Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nuk eshte i cmendur ai qe ka humbur arsyen. I cmendur eshte ai qe ka humbur gjithshka, pervec arsyes.
--- Chesterton

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 115 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Shqipėria nė vorbullėn e Luftės sė Parė Botėrore
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Materiali i botuar mė poshtė ėshtė pėrgatitur nga kujtimet e gjeneralit italian Emilio Bertotti, i cili ka qenė komandant i Trupave Speciale nė Shqipėri dhe i ka botuar ato nė librin e tij “Ekspedita jonė nė Shqipėri”, ku ai u referohet edhe disa kolegėve tė tij tė ushtrive tė tjera qė asokohe kanė luftuar nė territorin shqiptar.

Lufta e Parė Botėrore, e cila preku dhe Shqipėrinė, ėshtė bėrė objekt i hulmtimeve nga shumė historianė dhe studiues tė huaj, tė cilėt duke shfrytėzuar kujtimet e botuara nga ish-ushtarakėt qė kanė qenė nė Shqipėri, si dhe dokumentacionet e pasura qė janė ruajtur nėpėr arkivat e Italisė, Austro- Hungarisė, Pragės, Beogradit e disa shteteve tė tjera evropiane tė cilat u pėrfshinė nė vorbullėn e asaj lufte, herė pas here kanė botuar libra tė cilėt kanė ngjallur interesa nga lexuesit e shumtė.

“Golgota shqiptare”

Duke parė se ushtria serbe e kral Pjetrit u mund pėrfundimisht nė fushėn e luftės nga ana e austriakėve, si rrugėzgjidhja e vetme pėr tė shpėtuar tė gjallė pjesėn e mbetur tė asaj ushtrie u pa kalimi nėpėr territorin shqiptar pėr tė dalė nė detin Adriatik e mė pas pėr t’u rikthyer nė Beograd. Tėrheqja e Ushtrisė serbe nėpėr Shqipėri, konsiderohet si njė nga ngjarjet mė tragjike tė Luftės sė Parė Botėrore, apo siē njihet ndryshe nga studiuesit e shumtė qė janė marrė me atė periudhė si “Lufta e Madhe”. Aty nga fillimi i tetorit 1915, pasi Ushtria serbe u sulmua nė pjesėn veriore tė saj nga forcat austro-gjermane dhe nė lindje nga bullgarėt, tė cilėt kishin si synim qė tė pengonin bashkimin e forcat franko-angleze qė ishin dislokuar nė Luginėn e Vardarit, ushtria serbe u detyrua qė tė sprapsej drejt Perėndimit ku kishte mbėshtetjen e malazezve. Pas kėtij vendimi nga Nishi ku ishte dislokuar, filloi tėrheqja e gjithė ushtrisė dhe nė ballė tė kolonės sė gjatė prej 70 mijė forcash, ata kishin vėnė robėrit austro- hungarezė, tė cilėt i kishin zėnė rob gjatė luftimeve qė kishin zhvilluar nė fazėn e pare tė luftės. Sipas burimeve tė ndryshme arkivore italiane, udhėtimi i asaj kolone tė gjatė tė forcave serbe nėpėr malet dhe gėrxhet me borė tė Shqipėrisė sė Veriut, ishte njė ferr I vėrtetė pėr Ushtrinė serbe, tė cilėt detyroheshin tė marshonin ditė e natė pa pushim pėr tė shpėtuar nga hakmarrja e kundėrshtarėve tė tyre qė po i ndiqnin nga veriu dhe lindja e Serbisė. Gjatė atij marshimi rraskapitės nga kushtet e vėshtira tė motit, nė radhėt e Ushtrisė serbe, e cila gjithashtu ishte dhe e paushqyer, pati humbje tė mėdha prej epidemisė sė tifos qė preku njė pjesė e madhe tė ushtrisė, duke bėrė qė t’I shpėtojnė atij kalvari vetėm 27 mijė prej tyre. Lidhur me kėtė ka shkruar nė kujtimet e tija dhe ish-oficeri ēekosllavak, Rudolf Prohaska, nė njė libėr qė e ka botuar nė Pragė nė vitin 1928. Nė kujtimet e tij, Prohaska shkruan: “Gjatė atyre dy muajve, tėrheqja e robėrve ēekė sė bashku me masėn e robėrve austro-hungarezė nė krye tė Ushtrisė serbe, ishte njė pėrvojė e tmerrshme pėr ne. Asokohe ne ecnim e marshonim tė rraskapitur nėpėr atė ngricė dhe acar, ku nga ēasti nė ēast mund tė gjenim vdekjen nga tė papriturat e asaj rruge nė shkrepa malesh tė mbuluara me dėborė. Shumica e ushtarėve ishin tė lehtėsuar disi nga pajimet personale qė mbanin mbi shpinė, sepse gjatė rrugės nė afėrsi tė fshatrave ata i kishin shkėmbyer rrobat e batanijet me mish gjengji dhe patate me banorėt e rrallė tė atyre zonave ku kaluam”. Pas pėrshkrimeve tė hollėsishme tė atij marshimi, ish-oficeri ēekosllavak Prohaska I zėnė rob nga forca e Ushtrisė serbe, nė librin e tij flet dhe pėr shqiptarėt. Nė mes tė tjerash ai shprehet: “Tė pajisur me njė instikt tė paepur pėr lirinė, por tė privuar nga sensi i disiplinės, nė rebelime tė pėrgjakshme e tė vazhdueshme me autoritetet e veta, tė papėrgatitur pėr ēdo shkėndijė tė pranimit tė shtetit dhe tė ndarė nė klane (fise) pėrjetėsisht rivalizuese me njėritjetrin, ata preferonin mė mirė tė merreshin vesh me robėrit austro-hungarezė, sesa me serbėt qė i shihnin nė mėnyrė armiqėsore”. Nė fund tė atij kapitulli ku Prohaska flet mbi vuajtjet dhe torturat qė pėsuan ushtarėt serbė nė atė marshim rraskapitės qė bėnė nė territorin shqiptar, ai shprehet: “Jo tė gjithė ushtarėt serbė i rezistonin mundimeve mbi shtigjet me borė tė atyre maleve tė larta. Kush binte i raskapitur, vdiste pa pasur mundėsi qė t’i jepej asnjė ndihmė. Gjatė atij marshimi serbėt hodhėn nė lumin Drin tė gjitha ato paisje qė i pengonin pėr tė ecur, si kamionė, topa e deri dhe automobilin e Mbretit tė tyre Pjetrit”.

