Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kanun me baben nuk ka.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Ceshtje Kombetare :: Ē'do tė jetė Shqipėria nė Ballkan?
Postuar nga: Enip

Ceshtje Kombetare Intervistė ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhėnė gazetės "Shekulli"

Ē'do tė jetė Shqipėria nė Ballkan?


Intervistė ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhėnė gazetės "Shekulli"





Ē'do tė jetė Shqipėria nė Ballkan?

Pyetja e parė pėr ju kur vini nė Shqipėri ėshtė bėrė tanimė tradicionale. Si e shikoni gjendjen? Pas kėsaj pyetjeje qėndron preokupimi i ligjshėm i njerėzve pėr fatin tonė, pėr shanset qė kemi ose qė i humbim.

Njė pyetje tradicionale ka rrezik tė nxitė njė pėrgjigje tė tė njėjtit lloj, pra tradicionale. Do tė pėrpiqem t'i shmangem kėsaj dhe ta mendoj pyetjen tuaj si tė bėrė pėr herė tė parė.

Unė hyj ndėr ata qė kam besim nė kėtė vend. Meqenėse nė kohėn tonė mosbesimi ngjan mė modern (shpesh me arsye) se besimi, pėrgjigja ime mund tė duket jo fort e kohės. E megjithatė po e pėrsėris: besimi im nuk ėshtė lėkundur aspak.

Shanset qė dalin ose qė humbin pėr njė popull nuk janė si numrat e llotarisė. Ka njė gėrshetim faktorėsh qė i diktojnė. Ato qė duken dhe ato qė fshihen nė thellėsi. Ato qė ne i dimė e ato qė nuk i dimė, qė do t'i marrim vesh mė pas, qė nuk do t'i marrim vesh, e qė ndoshta s'ėshtė nevoja t'i marrim vesh asnjėherė.

Kur u duk se populli shqiptar u harrua, se njė pjesė e tij po mbytej nga dhuna serbe dhe nga shpėrfillja europiane, ndodhi e pabesueshmja: pikėrisht pėr shkak tė tij u krye lufta e fundit e mijėvjeēarit nė Evropė, luftė qė do tė mbetet nė historinė e kontinentit dhe tė botės.

Ndėr kėta faktorė, faktori shqiptar mbetet sot kryesori. Ēdo e keqe qė mund t'i vijė sot nga tė tjerėt popullit shqiptar, mbetet e vogėl nė krahasim me tė keqen qė shqiptarėt mund t'i bėjnė (e nganjėherė s'pėrtojnė t'ia bėjnė) vetvetes.

Nė qoftė se ky vizion iu duket pesimist po ju them se ėshtė e kundėrta. Eshtė optimiste tė dish se rrjedha e fatit tėnd ėshtė transferuar nė duart e tua.

Njė rregullim i brendshėm i shqiptarėve qoftė nė Shqipėri, qoftė nė Kosovė, njė qytetėrim i jetės politike, forcimi i institucioneve demokratike, zhvillimi i ekonomisė, shėndoshja morale vlen mė shumė se aleancat, marrėveshjet, kreditė, ndihmat. Pėrkundėr profecive tė kukuvajkave anembanė kontinentit evropian, zgjedhjet e porsazhvilluara nė Kosovė ishin njė dėshmi e mrekullueshme e rezervės qytetėruese qė ndryn nė vetvete popullin shqiptar.

Mendoni se do tė ndihet mė nė fund prania jonė nė Ballkan, se do tė bėhemi edhe ne tė rėndėsishėm, siē thoshin filozofėt tanė tė Rilindjes, apo kjo nuk ėshtė veēse njė ėndėrr si tė tjerat?

Pesha dhe rėndėsia e njė populli nuk varen as nga ėndėrrimet boshe, e aq mė pak nga lakmitė, pėr t'u fryrė si bretkoca, qė donte tė bėhej buall, (pėrrallė aq fort aktuale sot nė Ballkan).

Populli shqiptar duhet tė sigurojė nė gadishull atė peshė e rėndėsi qė i jep gjendja e tij natyrale (atė hise tė vet nėn kėtė diell, siē thoshin tė vjetrit) pa lakmuar mė tepėr, e pa ulur kryet pėr t'u kėnaqur me mė pak.

Pesha, pėrmasat e njėmendta tė njė populli janė nė fund tė fundit pasqyrimi i asaj qė quhet liri e tij, e drejta natyrale pėr tė jetuar e pėr t'u zhvilluar.

