Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Edhe sytė tė t'i nxjerr evlati, prape e do.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 163 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Ceshtje Kombetare :: Ēeshtja Ēame ende pa zgjedhje
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Nje dokumentim i ceshtjes came, qendrimeve politike te partive te ndryshme, inisiativa dhe dokumenta, i gjeni te permbledhura ne kete artikull.

Ēamėria mes terrorit tė pushtetarėve shqiptarė dhe shovinizmit grek


Nga Petrit Kuēana


Kur nė tė gjitha trojet shqiptare po fesohet 1-vjetori i ēlirimit tė Kosovės, Ēamėria vazhdon qė tė jetė problemi i pazgjidhur shqiptar. Ishte lufta ēlirimtare e djemve tė lirisė dhe vendosmėria e NATO-s, qė bėnė tė mundur ēlirimin e Kosovės nga pushtuesi serb. Kėshtu ēėshtja e Kosovės ėshtė futur nė rrugėn e zgjidhjes, por edhe Ēamėria nuk mund "tė harrohet", siē u harrua pėr rreth gjysmė shekulli nga regjimi monist. Sigurisht qė Ēamėria nuk do tė mund tė konsiderohet si ēėshtje e nanove apo e milove shqiptarė. I gjithė opinioni publik shqiptar ėshtė mėsuar tashmė nga deklarimet sllavo- komuniste tė Nanos apo nanove tė tjerė. Rruga e Shqipėrisė pėr nė Evropė kalon nga Portat e Athinės. Ka qenė kjo njėra nga deklarimet e shumta tė simitoviēit Nano, pėr tė cilin Ēamėria ėshtė njė ēėshtje e mbyllur, ashtu siē deklaron edhe Simitisi.


Ndonėse Greqia mbahet si njė vend i demokratizuar etj,etj, ajo nuk arrin qė tė pėrmbushė konventat ndėrkombėtare tė nėnshkruara prej saj. Ēamėt kėrkojnė kthimin nė trojet e tyre, nga ku u shpėrngulėn prej mbi gjysmė shekulli mė parė. Por grekėt e cilėsojnė si njė ēėshtje tė mbyllur.
Kėshtu autoritetet mė tė larta greke e konsiderojnė ēėshtjen ēame si njė ēėshtje tė zgjidhur, madje ata vazhdojnė qė ta konsiderojnė si "pjesė tė tyre" Jugun e Shqipėrisė, qė rėndom e cilėsojnė Vorio-Epir. Ndėrsa historia shqiptare provon krejt tė kundėrtėn, madje kohėt e fundit janė botuar mjaft fakte dhe prova qė dėshmojnė tė kundėrtėn e pretendimeve greke. Pikėrisht kur nė '97-ėn, Shqipėria po shkatėrrohej sipas skenareve greko-sllave, kur flamujt grekė apo simbolet sllave kishin pushtuar sheshet shqiptare, copėtimi i Shqipėrisė, pra marrja e Vorio-Epirit u bė pikėsynimi kryesor i tyre. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet theksuar se ishte vendosmėria e Aleates mė tė madhe tė vendit tonė Turqisė, qė Shqipėria mbeti e pacopėtuar pas agresionit grek tė '97-ės. Ky agresion ngjasonte shumė me aktet shoviniste tė grekėve tė '1944-ės qė masakruan popullin ēam nė trojet e veta etnike. Kėshtu edhe pas revolucionit tė marsit'97, ēėshtja e Ēamėrisė, jo vetėm qė u harrua, por grekėt kėrkojnė qė tė marrin me ēdo kusht Vorio- Epirin. Nuk ėshtė e rastėsishme qė nė Shqipėri vazhdojnė tė ndodhen jashtė ēdo ligji shqiptar apo konvente ndėrkombėtare komandot greke tė vendosura nė Yzberisht. Misioni i kėtyre forcave ėshtė i dėshiruar tashmė dhe ėshtė tepėr i qartė. Ato u shėrbejnė klaneve greko-sllave tė lidhura me pushtetarėt shqiptarė. Nuk ėshtė aspak e ēuditshme kur mėsohet se kėto forca shpėrndajnė hartat greke tė Vorio Epririt. Nuk ėshtė aspak e ēuditshme qė kėto forca marrshojnė me portretin e Janullatosit nėpėr rrugėt apo sheshet shqiptare. Nuk ėshtė aspak e ēuditshme qė kėto forca tentuan tė qėllonin mbi demostruesit shqiptarė qė protestonin kundėr vrasjes sė Azem Hajdarit. Gjithashtu nė masmedia ėshtė folur shumė edhe pėr pėrfshirjen e tyre nė njė sėrė krimesh, megjithatė koha do t'i vėrtetojė tė gjitha. Por ndaj ēamėve po ushtrohet terror edhe nga qeveritarėt shqiptarė. Ndaj tyre po ushtrohet njė genocid qė urdhėrohet nga Athina dhe qė zbatohet nga hyzmeqarėt e saj nė Tiranė. Pėr diplomacinė shqiptare Ēamėria ėshtė njė fjalė e rrezikshme qė nuk duhet pėrdorur. Kėshtu me kėtė qeverisjeje qė ėshtė njė skllave e bindur e shovinizmit grek, me kėtė prani trupash greke nė Shqipėri, Ēamėria nuk mund qė tė ketė njė zgjidhje. Por Ēamėria nuk do tė mund tė harrohet nga shqiptarėt e vėrtetė. Nė kėto ditė tė lumtura, kur po pėrkujtohet ēlirimi i Kosovės, Ēamėria ėshtė plaga e pambyllur e kėtij kombi.


