Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ata qė kėrkojnė gjithnjė tė kenė tė drejtė, gati asnjėherė nuk kanė tė drejtė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 152 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Kulture :: Dokumenti i Lėvizjes Humaniste
Postuar nga: Fiori

Kulture Humanistet nuk dėshirojnė njė botė uniforme por tė shumėformėshe; tė shumėformėshe nė etni, gjuhė dhe zakone; shumėformėshe nė vende, rajone dhe autonomi; shumėformėshe nė ide dhe aspirata; shumėformėshe nė besime, nė ateizėm dhe fe; shumėformėshe nė punė dhe kreativitet.

Humanistėt janė gra dhe burra tė kėtij shekulli, tė kėsaj epoke. Te Humanizmi Historik gjejnė rrėnjėt e tyre dhe frymėzohen nga kontributi i kulturave tė ndryshme; jo vetė tė atyre, qė nė kėto ēaste zėnė njė vend qendror. Janė, veē kėsaj, gra dhe burra qė lėnė pas kėtė shekull e kėtė mijėvjeēar dhe projektojnė njė botė tė re.

Humanistėt e ndiejnė se historia e tyre ėshtė shumė e gjatė dhe e ardhmja e tyre akoma mė e shtrirė. Mendojnė pėr tė ardhmen duke luftuar pėr tė kapėrxyer krizėn e pėrgjithshme tė tanishme. Janė optimistė, besojnė nė lirinė dhe nė progresin shoqėror.

Humanistėt janė internacionalistė, aspirojnė pėr njė komb njerėzor universal. Kanė njė vizion global tė botės, por shpien pėrpara aktivitetin e tyre nė ambientin ku jetojnė. Nuk dėshirojnė njė botė uniforme por tė shumėformėshe; tė shumėformėshe nė etni, gjuhė dhe zakone; shumėformėshe nė vende, rajone dhe autonomi; shumėformėshe nė ide dhe aspirata; shumėformėshe nė besime, nė ateizėm dhe fe; shumėformėshe nė punė dhe kreativitet.


Humanistėt nuk duan padron; nuk duan as udhėheqės e as shefa, e as nuk e ndiejnė veten pėrfaqėsues apo shefa tė askujt. Humanistėt nuk kėrkojnė njė shtet tė centralizuar e as njė Parashtet qė ta zėvendėsojė. Humanistėt nuk dėshirojnė ushtri policore dhe as banda tė armatosura qė ti zėvendėsojnė ato.
Por ndėrmjet aspiratave tė humanistėve dhe realiteteve tė botės sė sotme, ėshtė ngritur njė mur. Ka ardhur ēasti pra pėr ta shembur atė. Pėr kėtė duhet bashkimi i tė gjithė humanistėve tė botės.

1-Kapitali botėror

Ja e vėrteta universale: paraja ėshtė gjithēka. Paraja ėshtė qeveri, ligj, ėshtė pushtet. Eshtė baza e jetės. Por, veē kėsaj, ėshtė Art, ėshtė Filozofi dhe Religjion. Asgjė nuk bėhet pa para; asgjė nuk ėshtė e mundur pa para. Nuk ka marrėdhėnie personale pa para. Nuk ka intimitet pa para, madje edhe vetmia e qetė varet nga paraja.

Por marrėdhėnia me kėtė tė Vėrtetė Universale ėshtė kontradiktore. Shumica nuk e do kėtė gjendje. Ndodhemi pra pėrpara tiranisė sė parasė. Njė tirani qė nuk ėshtė abstrakte, sepse ka emėr pėrfaqėsues, zbatues dhe procedura tė mirėpėrcaktuara.

Sot nuk bėhet fjalė pėr ekonomi feudale e as pėr industri kombėtare, madje as pėr interesa grupesh rajonale. Sot bėhet fjalė pėr struktura mbijetuese gjatė rrjedhės sė historisė, tė cilat pėr ta siguruar parcelėn e tyre duhet t’iu pėrkulen diktateve tė kapitalit financiar internacional.

Njė kapital spekulues qė po pėrqėndrohet nė shkallė botėrore. Deri edhe shteti kombėtar, pėr tė mbijetuar, shtrin dorėn pėr kredi dhe huara. Tė gjithė lypin investime dhe japin garanci qė banka tė marrė pėrsipėr vendimet finale. Ka ardhur koha qė edhe vetė kompanitė, njėlloj si fshatrat dhe qytetet, tė jenė pronė e pa diskutueshme e bankės. Ka ardhur koha e Parapushtetit, njė kohė, ku rendi i vjetėr duhet asgjėsuar.

