Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Arti nuk na mėson gjė tjetėr, pėrveē se kuptimin pėr jetėn.
--- Henry Miller (1891-1980)shkrimtar amerikan

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 105 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Lajme :: Konkluzionet e "Miqve te Shqiperise"
Postuar nga: Albo

Lajme Sic ndodh rendomte ne shtypin shqiptar, gazetaret e paskrupujt nxitojne te analizojne e nxjerrin konkluzione pa u servirur me pare shqiptareve perfundimet e takimit te Vjenes. Ketu do te gjeni dokumentin perfundimtar zyrtar te ketij takimi ne formen e nje rezolute.

Perfundimet e Konferences se VI Nderkombetare e Grupit te "Miqve te Shqiperise"



I. Te pergjithshme


1. Grupi i Miqve te Shqiperise u mblodh ne Konferencen e tij te Gjashte Nderkombetare ne Viene, me 17 prill 2002, bashkedrejtuar nga Kryesia e Radhes se OSBE-se dhe Presidenca e Bashkimit Evropian, per te shqyrtuar procesin ne vazhdim te tranzicionit demokratik ne Shqiperi dhe per te vleresuar ate cka eshte arritur gjate vitit te kaluar per sa i perket reformave strukturore dhe institucionale te Qeverise se Shqiperise, si dhe permbushjes se perparesive te caktuara ne konferencen nderkombetare te vitit te kaluar ne Bruksel. Shqiperia perfaqesohej nga Ministrja e Puneve te Jashtme, Arta Dade, Ministri i Drejtesise, Spiro Peci, Ministri i Rendit Publik, Stefan Cipa dhe Ministri i Shtetit, Ndre Legisi, bashke me zyrtare te tjere te nivelit te larte.



2. Miqte i dhane mbeshtetjen e tyre qeverise se re te Shqiperise dhe shprehen shpresen se Qeveria e re do te permbushe ne vazhdimesi programin e saj te punes. Miqte shpresojne qe pakti i fundit per stabilitet ne Partine Socialiste te kontribuoje ne kete drejtim.



3. Miqte njohen rolin konstruktiv qe Qeveria e Shqiperise ka luajtur ne rajon dhe pergezuan kryesimin prej saj te SEECP-it, pjesemarrjen aktive ne iniciativa te tjera rajonale bashkepunuese, si per shembull, Iniciativa e Jon - Adriatikut dhe Iniciativa e Evropes Qendrore, si dhe perfshirjen e saj aktive ne Paktin e Stabilitetit. Ata mirepriten, gjithashtu, nenshkrimin e nje Marreveshjeje te Tregtise se Lire midis Tiranes dhe Shkupit. Ata uruan qe Shqiperia te vazhdoje te beje perpjekje maksimale per te dhene kontributin e saj ne stabilizimin e Evropes Juglindore.



4. Miqte mirepriten krijimin e komisionit parlamentar dypalesh dhe u bene thirrje anetareve te tij te zbatojne te gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it per realizimin e reformes zgjedhore sa me shpejt qe te jete e mundur dhe, sidoqofte, mjaft perpara zgjedhjeve per organet e pushtetit vendor te vitit 2003, me qellim qe te sigurohet nje zhvillim i rregullt i ketyre zgjedhjeve.



5. Miqte uruan qe zgjedhja e Presidentit te Republikes, e cila pritet te zhvillohet ne qershor, te mos ndikoje ne qendrueshmerine e jetes politike dhe vazhdimin e reformave ne Shqiperi.



6. Miqte mirepriten shenjat e permiresimit te shfaqura ne Shqiperi gjate vitit te kaluar ne sferen politike, duke vene re se mosmarreveshjet e fundit politike jane zgjidhur brenda kuadrit te Kushtetutes dhe se te gjitha partite parlamentare marrin pjese ne punimet e Kuvendit. Miqte mirepriten, gjithashtu, faktin qe procesi i vendimmarrjes po behej me transparent dhe qe ceshtje te rendesishme, si per shembull korrupsioni, jane shtruar per diskutim.



