Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bisha tėrbohet keq kur e sheh se i vjen fundi
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Histori :: Persekutimi i Kishes Katolike ne Shqiperi
Postuar nga: Albo

Histori Nga Imzot Zef Simoni


Persekutimi i Kishės Katolike nė Shqipni nga 1944-1990

Me 16 gusht tė vjetit 1944, me rastin e festės sė Shėn Rrokut qė kremtohet posaēėrisht nė Shirokė, njė fshat buzė liqenit tė Shkodrės, nė proēesionin e kėsaj dite, Dom Ndre Zadeja, meshtari i detyrės, gojėtari nė za dhe shkrimtari i zgjedhun, i flaktė nė zemėr, e nder vepra pėr "Fe e Atdhe", binom qė kishte karakterizuar klerin katolik historikisht e sidomos nė kohėt e luftave tė Gjergj Kastriotit-Skanderbeut, kėto fjalė i tha popullit e rinisė: "Dy fjalė i kam sot me ju, sidomos me ju, o tė rij. Njė re e zezė me njė ideologji tė kuqe po vjen mbi kokat tueja. Ajo ka ndėrmend tė shprazet mbi ju, por atėherė s'keni pėr tė pasė shka me i ba, veē me bajtė e me i sprovue tė kėqiat, se pėrveē tė zezave tė tjera qė ka, ajo mohon edhe Zotin."

Kėto fjalė i tha tre muej e pak, para se tė hynte komunizmi nė Shqipni e gati shtatė muej para se tė pushkatohej meshtari i zjarrtė, i vlershėm Dom Ndre Zadeja, i pari meshtar i pushkatuem nė Shkodėr, mbas murit tė vorrezave katolike, me datėn 25 mars 1945, ditė e dielle, ngjarje kjo qė tronditi Shkodrėn, rrethet, malėsitė dhe mbarė Shqipninė.

Komunistėt e morėn vesh vonė, se Mesha e mesnatės pėr Krishtlindje, me 24 tė dhetorit 1944 nė Kishėn Katedrale nuk do tė thuhej, se mos ngjante ndonjė turbullim. Por regjimi i ri nuk e duronte kėte veprim. Prandaj disa nacionalė-ēlirimtarė tė krishtenė edhe ndonjė komunist i krishtenė, ndonėse vonė, rreth orės dy tė mbasdrekes iu drejtuen Kryeipeshkvit tė Shkodrės, Imzot Gaspėr Thaēit me lutje tė thuhej Mesha e Mesnatės. Mbasi Imzoti u tha se tashti asht tepėr vonė me lajmue popullin, kėta i premtuen se merrshin pėrsipėr ta lajmojshin. Shkojshin derė nė derė tue thanė: "Sonte thuhet mesha e mos kini frikė, pse besimi asht i lirė." Pėr ma tepėr, po tė thonte kush se besimi nuk do tė ishte i lirė, kjo do tė quhej prej regjimit tė ri njė shpifje, njė parullė e fortė e reaksionit e do tė kishte ndeshkime. Shej i sigurtė se nuk do tė kishte dredhi u ba tė ramėt e kumbonėve nė mbarė qytetin e njė popull i madh mori pjesė qetėsisht e me shumė gėzim nė Meshen e Mesnatės.

Por regjimi i ri nuk mundi tė durojė gjatė, nuk mundi tė qėndronte pa gėnjeshtrat e veta e pa gėnjeshtarė nė gjithēka.

Filloi shpejt pėrsekutimi, njė pėrsekutim i posaēėm nė botė e nė historinė e kombit tonė, njė masakėr fanatike dhe e vazhdueshme pesėdhjetėvjeēare, pėr tė rrenue gjithshka me vlerė qė ishte arrijtė sidomos mbas pavarėsisė.

Lufta kundėr Kishės e besimit katolik nė kėtė kohė mund tė ndahet nė tri faza:

E para, fillon nga vjeti 1945 deri nė 1950. Asht ajo e zhdukjes sė klerit me burgime e pushkatime, mbas torturave fort ēnjerėzore, tė zhdukjes sė vlerave shpirtnore e kulturore katolike nė mbarė Shqipninė, nėn udhėheqjen e Partisė Komuniste, drejtue prej Enver Hoxhės, mbėshtetė nė politiken sllave direkt nė Shqipni, drejtue prej Titos.

E dyta fazė, nisė nga vjeti 1951 deri nė 1960 e asht ajo, qė na po e quajmė njė lloj pakėsimi tė ashpėrsimit tė luftės kundėr fesė, mbas prishjes sė marrėdhanieve me Jugosllavinė.

E treta, mbas prishjes me Bashkimin Sovjetik 1960, por tue mbajtė vijėn staliniane, ajo e periudhės kineze, kur do tė ngjajnė presione kineze, mbyllja e kishave dhe e tė gjitha institucioneve fetare nė Shqipni, me revolucionin kultural, deri nė 1990.

Shqipnia, kishtarisht kishte pesė dioqeza dhe Abacinė Nullius tė Mirditės.

Ishte arkidioqeza e Shkodrės, qendėr metropolitane qė drejtohej nga arqipeshkvi i saj Imzot Gaspėr Thaēi, Arqipeshkvia e Durrėsit me arqipeshkvin Imzot Vinēenc Prennushin, qė ishte edhe Administrator i Shqipnisė sė Jugut, Imzot Gjergj Volaj, ipeshkėv i dioqezės sė Sapės, Ipeshkvia e Lezhės me Imzot Luigj Bumēin, Ipeshkvia e Pultit me Imzot Bernardin Shllakun, Abacia Nullius e Mirditės, me qendėr nė Orosh me Ipeshkvin Imzot Frano Gjinin dhe Delegatin Apostolik, me qendėr nė Shkoder, Imzot Leone Nigris.

Gjindeshin nė Shqipni disa urdhna rregulltarėsh e rregulltaresh. Urdhni i Shėn Franēeskut me provinēialin nė Shkodėr, urdhėn i hershėm qysh nė shekullin XIII, qė, simbas tradķtės, me ardhjen e Shėn Franēeskut nė Lezhė. Njė urdhen qė mbante misionin edhe nė zonat ma tė vėshtira tė Dukagjinit. Lavroi gjuhėn shqipe e hapi njė farė shkolle tė mesme nė Pėdhanėn e Zejmenit, nė shekullin e shtatėmbėdhetė, edhe dy shkolla, ajo e Troshanit dhe e Blinishtit. Nė qytetin e Shkodrės fretėnt kambėzbathė, me sandale, hapshin tė parėn shkollė fillore publike nė Shqipni, pėr tė vorfėnit, me 1861. Ma vonė tė vorfnit e Asisit hapėn edhe liceun "Illyricum" i njė niveli tė naltė, me nxanės nga mbarė Shqipnia e pėr tė krishtenė e muslimanė. Njė urdhėn qė dha figura tė shqueme tė dijės nė tė gjitha fushat si gjuhėtarė, shkrimtarė, profesorė tė shquem tė kulturės klasike greko-romake, historianė si: Mons. Vinēenc Prennushi, Atė Anton Harapi, Atė Gjergj Fishta, Atė Justin Rrota, Atė Marin Sirdani, Atė Pashko Bardhi, Atė Bernardin Pali, Atė Donat Kurti, Atė Gjon Shllaku, me tė nipin e vet franēeskan, Atė Aleks Baqlin, Atė Frano Kiri, Atė Benedikt Dema, Atė Viktor Volaj, Atė Daniel Gjeēaj e tė tjerė, tė gjithė tė pregatitun nė Universitetet e Europės, tue shtī kulturėn pozitive tė Europės e tue i dhanė njė zhvillim tė madh kulturės shqiptare.

Shoqnia "Jezus", me fillesėn e vet nė Shkodėr, nė vjetin 1841, bante njė mision tė pėrmendun pėr tė rranjosė fenė me devocione e lutje qė do tė mbesin tė paharrueshme edhe gjatė pėrsekutimit nė zemrat e buzėt e popullit. Njė mision, qė zbuste zakonet e ashpra e pajtonte gjaqet e shumta qė arrijshin nė gjysmėn e parė tė shekullit tė njėzetė, deri nė numrin 4000 pajtime.

Njė shoqni qė sjell e zhvillon njė kulturė tė mirė europiane e kulturė kombėtare nė Seminarin Papnuer dhe nė liceun e Kolegjes Saveriane, tue pasė njerėz tė shquem, si: Atė Jak Jungun, Atė Genovizzi-n, Atė Anton Xanonin, Dom Ndré Mjedėn, Atė Mark Harapin, Atė Gjon Karmėn, Atė Jak Gardin-in, Atė Daniel Dajanin, Atė Giovanni Fausti-n, Atė F. Cordignano-n, Atė Zef Valentini-n, Atė Pjetėr Meshkallėn, Atė Ndoc Saraēin, Atė Zef Saraēin, etj.

Salezianėt e salezianet, tė pėrhapun nė disa qendra nė Shqipni, tė cilėt simbas drejtuesit e pedagogut tė madh Dom Gjon Bosko, merreshin kryesisht me rini tue shtie nder ata shpirtin e uratės e tė punės. Orionitėt, edhe kėta nė gjasim tė Salezianėve.

Kuvendi i motrave Stigmatine, Servite, Vinēenciane, tė cilat punojshin aq shumė pėr edukimin e vajzave nė shoqni fetare, nė shkolla femnore e Vinēencianėt nder spitale. Ishte dhe njė numėr i madh meshtarėsh qė shėrbejshin nė famullitė, o gjindeshin nė qytete pėr tė mbajtė shkollat, licetė.

Ndėr dhunat e para tė qeverisė komuniste ndaj Kishės kje mospranimi i Delegatit Apostolik, Imzot Leone G.B. Nigris 1945, kur po kthente mbas vizitės te Papa, prej Rome nė Shqipni. Tue zbritė nė Durrės, i kje ndalue tė hymit. Nė vendin e tij emnohej si Zavendės- delegat Apostolik, Ipeshkvi i Abacisė Nullius, Imzot Frano Gjini.

Imzot Gaspėr Thaēi, sė bashku me Imzot Vinēenc Prennushin u thirrėn prej Enver Hoxhės qė u kėrkonte bashkėpunim, me konditė qė kėta tė shkėputeshin nga Selia Shejte. Tė dy refuzuan me guxim kėto propozime.

Mbas vdekjes sė Imzot Gasper Thaēit, Enver Hoxha provoi pėrsėri njė tentativė tjetėr, tue thirrė Imzot Frano Gjinin. Refuzimi i Imzot Gjinit ishte i premė: "Unė nuk do ta ndajė kurrė grigjėn teme nga Selia Shejte". Asnjė nga kleri katolik nuk pranoi skizėm gjatė historisė sė pėrsekutimit.

I pari meshtar i pushkatuem nė Shqipni ka qenė Dom Lazer Shantoja nė vjetin 1945. Iu banė tortura tė tmerrshme nė trupin e tij, tue e copėtue kambėsh e duersh. Kur e pau e ama e vet nė atė gjendje, i u lut qeverisė tue i thanė se "e paguej unė plumbin qė ta pushkatoni tem bir. Nuk mund tė shifet prej askuj nė atė gjendje"!