[u]Njė rrugė e Tiranės pagėzohet me emrin "Ēamėria"[/u]

Berisha: "Ēėshtja ēame kėrkon zgjidhje"

"Greqia nuk mund tė jetė kurrė demokratike pa u kėrkuar ēamėve falje pėr masakrat dhe genocidin qė ka ushtruar ndaj tyre"

Kryetari i PD-sė, Berisha, kėrkoi dje zgjidhjen e ēėshtjes ēame nė kuadėr tė ligjeve dhe konventave ndėrkombėtare dhe e konsideroi zgjidhjen e kėsaj ēėshtje si pjesė tė programit tė partisė mė tė madhe nė vend. Kryetari i PD-sė pėrsėriti kėrkesėn pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame gjatė ceremonisė sė pėrurimit tė njė rruge shumė pranė qendrės sė kryeqytetit, qė mori emrin "Ēamėria".

"Ne mblidhemi sot kėtu, pėr tė nderuar kujtimin e degės sė martirizuar tė shqiptarėve qė ėshtė Ēamėria. Ndėrgjegja jonė apelon pėr drejtėsi dhe zgjidhjen e ēėshtjes ēame. Kjo ēėshtje nuk mund tė vendoset nė banesėn e harresės", u shpreh Kryetari i PD-sė nė pėrshėndetjen e tij drejtuar tė pranishmėve tė mbledhur nė ceremoninė e pėrurimit tė rrugės "Ēamėria".

Duke kujtuar historinė e Ēamėrisė dhe ēamėve, kryetari i PD-sė tha se ndaj popullsisė shqiptare ēame, Greqia ka ushtruar genocid, sikurse ka ushtruar genocid edhe ndaj trojeve shqiptare tė Ēamėrisė. "Greqia nuk mund tė jetė kurrė demokratike pa u kėrkuar ēamėve falje pėr masakrat dhe genocidin qė ka ushtruar ndaj tyre", u shpreh Berisha.

Pėr kryetarin e PD-sė ēėshtja ēame nuk mund tė zgjidhet duke u dhėnė thasė me dhrahmi deputetėve, dhe njerėzve tė kėtij pushteti, por vetėm duke respektuar ligjet ndėrkombėtare, duke njohur pronat e ēamėve dhe trojet e tyre. "Ballkani i Jugut nuk mund tė ketė drejtėsi pa u zgjidhur sipas konventave ndėrkombėtarė cėshtja came." u shpreh Kryetari i PD Berisha.

