Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qe eshte shok me te gjithe, nuk eshte shok me asnje.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 159 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Histori :: Si e mbyten komunistet kryeministrin Kota
Postuar nga: Albo

Histori Historia tragjike e ish-deputetit, Ministrit tė Brendshėm dhe dy herė Kryeministrit tė Shqipėrisė, tė cilin komunistėt e rrėmbyen nė Greqi dhe e vdiqėn nė Burgun e Burrelit


Si e mbytėn nė Burrel Koēo Kotėn, ish-kryeministrin e Shqipėrisė

Kush ishte Koēo Kota, ku ishte shkolluar dhe nga ē'familje rridhte ai. Si u angazhua nė jetėn politike tė Shqipėrisė qė nga viti 1912 kur Ismail Qemali e emėroi Kryesekretar nė Ministrinė e Arsimit dhe pjesėmarrja e tij nė Kongresin e Lushnjes ku ai u zgjodh sekretar i Kongresit e Senator. Pėrse e pėrkrahu ai Ahmet Zogun dhe cilat ishin funksionet e larta qė iu ngarkuan gjatė kohės sė Monarkisė. Cili ishte qėndrimi i tij gjatė agresionit fashist tė 7 prillit 1939, kur ai ishte Kryeministėr i Shqipėrisė dhe si e rrėmbyen komunistėt shqiptarė nė Selanik tė Greqisė. Si e mbrojti atė avokati i tij Dr. Spiro Stringa nė Gjyqin Special dhe vdekja e tij tragjike nė Burgun e Burrelit


Dashnor Kaloēi

Xhaxhai im Kostaqi, apo Koēo siē e thėrrisnim ne nė familjen tonė, u largua shpejt nga Korēa dhe u vendos nė Tiranė qė para vitit 1920, pėr arsye se ai u muar me politikė. Ndryshe nga Koēo, babai im Ilia qė u diplomua nė Stamboll pėr Drejtėsi, jo vetėm qė nuk u muar me politikė, por ai i thoshte sa herė Koēos qė tė hiqte dorė nga politika.

