Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Femrat jane bere per tu martuar e burrat per te qene beqar. Ketu eshte burimi i te gjith te keqijave.
--- Guitry

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Feja :: Si e manipuluan komunistet Kishen Orthodokse
Postuar nga: Albo

Feja Historia e nėshtrimit tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė nga qeveria komuniste e Enver Hoxhės nė shkurtin e 1950. Cilėt ishin klerikėt qė firmosėn Statutin


Si e manipuluan komunistėt Kishėn Orthodhokse Shqiptare

Si filloi goditja ndaj besimeve fetare nė Shqipėri dhe pėrse komunistė e filluan me klerin katolik. Si dėshtuan ata me manipulimin e statutit tė bektashijve dhe vrasja e dy klerikėve nė Kryegjyshatė. Eleminimi i dy Kryepeshkopėve orthodhoksė Xhuvani dhe Kissi dhe ardhja nė krye e Paisi Vodicės. Mbajtja e Kongresi i III tė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė nė shkurtin e vitit 1950 nėn kryesinė e Kryepeshkopit Vodica dhe kush ishin personalitetet e larta tė Qeverisė Komuniste qė morėn pjesė aty. Fjala e pėrfaqėsuesit tė Qeverisė Adil Ēaraēani dhe si u ndryshua statuti i vitit 1928 qė ishte miratuar nga qeveria e Monarkisė sė Mbretit Zog. Ēfarė thuhej nė statutin e vjetėr si u ndryshua ai dhe kush ishin klerikėt qė e firmosėn atė


Dashnor Kaloēi

Menjėherė pas ardhjes nė pushtet nė fundin e vitit 1944, regjimi komunist dhe personalisht Kryetari i Qeverisė, Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha, u kujdesėn dhe filluan marrjen e masave qė krerėt e tre komuniteteve fetare qė ishin nė Shqipėri: Myslyman, Katolik e Orthodhoks, tė viheshin me ēdo kusht nėn kontrollin e tyre dhe t'u shėrbenin vijės politike qė do tė ndiqte ai regjim. Goditja e parė filloi ndaj Klerit Katolik me qėndėr nė Shkodėr, (gjė e cila u bė me porosinė e jugosllavėve) tė cilėt nuk e pranuan bashkėpunimin me komunistėt dhe shkėputjen e tyre nga Vatikani.

Si rezultat i kėsaj, u pushkatuan dhe u burgosun shumė klerikė katolikė. Nė kėtė kontekst dhe pėr tė realizuar nėnshtrimin e tyre, qeveria komuniste i vazhdoi pėrpjekjet e saj nė vitin 1945 me Kryegjyshin e Bektashinjėve Baba Fejzon, i cili kryesonte Kryegjyshatėn Botėrore me seli nė Tiranė. Kjo gjė u bė pėr arsye se nėnkryetari qeverisė komuniste, ishte Baba Faja Martaneshi, njė bektashi tepėr i njohur dhe me influencė tė madhe nė atė komunitet fetar. Pėrpjekjet pėr ndryshimin e statutit tė bektashinjėve dėshtuan, pasi Baba Fejzo nuk e pranoi tė nėnshkruante atė statut tė manipuluar nga komunistėt dhe e vrau Baba Fajėn e pastaj edhe veten. Pasi nuk ia arritėn dot t'i nėnshtronin me metodat e manipulimit, komunistėt filluan dhunėn edhe ndaj besimit myslyman e bektashinėjve, duke burgosur e pushkatur shumė prej tyre. Ndėrsa ndaj krerėve tė besimit katolik dhe myslyman u pėrdor njė dhunė e egėr me vrasje, burgosje dhe internime, kleri Orthodhoks u trajtua mė ndryshe sepse nuk pati atė rezistencė qė bėri Kleri katolik dhe ai Myslyman. Kjo gjė erdhi edhe si rezultat i ndikimit qė kishte mbi qeverinė shqiptare Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik, qeveritė e sė cilės ishin tė lidhura ngushtė me Patriakanėn Orthodhoksve tė Moskės. Nisur nga kjo, Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė, ishte e para qė u manipulua prej komunistėve dhe u vu plotėsisht nė shėrbim tė saj.