Pėrurimi i rrugės me emrin Camėria ishte njė nismė e Bashkisė sė Tiranės. Ajo pason pėrurimin e Bulgardit Mbreti Zog I. Nė tė dy rastet kėto pėrurime kanė zgjuar interesin e opinionit tė kryeqytetit, i cili i ka mbėshtetur kėto emėrime tė reja tė rrugėve tė Tiranės, duke zėvendėsuar emra tė tjerė tė urryer pėr historinė e shqiptarėve, si Stalin etj.




Nderim pėr martirėt e Ēamėrisė

Njė varg veprimtarish janė zhvilluar nė Sarandė, Delvinė e Konispol nė pėrkujtim tė masakrimit tė popullsisė ēame nga shovinizmi grek. Tė shtunėn nė mbrėmje, nė Kinoteatrin e Sarandės, qindra pjesėmarrrės, ēamė, labė, bregdetas, etj., kanė pėrjetuar ēaste tė dhimbjes kombėtare nėpėrmjet kujtimeve, episodeve, recitimeve dhe referateve tė paraqitura. Luan Sejdini, Fatbardha Xhaferi, Bardhyl Maliqi e Hekuran Halili kanė sjellė fakte tė shumta pėr tė evokuar tragjedinė ēame tė fundit tė Luftės sė Dytė Botėrore si pjesė e tragjedisė kombėtare. Njėzet e shtatė qershori i dyzet e katrės, ėshtė njė datė qė e gėrryen fort kujtesėn mbarėshqiptare dhe bėn apel pėr drejtėsi, pėr tė vėnė nė rrugėn e zgjidhjes padrejtėsitė historike. Bandat e gjeneralit famėkeq Napolon Zerva, duke zbatuar me fanatizėm planet mizore tė frymėzuara prej megalidhesė e tė ortodoksisė greko-sllave, kanė kryer njė fushatė genocidi e spastrimi etnik nga mė tė pashembulltit nė historinė njerėzore. Janė vrarė, therrur, masakruar e zhdukur pesėmijė banorė shqiptarė tė krahinave tė Ēamėrisė. Janė grabitur dhe sekuestruar mijėra e mijėra tonė drith, vaj ulliri e prodhime tė ndryshme bujqėsore e blegtorale. Ky ėshtė njė bilanc i dhimbshėm pėr tė gjithė ēamėt dhe pjesėn tjetėr tė popullsisė shqiptare. Folės tė shumtė thanė se fjalėn Ēamėri nuk mund ta mbulojė kurrė harresa. Eshtė njė emėr qė gjeneron pa pushim ndjenjėn kombėtare, lidh mė njė besė tė gjithė shqiptarėt. Referuesit, duke kumtuar tek kėngėt e popullit dhe burimet arkivore, nxorėn nė pah vlerat vitale tė shtresave tė popullsisė qė jetojnė nė kėto treva tė Jugut tė Shqipėrisė, si mikpritja, vėllazėrimi, bashkėjetesa harmonike. Emocione tė veēanta kanė pėrcjellė rapsoditė e Abedin Hasanit dhe vargjet e recituara nga vogėlushja Rexhina Ismaili. Sazet e Delvinės kanė interpretuar pjesė nga folklori ēam duke i shtuar kėsaj mbrėmjeje pėrkujtimore ngazėllimin, forcėn dhe shpresėn pėr t’u kthyer njė ditė nė trojet stėrgjyshore. Sekretari i Pėrgjithshėm i shoqėrisė atdhetare "Ēamėria", Enver Dahri, ka theksuar nė fjalėn e tij se ēamėt nuk janė tė vetėm nė kėrkesat e tyre. Ne nuk kėrkojmė trazimin e rajonit, siē thonė zėdhėnėsit e shovinizmit grek. Ne nuk kėrkojmė as mė shumė e as mė pak prej tė drejtave tona legjitime.

