Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Arti dhe literatura dalin nga morali i shoqėrisė,spiritualizmi nga shpirti i popujve.
--- Giosue Carducci(1835-1907)poet italian

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 77 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Lajme :: Akuza te reja mbi Klosin
Postuar nga: Albo

Lajme Haxhia: "Vrasesi i SHISH-it prane Berishes"

Intervistoi: Luljeta Ndoka /Ismet Haxhia shperthen per here te dyte. Kete here nga qelia e burgut 313 ne Tirane, i akuzuari per vrasjen e Azem Hajdarit, jo vetem qe hedh poshte dhe i quan shpifje sqarimet e kryetarit te SHISH-it Fatos Klosi bere pas seances se mbrojtjes, por e shton edhe me shume dozen e akuzave ndaj tij me fakte dhe deshmi te reja. Ne nje interviste ekskluzive te dhene dje per gazeten "Koha Jone", Ismet Haxhia deklaron se Klosi i kishte treguar ne takim se kishte rekrutuar prane Berishes nje person i cili ka kryer vrasje dhe se pervec tre vellezerve Haxhia, ne liste ka qene edhe plaku i Haklajve, Muharremi. Ismet Haxhia jo vetem qe thote se ka qene Klosi ai qe i ka kerkuar takimin ne Marikaj, por shton se shefi i SHISH genjen per te gjitha cfare thote. Madje sipas tij, ai nuk e permend fare takimin tjeter prane Ministrise se Drejtesise, ku Ismeti i ka thene se do te bente publike te gjitha skenaret e SHISH-it. Por, pervec Klosit, kete here Haxhia ka futur ne listat e njerezve qe jane implikuar ne vrasjen e Azemit dhe ne manipulimet ndaj vellezerve Haxhia edhe ish-kryeprokurorin Arben Rakipi. Emri i tij del ne nje nga takimet Ismetit me Klosin, kur ne mes te bisedes ai komunikon me ish-kryeprokurorin dhe e pyet se perse u arrestua Isamedini. Keto, por edhe te gjitha arsyet perse akuzat i beri publike ne momentet e fundit, ai i shpjegon ne pjesen e pare te kesaj interviste.

Akuzat e reja Ismet Haxhise

"Se kush ishte i interesuar te takohej me mua, e tregon vete fakti, qe Klosi erdhi tek une dhe nuk isha une qe shkova ne zyrat e tij, per te kerkuar ndihme, pikerisht te ai qe po kurdiste kurthe per ne vellezerit, kur ne kohen e takimit, me ishte pjekur nje bindje e tille".

"Ai (Klosi) mu pergjigj se: Une nuk kam dijeni per kete, por jam i informuar nga burime shume prane Berishes, se ai ka nje liste te gjate per te likujduar. I pari eshte plaku i Haklajve, jeni ju vellezerit etj. Por ju mos u shqetesoni, me tha,- sepse kam rekrutuar nje person afer Berishes, i cili ka bere vrasje dhe nga ai une informohem ne kohen e duhur".

Persa i perket faktit te genjeshtert, dale nga buzet e dridhura te Klosit, se une i paskam k`rkuar atij per te dorezuar vellain, eshte trillim i pamoralshem, qe ben nje njeri i gjendur ngushte. Vetvetiu lindin nje sere pyetjesh per kete":

"Ne kete moment ai ka biseduar me nje person qe i kerkoi ta priste urgjent. Ne fund te bisedes se shkurter ne telefon, mu drejtua "fola me Arben Rakipin, po e pyes se pse eshte arrestuar Isamedini".

-Ne seancen e mbrojtjes ju keni bere nje deklarim qe ka peshtjelluar te tere politiken shqiptare. Ju keni thene se SHISH ka patur nje plan per vrasjen ndaj liderit demokrat Berisha. Por, kete e ka hedhur poshte shefi i SHISH Fatos Klosi. Cila eshte pergjigjia juaj pas deklarates se tij se ju shpifni me qellim te keq?