Ndėrhyrja te Kisha Orthodhokse

Pasi kishte burgosur dhe eleminuar Visarion Xhuvanin dhe Kristofor Kissin, dy Kryepiskopėt qė kishin udhėhequr Kishėn Orthodhokse tė Shqipėrisė, qeveria komuniste arriti qė vinte nė krye tė saj At Paisi Vodicėn (babai i Josif Pashkos) i cili nuk kishte asnjė lloj arsimi fetar. Pas kėsaj ajo e pati mė tė lehtė pėr tė nėshtruar Kishėn Orthodhokse tė Shqipėrisė, gjė e cila filloi nė shkurtin e vitit 1950, kur nė Tiranė u organizua Kongresi i III Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, i cili ndryshoi statutin e saj tė vitit 1928 dhe miratoi statutin e ri. Nė kėtė Kongres i cili u bė tėrsisht nėn kontrollin e Patriakanės sė Moskės, Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė e hoqi nga Statuti i saj i vitit 1928, nenin ku sanksionohej shtetėsia e drejtuesėve tė lartė tė asaj Kishe (pėr Cilėsitė e Peshkopėve. fq. 9 Art. 16) ku thuhej: "Kryepishkopi, Peshkopėt, Zavendėsit e tyre lokalė, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Pėrgjithshėm i Sinodhit, si dhe ndihmėsit e Zavendėsit Klerikė tė Kryepishkopit dhe tė Peshkopėve, duhet tė jenė prej gjaku, gjuhe Shqiptarė si edhe tė kenė nėnshetėsinė Shqiptare". Nė statutin e ri qė u miratua nga ai Kongresi, ai artikull u ndryshua plotėsisht dhe nė tė thuhej: "Krahas me zhvillimin e ndjenjave fetare Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė do tė zhvillojė nė besimtarėt dhe ndjenjat e besnikėrisė ndaj Pushtetit tė popullit dhe tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė si edhe ndjenjėn e Atdhe-dashurisė dhe tė pėrforcimit tė bashkimit Kombėtar. Prandaj gjithė funksionarėt dhe personeli i saj, duhet tė jenė shtetas shqiptar, tė ndershėm, besnikė tė popullit dhe t'Atdheut dhe tė gėzojnė tė gjitha tė drejtat civile". Me anė tė kėtij ndryshimi, qeveria komuniste e Shqipėrisė, realizoi synimet e qėllimin e Moskės dhe Patriakanės Ruse, e cila do ta kishte fare tė lehtė qė nė krye tė Kishės Orthodhokse nė Shqipėri, tė caktonte njė njeri tė saj, (jo shqiptar), shtetėsinė e sė cilit (si shqiptar) nuk do tė ishte e vėshtirė pėr t'ia dhėnė. Pra me kapjen e kreut tė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė, Patriakana Ruse do tė arrinte atė qė arriti nė tė gjitha vėndet e tjera tė Europės Lindore tė besimit orthodhoks, tė cilat u vunė nė shėrbim tė saj. Po si u arrit kjo gjė dhe cilėt ishin klerikėt orthodhoksė qė u vunė nė shėrbim tė qeverisė komuniste me dhunė apo me dėshirė"