Solidariteti i vjetėr avullohet. Pėrfundimisht, Jemi pėrpara dezintegrimit tė thurjes shoqėrore dhe daljes nė skenė tė miliona njerėzve indiferentė dhe pa lidhje mes tyre, pėrveē mungesave qė i kanė tė pėrbashkėta. Kapitali i madh dominon jo vetėm objektivitetin, me anė tė kontrollit tė mjeteve tė prodhimit, por edhe subjektivitetin me anė tė kontrollit tė mjeteve tė komunikimit dhe informacionit. Nė kėto kushte, mund t’i ketė nė dorė burimet materiale dhe shoqėrore, duke e katandisur natyrėn nė diēka tė pariparueshme dhe duke mėnjanuar pėrherė e mė tepėr qenien njerėzore. Pėr kėtė kapitali i madh ka nė dispozicion mjetet teknologjike. Dhe kėshtu, siē ka boshatisur ndėrmarrjet dhe shtetet, ka boshatisur edhe shkencėn dhe kuptimi i saj e ka kthyer nė njė teknologji qė prodhon mjerim, shkatėrrim dhe papunėsi.

Humanistėt nuk kanė nevojė pėr argumente tė shumėta pėr tė nėnvizuar se sot bota ka kushte tė mjaftueshme teknologjike pėr ta zgjidhur nė njė kohė tė shkurtėr dhe nė zona tė gjėra tė botės, problemet e punėsimit, ushqimit, shėndetit, banesės dhe arsimimit. Nėse kjo mundėsi nuk realizohet, kjo vjen thjeshtė sepse spekulimi monstruoz i kapitalit tė madh e pengon kėtė.

Kapitali i madh e ka ekzauruar etapėn e ekonomisė sė tregut dhe fillon tė disciplinojė shoqėrinė pėr tė pėrballuar kaosin qė ai vetė e ka krijuar. Pėrballė kėtij irracionaliteti nuk ngrihen zėrat e arsyes, siē e kėrkon dialektika, por racizmat mė tė zinj, fondamentalizmat dhe fanatizmat. Dhe nėse neoracionalizmi do t’i kryesojė nė zona tė tėra tė shoqėrisė, aksioni i forcave progresiste do tė reduktohet pėrherė e mė tepėr. Nga ana tjetėr, miliona punėtorė tani janė bėrė tė ndėrgjegjshėm si pėr absurditetin e centralizmit shtetėror, ashtu edhe pėr fallsitetin e demokracisė kapitaliste. Pėr kėtė punėtorėt ngrihen kundėr drejtuesėve tė korruptuar tė sindikatave, ashtu si popujt qė vėnė nė dyshim partitė dhe qeveritė. Pėr kėtė ėshtė e nevojshme t’u jepet drejtim kėtyre fenomeneve, pėrndryshe do tė ezaurohen nė njė spontanitet pa tė ardhme. Eshtė e nevojshme tė diskutohen nė gjirin e popullit temat thelbėsore tė faktorėve tė prodhimit.

