Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nuk eshte se jemi te mire. Jemi vetem te kenaqur.
--- Forneret

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 143 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Letersi :: Bukuroshja e Londrës
Postuar nga: Fiori

Letersi Ne kete artikull do te lexoni vazhdimin e librit "Bukuroshja e Londres".Fundi i faqes-7: Lavazhi I makinave ne qoshe ishte I ndricuar aq fort, saqe rruga atypari dukej sterre e zeze. Rreth e qark nuk shihje fryme njeriu...


-----------------------------------------------------------

Shiu, ose ndonje gje ne televizor, po I mbante njerezit ne shtepi. Nuk mund te thuash se kjo lagje ka gjalleri ndonjehere ne mbremje. Zakonisht sheh vetem makina me te rinj qe drejtohen per ne Uest-End. Sonte shihje vetem rruge te shkreta dhe vitrina te ndricuara.
U ndala dhe, nen nje fener, hapa gazeten. “Nuk je e gezuar?”, me paten pyetur te gjithe. Po te mos qe Ralfi dhe sherri I pashmangshem qe me priste do te isha hedhur perpjete nga gezimi. E pse jo?”Bukuroshja e Londres”! Titulli I fotografise ishte I goditur, sepse Elioti, me shume zgjuarsi, e kishte hedhur portretin tim siper nje fotografie te Pikadilit*, ne menyre te tille qe fytyra ime te mbizoteronte ne kuader. Ralfi nuk do te kishte asnje verejtje per fotografine. Do te merzitej vetem pse kasha shkuar ne studion e vogel e te qelbur te Eliot Frejzerit pa e pyetur fare.
Per gjera te tilla ishim sherrosur edhe here te tjera. “E pranoj. Jam xheloz”, thoshte ai. “Pse, cudi te duket? Ndoshta nuk e ke vene re veten ne ndonje mbremje argetimi. Kur je ne qejf, thua se gumezhijne burrat. Une nuk mund te matem me ta, dhe kjo me tmerron, Kejt, sepse...”, dhe ne ate cast duart e tij kerkonin te miat, “ja qe te dashuroj.”
Pasi palosa gazeten, vazhdova rrugen. I gjori Ralf! Eshte intelektual, perhere I gatshem te nise nje diskutim serioz, por krejt I paafte per biseda te zakonshme. I kishte zet mbremjet e argetimit. Jo se shkonim shpesh. Studimi I hante aq shume kohe, saqe,
-----------------------------------------------------------
f-8


*Nje nga rruget kryesore te Londres. (Shenimet jane te perkthyesit)
kur ishte I lire, kishte qejf me fort te rrinim vetem dhe…
M’u be sikur m’u zu fryma dhe e ngadalesova hapin. Ne qetesine e rruges pothuaj te shkrete, befas me kishte kapur veshi nje kumbim. Hapa…Edhe pse ky kumbim nuk ishte I panjohur per mua, prape vura veshin dhe u binda se tanime, per nje kohe mjaft te gjate, po I degjoja pas meje ata hapa pa u kushtuar ndonje vemendje te vecante. Hapa te qete, ne nje largesi te vogel prej meje, hapa qe as afroheshin e as largoheshin, por ndiqnin ritmin e ecjes sime. Me duket se kjo ishte gjeja e pare qe me terhoqi vemendjen, pra, ata hapa te lehte ishin si hapat e mi, ata me kishin ndjekur neper rrugicen prapa kishes dhe gjate gjithe rruges Uenduërth. U ndala perseri nen nje fener te rruges dhe kete here, pasi hapa canten, bera sikur po kerkoja dicka.
Sakaq edhe hapat pas meje u ndalen.
Ndenja nje cast pa levizur dhe pastaj vazhdova te ecja perseri me po ate hap te qete. Dhe serish pas meje degjova kumbimin e bute te atyre hapave. Thua se dikush po me ndiqte.
Epo kjo ishte qesharake! Ne nje rruge te Londres, sigurisht rruge e qete, dhe prape ata hapa me shkaktonin nje si shtrengim te befasishem ne stomak. Gjate tere kesaj kohe, gazetat ishin plot me historira te llahtarshme. Dhe nuk po ecja ne ndonje lagje te shkrete ose ne ndonje zone fshatare. Ishte kohe mbremjeje dhe jo nate e vone, ndersa prapa perdeve te shtepive te larta viktoriane, ne te djathte e ne te majte te rruges, kishte njerez. Kaloi nje makine. Ne anen tjeter te rruges pashe nje grua me nje qen per dore.
-----------------------------------------------------------
f-9