Aprovimi i projekt-statutit

Disa ditė para mbajtjes sė Kongresit, mė 1 shkurt 1950 u mblodh Komisioni pėr hartimin e Statutit tė Kishės nėn kryesinė e Kryepeshkopit Imzot Paisi Vodoica (Pashko) i cili hartoj njė proces-verbal ku thuhej: " Vdekje fashizmit. Liri e popullit. Sot dit' e Mėrkurė, mė 1 Shkurt 1950 dhe ora 18.30, u mbloth Komisioni pėr hartimin e projekt-statutit tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, i pėrbėrė prej Kryepiskopit tė gjithė Shqipėrisė Imzot Paisi, nė cilėsinė e Kryetarit, prej antarėve tė Sinodhit, tė Pėrndershėmit Arhimandrit Dhimitėr Kokoneshit dhe Ikonom At Aristotel Stratos, prej Hirėsisė sė tij Episkopit Irene Banushi, nėn cilėsinė e specialistit pėr ēėshtjet kanonike dhe dogmatike, prej Z.Z. Foni Qirko dhe Ilia Kota, nėn cilėsinė e juristėve, dhe prej Z. Niko Cane, nėnė cilėsinė e specialistit pėr ēėshtjet kanonike dhe dogmatike. Komisioni nė fjalė, pasėi shqyrtoi pėr tė fundit herė, nėn pėr nen dhe nė tėrsi projekt-statutin e pėrgatitur prej tij, vendosi unanimisht t'i parashtrohet Kongresit pėr shqyrtim dhe aprovim projekt-statuti qė i bashkangjitet kėtij vendimi dhe qė pėrmban tė gjithė faqet e tij tė daktilografuara nėnshkrimet e Kryetarit dhe tė Antarėve tė Komisionit tė pėrbėrė si mė sipėr. Kryetari Paisi Vodica". Ky proces-verbal iu paraqit pėr miratim Kongresit qė i zhvilloi punimet disa ditė mė vonė. Po si u mbajt ai Kongres, kush mori pjesė aty dhe ēfarė vendimesh mori ai?

Mbajtja e Kongresit tė III tė Kishės

Kongresi i III i Kishės Orthodhokse Autoqefale i Shqipėrisė i zhvilloi punimet nė Tiranė nga data 1 deri nė 5 shkurt tė vitit 1950. Senacėn e parė tė kėtij Kongresi e hapi me njė fjalė tė shkurtėr Mitropoliti i Tiranės dhe Durrėsit, dhe Kryepeshkopi i gjithė Shqipėrisė, Hirėsia e tij Paisi Vodica, i cili pėrshėndeti delegatėt dhe falenderoi pėrfaqėsinė e Qeverisė, Gjeneral-Kolonel Enver Hoxhėn dhe autoritetet e tjera qė mernin pjesė nė Kongres. Pastaj kryetari i mbledhjes ia dha fjalėn Adil Ēarēanit, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kryeministrisė, i cili nė emėr tė Qeverisė tė RPSH pėrshėndeti Kongresin dhe i uroi suksese nė punėn e tij. Nė fjalėn e tij Ēarēani pėrcaktoi nė vija tė pėrgjithshme tė drejtat dhe detyrat e Komitetit Orthodhoks tė Shqipėrisė, tė cilat duhet tė ndiqeshin nė kuadrin e kursit tė ri tė regjimit komunist qė ishte vendosur nė Shqipėri dhe qė udhėhiqej nga Enver Hoxha. Mė pas nė cilėsinė e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Sinodhit tė Shenjtė tė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė, z. Niko