Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Buka prej qielli s'vjen
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 115 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Alan Greenspani, njeri qė mban nė xhep presidentėt e SHBA-sė
Postuar nga: ILovePejaa

Lajme Njerėzit qė dirigjojnė ekonominė globale

Greenspani, gjeni financiar, banker i cili katėr presidentėt e fundit tė SHBA-sė i mbante nė xhep, njeri shumė i fuqishėm, por qė shumė kolegė tė tij nuk kanė dėgjuar pėr tė, vendosi se nėpėr cilėn rrugė ekonomia globale duhet shkuar. Ai tashmė nga mediat cilėsohet si "ikonė ekonomike", qė vulosi fatin e afarizmit botėror

Nga DRITON TALI


Qytetarėt amerikanė mund tė ndodhė qė tė kenė presidentin mė tė dobėt nė historinė e tyre, mirėpo, kjo shumicėn nuk brengos fare, pėr shkak se njė njeri shumė i fuqishėm do ta udhėheqė ekonominė e tyre tė paktėn deri nė vitin 2004. Pra, cili ėshtė njeriu qė prapa skenės, pėr tė cilin mendohet se ka mė shumė forcė se George W. Bush? Ky ėshtė 76- vjeēari Alan Greenspan ekspert i ekonomisė, i cili ėshtė kryetar i Bordit tė Rezervave Federale (Federal Reserve Bord), apo shkurt FED. Dhe, pėr dallim nga presidentėt e SHBA-sė, tė cilėt janė tė detyruar tė japin llogari para votuesve, tė bėjnė kompromise me Kongresin, Alan Greenspani nuk i jep llogari askujt. Por, kjo nuk do tė thotė se ka punė tė lehtė. Pėrkundrazi, detyra e tij ėshtė qė ekonominė e SHBA-sė ta mbajė stabile. Pra, pėrgjegjėsia e tij ėshtė ekonomia amerikane, qė nėnkupton edhe standardin jetėsor tė amerikanėve. Meqenėse ekonomia amerikane ėshtė mė e fuqishmja nė botė, Greenspani ėshtė pėrgjegjės edhe pėr ekonominė dhe standardin jetėsor botėror. Pėr kėtė arsye Greenspani gjithmonė ėshtė nė qendėr tė vėmendjes, tė paktėn nė skenėn ekonimike dhe
afariste. Ēdo veprim i tij vėshtrohet me kujdes, analizohet, pastaj edhe i nėnshtrohet kritikės pozitive, apo negativisht. Sidomos, para mbledhjes sė bordit tė FED-it, kur vendoset pėr nivelin e shkallės sė interesit, me ēka, jo vetėm nė Wall Street, por edhe nė bursat e tjera, nė njė afat tė shkurtėr, fitojnė, apo humbin miliarda dollarė. Pėr kėtė arsye, tregtarėt nė bursė, investitorėt, ministrat ekonomisė, ata tė financave dhe guvernatorėt e bankave nacionale tė shteteve tė ndryshme botėrore, tėrė vemendjen e kanė pėrqendruar nga ai. Njė histori e ēuditshme e bankave nė SHBA Federal Reserve Bord, nė fakt ėshtė bankė qendrore e SHBAsė, pra Alan Greenspani ėshtė guvernator i saj. Pra, pse ky instuticion quhet Federal Reserve, e jo "national", apo "Central Bank", ndėrlidhet me historinė e SHBA-sė. Historikisht "The Bank of North America", ėshtė banka e parė, e cila mori kėtė status nga Kongresi, mė 1781. Kjo do tė thotė se nė SHBA nuk ekzistonin banka apo firma tė ngjashme, pėr shkak se ajo ishte koloni e shteteve tė Evropės, tė cilat sistemin bankar e kishin krijuar mė parė. Kurse, nga viti 1790 edhe Banka e Nju- Jorkut dhe Banka e Masaqusetsit (Massachusetts) e fitojnė statusin e bankės. Por, kėto banka ishin lokale, dhe me kohė u paraqit nevoja qė tė themelohet njė instuticion federal, qė do tė merrej me sistemin bankar. Mė i zėshmi ishte Alexander Hamilton, i cili kėrkoi nga Kongresi qė tė formojė bankėn e parė, e cila u quajt "The First Bank of USA". Kjo bankė kryente funksionin e bankės kombėtare, por pasi qė SHBAja nuk kishte identitet kombėtar, kjo bankė falimentoi mė 1811. Pas luftės sė 1812-s, formohet "The Second Bank of United States", e cila kishte rolin e njėjtė sikurse ajo e para. Gati pėr arsye