Por Koēo nuk e dėgjoi kurrė babain dhe ai u angazhua nė politikė qė fare i ri nė Qeverinė e Ismail Qemalit, ku u emėrua si Kryesekretar nė Ministrinė e Arsimit. Ndonėse Koēo punoi dhe luftoi njė jetė tė tėrė nė tė mirėn e Shqipėrisė, qė nga Kongresi i Lushnjes ku u zgjodh Sekretar i tij dhe mė pas si Ministėr i Punėve Botore dhe dy herė si Kryeministėr i Shqipėrisė, ai pati njė fat tragjik. Pas mbarimit tė luftės, ai u largua nga Athina ku ishte vendosur pas largimit tė Zogut dhe u vendos nė Selanik sė bashku me dy shokėtė tė tij, ish-funksionar tė lartė tė Monarkisė. Aty nga fillimi i vitit 1945, nė shtėpinė ku banonte shkuan dhe e takuan tre oficerė tė Sigurimit tė Shtetit tė cilėt arritėn deri aty tė ndihmuar nga komunistėt grekė qė nė atė kohė kontrollonin njė pjesė tė madhe tė territorit tė Greqisė ku pėrfshihej dhe Selaniku. Ata iu hoqėn si nacionalistė dhe e gėnjyen duke i thėnė se duhet tė kthehej me ta nė Shqipėri, pasi do formohej njė Qeveri koalicioni me komunistėt e Enver Hoxhės. Ndonėse Koēo nuk i besoi thėniet e tyre dhe nuk pranoi tė kthehej, ata e morėn me forcė nė njė furgon tė mbyllur dhe e sollėn nė Tiranė ku e nxorrėn para Gjyqit Special nė marsin e vitit 1945. Fatkeqėsisht Koēos i doli fjala e vėllait dhe babait tim Ilias, i cili i kishte thėnė qė tė mos pėrzihej nė politikė. Kėshtu pas dėnimit me burg tė pėrjetshėm nė Gjyqin Special, ai vdiq nė mėnyrė tragjike nė qelitė e errta tė Burgut tė Burrelit". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 69-vjeēarja Kristina Kota, e cila rrėfen gjithė historinė e xhaxhait tė saj, ish- Kryeministrit tė Shqipėrisė Koēo Kota, i cili mori pjesė aktive nė politikėn shqiptare qė nė moshė fare tė re nė Qeverinė e Ismail Qemalit dhe mė pas nė Kongresin e Lushnjes ku u zgjodh Senator, pėr ta vazhduar karrierėn e tij tė gjatė si deputet, Ministėr i Brendshėm, i Punėve Botore si dhe dy herė Kryeministr i Shqipėrisė. Po cili ishte Koēo Kota, nga ē'familje rridhte ai dhe cila ishte e kaluara e tij? Ku u shkollua ai dhe si u angazhua pėr herė tė parė nė politikėn shqiptare? Cilat ishin funksionet qė mbajti Koēo Kota nga viti 1912 e deri nė vitin 1939 kur agresioni fashist italian i 7 Prillit, e gjeti nė postin e Kryeministrit tė Shqipėrisė. Ku u vendos ai pas largimit nga Shqipėria dhe pėrse nuk e ndoqi nga pas Mbretin Zog, tė cilit i kishte shėrbyer me besnikėri pėr 20 vjet me rradhė nė konsolidimin e Shtetit Shqiptar? Si e gjetėn atė nė Selanik oficerėt e Sigurimit tė Shtetit Shqiptar dhe si e rrėmbyen ata duke e sjellė me forcė nė Shqipėri me ndihmėn e komunistėve grekė? Cili ishte qėndrimi i Koēo Kotės nė Gjyqin Special nė marsin e vitit 1945 dhe si e mbrojti atė avokati i tij Spiro Stringa? Pėrse e dėrguan Koēon nė Burgun e Burrelit dhe si vdiq ai nė vitin 1949 nga torturat qė i bėnė atij dhe dy shokėve tė tjerė tė qelisė tij? Lidhur me kėto dhe tė tjera ngjarje e fakte nga jeta e ish-Kryeministrit tė Shqipėrisė, hedhin dritė dėshmitė e mbesės sė tij, 69-vjeēares Kristina Kota, dokumenti origjinal i mbrojtjes sė avokatit tė tij Spiro Stringa (tė cilin e ka ruajtur i biri Pandeliu) si dhe rrėfimi rrėnqethės i Avni Bejkovės, i cili ka qenė prezent nė vdekjen tragjike tė Koēo Kotės nė Burgun e Burrelit, ku ai vuante dėnimin bashkė me tė.

