Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 147 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Histori :: Korrespondencat e Konices me Nolin mbi Zogun
Postuar nga: Albo

Histori Polemika nė mes dy politikanėve dhe shkrimtarėve mė tė njohur shqiptarė: Konica e Noli. Dy artikujt e tyre tė plotė tė botuar nė "Liria Kombėtare" dhe "Dielli" nė vitet 1925-26


Konica Nolit: "Zogu na mundi se ishte mė i zoti se ne"

Ahmed Zogu nga ana tjatėr, me instiktin genial tė tij, e vuri turmėn nėn njė disiplinė e cila, sado e mėrzitshme, ėshtė mė e dobishme se anarqia jonė. Edhe nė kėtė shesh na mundi Ahmed Zogu. I mir' ai lik. Ahmed Zogu ėshtė mundės. Ne mė tė mirė se ay jemi tė mundur. I mirė' a i lik, Ahmed Zogu ka fituar besimin e popullit shqiptar dhe jashtė besimin e Fuqive tė mbėdha. Ne mė tė mirė se ay, s'kemi ditur tė fitojmė besimin e kėrkujt. Munt ta urrejmė Ahmed Zogun, po duhet ta njohim se ėshtė mė i zoti, shumė mė i zoti, se ne. N'Amerikė, kanė njė zakon qė i munduri i shtėrngon dorėn mundėsit. Po ne s'jemi amerikanė. "Battuts et pas contenst" si thotė Frengu me ironi-tė rrahur dhe jo tė kėnaqur-neve s'na pėlqen tė heshtim po duam tė dalim nė marketė dhe tė zėmė vajtimet


Dashnor Kaloēi

Nė faqet e sotme speciale tė "Gazetės", po botojmė njė polemikė nė mes dy politikanėve dhe shkrimtarėve mė tė njohur shqiptarė tė shekullit kaluar: Fan Noli e Faik Konica. Kjo polemikė nė mes kėtyre dy gjigandėve tė letrave shqipe, ėshtė zhvilluar nė vitet 1925-1926 kur Konica ishte nė Amerikė dhe drejtonte Shoqėrinė "Vatra", kurse Fan Noli ishte vendosur nė Gjenevė dhe drejtonte KONARE-nė (Komiteti Nacional-Revolucionar) qė financohej nga Moska. Debati nė mes tyre nisi pasi mė 16 shtator 1925, Fan Noli botoi i pari nė gazetėn "Liria Kombėtare" tė Gjenevės, njė artikull nė tė cilin merrte nė mbrojtje Qeverinė shqiptare qė ai e drejtoi si Kryeministėr pėr gjashtė muaj. Po nė atė artikull, Noli godiste Zogun e Qeverinė e tij qė kishte riardhur nė pushtet duke e rrėzuar atė, si dhe aludonte hapur pėr ish-mikun e tij Faik Konica, duke thėnė se ai i kishte lėshuar armėt dhe ishte pajtuar me Ahmed Zogun, i cili kishte qenė armiku kryesor i tyre. Disa kohė pas kėtij artikulli nė gushtin e vitit 1926, Faik Konica i pėrgjigj Fan Nolit duke shkruar nė gazetėn "Dielli" tė Shoqėrisė "Vatra" tė Bostonit, ku ai ishte Kryetar i saj. Si artikulli i Nolit ashtu dhe ai i Konicės, qė botohen mė poshtė, janė tė plotė dhe pa shkurtime.