-Deklarimet e mia ne seancen e fundit te procesit "Hajdari", nuk kane patur qellim peshtjellimi ne politikes, por qellimi im ka qene, kthjellimi i trupit gjykues, duke i treguar ketij te fundit, arsyen e vertete te arrestimit tone, ne sherbim te permbushjes se skenareve politike, qe tashme une i kam bere publike. Gjithashtu, keto deklarime mund te kthjellonin dhe politiken, qe duke u njohur me fakte te tilla qe e inkriminojne ate, te pastrohen dhe te heqin dore nga lufta e pa ndershme politike, viktime e se ciles jemi edhe ne vellezerit, duke u konsideruar nga Klosi si nje "kontigjent politik". Koha eshte qe politikanet te konsiderojne njeri-tjetrin jo armiq, por si partnere ne te miren e interesave kombetare dhe te integrimit evropian te Shqiperise. Une, qe ne diten e mbrojtjes time kam qene shume i semure, nuk e dhashe veten, as me dhimbjen e zerit dhe as te trupit, pasi une thoja vetem te verteten, duke i shpjeguar gjykates shkakun e vertete te burgosjes se ne tre vellezerve, per nje krim te pakryer. Ndryshe me thane se ka ndodhur me Klosin gjate nje interviste ne TVSH, i cili dukej sikur kishte lenguar gjate nga ndonje semundje dhe me zerin qe i dridhej. Kishte deformuar faktet e biseduara bashke, ne takimin e Marikaj me 2.06.2000, cilesi keto qe mund t'i atribuohen nje personi qe genjen dhe mashtron ne menyre publike. Se kush ishte i interesuar te takohej me mua, e tregon vete fakti, qe Klosi erdhi tek une dhe nuk isha une qe shkova ne zyrat e tij, per te kerkuar ndihme, pikerisht te ai qe po kurdiste kurthe per ne vellezerit, kur ne kohen e takimit, me ishte pjekur nje bindje e tille. Se Klosi i quan shpifje ato qe une kam deklaruar, eshte menyra me e pamoralshme qe ai ka zgjedhur per t'u mbrojtur. Por une i them Klosit, qe te pakten moralisht te jete pak me lart se bashkepunetorja e tij, prezente ne kete takim dhe qe ne kushtet e mosrealizimit te qellimit, per arritjen e kompromisit kunder Berishes, ishit ju qe e derguat te grupi i prokuroreve te ceshtjes "Hajdari" per te bere nje deshmi te genjeshtert, krejtesisht banale, ne te cilen shpreheshin qellimet dashakeqe dhe qe me pas, ishte po Klosi, qe kerkoi te mos i deshmonte para trupit gjykues keto banalitete.

Per kerkesen e Klosit, per te deshmuar Izeti kunder Berishes, une e kam bere publike me dt.6 mars 2002 si dhe ne seancen e mbrojtjes. Dua t'i kujtoj Klosit dhe nje orvatje tjeter te SHIK, nepermjet Gjergji Kotes, drejtues i larte i strukturave qe drejtohen nga ju, per kompromisin e ngelur pa realizuar, kur ne gusht 2001, ky i fundit takon nje te aferm te familjes se Izetit dhe i kerkon "te takohemi per te biseduar per te miren e Izetit dhe te vellezerve te tj". Kjo shpjegon qarte se e mira jone qenka ne duart e SHIK dhe kjo e mire nuk paska lidhje me akuzen qe na keni sajuar, por qenkemi te burgosur tip pengjesh qe ju na mbani, per te na vene ne lojen tashme te deshtuar te kompromiseve te felliqura. Por ne nuk jemi as Muldaka, e as Cakrri, nepermjet te cileve na goditet, njelloj sic kerkonit te goditnit Berishen, nepermjet nesh. Por dua te sqaroj per lexuesin dhe fakte te tjera te biseduara ne ate takim, te cilat nuk e kam patur ndermend t'i beje publike.

