Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Triumfi i demagogjise eshte kalimtar, por germadhat e saj jane te perjetshme.
--- Peguy

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 134 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Art :: Aleksandėr Moisiu: Si u krijua njė legjendė [III]
Postuar nga: ILovePejaa

Art Tė adhuruarit e qiellit vdesin herėt

Gjatė turneut nėpėr Rusi, telegrami pėr vdekjen e tė atit nė Shqipėri. Nė Luftėn e Parė Botėrore, aviator vullnetar, rob lufte nė Francė dhe i dekoruar nga gjermanėt...

Nga ERNEST FERIZI

Tė adhuruarit e qiellit vdesin herėt, kėshtu thotė njė proverb I lashtė. Eshtė viti I paraluftės 1913. Tomas Mani e shkruan librin e tij “Vdekja nė Venecie”, Igor Stravinski e pėrjeton premierėn skandaloze tė veprės sė tij “Sacre du Printemps”, Kasimir Malevich pikturon veprėn “Katrori i bardhė mbi siperfaqe tė bardhė”, ikonėn e artit abstrakt. Ndėrkaq Aleksandėr Moisiu, protagonisti ekzotik i teatrit tė Berlinit, futet nė njė rol profetik skenik qė quhet “Kufoma e gjallė”, e cila publikun e step, e shtang, kurse perenditė i disponon.


55 sekondat e filmuara tė dramės katėroreshe

“Kufoma e gjallė” ishte shkruar nga shkrimtari i njohur rus Leon Tolstoi dhe, ndonėse nuk radhitet midis veprave mė tė njohura tė tij, u luajt nė mbi 1500 shfaqje. Dhe, prej gjithė kėtyre shfaqjeve, asgjė nuk ka mbetur, pos disa fotografi, kritika dhe pėrjetime tė dėshmitarėve tė kėsaj shfaqjeje katėrorėshe. Mirėpo, gjatė kėrkimeve tė pareshtura, nė vitin 1998, nė Vjenė, zbulohet njė kuti teneqeje shumė e ēmuar, nė tė cilėn gjendet njė dokumet filmi - Moisiu nė rolin e Fedjas. Nė shiritin prej celuloidi ai leviz, flet, thotė: “Unė jetoj gjithashtu”. Sytė e tij ndriēojne nė filmin bardhė e zi. Fedja kėndon, me vokalet e gjata tė Moisiut, “Unė pi ende... unė pi ende...” Njė skenė e shkurtėr, pra, ėshtė e rruajtur nė Arkivin Filmor tė Austrisė. Prezentuesi i materialit filmor kėrkon falje: “Nuk janė as dy minuta zoteri, nuk e vlen tė shikohet fare”. Mirėpo pritja pėr ta pare Moisiun nė ato dy minuta ėshtė si njė amshim. Dhe nuk janė dy minuta, por gati 55 sekonda, kurse data e xhirimit ėshtė e panjohur. Vetėm 55 sekonda tė njė drame katėrorėshe, e cila u shikua nga njerėzit e Evropės, Afrikės, Amerikės.

Moisiu refuzon tė vdes nė skenė

Sipas autorit tė librit, gjuha e nėnės sė Moisiut ėshtė italishtja, ndėrsa artisti e fliste nė mėnyrė solide edhe frangjishtėn dhe anglishten. Mirėpo, ai kishte gjithnjė probleme me gjuhėn gjermane, madje edhe nė kohėn kur nė Berlin ishte i njohur si ylli i Reinhardit. Ai e studion Tolstoin edhe natėn, dhe pas zgjimit nė mengjes merr menjeherė tekstin, pėrkujton Tervini, e cila ishte partnere e tij nė “Kufomen e gjallė” . Aq shumė ishte mishėruar me rolin e Fedias, sa ndodhte qė edhe nė shtėpi ta mberthente gazi, apo tė pikėllohej nė menyrė mjeruese, si nė rolin e kryepėsonazhit tė “Kufomės sė gjallė”. Nė provat gjenerale tė kėsaj shfaqjeje, e luste regjisorin Max Reinhardin shumė herė pėr ndėrprerje, nga se shqetėsohej shumė dhe, fare I emoncionuar, largohej duke qarė nė garderoben e tij. Nė vitin 1911, nderkohė qė artisti Moisiu gjendej nė turneun e tij nepėr Rusi, konkrtetisht nė Petersburg, Moskė, Rigė dhe Odesė, i vjen telegrami mbi vdekjen e babait tė tij, Konstantinit, nė Shqipėri. I piklluar, Mosiu ngushllohet me shpresė se i ati nuk do tė ketė vuajtur shumė. Dhe, mbase I tronditur nga vdekja e tė jatit, Moisu qė vdiste gjithmonė nė tė njejtin mėnyrė, nė njė dramė ku duhej tė vdiste, refuzon tė vdesė, duke klithur: “Sot nuk dua tė vdes, nuk dua! Jo sot!”

“Kryqi i Hekurt” gjerman dhe rėnia nė robėri

Eshtė njė ditė e bukur, e kthjellėt e 6 shtatori tė vitit 1915 nė Francėn veriore, kohė e mrekullueshme pėr fluturim. Ndihmėsoficeri Prieve dhe shoqėruesi i tij, togeri Moisiu, fluturonin me avionin luftarak nga Lilli, mbi Belgjikė. Moisiu atė kohė ishte 26 vjeēar dhe artist i njohur. Ai kishte pasur shfaqje nė Rusi dhe tani ndodhej nė uniformėn e ushtarit gjerman nė luftė me Rusinė. Moisiu nė ato momente mendonte pėr Shqiperinė dhe pėr makinėn fluturuese, tė cilėn e kishte imagjinuar si femijė gjatė qėndrimit tė tij nė
“vendin e shqiponjave”. Sa here qė mendote pėr vdekjen, apo pėr fundosjen, mendimet gjithmonė i treteshin tek i ati, gjithmonė e kujtonte tregimin familiar pėr humbjen e 12 anijeve tė babait. Nė kėtė ditė tė herėshme fluturimi, atij i dukej vetja si mbret, fare i paprekshėm. Mirėpo, pėrnjėherėsh mbi avion bie njė re e zezė. Piloti Prieve dhe shoqėruesi I tij Moisiu nuk shohin kurgjė, humbin orientimin e fluturimit dhe, nė vend tė aterimit tė planifikuar, zbresin nė Calais. Nga vendasit, dy gjermanėt sulmohen me gurė, pėshtyhen dhe, nė rremujė tė madhe, dėrgohen nė burgun e anglezėve. Kėshtu, rreth orės 11.30 tė 6 shtatorit 1915, pėr Moisiun mbaron Lufta e Parė Botėrore dhe fillon odisejada e njė tė burgosuri. Ai ishte lajmėruar vullnetarisht pėr luftė nga gushti i vitit 1914. Gazeta “Berliner Tageblatt” kishte lajmėruar: “Aleksandėr Moisiu i teatrit gjerman, i cili menjeherė pas fillimit tė luftės ishte lajmėruar si vullnetar nė njė regjiment tė Berlinit, pėr
trimeri tė dalluar nė vijėn e parė tė frontit nė La Bassee, gradohet nė toger dhe nderohet me “Kryqin e Hekurt” gjerman. Udhėheqėsia e teatrit reagon nė menyrė nervoze. Ylli i tyre nė vijen e parė tė frontit!?


vijon


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.