Shpejt u arrestuen meshtarė franēeskanė, si: i pari, Atė Gegė Luma, famullitar nė Berishė e me radhė Atė Dioniz Makaj, nė Nikaj e Mertur, Atė Alfons Ēuni, Atė Gaspėr Suma e Atė Sebastian Dedaj nė Theth e Gomsiqe, meshtari misionar gjerman Dom Zef Maksen e sa e sa tė tjerė.

U burgosėn Atė Gjergj Vata, i cili nuk ishte konsakrue ende meshtar e Atė Jak Gardin-i i Shoqnisė "Jezus", italian me origjinė, por me vepra, shqiptar i fortė.

Nė liceun e Franēeskanėve edhe atė tė Jezuitėve, nė vjetin shkolluer 1945, imponohej nga regjimi formimi i njė celule tė rinisė. Vinte njė propagandist qė fliste. Prezent ishte edhe njė profesor, simbas radhe. Nė radhėn qė kishte pasė Atė Jak Gardin-i, i kishte paraqitė mbledhjes sė tė rijve disa objeksione. Ditėn e Shėn Luigj Gonzagės, me 21 qershuer, Atė Gardini mbajti predkun nė kishė tue naltue figurėn e shejtit. Nė kishė ishin edhe disa "agjentė civila", qė shėnojshin fjalėt e tij mbi Zotin e Shejtin. Nė kėtė ditė tė 21 qershorit, ora 9 tė mbramjes u arrestue. Ky ishte shkaku i arrestimit dhe i dėnimit me dhjetė vjet burgim, qė do t'i kalonte nepėr burgjet e kampet e punės tė Maliqit tė Korēes e tė Bedenit tė Kavajės, pasqyrue ne librin e tij "Dhetė vjet burg nė Shqipni", i pėrkthyem nė disa gjuhė tė Europės dhe nė gjuhėn shqipe prej Mons. Simon Filipaj. Me datėn 21 tė qershorit u arrestue pėr tė parėn herė dhe Atė Gjergj Vataj.

Me 31 tė dhetorit 1945 u zbulue organizata nacionaliste "Bashkimi Shqiptar" me tė krishtenė, myslimanė e rrajėn e kishte nė Seminarin Papnuer nė Shkodėr. Prej njė zelli atdhetar, disa seminaristė vepruen pa dijeninė e tė parėve me disa aksione shtypi, me trakte qė shkaktuen edhe arrestimin e pushkatimin e Atė Giovanni Fausti-t, italian, nėnprovinēial i Shoqnisė "Jezus" dhe tė Atė Daniel Dajanit, shqiptar, Rektor i Kolegjės e i Seminarit. Nė njė grup me kėta bashkuen edhe intelektualin aq tė shquem shqiptar, Atė Gjon Shllakun, nxanės i neotomistit tė shekullit, Jean Jacques Maritain, tė akuzuem padrejtėsisht se kishte formue demokristianen. Me kėtė grup u pushkatue dhe organizatori kryesor, seminaristi Mark Ēuni. Gjithėsej shtatė vetė, nė njė ditė tė mbylltė me shi e me vaj tė datės 4 mars 1946.

Nė dosjet e tyne, tė Ministrisė sė Punėve tė Mbrendshme, nė momentet para pushkatimit, u gjetėn fjalėt: "Rrnoftė Krishti Mbret" dhe "Falim anmiqtė tanė".

Lėvizja e Postribės, me 9 shtatuer 1946, arrestoi dhe njė grup meshtarėsh, pa marrė pjesė ata nė ketė levizje. Arrestohen Imzot Frano Gjini, Imzot Gjergj Volaj, Imzot Nikollė Deda, Dom Tomė Laca. Tė tre kėta prelatė u pushkatuen.

Nė vjetin 1946 zbuluen nė malėsi tė Dukagjinit Atė Anton Harapin, anėtarin e Regjencės, qė mbas torturave tė randa, u pushkatue sė bashku me Lef Nosin e Maliq Bushatin.

Provinēialin e franēeskanėve, Atė Mati Prennushin, dhe gardianin e fretenve nė Shkodėr, Atė Ēiprian Nikėn, tė akuzuem me shpifje se kishin futė armėt te lteri i kishės sė Shėnandout, nė kishėn franēeskane tė Gjuhadolit, tė cilėt, mbas njė qėndrimi trimash nė gjyq, u pushkatuen e vdiqėn martirė.

U dėnuen e vuejtėn randė nder burgje Atė Pal Dodaj, Atė Donat Kurti, Atė Aleks Baqli, Dom Tomė Laca, Atė Mėhill Miraj, Dom Nikollė Shelqeti, Dom Mark Hasi, Fra Zef Pllumi. Kuvendi i franēeskanėve tė Gjuhadolit u shndėrrue nė njė hetuesi tė pėrgjakshme qė na e pėrshkruen saktė Atė Zef Pllumi nė librin e vet "Rrno per me tregue" dhe nė njė burg, ku marrin frymė afėr 700 tė burgosunish. Edhe frateli i pėrvuejtė i franēeskanėve, fra Ndue Vilaj, qė pėsoi vetėm tortura, kurse frateli i shquem nga Kosova, i Jezuitėve, Gjon Pantalija, vdiq mbrendė nder tortura.

Atė Pal Dodės iu gjet nder mundime si njė motėr e mirė, Drita Kosturi e si njė vėlla i vėrtetė nder ēastet e vėshtira, nė burgun e Durrėsit, Imzot Vinēenc Prennushit, Arshi Pipa.

Shumė meshtarė e rregulltarė u arrestuen, u torturuan dhe u dėnuen me burgime, si: Dom Ndoc Nikaj, Dom Mikel Koliqi, Atė Mark Harapi, Atė Agustin Ashiku, Atė Marjan Prela, Atė Rrok Gurashi, Dom Jak Zekaj, Dom Nikollė Lasku, Dom Rrok Frisku, Dom Ndue Soku, Dom Vlash Muēaj, Dom Pal Gjini, Fra Zef Pllumi, Dom Zef Shtufi, Dom Prenkė Qefalija, Dom Nikoll Shelqeti, Dom Ndré Lufi, Dom Mark Bicaj, Dom Ndoc Sahatēija, Dom Ejėll Deda, Atė Karlo Serreqi, Dom Tomė Laca, Dom Loro Nodaj, Dom Pashko Muzhani, etj.

Herė mbas here, nė orėt e para tė agimit, mbas vorrezave tė Rėmajit nė Shkoder, dėgjoheshin krismat e pushkėve qė shtrijshin pėrdhé meshtarė, rregulltarė e sa civilė katolikė e muslimanė.

Llojet e torturave ishin nga ma tė ndryshmet, si: korrenti elektrik, mbushja e gojės me krypė, kamxhiku e druni, futja me kokė poshtė nė fuēi me ujė tė akullt pėr disa ditė, me ecė kambė zbathė mbi pllaka tė kuquna metalike, me tė shtie vezė tė zieme nėn stjetull, pakėsimi i ushqimit pėr tė shkaktue vdekjen, ilaēe pėr tė shkatėrrue sistemin nervuer e pėr tė ba tė flasėsh ēka nuk di as ai vetė e lloje tė tjera tė shpikuna nga njerėz tė Sigurimit tė pashpirt.

Vinė me radhė, Dom Anton Muzaj, i torturuem pėr vdekje, tė cilin e liruen gjallė e pėr gazep, qė mbas pak muejsh, vdiq nė arqipeshkvi nė moshėn 29-vjeēare. Dom Dedė Maēaj, porsa meshtar i ri, u pushkatue para regjimentit ushtarak nė Pėrmet. Do tė vdisshin, pa gjyqe, ndėr tortura, Atė Bernardin Palaj, tė cilit, i lidhėn trupin me njė tel tė ndryshkun, vdiq nga sėmundja e tetanozit. Dom Lekė Sirdani e Dom Pjetėr Ēuni arrestohen e do tė vdesin ndėr tortura me krena teposhtė nė gropat e zeza. Dom Dedė Plani, Dom Luigj Bushati e Dom Luigj Prendushi u pushkatuen. Atė Bernardin Llupi u pushkatue nė Pejė. Dom Alfons Tracki e Dom Zef Maksen, i pari me origjinė polake dhe i dyti gjerman, u pushkatuen. Atė Serafin Kodės i duel shpirti me gabzherrin e nxjerrun nga fyti. Papa Pandit, prift i ritit oriental nė Korēė, i prenė kokėn, tue ia vendosė mbi trupin e tij tė vdekun e Papa Josifin, prift i ritit oriental nė Elbasan, e mbytėn nė kampin e punės sė mundimeve nė kėnetėn e Maliqit. Kėta janė shembuj tė naltė tė jetės para vdekjes nė jug, tė cilėt i pėrshkoi nė shekullin e parė Apostulli Pal e Apostulli Andrea. Krishtėnimi nuk ka hy nė Shqipni nga pushtuesi. Roma e kishte pushtue Ilirinė, por ajo ka persekutue idhtas tė krishtenėt e krejt Perandorisė.

Dom Mark Gjanit, tue e torturue, i kerkuen ta mohonte Krishtin. Pėrkundrazi Dom Marku tha fjalėt e fundit mes dhimbave: "Rrnoftė Krishti Mbret!" Vdiq i varun nder shpatulla, tue ia hjedhė trupin qejve e mbeturinat e tij i lėshuen nė pėrrue. Tamam ashtu si vepruen turqit me eshtnat e Gjergj Kastriotit e me prelatin e lavdishėm, Imzot Pjetėr Bogdanin, apo si vepruen ma vonė komunistat, tue nxjerrė prej vorrit eshtnat e Mons. Jak Serreqit, Mons. Lazėr Mjedės, Mons. Gaspėr Thaēit, Mons. Ernest Cozzi-t, Mons. Bernardin Shllakut, Atė Gjergj Fishtės e sė bashku me atė, pa dijtė gja, tė Dedė Gjo' Lulit, eshtnat e tė cilit franēeskanėt i kishin ruejtė nė vorret e tyne pėr t'i ba njė monument.

Motėr Maria Tuci, pėrsonė qė i kushtohej Zotit, kje arrestue e provoi torturat e njė lloji antinjerėzuer, por qėndroi heroike pėr tė ruejtė fe e nder. Mbasi u lirue nga hetuesia, vdiq shpejt nė spitalin e Shkodrės.

Tortura tė jashtėzakonshme provuen Atė Anton Luli, pater i "Shoqnisė Jezus", qė pat torturėn e "Lojės me top", korrentin e rrymės elektrike e torturėn e mijėve e tjera tė paraqituna nė librin e tij: "Atė Anton Luli S.J. Ne e dijshim martir..." Atė Frano Kiri provoi nė Sigurim tri ditė e tri net, i lidhun me trupin e njė tė vdekuni dhe e zgjidhėn, "ndėrsa kullojshin langjet e trupit tė tė vdekunit" fakt i shkruem nga Atė Konrad Gjolaj nė librin e tij "Ēinarėt". Kurse Atė Gjon Karmėn, jezuit, e shtinė nė njė arkivol pėr sė gjalli, tė mbuluem me kapak, tue pasė ndonjė birė tė ēilun, por pa e dijtė i torturuemi.

Mons. Frano Gjini provoi torturėn e urisė e tė tė ftohtit tė madh, i varun jashtė nėpėr pemėt e oborrit tė Sigurimit, veē sa goditjeve tė randa tė panumėrueme edhe e lėshojshin nė ujnat e zeza 10-15 cm. tė WC-sė.