Pėr humanistėt ekzistojnė si faktorė tė prodhimit puna dhe kapitali e jo spekulimi dhe fajdeja qė dalin tepėr. Nė gjendjen e tanishme humanistėt luftojnė qė marrėdhėnia absurde qė ka ekzistuar midis kėtyre dy faktorėve, tė ndryshojė krejtėsisht. Deri tani ka qenė imponuar ky rregull: fitimi pėr kapitalin dhe rroga pėr punėtorin dhe ėshtė justifikuar ky ēekuilibėr i madh me Rrezikun qė merr me vete investimi...sikur punėtori tė mos rrezikonte tė tashmen dhe tė ardhmen e tij, nė vajtjeardhjet e papunėsisė dhe krizės. Por ėshtė edhe njė element tjetėr nė lojė, ėshtė pushteti i drejtimit dhe administrata e ndėmarrjes. Fitimi qė nuk destinohet pėr t’u investuar sėrish nė ndėrmarrje, as nė zgjerimin apo degėzimin e saj merr udhėn e spekulimit financiar. Fitimi qė nuk krijon vende tė reja pune, merr rrugėn e spekulimit financiar. Pėr rrjedhojė, lufta e punėtorėve, duhet tė drejtohet pėr ta detyruar kapitalin tė japė rendimentin e tij maksimum tė prodhimit. Por kjo nuk mund tė realizohet pa pjesėmarrjen e drejtimit dhe tė administratės sė ndėrmarrjes. Ndryshe e si mund tė evitohen largimet nė masė tė punėtorėve, mbyllja dhe boshatisja e ndėrmarrjeve? Sepse dėmi mė i madh ėshtė nė pamjaftueshmėrinė e investimeve, nė falimentimin mashtrues tė ndėrmarrjeve, nė zinxhirin e borxheve, nė arratisjen e kapitalit, jo nė fitimet qė mund tė arrihen si pasojė e rritjes sė prodhimtarisė. Dhe po tė kėmbėngulej nė konfiskimin e mjeteve tė prodhimit nga ana e punėtorėve, duke ndjekur mėsimet e shekullit....., duhej patur parasysh gjithashtu, dėshtimi i socializmit real. Sa i pėrket vėrejtjes, se rregullimi i kapitalit, ashtu si ėshtė rregulluar puna, shkakton arratisjen e tij nėpėr pika dhe zona mė rentabėl, duhet sqaruar se kjo s’ka pėr tė ndodhur edhe mė shumė kohė tė tjera, sepse irracionalizmi i skemės aktuale, shpie nė ngopjen e tij dhe nė njė krizė botėrore. Kjo vėrejtje pėrveē pranimit qė i bėnė njė imoraliteti radikal, nuk njeh procesin historik tė transferimit tė kapitalit nė bankė, nga ku rrjedh qė vetė investitori pėrfundon nėnpunės pa asnjė fuqi pėr tė vendosur brenda njė mekanizmi ku autonomija e tij ėshtė vetėm nė dukje. Megjithatė, me thellimin e amullisė, vetė investitori do tė fillojė t’imarrė nė konsideratė kėto argumente.

Humanistėt ndiejnė nevojėn tė veprojnė jo vetėm nė fushėn e punės, por edhe nė fushėn politike pėr t’a penguar Shtetin qė tė kthehet nė instrument tė kapitalit financiar botėror, pėr tė arritur qė marrėdhėniet midis faktorėve tė prodhimit tė jenė tė drejta dhe pėr t’i kthyer shoqėrisė autonominė e saj qė i’a kanė rrėmbyer.


2.Demokracia formale dhe Demokracia reale

Ndėrtesa e demokracisė ėshtė shkatėrruar rėndė me rrėnimin e shtyllave kryesore: pavarėsia midis pushteteve, pėrfaqėsueshmėria dhe respekti pėr minoritet.

Pavarėsia teorike midis pushteteve ėshtė njė kundėrsens. Mjafton tė kėrkosh nė praktikėn, origjinėn dhe pėrbėrjen e secilit prej pushteteve, qė tė vėrtetosh marrėdhėniet intime qė i lidhin. S’mund tė ndodhte ndryshe. Tė gjithė bėjnė pjesė nė tė njejtin sistem. Kėshtu qė krizat e shpeshta qė rrjedhin nga dominimi i njėrit mbi tjetrin, nga mbi vendosja e funksioneve nga korrupsioni dhe parregullsitė, reflektojnė situatėn globale, ekonomike dhe politike tė njė vendi tė caktuar.

Sa pėr pėrfaqėsueshmėrinė, qė nga epoka kur u fut votimi universal, mendohej se ekzistonte njė akt i vetėm - akti midis zgjedhjeve tė pėrfaqėsuesve tė popullit dhe pėrfundimit tė mandatit tė tyre. Por me kalimin e kohės u vu re qartė se, pėrveq kėtij AKTI tė parė, nėpėrmjet tė cilit shumica zgjedh pakicėn, ekziston edhe njė akt i dytė, me tė cilin kėta tė paktit tradhėtojnė shumicėn, duke u bėrė poratorėt e interesave tė huaja ndaj mandatit tė marrė. Dhe kjo e keqe ndodhet sot nė inkubacion nė partitė politike qė janė kthyer nė kupola tė ndara nga interesat e popullit. Tani nė brendėsi tė makinės sė partive, interesat e mėdha financojnė kandidatėt dhe diktojnė politikėn qė kėta duhet tė bėjnė. E gjithė kjo nxjerr nė pah njė krizė tė thellė nė konceptimin dhe shprehjen praktike tė pėrfaqėsueshmėrisė.