Kush ishte Koēo Kota

Kristina Kota, sė bashku me tė motėrn e saj Gallatėn, (dy vjet mė e madhe se ajo) janė tė vetmet trashėgimtare nga familja Kota qė jetojnė nė Shqipėri, me tė cilat ne morėm kontakte pėr tė na rrėfyer diēka mė shumė pėr xhaxhanė e tyre, ish-Kryeministrin e Shqipėrisė i cili pati njė fat tragjik. Kristina, tashmė nė moshėn 69-vjeēare, e cila jeton me familjen e saj nė njė shtėpi private diku nė fillim tė Rrugės "Qemal Stafa", e priti me shumė kėnaqėsi qėllimin e vizitės sonė dhe u tregua e gatėshme pėr tė dėshmuar rreth xhaxhait tė saj. Lidhur me origjinėn dhe tė kaluarėn e familjes Kota, Kristina shprehet: "Koēo apo Kostaqi, siē ėshtė emri i tij i vėrtetė i xhaxhait tim, u lind nė qytetin e Korēės nė vitin 1888, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sonė. Gjyshi im dhe babai i Koēos, quhej Nuēi Kota dhe nė atė kohė ai merrej me tregti lėkurėsh e importe tė ndryshme nga Italia dhe Greqia. Koēo ishte fėmija i dytė nga tre djem dhe njė vajzė qė kishte Nuēi Kota, i cili ndonėse nuk e kishte mbaruar shkollėn e lartė, ishte njeri shumė praktik. Nga mosha, i pari prej xhaxhallarėve ishte Kristaqi, pas tij vinte Koēo dhe mė i vogli i tyre ishte babai im Ilia. Nė atė kohė shtėpia e gjyshit Nuēit, ku u lindėn dhe babai im me dy vėllezėrit e tjerė dhe motrėn Leonorėn, ndodhej diku nė afėrsi tė Kishės sė sotme Orthodokse tė qytetit tė Korēės. Nga tė katėr fėmijėt e Nuēit, vetėm babai im Ilia dhe Koēo mundėn tė mbaronin shkollat e larta, kurse i madhi Kristaqi dhe vajza Leonora, mbaruan vetėm shkollat e mesme. Siē mė ka treguar babai im Ilia, mėsimet e para Koēo i kreu nė qytetin e lindjes nė Korēė dhe mė pas ai shkoi nė Greqi dhe vazhdoi Universitetin nė Athinė, ku u diplomua nė Shkencat Politike. Ndėrsa babai im Ilia u diplomua po pėr Drejtėsi, po nė Universitetin e Stambollit. Koēo u martua fare i ri pas kthimit nga Greqia dhe me gruan e parė qė i vdiq nė moshė tė re, ai kishte tre fėmijė, dy vajza dhe njė djalė. Vajzat quheshin Tefta dhe Beatriēe, kurse djali kishte emrin e gjyshit, Nuēi. Koēo u largua qė herėt nga shtėpia dhe pasi mbaroi Universitetin e Athinės, ai nuk u kthye mė nė qytetin e Korēės, pasi iu kushtua politikės. Nė vitin 1912 ai iu pėrgjigj thirrjes sė Ismail Qemalit dhe mori pjesė nė administratėn e tij duke punuar si Kryesekretar i Ministrisė sė Arsimit nė Qeverinė qė kryesohej nga vetė Ismail Qemali.


Dėshmia rrėnqethėse e ish-tė burgosurit tė Burrelit Avni Bejkova, lidhur me vdekjen tragjike tė ish-Kryeministrit tė Shqipėrisė Koēo Kota dhe tre shokėve tė tij tė qelisė

"Ja si e mbytėn Koēo Kotėn nė qelitė e Burrelit"
Ēfarė i thanė Koēo Kotės nė Selanik oficerėt e Sigurimit tė Shtetit dhe si mundėn ta rrėmbenin atė pėr ta sjellė nė Shqipėri. Cili ishte qėndrimi i Koēos nė burgun e Burrelit dhe cilėt ishin miqtė e tij tė ngushtė qė shoqėrohej ai gjatė kohės qė vuante dėnimin nė atė burg. Pse e nxorrėn nga qelia Nr.17 ku vuanin dėnimin ish-funksionarėt e lartė tė periudhės sė Monarkisė dhe cilat ishin torturat qė i bėnė Koēos dhe tre shokėve tė tij: Vrioni, Bellkameni e Golja. Rrėfimi i ish-tė burgosurit tė Burreli i cili ndodhej nė qelinė pėrballė asaj ku nė korrikun e vitit 1947 u torturua pėr njė muaj dhe dha shpirt ish-Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit shqiptar, Koēo Kota

Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet rrėfimit tė 69-vjeēares Kristina Kota, u njohėn me njė histori tė shkurtėr tė ish-Kryeministrit tė Shqipėrisė Kostaq Kota, i cili u lind nė qytetin e Korēės nė vitin 1888. Sipas rrėfimit tė mbesės sė tij Kristinės, Koēo u shkollua dhe u diplomua nė Athinė pėr Shkencat Politike e qė nė moshė tė re mori pjesė nė Qeverinė e Ismail Qemalit, si Kryesekretar i Ministrisė Arsimit. Po kėshtu nė shkrimin e djeshėm, u njohėm dhe me mbrojtjen qė i bėri Koēo Kotės nė Gjyqin Special nė marsin e vitit 1945, avokati i tij Dr. Spiro Stringa. Nė atė mbrojtje, avokati i famshėm Stringa, argumentonte se klienti i tij ishte krejt i pafajshėm dhe kėrkoi lirimin e tij nė sallėn e gjyqit duke thėnė se Kota nuk kishte asnjė pėrgjegjėsi pėr pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste nė 7 prillin e 1939-ės, kur ai ishte nė funksionin e Kryeministėrit.