Njė nga shkaqet themelore tė konfliktit shqiptaro-serb, ndonėse nuk thuhet, mendoj se ka tė bėjė pikėrisht me peshėn dhe rėndėsinė e tyre nė gadishull. Skema tani pėr tani ėshtė kjo: Serbia e rėndėsishme. Shqipėria e parėndėsishme. Rrjedhimisht bėhet ēmos qė Serbia tė vazhdojė tė quhet e rėndėsishme, Shqipėria tė vazhdojė tė quhet e parėndėsishme. Serbia ka vėnė nė fytyrė maskėn e Jugosllavisė sė zhdukur, e hiqet si shtet i madh. Shqipėria vazhdon tė mbajė rreckat e vendit tė coptuar e nga kjo duket edhe mė e vogėl e mė pa peshė. Nė tė vėrtetė ky ėshtė njė dekor i jashtėm, njė realitet virtual, kurse thelbi ėshtė ndryshe. Faktori shqiptar nė gadishull, pėrmasat e popullit shqiptar, numri, energjia njerėzore, historia, kultura, gjuha, nuk ka asgjė mė pak se faktori serb. Kjo e vėrtetė jo vetėm nuk pranohet prej serbėve, por iu shkakton atyre njė tėrbim tė papėrfytyrueshėm. Kjo e vėrtetė nuk pranohet as nga miqtė e tyre nė Evropė dhe nė botė. Njė tufė e pafundshme politologėsh, letrarėsh, gazetarėsh, bėjnė ēmos pėr ta mbajtur nė kėmbė kėtė iluzion. Pėrpara faktorit fizik shqiptar (sasisė sė shqiptarėve) ata mbyllin sytė, duke pėrfituar dinakėrisht nga shpėrndarja e shqiptarėve nė dy shtete fqinjė e, sidomos, duke e konsideruar Kosovėn pjesė tė Serbisė. Pėr faktorin shpirtėror, kulturor, e kanė mė lehtė sepse nė sferat mė tė epėrme mashtrimet sajohen gjithmonė mė lehtė. Pėr ta bėrė edhe mė tė besueshme kėtė hipnozė ata shkojnė edhe mė larg, duke ngulur kėmbė se kėshtu ka qenė gjithmonė, pra ky realitet i sotėm ėshtė sipas tyre vazhdimi logjik i njė gjendje shekullore. Pėr mendėsinė europiane, nė tė cilėn mbeturinat e vizionit kolonialist janė ende tė forta, kjo ėshtė dika e lehtė pėr tė ngjitur ngaqė iu kujton ato qė kanė mėsuar nė shkollė pėr raportet koloni-metropol.

Ndonėse intelektualisht ata mund ta dėnojnė shtypjen, nė njė shtresė tė errėt tė ndėrgjegjes, si ish kolonialistė, ata identifikohen me shtypėsin, kurse i shtypuri iu duket tradicionalisht i largėt e i huaj. Pikėrisht te kjo e kanė vėnė shpresėn nacionalistėt serbė dhe pikėrisht nga kjo shpjegohet habia e tyre qė Evropa dhe SHBA u morėn seriozisht me shqiptarėt. Pėr ta ky ėshtė dėshpėrimi mė i madh ngaqė, sipas tyre, kushėrinjtė e Evropės ishin ata, kurse bijtė e njerkės ishin shqiptarėt.

Raportet serbo-shqiptare gjatė shekujve s'kanė asgjė tė pėrbashkėt me kėtė klishe. Akademiku Dushan Batakovi, njė nga kasnecėt e Serbisė sė madhe, nė librin e tij "Kosova, spirale e urrejtjes" botuar pak kohė mė parė nė Zvicėr, dėshmon pėr dika qė propaganda serbe nuk dėshiron ta cekė. Duke folur pėr bashkimin e Kosovės me Serbinė mė 1918, ai shkruan: "Shqiptarėt e Kosovės, liderėt e tyre, shefat e klaneve e tė pronarėve tė mėdhenj, qė qenė konsideruar si njė farė aristrokracie kombėtare, deklaruan haptas se nuk mund ta duronin sundimin e ish shėrbėtorėve tė tyre, ata tė cilėt ende i quanin nė mėnyrė pėrmuese shkje".

Si shihet, mosdurimi ose urrejtja serbo-shqiptare, ajo e cila shpesh trajtohet si misterioze etj. etj. ėshtė, ve tė tjerash, njė ėshtje revanshi. Dje ju shqiptarėt ishit senjorė nė Ballkan, sot ėshtė radha e jonė etj. etj. Me fjalė tė tjera, historia e njohur e njerėzve, qė pėr t'u shėruar nga dhuna dhe fyerjet e pėsuara nė fėmini, kėrkojnė t'i ushtrojnė ato mbi tė tjerėt, histori qė, me sa se duket, pėrsėritet midis popujve.

Pyetje: Tė rikthehemi te pesha dhe rėndėsia e njė populli. Krijohet pėrshtypja se po tė kėrkojmė ne shqiptarėt "hisen tonė nėn kėtė diell", kjo quhet si kėrkesė pėr Shqipėrinė e Madhe.

Pėrgjigje: Eshtė e vėrtetė se merret ashtu. Miti i Shqipėrisė sė Madhe u ringjall kohėt e fundit pėr tė krijuar barazpeshė me kėrkesėn e Serbisė sė madhe. Ndryshimi ėshtė se ndėrsa ky i fundit ėshtė njė program nė emėr tė tė cilit luftohet e veprohet haptaz, fantazma e Shqipėrisė sė madhe gjėllon kryesisht nė propagandėn antishqiptare.

Me fjalė tė tjera, ndėrsa Shqipėria quhet e parėndėsishme me gjithka, ajo bėhet befas e rėndėsishme, pra pranohet rėndėsia e saj jo si njė realitet normal, por vetėm si rrezik, si njė mundėsi e keqe. Tė mėsuar qė nė mėnyrė fyese e tė verbėr ta quanin tė vogėl e tė parėndėsishėm, tani qė populli shqiptar po del nga mjegulla e njė nate, shtabi i tij i natyrshėm i tmerron ata qė s'e kanė dashur. Ata ulėrijnė: po del rreziku, po del Shqipėria e Madhe! Ne duhet t'u themi: s'po del asnjė rrezik, asnjė Shqipėri e Madhe ose e Vogėl. Po del thjesht Shqipėria.

Kundėrthėnia ėshtė e hapėt. Njė vend s'mund tė jetė njėkohėsisht edhe i rėndėsishėm edhe i parėndėsishėm. (I rėndėsishėm kur ėshtė rasti pėr t'u goditur, i parėndėsishėm kur duhet dhėnė dora e ndihmės apo miqėsisė).