Humanistėt luftojnė pėr ta transformuar praktikėn e pØrfaqėsueshmėrisė duke i dhėnė rėndėsi maksimale kėshillimeve popullore, referendumit, zgjedhjes sė drejtpėrdrejtė tė kandidatit. Ende ekzistojnė nė shumė vende, ligje qė i pranojnė kandidatėt e pavarur vetėm brenda partive, ose qė ua kufizojnė mundėsinė pėr tu paraqitur pėrpara vullnetit tė popullit me anė tatimesh e dredhishė tė tjera. CDO kushtetutė apo ligj qė i kundėrvihet aftėsisė sė plotė tė qytetarėve pėr tė zgjedhur dhe pėr t’u zgjedhur, ėshtė njė tallje pėr demokracinė reale e cila ėshtė pėrmbi ēdo regulacion juridik. Dhe nėse flitet pėr barazi mundėsish, mjetet e komunikimit duhet tė vihen nė shėrbim tė popullatės nė periudhėn elektorale, nė tė cilėn kandidatėt paraqesin propozimet e tyre, duke i’u dhėnė tė gjithėve ekzaktėsisht tė njejtėn mundėsi. Nga ana tjetėr, duhet tė nxirren ligje mbi pėrgjegjėsinė politike, nė bazė tė tė cilėve, kur nuk mbahen premtimet e dhėna zgjedhėsve nga ana e kandidatėve ata rrezikohen tė pezullohen, tė zėvendėsohen apo tė kalohen nė gjykim politik. Kėshtu duhet tė ndodhė, sepse me anė tė alternativės tjetėr qė pėrdoret sot, sipas sė cilės individėt dhe partitė qė nuk i pėrmbushin premtimet vuajnė dėnimin e kutive tė votimit nė zgjedhjet e ardhshme, nuk pengohet aspak akti i dytė i tradhtisė ndaj zgjedhėsve tė pėrfaqėsuar. Pėrsa i pėrket kėshillimeve tė drejtėpėrdrejta pėr ēėshtjet urgjente, ēdo ditė e mė tepėr po rritėn mundėsitė teknologjike tė realizimit tė tyre. Nuk flitet pėr t’u dhėnė prioritetet sondazheve apo anketave tė manipuluara por, pėr lehtėsimin e pjesėmarrjes dhe votės sė drejtėpėrdrejtė nėpėrmjet mjeteve elektronike dhe tė kompjuterizuara, tė avansuara.

Nė njė demokraci reale, minoriteteve duhet t’u jepet garancia e njė pėrfaqėsueshmėrie tė pėrshtatshme, por veē kėsaj duhet tė merren tė gjitha masat qė favorizojnė nė praktikė futjen dhe zhvillimin e tyre. Sot minoritetet tė rrethuara nga ksenofobia dhe diskriminimi, kėrkojnė me ankth njohjen e tyre, dhe nė kėtė kuptim mbi humanistėt bie pėrgjegjėsia pėr ta ngritur kėtė temė nė nivelin e diskutimeve mė tė rėndėsishme e pėr tė udhėhequr luftėn nė ēdo vend, derisa tė mposhtet neofashizmi i hapur apo i maskuar. Nė fund tė fundit, tė luftosh pėr tė drejtat e minoriteteve, ėshtė njėlloj si tė luftosh pėr tė gjitha tė drejtat e qenieve njerėzore nė botė.

Por ndodhė gjithashtu qė, edhe brenda njė vendi, provinca tė tėra apo rajone pėsojnė tė njejtin diskriminim si minoritet, si pasojė e centralizmit tė tepruar tė shtetit, qė sot ėshtė vetėm njė instument mizor nė duart e kapitalit tė madh. Kjo gjendje do tė marrė fund vetėm kur t’i jepet impuls njė organizmi federativ, nė saje tė tė cilit, pushteti politik real do tė kthehet nė duart e kėtyre qenieve historike dhe kulturore.