Noli kundėr Zogut dhe aludimet pėr Konicėn

Imzot Noli edhe "Vatra"
Gazetės "Dielli", Boston. "Lirisė Kombėtare", Genevė. Zoti Drejtor, mėsova me hidhėrim tė thellė qė Kuvendi i Vatrės ka vėndosur tė mabnjė njė qėndrim tė paanshėm kundrejt Mydyrit tė Pasiēit, qė quhet-faqe mender- Presėident i Republikės Arnaute. Kėtė Atitudė e proponoj Komisioni i vjetėr dhe e pėlqeu Kuvendi pėr dy shkake: 1) se qeveria e kaluar qe aq' e keqe sa e sotmja, 2) se po tė kundėrshtohet qeveria e sotme, munt tė prishet Shqipėria. As njera prej kėtyre tė dy arsyeve nukė qėndron mė kėmbė pėrpara njė kritike tė paanėshme dhe gjakftohtė. Qeveria e Qershorit 1924 nukė qe ideale, vėrtet. Mungesat e saj, s'munt t'ja dij askush mė mirė se i nėnėshkruari qė e ka parė maqinėn e saj tė punojė pėrs'afėrmi. Po, passi t'i ngarkojmė mi kurris kritika mi kritika, duhet tė nėmėrojmė nė favor tė saj ca tė mira pėr faqe tė bardhė: 1) Njerzit e saj qenė patriotė tė kulluar: Hipnė nė fuqi me dėshirėn e popullit dhe pa asnjė ndihmė tė jashtėme. S'kanė dhėnė shteteve fqinjė asnjė copė tė tokės shqiptare pėr tė qėndruar nė fuqi. Pėrkundėr fituan pėrfundėrisht pėr Shqipėrinė tė katėrmbėdhjetė fshatrat e Korēės. 2) Qenė mprojtės tė pasurive, tė shtetit: Nuku u dhanė kapitalistėve tė huaj pasuritė e Shqipėrisė pėr tė fituar simpathinė dhe pėrkrahjen e tyre. 3) Qenė tė nderēėm: bėnė kyursime tė ēudiēme, lajtėn borxhe prej miliunash tė guvernave tė kaluara dhe ballancuan buxhetin pa kleēka me njė tepricė prej njė miliuni franga ar, vepra keto tė gjitha tė Gurakuqit qė vdiq me 450 lireta nė xhep, tė cilat ia kishte dhėnė hua njė mik ca ditė mė parė. 4) Qenė liberal: Kishte liri tė plotė shtypi, ndonėse nė kohė tė tyre nuk dolli as njė numėr gazete i cili tė mos pėrmbante kritika tė ashpėra kundėr tyre. "Dielli" s'ua kurseu kritikat kurrė, po asnjė herė dhe as njė numėr nuku u ndalua. 6) Qenė njerėz tė kanunit: Kishin njė ushtri dhe njė xhandarmėri, nė mos ideale dhe moderne, po tė paktėn Kombėtare dhe tė regullueshme, e cila mpronte kanunin dhe s'i binte nė qafė popullit. Ja tani pasqyra e qeverisė sė sotme, nė qoftė se munt tė quhet qeveri njė ēetė e hurit dhe e litarit: 1) Janė tradhėtorė: Hipnė nė fuqi me ndihmėn e Pasiēit dhe, pėr tė qėndruar nė fuqi, i falėn Serbisė, copra tė tokės shqiptare, tė fituara me njė mijė mundime. 2) Janė kusarė tė pasurive tė shtetit: U shesin kapitalistėve tė huaj pasurit' e shtetit me ryshfete e me kondita skandalloze pėr tė fituar simpathin e tyre. 3) Janė ēkatėronjės: Ēkallmojnė buxhetin duke ballancuar me kleēka pėr sy e faqe, e duke krijuar nė realitet njė deficit prej tre miliuansh tė paktėn, i cili do tė rritet me kredite tė pazakonshme. 