tė njėjta u desh tė mbyllet edhe kjo bankė, mė 1836 dhe deri nė vitin 1913, sistemi bankar I SHBA-sė ishte i ndėrtuar nė bazė tė bankave tė vogla lokale, tė cilat ishin tė kontrolluara nga bankat shtetrore qė I kishte secili shtet. Pėr shkak tė kėsaj mėnyre tė udhėheqjes sė industries bankare bėri qė SHBA-ja nė vitin 1900 tė ketė 13 mijė, kurse mė 1913 - 27 mijė. Shumica e atyre bankave ishin tė vogla rurale, pa kapital reserve tė mjaftueshėm, ashtu qė bankrotonin mė shpejt seē formoheshin. Nė realitet, me Aktin Kombėtar tė Bankės nė vitin 1863 janė krijuar rregullat e pėrgjithshme tė emetimit tė parasė dhe mbajtjes sė reserves minimale tė kapitalit, mirėpo pėrsėri industria bankare ishte e ngjashme me "Perėndimin e egėr". Sidoqoftė, paniku i viteve 1893 dhe 1907 e detyroi Kongresin qė ta formonte Komisionin Kombėtar Monetar (National Monetary Commission), kurse kur presidenti Woodrow Wilson, tė cilin e krijoi me ligjin e vitit 1913 (The Federal Reserve Act). Ligj krijoi sistemin qendror bankar, i cili pėrbėhej nga 12 banka regjionale (Regional Reserve Banks) dhe anėtarė tė tjerė tė bankave komerciale, I detyroi tė gjitha bnakat t'I respektonin obligimet dhe tė anėtarėsohen nė kėtė institucion, me kusht se ato t'I depononin rezervat e tyre nė Federal Reserve Bank. Kėto banka regjionale udhėheqen nga bordi i guvernatorėve. Kryetari i bordit zgjedhet njė herė nė katėrmbėdhjetė vjet, kurse aktualisht ėshtė Alan Greenspani. Vizioni i ri ekonomik Alan Greenspani nuk mbeti mbrapa nga njerėzit e tjerė tė dalluar nė histori. Ai kėtė e arriti gjatė viteve 90 me konceptin tė cilin e quajti "vizioni i ri ekonomik i rritjes rapide tė produktivitetit". Mirėpo, nėse Greenspani do tė hyjė nė histori si krijues I kėsaj filozofie, atėherė pozita e tij, sipas shumė analistėve, do tė jetė e paqartė pėr njė kohė. Si shembull pėr kėtė dyshim na jep interneti, tė cilėn Greenspani ėshtė pikėrisht ai vetė nga e cila krijoi industri, tė ashtuquajturėn "dot kom industrinė - mrekullinė e viteve 90". Kjo shpjegohet me faktin se detyra dhe qėllimi i udhėheqėsve tė ekonomisė ėshtė qė atė ta mbajnė nė mėnyrė stabile, ashtu siē e ngan shoferi I mirė veturėn. Shoferi i mirė e ngan veturėn rrjedhshėm dhe gjatė ndėrrimit tė shpejtėsive askush nuk lėndohet. Apo metaforė tjetėr nė udhėheqjen e ekonomisė, nė raste tė shumta merret edhe "fluturimi I balonės". Nėse e fryjmė shumė, balona fluturon mė lehtė, por edhe mund tė pėlcasė lehtė. Pra, duhet fryrė aq sa ka nevojė. Kurse filozofia e Greenspanit pėr "rritjen rapide tė produktivitetit" ėshtė qė balona tė fryhet sa mė shumė, nė mėnyrė qė tė fluturojė sa mė lehtė. Por, nė rastin e IT-sė kjo u tregua jo e suskesshme. Kėtu Greenspan e aplikoi filozofinė qė me anė tė investimeve, huave tė ndryshme kjo industri u zhvillua me njė shpejtėsi marramendėse. Mirėpo, pėr shkak se ishte "fryrė shumė", pas njė kohe ajo kaloi nė depresion, pėrkatėsisht "pėlciti". Kėshtu Greenspani u bė viktimė e vetvetes. Erdhi nė situate kur e vetmja mėnyrė e shpėtimit ishte qė tė rritet shkalla e interesit, pėrkatėsisht tė "nxirret njė sasi e ajrit nga balona". Po tė rriste shkallėn e interesit, atėherė ajo do tė kishte efekte negative nė industritė e tjera, tė cilat ishin jashtė "vizionit tė ri ekonomik tė rritjes rapide tė produktivitetit". Kėshtu, industrinė e re tė cilėn Greenspani e krijoi, vetė edhe e flijoi pėr hir tė industrive tė tjera tradicionale. "Vizioni i ri" pėsoi disfatė, kurse ai para disa kohsh kishte disa dyshime, duke pyetur se a teproi me rritjen rapide.