3 - Qėndrimi humanist

Aksioni i humanistėve nuk frymėzohet nga teoritė fantaziste pėr Zotin, Natyrėn, Shoqėrinė apo Historinė. Ai niset nga nevojat e jetės qė konsistojnė nė largimin e dhembjes dhe afrimin e kėnaqėsisė. Por jeta njerėzore u shton kėtyre nevojave edhe parashikimin pėr tė ardhmen, duke u bazuar nė praktikėn e kaluar dhe nė qėllimin pėr tė pėrmirėsuar gjendjen aktuale. Praktika e saj nuk ėshtė thjesht pėr produkt pėr zgjedhjesh apo grumbullimesh natyrale dhe fiziologjike, siē ndodhė me tė gjitha specifitė, por ėshtė praktika shoqėrore dhe praktika peronale tė drejtuara pėr tė kapėrcyer dhembjen aktuale dhe pėr t’a evituar atė nė tė ardhmen. Puna e njeriut e grumbulluar nė prodhimet shoqėrore, kalon dhe transformohet nga brezi nė brez nė luftė tė vazhdueshme pėr tė pėrmirėsuar kushtet natyrore, por edhe ato tė vetė trupit tė tij. Prandaj qenia njerėzore duhet tė pėrcaktohet si qenie historike dhe me njė mėnyrė aksioni shoqėror tė aftė pėr tė transformuar botėn dhe vetė natyrėn e tij. Dhe ēdo herė qė njė individ apo njė grup njerėzor u imponohet dhunėsisht tė tjerėve, arrinė qė t’a ndalė historinė duke i kthyer viktimat e saj nė objekte NATYRORE. Natyra nuk ka qėllime, kėshtu qė duke ua mohuar tė tjerėve lirinė dhe qėllimet, i kthen nė objekte pėrdorimi.

Njerėzimi, nė progresin e tij tė ngadaltė, ka nevojė tė transformojė natyrėn dhe shoqėrinė duke eliminuar aktet e pėrvetėsimit tė dhunshėm dhe kafshėror qė disa qenie njerėzore ushtrojnė mbi tė tjerat. Kur tė ndodhė kjo, vetėm atėherė ka pėr t’u kaluar nga parahistoria nė njė histori krejtėsisht njerėzore. Deri atėherė, nuk mund tė konsiderohet si fillesė, asnjė vlerė tjetėr qendrore pėrveē asaj tė qenies sė plotė njerėzore me sendėrtimet dhe me lirinė e saj.Prandaj humanistėt shpallin ASGJė pėrmbi qenien njerėzore dhe asnjė qenie njerėzore nėn tjetrėn.Po tė vendoset qendrore Zoti, Shteti, Paraja, apo ndonjė qenie tjetėr, atėherė qenia njerėzore vihet nė raporte vartėsie dhe krijohen kushte pėr kontrollin e saj tė brendshėm dhe pėr sakrificė. Humanistėt janė ateistė apo besimtarė, por nuk nisen nga besimi i tyre pėr tė krijuar vizionin e tyre pėr botėn dhe aksionin e tyre. Nisen nga qenia njerėzore dhe nga nevoja e saj imediate. Dhe nėse gjatė luftės sė tyre pėr njė botė mė tė mirė, kujtojnė se zbulojnė njė qėllim qė e kthen historinė nė drejtim progresist e vėnė kėtė besim, a kėtė zbulim nė shėrbim tė qenies njerėzore.

Humanistėt e shtrojnė problemin nė thelb: tė dimė nėse duam tė jetojmė dhe tė vendosim nė ē’kushte t’a bėjmė kėtė.

Cdo lloj forme dhune fizike, ekonomike, raciale, fetare, seksuale dhe ideologjike, nėpėrmjet tė cilave ėshtė bllokuar progresi njerėzor, i neverisin humanistėt. Cdo formė diskriminimi, e hapur apo e fshehtė, ėshtė njė motiv denoncimi pėr humanistėt.

Humanistėt nuk janė tė dhunshėm, por, mbi tė gjitha nuk janė burracak e as nuk i tremben dhunės,sepse aksioni i tyre ka kuptim. Humanistėt e lidhin pėrherė jetėn e tyre personale me jetėn shoqėrore.Nuk propozojnė antinomi tė rreme dhe nė kėtė gjė i ka rrėnjėt koherenca e tyre.

Kėshtu ėshtė hequr vija ndarėse midis Humanizmit dhe Antihumanizmit. Humanizmi vendos nė qendėr tė diskutimit ēėshtjen e punės pėrballė kapitalit tė madh; ēėshtjen e demokracisė reale pėrballė demokracisė formale; ēėshtjen e decentralizimit pėrballė centralizimit; ēėshtjen e antidiskriminimit pėrballė diskriminimit; ēėshtjen e lirisė pėrballė shtypjes; ēėshtjen e kuptimit tė jetės pėrballė nėnshtrimit, bashkėpunumit dhe absurdit.