Nė kėtė kah, shprehja Shqipėri e madhe nuk ėshtė vese njė eufemizėm qė nėnkupton njė program cinik pėr tė penguar zhvillimin normal tė njė populli, njė doktrinė ngacmimi tė pėrhershėm pėr ta lėnė atė popull shtatanik, pėr t'i ngritur mure e pengesa midis, pikėrisht kur muret janė shembur nė kontinent.

Me tė njohurit e mi tė huaj, kur mė bie rasti shpesh tė bisedoj pėr kėtė temė i pyes: ku e keni parė projektin e Shqipėrisė sė madhe, ku i keni parė librat, konferencat, forumet, doktrinėn, programin, partitė qė e mbrojnė, grupet parlamentare, lėvizjen popullore, skicėn e hapur etj. etj. Kėsaj pyetjeje ata i pėrgjigjen zakonisht me njė ngritje supesh.

Pyetje: Shkrimtari grek Vasili Vasilikos, ka shkruar kohėt e fundit nė gazetėn "Lė Monde" se vepra juaj ėshtė, me sa duket, njė skicė e fshehtė e Shqipėrisė sė Madhe.

Pėrgjigje: E kam parė kėtė shkrim dhe mė ka zbavitur. Ndoshta shprehja Shqipėri e Madhe, duhet zėvendėsuar kėtu me shprehjen Shqipėri e stėrrmadhe, ngaqė po tė nisemi nga projekti im i fshehtė dhe padyshim tepėr djallėzor, nė tė do tė futeshin edhe piramidat e Egjiptit dhe stepa ruse dhe rrafshulta tė Anadollit dhe ndonjė copė nga Muri kinez, dhe hapėsira tė tjera qė kam pėrmendur nė librat e mia.

Sinqerisht s'do tė mė vinte keq qė disa njerėz tė merreshin me kėto libra e tė linin tė qetė popullin shqiptar, qė edhe pa kėto marrėzira, ka mjaft andrralla mbi kokė.

Kjo qė thashė mė lart duket si mahi, por nuk ėshtė aspak e tepruar. Ju e dini ndoshta se synimi shqiptar pėr njė gjuhė tė njėjėsuar, synim i pėrbashkėt i gjithė kombeve europiane, ėshtė i interpretuar gjithashtu si pjesė e projektit pėr Shqipėrinė e Madhe dhe kjo jo vetėm nga rrethe tė huaja antishqiptare por edhe nga disa karagjozė shqiptarė, nė Tiranė e nė Prishtinė.

Shqiptarėt nuk kanė nevojė as pėr Shqipėri tė madhe, as pėr Shqipėri tė vogėl, ata kanė nevojė pėr Shqipėrinė e tyre natyrale brenda peisazhit demokratik evropian. Nuk mund t'i kėrkohen kėtij vendi ligjė tė tjera nga ato qė s'i kėrkohen askujt. Shqiptarėt s'mund tė merren as si gogol pėr tė trembur tė tjerėt, as si nxėnės shembullorė. Ata s'kanė nevojė pėr nofka lavdėruese, natyrisht as pėr fyerje.

Shqiptarėt do ta ripohojnė peshėn e tyre, identitetin, gjithka, jo duke u mburrur per shembull me papėt me origjinė ilire, as me themelimin e dinastisė mbretėrore egjiptiane (qė pėr fat e kanė harruar), e as me profka tė tjera tė kėtij lloji. Aq mė pak mund ta pohojnė atė me revansh dhe me krime. Dihet qė krimi ėshtė ngjitės, sidomos nė hapėsirėn nervoze ballkanike. Pėr tė patur tė drejtėn morale tė dėnojnė krimin e ushtruar ndaj tyre shqiptarėt duhet ta refuzojnė me ngulm hakmarrjen dhe krimin si mėnyrė lirimi nga e keqja. Ne duhet tė mėsohemi tė dėnojmė tė keqen, racizmin tonė kur ai shfaqet, krimin tonė. T'i dėnojmė jo pėr tė larė gojėn, pėr t'u paraqitur humanistė por me bindje tė thellė se rruga e krimit ėshtė rruga e katastrofės. Ndonėse kemi pėsuar dhunė nga serbėt, s'duhet tė kemi drojė tė dėnojmė me pasion hakmarrjen ndaj serbėve tė pafajshėm, ndaj ciganėve e ndaj kujdo qoftė.

Thuhet shpesh se nuk jemi racistė agresivė. Dhe pėrmenden raportet e Shqiptarėve me ciganėt ose me romėt ose gipsėt (ata qė jo pa pėrmim quhen jevgj). Mendoj megjithatė se ashtu si tumorin e keq e mbėshtjell shpesh njė cipė e hollė, ashtu ndodh edhe me racizmin pasiv. Shumė shpejt ai mund tė kthehet nė racizėm veprues. Ne duhet t'i kishim mbrojtur mė me vendosmėri ciganėt dhe romėt e pafajshėm nė Kosovė, kur ata u kėrcėnuan nga hakmarrja e verbėr. Ne s'duhet tė bėnim asnjė lėshim kur ishte fjala pėr mbrojtjen e serbėve tė pafajshėm. Ne duhet tė dėnojmė ashpėrsisht krimet e trafikantėve shqiptarė kundėr kurdėve, kinezėve ose nevojtarėve tė kombėsive tė tjera, qė mjerimi i bije nė mėshirėn tonė. Pėr ne duhet tė jetė i papranueshėm dhe kriminal humori i zi qė bėhet me kėtė rast me viktimat ngaqė janė tė tjetėr kombėsie.