Dom Simon Jubani e filloi burgun e gjatė, kur po delte i vėllai Dom Lazėr Jubani. Nuk e panė njeni-tjetrin me sy. Dom Lazri u detyrue tė hynte nė punė nė Shkodėr e nė punė e helmuen me domate. Nė spital e mbajtėn ndonjė ditė, por e lėshuen pa e kurue. Dom Simoni do tė bante shumė vjete burg e aty do tė dėnohej edhe herė tė tjera me dhetėshe mbas dhetėshesh nė burgun e Burrelit. Gjithsejt 26 vjet.

Dom Nikollė Mazrreku e Atė Zef Pllumi do tė arrestoheshin e do tė dėnoheshin mbas njė gjyqi publik nė Kishėn e motrave Stigmatine. Kjo do tė ishte pėr ta e dyta herė e dėnimit. Dom Nikolla do tė bante gjithsejt 25-vjet burg e 12 vjet internim. Atė Zef Pllumi, 25 vjet.

Dom Mikel Gjergji (Beltoja) mbas torturave tė forta tė bame nė Sigurim e nė sallėn e gjyqit, pėr fjalėt e forta qė tha, ku e torturoi policia, tė zdeshun tue ia ba trupin e tij krejt gjak me biza, e nė fund u pushkatue nė janar tė vjetit 1975.

Mbas pushkatimit tė Atė Giovanni Fausti-t e Atė Daniel Dajanit, u mbyll shtėpia e Jezuitėve dhe misionarėt e huej italianė gjithsejt 200 vetė, prej tė cilėve 25 meshtarė, nisen nė Itali. Para nisjes u ba njė kontroll nė shtėpinė e Jezuitėve, tue qenė prezent njė ushtri prej 800 pėrsonash. Nė vjetin 1946 u mbyllėn tė gjitha shkollat private nė Shqipni, me ato tė klerit e tė motrave, qė kishin mbajtė jetėn shpirtnore, shoqnore dhe intelektuale me njė nivel tė naltė kombėtar dhe tė barazvlershėm me ato tė Europės Pėrendimore. Shtypshkronjat e klerit, si ajo e Jezuitėve dhe e Franēeskanėve kaluen dhunshėm nė duart e shtetit e nuk lejohej botimi i asnjė libri dhe i asnjė reviste, si: "Lajmtari i Zemrės sė Krishtit", "Kumbona e sė Diellės", "Zani i Shna Ndout", "Hylli i Dritės", "Leka". Njerėzit qė kishin nga kėta periodikė nė shtėpitė e veta pranė bibliotekave pėrsonale, shumė ishin tė detyruem me i fshehė ose me i djegė, pse kishin frikėn e kontrolleve tė befasishme e tė furishme tė organeve tė Sigurimit. U morėn dhe muzeumet e Jezuitėve e tė Fretenve me koleksione e materialet etnografike, arkeologjike dhe numizmatike, me tė gjitha bibliotekat e pasuna tė tyne, si ajo e Jezuitėve me rreth 40.000 vėllime.

Shoqnitė fetare, kurrė me qėllim politik, siē akuzonte me shpifje regjimi i terbuem, por themelue pėr ta edukue fetarisht e intelektualisht rininė e pėr ta mbajtė pranė vetės atė e popullin me zakone tė mira e moral, tė gjitha u mbyllėn, me tė preme. Kėshtu "Veprimi Katolik" pranė Katedrales, me Dom Mikel Koliqin drejtues, nė fshate e malėsi me famullitarėt e tyne, "Rrethi Dom Bosko" pranė Etenve Jezuitė me Atė Jak Gardin-in e nė Tiranė "Rrethi i Shėn Prosprit", qė drejtonte Atė Pjetėr Meshkalla, "Shoqnia Antoniane", pranė Etenve Franēeskanė nė qytet, fshate e malėsi ku shėrbejshin famullitarėt franēeskanė, tue pasė pėr drejtues tė ndryshem Atė Lekė Lulin, tė cilit iu ba atentat prej komunistave nė rrugėn Shkodėr-Kukės nė vjetin 1944, Atė Agustin Ashikun, Atė Gjon Shllakun, Atė Mėhill Mirajn; "Shoqnia e Bijave tė Zojės", pranė motrave Stigmatine nė Shkodėr, e sa vende tė tjera ku ishin motrat e nė Shkodėr me drejtues Etent Franēeskanė, si: Atė Vinēenc Prennushin, Atė Marian Prelėn, Atė Frano Kirin, Atė Donat Kurtin. I Treti Urdhėn i Shėn Franēeskut, pėr burra e gra, me themelues e drejtues Atė Marjan Prelėn, shoqnia per burra e gra tė Zojės Rruzare dhe tė Kongregacionit tė Zojės Lurdė, pėr burra dhe gra, pranė Etenve Jezuitė, me drejtues Atė Zef Saraēin, shoqninė e fėmijėve "Kryqzaten", pranė Etenve Jezuitė me drejtues Atė Jak Gardin-in, Dom Ernest Ēobėn, e ndihmėsin e tyne, jezuitin Fra Ēesk Ljarjen; Uratorium qė kishte grumbullue rininė punėtore pranė Etenve Jezuitė dhe Orfanotrofin e Zemrės sė Krishtit pranė Etenve Jezuitė. Tė gjitha u shpėrndanė nė qytet e kudo ra njė mjerim. Njė lodhje shpirtnore mundonte zemrat e mbarė popullit e tė rijve nė pėrsekutimin e vjetėve tė para. Tė rij dhe tė reja, tė guximshėm pėr "Fé e Atdhé" u arrestuen e u burgosėn.

Nuk u lejue asnjė veprimtari prej kėtyne shoqnive, as shoqnore, as shfaqje filmash, as teatrale, as aktivitete sportive, ndonėse nder kėto shoqni kishte xanė fill sporti, teatri, muzika e shqueme kishtare dhe klasike e sa veprimtari tė tjera. Fillonte tashti njė humbje, njė regres dhe njė shkatėrrim shekulluer.

Institutet e tė gjitha motrave, si: Stigmatine, Servite, Saleziane e Viēenciane kudo qė ishin nė Shqipni, veē motrave Servite tė Vlonės, kjenė mbyllė e motrat kjenė detyrue tė shkojshin ndėr familjet e veta, pa mujtė tė delshin rrugės me petkun e tyne rregulltar. Shumė kjenė futė ndėr punė, sidomos ndėr spitale tue u ba me dashuni shėrbime shejte tė sėmurėve, tue lanė njė shembull tė mirė pėr t'u respektue prej tė gjithėve, prej mbarė opinionit.

Kishat ishin tė paprishuna e tė mbushuna me besimtarė, ndoshta edhe ma tepėr se pėrpara, por mungojshin nė Shkodėr e ndėr dioqezet Arqipeshkvijtė, ipeshkvijtė e meshtarėt.

Arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot Gaspėr Thaēi, vdiq mbas njė sėmundjeje tė randė e mbas njė survejimi tė rreptė, me 26 maj tė vjetit 1946. U ba njė funeral nėpėr qytet e kur po kthente procesioni pranė Katedrales, ngjau njė incident. Njė kamion kishte xanė udhėn nė mes, i vumė me qėllim. Atėherė tė rij e burra tė fortė e shmangen kamionin pėr t'i lirue vend funeralit. Nė liceun e shtetit, drejtoria ndalonte studentėt tė merrshin pjesė nė funeral, por ishte i pamundun ndalimi. Tė rijtė katolikė ngitshin me dhimbje tė madhe kah Katedralja. Pėr tė fundin herė kėnduen sė bashku dy koret: i Katedrales dhe i Franēeskanėve Meshen funebėr dhe "Libera me, Domine" tė Lorenzo Perosi-t me organist Atė Filip Mazrekun e dirigjent Prenkė Jakovėn.

Mesha kje celebrue prej zevendės Delegatit Apostolik, Imzot Frano Gjinit dhe predku i rastit u zhvillue nga oratori nė za, Imzot Gjergj Volaj, predk qė do t'i shpejtonte arrestimin oratorit.

Shpejt nder kisha, nė famulli mungojshin meshtarėt. "Njerėzit shifshin meshėn e hyjshin e delshin nė njė heshti. Ishte frikė. Ishte e frikshme gjendja, rruga, shikimi, muzgu, orėt e natės, zgjimi: terr i zi".

Pallati i arqipeshkvisė u muer nga shteti, pėr t'u ba banesė e familjeve tė oficerave. Vetėm pak dhoma tė katit tė ulėt iu lanė Kishės. Sherbejshin nė Kishėn Katedrale vetėm Dom Ernest Ēoba, Atė Florian Berisha e frateli jezuit Ēesk Ljarja, kurse nė Kishėn Franēeskane tė Gjuhadolit e tė Zojės Rruzare Atė Marjan Prela e Atė Ferdinand Pali, tue pėsue edhe kėto mundime, i pari ndonjė vjet burg e tė dy edhe internimin. Gjindeshin pranė Kishės Franēeskane dhe fratelat: fra Ndou, fra Salvatori e fra Nikolla, porsi hije tė lehta, tė pervuejta pranė atyne kishave dhe lterėve tė bekuem.

Te kisha e Etenve Jezuitė, e titullueme ajo e Shėn Jozefit, ishte Atė Zef Saraēi e frateli Jezuit Karlo Markoviēi.

Qyteti i Shkodrės qė pat afėr pesėdhetė meshtarė, njė privilegj ky i madh, mbet mbas termetit tė fortė me kėto meshtarė: Atė Justin Rrota i paralizuem nė shtrat, Atė Marin Sirdani, qė provoi burgun.

Atė Zef Saraēi, i verbėr dy sysh e Atė Pjetėr Tuci i sėmurė nė kambė. Njė salvim ky me krime. Kjo asht faza e parė. Tė tjerat salvime vijshin ma vonė qė do tė zgjatėshin afer pesėdhetė vjetėsh, njė pamje dhe qenie reale gjakėsore e ēdo moment vdekjepruese.

* * *

E dyta fazė ishte ajo e uljes sė ashpėrsimit kundėr klerit e Kishės, pa hjekė kurrė dorė nga lufta kunder fesė: asht njė fazė me dredhi tė mėdha, qė nisė nga vjeti 1950, mbas prishjes sė marrėdhanieve me Jugosllavinė e Titos deri nė vjetin 1960, kur u prishėn marrėdhaniet me Bashkimin Sovjetik.