Kėrkojmė pronat tona sipas konventave ndėrkombėtare. Ne ato do t’i fitojmė, sepse nuk mund tė ketė Europė tė re me padrejtėsi ē’njerė zore. Pas kėsaj veprimtarie mbresėlėnėse prej dy orėsh, kanė vazhduar bisedat intime mes grupeve tė njerėzve gjer vonė. Tė nesėrmen, ditėn e diel, janė nisur pėr nė Konispol disa autobuzė me njerėz tė shumtė nga Saranda, Delvina e rrethe tė tjerė. Pėrveē ēamėve edhe banorė nga Labėria, pėrfaqėsues tė shoqatave e subjekteve politike. Nė qendėr tė Konispolit, tek memoriali kushtuar martirėve tė Ēamėrisė, janė mbledhur banorė tė shumtė, vendas e tė ardhur, pėr tė bėrė homazhe. Kurora me lule, lot, pėrmallim, dhimbje, krenari e forcė. Pikojnė lot qerpikėt e mėmėzonjės Ēamėri, tė derdhur nė bronz. Pikojnė lot edhe sytė e nėn Haxhesė nga Shqepari, tė Vera Ēeēos nga Filati, tė Alizot Bulajt nga Varfaj, tė Sami Maksutit nga Vrohonai, tė Enver Meleqit nga Nista, Nuredin Izetit nga Koska e sa tė tjerėve. Pėrshėndesin kryetari i Bashkisė sė Konispolit, Shuaip Beqiri, pėrfaqėsues tė shoqatės Ēamėria, tė Partisė Demokratike, Ballit Kombėtar, Bashkimit Liberal. Jemi kėtu nė Konispol para kėtij memoriali tė bashkuar, siē kanė qenė tė parėt tanė, thonė Hiqmet Motra e Hyso Kėnaēi nga Labėria. Nazo Llanaj e Dilaver Dalani nga Konispoli kujtojnė pritjen e muhaxhidinėve ēamė. "Katėr familje nga Varfaj janė strehuar nė shtėpinė tonė", thotė Dilaveri. "Gjithė Konispoli dhe fshatrat e tjerė hapėn mė parė zemrat, pastaj portat e shtėpive pėr vėllezėrit e njė gjaku", thotė mėsuesi pensionist Ilmi Jupe. Kėshtu i hapėm edhe vitin e kaluar pėr vėllezėrit kosovarė. Kemi njė gjak e njė besė, flasin me radhė tė pranishmit njėri pas tjetrit. Duan tė thonė dy fjalė zemre, duan tė largojnė njė brengė, duan tė bėjnė njė betim pėr tė qenė ēamė e shqiptarė kudo ndodhen. Drejtojnė sytė e duart nga Ēamėria. Pllaja tė mbushura me eshtra tė vrarėsh e tė vdekurish. Bijtė e bijat e njė populli muhaxhir kanė ardhur kėtu pranė piramidave, ku ndajnė kufijtė e dhimbjes a tė shpresės, kanė ardhur pėr tė prekur njė copėz Ēamėri. Flasin, mėrmėrisin e vikasin: "Tungjatjeta Ēamėri!"

Feruz Shabani



[u]Ēėshtja ēame aktualisht dhe perspektiva e zgjidhjes sė saj [/u]


[b]Opozita, mė afėr zgjidhjes sė ēėshtjes ēame [/b]


[i]Kongresi Amerikan shpreh interes, nderkohe qe qeveria shqiptare e ka Ēamerine jashte ēdo objektivi dhe interesi [/i]