Nga ky pastrim populli shqiptar nuk dobėsohet. Pėrkundrazi. Pyetje: Ju keni reaguar ashpėr kohėt e fundit ndaj librit tė Xavier Raufer "Mafia shqiptare" duke e akuzuar pikėrisht pėr racizėm antishqiptar. A mund tė shėrbejė ky racizėm antishqiptar si argument pėr tė pėrligjur kundėrsulmin tonė?

Pėrgjigje: Kurrsesi nuk mund tė pėrligjet kurrfarė racizmi. Libri i francezit Xavier Raufer ėshtė shembull i njė racizmi primitiv, qė tė kujton fashizmin. Nė tė thuhet se mafia shqiptare drejtoka mafien evropiane, ngaqė nė bazė tė saj qėndron "Kanuni" dhe "Besa"! (Pra kemi pėrsėri rėndėsinė, madje pėrmasat evropiane tė njė populli, por vetėm pėr keq). Nė tė thuhet se janė shqiptarėt e shekullit 15 qė i mėsuan italianėve kodin mafioz! Nė tė kėmbėngulet se thelbi, struktura e brendshme e kėtij kombi ėshtė mafioze, pėr tė ardhur gjer te pohimi kriminal se tė deportuarit shqiptarė gjatė luftės sė Kosovės, nuk iknin prej masakrave, por ishin tė zgjedhur nga mafia pėr tė shpėrndarė drogėn nėpėr botė. Eshtė padyshim revoltuese qė njė intelektual francez mund tė pėshtyjė kėshtu mbi dramėn e njė populli, mbi fėmijėt e vrarė e mbi gjithė atė zi tė pafund. E megjithatė as racizmi i kėtij barbari nga Evropa, as racizmi prej horrash provincialė i italianėve, ose ai prej horrash fshati i grekėve, as cinizmi i mynxyrave tė tilla morale si raportuesi i OKB-sė Jiri Dientsbier, nuk munden kurrsesi tė pėrligjin marrėzitė tona tė mundshme.

Pyetje: Tė kthehemi nė ngjarjen e fundit aktuale tė Ballkanit: rėnien e Millosheviit dhe ngritjen e Kostunicės. Besoj se e keni pritur kėtė pyetje. Kemi dėgjuar se ju keni reaguar ftohtė pėr Kostunicėn nė intervistat tuaja ne radiot franceze dhe zvicerane.

Pėrgjigje: Sė pari dua tė theksoj se rėnia e Millosheviit ka qenė pa asnjė dyshim njė lajm i mirė. Sė dyti se me njė Serbi demokratike si Kosova, si Shqipėria, si gjithė Ballkani do tė fqinjėzonin krejt ndryshe, domethėnė shumė mė mirė se me njė Serbi nacionaliste (domethėnė tė marrė). Unė jam kundėr do lloj xhelozie ndaj vendeve tė tjera nė rajon.

Gjithė puna ėshtė nėse jemi vėrtet pėrpara njė zhvillimi demokratik apo pėrpara njė bllofi. Nė kėtė kah unė i kuptoj fare mirė rezervat e shqiptarėve tė Kosovės. Do tė pėrpiqem t'i bije shkurt pėr tė mos u zgjatur nė gjėra tė njohura. Ka qenė nevoja pėr njė ndryshim tė Serbisė e jo ve tė liderit tė saj. Njė lider komunist-nacionalist u zėvendėsua nga njė lider jokomunist-nacionalist, madje mė i thekur pėr nacionalizėm se i pari. Ky lider na paska si faqen mė tė ndritur tė biografisė antishqiptarizmin, pėr shkak tė tė cilit Titua e dėnoi mė 1974! Kjo do tė ishte gjysma e tė keqes nėqoftėse ky njeri do tė kishte bėrė njė korrigjim. Por pėr fat tė keq, deklarimet e tij tė para sidomos ato pėr gjyqin e Hagės, pėr Kosovėn e pėr tė burgosurit shqiptarė tė zėnė peng nga Serbia ishin politikisht e moralisht tė mjerueshme. Ato tregojnė se elita politike serbe ėshtė sot mė e paemancipuara nė gadishull. Megjithatė unė mendoj se nė rastin e Kostunicės, nėqoftėse ai ndryshon pėr tė mirė nuk ka pse tė mbahen paragjykime kundėr tij.

Pyetje: Megjithatė Europa, sidomos Franca e Italia, pa pritur asnjė shenjė treguan njė eufori tė habitshme nė kėtė rast.

Pėrgjigje: Eshtė e vėrtetė se u tregua njė dehje e njė eufori befasuese, 'ka tregon se emancipimi nuk ėshtė vetėm problem ballkanik.

E kuptoj fare mirė inkurajimin qė i jepet njė vendi kur bije njė tiran, megjithatė ėshtė e pakuptueshme se si Evropa nuk i kėrkoi asnjė deklarim politik themelor kėtij vendi pėr dhjetė vjet krime kundėr tė tjerėve. U duk sikur Europa kėrkoi tė kalojė njė sfungjer mbi peisazhin e pėrgjakur ballkanik. Por nė Ballkan, mė mirė se kudo dihet se asnjė sfungjer s'mund tė lajė gjakun dhe krimin. Nga kjo pikėpamje ekstaza europiane mund tė merrej si njė fyerje pėr tė gjithė popujt qė e vuajtėn kėtė tmerr. Njė thirrje pėr ta bėrė tė ndėrgjegjshme Serbinė pėr pėrgjegjėsinė e saj ėshtė pritur nga opinioni publik, 'ka ėshtė shprehur gjerėsisht nga shtypi.