Okupimi i Shqipėrisė

Lidhur me vorbullėn e Luftės sė Parė Botėrore ku u pėrfshi dhe territori shqiptar, autori gjerman Helmut Shvanke shkruan: “Prej fronteve mė tė vogla tė Luftės sė Madhe (ėshtė fjala pėr Luftėn e Parė Botėrore) si ato palestineze, kaukaziane, mesopotamike, dardaneleve, frontet e ndryshme koloniale dhe ai pėr zotėrimin e Kanalit tė Suezit, fronti shqiptar ishte ai qė zgjati mė tepėr, i shtyrė deri nė pėrfundim tė konfliktit botėror, edhe pse sigurisht njėri prej mė pak tė pėrgjakshmeve. Por ka qenė njė front me aspekte tepėr dramatike, nėse llogaritet pėrveēse Ushtrisė serbe, lufta detare, nė sipėrfaqe e nėn det pėr kontrollin e kanalit tė Otrantos. Fronti shqiptar ishte edhe strategjikisht i rėndėsishėm pėr kufizimin e presioneve aneksioniste tė vendeve kufitare dhe sepse kishte hyrė nė pengesėn ballkanike tė Antantės. E bėrė e pavarur njė vit para shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore, Shqipėria u kthye pėrsėri pėr tė qėnė gjatė konfliktit njė vend i okupuar, ashtu siē kishte qenė nė shekuj nga pushtimet e romake dhe bizantine. Nė atė luftė tė madhe ajo u okupua nė dy tė tretat e territorit tė saj, prej austro-hungarezėve dhe nė pjesėn tjetėr nė Jug prej italianėve e francezėve. Bombardimi i Durrėsit, i cili ndodhi mė 6 dhjetor 1915 nga anijet e flotės austro-hungareze, kishte shtyrė Esad Pashėn, i cili nė atė kohė kishte pasur Princ Vidin, pėr tu tėrhequr nė Tiranė. Duke lėvizur nga liqeni i Ohrit, bullgarėt depėrtuan ndėrkaq nėpėr Shqipėrinė qendrore dhe pushtuan qytetet e Beratit, Fierit dhe Kavajės. Nė nėntor tė atij viti komanda supreme gjermane kishte tėrhequr nga fronti shqiptar pothuaj tėrėsisht trupat e saja. Nga kjo gjė u gjendėn tė lirė austro-hungarezėt, tė cilėt vendosėn pėr tė pushtuar Malin e Zi dhe Shqipėrinė. Nga ana e gjermanėve kjo gjė u pa si njė zgjidhje e pakėshillueshme dhe e diskutueshme pėr aleatėt e tyre austriakė, pėr arsye se shikohej e pamundur furnizimi i ushtrisė nė rajonet pa rrugė qė kishin ato vėnde dhe ku armiqėsitė nė mes popullsive ishin evidente. Nė kėtė kontekst
ai veprim do t’u kėrkonte njė shpėrpjesėtim tė madh ushtarak. Pėr pushtimin e Malit tė Zi, austro-hungarezėt pėrdorėn nė fakt mė tepėr trupa se nė Serbi, gjė e cila ishte e barabartė me 20 % tė popullsisė vendase. Pasi kishin pushtuar nė fillim tė janarit 1916 Lovqenin, austro-hungarezėt e paten rrugėn tė lirė pėr tė marshuar nė drejtim tė Shkodrės dhe Shqipėrisė Veriore”, shkruan autori gjerman Helmut Shanke nė librin e tij.