Shteti kėrkoi tė rregullohen disi marrėdhaniet me tė gjitha institucionet fetare e kryesisht me Kishėn Katolike, pėrmes njė statuti. Pėr kėtė nisėn disa kontakte nga ana e qeverisė, pėrmes pėrfaqėsuesit tė saj Tuk Jakovės e franēeskanit Atė Marin Sirdanit. Nė mbledhjen e klerit qė e drejtonte Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkvi plak, i vetmi qė kishte mbetė gjallė, paraqiti Statutin e rregullt nė bazė tė Kodit Kishtar, por qeveria komuniste nuk e pranoi. Nė njė mbledhje tė dytė tė klerit qė zhvillohej nė disa ditė nė Pallatin Arqipeshkvnuer tė Shkodrės, u pėrpilue e u paraqit njė Statut me njė farė ndryshimi me tė parin. Por qeveria u egėrsue dhe si e terbueme qė ishte, nuk e pranoi kurrsesi. Atėherė shteti paraqiti njė statut tė vetin. Por kleri nuk mund ta pranonte e Imzot Bernardin Shllaku, nė takimin qė pat nė Kryeministri me Mehmet Shehun, i tha: "Na kėtė Statut nuk mund ta pranojmė". Nė njė bisedė mes Kryeministrit dhe Imzotit, Mehmeti kėrkoi tė dijė ku ishte vėshtirėsia e madhe. Pėrgjigjja e Imzotit ishte: "Le tė mė vehen prangat nder duer qysh tashti, nė qoftė se nuk mė garantohet sė paku emnimi i ipeshkvijve nga ana e Selisė Shejtė." Mehmeti pranoi, tue thanė fjalėn se emnimet do tė bahen nga Selia e Shejtė, por tue u dergue materialet pėrmes Qeverisė, pa qenė e shkrueme nė Statut. Kėshtu qė Statuti paraqitej i tillė, por nė realitet nuk kishte skizėm. Mbledhja e klerit pranoi variantin e fundit nė besė tė Ipeshkvit Bernardin Shllaku. Atė Zef Saraēi, profesor i shquem i teologjisė dhe i kodit, tha kėto fjalė: "Po futemi nėn mbrelėn e Imzotit". Mehmeti i tha Imzotit tė paraqitej nė Kryeministri njė propozim pėr emnimin e katėr ipeshkvijve tė ri. Por Selia e Shejtė nuk e emnoi asnjėnin prej tyne, tue zgjedhė ajo vetė dy tė tjerė qė ishin Imzot Ernest M. Ēoba, pėr arqipeshkvinė e Shkodres dhe Imzot Pjetėr Dema, pėr arqipeshkvinė e Durrėsit. Ma vonė, gjatė kohės sė diktaturės u emnuen nga Selia e Shejtė, me propozimin e Imzot Ēobės, dhe dy ipeshkvij tė tjerė, Imzot Antonin Fishta, shugurue mė 1957 si Ipeshkėv i dioqezės sė Pultit, nė vendin e Imzot Bernardin Shllakut, vdekė nė nanduer tė vjetit 1956 dhe Imzot Nikollė Troshanin, shugurue nė prill tė vjetit 1959, si ipeshkėv i dioqezės sė Lezhės dhe i Durrėsit, nė vend tė Imzot Pjetėr Demės qė vdiq. Por dioqeza e Durrėsit iu mbajt e fshehun Imzot Nikollės, me presion tė qeverisė.

Lidhjet e tjera me Selinė Shejte, veē emnimit tė ipeshkvijve, kanė qenė shumė tė pakta. Vetėm tri e qė edhe kėto kryheshin rreptėsisht pėrmes Kryministrisė. Ato lidhje ishin: dėrgimi i telegramit tė ngushėllimit pėr dekėn e Papės Piu XII dhe ai i urimit pėr emnimin e Papės Gjonit XXIII e ma vonė marrja e disa breviarėve.

Mbas vdekjes sė Imzot Bernardin Shllakut, simbas Statutit, quejtė Kryetar i Kishės Katolike nė Shqipni, emnohej Imzot Ernest Ēoba.

Shteti kishte formue njė zyrė tė veēantė me njė nėpunės tė vetin pėr t'u marrė me pėrfaqėsuesit e klerikėve tė tė gjitha besimeve.

Imzot Ernest Ēoba do tė fillonte marrėdhaniet fetare tė fshehta me Selinė e Shejtė pėrmes Legatės Italiane nė Tiranė, me anė tė sė motrės. Problemet ishin fetare. Herė mbas here shkonte e motra nė Legatė pėr tė marrė pensionin e tė shoqit italian, me banim nė Itali. Tė shkruem nė disa letra cigaresh, materialet e Imzotit, i jepeshin nėpunėsit prej sė motrės. Kjo punė vazhdoi disa vjetė. Ky do tė ishte shkaku kryesuer i arrestimit dhe i dėnimit tė Imzot Ēobės.

Gjatė kėsaj faze u liruen nga burgu njė numėr klerikėsh, tė cilėt u emnuen nėpėr famulli tė ndryshme, gjithmonė me miratimin e shtetit. Me miratim tė shtetit u aprovuen disa qė do tė merrshin meshtarinė si: Dom Ernest Troshani, Dom Tish Lisna, Dom Simon Jubani, Dom Ndue Soku, Dom Ndoc Volaj, Dom Martin Trushi, Dom Injac Dema, Dom Mikel Beltoja e Dom Marin Shkurti. Gjithsejt nandė vetė. Gjashtė tė tjerė u shuguruen fshehtas, pa leje tė qeverisė prej Ernest Ēobės e janė: Atė Gjergj Vata e Dom Ndoc Noga, me 19 mars 1954, Atė Zef Pllumi shugurue me 1 maj 1956; Dom Kolec Toni e Dom Zef Simoni me 9 fruer 1961 dhe Dom Luigj Kēira me 24 mars 1963.

Gjatė diktaturės nuk pat shtyp. Botohej vetėm kalendari fetar nė Tiranė, nė shtypshkronjėn shtetnore "Mihal Duri". Seminari lejohej me Statut, por nė tė vertetė nuk ekzistonte fare. Tė qenit e tij do tė ishte i rrezikshėm, pse sigurimi i shtetit do tė fuste hundėt aty.

Kur u liruen disa meshtarė-profesorė nga burgu, si: Atė Pjetėr Meshkalla, Atė Mark Harapi dhe ndonjė tjetėr, disa stundentė do tė merrshin fshehtas studimet nė Pallatin e Arqipeshkvisė. Kisha ishte ndėr provė e nė pranga.

Shteti, me Statut i jepte njė ndihmė Kishės, njė subvencion. Arqipeshkvia, pothuej as nuk kishte njė tavolinė e karrigė, pse tė gjitha ishin tė sekuestrueme nga Shteti. Mbasi u lirue Pallati i Arqipeshkvisė, i banuem prej familjeve tė oficerave, u formuen zyre tė ndryshme, me zyrtarė qė paguheshin nga subvencioni. Subvencion tė vogėl merrshin nė fillim tė gjithė meshtarėt, por ma vonė u hoq, gati krejt, pse subvencioni nga viti nė vit vinte tue u zvoglue.

Nė kėtė fazė, gjithmonė me frikė, u pa njė farė gjallnie fetare, me rastin kur u ndertue lteri i ri, zbukurimi i Kishės me piktura murale e shugurimi i kishės Katedrale me datėn 19 prill 1958, ditė e dielle, me rastin e 100-vjetorit tė fillimit tė punimeve. Por nuk vonoi shumė e nė mojin nanduer tė kėtij vjeti filloi njė gjyq i tejtmerrshėm nė salonin e kinemasė "Republika", kundėr meshtarit tė mirė e tė pafaj Dom Ejell Kovaēit, i akuzuem randė. Dom Ejell Kovaēi u pushkatue. Nė mojin e prillit tė vjetit 1959 pushkatohet famullitari i Bregut tė Bunės, i zjarrti Dom Dedė Malaj e Atė Konrad Gjolaj dėnohej me 25-vjet burgim. "Zhurmė e poterė nė Shqipni. Lufta e klasave ishte nė zenit".

Pranė Kryeministrisė zyrtarėt qė kishin tė bajshin me komunitete fetare, ishin me grada ushtarake. Ishin njerėz tė matun e flitshin lehtė e pak fort jepshin pėrgjigje tė qarta pėr nevojat e kishės.

Me rastin e festave, si: tė 1 Majit e tė 28-29 Nandorit, shteti u bante thirrje komuniteteve fetare pėr t'u gjetė nė tribunėn e Tiranės. Edhe zyrtarėt vijshin pėr tė ba urime pėr festėn e Pashkėve. Ma vonė filluen ta rrallojshin ardhjen. Dergojshin telegrame tė shkurta: "Pėr shumė vite Pashkėt!" Ma vonė, vetem: "Urime!"

Kur vijshin personalitete tė shteteve mike tė Shqipnisė, sidomos nga Bashkimi Sovjetik, demokracitė motra dhe Kina popullore, i thirrshin nė mbramje pėr banket nė Pallatin e Brigadave edhe komunitetet fetare.

Njė kujtim: nė vjetin 1959 erdhi nė Shqipni Nikita Hrushovi. Nė Pallatin e Brigadave, nė atė mbramje, ishin ftue edhe pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare, qė i kishin vendosė nė njė tavolinė nė njė kand pak tė fshehtė. Para se tė mbaronte mbramja, Hrushovit i shkuen sytė te pėrfaqėsuesit fetarė e me kėrkesėn e tij, sė bashku me Enverin e zyrtarė tė tjerė u drejtuen pėr t'u dhanė njė pėrshėndetje atyne. Njė nėpunės shqiptar, me mburrje, e njoftoi zyrtarin e naltė se marrėdhaniet i kemi tė mira me komunitetet e pėr ma tepėr e lajmoi se kemi edhe Statut.

Hrushovi u ēudit shumė e me njė shprehje tė veēantė tė fytyrės, foli: "Statut!" Dha tė kuptojė qartė se nuk e pelqente.

* * *

Rreth vjetit 1960 Shqipnia prishi marrėdhaniet me Bashkimin e Madh Sovjetik e nisėn marrėdhaniet me Kinėn e Mao Ce Dunit. Nė fillim dukej si njė periudhė e qetė, por ishte situatė me tinėzi tė hollė. Mbas do kohe, sidomos nė fshate, kryetarėt e kėshillave u imponojshin meshtarėve me urdhna tė randė orarėt e meshės. Meshėt mos tė celebroheshin nė orėt e punės, e cila vazhdonte nga ora 6 e mengjesit deri nė orėt e vona tė ditės. Me shumė vėshtirėsi pergatiteshin fėmijėt me katekizėm pėr Kungimin e parė dhe Krezmim ndėr male e fshate. Kėte e ankojshin meshtarėt e famullive pranė ipeshkvit dhe ipeshkvijve tė tė tanė dioqezave. Frynte njė erė pėrgjithėsisht e keqe, vinte njė egėrsi qė shtohej dita me ditė, paraqitej njė qėndrim i ri ndaj Kishės, njė luftė e re me pėrmbajtje tjetėr tė rrezikshme kundėr religjionit. Partia e Shteti, me anė tė organizatave tė rinisė, tė gruas dhe atė tė pionierit, me forcė tė Sigurimit, nisi tė survejonte fort njerėzit qė shkojshin nė Kishė. Kjo kishte fillue pak nė vjetin 1959, kur sidomos arsimtarėve u ndalohej shkuemja nė kishė, e mbas vjetit 1964 nisi ky ndalim gradualisht me nėpunėsit dhe tė rijtė e fėmijėt e shkollave. Sidomos nė shkolla bahej punė e rreptė ateiste. Mėsuesit, veēanėrisht, ata qė ishin anėtarė partie pėrmes landėve tė ndryshme, demaskojshin klerin dhe rolin reaksionar tė fesė. Ishin tė afishueme nė korridoret e shkollave parulla e mbi tė gjitha ajo e Marksit: "Feja asht opium pėr popullin".

Filluen tė baheshin disa shėrbime tė fshehta nė qytet e ishte rasti kur ndonjė arsimtar e nėpunės thirrte meshtarin qė e njifte nė orėt e vona tė mbramjes pėr t'iu gjetė tė sėmurit qė kishte nė shtėpi e me atė rast rrėfeheshin e kungoheshin edhe ata.