Pyetje: Eshtė njė harresė kjo gjė sipas jush apo kėrkesa pėr revizionimin e njė politike?

Pėrgjigje: Besoj se janė tė dyja nga pak. Analistėt e kėrkojnė shpjegimin e kėsaj nė lidhjet tradicionale. Pa e kundėrshtuar kėtė mendoj se prapa tyre ka shkaqe mė tė fshehura. Nė njė shkallė botėrore mendoj se pavarėsisht nga pėrparimi i tij njerėzimi ka mbetur shumė i egėr. Mendimi kriminel, ai qė shoqėron veprimin kriminel jo vetėm s'ėshtė zbehur por rrallė herė s'ka qenė kaq i dukshėm si nė shekullin tonė. Nė kėtė skajim Europa nuk bėn ndonjė pėrjashtim. Flirti me krimin kėtu janė tė njohura.

Nė kujtimet e amerikanit Xhejms Rubin, botuar tani sė fundi nė "Financial Times", pėrmendet episodi kur presidenti i Serbisė Milutinovi qė kryesonte delegacionin serb nė Rambuj, duke mos kuptuar asgjė nga ajo qė po ndodhte, u thotė amerikanėve: "Pėrse shqetėsoheni pėr shqiptarėt? Na e lini ne kėtė punė dhe ne e mbarojmė pėr njė javė" (Me fjalė tė tjera, na lini t'i farojmė ne shpejt e shpejt).

Tė mėsuar tė flasin kėshtu me perėndimorėt kur vjen fjala pėr shqiptarėt, serbėt e pėrdorin atė gjuhė edhe njė javė pėrpara bombardimit. Pyetja qė del nė kėtė rast ėshtė tepėr shqetėsuese: mirė ky kriminel kokėtrashė, krejtėsisht jashtė realitetit flet kėshtu, po Europa si e ka pranuar kėtė gjuhė mė parė?

Sepse kjo gjuhė cubash, pėr fat tė keq nuk ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė Rambuj. Ajo ka patur, me sa dukej njė traditė dhe pranimi i asaj gjuhe ka qenė interpretuar nga serbėt si dritė e gjelbėr pėr krimin antishqiptar.

Pyetje: A mund tė flitet nė kėtė rast pėr njė predispozitė antishqiptare nė njė pjesė tė Evropės, pėrshembull nė Francė, ku ju kaloni njė pjesė tė kohės?

Pėrgjigje: Gjėrat janė mė tė ndėrlikuara se 'duken. Gjatė luftės sė Kosovės Franca u fajėsua gjithashtu prej Serbisė pėr predispozitė antiserbe. Si njėra predispozitė, si tjetra janė dhe nuk janė tė vėrteta.

Varet nga rrethanat, varet pėr 'sfera bėhet fjalė. Nė njė vizion tė pėrgjithshėm Franca ka qenė dhe ndoshta vazhdon tė mbetet mė afėr Serbisė se Shqipėrisė. Sidomos diplomacia, kreu i ushtrisė, e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme. Ndėrkaq njė pjesė zotėruese e elitės kulturore e politike dhe e opinionit publik kanė tjetėr qėndrim. E megjithatė edhe kjo ndarje nuk ėshtė edhe s'ka si tė jetė e saktė.

E vėrteta ėshtė se ndėrsa ekziston njė nostalgji proserbe nė kėtė vend, nuk mund tė flitet pėr njė nostalgji proshqiptare. Nostalgji proshqiptare mendoj se nuk ka kurrkund, nga qė miqtė e mbrapshtė qė ne zumė: jugosllavė, sovjetikė dhe kinezė, kanė qenė miq tė rremė dhe po aq tė rremė kanė qenė miqtė mė tė hershėm, italianėt. Nostalgjinė proshqiptare mund ta krijojė koha jonė. Atė mund ta krijojė qytetėrimi ynė i sotėm demokratik nėqoftėse ai ndėrtohet, nė aleancė me ngrohtėsinė e njeriut dhe me peisazhin shqiptar, hatu e parė tė kėtij vendi.

Nė vend qė tė na zejė smira pse ky ose ai vend ka afėrsi me Serbinė, ne duhet tė dimė t'i fitojmė miqėsitė. Natyrisht qė miqėsia s'mund tė jetė e njajshme. Nė njė mbledhje nė mjediset e Asamblesė Kombėtare tė Francės kam dėgjuar tė citohet njė zyrtar francez, sipas tė cilit gjatė njė jave nė Tiranė vriten aq njerėz sa 'vriten gjatė dy vjetėve nė krejt Evropėn Perėndimore. Nėqoftėse zyrtari nė fjalė e ka dhėnė vėrtet kėtė shifėr, me fjalė tė tjera kėtė thirrje pėr izolim tė Shqipėrisė, ėshtė vėshtirė tė pritet ndonjė miqėsi prej tij dhe prej zyrqs qė ai drejton.