Nga Bukurie Hysenukaj

Eshte mbajtur dje, ne nje nga ambientet e Muzeut Historik Kombetar, Konferenca e 6-te e shoqates atdhetare, "Ēameria". Ne kete konference, ku merrnin pjese anetare te shoqates, perfaqeuses te partive politike, shkrimtare dhe historiane, fjalen e rastit e mbajti kryetari i kesaj shoqate, z.Hilmi Saqe, i cili pershendeti dhe falenderoi pjesėmarresit. Ajo qe binte ne sy, sidomos mes perfaqesuesve te partive politike te pranishem ne kete konference, ishte mospjesėmarrja e perfaqesuesve te partive politike perbererse te qeverise. Perqendrimi i te pranishmeve, qe moren fjalen gjate konferences se 6-te te shoqates "Ēameria", ishte tek kerkesat e ēameve per zgjidhjen sa me te drejte dhe te shpejte te ēeshtjes se tyre, te cilat, perveē qeverise shqiptare, iu drejtuan edhe faktorit nderkombetar. Vete kryetari i shoqates "Ēameria", Saqe ka falenderuar Kongresin Amerikan, per interesin serioz qe ka shfaqur ndaj ēeshtjes ēame dhe zgjidhjes sa me te drejte te saj. Ndersa historiani dhe Mesuesi i Popullit, Sherif Delvina, ka theksuar ne fund te kesaj konference, se me afer zgjidhjes se ēeshtjes ēame eshte opozita shqiptare dhe shpresat i kemi tek ajo dhe fitorja e saj, sepse kjo ēeshtje eshte jashte ēdo objektivi, apo interesi te qeverise aktuale. Nderkohe, qe Kongresi Amerikan shpreh shqetesim dhe njekohesisht optimizem, per te ndikuar ne zgjdhjen e ēeshtjes ēame, qeveria socialiste shqiptare mban qendrim mese indiferent. Vete fakti, qe zgjidhja e ēeshtjes ēame eshte e lidhur ngushte me interesat e Greqise, ka ēuar ne lindjen e ketij indiferentizmi te qellimshem te qeverise, ndaj popullsise ēame dhe zgjidhjes se problematikes se saj gjysmėshekullore. Qeverise shqiptare i duket i pamjaftueshem diskriminimi, qe iu eshte bere te drejtave te ēameve per rreth gjysmėshekulli, nga ana e Greqise. Qeveria, me mosperfilljen e saj kryeneēe ndaj kerkesave te popullsise ēame tregon, se eshte cenuesja me e mirėfillte e ēeshtjes, integritetit dhe sovranitetit kombetar shqiptar. Lidhjet e qeverise ne pergjithesi dhe disa qeveritareve shqiptarė ne veēanti, me qeverine greke dhe segmentet e caktuara te saj, qe jane te predispozuara te mbajne peng zgjidhjen e ēeshtjes ēame, kane bere qe kalvari i vuajtjeve dhe i privimit te te drejtave me elementare te njeriut, te vazhdoje te rendoje mbi popullin fatkeq ēam. Shfrytezimi i pronave te ēameve per rreth pesedhjete vjet me radhe nga Greqia, te cilin fare mire mund ta quajme vjedhjen e shekullit, vazhdon edhe sot e kesaj dite, kur thuhet se ekzistojne ligje, qe mbrojne te drejtat e njeriut, te pronesise etj. Eshte e pafalshme, qe ne vitin 2000, ne mes te nje Evrope qe pretendon te jete e demokratizuar, nje Evrope ku vetem flitet per te drejtat e njeriut, te ekzistoje edhe nje ēeshtje kaq problematike, apo e nderlikuar ne zgjidhjen e saj, siē eshte ajo e ēameve te debuar padrejtesisht nga tokat e tyre etnike, te cilat shfrytezohen ne menyren me te pameshirshme nga greku okupator. Eshte e pafalshme per qeverine shqiptare, te beje deklarata te herepashershme para opinionit kombetar dhe nderkombetar, se marrėdheniet mes Shqiperise dhe Greqise, jane te shkelqyera, nderkohe qe te drejtat e mbi 250 mije ēameve vazhdojne te persekutohen dhe te diskriminohen me koshience te plote, si nga pala greke, ashtu edhe nga ajo shqiptare. E vetmja eshte ēeshtja ēame, per te cilen qeveritaret socialiste as gjate fushates se tyre, nuk kujtohen ta zene ne goje, qofte dhe ne formen e premtimit. Jo me kot, populli ēam i ka kthyer sytė nga e nesermja e afert, nga fitorja e opozites, nga permbysja e diktatures, qe vazhdon te jete e gjalle, per t'i dhene fund nje here e mire zgjidhjes se drejte te ēeshtjes se popullit ēam dhe, per t'i treguar Greqise kufijte realė.