Pėrshperitej se mbrenda pak vjetėve do tė mbylleshin kishėt e tė gjithė insitucionet fetare tė tė gjitha besimeve. Delshin shkrime nėpėr gazeta e libra tė urrejtshėm, fanatikė, aq tė deformuem, me shamje, fyemje, pa mujtė kush t'i jepte pėrgjigje, se nuk kishte liri as fjale, as shtypi. Liri kishte vetėm me folė e me shkrue keq. Takimet e Imzot Ernest Ēobės nė Kryeministri ishin ma tė rralla. Ia paraqiste nėpunėsit kėto shqetėsime qė kishte Kisha, por ai rrinte pa za. Aprovime pėr shugurim meshtarėsh tė ri nuk vijshin nė kėtė fazė tė tretė.

Nė vjetin 1965 kje thirrė Imzoti nė Kryeministri dhe lajmue me urdhėn tė premė qė tė rrallohej ramja e kumbonėve. Vetėm njė kumbonė mund tė binte nė ditėt e dielle e festa tė urdhnueme nė qytet e fshate. Jo nė mengjes, as nė drekė, as mbramje. Kumbonėt fort tė bukura tė qytetit tė Shkodrės nuk ndėgjoheshin ma.

Nisi grabitja me takt e kishave. Pranė kishės sė Jezuitėve dhe asaj tė motrave Stigmatine nė Shkodėr, ishin kuvendet pėrkatėse, por ishin marrė nga shteti nė vjetin 1946, pėr t'u pėrdorė si konvikte pėr rininė. Tash duen tė marrin edhe kishat. Nė gjysmėn e mojit nanduer tė vjetit 1965 Mons. Ēoba thirret heret nė mengjes, ora 8 tė paraditės, nė kėshillin e Organizatės sė Frontit tė rrethit Shkodėr, kryetar i sė cilės ishte Xhemal Dini. Ishin prezentė tė gjithė pjesėtarėt e Kėshillit, disa vetė. Iu njoftue Imzotit se do tė dorėzoheshin dy kishėt e Shkodrės, ajo e Jezuitėve dhe ajo e murgeshave, mbasi ato janė pranė konvikteve tona e rinia nuk kishte tė bante afer kishave. Ata nė fillim morėn me dhunė kuvendet, tash lypin patjeter edhe Kishat. Qytetit po i binte hije e zezė e populli shqetėsohej fort se ishte mėsue tė rriste shtatin, mendjen e zemrėn me jetėn fetare pranė atyne kishave e rinia katolike, djem e vajza t'i kishte tė vetat. Tash po jetonte dhunė e shtypje. Mons. Ēoba shkoi nė Kryeministri pėr t'u marrė vesh pėr kėto kishė tė marruna. Pėrgjigjja e nėpunėsit ishte kjo:- "Tash nuk mund t'u perzihemi rretheve nė punėt e tyne". Kisha e Jezuitėve, mbasi u muer nga shteti, u pėrdor si sallė pėr shfaqje kukullash, kurse ajo e motrave Stigmatine, u quajt sallė e "Klubit tė Rinisė", qė do tė pėrdorej ma vonė, sallė mbledhjesh dhe sallė pėr gjyqe kundėr meshtarėve.

Me 26 prill tė vjetit 1966, ditėn e Zojės sė Kėshillit tė Mirė, qė kremtohej nė Shejtnoren, bri Kėshtjellės Rozafat, ditėn e festės, njė repart ushtarak nuk lejoi kategorikisht Ipeshkvin, qė kishte shkue te Kisha, tė celebronte Meshėn e festės, ora 10, para njė populli tė madh.Preteksti i jashtėm ishte se do tė hapej prej ushtrisė njė tunel perbri kishės e shkaku i mbrendshėm se do tė mbyllej pėr disa ditė kisha e shpejt Shejtnorja e randėsishme fetare dhe kombėtare nė Shqipni.

Natėn e Rėshajve tė kėtij vjeti, u thirr Imzoti nė Komitet Ekzekutiv tė rrethit tė Shkodrės. Kryetari i Komitetit, Bilal Parruca, i njoftoi Imzotit qė krezmimet tė baheshin nė kishė e jo fshehtas nė Pallatin e Arqipeshkvisė, sikurse vėrtetė Imzoti kishte caktue t'i bante pėr disa persona qė kishin kėrkue nga frika. Nuk asht nevoja, tha kryetari: "Besimi asht i lirė." Qėllimi ishte qė shteti tė dinte se kush do tė merrte pjesė nė krezmime. E vėrtetė, pėr ketė punė, ishin organizue grupe tė ndryshme pėr tė kontrollue krezmimet. E ditėn e Rėshajve, grupet e caktueme, i kapshin pėr krahu fėmijėt tė veshun mirė. Por fėmijėt u ikshin dhunuesave. Ishte dredhi komuniste me forma tė kėqia orientale. Komunizmi ka avitė e veshė me pushtet, nė pėrgjithėsi, myslimanėt.

Ngjarjet vijshin tue u randue njena mbas tjetres.U mbyll njė kishė nė Shalė, tue largue me njėherė fratin, Atė Shtjefen Pistullin.

Ditėn e Shėn Kollit, me 6 dhetuer disa tė rij e pėrsona tė pushtetit, larguen me zhurmė jezuitin, Atė Anton Lulin. I thanė Padres: "Nuk duem kishė, merr plaēkat tueja personale e ik prej kėndej. Kishėn duem ta kemė shtėpi kulture. Ketė e ka nė dorė populli e rinia". Shifeshin qartė shejet e para tė ngjarjeve tė reja.

Natėn e Krishtlindjeve, nė Shkodėr, Kisha e Madhe ishte e mbushun me popull, si pėrherė, por lajmohej se nė qytet e fshate do tė bahet nė orėt e vona tė kėsaj nate punė vullnetare me goditje tė pėrqendrueme. Janė nisė nė Koplik pėr hapje kanalesh nėn tingujt e bandės sė qytetit tė Shkodrės.

Nė vjetin 1966 Lin Biao, nė Pekin, nxiti njė lėvizje fort tė re, me karakter ashpersie e dhune kundėr ēdo kulture, veē asaj proletare e qė do tė merrte emnin "revolucion kultural". Edhe nė Shqipni, vjeti 1967 do tė ishte ai i kėtyne ngjarjeve tė idhta, tue u pshtjellue mbarė Shqipnia. Nisi edhe ndėr ne "revolucioni kultural".

Me datėn 6 shkurt 1967, nė mbledhjen e disa organizatave tė Partisė nė Tiranė, Enver Hoxha jepte sinjalin e madh tė kėtij revolucioni, tė njė lufte tė furishme "kundėr zakoneve prapanike e paragjykimeve fetare", e cila do tė shtrihej nė tė gjitha skajet e atdheut tonė me tė njajtin intensitet e terbim. Revolucioni kultural kinez u ba edhe yni, me njė luftė tė mbrendshme me goditje tė pėrqendrueme, kundėr tė gjitha religjioneve nė Shqipni e posaēėrisht kunder Kishės e Klerit katolik.

Kur nė vjetin 1945 Mehmet Shehu bante njė vizitė nė shtėpinė e Jezuitėve nė Tiranė, gjatė atij takimi tha: "Ne jemi kundėr klerit reaksionar dhe i zhdukim armiqtė tanė, por, megjithėse jemi ateistė, ne respektojmė klerikėt e mirė dhe lirinė e besimit dhe ndjenjat e besimtarėve". Atė Pjetėr Meshkalla qė dėgjoi aty kėto fjalė, pergjegji: "Nė se ju do tė jeni nė pushtet (njė shprehje kjo fort e guximshme dhe e rrezikshme me vu nė dyshim ekzistencėn e pushtetit popullor), do tė vijė koha tė rrenoni kishė e xhami e do tė persekutoni keqas ndjenjat e besimtarėve." Kjo periudhė me fillimin e revolucionit kultural nė Shqipni, do tė kishte si karakteristikė tė veten, jo vetėm vazhdimin e pėrsekutimit tė klerit nė njė formė tė re, nė atė tė demaskimit tė personave klerikė, publikisht, me mbledhje, tė quejtuna tė gjana popullore, por kryesisht dhunėn ndaj ndjenjave tė besimtarėve, qė dominojshin nė Shqipni.

Kjo shkėndijė qė u ndez "kunder zakoneve prapanike e paragjykimeve fetare", ishte e mjaftueshme pėr t'u ba flakė e madhe ditėn e 7 shkurtit, kur nisėn tė dukeshin fletė-rrufetė, nė ngjasim tė dacibaove kineze e me vazhdue kjo flakė djegėse e zharritėse pėr sa e sa vjet si njė ferr tokėsuer i kjahmetit shqiptar. Qyteti i Durrėsit pau grupet e tė rijve, tė verbuem, tė cilėt shkatėrruen Shejtnoren ortodokėse tė Shėn Vlashit. U formue njė shtab i pėrgjithshėm pėr mbarė Shqipninė, nėn udhėheqjen e Ramiz Alisė, i cili gjindej ato ditė nė Shkoder.

Me datėn 15 shkurt 1967, ora 10, nė tė gjitha dyert e kishave e tė xhamiave dhe nė vendet e afishimit u panė nė qytet "Fletė-rrufetė", shpikje kineze, prej grupeve tė disa tė rijve e tė rejave, ma tepėr tė rij konviktesh. Ēka nuk thohej nder ata: "ka luejtė rol reaksionar feja, asht qendra e obskurantizmit Vatikani, Klerikė! Populli iu ban thirrje tė dorėzoni kishėt, qelat e ēka tė keni. Mjaft keni gėnjye. Pėrqafoni punėn dhe fitoni bukėn me djersė tė ballit. Mjaft keni mashtrue! Populli nuk ju do. Rinia nuk ju do."

Lagjet, fshatet, ēdo fshat e malėsi, qytetet, kryeqyteti gjithkund terbim se kishte zehrin e klasės. Klerikėt vijshin nga fshatet e malėsitė. Lajmojshin ipeshkvin.

Imzoti kėrkoi njė takim nė Kryeministri. Telefonat nuk jepshin pėrgjigje. Kėrkoi disa herė mbrenda atyne ditėve. Por ata nuk pėrgjigjeshin.

Tė dielen e aferme, me 19 shkurt, nuk u lejue tė celebrohet mesha e orės 10. Me urdhėn mbyllet Kisha Katedrale. Nė ndėrmarrjen e Ujnave tė Shkodrės, provokohet njė mbledhje e gjanė, ku thirret Mons. Ernest Ēoba, ndihmėsfamullitarėt Dom Mark Hasi e Dom Kolė Shkoza. Imzoti foli si duhet e si i pėrkiste me qartėsi mbi Zotin e Kishėn. Mbasdite hapet Kisha e Madhe, mbasi nuk u muer asnjė vendim prej popullit, e njė popull i madh mbushi kishėn nė Meshė.