(vijon nga numri i kaluar)

Nė vitin 1920-tė, Koēo Kota mori pjesė nė Kongresin e Lushnjes si deputet i Korēės ku u zgjodh dhe Sekretar i Kongresit. Dy vjet mė vonė ai u emėrua Prefekt i Beratit dhe pas ngjarjeve tė Qershorit 1924, ai u largua nga Shqipėria sepse ishte pėrkrahės i Zogut", kujton mbesa e tij, 69-vjeēarja Kristina Kota. Pas riardhjes sė Zogut nė fuqi nė dhjetorin e vitit 1924, Koēo Kota u emėrua prej tij si Kolonel i Xhandarmėrisė dhe u dėrgua nė rrethet e Jugut pėr tė ristabilizuar situatėn qė ishte krijuar pas grushtit tė shtetit tė forcave fanoliste. Nė zgjedhjet parlamentare qė organizoi Ahmet Zogu pas rikthimit nė pushtet, Koēo u zgjodh deputet i Korēės dhe u emėrua nė postin e Ministrit tė Punėve Botore. Pas kėsaj nė vitin 1925 ai u emėrua nė postin e Kryeministrit dhe Ministrit tė Brendshėm, duke i shėrbyer me besnikėri Ahmet Zogut, i cili e vlersonte atė si njė nga politikanėt mė tė aftė qė kishte nė krah tė tij. Nga viti 1925 e deri nė vitin 1939, Koēo Kota arrti nė funksionet mė tė karta tė shtetit shqiptar, si deputet, Kryetar i Parlamentit dhe Kryeministėr i Shqipėrisė. Ai ishte njė politikan shumė liberal dhe nė vitin 1938 Ahmet Zogu e dėrgoi nė Paris ku ishte vendosur njė pjesė e madhe e mėrgatės politike antizogiste, pėr tė biseduar me ta qė tė ktheheshin nė Shqipėri. Koēo Kota u largua nga Shqipėria sė bashku me Mbretin Zog, nė 7 prill tė vitit 1939 e u vendos nė Selanik tė Greqisė, duke mos u pėrzier fare me politikė.