Franca ėshtė njė vend qė unė e dua dhe e quaj njė atdhe tė dytė, gjė qė mė shtyn tė them pėr tė atė qė nuk do t'i thoshja pėr njė vend tjetėr. Duke afishuar njė ngrohtėsi tė tepėruar pėr njė vend qė ende nuk ėshtė shpėlarė nga krimi i djeshėm, Franca ka rrezik tė fitojė ftohtėsinė e sė paku pesė shteteve tė tjera ballkanike. Tėrheqja e Francės prej gadishullit ku gjatė mė shumė se dy shekuj ka qenė ngulitur natyrshėm nė kulturėn dhe historinė e gjithė popujve ballkanas nėpėrmjet iluminizmit tė saj, do tė jetė njė gjė e keqe pėr atė vetė dhe natyrisht pėr ballkanasit.

Pyetje: Si e komentoni "profecinė" e presidentit tė porsazgjedhur jugosllav se konflikti nė Ballkan, pasi ka braktisur Serbinė do tė zbresė nė Jug, domethėnė nė Shqipėri, si konflikt midis Veriut dhe Jugut?

Pėrgjigje: Ky pohim meriton njė analizė psiko-politike. Ai zbulon njė tė vėrtetė tė fshehur me kujdes, njė program, njė hall, njė ėndėrr tė Serbisė. Ka gjasė tė jetė programi, halli ose ėndrra numėr njė e fqinjit tonė: destabilizimi i Shqipėrisė. Zyrat jugosllave kanė vite qė punojnė pėr tė, nacionalistėt kanė vite qė psherėtijnė, agjentėt kanė vite qė robėtohen. Kėrkojnė idera, mėnyra, mjete, herė tė reja, herė tė vjetra, herė tė ringritura nga varri. Shefi i ri jugosllav, me tė zėnė vend nė fronin presidencial, me tė hapur dosjen e parė, ka ndeshur, me sa duket, kryefjalėn e programit serb: troshitjen e Shqipėrisė. Dhe meqenėse, me sa duket, nuk ėshtė fort i rafinuar nga mendja, u ngut ta shpallte gjithė gėzim nė TV italian.

Tani del fare qartė se ka qenė kohėt e fundit gjithė ajo zhurmė pėr konfliktin e pritmė midis jugut dhe veriut tė Shqipėrisė, midis gegėve dhe toskėve e natyrisht midis shqiptarėve tė Shqipėrisė e tė Kosovės.Tani del qartė se 'ka qenė ajo vijė ndarėse, lumi Shkumbin, qė nuk mungonte asnjėherė nė hartėn e Shqipėrisė, nė lajmet e pranverės sė vitit 1997. Pėrherė e mė qartė del se 'ėshtė ajo zhurmė pėr ndarjen e gegėrishtes nga toskėrishtja, ai nervozizėm kundėr gjuhės sė njėjėsuar, pėr tė ardhur gjer te gogoli i Shqipėrisė sė Madhe si njė tmerr pėr Europėn. Ky tmerr, sipas tyre, mund tė shmangej vetėm po tė ngriheshin mure midis shqiptarėve, tė thyheshin urat bashkuese, tė thyhej gjuha, duke u ndarė mė dysh, mundėsisht mė tresh. Sė fundi tani del edhe mė qartė se 'ėshtė ky pasion pėr destabilizim nė Shqipėri e nė Kosovė.

Agjentura ka punuar me shumė zell pėr kėtė. Njė pjesė e elitės politike dhe kulturore, si nė Shqipėri si nė Kosovė ėshtė pėrzier nė kėtė lojė tė dyshimtė. Populli shqiptar ka kohė qė me intuitė e ka ndier kėtė mbrapėshti. Shumė herė kam takuar njerėz tė thjeshtė qė mė kanė pyetur: si shpjegohet qė sapo nis tė ndreqet dika, menjėherė vihet nė lėvizje njė forcė e errėt pėr tė rikthyer kaosin?

Pyetje: Rrjedhimisht, njė ftohje qė vihet re nė ca rrethe politike dhe kulturore nė Kosovė kundėr Shqipėrisė, a ka lidhje me kėtė?

Pėrgjigje: Natyrisht. Ka patur psikoza nga tė dy anėt, por kohėt e fundit armiqėsimi ndaj Shqipėrisė ėshtė shtuar nė ato rrethe qė pėrmendėt ju. Duhet tė jesh i metė nga mendja qė tė mos e kuptosh se kur njė politikan ose letrar i Kosovės kėrkon armiqėsi ose preteks armiqėsimi me Shqipėrinė, ai s'bėn gjė tjetėr vese i lot syrin Beogradit pėr t'i thėnė: mė ndanė nga ty, por zemrėn e kam atje.

Dyshojn se ftohja shkallė-shkallė e Kosovės me Shqipėrinė do tė jetė kėndej e tutje boshti i strategjisė serbe. Pėr tė do tė punojnė forca tė caktuara politike nė Kosovė, tė ndjekura nga njė zhgan intelektualėsh e letrarėsh tė pabesė, qė nė kėsi rastesh s'mungojnė kurrė.

Ndėrkaq jam i bindur se kjo ndodh ve nė sipėrfaqe. Nė thellėsi asgjė nuk ndryshon. Sepse nė thellėsi, atje ku jeton, mendon dhe vendos ligjet populli i madh, atje sundon tjetėr logjikė e tjetėr realitet.

Pyetje: Ka patur nje seri artikujsh kritike ndaj jush nga Anton Berisha e disa ė tjerė ne Kosove, ku ju akuzojnė se me kritikat tuaja i keni fyer shkrimtarėt e Kosovės> A bėjnė pjesė keto nė pretekset pėr sherr, apo kanė njė bazė?