Shkeputur nga gazeta "Balli i Kombit"
-------------------------------------------

Prof.Hazir Shala
Kryetar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare

Pa njė vijė e bosht kombėtar nuk do tė zgjidhet drejt ēėshtja ēame

Me kėnaqėsi tė veēantė e kėtė fjalė e themi rrallė, pėrshėndes veprimtarinė e SH.P.A Ēamėria, duke besuar qė mė parė, qė tani, punimeve plotėsisht tė sukseshme tė kėtij Kuvendi. Pse e shprehni kėtė besim, kėtė pėrcaktim? Sepse e tėrė ajo veprimtari qė ėshtė zhvilluar gjer mė tani, nga shoqėria Ēamėria ka qenė fort e pėrkushtuar,e drejtė e qėlluar, siē duket edhe nga fjala raportuese e Kryetarit z.Hilmi Saqe. Veprimtaria e juaj e dalluar, sepse nė bėrthamė ėshtė e karakterit gjithėkombėtarė, pasyqrohet nė gazetėn shumė pėrmbajtėsore Vatra Amėtare Ēamėria. Kėmbėngulja e juaj qė tė ballafaqoheni me vėshtirėsitė e ndryshme me pikėpamje tė ndryshme, me individė e institucione tė ndryshėm, si me Komisionin e politikės sė Jashme tė Shqipėrisė, dhėnia e informacionit e Kryetarit Beniamin A.Gilman, tė 1 gushtit 2000 nga Washingtoni, emėrtimi i njė rruge nė Tiranė nga Kėshilli bashkiak, me emrin Ēamėria, theksimi i kryetarit tė PD Dr.Sali Berisha "se ata qė harrojnė Ēamėrinė, ata kanė harruar prej kohėsh sė qėnuri shqiptarė", se "Rruga drejt Ēamėrisė nuk mund tė ndėrpritet as nga mjeranėt mesjetarė, siē thotė veprimtari i dalluar i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, z.Daut Doda, depėrtimi i Ēamėrisė nė U.N.P.O., shumė botime e trajtime mbi tė padrejtat e tė drejtat Ēame, tė pronės sė tyre prej 200.000 ha pyje, pemishte, tokė punuese, shumė dokumente bindėse ende janė tė pamjaftueshme, pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame pėrgjithėsisht kombėtare, dhe se diuhet qė mbi bazėn e Programit Kombėtar Shqiptar, BE, OSBE, Kartės sė OKB-sė, tė shpojnė dhe tė kthjellin mentalitetin oligarkik Omonian grek, si dhe mentalitetin tonė tė vilaetxhinjve, tė partikularistėve tanė. Krijimi i degės Ēamėria nė Amerikė, takimi nė Vatra, takimi me kongresmenin Ben Gilman, e sidomos me Agim Karagjozin e tė nderuarin Jozef Dioguardin, veprimtarin, nėnshkruesin e Programit Kombėtar Shqiptar, anėtarin e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, i cili bėri shumė pėr ēėshtjen kombėtare tė Kosovės e tani duke u angazhuar konkretisht pėr problemin e Ēamėrisė me personalitetet e politikės aq miqėsore, pro shqiptare Amerikane vėrteton shtruarjen e drejtė tė zgjidhjes kombėtare, nė njjė lidhje tė mirė midis tė tė gjithė shqiptarėve tė vėrtetė, nė njė marrėveshje siē theksojme, edhe vazhdimisht, se marrėveshje e organizmave tė vėrtetė shqiptarė ėshtė koka e botės shqiptare, Lėvizja e Kombėtare Shqiptare, tė cilin e pėrfaqėsojmė, ē'ka bėrė dhe ē'ka sygjerojmė mė tej. Jemi tė bindur se politika kombėtare dhe ajo ndėrkombėtare ende nė shfaqjet e veta janė larg tė sė vėrtetės pėr ne shqiptarėt. Nė kėtė Kuptim Lėvizja Kombėtare Shqiptare ka hartuar, programuar dhe kodifikuar