Cane i paraqiti Kongresit njė relacion mbi ndryshimin e projekt-statutit, ku nė mes tė tjerash thuhej: "Nė emėr tė Sinodhit tė Shenjtė, po i parashtroj kėtij Kongresi pėr shqyrtim dhe aprovim, projekt-statutin mė tė ri tė Kishės s'onė, tė pėrgatitur prej vetė Sinodhit nė bashkėpunim me specialistėt e tjerė mbi ēėshtjet kanonike dhe dogmatike. Nė pėrpilimin e kėtij projekt-statuti, shokė, janė marrė parasysh kėta faktorė kryesorė: 1) Fitorja historike qė korri populli ynė nėpėrmjet luftės famėmadhe Nacional-ēlirimtare, i udhėhequr nga Partija jonė e Punės, me nė krye shokun Enver…4) Situata e re qė u krijua nė gjirin dhe nė udhėheqjen e Kishės me marrjen e frerit kishtar nga ana e popullit dhe me rrėzimin e sistemeve totalitare dhe eksploatonjės tė krijuar nga jerarkė tė degjeneruar dhe renegatė tė interesave tė Kishės sė popullit tonė, siē ishin Kristoforėt dhe Visarionėt me shokė, tė cilėt nė kundėrshtim tė hapėt me parimet demokratike tė orthodhoksisė, e kishte monopolizuar Kishėn nė duart e njė klike tė privelegjuar, sė cilės i shėrbenin verbėrisht. Kisha jonė duhet tė frymėzohet nga ndjenja tė zjarrta atdhedashunije dhe respekti tė pakufishėm pėr Pushtetin e Popullit dhe pėr udhėheqėsit e tij, ndjenja kėto qė dihet t'i nxisi dhe t'i ngrejė lart dhe nė rradhėt e masave, duke u nisur gjithmonė nga parimi se pa atdhe dhe popull tė lirė, nuk mund tė ketė kurrė kishė tė lirė. Kėto janė parimet themeltare qė dallojnė rrėnjėsisht statutin e ri nga ay i vjetėr, i cili nuk ishte gjė tjetėr veēse njė statut personal i Zogut dhe Vissarionit qė ekzaltonte e mbronte dy Tiranė, njėrin nė shtet, dhe tketrin nė Kishė dhe qė mbėshtetste dhe pėrforconte pozitat e njė klike tė priveligjuar nė gjirin e udhėheqjen e Kishės t'onė, Statuti, ay qė u pėrdor pastaj si njė simbol i shenjtė edhe prej Kristoforit, i cili e shpinte ujin nė tė njėjtin mulli dhe interesat e parimet e tė gjithė tiranėve, bile me tendenca mė tė theksuara e mė djallėzore prej kėtij nxėnėsi tė denjė tė frymės sė errėt tė fanarit. Sikur tė zbrisnim pak mė poshtė e tė qasemi nė Athinėn monarko-fashiste tė tjera bekime dhe kėtu nga ana e udhėheqjes sė Kishės greke, qė nxiti monarko-fashizmin tė masakrojė popullin grek dhe tė vrasi shqiptarė apo bullagrėt pėr tė rrėmbyer tokat e tyre. Por le tė mos zgjateme mė tepėr nė kėtė drejtim, pse kėtė punė e bėnte dhe Kristofori me shokė dhe le tė themi me pėrgjegjėsi se shumica dėrmonjėse e Kishave ku pushteti nuk ndodhet nė duart e popullit, ku edhe kishat sundohen e udhėhiqen nga renegatėt e popullit dhe pseudofetarė"