7. Megjithate, Miqte shprehen keqardhje per shmangien e vemendjes nga reformat jetike, qe ka cuar ne humbjen e vrullit ne procesin e reformave ne pergjithesi. Ata ritheksuan se ka nevoje per nje perpjekje te koordinuar nga ana e qeverise shqiptare per te vazhduar kryerjen e reformave te nevojshme dhe per te siguruar, gje qe eshte edhe me e rendesishme, zbatimin e tyre.



8. Miqte nenvizuan se ndermarrja e nje programi te fuqishem reformash kerkon konsensusin e te gjitha partive politike dhe theksuan se respektimi i Kushtetutes duhet te vazhdoje edhe ne te ardhmen. Ata vune ne dukje, gjithashtu, kostot e mundshme ekonomike qe mund te sjelle pasiguria politike si per investitoret shteterore, ashtu edhe per ata private.



9. Miqte mirepriten perparimin e shenuar nga Shqiperia ne procesin e Stabilizimit dhe Asocijimit, qe e ka cuar Shqiperine ne pragun e bisedimeve per Marreveshjen e Stabilizimit dhe Asocijimit me Bashkimin Evropian. Ata theksuan, sidoqofte, rendesine qe ka per Shqiperine shpejtimi i reformave, shume prej te cilave tashme te njohura, te cilat jane te nevojshme per fillimin dhe kryerjen e bisedimeve per nje Marreveshje Stabilizimi dhe Asocijimi sa me shpejt qe te jete e mundur, vecanerisht ne fushat e shtetit ligjor, demokracise, sistemit gjyqesor, te drejtave te pakicave, administrimit publik, sigurise se kufijve, luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, te drejtave te pronesise dhe reformes ekonomike.



II. Ceshtje paresore


A. Reforma Gjyqesore dhe Lufta kunder Korrupsionit




10. Miqte shprehen shqetesimin e tyre lidhur me dobesite ne sektorin juridik, dhe vecanerisht ne ate gjyqesor. Ata mirepriten miratimin e Ligjit per Keshillin e Larte te Drejtesise dhe bene thirrje per zbatimin e besueshem te tij per te crrenjosur korrupsionin dhe sjelljen ne kundershtim me etiken dhe ligjin ne sistemin gjyqesor. Duke ndjere nevojen per perparime te metejshme ne kete fushe, Miqte nxiten autoritetet shqiptare qe te zhvillojne nje strategji te plote kombetare per reformen gjyqesore dhe jane te gatshem te japin cdo ndihme te nevojshme ne kete drejtim.



11. Miqte pergezuan Shqiperine per hyrjen ne Grupin e Shteteve Anti-Korrupsionit ne shtator 2001 (GRECO) dhe vleresuan pozitivisht punen ne vazhdim te Grupit Monitorues Anti-Korrupsionit, perfshire rishikimin prej tij te Planit Anti-Korrupsion te qeverise. Meqenese plani eshte nje strategji afatgjate qe mbulon nje numer te konsiderueshem sektoresh, Miqte rekomanduan qe te percaktohen drejtimet paresore per te arritur perparime me konkrete ne afate te shkurtra apo te mesme. Sidoqofte, Miqte nenvizuan se shteti ligjor ishte thelbesor per te gjitha ceshtjet e tjera ne Shqiperi dhe theksuan nevojen per luftimin e korrupsionit ne menyre me te efektshme.



12. Miqte mirepriten fillimin e hetimeve kohet e fundit nga Prokuria e Pergjithshme kunder zyrtareve te nivelit te larte per korrupsion dhe bene thirrje per cuarjen deri ne fund te tyre, kudo qe ato mund te cojne. Ata theksuan nevojen serioze per nje prokurori te pavarur dhe te pergjegjshme, qe nuk lejon ta perdorin per arritjen e qellimeve politike.



13. Ata u kerkuan autoriteteve shqiptare qe te sigurojne qe veprimet dhe marreveshjet e qeverise te jene transparente dhe te kontrolluara sic duhet, vecanerisht ne fusha te ndjeshme si prokurimi publik. Miqte theksuan se nje vemendje me e madhe u duhet kushtuar raporteve te Kontrollit te Larte te Shtetit dhe kerkuan qe te veprohet ne baze te gjetjeve te tij.



