Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Butėsia mund tė fitojė gjithēka, pėrveē pasurisė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Njoftime :: Distanca shtetėrore nga vėmendja amerikane
Postuar nga: Albo

Njoftime Nje aktivitet teper i rendesishem i lobit shqiptar ne Amerike me senatore dhe kongresmene amerikane, i mbajtur posacerisht mbi interesat shqiptare ne rajonin e Ballkanit, dhe maredheniet Shqiperi - ShBA.



Mero Baze, New York

Kryetari i Komisionit tė Politikės sė Jashtme tė Senatit Amerikan, Jozef Biden (Bajden), paralajmėroi politikėn shqiptare se mund tė humbasė mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nėse nė Shqipėri nuk bėnė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme dhe nėse nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi shqiptarėt nuk orientohen drejt politikave tė bashkėjetesės dhe respektimit tė etnive tė tjera. Me njė angazhim tė pazakontė pėr pozicionin qė ai ka nė krye tė politikės sė jashtme amerikane, kryetari i politikės sė jashtme tė Senatit amerikan, ka kaluar tė dielėn rreth 5 orė me drejtuesit e lobit shqiptar tė SHBA, drejtuar nga ish kongresmeni Diogardi, dhe ka folur pėr rreth 1 orė, para njė salle tė mbushur me rreth 500 vetė, mbi raportet qė duhet tė krijojė politika shqiptare me atė amerikane, me qėllim qė faktori shqiptar tė mos e humbasė mbėshtetjen e deritanishme amerikane. Nė krah tė udhėheqėsit kryesor tė politikės sė jashtme amerikane, ishin; kongresmeni i njohur, Beniamin Gillman, qė ka drejtuar marrėdhėniet ndėrkombėtare tė Kongresit Amerikan, senatori i New Yorkut, Ēarls Shumer, kryebashkiaku i New Jorkut, Blumberg, si dhe u dhanė pėrshėndetjet nga senatorja tjetėr e New Yorkut, Hillari Klinton. Angazhimi nė njė nivel tė tillė politik i emrave mė tė rėndėsishėm tė politikės amerikane pėr faktorin shqiptar, nė njė moment qė ai duket se nuk ėshtė nė rendin e ditės sė zhvillimeve ndėrkombėtare, ėshtė pozitiv pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė Ballkan, por ėshtė, po ashtu, njė tėrheqje vėmendjeje pėr pėrgjegjėsinė qė shqiptarėt duhet tė tregojnė ndaj mbėshtetjes amerikane. Nė rastin konkret, njė protokoll tė nivelit kaq tė lartė dhe njė vėmendje tė tillė e ka tė vėshtirė ta sigurojė personalisht ēdo politikan shqiptar, qoftė ky nė Shqipėri, Kosovė apo Maqedoni. Fakti qė zoti Biden, senator, jo vetėm qė foli nė mėnyrė tė detajuar pėr ēdo problem tė politikės shqiptare nė Ballkan, por edhe mbajti njė fjalim impresionues mbi tendencat qė duhet tė marrin zhvillimet e faktorit shqiptar nė Ballkan, nė njė sallė ku mungonin pėrfaqėsuesit zyrtarė tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė, ėshtė njė mesazh se politika amerikane po pėrpiqet tė krijojė njė kulturė tė komunikimit me faktorin shqiptar. Por nėse nė rastin e Kosovės dhe Maqedonisė, pėrfaqėsuesit zyrtarė mungonin pėr arsye objektive, distanca e qeverisė shqiptare nga ky takim, madje mungesa dhe e ambasadorit tė Shqipėrisė nė njė takim ku marrin pjesė personalitete tė jetės politike amerikane, tregon pėr njė tendencė tė pėrdorimit tė mbėshtetjes amerikane vetėm pėr qėllime klienteliste nga politika zyrtare e Tiranės. Udhėheqėsi i politikės sė jashtme amerikane foli nė mėnyrė tė qartė, para gazetarėve, pėr zgjedhje tė vjedhura nė Shqipėri dhe bėri thirrje nė fjalimin e tij zyrtar pėr rikthim tė zgjedhjeve tė lira dhe demokracisė nė Shqipėri, ēka ėshtė njė vėmendje e madhe nga drejtuesi kryesor i politikės sė jashtme amerikane, pėr njė vend tė vogėl si Shqipėria. Po pėrveē se vėmendje, kjo ėshtė dhe njė qartėsi e madhe pėr burimin e instabilitetit politik tė Shqipėrisė, tė cilėn politika zyrtare e Tiranės nuk mund ta injorojė. Pėrpjekja e zyrtarėve tė Tiranės pėr tė pėrdorur kontaktet e detyrueshme me administratėn amerikane si njė tregues qė janė nė rrugėn e drejtė, bie ndesh me qėndrimet e zyrtarėve mė tė lartė tė politikės amerikane, tė cilėt po detyrohen tė mbledhin grupet me ndikim nė komunitetin shqiptar nė SHBA, pėr t’u thėnė hapur se nuk jeni nė rrugėn e duhur. Distanca shtetėrore nga ky kontakt i politikės amerikane me grupet me ndikim tė shqiptarėve, ėshtė njė sinjal jopozitiv pėr respektin me tė cilin priten kėto zėra tė politikės amerikane nė veshėt e zyrtarėve shqiptarė.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.