Meqė humanizmi bazohet nė lirinė e zgjedhjes, ka tė vetmen etikė tė vlefshme nė momentin aktual. Nė tė njejtėn mėnyrė, sepse beson nė lirinė dhe qėllimin, dallon gabimin nga poshtėrsia, dallon atė qė gabon nga ai qė tradhėton.


4 - Nga humanizmi naiv te ai i ndėrgjegjshėm

Nė bazėn shoqėrore, nė vendet e punės dhe banimit tė punėtorėve, humanizmi duhet t’akthejė protestėn e thjeshtė nė forcė tė ndėrgjegjshme tė drejtuar drejt transformimit tė strukturave ekonomike.

Pėrsa u pėrket anėtarėve mė luftarak tė organizatave sindikaliste dhe anėtarėve tė partive politike progresiste, lufta a tyre do tė bėhet koherente me transformimin e kupolave tė organizatave ku militojnė dhe me dhėnien e njė drejtimi kolektivave tė tyre, i cili do tė vendosė nė plan tė parė, dhe pėrbi rivendikimet afatshkurtra, propozimet thelbėsore tė Humanizmit.

Shtresa tė ndryshme studentėsh e mėsuesish, normalisht tė ndjeshėm nga padrejtėsitė, do tė bėhen tė ndėrgjegjshėm pėr ndryshimin kur t’i prekė kriza pėrgjithshme e sistemit. Eshtė e sigurtė, qė njerėzit e gazetarisė tė cilėt janė nė kontakt me tragjedinė e pėrditshme, janė sot nė gjendje tė veprojnė nė drejtimin humanist, njėlloj si sektorėt e inteligjencės, punėt e tė cilėve janė nė kontradiktė me modelet qė pėrmban ky sistem ēnjerėzor.

Pėrballė vuajtjes njerėzore, dalin plot shtresa pėr tė marrė pjesė nė aksionin e ēinteresuar nė mbrojtje tė atyre qė janė lėnė mėnjanė nė shoqėri apo atyre qė diskriminohen. Shoqata, grupe vullnetarėsh dhe sektorė tė rėndėsishėm tė popullsisė, mobilizohen nė disa raste, pėr tė dhėnė njė kontribut pozitiv. Pa dyshim njė nga kėto kontribute ėshtė edhe denoncimi i kėtyre problemeve. Megjithatė, kėto grupe nuk e konceptojnė aksionin e tyre si transformim tė strukturave qė shkaktojnė kėto tė kėqija. Njė qėndrim i tille hyn mė tepėr nė Humanitarizėm se sa nė Humanizėm tė ndėrgjegjshėm. Nė tė gjenden tanimė protestat dhe aksionet konkrete tė denja pėr t’u thelluar dhe zgjeruar.


5 - Kampi Antihumanist

Ndėsa forcat e mobilizuara nga kapitali i madh asfiksojnė popujt, dalin qėndrime inkoherente qė fillojnė tė forcohen duke shfrytėzuar kėtė tė keqe, drejt fajtorėve tė rremė. Nė bazė tė kėtyre formave tė neofashizmit ndodhet njė mohim i thellė i vlerave njerėzore. Edhe nė disa rryma ekologjiste devijuese vihen nė plan tė parė natyra dhe jo njeriu. Tani nuk predikojnė se fatkeqėsia ėshtė fatkeqėsi, pikėrisht sepse rrezikon njerėzimin, por sepse njeriu i ka bėrė atentat natyrės. Sipas disa rrymave tė tilla, qenia njerėzore ėshtė endotur dhe prandaj ndot natyrėn. Pėr ta do tė qe mė e udhės qė mjekėsia tė mos kish arritur suksese nė luftėn kundėr sėmundjeve dhe nė zgjatjen e jetės sė njeriut. TOKA nė plan tė parė, thėrrasin nė mėnyrė histerike, duke na kujtuar ēirrjet naziste. Qė kėtej, diskriminimin e kulturave qė ndotin, e tė huajve qė molepsin dhe fėlliqin, e ndan vetėm njė hap. Kėto rryma futen gjithashtu nė Antihumanizėm, sepse nė thelb pėrēmojnė qenien njerėzore. Kėshilltarėt e tyre pėrēmojnė veten e tyre dhe me kėtė pasqyrojnė prirjet nihiliste dhe vetėvrasėse, qė sot janė nė modė.