B. Krimi i organizuar, trafikimi dhe kontrabanda



14. Miqte verejten se qeveria ka mbajtur nje qendrim proaktiv perballe krimit te organizuar, duke ngritur per shembull Komisionin Qeveritar Kunder Trafiqeve, nje Njesi te Krimit te Organizuar, nje Force te Posacme kunder Trafiqeve, si dhe Qendren Kunder Trafiqeve ne Vlore. Megjithate, ata shprehen shqetesimin e tyre se gjendja e krimit te organizuar ne Shqiperi eshte ende serioze dhe thane se nevojiten perpjekje te koordinuara, ne nivel kombetar dhe rajonal, per t'u perballur me kete problem. Miqte theksuan domosdoshmerine per ndjekjen penale te trafikanteve, krimineleve te njohur dhe zyrtareve te korruptuar, dhe se denimet duhet t'i korrespondojne natyres serioze te krimeve te kryera. Miqte verejten, gjithashtu, nevojen per te permiresuar efektshmerine e administrimit te kufirit dhe kontrollin nepermjet masave te marra nga autoritetet shqiptare, ne bashkepunim edhe me fqinjet, per te parandaluar trafikun dhe kontrabanden ne te gjitha aspektet e saj.



15. Miqte shprehen shqetesimin e tyre per seriozitetin e problemit te trafikimit te droges dhe perpunimit te saj ne vend dhe u bene thirrje autoriteteve te forcojne veprimet e tyre per te parandaluar shfrytezimin e Shqiperise si nje pike per trafikun e droges. Per sa i perket ceshtjes se lidhur ngushte te pastrimit te parave, ata i bene thirrje qeverise qe te perfundoje me shpejtesi kuadrin e nevojshem ligjor per parandalimin dhe ndjekjen ligjore per rastet e pastrimit te parave dhe per te siguruar zbatimin e plote nepermjet krijimit te strukturave te nevojshme.



16. Miqte pranuan uljen e ndjeshme te numrit te pergjithshem te emigranteve te paligjshem qe thuhet se vijne nga Shqiperia, por verejten, ne te njejten kohe, se trafikimi i grave dhe femijeve vazhdon te jete nje problem serioz rajonal. Ata mirepriten miratimin e Strategjise Kombetare per Luftimin e Trafikut te Qenieve Njerezore dhe bene thirrje per zbatimin e saj te plote, ne koordinim me vendet e tjera ne rajon dhe organizatat nderkombetare perkatese, vecanerisht lidhur me parandalimin, si dhe me riintegrimin e grave dhe femijeve te trafikuar. Ata, gjithashtu, theksuan nevojen per te garantuar siguri dhe mbrojtje per viktimat e riatdhesuara.



17. Miqte njohen perpjekjet e qeverise per te balancuar rendin publik dhe te drejtat e njeriut ne trajtimin e shtetasve te vendeve te treta qe kalojne ne menyre te paligjshme permes Shqiperise si dhe mirepriten rezultatet pozitive te procedures te para-perzgjedhjes, me anen e se ciles migrantet e ndaluar vendosen sipas rastit ose ne sistemin e strehimit dhe programet kunder trafikut, ose kthehen ne vendet e tyre te origjines. Miqte bene thirrje per zbatimin e plote dhe shtrirjen e kesaj procedure ne pikat e kalimit te kufirit dhe nxiten, gjithashtu, vendet e rajonit te nenshkruajne marreveshjet e ripranimit me Shqiperine.



18. Miqte njohen hapat e ndermarra nga qeveria e Shqiperise per grumbullimin dhe shkaterrimin e armeve te vogla dhe ato te lehta dhe municionit te tyre, si dhe mbeshtetjen per projektet ne zbatim per te neutralizuar municionet e tjera. Ata pergezuan Shqiperine per eleminimin e gjithe stoqeve te minave tokesore anti-njeri dhe nxiten qeverine qe te vazhdoje bashkepunimin me bashkesine nderkombetare ne keto fusha. Do te ishte e rendesishme per autoritetet shqiptare te vazhdonin procesin e grumbullimit te armeve edhe pas mesit te vitit 2002, pas perfundimit te periudhes se dorezimit vullnetar.