Mbyllja e Kongresit

Pas relacionit tė Sekretari i Pėrgjithshėm Niko Cane, u miratua Projekt-Rezolucioni i Kongresėit tė III tė Kishės Ortodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, ku midis tė tjerash thuhej: "Kongresi u mbajt nė njė kohė kur populli i Shqipėrisė, i ēliruar qysh prej 6 vjetėsh, nė sajė tė fitores sė shkėlqyer t'Ushtrisė Sovjetike tė lavdishme tė prirė nga Gjeniali Stalin, dhe nė sajė tė luftės sė tij heroike Nacional-Ēlirimtare, tė prirė nga Komandanti ynė i dashur Gjeneral-Armate Enver Hoxha, ka pėrmbysur regjimet anti-popullore tė tiranisė, tė shtypjes dhe tė ēfrytėzimit, duke marrė Pushtetin nė duart e veta dhe ka dėrrmuar me vendosmėri shėmbullore gjithė tentativat e tradhėtarėve dhe t'armiqėve tė tij tė brendshėm dhe tė jashtėm qė synojnė nė mėnurė sistematike dhe djallėzore t'i rrėmbejnė kėtė fitore tė lavdishme, tė korrur me aq sakrificė dhe privacione dhe me mijra dėshmorė dhe heronj. U mbajt nė njė kohė kur vendi ynė, i prirė nga Qeverija jonė Demokratike, nga Partija jonė e Punės dhe Shoku Enver, dhe me ndihmėn e paēmuar tė Bashkimit Sovjetik e tė Madhit Stalin, dhe me ndihmėn e Demokracive Popullore, ka arritur suksese tė mėdha nė zhvillimin e gjithėanshėm. U mbajt nė njė kohė kur Atdheu dhe Populli ynė, nėn udhėheqjen e Partisė dhe tė shokut Enver, janė rradhitur vendosmėrisht nė Kampin e pathyeshėm Demokratik dhe anti-imperialist, tė prirė nga Bashkimi i Lavdishėm Sovjetik dhe Madhi Stalin, Kamp i cili rritet e forcohet dita ditės, ndėrsa kampi anti-demokratik e imperialist, qė pėrfshin forcat e errėsirės dhe tė skllavėrisė, me nė krye imperializmin amerikano-englez, po gėrryhet dhe dėrmohet nga dita nė ditė. U mbajt sė fundi, nė njė kohė kur mbarė njerzimi pėrparimtar, ėshtė rradhitur nėn Kampin unik tė paqes, tė dashurisė dhe tė vėllazėrisė, ku e ka vėndin dhe kisha jonė e rilindur dhe ku bėjnė pjesė Kishat pėrparimtare tė Botės, me nė krye Kishėn e Madhe Orthodhokse Ruse. Kongresi, pasi dėgjoi Referatin e Kryetarit tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, mbi gjėndjen e saj qysh prej kohrave tė lashta e deri sot dhe prograqmin e ri tė kishės sė rilindur, si dhe diskutimet e delegatėve tė Kongresit, dėnon me njė zė tė gjithė veprimtarinė armiqėsore t'ushtruar prej udhėheqsave tė deridjeshėmnė dėm tė saj, tė popullit dhe Atdheut tonė, aprovon unanimisht rrugėn dhe vijėn ndėrtimtare qė ka caktuar udhėheqja e saj e sotme si dhe Statutin e ri tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, duke caktuar njikohėsisht kėto detyra: "1) Tė aktivizohet nė njė mėnyrė t'atillė qė Kisha tė orientohet e tė drejtohet nė rrugėn qė shpie drejt kampit unik tė paqes, nė dashurinė dhe vėllazėrimin ndėrmjet popujvet, nė krye tė cilit qėndron Bashkimi i Lavdishėm Sovjetik dhe i Madhi Stalin dhe ku bėjnė pjesė vendosmėrisht tė gjithė popujt pėrparimtarė e paqe-dashės dhe gjithė kishat pėrparimtare, me nė krye Kishėn e Madhe Orthodhokse Ruse…2) Gjithė funksionarėt e Kishės, klerikė dhe laik, gjithė priftėrinjtė dhe gjithė personeli kishtar, si dhe gjithė antarėt e kėshillave kishtare tė qyteteve dhe katundeve, tė jenė njerėz me ndjenja tė larta patriotike, tė jenė njerėz tė ndershėm , tė ushqeknė dashuri tė pakufishme pėr republikėn tonė Popullore, pėr Qeverinė Demokratike, pėr Partinė t'onė tė Punės dhe udhėheqėsin e saj tė ndritur shokun Enver…4) Kongresi falenderon nga zemra Qeverrinė t'onė Demokratike, Partinė tonė tė Punės dhe shokun Enver dhe u shpreh ndjenjat e mirėnjohjes sė thellė pėr pėrkrahjen e ndihmėn e madhe morale dhe materjale qė i kanė dhėnė dhe po i japin vazhdimisht Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, nė pėrmbushjen e detyrave tė saj karshi popullit dhe atdheut". Kongresi i III i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė (nėnshkrimet e delegatėve)

Pasojat e ndryshimit tė Statutit

Ndėrhyrja e qeverisė komuniste tė Enver Hoxhės nė ēėshtjet e besimeve fetare dhe ndryshmi i statutit tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė qė ishte miratuar nė vitin 1928 nga Qeveria e Monarkisė sė Zogut, ishte me pasoja tė mėdha pėr kėto komunitet fetar dhe Shqipėrinė. Nė atė statut tė miratuar nga Kongresi i III I Kishės Orthodhokse, u sanksionua qė nė krye tė asaj kishe mund tė vinte nė Shqipėri ēdo Peshkop i huaj. Nė bazė tė kėtij statuti tė vitit 1950, erdhi nė Shqipėri edhe Hirėsia e tij Anastas Janullatis, prania e tė cilėit ngjalli polemika dhe debate tė mėdha tė cilat vazhdojnė ende jo vetėm nė qarqet fetare por dhe ato shtetėrore.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.