Ne takimin e Marikaj, qe eshte i pari, pasi une kam bere dy takime me Klosin, i cili duke mohuar njerin, tregon mungese te theksuar sinqeriteti, une i jam drejtuar atij me pyetjen se: a keni dijeni per faktin sikur gjoja Berisha ka ngritur nje grup per eleminimin e ne vellezerve? Ai mu pergjigj se: Une nuk kam dijeni per kete, por jam i informuar nga burime shume prane Berishes, se ai ka nje liste te gjate per te likujduar. I pari eshte plaku i Haklajve, jeni ju vellezerit etj. Por ju mos u shqetesoni, me tha,- sepse kam rekrutuar nje person afer Berishes, i cili ka bere vrasje dhe nga ai une informohem ne kohen e duhur". Une i thashe, se ndjehem i shqetesuar per akuzen qe me ben opozita per pjesmarrje ne vrasjen e deputetit Hajdari. Ai mu pergjigj: "Per kete ju mos u shqetesoni. Ju nuk keni lidhje me ate vrasje. Per kete vrasje jam akuzuar dhe une, qe ne fakt kam qene ne Sarande dhe njoftimin per vrasjen e kam marre me telefon. Ne i dime vrasesit e Azem Hajdarit". Ndersa per faktin, qe Klosi i quan shpifje deklarimet e mia me qellime te keqia, ai per t'u mbrojtur, ka zgjedhur menyren me te keqe dhe me te pandershme.

-Perse Ismet Haxhia nuk i deklaroi me pare keto te dhena dhe prova, por i beri publike vetem diten e fundit te procesit?

Se pari: une nuk kam dashur te behem ushqim, per politiken e uritur shqiptare.

Se dyti: ashtu sic e kam thene ne hyrjen e mbrojtjes time, perfundimi i gjykimit te ketij procesi, nuk eshte fundi, por fillimi i zbardhjes te se vertetes se vrasjes se deputetit Azem Hajdari dhe kjo e ka nje arsye. Pasi si ne cdo gjykim, prova me autentike dhe konkluduese, eshte mbrojtja qe beri i pandehuri.

Se treti: Nuk eshte i vertete fakti, se une e kam ruajtur per ne fund kete, pasi shpesh une kam dhene sinjale te qarta per kete. Pjeserisht une jam shprehur ne nje interviste dhene "Korrierit" ne fillim te marsit te ketij viti. Gjithashtu per me shume se 6 muaj me pare, ne te perditshmen "Tema", jam shprehur mjaft qarte ku shkruaj se: "Shpifjet e fundit kunder familjes tone (eshte fjala per shpifjen, se Izet Haxhia, paska vrare Fatmir Haklajn dhe se gjoja per kete paska deshmuar Sali Mulosmani, i ati i Jaho Mulosmanit, jane pjese e asaj strategjie, qe ka patur dhe ka si qellim, inkriminimin tone shkalle-shkalle, likujdimin tone pjese-pjese dhe shtytjen drejt realizimit te nje krimi shume te shemtuar. Duke na konsideruar si nje "kontigjent politik", nuk kane pushuar se ndertuari skenare ne funksion te ketij qellimi.

Duke qendruar vazhdimisht ne pozita intelektuale, i kemi zbuluar keto skenare, i kemi dekonspiruar ato, duke i kthyer ne origjine. Skenaristet, te ndodhur perballe ketij deshtimi te turpshem dhe te motivuar kunder familjes tone, nga hakmarrja primitive, perdoren vrasjen e Azem Hajdarit, per te arrestuar tre vellezer, me akuza te sajuara ne menyre diltante, te cilat kane degjeneruar ne shpifje te pamoralshme. Ne nje moment te pershtatshem, sipas interesave tona, opinioni do te njihet me keto skenare, qellimet e tyre dhe personat pergjegjes konkret".(Tema 10 tetor 2002).

Me shume se kaq nuk mund te heshtnim.

