atillė qė tė pasqyrojnė qėndrimin e tyre emocional pėr atė qė po ndodh. Fokusimi i imazhit, diafragmė e aparatit dhe koha e ekspozimit janė kombinuar nga mjeshtri fotograf nė kufinjtė e pėrsosmėrisė duke realizuar njė foto mjaft tė pastėr teknikisht. Kjo shihet edhe nė njė riprodhim me pėrmasa tė mėdha rreth 2x 4,5 metra qė ndodhet nė njė nga hollet e Ministrisė sė Kulturės nė Tiranė. Ajo ka njė pastėrsi tė konsiderueshme, sidomos po tė kemi parasysh se negativi ėshtė bėrė rreth 80 vite mė parė. Marubi ka pėrdorur ekspozimin nė pllakė xhami (geltin silver print).

Kompozimi artistik

Fotografia "Kapiteni Mark Raka dhe kryetari i fisit tė Shalės" nuk ėshtė e aty-pėr atyshme. Ajo ėshtė e studiuar dhe e kompozuar si njė ēast nga njė skenė teatri ku zhvillohet njė dramė, duke shpalosur kėshtu aftėsitė e mjeshtrit fotograf si regjizor dhe skenograf. Qendra e rėndesės problemore e fotos pėrfshin treshen qė pėrbėhet nga civili me kostum tė zi, qė lexon dhe dorėzon letrėn e Qeverisė, kryetari i fisit tė Shalės qė merr letrėn dhe dorėzon armėn dhe kapiteni Mark Raka, i cili po merr me tė dyja duart pushkėn. Tė tre kėta persona janė lidhur ndėrmjet tyre marrėdhėnie institucionale (zyrtare) dhe shoqėrore (besa) qė edhe pse nuk kanė dinamikė pamore, kanė njė dramacitet tė veēantė. Plaku vėrtet po dorėzon armėn e krahut (sipas ligjit) gjė qė pas tij do ta bėjė i gjithė fisi (autoriteti i kryetarėve tė fiseve ishte mė se ligjor), por ai qė po e merr, kapiteni, ėshtė i ulur, pra ndjen njė epėrsi ēasti. Plaku vėrtet po dorėzon pushkėn, gjithmonė si i pari i fisit, por nė brez mban njė nagatė tė stolisur nga e cila do tė ndahet vetėm kur tė mbyllė sytė, pra me dinjitetin e malėsorit. Nė qendėr tė fotos vėrejmė edhe dy elementė qė marrin vlera simbolike. Ato janė pushka mbrapsht (sipas traditės kėshtu jepet pushka kur dorėzohet) dhe dora e majtė e plakut tė Shalės, qė jo rastėsisht ndodhet nė boshtin optik tė fotografisė dhe qė ėshtė fiksuar nga fotografi-artist, e lėshuar dhe e pafuqishme. Ndonėse transmeton dhimbje, ajo nuk reflekton dobėsi. Mbase intuita artistike e Marubit ka bėrė dallim ndėrmjet dorės sė djathtė (pėrgjithėsisht e mbara) qė merr letrėn e cila pėrfaqėson ligjin-shtetin, dhe dorės sė majtė qė dorėzon pushkėn- burim vrasjesh dhe gjėmash. Fotografia tė mban gjatė duke e shikuar. Ka njė qetėsi solemne, po ashtu edhe pėrzemėrsi, qė duket edhe nga afėrsia fizike e personave, si dhe nga duart e hedhura mbi supet e njėri-tjetrit. Dy figura nė plan tė dytė, njė civil dhe njė ushtarak tė mbajtur nga fotografi nė tone tė errėta, e shqetėsojnė pak frymėn paqėsore. Ushtaraku shkruan njė dokument, mbase proces-verbalin e dorėzimit, ndėrsa civili e shikon me njė farė mosbesimi. Kjo dyshe ndoshta pasqyron faktin se gjatė operacionit tė dorėzimit tė armėve jo ēdo gjė ka shkuar vaj. Nė kontrast me kėtė, figurė interesante dhe simpatike ėshtė malėsori i ulur kėmbė-kryq (shqiptarēe) qė rri mjft mirė nė foto. Ai ka njė shikim tė qetė e plot besim se ajo qė po ndodhte nuk do tė sillte tė kėqija. Njė nga motivet kryesore qė bėn tė realizueshėm ēarmatimin e popullsisė civile, ishte besa qė u kėrkoi shteti atyre qė kishin armė, e qė ata gjithsesi i'a dhanė. Pėr shqiptarėt dihet se institucioni i besės (tė drejtės kanunore), ishte shtylla kryesore ku mbėshtetej jeta dhe veprimtaria e tyre. Por tani nuk flitet pėr besėn ndėrmjet dy njerėzve apo dy fiseve. Kjo ėshtė njė besė e re, besa e shtetit me shtetasit e tij, qė nė fund tė fundit i bėnte shqiptarėt e ēarmatosur qė tė "ishin nė besė tė shtetit" pėr t'i mbrojtur ata nga rreziqet e mundshme. Kjo besė ishte disi e veēantė dhe e paprovuar mė parė, e pėr ta arritur atė duheshin motive tė forta atdhedashurie, karakteri, burrėrie dhe istitucionale (ligjore). E malėsori i ulur kėmbėkryq, i pasqyron kėto motive, dhe njėkohėsisht i shikon tek ata qė edhe nė emėr tė tij po bėjnė diēka qė ishte e pandodhshme dhe e pabesueshme: shqiptari po i dorėzonte armėn shtetit.