Ditėt randohen fort, Imzotin e thėrrasin nė Komitetin e qytetit. E lajmojnė sė bashku me provinēialin e franēeskanėve, Atė Agustin Ashikun, i thirrun dhe ai nė Komitet, qė tė lirohen brenda dites dhomat franēeskane e materialet e tyne tė dergohen te Kuvendi i Franēeskaneve, te Arra e Madhe, tue u lanė vetėm dy dhoma. Nė kėte ndėrkohė, nė Pallatin e Arqipeshkvisė kishte ardhė njė komision prej 15 vetash nga Komiteti Ekzekutiv. Ndėr ta kishte dhe oficerė tė Sigurimit, tė cilėt morėn ēelėsat e pallatit e tė gjitha dhomave, tue lajmue qė pėrsonat banues nė arqipeshkvi tė vijshin pėr tė marrė plaēkat e veta pėrsonale e plaēkat e tjera tė arqipeshkvisė do tė dėrgohėn te Kuvendi i Arrės sė Madhe. Dy ditė vazhdoi tė bartunit me kamionėt e shtetit, se vetėm ky i kishte. Kjo ngjau nga data e 24 shkurtit deri me 26.

Mbledhjet vazhdojshin tė ishin fort tė idhta nė ēdo lagje. Ka britma e frikė. E ndiheshin zanet ējerrėse tė disave nėpėr mbledhje. "Kisha, kleri ka shfrytėzue popullin. Feja e ka lanė mbrapa e nė errėsinė. Duem mbylljen e insitucioneve fetare."

Tė shtunden e parė tė muajit mars, me datėn 4 mars 1967, mbyllet Kisha Katedrale e Shkodrės. Mbetėn ende Kisha e Fretėnve tė Gjuhadolit dhe ajo e Zojės Rruzare te Arra e Madhe. Popull i madh rrante atėherė te kėto dy kishė e vijshin edhe nga fshatet pėr tė marrė Sakramendet e Shejta e ndėr ata shumė e shumė tė rij.

Me datėn 15,16,17 mars u banė lutje tė veēanta nga kleri, tue u ekspozue dhe Eukaristia nė Kishėn me dyer tė mbylluna tė Zojės Rruzare.

Ditėn e shtunde, me 18 mars, nė zyrėn e Kėshillit tė Frontit tė Arrės sė Madhe, para njė komisioni tė Frontit, me elementė edhe tė partisė dhe tė Sigurimit, u thirren gjatė paradites njė nga njė meshtarėt, rreth 20 vetė. Kėrkojshin prej secilit qė meshtarėt t'i bijshin mohit zyres sė tyne meshtarake. Asnjė nuk pranoi. E ndonjeni qė u kishte shėrbye Frontit e pushtetit, u tha: "Kėtu nuk jemi me ju." Mbasdite i dėbuen tė gjithė fretent qė banojshin nė kuvend, edhe franēeskanin plak tė mbetun, Atė Ēiril Canin qė nuk dinte ēka ngjante.

Imzot Ernest Ēoba, me njė taksi u ēue nė shtėpinė e sė motrės e tė nipave. Njė popull i madh e pėrcillte me lot nder sy dhe shumė i tronditun pėr kėto ngjarje.

Me datėn 19 mars, ditė e dielle, Dita e Shėn Jozefit dhe e Larit (e Palmave), nuk ndihet asnjė tingull kumbone e nuk gjindet asnjė portė kishe e ēilun nė qytet.

Mbyllja e Kishės nė Lezhė do tė kryhej me njė organizim tė djallzuem, me 26 mars, ditėn e Pashkėve. Komiteti i Partisė sė rrethit, tue pasė sekretar partie, sigurim tė shtetit, polici tė madhe, organizata tė frontit, tė rinisė, nxanės tė shkollave, shumė popull me detyrim, nė oborrin e Kishės sė Kuvendit Franēeskan shpallėn "Kuvendin e tre brezave tė Lezhės", tue lexue njė vendim nė emėn tė popullit, nė 15 pika, me anė tė tė cilave kėrkojshin mbylljen e tė gjitha kishave e qitjen fare tė besimit katolik me meshtarė e besimtarė. Atė ditė fillojshin aksionet e ēmenduna, me rrėzimin e kumbonares sė kishės sė lashtė franēeskane.

Ditė tjera rrafshohen kumbonaret dhe kishėt kudo nė Shqipni, si Shejtnorja e Zojės sė Kėshillit tė Mirė, bri kėshtjellės Rozafat, Kisha Katedrale e Shkodrės, qė pėr pak muej u caktue si muzeum, por shpejt fillojshin punimet pėr ta shndėrrue, nė vjetin 1968, nė pallat sporti. Kisha Franēeskane e Gjuhadolit u ba sallė kinemaje, Shejtnorja e Shnandout nė Laē tė Kurbinit kje rrėnue e krejt zona bahet kamp ushtarak, qė tė mos lejojė popullin tė shkonte te vendi i shejtė pėr devocion. Kisha e vogėl me vlerė artistike nė Laē tė Vaut tė Dźjės, vepėr e shekullit XIII, kishė me afreske dhe e shpallun monument kulture, ku sa herė kishte shkue dhe heroi ynė kombėtar, Gjergj Kastrioti, pėr t'u lutė, u rrenue plotėsisht me dinamit. Shumė kishė tė tjera u shndėrruen nė salla kulture, salla gjyqi, magazina e nė stalla bagėtish e derrash. Vėrtetė disa kishė nuk u rrėnuen, por edhe ma keq se ata, u dhunuen.

Kishin mbetė pa u mbyllė kisha e fshatit Sheldi me priftin, Dom Pjeter Grudėn, pak ditė mbas Pashkėve, Kisha e fshatit Delbinisht, me famullitar Dom Anton Doēin, vdekė nė burg. Kjo Kishė u mbyll e fundit, ditėn e Rrėshajve tė vjetit 1968, pėr arsye se populli kishte marrė ēilėsat e kishės e nuk ia dorėzonte organizatės sė frontit e tė rinisė. E kur ata dojshin ta shperthejshin me forcė derėn e kishės, populli e kryesisht gra, delshin me lopata e sėpata pėr t'i pengue. Kisha e "Zemrės sė Krishtit" e Tiranės, me Imzot Ndoc Sahatēinė, u mbyll me 29 qershuer 1967.

Ti, o Atdhe, i vramė pėrnjėherė, pushofsh nė paqe. Vetėm nė njė ditė tė Te Deum e nė njė Alleluja tė Hendelit mund tė ringjallesh.

Meshtarėt u detyruen tė merrshin pjesė nė punė tė randa, si nė ndėrmarrjen e tullave, nė fermė e ndėrtime, por pėr pak kohė, pse shumica u arrestuen pėr tė dytėn o tė tretėn herė e dergue nder burgjet e randa, si ai i Spaēit, ku do tė punojshin ndėr minierat e bakrit e tė piritit. Do tė zhdukeshin gati tė gjithė meshtarėt, qė tė mos shiheshin ata nė popull e nga populli, pse njė prift i paburgosun ishte pėr komunistėt njė kishė e madhe e hapun.

Me njė kontingjencė qė pat Shqipnia nė pragun e hymjes sė komunizmit, mbi 170 meshtarėsh, tė cilėt, gati tė gjithė, kaluen ndėr tortura e provuen jetėn e burgjeve, me 31 meshtarė tė pushkatuem, dy prej tė cilėve ipeshkvij e dy vdekė nė burg. Tė vdekun ndėr tortura 8 klerikė, tė mbytun pa gjyq 4. Vdiqėn pak kohė mbas torturash e burgjesh 2. Vdekė nė burgje e kampe shfarosėse 19 tė tjerė. Tė burgosun, mbi 70.

Tė Premtėn e Madhe, me 24 mars tė vjetit 1967, dy ditė para Pashkėve, aq tė dhimbshme pėr ne, pėr popullin e krishtenė, nėpėr lagje katolike u futen nder shtėpia grupe fėmijėsh nga organizata e pionierit, pėr tė kontrollue gjendjen e pastėrtisė, si kohė pranvere, por qėllimi kryesuer ishte me iu referue qendrave tė informacionit me anėn e fėmijėve se ku kishin gjetė ndėr familje se baheshin ambelsina e ngjyheshin vezė tė kuqe e mos shiheshin nėpėr dhoma rruzare, kryqa, fugure. Njė ngjarje kjo kaq e ulėt dhe e shemtueme, qė kėrkonte t'i degjenerojė fėmijėt, tue e prishė shpirtin e fėmijėve me vesin fort tė keq tė denoncimit e tė spiunazhit.

Herė mbas here, sidomos nder fshate, bahej kontroll deri nė arkat e grave mos janė fshehė fugure e materiale tė tjera fetare. Njerėz tė caktuem survejoheshin afėr shtėpive tė ndryshme pėr tė dėgjue, kur thohej Rruzarja e Zojės nė mbramje ndėr familje, o mos tė dėgjohej stacioni i radiove tė hueja e sidomos ai i Radio-Vatikanit, nė gjuhėn shqipe.

Faza e tretė mbetet ma e keqja, se punohej pėr shkatėrrimin e Shqipnisė, tue prishė sistematikisht me aq djallėzi e dhunė karakterin e njeriut, rezultat ky i luftės kundėr virtyteve njerėzore e kundėr Zotit, qė shteti e diktatura punonte pėr ta ba njeriun skllavi i sė keqes. Populli kurrė nuk i mbylli kishėt. Nuk i kishte mbyllė populli e rinia, por partia e Punės me Enver Hoxhėn.

Ky problem i mbylljes sė kishave e i tė gjitha insitucioneve fetare, qė asht fetar e sociologjik, kėrkon njė studim tė hollėsishėm e kjo mund tė arrihet kur shoqnia shqiptare tė ketė njė qetėsi e pėrparim, njė nivel dhe paanėsi.

Shpejt nisėn arrestimet e meshtarėve. Kėto baheshin publikisht, me njė lloj gjyqi para popullit pėr ta demaskue pėrsonėn e pafaj keqas. Ata do tė shpreheshin me fjalėt ma tė kėqia kundėr Fesė, Zotit, Papatit, tue i quejtė meshtarėt trathtarėt e Atdheut, se kėta kishin bashkėpunue me fashizmin e nazizmin e tash tue i quejtė mashtrues, genjeshtarė e shfrytėzues, tė cilėt nuk i kanė sjellė shoqnisė tė mira e janė kundėr kulturės e qytetnimit. I vunė kambėn, shtjelmin figurave tė shqueme tė letėrsisė e tė kulturės europiane e shqiptare: Mons. Vinēenc Prennushit, Atė Gjergj Fishtės, Dom Ndre Zadźjės, Atė Bernardin Palit, Atė Donat Kurtit e Atė Gjon Shllakut; levdojshin me deformime sa meshtarė katolikė tė vdekun nga Buzuku, por me ato masa e dredhi, siē e kėrkojshin lojėt e tyne.