Njė shtresė e rėndėsishme njerėzish tė ndjeshėm aderojnė nė rrymat ekologjiste, sepse kuptojnė rėndėsinė e problemeve qė kėto denoncojnė. Por sikur tė marrė ky ekologjizėm karakterin humanist qė i pėrket, do ta orientojė luftėn drejt pėrgjegjėsve tė katastrofės: kapitalit tė madh dhe zinxhirit tė industrisė dhe ndėrmarrjeve destruktive, tė afėtra me kompleksin militaro - industrial. Pėrpara se tė shqetėsohet pėr fokat, duhet tė shqetėsohet pėr urinė, mbipopullsinė, pėr vdekshmėrinė foshnjore, pėr mangėsitė sanitare dhe tė banesave nė shumė vende tė botės. Dhe do tė nxjerr nė pah papunėsinė, shfrytėzimin, racizmin,diskriminimin dhe mos tolerancėn nė botėn e pėrparuar teknologjikisht. Botė qė, nga ana tjetėr po krijon ēekuilibre ekologjike me rritjen e saj iracionale.

Nuk ėshtė e nevojshme tė zgjatemi shumė nė pėrcaktimet tona ndaj tė Djathtėve si instrumente politike tė Antihumanizmit. Poshtėrsia e tyre arrinė nivele tė tilla sa vazhdimisht e heqin veten si pėrfaqėsues tė Humanizmit. Nė kėtė drejtim ka lėvizur edhe banda dredharake klerikale, qė ka pretenduar tė terrorizojė nė bazė tė njė HUMANIZMI TEOCENTRIK qesharak. Kėta njerėz, shpikės tė luftrave fetare dhe inkuizicionit; kėta njerėz qė ishin xhelatėt e baballarėve historikė tė humanizmit perėndimor,kanė pėrvetėsuar virtytet e viktimave tė tyre duke arritur madje tė FALIN deviacionet e atyre humanistėve historikė. Kaq e madhe ėshtė poshtėrsia dhe banditizmi nė pėrvetėsimin e fjalėve, saqė pėrfaqėsuesit e Antihumanizmit janė pėrpjekur tė mbulohen me emrin e HUMANISTEVE.

Eshtė e pa mundur tė bėhet inventari i burimeve, instrumenteve, formave dhe shprehjeve qė disponon Antihumanizmi. Sidoqoftė, njė punė sqaruese mbi tendencat antihumaniste mė tė maskuara, do t’iu lejonte shumė humanistėve, si tė thuash naivė apo spontanė, tė rishikonin pikėpamjet e tyre dhe kuptimin e aktivitetit tė tyre shoqėror.



6 - Frontet e aksionit humanist

Humanizmi i organizon frontet e aksionit nė fushat: e punės, banimit, sindikatės, politikės, dhe kulturės me qėllim qė tė marrė pak e nga pak karakterin e njė lėvizjeje tė vėrtetė, qė vepron nė tė gjitha aspektet e jetės shoqėrore. Sipas kėsaj mėnyre veprimi, krijohen kushtet pėr tė integruar edhe forca tė ndryshme, grupe dhe individė progresist, pa lejuar qė kėta tė humbasin identitetin dhe karakteristikat e tyre tė veēanta. Qėllimi i kėsaj lėvizjeje ėshtė tė nxisė bashkimin e forcave tė afta pėr tė ndikuar pėrherė e mė tepėr mbi shtresat e gjėra tė popullsisė, dhe duke orientuar me aksionin e saj, transformimin shoqėror.

Humanistėt nuk janė naivė, dhe as fryhen me deklarata tė epokave romantike.Nė kėtė kuptim mos i konsideroni propozimet e tyre si shprehjen mė tė avancuar tė ndėrgjegjės shoqėrore, dhe as mos e mendoni organizatėn e tyre si diēka tė pa diskutueshme. Humanistėt nuk hiqen sikur janė pėrfaqėsuesit e shumicės. Sidoqoftė, veprojnė nė pėrputhje me atė qė e quajnė tė drejtė dhe favorizojnė transformimin qė besojnė se ėshtė mė i pėrshtatshmi dhe mė i mundshmi nė kėtė moment qė u ka takuar tė jetojnė.

© archivio documenti del centro delle culture botuar nė 7/5/1999


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.