Pėrgjigje:Nuk i kam fyer dhe nuk do t'i fyej kurrė shkrimtarėt e Kosovės. Po ju kujtoj se ndėr tri veprat artistike qė kam shkruar pėr dramėn kosovare, dy prej tyre kanė si personazh qendror njė shkrimtar dhe njė poet, tė dy sublimuar nė shkallėn mė tė lartė.

Kam kritikur disa herė hermetizimin e njė pjese tė letėrsisė kosovare, nga qė kam patur bindjen se kjo rendje ndaj avanguardizmit ka qenė shkak qė ata tė mos dėshmojnė pėr krimin kundėr popullit tė tyre.

Pėrgjigja e tyre se ky dėshmim "ėshtė si detyrė shtėpie" e kam quajtur moralisht tė papranueshme. Kam menduar dhe mendoj se dėnimi i krimit ka ushqyer krenajat e letėrsisė botėrore.

Si e shihni, kritika ime ka marrė shkas nė radhė tė parė nga mosdėshmimi i krimit, me fjalė tė tjera nga mosplotėsimi i dosjes sė Kosovės, dosjes numėr njė tė kombit shqiptar nė kėtė fund shekulli.

Dėnimi i krimit nė Kosovė nuk ėshtė vetėm ėshtje letrare. Ai ka lidhje me lirinė e Kosovės. Ju e dini se 'po ndodh tani. Beogradi ka shpėrthyer njė ofensivė pėr tė kthyer opinionin botėror nė favor tė tij. Ai pėrpiqet t'i kthejė gjėrat kryengulthi: Serbėt t'i paraqesė si viktima dhe shqiptarėt si agresorė.

Shkrimtarė e filozofė tė njohur nė perėndim si Petėr Handke, Regis Debrai, Naom Shomsky etj., pėr turp tė tyre janė vėnė tė dėshmojnė nė dobi tė serbėve. Kurse disa letrarėve tė Kosovės iu duket se po ta bėjnė kėtė nė dobi tė popullit tė vet iu bie klasi.

Dėshmimi i letėrsisė nuk ėshtė as luks e as "detyrė shtėpie". Ai ka njė vend tė pazėvendėsueshėm nė letrat kredenciale tė njė populli.

Pyetje: Nė njė intervistė botuar nė shtypin kosovar mė 1998, njerin nga ata qe ju ka sulmuar, e keni quajtur "Juda i Kosovės". Nė romanin tuaj tė fundit "Lulet e ftohta tė marsit" e keni pėrsėri personazhin e Judės, kėtė herė pėr njė personazh te nje intelektuali tė Tiranės. Cili ka qenė shkaku qė i jeni kthyer kėtij personazhi tė Biblės?

Pėrgjigje: Nė jetėn tonė, si nė Shqipėri, si nė Kosovė, judėt po i ndeshim pėrsėri. Ndryshe nga kohė mė parė judėt nuk mund tė mbeten mė pa u damkosur e pa u dėnuar. Ka ardhur kohė e vėshtirė pėr judėt. E meritojnė krusmėn qė i pret, si ai qė shpif nė Prishtinė a nė Kozencė, si ai qė ka spiunuar shkrimtarėt nė Tiranė.

Pyetje: Tė kthehemi te problemi i stabilitetit qė folėm pak mė parė. Nė gati do intervistė ju theksoni domosdoshmėrinė pėr stabilitet mbi gjithka. Lidhur me kėtė a mendoni se dika u arrit me zgjedhjet e fundit?

Pėrgjigje: Nuk besoj se e teproj me kėrkesėn pėr stabilitet. Si do shqiptar unė e kujtoj me tmerr dhe me pikėllim vitin 1997. Ai ankth ende s'ka kaluar. Shqipėria pa stabilitet ėshtė njėlloj sikur ta ketė arkiolin pėrbri. Pėr fat keq ka forca qė janė tė interesuara qė tė jetė kėshtu. Pėr fatin dyfish tė keq qėllon qė ato forca gjėnden ndonjėherė jo vetėm midis opozitės por edhe midis klasės politike qė ėshtė nė pushtet. Aleanca me krimin on nė atė logjikė.

Pėr zgjedhjet e fundit ėshtė folur aq shumė sa ėshtė vėshtirė tė shtosh dika. Mendoj se rruga pėr t'i thėnė lamtumirė dhunės gjatė kalimit tė pushtetit duhet tė na gėzojė tė gjithėve. Ndėrkaq mendoj se nuk ka vend as pėr eufori tė fituesve, e as pėr alibi tė humbėsve. Dika ėshtė arritur por shumėka nuk ėshtė arritur. Dobėsimi i opozitės, ajo qė mėndjelehtėsisht i gėzon disa, ėshtė humbje pėr tė gjithė. Nė kėtė dekadė tė parė tė demokracisė do t'ishte mirė qė pushteti tė kalonte nga njė forcė politike te tjetra.

Do t'ishte mirė qė populli shqiptar t'i provonte tė dy palėt. Kėshtu ai do tė mėsonte se si punon makina e demokracisė. Kalimi pa dhunė i pushtetit, ligji i parė i shoqėrisė civile, ėshtė edhe mė i vėshtiri pėr t'u mėsuar. Por kjo nuk mund tė kryhet me urrejtje, verbėri e bojkot, e natyrisht as me ngazėllim cinik fitimtarėsh ose kėrcėllitje dhėmbėsh tė tė mundurve.

Kur partitė politike do t'i heqin nga vetja militantėt sejmenė, ata qė mbajnė gjallė kėtė psikozė tė mbetur nga lufta midis feudalėve dhe qyteteve, qė Europa e ka kryer disa shekuj mė parė, dhe qė njė pjesė e Ballkanit po e kryen tani, ky do tė jetė njė frymėmarrje lehtėsuese pėr tė gjithė.