Me datėn 7 tė prillit, ora 5 mbasdreke, nxoren nė Insitutin Pedagogjik "Luigj Gurakuqi" tė Shkodrės Dom Mark Hasin, ndihmėsfamullitar i qytetit tė Shkodrės. Ishte grumbullue para sheshit tė Institutit njė popull i madh. Gjithēka jepej me altoparlanta prej sallės ku zhvillohej kjo ngjarje e randė e qė Dom Marku pėrpiqej tė mbronte ēashtjet pėr akuza tė randa qė i baheshin. Forcat e sigurimit qė e rrethojshin, nuk e lejshin tė fliste. E sė fundi, porsa u err, nė kėtė natė shumė tė keqe me shi e stuhi qė pritej tė binte, i vunė hekurat nder duer mes masės sė grumbullueme e me makinėn jeeps tė Sigurimit e dėrguen nė Degėn e Punėve tė Mbrendshme tė Shkodrės. Njerėzit e kishin rrethue makinėn e ēojshin krenat pėr tė pa. Mija njerėzve u vinte keq, pėr ēka shifshin e ndiejshin, pa mujtė tė shprehėshin asnjė fjalė. Njė terror i madh e pėrshkonte vendin. Populli e ndiente thellė kėtė shtypje e besimtarėt e shumtė shifshin se nėpėrkambej dhe pėrsonaliteti i tyne, tue pa herė mbas herėt meshtarėt e kishės, njerėzit e punės e tė dijes nė bankat e tė akuzuemve. Shka do t'i ngjante njė meshtari tė shuguruem, i ndodh edhe njė besimtari tė tij, ndjenjave tė tija dhe idealeve tė tija, sepse ēdo besimtar i pagėzuem, ban pjesė nė meshtarinė e vėshtrimit tė gjanė.

Mbas njė vjeti do tė delte nė gjyq Dom Mark Hasi, por jo i vetėm. Do tė delshin sė bashku me atė dhe katėr meshtarė tė tjerė, nė gjyqin qė do tė bahej nė kishėn e murgeshave Stigmatine nė Shkodėr e do tė ishin Dom Frano Illia, Dom Zef Bici, Dom Mark Dushi e Pader Gegė Luma, prej tė cilėve dėnohet me pushkatim Dom Zef Bici e Dom Mark Dushi. Tė tjerėt me burgim. Gjyqi do tė pėrfundonte mbas katėr ditėsh, me 25 prill 1968.

Me datėn 29 prill tė vjetit 1967 arrestohet nė Insitutin Pedagogjik "Luigj Gurakuqi" tė Shkodrės Atė Pjetėr Meshkalla S.J., pak ditė mbas letrės sė famshme qė patėr Meshkalla i shkroi Mehmet Shehut tue i kujtue ata ēka i kishte folė nė vjetin 1945 nė Shtėpinė e Jezuitėve nė Tiranė ("Shenim: Kjo letėr ėshtė botue nė nr.3 mars 1998 nė "Kumbona e sė diellės"). Padreja arriti tė flasė me guxim nė gjyq kundėr sulmeve qė i bajshin. Padreja mbronte me dinjitet tė vėrtetat shejte e po i jepte njė goditje botnisht atij regjimi qė e kishte ēue popullin e rininė nė gjendje shumė tė keqe, tue mos mujtė t'i delte zot vetes, pse ishte lidhė keqas pėr kafshatėn e gojės.

Mbas mbledhjes forcat e sigurimit e hodhėn egėrsisht nė makinė, tue e goditė plakun enėrgjik 67-vjeēar me grushta, shtjelma e qytat e pushkėve. Fjalėt e padėr Meshkallės ngjallėn zemrat e njerėzve nė krejt qytetin, fshtatin, malėsinė e kudo nė Shqipni, qė kishte njė reaksion tė madh. Mbas tre muajsh, nė mojin e korrikut, si fshehtas nė zhegun e ditės i banė gjyqin nė gjykatė dhe e dėnuen pėr agjitacion e propagandė me 10 vjet burgim, pėr tė dytėn herė, se nė tė parin burgim kje dėnue me 15 vjet qė i kaloi nė burgun e Burrelit.

Nė vjetin 1968 arrestohet Dom Marin Shkurti, qė me 17 personat e familjes sė tij kishin dalė nė Jugosllavi. Qeveria Jugollave ia dorėzoi qeverisė shqiptare. Dom Marini kje dėnue me vdekje, me pushkatim, kurse katėr vėllaznit e tij e dy kunatat me burgim.

Meshtari Dom Shtjefėn Kurti, i cili nė njė moshė tė shtyeme, punonte nė bujqėsi nė zonėn e Shėn Kollit tė Bregut tė Matės, kje arrestue e pushkatue nė vjetin 1971, i akuzuem pėr shumė krime, se kishte ba sabotim tė randė ndaj kooperativės, se ishte agjent i tė huajve, se kishte helmatisė puset. Tė gjitha shpifje. Ishte e vėrtetė se kishte ba njė pagėzim. Festivali XI i kangės nė Radio-Televizion, me shfaqje liberalizmi, ishte njė ngjarje qė acaroi idhėt fort luftėn e klasave. U dėnuen shumė nga tė vetėt. Radiot e huaja e shtypi i huaj e shumė stacione tė Europės e tė Zanit tė Amerikės nisėn tė flasin pėr tmerret e ndodhuna nė ekonomi, nė besim e nė tė gjitha shfaqjet, tue paraqitė edhe pushkatimin e Dom Shtjefen Kurtit, tipik tė ngjajtun pėr njė pagėzim.

Me rastin e Krishtlindjeve tė vjetit 1972, shumė kardinaj qė gjindeshin nė Romė, shkuen pėr t'i ba urimet Papės Palit VI nė Konēistor. Papa u tha kardinajve ndėr tė tjera: "Na kemi ba tė pamundunėn pėr t'u marrė vesh me shqiptarėt pėr lirinė e besimit. Por ata qėndrojnė nė tė veten. U sillemi kardinajve tė vendeve tė tjera, tė merren me kėtė ēashtje tue gjetė tė gjitha mėnyrat e mundshme pėr zgjidhjen e kėtij problemi fort tė randėsishėm." E Papa Gjon Pali II, kur shkoi nė Puglia, e trajtoi kėtė problem tė gjendjes nė Shqipni e i drejtoi pėrshėndetje tė pėrzemėrta popullit e besimtarėve.

Me datėn 11 qershuer do tė zhvillohej Kongresi i Gruas nė Shkodėr, punimet e tė cilit do tė baheshin nė Kishėn Katedrale, kthye nė pallat sporti. Nė kėtė kishė historike ku pėr ma se 100 vjet, kishte qenė qendra e jetės fetare katolike, ku janė kremtue tė gjitha festat e vjetit e tė vjetėve, janė ba sherbesa fetare,celebrue meshė, dhanė sakramendet, asht dėgjue fjala e Zotit nga gojtaria e meshtarėve, e ipeshkvijve e qė populli e ka pasė tė veten, tue u rritė e tue marrė edukatėn fetare e civile, tashti rrėnue gjithēka, nė kėtė kishė tė dhunueme, dėgjohet njė za tjetėr: ai i dhunės nė zemėr tė katoliēizmit, dėgjohet fjala krenare edhe e terbueme e udhėheqėsve komunistė tė Enver Hoxhes, tė Mehmet Shehut e tė sa diskutantėve kundėr besimit katolik, e shoqnueme me rrahjet e shuplakave tė grave qė me aq gėzim mbajshin gjallė kongresin e mallkuem tė tyne.

E kur do tė binte termeti i madh, me 15 prill 1979, Enver Hoxha me rastin e ndėrtimit tė shtėpiave tė reja nė lagjėn e Bahēallekut nė Shkodėr, dhuratė e partisė dhe e shtetit, erdhi e mbajti fjalim, tue i sha zanit me tanė tė keqen kundėr Zojės sė Papėrlyeme, tue dhunue kėshtu nė shpirt ndjenjat ma delikate tė katolikėve qė aq fort e kishin marrė mbrapa Shejtnoren e Zojės afėr Bahēallekut e bri kėshjellės e qė populli vazhdonte ta mėrrte pėrsėri, por tash fort fshehtas e me lot nder sy. Diktatura komuniste nė esencė, ka dhunue direkt tė drejtat njerėzore e dinjitetin e njeriut nė tė gjitha shfaqjet e veprimtarisė sė saj. U ba njė luftė e veēantė dhe mizore kundėr besimit, kundėr tė gjitha besimeve, por sidomos kundėr religjionit katolik, klerit dhe elementit tė tij me qėllim zhdukjeje. Lufta e ashpėr drejtohej kundėr klerit dhe elementit besimtar tė tij, pikėrisht se kėta janė katolikė, pra njė dhunė qė ka jo burim djallzuer, por burim djalli dhe se kleri dhe elementi katolik mbante gjallė dhe kultivonte kulturėn perėndimore e qytetnimin e vyer europian, atlantik, e qytetnimin kristian kudo nė botė. Ishte fjala pėr zhdukjen e katoliēizmit ndėr ne, tė entitetit tė tij dhe realitetit tė tij historik e moral.

Me 10 korrik tė vjetit 1968 u inaugurue nė qytetin e Shkodrės ekspozita ateiste: "Mbi rolin reaksionar tė fesė". Kjo qėndroi e hapun mė tepėr se pesė vjet, pse kjo ekspozitė u shndėrrue nė "Muzeumin Ateist" tė Shkodres qė u inagurue me 9 qershuer tė vjetit 1973 nė prag tė hapjes sė Kongresit VII tė grues. Njė kulm do tė arrijė nė vjetin 1976 nė Shqipni kur Shqipnia do tė shpallet njė vend ateist me Kushtetutė e se ndalohet me ligj ēdo veprim feje. Neni 37 i Kushtetutės sė vjetit 1976 ka kėtė: "Shteti nuk njeh asnjė fe dhe pėrkrah e zhvillon propagandė ateiste pėr te rrėnjosur tek njerėzit botėkuptimin materialist shkencor. Neni 55: "Ndalohet krijimi i ēfarėdo organizate me karakter... fetar. Ndalohet veprimtaria dhe propaganda ...fetare."

Gjatė kohės qė kishat ishin tė mbylluna, meshtarėt qė ishin jashtė burgut, celebrojshin meshė fshehtas dhe kryejshin fshehtas shėrbime fetare besimtarėve. Mons. Ernest Ēoba banonte nė shtėpinė e sė motrės, shtėpi qė ishte si pronė e Sigurimit. Megjithatė, njerėzve qė vijshin pėr ta takue, u jepte sakramende. Kėshtu bajshin shėrbime sa e sa meshtarė, si: Dom Njac Gjoka, Dom Martin Trushi, Dom Mikel Beltoja, Pater Leon Kabashi, Pater Ferdinand Pali, Imzot Gjon Kovaēi, Pader Mėhill Troshani, Dom Kolec Toni, Dom Zef Simoni e tė tjerė. Ndihmojshin nė dhanien e pagėzimit e nė shpėrndamjen e kungimit nder tė sėmurė motrat Servite e ato Stigmatine. Ishin suor Imelda Gurakuqi, moter Jorgjia Bulgareci, arrestue e dėnue 5-vjet, motėr Kristina Nogaj e Liliana Radovani, suor Mikelina Demiri, Dava qė shkonte ndėr burgje pėr tė ndihmue meshtarėt, motėr Jozefina Koliqi takohej me vajzat e u ngjindte nder kunorėt e shejta. Shumė kanė ndihmue edhe civilėt nė qytete e fshatra. Kėshtu pohohej me fjalė se populli i ka mbyllė kishat e insitucionet fetare, por me tė vėrtetė ishte ndryshe. Kremtoheshin Krishtlindjet, Pashkėt, kremtime qė gjente vetė populli format pėr t'i kujtue.

