Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bindjet jane armiq te se vertets. Bile me te medhenj se sa genjeshtrat.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 142 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Art :: Aleksandėr Moisiu: Si u krijua njė legjendė [IV]
Postuar nga: ILovePejaa

Art Sėmundja e pėrjetuar si art

Gjashtė muaj rob lufte nė Francė, arratia, arrestimi, sėmundja dhe transferimi nė Zvicėr. Njė dashuri tronditėse me aktoren Elizabet Berger. Pjesėmarrės nė ngjarjet politike nė Gjermaninė e tronditur dhe akuzat pėr "komunist"...

Nga ERNEST FERIZI


Moisiu nuk e kishte zgjedhur roberinė qė t'i ikte luftės nė front. Vetem njė ditė pas aterrimit tė tyre nė zonėn armiqėsore me 7 shtator 1915, i robėruari Moisiu dhe Prieve i dorėzohen francezėve. Rruga shpie nė qytetin belg Roussebrugge, ku e merr nė pyetje njė gjeneral francez, tė cilit artisti nuk i pėrgjigjet fare. E dėnojnė me pesėmbėdhjetė ditė burg, ndėrsa ushqimin qė ia japnin pėrbėhej vetėm nga uji dhe buka. Tri ditė kalojnė derisa vjen njė pėrkthyes. Nga Parisi vjen lajmi mbi identitetin e tė burgosurit Moisiu, pas sė cilit lajm ndėrrohet automatikisht edhe trajtimi ndaj tij. Gjysmė viti nė robėri qendron togeri gjerman Aleksandėr Moisiu, nė Belle-lle-en-Mer, nė ishullin breton, nė tė cilin francezėt kishin ndėrtuar njė kamp pėr 370 oficerė gjermanė. Kampi rrėnohet, kurse robėrit transferohen me tren nė drejtim tė jugut, nė Tolus. Me 2 mars tė vitit 1916, rreth orės nėntė tė mbrėmjes, togeri Moisiu dhe shoku i tij i kampit, togeri Verner, kėrcejnė nga treni nė errėsirė. Ata mendojnė tė arratisen nė Spanjė nė njė vend neutral, mirėpo pas marshimit treditor mbi 140 kilometra, kapen prapė prej xhandarmėve francezė. Pasojnė tri javė burg ushtarak nė Tolus, ku gjendeshin edhe desertorėt francezė. Ai tani ndodhet si nėpėr turne, I zhvendosur prej njė burgu nė burgun tjetėr. Moisiu kishte temperaturė tė lartė, ishte dobėsuar shumė, mirėpo ai udhėtonte me njė shpresė tė re nė Lion. Nė Tolus
ishte kontrolluar nga njė komision mjekėsh zvicėranė. Kontrolli kishte dhenė njė diagnozė alarmuese: "Mushkeritė e Moisiut janė shumė tė sėmuara" . Mjekėt propozojnė transferimin e Moisiut nė Zvicėr, nė bazė tė ndėrrimit tė tė sėmurėve. Kryqi i Kuq zvicėran angazhohet shumė pėr transferimin e artistit nė Zvicėr. Me 3 qershor te vitit 1916, gati nentė muaj pas aterrimit jo tė sukseshem nė Ostend, gazeta "Vossische Zeitung" lajmėron se, sė bashku me 25 tė semurė gjermanė robėr lufte, ndodhej edhe artisti Aleksandėr Moisiu. Ēdo hap tė tij e percjellnin gazetat e Vjenės, tė Berlinit dhe Parisit: dekorimin me "Kryqin e Hekurt" gjerman, roberinė, arratisjen, sėmundjen. Ai arrin nė vendin e quajtur Arosa, pėr mjekim tė mushkėrive, dhe tė gjithė mysafiret e kėsaj qendre rehabilituese e pėrshėndesin me lule dhe me duartrokitje. Nė Arose, Moisiu do kthehej pėr ēdo vit nga njė here per sherim, duke mos fshehur semundjen, por duke e pėrjetuar atė si pasion, si art.