Pyetje: €ėshtja e Himarės ishte sipas jush dika e re, apo njė rizgjim i vjetėr i demonėve nacionalistė?

Pėrgjigje: Farsa e Himarės ishte, nė radhė tė parė, theatėr tipik ballkanik plot nerva, mllef, marrėzi dhe bėlbėzime idiotėsh, si do tė thoshte Shekspiri. Njė farė kohe nuk e kam kuptuar dot se pėrse bėhej grindje. Kryetari i Partisė tė tė Drejtave tė Njeriut, asaj qė akuzohej si greke ose progreke, deklaroi qartė se ėshtė parti shqiptare, madje theksoi se nė Himarė nuk ka minoritet grek. Ndėrkaq, ata qė pohojnė tė kundėrtėn, duke pėrfshirė edhe vėzhguesit e huaj, as nuk e kundėrshtuan as nuk e pėrkrahėn kėtė kryetar, qė nė kėtė rast mund tė quhej i zoti i punės, si thuhet. Atė nuk e pėrfilli as pala shqiptare. Madje nga kjo palė dolėn ca antigrekė tė zjarrtė qė gjer dje ishin akuzuar si progrekė tė ligj. Prapėsia ishte e tillė sa qė s'do tė habitesha po tė dilte ndonjė nacionalist grek qė tė shpallej proshqiptar etj. etj.

Teatri absurd i Ballkanit ėshtė i pashtershėm. Kėtu askush nuk habitet qė njė parti demokristiane i ka anėtarėt muslimanė, ose qė partia e tė drejtave tė njeriut, e akuzuar si greke nuk fiton pikėrisht nė zonėn ku ka minoritarė grekė. Ndėrkaq, shumė njerėz, duke pėrfshirė edhe ca vėzhgues tė huaj, presin qė ajo tė fitojė nė njė zonė ku s'ka tė tillė.

Lidhur me kėta tė fundit, ėshtė kėrkuar me tė drejtė njė minimum njohjeje e vendit ku vijnė tė vėzhgojnė. Aq mė tepėr qė raportues e vėzhgues tė tillė kanė qenė shpesh herė tė verbėr nė Ballkan. Nuk u kėrkon kush tė dijnė hollėsira, por ca gjėra themelore duhet t'i dijnė. Kėshtu p.sh. tė dinė qė pa llogaritur refugjatėt e sotėm, nė Greqi ka njėzet herė mė shumė shtetas grekė me origjinė shqiptare, se sa ka shtetas shqiptarė me origjinė greke nė Shqipėri. E megjithatė asnjė herė, asnjė qeveri shqiptare nuk ėshtė kujtuar pėr ta. Vėzhguesit duhet tė dinė gjithashtu se nė Greqi, pas luftės sė Dytė Botėrore ėshtė kryer pastrim etnik i shqiptarėve, (amėve) me zjarr dhe me hekur. Ky kujtim i hidhur nė vend qė ta shtyjė Greqinė, drejt njė shqyrtimi tė ndėrgjegjes, nxit shpesh herė tė kundėrtėn.

Pyetje: Ju jepni herė pas here mesazhe shprese dhe optimizmi nė kundėrshtim me njė frymė pesimizmi qė ndeshet tek ne. Nė mbyllje tė kėsaj interviste a mund tė na thoni dika pėr tė ardhmen?

Pėrgjigje: Nuk kam dhėnė dhe nuk do tė jap kurrė njė kumt shprese nė se nuk besoj nė tė. Kam bindjen se kombi shqiptar pavarėsisht nga trazimet e sotme tė mėdha, nuk ka qenė kurrė mė mirė se sot. Nė jetėn e tij gėrshetimi i rrethanave, atė qė astrologėt e mendojnė si skajim tė favorshėm yjesh, kurrė nuk ka qenė kaq i mbarė. Asnjėherė ora e tij nuk ka qenė nė tė njėjtin kah me orėn e botės sė qytetėruar. Me fjalė tė tjera ėshtė hera e parė qė zhvillimi shqiptar, prirja e tij, hovzimi i tij, pėrkon me programin e kontinentit.

Asnjė aspiratė shqiptare sot dhe asnjė interes jetik nuk bie ndesh me kostumin europian. Pėrkundrazi, tė gjitha interesat e tij pėrkojnė me ato tė Europės sė nesėrme: zbehja e kufijve, kontaktet e lira, shkėmbimet lėndore, njerėzore, kulturore. Eshtė njė shans i madh kur njė popull s'kėrkon ve zhvillimin e tij natyror. Eshtė shans kur ai s'ka nevojė pėr demonė e pėr fantazma.

Prej gjithė kėtyre qė pėrmenda mė lart, prej logjikės sė brendshme tė gjėrave kushtėzohet natyrshėm emacipimi i njeriut shqiptar. Ky njeri, me ngecjet, cenet dhe dozėn e njohur tė marrėzisė ballkanase, mbetet tani pėr tani, pengesa e fundit e Shqipėrisė. Por hullija e ecjes sė tij ėshtė pėrcaktuar ndėrkaq dhe janė tė gjitha gjasat qė ai tė bėjė pjesė nė grupin e parė tė madh tė qytetarėve europianė nė gadishull. E parė nga ky kėnd, historia jonė moderne kėndej e tutje mund tė merret si historia e kapėrcimit tė vetvetes.

Intervistoi: Robert Rakipllari



--------------------------------------------------------------------------------




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.