Elementi katolik nė pėrsekutim vuajti shumė. Tė rijve e tė rejave tė aftė e qė trashigojshin njė farė qytetnimi nga ambientet e tyne, kėtyne nuk do t'u jepshin bursa pėr shkolla tė nalta e disa qė do t'i merrshin, nuk do t'i kishin pėr degėt kryesore. Fėmijėve tė tė burgosunve e tė reaksionarėve nė asnjė mėnyrė. Edhe ndėr punė katolikėt do tė ishin ndėr tė fundit, tue pyetė ata qė vijshin tė kėrkojshin punė si i kishin emnat. Pranė zyreve tė gjendjes civile, nuk pranojshin nė asnjė mėnyrė tė vejshin emna katolikė. Pėr ēdo njeri kėrkohej biografia e hollėsishme, kur ishte fjala pėr tė hy nė punė.

Me datė 10 shkurt 1974 vdes nė Shkodėr, nė njė kolibe, Atė Mark Harapi, profesor i shquem i Aristotelit, i Tomė Akuinatit dhe i dogmatikės nė Seminar. Mund tė njihet i dyti teolog shqiptar, mbas Imzot Pjetėr Bogdanit dhe njė pėrkthyes i aftė, lavrues i gjuhės shqipe. Para se tė vdiste, kishte shfaqė dėshirin tė vorrosej jo nė vorrezat e qytetit, por nė ato tė Shirokės, prej kah ishte e ku gjindeshin dhe eshtnat e prindėrve tė tij. Nė zyrėn e komunales shkuen pėr tė kryer formalitetin e varrimit Atė Gjergj Vata dhe Atė Ferdinand Pali. Mbasi treguen arsyen e vorrimit tė tij nė Shirokė, morėn lejen e ēdo gja ishte gati pėr ditėn e vorrimit. Mbas dy javėsh fillonte njė proces gjyqėsor kunder dy meshtarėve: Atė Gjergj Vatės e Atė Ferdinand Palit, pėr arsye se kėta gjoja e kishin kėrkue me qėllim qė te vorroset Atė Mark Harapi nė Shirokė, e jo nė vorrezat e pėrbashkėta nė Shkoder. Atė Gjergjin e dėnuan me 4 muaj burg, kurse Atė Ferdinandin me 3 muaj dhe me punė dhe nepunėsin katolik Luigj Bushatin i shkjeptė ne ecje qė vetėm kishte qenė prezent, por jo nėpunės kryesor pėr tė krye formalitetin, e pushuen nga puna.

Kjo ngjarje i dha rastin qė tė thirreshin pranė kėshillave tė lagjes tė gjithė meshtarėt qė ishin nė qytet veēmas nė lagjet e veta, nė prani tė njė komisioni me kryetarin e kėshillit, sekretar partie, tė organeve tė sigurimit, tue i pyetė meshtarėt se a kishin qenė nė vorrimin e Mark Harapit, tue u ba gjithfarė presionesh dhe paralajmėrime arrestimi. Kjo punė hynte dhe nė lėvizjen e arrestimeve e tė pushkatimeve qė baheshin nė stil tė gjanė kundėr kuadrove tė veta, meshtarėve e tė rijve qė "borgjezoheshin", tue u mbushė burgjet plot me tė burgosun e qė do tė vazhdonte sidomos deri nė 1980, kur do tė ngjante vdekja e Kryministrit Mehmet Shehut.

Me datėn 3 prill 1976 arrestohet Mons. Ernest Ēoba. Do tė delshin sė bashku nė gjyq nė njė grup me Imzotin: Dom Lec Sahatēia, Dom Kolec Toni e Dom Zef Simoni. Mbas njė qėndrimi tė gjatė nė hetuesi, ma tepėr se njė vjetė, Imzot Ēoba kje dėnue me 25 vjet burg pėr lidhjen qė kishte pasė me Selinė Shejte, fshehtas, pėrmes Legatės Italiane nė Tiranė, Dom Lec Sahatēia pėr akuzėn shpifėse se kishte marrė pjesė direkt nė vrasjen e Bardhok Bibės, sekretar i parė i partisė nė rrethin e Rrėshenit, ngja nė vjetin 1949, dėnue 20 vjetė, Dom Kolec Toni e Dom Zef Simoni pėr mosdenoncim tė marrėdhanieve tė Imzotit me Legatėn Italiane e agjitacion e propagandė e Dom Zefi dhe me shkrime. I pari dėnue 13 vjet dhe tjetri me 15 vjet burgim. Gjithashtu, mbas njė moji arrestohet edhe Dom Gjergj Simoni, pse gjatė kontrollit iu gjetėn enėt shejte, libra nga biblioteka e Arqipeshkvisė dhe shkrimet e tij personale. Gjyqi do tė pėrfundonte me 29 prill 1977. Imzoti do tė vdiste nė spitalin e burgut tė Tiranės me 10 janar 1980, shpejt mbas njė injeksioni misterioz qė i solli vdekjėn.

Dom Mikel Koliqi, famullitar i Shkodres, gjithherė me ketė titull zyreje, nė fillim u burgos. Ma vonė kje internue e nga internimi prap u burgos tue ba gjithsejt internim e burg 37 vjetė.

Me radhė burgosėn disa meshtarė, si: Atė Gjergj Vata, Dom Nikollė Gjini e Dom Pjeter Gruda, qė vdiq nė burg, Atė Anton Luli, Dom Ndoc Ndoja, Atė Aleks Baqli e kjo gjendje do tė vazhdonte deri qė tė arrinte nata e fundit e tė tė quejtunit poliagjent Mehmet Shehut e me 11 prill e diktatorit Enver Hoxha. Por deri nė mojin e nandorit tė datės 4 tė vjetit 1990 nuk do tė mungojnė format tinzare e tė kėqia tė diktaturės nėn Ramiz Alinė, kundėr besimeve dhe sidomos kundėr katoliēizmit.

Kundėr katoliēizmit lufta asht e vjetėr, me pushtimin romak nė tre shekujt e parė, i cili u pasue me shumė e shumė martirė tė njohun, me pushtimin e atdheut tonė nė kohėn e turkut, kur kanė ngja rrėnime e shndėrrime kishėsh, mbytje meshtarėsh, ngulje nė huj tė ipeshkvijve, tė krishtenėt tė mbytun me taksa, tė urryem me diferencime, skllevėr nė vendin e vet, ndonėse tė krishtenėt janė pėrpjekė me tė gjitha energjitė me nxjerrė nė dritė, nė liri, atdheun e robnuem e tė prapambetun.

Data e 4 nandorit 1990 hapi epokėn e re tė lirisė sė religjionit dhe tė besimit katolik dhe erdhėn njė mbas njė ngjarje vertetė tė lumnueshme, si: vendosja e Nunciaturės Apostolike nė Tiranė, ardhja e Shejtėnisė sė Tij Gjon Pali II, me 25 Prill 1993 nė tokėn shqiptare, formimi i hierarkisė kishtare, ardhja e misionit tė huej nė shėrbim tė religjionit, ardhja e Nanės Tereze shqiptare dhe e misionit tė saj nė Shqipni, nderimi e kontributi qė i njehet katoliēizmit nė atdhe.

Sot shteti shqiptar dhe shoqnia shqiptare i ka sytė e jetėn e vet kah Perėndimi.

Kisha Katolike sot nė Shqipni ecėn nė udhėn e vet, me pėrparim e pa asnjė pengesė. Por katoliēizmi nuk ka vetėm klerin, kishėt, funksionet, shkollat, shtypin e sa tė mira tė tjera, qė na i kemi sot, por ka popullin, besimtarėt, nuk ka njė kontingjent, por asht njė element i randėsishėm kombėtar me potencė e me histori.

Tue u thanė e verteta, edhe sot, e pse jo edhe ma fort sot, pothuej elementi katolik nuk gėzon ekuilibrin e vėrtetė, pothuej, asht i keqtrajtuem, e pothuej asht i diskriminuem; pothuejse asnjė katolik nuk ka funksione, nuk u jepen katolikėve detyra me randėsi shtetnore. Pesėdhjetė vjet nėn komunizem pothuejse u janė mbyllė shkollat e nalta nder materiet kryesore studentėve katolikė, qė do tė delshin shumė tė shquem sikur i ka pasė shumė tė shquem para ardhjes sė komunizmit. Pėr gabimet e fajet e randa tė sa shqiptarėve, konsekuencat e vuejtjet e vazhdueshme nuk duhet t'i pėsojnė elementi katolik.

Tash gati 10 vjet demokraci asnjė pėrpjekje serioze nuk asht ba pėr t'i dhanė ndihmė kėtij elementi tė randėsishėm e faktor kombėtar edhe i qytetnimit, as me shkolla, as me punė.

Nuk ka liri pa drejtėsi e tue qenė se Shqipnia ka shumė pėr tė arrijtė, na duem fitim tagresh njerėzore dhe respektim tė dinjitetit tė njeriut, pa tė cilat nuk shkohet pozitivisht nė Europė. Edhe bashkėvėllai duhet tė dėshirojė e tė kėrkojė qė tė drejtat tė jenė tė barabarta.

Atdheu i ēliruem do t'i japė me tė drejtė krishtenimit qė asht pėrsekutue me shekuj e qė ka kontribue energjikisht nė pjesėn esenciale pėr pėrparim tė shtetit shqiptar pozicionin qė i takon ose pjesėn qė i pėrket.

Tue pėrfundue: Krishtenimi provoi njė salvim shumėshekullor, tė pėrgjakshėm e tė mundimshėm. Por Kisha e Krishtenimi e ka ngadhėnjimin nė falje, nė dashuni e nė ngjallje. Shembulli ma i miri, i pakrahasueshmi, asht Persona e Jezu Krishtit, qė jetoi tue dashtė njerėzimin, vdiq nė kryq tue falė e u ngjall sė vdekuni tue ngadhėnjye.

Krishti ka anulue ēdo ashpersi e dhunė.

Na, pėrherė, jo vetėm do t'i falim anmiqtė tanė, por, pėr ma tepėr, edhe do t'i duem. Kjo mund tė na duket e ēuditshme dhe e pamundun, por duhet njohtė nė esencė Kėshtenimi, pse nė kėto mėsime qėndron forca morale e persosun dhe arrihet edhe kulmi i jetės shoqnore tė rregullueme, asht ku nisė e pėrpunohet liria e vėrtetė, pse sikur thotė Shėn Pali: "Ku asht shpirti i Zotit, aty asht liria".

Me falė e me dashtė, ashtu si dhanė shembullin edhe martirėt e vėrtetė tė Krishtenimit shqiptar, qė sė shpejti do tė shpallen shejtėn martirė mbi lter e sa e sa tė tjerė dhe epoka e re e tremijėshit tė jetė e mbushun me idealet e vėllaznimit, tė dashunisė dhe respektit tė dinjitetit njerėzor.

Literatura:

1. Imzot Zef Simoni Ip., Dritat nė errėsinė, Tiranė 1994.

2. Imzot Zef Simoni Ip., Portrete Klerikėsh Katolikė, Shkodėr 1998.

3. Imzot Zef Simoni Ip., Kumbona e sė diellės, seria e botimeve vjetore viti 1992-1995 nė Tiranė, 1996-1999, nė Shkodėr.

4. At Zef Pllumi O.F.M., Rrno vetem pėr me tregue, vėll I, Tiranė, 1995, vėll II, 1997.

5. At Konrrad Gjolaj O.F.M., Ēinarėt, Shkodėr, 1996.

6. Dr. Pjetėr Pepa, Dosja e diktaturės, Tiranė, 1995.

7. Martirizimi i Kishės Katolike Shqiptare 1944–1990, Tiranė, 1993.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.