T’i kerkoja ndihme?
U permbajta. E nga se te trembesha? Hapat pas meje vazhdonin me te njejtin ritem; nuk po benin asnje perpjekje per t’u afruar me teper. Kur isha e vogel, hijet me tmerronin. “Frika s’eshte gje tjeter vecse fantazi!”, me thoshte perhere Neni dhe shtonte: “Vete ti mund ta perzesh ate googol.” Sigurisht qe kishte te drejte. Keta hapa ishin pa dyshim te vertete, por ndoshta mua me terhiqte fantasia, dhe hapat pas meje mund te ishin dicka e rastit. Nisa nderkaq te ecja me shpejt.
Edhe hapat nderruan ritem.
Fshiva nje pike shiu nga fytyra dhe, ndersa po I bija rruges perms per te dale ne krahun tjeter, hodha nje sy shpejt e shpejt prapa. Aty ishte nje mur I larte, dhe njeriu qe me vinte pas po ecte rreze tij. Nje burre. Ashtu turbull shqova nje mushama shiu dhe nje kapele.
Pa ndonje arsye te vecante, m’u kujtua burri qe pata pare me heret tek rrinte ne kembe bri pragut te atyre dy dyqaneve.
Fantazia ime, thashe me vete. Hapat nuk afroheshin me shume. Por vazhdonin te ndiqnin ritmin tim. Tani po ecja shpejt, sado qe me vete thosha se nuk kasha pse te trembesha – ai burre, cilido qe te ishte, nuk perpiqej te me arrinte - , mirepo te ndiesh qe dikush po te ndjek pas, eshte dicka mjaft e frikshme. Desha te beja ca prova – te ecja shpejt, pastaj ngadale, mandej serish shpejt. Ne vend te kesaj, nisa gati te vrapoja dhe sakaq m’u mor fryma. Kisha dale ne rrugen Uenduërth dhe po hyja ne rrugen Eshlej…Hapat po me ndiqnin ende. Ketu kishte ca dyqane te vockla dhe me tej nje taverne. Vitrinat e ndircuara te saj, njerezit qe do te gjeja Brenda, ishin nje joshje, se ciles gati s’i shpetoja dot,
-----------------------------------------------------------
f-10


por, meqe kasha frike se mos behesha qesharake, vazhdova prape me te shpejte. “Gjithcka eshte pjelle e fantazise,” me thoshte Neni. Edhe me tej shtpi te tjera, uniforme, dhe akoma me tutje, nga njeri krah I rrugtes deri tek tjetri, nje ure hekurudhore me nje dite te vetme. Ndersa po kaloja poshte saj, cdo kumbim u mbyt nga vrumbullima e nje treni. Kur u shua kjo zhurme shurdhuese, u ndala dhe vura veshin.
Prape po ata hapa pas meje…
Eca edhe disa metra dhe, pasi u ktheva te qoshja, u gjenda ne rrugen Vernon, dy hapa larg nga rrugica pa krye ku ndodhej shtepia ime. Kur pashe ate rrugice midis shtepive, nje ndjenje e papritur sigurie e shnderroi ne inat friken time
Nisi te me punonte fantasia! Nje plak I pshtire e laperdhar, qe e kalonte mbremjen me zbavitje te tilla. Nuk kishte qellime te keqija ne koke, thjesht I ngjitej pas nje vajze dhe e bente te shkallonte nga frika. Mire, pra, tani kjo vajze, duke u ndier e sigurt, sepse ndodhej prane shtepise se saj, donte shpjegime. Dhe keshtu, pasi eca me te shpejte nga rruga Vernon deri te lulishtja e vogel, u ndala dhe ndenja pa levizur ngjitur pas murit.
Lulishtja e vogel e rruges Vernon vetem emrin ka te tille. Sigurisht qe eshte plot lule e saksire, por ne fakt eshte nje rrugice e vogel pa krye, me nja dymbedhjete garazhe ne skajin tjeter dhe nje atelie. Mbi garazhet jane dy apartamente. Ne njerin banojme une dhe Odrej.
Hapat u afruan. Mbajta frymen dhe u ngjesha edhe me fort pas murit. Pstaj ata u ndalen te pasigurt, si te mos dinin nese duhej te afroheshin, apo jo. Nje cast ngurrimi dhe pastaj I degjova te afroheshin, por tani me ngadale. Munda te degjoja nje frymemarrje te rende.
-----------------------------------------------------------
f-11


Dukej se ai tipi ishte lodhur duke me ndjekur pas. Tani hapat ishin pothuaj para meje…Edhe nje cast…
U largova nga hija e murit dhe, ne driten e rruges, u ktheva e I dola balle per balle.
I befasuar, ai u tulat.
- Me falni, desha…Nuk desha…
Ashtu papritur, mori fryme thelle dhe pastaj iu luhaten kembet, gati te shembej pertoke.
Gjithcka ndodhi me nje shpejtesi te mahnitshme. Me kujtohet se, kur po I luhateshin kembet, instiktivisht zgjata duart per ta kapur dhe tere peshen e trupit te tij e mbajta pas murit. Me kujtohet ngerci I dhembjes ne fytyren e tij, ndersa me duar shtrengonte gjoksin. Duke vazhduar ta mbaja, veshtrova rreth vetes per te kerkuar ndihme. Dy makina kaluan me shpejtesi ne rrugen Vernon, dhe degjova te lehte diku nje qen. Por, edhe pse thirra, nuk erdhi askush. Thirra perseri. Apartamenti im ishte I teri ne erresire. Kjo donte te thoshte se Odrej, megjithese kishte dashur te rrinte ne shtepi ate mbremje, dukej qe papritur do te kishte pranuar ndonje ftese. As dritaret e apartamentit ngjitur nuk kishin drita. Me sa dukej, te gjithe kishin dale.
Burri beri nje perpjekje dhe drejtoi trupin
-Me …falni…, tani jam mire.
-E kerkuat vete, - I thashe me te ashper dhe pastaj, kur e pashe qe po I merreshin kembet, I tregova me sy nje mur te ulet me tulla aty prane.
-Me mire uluni. Kujdes, dale t’ju ndihmoj.
Ai u ul rende. Per te paren here e pashe mire e mire. Dukej rreth te gjashtedhjetave. Kishte nje shprehje te bute dhe ishte flokethinjur e trupholle, me mustaqe te shkurtra e me size. Nuk ishte aspak nga ata lloj njerezish
------------------------------------------------------------
f-12