4) Janė kriminelė: Me anėn e veglave tė tyre kanė asasinuar prapa kurrizit katėr patriotė antiserbė si Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Elez Isufi dhe Zija Dibra dhe duzuina tė tjerė, emrat e tė cilėve ca i dimė dhe ca do t'i mėsojmė mė vonė. 5) Janė tiranė: Tė gjitha lirit' e popullit janė marrė nėpėr kėmbė. Liria e shtypit nuk ekziston. "Dielli" qė mban njė paanėsi mirėdasėshme ėshtė ndaluar. 6) Janė armiq tė kanunit: Ēkatėrruan ushtrinė dhe xhandarmėrinė kombėtare dhe lėshuan bashipozukėt pėr tė shtypur, pėr tė plaēkitur e pėr tė terrorizuar popullin e mjerė. Cili do tė jetė pėrfundimi po tė vazhdonjė ky regim tradhėtorėsh, kusarėsh, kriminalėsh, tiranėsh e bazipozukėsh? Njė katastrofė tragjike si ajo e 1914-ės, tė cilėn munt ta refuzojnė t'a shohin vetėm ata patriotė qė janė verbuar krejt, ata qė u lodhė nga lufta dhe i hodhė armėt, dhe shtrihen nė gjumė, duke pritur shpėtimin nga Fati, dhe nga Zagolli sy-gjarpėr, zėmėr-vrer, gjak-kalbur e shpirt-shitur, nga Esadi i dytė, i cili ēier, copton e thėthin kufomėn e Shqipėrisė me egėrsinė e njė monstri tė pronjve tė Afrikės. Ne jemi tė mėndjes qė coptimi i Shqipėrisė do tė jetė njė pun' e mbaruar, po tė mos e ēlirojmė nga coptonjsi i saj: Vatra ėshtė e mėndjes qė coptonjsi s'duhet ngarė dhe rri e paanėshme. Atituda e Vatrės s'ėsht as e mėnēur, as e hieshme, as e nderēme: S'ėsht e mėnēur, se Zogu u ēporvua nė dritėn e fakteve, e hodhi vetė maskėn, dhe na del pėrpara siē ka gėnė gjithnjė. Mė 1914, aliat i Arif Hikmetit dhe partizan i harfeve arabishte, merret vesh me Easdistėt e Shqipėrisė Mesme dhe nė njė mbledhje solemne tė popullit tė Matit, zbret flamurin e Shqipėrisė dhe ngre flamurin e Turqisė pėr hesap tė Pasiēit: vegėl e serbėve gjithnjė, ka mundur t'i gėnjejė tė gjithė patriotėt, veē katėr gegėve me mėnt si Bajram Curri, Gurakuqi, Mustafa Kmja dhe Elez Jusufi, rėmben fuqinė. Lidhet me Esadistėt dhe u jep shkelmin tė gjithė elementėve tė mira: i mundur dhe i dėbuar prej kėtyre, kthehet prapė me fuqi serbe si Esadi dhe nis coptimin e Shqipėrisė sistematikrisht e tamam sipas planit tė tij me ata shokė tė brendshėm e me ata pėrkrahės e mirdashės tė jashtėm. Pra ėsht e pamundur tė jenė me mėnt nė kokė ata qė presin shpėtimin pikėrisht andej nga vjen coptimi. Atituda e Vatrės nuk ėshtė e hieshme: Vatra militante, qė ka luftuar pėr idealet e larta patriotike me aqė lavdi, s'munt e s' duhet kurrė t'i hedhė armėt dhe tė kapitullonjė me Pasiēin e me Esadin e dytė, dhe tė lozė tangon groteske tė paanėsisė, kur idealet e saj merren nėpėr kėmbė dhe Shqipėria po greminoset nė varr e nė vdekje tė turpėshme. Atituda e Vatrės nuk ėshtė e nderēme: Vatra lė nė baltė Vatranėt e Shqipėrisė dhe vė nė gjumė jo vetėm antarėt e saj, po dhe tė gjithė atdhetarėt toskė e tė padjallzuar, tė cilėt do tė zgjohen kur do tė jetė nofta tepėr vonė, kur t'i dogjen pėsėri shtėpitė e kur tė marrin prapė arratinė. Prita mjaft me shpresėn qė faktet e ashpra t'jua mbushin kokėn qė e keni humbur toruan fare. Po tani s'munt tė heshtė mė. Ndonėse pak vonė, Thashė e fola, s'ju kam faj. F.S. Noli.