Marubi e kufizon fotografinė majtas dhe djathtas me dy persona qė qėndrojnė nė kėmbė plot dinjitet, por qė njėkohėsisht kanė edhe butėsi. I pari majtas, oficeri me kostum tė hirtė, ka hedhur dorėn mbi supin e civilit qė lexon letrėn, ndėrsa civili nė cepin e djathtė tė fotos me veshje qytetari, ka mbėshtetur dorėn e djathtė nė supin e oficerit me kostum tė bardhė. Kėta tė dy (skajet e fotos) lidhen psikologjikisht me grupin qėndror, qoftė nga gjendja e tyre (ushtarak e civil), qoftė edhe nga vėmendja me tė cilėn shoqėrojnė atė qė po bėn treshja kryesore. Kompozimi linear (horizontal) i fotografisė i shėrben qetėsisė, pajtimit, njėmendėsisė (rėnies dakord), por dramacitetin e pasqyron rritja graduale e kontrastit tonal, kur syri vijon shikimin nga e majta nė tė djathtė. Shikimi, gjithmonė duke lėvizur nga e majta nė tė djathtė tė fotos, has nė tė gjitha tonalitetet e gamės bardhė e zi, tė alternuara nga artisti me njė farė rregullsie thuajse sinusoidale. Ky alternim qoftė dhe i rregullt, tregon se kemi tė bėjmė me diēka dramatike, qė me vėshtirėsi e pėrmbajnė personazhet, sidomos siē ėshtė thėnė mė sipėr, dy pėrmbyllėsitė e fotos, ushtaraku majtas dhe civili djathtas. Konfiguracioni i pjesės sė sipėrme tė fotos tė sjell ndėrmend majat dhe kreshtat e maleve. Ndoshta edhe kjo hyn nė ato gjetjet artistike qė Marubit i kristalizoheshin nė ēastet e frymėzimit mė tepėr nga intuita artistike se sa nga ndonjė mendim racional. Marubi e ka shkrepur aparatin e tij bash nė "sekondėn e artė", aq tė kėrkuar nga fotografėt, qė nė rastin konkret pėrputhet me pikėn kulmore tė subjektit. Fiksimi i imazhit, qoftė njė sekondė mė parė, kur pushka ishte vetėm nė dorėn e plakut, qoftė ndonjė sekondė mė pas, kur ajo do tė mbahej vetėm nga kapiteni Raka, do tė zbehte mjaft forcėn artistike tė fotos dhe do tė pengonte pėrcjelljen e tė gjithė atyre vlerave dhe ngacmimeve tė kėndshme qė realisht ka dhe jep ajo. Larmi domethėnėse nė fotografi kanė mbajtjet e duarve, qė nuk pėrsėriten nga njė figurė tek tjetra. Shumė shprehėse sidomos janė duart e malėsorit kėmbė-kryq, e djathta e kontraktuar dhe e mbėshtetur nė gjurin e tij, dhe e majta qė thuajse nė mėnyrė tė pavetėdijshme shtrėngon dorėn e ushtarakut ulur pranė. Dy duart e kapura me njėra-tjetrėn, ndonėse nuk bien nė sy menjėherė, kanė njė ngarkesė tė veēantė emocionale dhe i rrisin ndjeshėm vlerat artistike fotografisė. Renditja e kėsaj fotografia nga komisioni artistik i "Phaidon" ndėr 500 mė tė mirat e botės nė 150 vjet, pa njohur subjektin, (qė ia rritė mė shumė vlerat) tregon siē u shtjellua mė sipėr, se kompozimi i saj artistik ėshtė mjaft i arrirė. Marrė sė bashku, trajtimi historiko-shoqėror dhe ai artistik, e ngrejnė fotografinė nė simbol dhe e bėjnė atė tė qėndrojė si e barabartė me ajkėn e fotografive nga e gjithė bota qė janė botuar nė atė album.

Mesazhi i fotografisė

Fotografia "Kapiteni Mark Raka dhe kryetari i fisit tė Shalės" e artistit dhe mjeshtrit Kel Marubi, ka vlera tė theksuara historiko-shoqėrore, artistike dhe morale. Ajo pasqyron nevojėn historike tė kalimit nga koha e kapedanėve (bajraqeve, fiseve) nė kohėn e institucioneve (ligjit, shtetit). Gjithashtu ajo tregon se ishte hapur rruga drejt qytetėrimit, kohėzgjatje e sė cilės do t'i shtonte vlerat fotos. Pėr kėtė ajo ka theks tė mprehtė bashkėkohor dhe mesazhe domethėnėse nga tė cilat mėsojmė se shqiptarėt edhe gati njė shekull mė parė, me gjithė prapambetjen e tyre materiale dhe kulturore kanė mbėshtetur ligjin pėr tė mirėn e tyre dhe tė vendit.Gjithashtu nga fotoja mėsojmė se arti fotografik nė Shqipėri ėshtė aq i vjetėr dhe aq cilėsor sa nė shumė vende tė Europės. Kjo nė sajė tė dinastisė Marubi e veēanėrisht tė Kel Marubit, nderimi pėr tė cilėt deri tani ėshtė mjaft i mangėt

*(Studiues i fotografisė)



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.