C. Zhvillimi ekonomik


19. Miqte pergezuan qeverine per miratimin e Strategjise Kombetare per Zhvillimin Social - Ekonomik (Strategjia e Rritjes dhe e Uljes se Varferise) dhe presin zbatimin e saj te suksesshem. Ata i kerkuan qeverise qe te adoptoje nje qendrim me pozitiv ndaj ndermarrjeve te vogla dhe te mesme per te nxitur rritjen afatgjate te industrive qe perdorin pune te kualifikuar.



20. Ne driten e rritjes se fundit te inflacionit, Miqte pergezuan Banken e Shqiperise per reagimin e shpejte. Ata i kerkuan qeverise te vazhdoje zbatimin e politikave monetare dhe fiskale te kujdesshme, qe synojne nxitjen e rritjes ekonomike, uljen e varferise dhe ruajtjen e ekuilibrit te pergjithshem makroekonomik ne nje afat te mesem. Per te rritur sigurine dhe besimin tek shqiptaret, ata shfaqen shpresen qe Kuvendi te miratoje se shpejti nje buxhet te permiresuar me te ardhura dhe shpenzime te rregulluara.



21. Miqte permenden nje numer faktoresh qe penguan investimin dhe rritjen ne Shqiperi, si per shembull, shteti ligjor dhe siguria ligjore e dobet, mashtrimi dhe korrupsioni, aktivitete te lidhura me krimin e organizuar, ligjet e paqarta per pronesine dhe nje sistem gjyqesor e nje administrate shteterore e dobet. Ata i bene thirrje qeverise te ndermarre veprime konkrete per te zgjidhur keto ceshtje. Ata, gjithashtu, inkurajuan qeverine ne perpjekjet e saj per te formalizuar ekonomine gri, per te zgjeruar bazen e taksave, edhe permes masave qe synojne reduktimin e kontrabandes dhe mosfaturimit, si dhe shperndarjen e barres se taksave ne menyre me te barabarte. Keto reforma jane te thelbesore per te siguruar qe rritja ekonomike e Shqiperise eshte te jete e qendrueshme dhe ne te mire te shoqerise shqiptare.



22. Miqte shprehen shqetesim per faktin se kriza energjitike ne vend vazhdon te jete kritike dhe se ajo ka ndikuar negativisht tek populli shqiptar dhe, ne vecanti, tek pronaret e biznesit te vogel. Ndersa mirepriten plan-veprimin dyvjecar per sektorin e energjise elektrike, ata i bene thirrje qeverise qe te zhvilloje dhe adoptoje nje strategji kombetare
afatgjate per energjine dhe te zbatoje projektet ekzistuese te bashkepunimit teknik sa me shpejt qe te jete e mundur. Pervec kesaj, Miqte pranuan se strukturat e administrimit brenda KESh-it kane nevoje per nje modernizim te metejshem per te forcuar ndjenjen e pergjegjesise ndaj projekteve.



23. Miqte mirepriten krijimin e Ministrise se Mjedisit dhe inkurajuan qeverine qe te marre ne konsiderate ndikimin e rritjes ekonomike ndaj ambjentit, ndersa perpiqet te nxise zhvillimin.



III. Iniciativa te metejshme



24. Miqte rane dakort te vazhdojne nje diskutim ne nivel lokal ne Tirane per te identifikuar sinergjite e mundeshme per iniciativat e metejshme ne fushat e reformes gjyqesore, luftes kunder krimit te organizuar, kontrabandes dhe trafiqeve, mjedisit, zhvillimit rajonal, grumbullimit dhe shkaterrimit te armeve dhe municioneve, reformes se pronesise mbi token dhe regjistrit civil. Miqte inkurajuan Shqiperine per te perforcuar strukturat perkatese per te luajtur nje rol me aktiv ne koordinimin e ndihmave.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.