Rrėmbimi nė Greqi dhe Gjyqi Special

Gjatė gjithė periudhės sė Luftės, (1939-1944) Koēo Kota qėndroi nė Greqi sė bashku me familjen e tij, gruan Vasilikėn, (ishte korēare, por kishte lindur nė Stamboll) djalin Nuēin (ishte diplomuar nė Francė) dhe dy vajzat, Teftėn dhe Betariēen. Lidhur me mardhėniet e Koēs me vėllanė e tij Ilian, si dhe rrėmbimin e tij nė Greqi, mbesa e tij Kristina dėshmon: "Babai im Ilia dhe familja jonė kishin mardhėnie shumė tė mira me Koēon dhe familjen e tij, edhe pse Koēo ishte zogist, kurse babai im fanolist. Ne erdhėm e u vendosėm nė Tiranė nė vitin 1937 dhe babai punoi si avokat nė Pazarin e Vjetėr me kolegun e tij, Avokat Maēin. Pas largimit tė Koēos, mė 7 prill 1939, ne qėndruam nė Shqipėri dhe babai punoi pėrsėri si avokat, pa u pėrzierė fare me politikė. Edhe kur erdhėn komunistėt nė pushtet nė fundin e vitit 1944, ne nuk na ngacmuan dhe babai punoi pėrsėri si avokat. Qėndrimi i komunistėve ndaj familjes sonė, ndryshoi pas rrėmbimit tė Koēos nė Greqi dhe dėnimit tė tij nė Gjyqin Special. Siē mė ka treguar babai im Ilia, aty nga fillimi i vitit 1945, dy-tre oficerė tė Sigurimit shqiptar, me ndihmėn e komunistėve grekė shkuan dhe e takuan Koēon nė Selanik, ku ai ishte vendosur pas largimit tė Zogut nga Greqia. Ata iu hoqėn atij si nacionalistė duke e gėnjyer dhe i kėrkuan qė tė kthehej me ta nė Shqipėri, pasi do tė formonin njė Qeveri koalicioni sė bashku me komunistėt e Enver Hoxhės. Ndonėse ai nuk i besoi thėniet e tyre dhe nuk pranoi tė kthehej me ta, e morėn me forcė dhe me njė furgon tė mbyllur e sollėn deri nė Tiranė, ku ai doli para Gjyqit Special. Gjatė senacave gjyqėsore, Koēo mbajti njė qėndrim dinjitoz dhe nuk i pranoi akuzat qė gjoja ai kishte favorizuar pushtimin e Shqipėrisė dhe se kishte qenė agjent i grekėve e italianėve. Ndonėse avokati i tij Dr. Spiro Stringa, (me tė cilin familja jonė kishte miqėsi tė ngusht) e mbrojti me mjaft kopetencė profesionale, ai u dėnua me 30-vjet burg. Po t'ė ishin tė vėrteta akuzat qė u bėnė ndaj tij, patjetėr qė atė do ta pushkatonin si shumė tė tjerė qė u gjykuan nė Gjyqin Special. Por Koēo ishte krejt i pastėr dhe kishte punuar e luftuar gjithė jetėn, vetėm pėr interesat e Shqipėrisė", shprehet Kristina Kota, lidhur mė rrėmbimin nė Greqi tė xhaxhait tė saj dhe qėndrimin e tij nė Gjyqin Special qė u zhvillua nė marsin e vitit 1945.

Persekutimi i familjes sė Ilia Kotes

Pas dėnimit tė Koēo Kotės dhe vdekjes sė tij tragjike nė Burgun e Burrelit, regjimi komunist u hakmorr ndaj familjes sė vėllait tė tij Ilias, pasi djali i Koēos (Nuēi) dhe dy vajzat e tija Tefta dhe Beatriēja ishin larguar nga Shqipėria. Vėllai i Koēos, Ilia, nuk ishte pėrzier asnjėherė me politikė dhe ndryshe nga ai kishte qenė simpatizant i Fan Nolit dhe pėrkrahėsve tė tij. Lidhur me persekutimin e familjes sė Ilia Kotės, e bija e tij 69-vjeēare, Kristina dėshmon: "Pas vdekjes sė Koēos nė burgun e Burrelit, ne na hoqėn nga shtėpia dhe pasi na lanė disa kohė rrugėve, na ēuan nė Peqin ku babai punoi pėrsėri si avokat. Pas dhjetė vjetėve qė na lanė nė Peqin, ne vitin 1963 ne na kthyen pėrsėri nė Tiranė, ku jetuam si mos mė keq nė njė barakė jevgjish nė lagjen Brrakė. Nė atė kohė ne detyroheshim tė shisnim plaēkat e shtėpisė pėr tė siguruar bukėn e gojės. Edhe pas rikthimit nė Tiranė, ne disa herė tentuan qė tė na hiqnin dhe tė na internonin nė rrethe tė tjera. Babai Ilia vdiq nė vitin 1968, nė moshėn 86 vjeēare i abandonuar nga tė gjithė miqtė dhe njerzit e afėrt pėr shkak tė biografisė sonė. Pas njė viti vdiq dhe mamaja jonė Krisianthi. Mė shumė nga tė gjithė ne, vuajti motra ime Gallata, e cila punoi nė bujqėsi gjithė jetėn", e pėrfundon rrėfimin e saj 69-vjeēarja Kristina Kota pėr vuajtjet qė kaloi ajo familje, pėr tė vetmin shkak se xhaxhai i saj kishte shėrbyer si Kryeministėr i Shqipėrisė nė kohėn e Mbretit Zog, tė cilin komunistėt e kishin shpallur armik tė pėrjetshėm


Gazeta Shqiptare
26-27 Prill 2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.