Programin Kombėtar Shqiptar si projekt konkret tė zgjidhjes komplete e ndėrkombėtare, duke mos pajtuar kurrė me krimin me tė keqen. Aq sa u tha, pėrderisa politika kombėtare thanė mė sė lehti, ėshtė shumė farėshe, qė do tė thotė se ėshtė pagane sepse nuk i mbahet njė vije tė boshtit kombėtar. Sepse Tirana, Shkupi, Tivari,Prishtina, Mėrgata ende bėjnė politika tė veēanta. Disa jo vetėm qė s'dinė e s'duan tė dijnė gjė pėr genocidin grek mbi shqiptarėt e Ēamėrisė po as qė e thonė se ėshtė krahina mė jugore e Shqipėrisė etnike historike. Pa njė vijė e bosht kombėtar, pa njė qendėt e qėndrim kombėtar, pa njė organizėm e organizim kombėtar, pra pa njė kulm kombėtar, pra pa e thėnė ne shqiptarėt tė vėrtetėn pėr vetveten nuk ndihmohet as e drejta e demokracia kombėtare e ndėrkombėtare, Pa zbatuar njė Program Kombėtar tė Lėvizjes sonė kombėtare, pra pa shikimin nga njė olimp e rrafsh kombėtar tė lidhur nė strukturėn tonė kombėtare, parcialisht e secili kokė mė vete kurrėn e kurrės nuk zgjidhet ēėshtja jonė Ēame e ēėshtje tė tjera tė karakterit tonė kombėtar. Themi kėtu botėrisht edhe kėsaj rradhe duke cituar Programin Kombėtar Shqiptar se Lėvizja Kombėtare Shqiptare ka kundėrshtuar me forcėn programore ēdo agresor dhe pushtues dhe kurrė nuk ka njohur, as nuk do tė njohė asnjė praktikė, asnjė marrėveshje qė ka qenė nė dėmin e kombit shqiptar, qė ėshtė tani ose qė mund ta bėjė dikush siē ėshtė e drejta e tė jetuarit e popullit ēa, e tė tė gjithė shqiptarėve nė trojet e veta tė patjetėrsueshme shumė shekullore nė Ballkan. Lėvizja Kombėtare Shqiptare kėto ditė organizoi Akadeinė solemne dhe jo rastėsisht mė 27 qershor 200 ditėn e holokaustit ēam. Nė kėtė kuptim shqiptarėt e Shqipėrisė verilindore (Kosovė) nė teatrin kombėtar tė Prishtinės pėrkujtuan me pietet tė thellė edhe tė rėnėt e shqiptarėve nga gjenocidi grek nė Ēamėri. Lėvizja e Kombėtares Shqiptare jo rastėsisht nė Programin Kombėtar Shqiptar, para decienesh, ka parashtruar nevojėn e domosdoshme tė bashkėunimit tė tė gjitha institucioneve kombėtare, nė shkallė kombėtar. PO ashtu si edhe me Paktin NATO, me miqt e fortė, Amerikėn, Anglinė e tė tjera shtete demokratike. Krijimin e njė Lidhjeje departiake shqiptare tė besimit nė njė Shqipėri si nė njė perėndi tė cilėn e kemi punuar edhe me tė gjitha partitė nė Prishtinė dhe ėshtė mirėpritur. Tani kėtė takim e vazhojmė nė Tiranė para dhe pas zgjedhjeve, dhe jo rastėsisht sepse janė nė gjendje mė tė rėndė okupimit, Ēamėria e viset e Luginės sė Preshevės, e tė tjera edhe sipas programit Kombėtar nė ndihmesė konkrete tė kėtyre viseve shqiptare qė me kohė janė parapar, qė tė kenė nga 5 pėrfaqėsues nė njė Kėshill Kombėtar Shqiptar, si parashikim, po aq sa 5 vende anėtarėsh sa ka vetė Kosova. Dhe vetėm kjo vėmendje dhe ky kujdes e ndihmon paqen e pėrparimin, drejtėsinė e demokracinė edhe pėr serbėt e pėr grekėt, nė rajon, e Ballkan, Europė e botė, tė cilat drejtėsi e demokraci po i do e duhet ti mbrojė gjithė njerėzia, bota.