Se katerti: Ne takimin e mohuar te Klosit me mua dt.17 janar 2001 ora 8.40, takim ky i kerkuar prej meje dhe i realizuar ne lokalin "Red Bull" perballe Ministrise se Drejtesise. Une e kam paralajmeruar se do te beje publike gjithe skenaret e ndertuara prej jush ne dem te familjes tone dhe realizimit te vrasjeve politike. "Bej c'te duash,- me tha. Une mbaj pergjegjesi vetem per kerkesen qe te kam bere per Izetin ne Marikaj".

-Prokuroret kane mbetur te habitur nga nje deklarim te tille. Si eshte e mundur qe per tre vjet hetim, ata te mos kishin zbuluar te pakten elemente ketij skenari qe keni treguar ne sallen e gjyqit?

Ky grup prokuroresh, nuk ka si te jete i habitur, kur keta nuk kane marre mundimin te verifikojne deshmine time, dhene para tyre, me 14 dhjetor 1999. Keta deshtake kane pyetur Ali Ponarin dhe kur ai ka thene faktet e pa kontestueshme, se une naten e 12 shtatorit, kam lene dhomen qe une kisha ne perdorim dhe kam fjetur ne shtepine e ketij te fundit, si dhe faktin qe ne momentin e vrasjes kam qene duke ngrene darke ne "Bulica" ku rrija perhere. Keta nuk e kane perfshire ne dosjen e ceshtjes, por e kane zhdukur. Kete e kane bere me qellim qe te ligjeronin sajesat e tyre te turpshme, sikur gjoja une paskam qene ne afersi te vendngjarjes dhe me pas ne krye te autokolones se vrasesve drejt veriut. Keta prokurore jane caktuar per hetimin e "vrasjes se shekullit" duke u nisur nga cilesite e dobeta morale dhe profesionale, pasi urdheruesve te tyre dhe njekohesisht dhuruesve te pronave te sajuara nga SHIK dhe policia, kunder nesh, do ju duheshin pikerisht prokuror te tille pa personalitet, te arsimuar ne kurse tre mujore ne Plepa Durres, sic eshte kryetari i ketij grupi Haxhi Giu. Per pasoje, prokurore te tille qe nuk kane bere asnje hetim, por vetem kane marre ne pyetje, ne menyre sugjestionuese, prova te gatshme si Muldaka, Cakrri, Ismaili, etj. Natyrshem lind pyetja, se si mund te zbulonin keta, elemente te tille, te ketyre skenareve, kur urdheruesit e manipulimit te kesaj ceshtje jane pikerisht ata qe i kane ndertuar ato. Une jam i bindur se urdheruesit e manipulimit te kesaj ceshtje, jane njekohesisht dhe organizatoret e kesaj vrasje, sepse ata nepermjet manipulimit, mbulojne shkakun e vertete te vrasjes me te shemtuar dhe njekohesisht edhe inkriminimin e tyre. Ndersa ata qe i marrin ne mbrojtje keta te fundit, jane urdheruesit e kesaj vrasje makabre. Nje organ akuze i ndershem dhe i pa influencuar nga politika, nuk e ka veshtire per te vendosur pikat mbi "i", per te gjithe ata qe jane te perfshire ne kete krim.

-Klosi ka thene gjithashtu se i vetmi takim me te ka qene ai i Marikajt, ku sipas tij ju i keni kerkuar qe Izeti, vellai juaj, kerkonte te dorezohej. Perse ky takim nuk u realizua ne zyren e Klosit por ne nje lokal. Ishit ju qe e percaktuat vendtakimin apo shefi i sherbimit sekret?

Klosi "harron" me dashje takimin e dyte te kerkuar prej meje dhe realizuar me 17 janar 2001, sic e shpjegova me lart. Ne mbremjen e dites se ketij takimi, unekam bere gati nje shkrim te gjate, qe do ia dorezoj gazetes tuaj per botim. Per kete une e kam dhene porosine. Gjithashtu, jam gati te ve ne dispozicion te eksperteve, origjinalin qe pas ekspertimit qe mund t'i behet bojes se ketij shkrimi, te percaktohet se kur eshte shkruar, megjithese ne fund te shkrimit, kam shenuar edhe daten.