Austro-hungarezėt nė Vjosė

Nisur nga situata qė po precipitonte nė atė kohė nė Shqipėri, trupat italiane duke pėrfituar prej vėshtirėsive tė trupave austrohungareze, nisėn mbrojtjen e Durrėsit me brigadėn “Savona” , Batalionin 159 territorial dhe disa bateri artilerie. Por megjithė angazhimin e gjithė kėtyre forcave, nė shkurtin e vitit 1916 trupat italiane u thyen nga sulmet e katėr brigadave austro-hungareze. Nga fundi i shkurtit qyteti i Durrėsit ishte zbrazur plotėsisht nga trupat italiane tė cilat u imbarkuan nėpėr anije, por pa mundur qė tė merrnin me vete instalimet e artilerisė tė cilat mbetėn tėrsisht tė paprekura nė dorėn e ushtrisė austro-hungareze. Pas rėnies sė Durrėsit, aty nga prilli i vitit 1916, trupat austro-hungareze pėrparuan deri nė brigjet e lumit tė Vjosės, i cili shėnonte dhe vijėn kufizuese tė frontit me italianėt. Objektivat e ekspeditės italiane nė Shqipėri, mbetėn pothuaj tė kufizuara nė zotėrimin e pjesės jugore dhe nė lindje me armatėn franko-angleze tė komanduar nga gjenerali francez Serrail, qė vepronte nė Selanik. Me gjithė neutralitetin e Athinės qė u prish vetėm mė 29 gusht 1917, atėhere kur Greqia u fut nė luftė duke dalė nė krah tė Antantės, Armata e Lindjes u rrit me 220 mijė francezė, 120 mijė anglezė, 80 mijė serbė, 20 mijė italianė (nėn komandėn e gjeneral Petitit) dhe 16 mijė rusė. Lidhja me franko-anglezėt e bėri tė nevojshėm njė operacion italian i cili ēoi nė zbrazjen dhe evakuimin e territoreve shqiptare tė okupuara nė Jug prej Greqisė qė nė vitin 1914 dhe tė aneksuara nė mars 1916. Mė 28 qershor tė vitit 1916 repartet italiane shtinė nė dorė rajonin e Himarės dhe aty nga fillimi i shtatorit dhe qėndrat e Tepelenės, Gjirokastrės, Delvinės dhe Sarandės. Pak kohė mė vonė ato hynė nė kontakte dhe me pararojat franceze nė rajonin e Korēės. Nė territoret shqiptare tė pushtuara, italianėt dhe austro-hungarezėt bėnė ēmos pėr tė fituar simpatinė dhe bashkėpunimin ushtarak me popullsinė vėndase dhe nga kjo italianėt arritėn tė vendosnin sė bashku dy batalione trupash lokale, kundėr batalioneve tė ndryshme tė rekrutuara nė veri nga kundėrshtarėt e tyre.