Shkeputur nga gazeta "Balli i Kombit"
-------------------------------------------

Shoqata "Ēamėria" i kėrkon parlamentit tė ē'fuqizojė dekretin nr.1564


Pas 56 vjetėsh mė tė vendosur se asnjėherė tjetėr 300 mijė ēamė te ndodhur nė Shqipėri kėrkojnė rikthimin nė trojet e tyre nė Ēamėri. Edhe shoqata "Ēamėria" shoqata e parė pluraliste nė Shqipėri, qė merr pėrsipėr tė denoncojė pabesitė e bėra nė kurriz tė popullsisė ēame, qė regjimi komunist ua hoqi me dhunė shtetėsinė ēamėve. Tė 300 mijė ēamėt tė shpėrndarė qė nga Konispoli deri nė Shkodėr, ndonėse dikur nėnshtetas grek, sot ata padrejtėsisht vazhdojnė tė jenė si shqiptarėt: shtetas shqiptarė dhe me kombėsi shqiptare. Rikthimi nė trojet e tyre dhe nėnshtetėsia greke, kėtė kėrkojnė njėzėri tė gjithė ēamėt qė jetojnė nė Shqipėri. Pėr tė arritur kėtė shoqėria ka vėnė nė dijeni instancat ndėrkombėtare, kancelaritė e shteteve tė huaja pikėrisht pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame si njė paradoks i shtetit grek, i cili e quan tė mbyllur kėtė problem nė njė kohė kur shqiptarėt ēam janė autoktonė nė trevėn e Ēamėrisė dhe vetė grekėt janė tė ardhur nga Azia. Para dy muajsh nė Komisionin e Jashtėm parlamentar, me pjesėmarrjen e deputetėve tė tė gjitha partive politike, me njė emėrues tė pėrbashkėt u fol qė ēėshtja ēame kėrkon zgjidhje. Njė gjė e tillė na u premtua se do tė bėhej nė shtator. Madje, nė Parlamentin shqiptar pėr kėtė problem do tė vinin edhe njė grup parlamentarėsh, pėrfaqėsues tė shtetit grek. Qė nga ajo ditė Parlamenti shqiptar ka vijuar me dhjetra e dhjetra seanca parlamenare por asnjėra prej tyre nuk ka tė bėjė me ēėshtjen ēame. Nė njė konferencė shtypi shoqata "Ēamėria" denoncoi pėr herė tė parė dekretin 1564 tė vitit 1953, pėr dhėnien e shtetėsisė shqiptare tė gjithė refugjatėve ēam tė pėrzėnė me forcė nga trojet e tyre. Shoqata iu drejtua me njė peticion Parlamentit shqiptar me anė tė tė cilit kėrkohet shfuqizimi i kėij dekreti qė u hoqi ēamėve shtetėsinė greke, duke mbetur kėshtu refugjatėt e vetėm pas Luftės sė Dytė Botėrore. "Nė qoftė se nuk plotėsohen kėrkesat tona pėr shfuqizimin e kėtij dekreti ne do t'i pėrdorim tė gjitha format demokratike pėr tė arritur strategjinė tonė". Ėshtė ky paralajmėrimi qė japin 300 mijė anėtarėt, 31 kėshilltarėt e pėrgjihshėm dhe 9 personat e kryesisė sė shoqatės "Ēamėria". Pėr ēėshtjen ēame ne do tė arrijmė nė protesta sepse shoqėria ēame ėshtė shumė e bashkuar rreth kryesisė sė saj, ajo duron heshtjen dhe zvarritjen zyrtare tė Tiranės, fal por kurrė nuk harron. Si mund tė harrohen pronat tė cilat janė tė patjetėrsueshme brez pas brezi, theksuan drejtuesit e shoqatės. Kėrkesa e shoqatės "Ēamėria" pėr rikthimin e nėnshtetėsisė greke tė 300 mijė ēamėve ėshtė pėrkrahur edhe nga shoqatat e tjera tė vendit, mes tyre edhe shoqata "Kosova".


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.