Konica i pėrgjigjet Fan Nolit

Shtylla e Faik Konitzės "Ca njerėz tė lodhur, ca tė tjerė tė trashė"
N'artikull kundrė Vatrės tė botuar te "Liria Kombėtare" (N.8) Fan Noli thotė se ca njerėz, qė kishin lėftuar gjeri die, sot janė tė lodhur dhe i hothnė armėt. Mundet. Po ka edhe ca tė tjerė truri i tė cilėve ėshtė ntrashur dhe s'janė tė zotė tė kuptojnė kur njė lodrė merr funt: Mė kujtojnė fjalėn e filosofit gjerman Schopenahuer pėr atė qė vazhdojnė sė lojturi pasi ka rėnė perdia. Unė i lodhur s'jam aspakė, dhe do t'isha gati tė vazhdoja luftėn me forcė tė papakėsuar- po tė kish lufta nonjė qėllim. Po qėllim lufta s'ka dhe s'munt tė ketė. Fan Noli dhe unė kemi lėftuar disa vjet qė t;i japim Shqipėrisė njė guvernė tė njė tipi tė pėrparuar. Ahmed Zogu ka lėftuar pėr njė guvernė tė njė tipi mė konservativ. Ahmed Zogu na mundi dhe na mundi me themel. Ndryshimi nė mes tė Fan Nolit dhe meje, ėshtė se unė e di se jemi tė mundur dhe tė mundur paq, kurse ish shoku im s'ka haber qė hėngrėm dru. Ahmed Zogu na ka mundur nė shesh. Ahmed Zogu dhe ne duallmė pėrpara popullit pėr votė. Ahmed Zogu mori kurdoherė shumicėn dhe kurdoherė na mundi. Ahmed Zogu me ca bashipozukė dhe 104 rusė (Njėqint e katėr, fakt na burim diplomatik i huaj) na mundi nė shesh tė luftės, ndonėse ne kishim njė "ushtri"dhe pėrmi 20.000 vullnetarė gati. Ikmė duke britur se ordit e Serbisė shkelnė Shqipėrinė, kur dijim shumė mirė se ishin vetėm njė grusht rusėsh. Deshmė tė tregojmė se tė paktėn nė sheshin e dipllomatisė kemė mė tepėr zotėsi se Ahmed Zogu. Po dhe nė kėtė shesh, maloku genial na mundi. Ne ēfaqmė zotėsinė qė kemi duke mos e bėrė dot "guvernėn" t'onė tė pranohet dhe tė njihet nga bota e qytetėruar, duke ēkėnaqur me talljet tona nė Genevė, ata nga tė cilat ka nevojė Shteti ynė, dhe duke vėnė nė dyshim Fuqitė e perėndimit me intrigat t'ona me Bolshevikėt. Ahmed Zogu, nga ana tjatėr, qe i zoti tė fitojė besimin e Evropės dhe t'Amerikės nė pakė kohė, e bėri guvernėn e tij tė pranohet zyrtarisht, ngreu kreditin e Shtetit jashtė dhe fitoj nė sytė e Botės emrin e njė udhėheqėsi tė vėrtetė. Ne me frazat tona bombastike, kallmė anarqinė anė mb'anė tė Shqipėrisė kurse stėrvitja jonė intellektuale duhej tė na kishte bėrė tė zotėt, tė paktėn nė theori, t'i jipnim popullit njė frymė regulle. Ahmed Zogu nga ana tjatėr, me instiktin genialtė tij, e vuri turmėn nėn njė disiplinė e cila, sado e mėrzitshme, ėshtė mė e dobishme se anarqia jonė. Edhe nė kėtė shesh na mundi Ahmed Zogu. I mir' ai lik. Ahmed Zogu ėshtė mundės. Ne mė tė mirė se ay jemi tė mundur. I mirė' a i lik, Ahmed Zogu ka fituar besimin e popullit shqiptar dhe jashtė besimin e Fuqive tė mbėdha. Ne mė tė mirė se ay, s'kemi ditur tė fitojmė besimin e kėrkujt. Munt ta urrejmė Ahmed Zogun, po duhet ta njohim se ėshtė mė i zoti, shumė mė i zoti, se ne. N'Amerikė, kanė njė zakon qė i munduri i shtėrngon dorėn mundėsit. Po ne s'jemi amerikanė. "Battuts et pas contenst" si thotė Frengu me ironi-tė rrahur dhe jo tė kėnaqur-neve s'na pėlqen tė heshtim po duam tė dalim nė marketė dhe tė zėmė vajtimet. Po tė kishim prova se populli ėshtė i helmuar nga ndodhja e sotėme dhe pret shpėtimin prej nesh, vazhdimi i kundėrshtimit do tė kish njė kuptim. Por populli ėshtė i kėnaqur, dhe pozita e Ahmed Zogut ėshtė e patundshme. E vetma mėnyrė qė tė pėrmbyset Ahmed Zogu, ėshtė njė kompllot kundėr jetės sė tij, dhe e di qė kėtė mendim e ushqejnė shumė. Po unė nė kompllote s'bėhem shok i kurkujt: se, pėrveē principeve qė m'a ndalojnė, e di qė fundi do tė jetė ēkatėrrimi i Shtetit. Unė, me budallallėkun t'im, thom se kemi arrijtur nė njė fazė kritike tė jetės sė Shqipėrisė: dhe besoj se e vetma mėnyrė pėr tė shpėtuar Shtetin, ėshtė njė pajtim i ndershėm i tė mundurve dhe mundėsin. Por ne qė diē e dimė veten, ėshtė njė ēap i hidhur. Ata qė s'duan ta bėjnė, le tė vazhdojnė sė gdhėnduri, pishė e sė gėlltituri teneqe vajguri, dhe le t'i vėnė zjarrin Shqipėrisė. Gazeta (me editor tė fshehtė) qė del nė Genevė nėn emrin "Liria Kombėtare" boton nė Nr. 8 njė artikull tė Fan Nolit kundėr Vatrės. Nuk do tė humbasim kohė t'i bisedojmė ato qė thotė, se i kemi biseduar disa herė dhe nuk ėshtė nevoja t'i pėrsėritim: Cili ėshtė ay qė munt tė mbajė tė qeshurit kur Fan Noli thotė se "Guverna" e Qershorit ka qenė njė guvernė popullore? Njė guvernė popullore nuk e mbyll Parlamentin, dhe nė e mbylltė, nukė ri pa bėrė menjėherė zgjedhje tė ra. "Guverna" e Qershorit nuk ish tjatėr gjė, veēse njė tirani militariste.