Elizabet Berger – dashuria e pafat e artistit

Ēdo gjė qė Moisiu kishte filluar, lidhej me shpejtesinė dhe teprimet, ndaj nuk ėshtė pėr tu befasuar qė dashurohej pothuase nė shikimin e parė, siē ndodhi me aktoren e re Elizabet Bergner, me tė cilėn kishte luajtur nė Cyrih – ai Hamletin, kurse ajo Ofelian. Moisiu, i cili shkonte kah tė dyzetat, merr fillestarėn nėntėmbedhjete vjeēare Bergner nėn pėrkujdesin e tij personal. Ai dashurohet aq shumė nė artisten e re, sa qė ajo e prezenton nė familjen e saj, e shoqėron vazhdimisht dhe " mbulon" me letra tė zjarrta Aktori dėshiron tė fillojė njė jetė tė re me tė, mirėpo ajo e refuzon butėsisht, duke i sugjeruar qė tė mos e prish miqėsinė e tyre, me dashuri. Moisiu tėrbohet edhe mė shumė pėr "macėn" e tij (ashtu I quante ai te gjitha femrat - mici, mushi, macė) i telefonon pa ndėrprerė, i dėrgon telegram pas telegrami, derisa mė nė fund nuk kupton se tė kota ishin qė tė gjitha. Nė letrėn e tij lamtumirėse, derguar asaj, aktori shkruan: "Edhe njė herė marr penėn dhe tė them: jam i sėmurė nė trup dhe nė shpirt, aq i sėmurė... jam plot, perplot neveri . Me kokė tė mpirė, me shpirt tė lodhur, i fishkur, I thyer, pa besim, pa dashuri, e kryej punėn time qė njerėzit e varur prej meje, tė mos i zhgėnjej... Zhgenjimi im pėr tradhtinė tende ėshtė i pakufishėm, kenga ime e pakėnduar... I mbyll sytė shtrėngueshem qė tė mos shoh! Opiumi, morfiumi, veronali janė ndihmėsit dhe ngushlluesit e mi. Asgjėsoji letrat e mia dhe kujdesu qe kurrė mė mos tė tė shoh, derisa tė jetoj... Shpresoj se fati do tė ketė mėshire pėr ty, dhe do tė kursejė nga vuajtjet qe t'i mua mi shkaktove".

Moisiu - "Ministėr I Kulturės Gjermane" dhe "komunist"

Profesori Max Rainhard, udhėheqėsi mė i madh i tatrove tė Berlinit, ishte duke drekuar. Edhe atė ditė, si ditėve tė tjera, levizin demostrantėt pėrskaj shtepisė sė tij. "Ejani poshtė profesor, neve na duheni kėtu... ketu luhet teatri I vertetė!". Profesori nuk zbret poshtė dhe vazhdon drekėn e tij, por fare mirė dallon zėrin e personit qė gjendet nė turmėn e demostruesve: ai ishte Moisiu me shami tė kuqe lidhur nė ballė. Moisiu gjendet nė Berlin, merr pjesė nė mėnyrė aktive nė revolucionin gjerman, nė tė cilin me mija punėtorė, ushtarė, qytetarė tė kryeqytetit dėshironin rrėnimin e monarkisė sė atėhereshme, pėr tė formuar njė republikė tė madhe gjermane. Socialistėt pėrkujdesen per sigurinė dhe rregullin e vendit, qė, siē do tė tregohet mė vonė, ishte nje iluzion i pergjakshėm. Dhe A. Moisiu, artist me famė, brenda natės bėhet politikan. "Spartakistėt" e propozojnė pėr ministėr tė artit dhe tė kulturės, duke e futur nė listėn e kandidatėve pėr kabinet. Lajmi publikohet nė tė gjitha gazetat, vetėm Moisiu qė kishte luajtur nė shfaqje, natėn e mėparshme, e merr vesh lajmin tė nesėrmen, rreth orės 11 te paraditės. "Unė minister! - me kėnaqėsi vazhdon Aleksanderi - Si minister pėr kulturė do tė kuptoja punėn time shumė mirė, e posaēerisht punėn e teatrit!" Mirėpo, ngjarjet do tė rrjedhin ndryshe. Fillojnė sulmet qė nuk kanė te ndalur. E akuzojnė pėr veprimtari komuniste. Moisiu "komunist" bėhet temė e pėrditshme, nė ēka ai reagon: "...Mua mė akuzojnė se jam komunist dhe qė kam shumė para... kujt duhet t'i interesojė se sa fitoj pėr punėn time tė veshtirė...?" Dhe ku I shpenzonte Moisiu paratė? I ndihmonte nėnės, vėllezėrve dhe motrave. Ai kishte edhe shumė dashuriēka, pėr tė cilat shpenzonte mjaft.


vijon


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.