qe mund te te shkoje mendja se u ngjiten pas grave te panjohura. Cudia ishte se ajo fytyre e imet etere rrudha me kujtonte dicka te papercaktuar.
E veshtrova e pasigurt.
-Doni te therras nje mjek?
-Jo! – u pergjigj ai menjehere perms dhembeve te shtrenguar. – Do te me kaloje. Me ka ndodhur edhe here tjeter.
Dukej se dhembja tashme I qe lehtesuar. Duart iu liruan, por rrinte si I ngrire, thua s kishte frike te levizte. Nuk mund ta lija ashtu. Kishte nje pamje te mjere, I dobet dhe I pazoti per te bere keq, keshtu qe inati im u fashit krejt. Ndoshta kasha gabuar. Ndoshta ishte dicka e rastit qe pati ndjekur po ate rruge e me te njejtin hap si une. Shiu pothuaj kishte pushuar, por kapelja e tij kullonte, muri ku qe ulur ishte I lagur.
Epyeta:
-Banoni diku ketu afer?
- Do t’i hipi autobusit qe kalon ketej. Tani ndihem me mire. – Drejtoi supet dhe, duke ngritur koken, kapsalliti syte dhe shtoi: - Jeni shume e bukur.
S’eshte nevoja te rrini ende me mua.
Diku e kasha pare, per kete isha e sigurt. Kishte nje nga ato fytyrat e zakonshme qe humbasin midis turmes, por dicka ne shprehjen e saj ishte e njohur per mua. Ajo lakorja e cuditshme te qoshja e buzeve kur nenqeshte, me sillte dicka nder mend, por nuk e kujtoja dot se cfare. Kalova shpejt e shpejt neper mend muajt e fundit. Mos e kasha pare ndokund bashke me Ralfin? E pamundur te ma kishin prezantuar Seli ose Frejzeri.
Mos ndoshta te puna ime…
Befas m’u kujtua dhe i thashe:
------------------------------------------------------------
f-13


-Tamam! Tani me kujtohet, ju paten derguar te shikonit makinat e shkrimit. Ptet ardhur dy-tri here. – Nuk I thashe qe ishte tmerresisht I paafte dhe qe I linte perhere te prishura. – Punoj te Uillingtoni. Me mbani mend?
-Po, zonjushe.
Per nje cast ngurrova. Ta ftoja te ngjitej ne apartamentin tim? Sic e kane keto pune, do te qe nje guxim teper I madh, por ama dukej I semure dhe nuk mund ta lija atje. Mora nje vendim te shpejte.
-Mund t’i ngjitni disa shkalle?
E kuptoi se c’doja te thosha dhe u zmbraps pak.
-Tani jam mire.
-Po sikur t’ju vije prape te fiket? Nuk me le ndergjegjja ta bej kete. Pervec kesaj, jeni qull. Ejani! Clodhuni pak ne apartamentin tim, dhe pastaj do t’ju percjell deri ne shtepi.
Apartamenti im ndodhej vetem pak metra me poshte. Pasi hapa deren e jashtme, ndeza driten dhe i dhashe krahun. Shkallet e lodhen, por ia doli mbane dhe, kur u gjendem ne dhomen e pritjes, u ul ne kanape. Mora nje nenkrese dhe ia vura pas shpines. Ate mengjes kishim ikur me ngut te madh dhe I kishim lene te gjitha rremuje, por dukej se ai nuk po e vinte re crregullimin. Rrinte ulur me berrylat te mbeshtetur mbi gjunje dhe me koken ne pelelmbet e duarve.
-Doni ndonje gje? Ndoshta nje gote uje.
- Ju lutem.
Kur u ktheva nga kuzhina, vazhdonte te rrinte ulur po aty ku ishte. Valle vertet me kishte ndjekur pas? Tani frika, nese e kasha ndier si te tille, ia kishte lene vendin keqardhjes. Ai njeri dukejaq I brishte, aq I pamundur! Ngriti doren qe te merrte gotten dhe, per te paren here, veshtroi rreth tij.
-Pse u vute ne mundim? – tha. – S’ishte nevoja te me sillnit ketu, por…
Befas m’u duk sikur tere trupi I ngriu ne vend...

vijon...

© Shtëpia botuese "Konica"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.