Bushi i vjetėr: "Nuk humba nga Clintoni, por mė mundi Greenspani"

Sidoqoftė, sa i pėrket karrierės sė Greenspanit, kjo nuk ėshtė e tėra. Greenspani ishte ai I cili deficitin amerikan tė grumbulluar qė nga vitet 1980 e deri nė fillim tė 1990, nga mesi dekadės sė fundit tė shekullit tė kaluar e eliminoi, duke e shtrėnguar deri nė maksimum shpenzimin qeveritar. Pa marrė parasysh faktin se pėr shkak tė kėsaj politike financiare presidenti George Bush (plaku), i humbi zgjidhjet elektorale prej Clintonit. Mė kot u mundua Bushi qė ta detyronte Greenspanin qė tė invetėsonte mė shumė nė sistemin pėr qarkullimin e tė ardhurave dhe ta ulė shkallėn e interesit, ashtu qė ekonomia tė ringjallej. Madje ai pasi humbi zgjedhjet kishte se "nuk humba nga Clintoni, por mė mundi Greenspani". Kur erdhi nė pushtet djali i tij, duke e ditur mirė se sa I fuqishėm pėr tė ėshtė Greenspani dhe duke dituar se ēfarė i ndodhi babait, Bushi i ri paralajmėroi: "Bashkėpunimit me dr Greenspanin do t'i jap njė rėndėsi speciale". Njė disponim tė tillė e kishte edhe Clintoni, i cili kurrė nuk harroi faktin se pikėrisht situata ekonomike ishte ajo qė e solli atė nė pushtet, por ajo edhe do ta largonte. Prandaj, Greenspanin e trajtonte me kujdes tė madh, madje mė me kujdes se "dashnoret e veta". Politikėn e kontrollit rigoroz tė shpenzimeve, Greenspani e vazhdoi edhe kur nė buxhetin kishte teprica, ashtu qė qė tė kthejė borxhin nacional tė SHBA-sė, 3,5 mijė miliardė dollarė. Madje, kėrkonte qė tė rritej tatimi, ashtu qė deri nga viti 2001, ekonomia tė akumulonte 5,6 mijė miliardė dollarė. Por, pas paraqitjes sė recesionit, Greenspani pagesėn borxhit nacional e hoqi nga agjenda, kurse shkallėn e interesit e zvogėloi 4.75 pėr qind, pra 1.75 pėr qind sa ėshtė sot. Sidoqoftė, derisa filozofisė sė tij tė "rritjes rapide tė produktivitetit", ende ėshtė herėt t'I jepet kritika pėrfundimtare, Greenspani sigurisht nė histori do tė hyjė si njeriu i cili me kohė e prognozoi recesionin e fundit. Falė mjeshtrisė sė tij, ai ishte mė i lehti dhe zgjati mė sė paku. Zyrtarisht recesioni filloi nė marsin e kaluar, kurse nė raportin e tij nė Kongres, mė 27 shkurt tė kėtij viti, Greenspani paralajmėroi se recesioni pėrfundoi.

Kush ėshtė Alan Greenspani

Ka lindur nė njė familje ēifute nė Nju Jork, mė 6 mars 1926. Nė kėte qytet do tė jetojė dhe shkollohet pothuajse deri nė fund. Ka tė kryer fakultetin ekonomik, nė vitin 1948, pastaj ka bėrė magjistraturėn, nė vitin 1950 dhe doktoroi nė vitin 1977, po ashtu nė ekonomi, tė gjitha nė Universitetin e Nju-Jorkut. Pos kėtyre diplomave akademike, Alan Greenspan ka edhe doktoratura tė nderit nga shumė universitete tė famėshme, nga tė cilat gjithsesi duhet cekur atė tė Havardit, Yales dhe Notre Dame. Pėr njė kohė tė gjatė punoi si konsultues ekonomik, ku nė periodat 1954 - 1974 dhe 1977 - 1987, ishte president i firmės sė njohur, e cila merret me konsultim ekonomik "Townsend - Greenspan & Co. Inc". Kėtė firmė nuk e udhėhoqi nė periudhėn 1974 - 1977, meqenėse ishte emėruar kryetar i Kėshillit tė Ekonomisė nė Qeverinė e presidentit Ford. Kjo nuk ėshtė e tėra: Greenspani ishte kryetar i Komisionit Nacional pėr Reforma tė Sigurimit Social (1981 - 1983); anėtar i Bordit tė Kėshilltarėve Ekonimikė nė qeverinė e Ronald Reaganit; i Bordit tė Ekonomistėve nė gazetėn "Time"; kėshilltar nė Zyrėn e Buxhetit tė Kongresit; drejtor i jashtėm pėr korporatet "Alcoa" (Aluminum Company of America), "Automatic Data Processing. Inc.", "Capital Cities / ABC", "General Food Inc.", "J.P. Morgan & Co. Inc." dhe anėtar i bordeve "The Rand Corporation", "Director", "Institute for Interenatrional Economics" dhe nė "Hoover Institute". Nė karrierėn e tij tė suksesshme, 20 qershori i vitit 1987, ėshtė e shėnuar me shkronja tė arta, pasi qė presidneti Ronald Reagan e emron kryetar tė FED-it. Alan Greenspan, njeriu I fuqishėm qė udhėheq ekonominė amerikane



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.