Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njeriu ne lufte pa pushke, ne lume pa krahe, dhe ne gjykate pa goje; s'ka cfare ben.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 149 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Meidani nis fushatėn pėr President
Postuar nga: Albo

Lajme Sulmi i ashpėr i Meidanit kundėr Kushtetueses dhe Rakipit ėshtė nė njė frekuencė vale me grupimet kryesore nė parlament, pėrfshirė dhe atė tė Berishės

Kreu i shtetit nė linjė me 80 deputetėt qė shkarkuan Rakipin: Kushtetuesja tė bėjė kujdes


"Pėr Prokurorin pranoj vetėm vendimin e Kuvendit"

Meidani ka dalė nė fushėn e betejės pėr tė rifituar presidencėn. Deklaratat e tij tė ashpra kundėr Kushtetueses dhe nė favor tė parlamentit dhanė sinjalin e fushatės sė Meidanit pėr tė fituar njė tjetėr mandat presidencial. Pėr herė tė parė pas 5 vjetėsh ai i prerė dhe i qartė, tha pėr shtypin, se nuk do tė merrte parasysh asnjė lloj vendimi tė kujtdoqo-ftė institucioni, pėrfshirė kėtu edhe Gjyka-tėn Kushtetuese, pėrveē Parlamentit. Meidani kėrkoi prej Parlamentit edhe rishikimin e ligjit pėr Gjykatėn Kushtetuese nė mėnyrė qė kjo gjykatė tė ketė kompetenca mė tė qarta.

Meidani shfrytėzoi njė ceremoni tė zhvilluar nė Kamėz, nė Institutin e tokės pėr tė paralajmėruar Gjykatėn Kushtetuese njė ditė para se ajo tė japė vendimin pėrfundimtar pėr ēėshtjen "Rakipi". Meida-ni ėshtė treguar njė mbėshtetės i flaktė i parlamentit, kur nuk duhen mė shumė se dy muaj nga dita qė deputetėt do votojnė se kush do jetė kryetari i shtetit. Sulmi i ashpėr i Meidanit kundėr Kushtetueses dhe Rakipit ėshtė nė njė frekuencė vale me grupimet kryesore nė parlament, pėrfshirė dhe atė tė Berishės.


Pak javė mė parė presidenti Meidani, i bazuar nė njė vendim tė Parlamentit dhe me kėrkesėn e kėtij tė fundit, dekretoi shkarkimin e kryeprokuroit tė atėhershėm, Arben Rakipi. Ky shkarkim u kundėrshtua prej vetė Rakipit, si edhe prej njė grupi deputetėsh socialistė, mbėshtetės tė tij. Ata iu drejtuan Gjykatės Kushtetuese, secili me nga njė kėrkesė, pėr tė marrė prej saj tė drejtėn pėr tė cilėn pretendonin se ishte shkelur. Gjykata Kushtetuese pritet qė sot tė japė njė vendim pėr kėrkesėn e Rakipit, ndėrsa pėr grupin e deputetėve socialistė ajo dha njė vendim nė tė cilin shprehet se procedurat e ndjekura pėr shkarkimin e Rakipit nuk ishin tė rregullta. Njė vendim i tillė, nė qoftė se nuk do tė paragjykohej pėr pasojat, nė minimumin e tij linte me pėrgjegjėsi kryetarin e Kuvendit qė nisi procedurat, si dhe presidentin qė dekretoi shkarkimin e ish-kryeprokurorit Rakipi. Pėr kėtė vendim tė Kushtetueses u shpreh dje Meidani.


"Presidenti i Republikės ėshtė i detyruar tė pranojė vetėm ato gjykime dhe vendime qė merr Kuvendi i Shqipėrisė dhe absolutisht asnjė vendim tė ndonjė institucioni tjetėr brenda apo jashtė vendit", tha Meidani. Me ēka thotė mė sipėr Meidani, bėn tė qartė vendimin e tij pėr tė mos e marrė parasysh interpretimin qė Kushtetuesja u bėri procedurave tė shkarkimit tė Rakipit, tė enjten qė kaloi. Nė tė njėjtėn kohė me kėtė deklaratė Meidani bėn tė qartė se nuk do tė marrė parasysh asnjė vendim tė Kushtetueses. Sot pritet qė Kushtetuesja tė marrė njė vendim mbi kėrkesėn qė Rakipi ka paraqitur pėr tė shpallur dekretin e presidentit si antikushtetues. Nė ndihmė tė pėrcaktimeve tė mėsipėrme vjen edhe fraza nė tė cilėn Meidani thotė se "procesi i emėrimit dhe shkarkimit tė kryeprokurorit kryhet nėpėrmjet dyshes Parlament dhe president i Republikės. Kjo ėshtė shumė e qartė nė Kushtetutė dhe nuk ka vend pėr interpretime apo deformime tė tjera". Qėndrimi pro Rakipit i Kushtetueses solli njė shqetėsim nė tė gjithė spektrin politik. Nė ambientet politike qėndrimi i Kushtetueses u pėrkthye si njė qėndrim i cili do tė kishte pėr pasojė krizėn dhe pėrplasjen e institucioneve. Kjo do tė ēonte nė paralizim tė shtetit. Pėr kėtė Meidani fajėsoi Gjykatėn Kushtetuese dhe hodhi, nėpėrmjet shtypit, edhe formėn pėr tė shpėtuar nga njė rast i tillė. "Gjykata Kushtetuese ka pėr detyrė t'i ndihmojė institucionet dhe nuk mund tė arrijė tė pezullojė veprimtarinė e Kuvendit tė Shqipėrisė", tha Meidani. Mė tej ai vazhdoi me sugjerimin se "do tė ishte mirė qė Parlamenti, si hap tė parė, tė bėjė shqyrtimin e ligjit pėr Gjykatėn Kushtetuese pėr tė pėrcaktuar me kompetencė dhe saktėsi tepėr shkencore kompetencat e Gjykatės Kushtetuese.

Gazeta Shqiptare
23 Prill 2002




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.