Konflikti italo-austro-hungarez

Nisur prej konflikteve tė brendshme qė kishin pėrfshirė Greqinė prej dhunimeve tė sovranitetit territorial nga ana e francezėve dhe anglezėve, kishin bėrė qė nė qershorin e vitit 1917 tė provokohej dorheqja e Mbretit Konstandin, i cili u zėvendėsua nga i biri Aleksandri. Nė atė kohė aty nga data 29 e atij muaji, Greqia hyri nė luftė pėrkrah Antantės dhe territori i saj u bė baza e veprimeve ushtarake nė Ballkan. Pasi u bė mobilizimi i pėrgjithshėm, nga tre divizione qė ishin nė fillim tė vitit 1918, nė atė kohė numri i tyre arriti nė nėntė. Po atė pranverė sulmet e francezėve nė territorin e liqenit tė Ohrit, bėnė qė tė thyhej plogėshtia e frontit shqiptar duke i detyruar qė tė zbrapsen forcat e Koorporatės XIX austro hungareze, sistemi mbrojtės i sė cilės hyri nė krizė nė muajin korrik tė po atij viti si pasojė e ndėrhyrjes sė Korparmatės XVI italiane. Si rezultat i kėsaj, pasi humbėn zinxhirin kodrinor tė Mallakastrės nė verilindje tė Vlorės, austro-hungarezėt u detyruan tė tėrhiqen nė vijėn e frontit pėr rreth tridhjetė kilometra. Mė 2 tetor tė vitit 1918, Koorparmata XVI italiane e pėrbėrė nga disa brigada kėmbėsorie dhe regjimente artilerie, nisi sulmin kundėr austro-hungarezėve tė cilėt e kufizuan rezistencėn e tyre nė mbrojtje tė tėrheqjes. Trupat austro-hungareze tė komanduara nga gjenerali Karl von Pflanzer- Baltin, prej pusive qė kishin ndeshur nė rajonin e Mirditės, kishin lėnė nė dorėn e rebelėve shqiptarė rreth 1200 pushkė, dhe 10 mijė korona austriake ari. Duke pėrfituar nga humbjet e mėdha tė ushtrisė austrohungareze, trupat italiane hynė nė qytetin e Elbasanit mė 8 tetor tė vitit 1918 dhe nė datėn 14 tė atij muaji ata u futėn nė Durrės dhe njė ditė mė vonė nė Tiranė. Pas rėnies sė Tiranės, mė 31 tetor trupat italiane hynė dhe nė qytetin e Shkodrės i cili kaloi i gjithi nėn administrimin ndėrkombėtar.

Thyerja e italianėve mė 1920

Fundi i Luftės sė Parė Botėrore apo siē njihet ndryshe nga studiuesit e huaj si Lufta e Madhe, rindezi vatrat anarkoide nė brendi tė Shqipėrisė dhe shpresat aneksioniste nė vendet fqinje, tė cilat dolėn tė gjitha fitimtare nga ajo luftė. Riatdhesimi I kontingjenteve tė shėnuara tė Trupave Speciale italiane dhe transferimi i disa reparteve nė Mal tė Zi e Dalmacinė Jugore, nė fillimin e vitit 1919 e dobėsuan seriozisht pozicionin ushtarak italian nė Shqipėri, i cili nuk u pėrmirėsua dot as me ardhjen e gjashtė batalioneve alpine qė u dėrguan apostafat nga Italia. Nga kjo gjė pėrfituan bandat e shumta tė kusarėve qė plaēkisnin nėpėr krahina, pasi ishin armatosur mire me plaēkėn e mbetur nga lufta. Nga sulmet qė po iu bėheshin nė atė kohė trupave italiane nė Shqipėri, gjė e cila pėr gjeneralin italian Piacentini do tė thoshte fillimi i njė preludi pėr njė revolucion tė mundshėm nga ana e shqiptarėve, e detyroi atė qė nė majine 1920-ės, tė kthente nė Itali garnizonet ushtarake qė ishin shpėrndarė nėpė qytetet kryesore tė Shqipėrisė. Pasi nė fillim tė atij viti francezėt kishin ikur nga Shkodra dhe Korēa, nė Shqipėri mbeti vetėm garnizoni italian i Vlorės i reduktuar nė 1800 forca tė cilėt nė qershorin e atij viti u sulmuan nga 6000 forca shqiptare. Nė fillim italianėt mundėn qė tu bėjnė ballė sulmeve shqiptare, por mė pas ata u thyen dhe u tėrhoqėn nga Vlora. I vetmi qė mbeti nė atė kohė nė duart e italianėve ishte ishulli I Sazanit.

Artikulli u botua ne "Koha Ditore" gazete nga Prishtina


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.