Lista duhet plotėsuar

N'artikull tė pėrmėndur mė sipėr, Fan Noli numėron fajet e vėrteta ose imaginare t'Ahmed Zogut dhe mirėsitė imaginare ose tė vėrteta tė tė Fan Nolit. Qė tė plotėsohet lista, shtojmė dhe ne ca items. Ndėr tė ligat e Ahmed Zogut duhen nėmėruar dhe kėto dy: mė 1920, kur Fan Noli vajti nė Shqipėri, Sulejman Delvina i dha urdhėr policisė tė mos e qasė: policia e pėrzuri Fan Nolin, i cili u kthye nė Bari me vaporin qė kish vajtur. Ahmed Zogu ndodhej asi kohe nė Mat dhe s'dinte gjėsendi. Kur u kthye nė Tiranė dhe mėsoj, i qortoj ministrėt pėt masėn qė kishin marrė kundrė Fan Nolit, tė cilin pak kohė pastaj e thirri tė kthehet nė Shqipėri. Dy vjet mė vonė, miqt e Nolit dėshirojn qė ky tė bėhej mitropolit, po gjejnė kundėrshtime shumė tė mbėdha. Ē'tė bėjnė? Ven e i luten Zogut t'i pėrkrahė. Zogu ndonėse e kishte Nolin kundėrshtar, nguli kėmbė qė Noli medoemos tė dorzohej mitropolit, dhe u dorzua. Nėr tė mirat e fan Nolit duhen nėmėruar kėto: vajti nė Genėvė si "Kryeministėr" i Shqipėrisė: dhe nė njė fjalė zyrtare qė mbajti, shau Lidhjen e Kombeve, shau Shtetet e Bashkuara t'Amerikės , shau tėrthori Inglinė, dhe na bėri qesharakė nė sy tė botės sė qytetėruar. U kthye nė Shqipėri, dhe ca javė mė vonė hapi mardhėnie zyrtare me Sovjetin, ndonėse din, ose duhet tė dinte se Rusia Boleshevike ėshtė nė luftė me Fuqitė e perėndimit qė kanė bėrė dhe njohur Shqipėrinė si Shtet mė vete. Me kėtė ēap, Noli e shpuri Shqipėrinė mu-nė buzė tė varrit dhe njė qime afėr vdekjes.

Dako II

Qė Fan Noli tė mendojė ndryshe nga ne, qė tė pėrpiqet tė na japė tė kuptojmė lajthimin t'onė nė qoftė se lajthitemi, ėshtė njė e drejtė qė nuk ja mohojmė. Atje ku na ēudit tė gjithėve ėshtė se gjer tani mė Gusht 1925 ka heshtur. I bėmė tė njohur me kabllo qė nė funt tė Shėn Ėndreut 1924 se organizata jonė ėshtė e mėndjes qė e hupmė luftėn por njė guvernė mė tė mirė dhe qė e quajmė pėr detyrė paskėtaj tė hapim mardhėnie pajtimi me mundėsin. Shėtita kollonitė qė t'a parashtroj atė politikė dhe t'u jipja rrastin shqiptarėve qė tė ēfaqnin pėlqimin a mospėlqimin e tyre. Hapmė shtyllat e "Diellit" pėr ēdo bisedim, duke botuar dhe korespodencat me t'ė ashpėrat kundrė Guvernės sė Zogut. Mė nė funt erdhi kuvendi i XIV, dhe u shtrua dhe atje ēėshtja e qėndrimit qė duhet tė mbajė Vatra. Nė tė gjitha kėto shtatė muaj, dera ishte e hapur dhe asnjeri s'kish mė tepėr se Fan Noli tė drejtėn tė dhe lirinė qė tė hynte, tė na ēfaqte mendimin e tij dhe tė na fitonte me vete. Po Fan Noli s'bėri zė. Tani qė u mbarua Kuvendi dhe qė u mbyll dera pėr kėtė ēėshtje gjer mė Korrik 1926, vetėm tani Fan Noli na del me kundėrshtime jashtė kohės, posi njė njeri qė kėrkon tė hyj nga penxheria, dhe pėrpiqet tė prishė disiplinėn e Vatrės. Me methudha tė padrejta, me methudha qė s'janė as pėr "Fair" as prej "sport"i. Ē'faj tjetėr kish bėrė Dakua?

Gazeta Shqiptare
23 Prill 2002



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.