Persa i perket faktit te genjeshtert, dale nga buzet e dridhura te Klosit, se une i paskam kerkuar atij per te dorezuar vellain, eshte trillim i pamoralshem, qe ben nje njeri i gjendur ngushte. Vetvetiu lindin nje sere pyetjesh per kete:

-Si mund ta beje une dorezimin e vellait tim te Klosi, kur une jam plotesisht i bindur se ai eshte i pafajshem, per ngjarjet e 14 shtatorit 1998, ku ai ka mbrojtur nga shkaterrimi e vjedhja TVSH-ne dha aq me teper, se ne kohen e takimit tim me Klosin ne Marikaj, askujt nga ne, nuk na shkonte ne mendje se do vinte dita qe ndaj nesh do te montohej nje akuze per vrasjen e Azem Hajdarit.

-Perse duhej ta dorezoja vellain tek Klosi, ne nje kohe qe me te nuk isha njohur kurre me pare dhe aq me teper, qe une isha oficer policie dhe shume mire mund te beja nje veprim te tille, duke bashkepunuar me policine, detyre e se ciles eshte mbasi une njihja mjaft eprore te mite, qe ju besoja shume, ndersa Klosit nuk i besoja fare dhe kisha bindje qe ai po punonte kunder nesh?

-Nese une kisha nevoje per Klosin, perse duhej te vinte ai tek une dhe jo te shkoja une tek ai. Me kete qe ai qellimisht deformon, me vendos mua ne rolin e eprorit te tij, ku ne fakt, nuk isha gje tjeter, vecse nje oficer i thjeshte policie.

Perderisa Klosi me kerkonte takim, do isha une ai qe do caktoja vendin e takimit. Ne keto kushte, nuk do te ndodhte qe vendi i takimit te ishte zyra e Klosit.

Ne fund te kesaj pyetje do sqaroja, se kurre Izet Haxhia nuk ka kerkuar te dorezohej, pasi ne kohen qe morem njoftim, se kishin vendosur likujdimin e tij, fakt per te cilin me vuri ne dijeni nje oficer i forcave speciale RENEA, se eshte dhene urdher per likujdimin e Izetit, ai u inkuadrua ne rradhet e UCK-se dhe qe me 16 korrik 1999 e deri tani eshte larguar nga Shqiperia, pasi ketu ndjehej i rrezikuar e jo jashte shtetit, sic pretendon Klosi, "se ai donte te dorezohej nga qe ndjehej i rrezikuar bashke me familjen".

Ndersa, per faktin, se une i paskam derguar Klosit nje mesazh, se Izeti nuk do te dorezohet, eshte e pavertete. Kjo e pavertete, del ne pah nga vete theniet e tij, ku ne RTVSH deklaron se pas 20 diteve me dergon mesazh, ndersa kryeministri i thote se: "pas nje jave me njoftoi se Izet Haxhia kishte nderruar mendje", deponime kete qe te kujtojne Cakrrin, i cili ne 4 here qe eshte pyetur, ka dhene 40 variante per vrasjen e Azem Hajdarit. Vetia e atyre, qe sa here flasin, nderrojne theniet, eshte shprehje e mungeses se sinqeritetit.

Ne takimin qe une kam bere me Klosin me 17 janar 2001, nuk i kam kerkuar ndihme, por perkundrazi i kam kerkuar te heqin dore nga skenaret qe kane per qellim gjakosjen e familjes tone dhe njekohesisht i kam thene qe ju kerkoni te lyeni duart me gjakun tim e te vellezerve te mi, por ta dini mire se gjaku nuk lahet, por do ju mpikset ne duar. Ai ma ka thene ne ate takim, "se ne nuk jemi Berisha qe te vrasim, por ju keni rene pre e propagandes se tj". Une i thashe prere, se Berisha nuk ka propaganduar ndonje plan per vrasjen tone, por jeni ju ata qe po punoni ne kete drejtim. Ai, i thashe, nuk na vret neve. Gjithashtu ne takimin e mohuar prej Klosit, e kam pyetur, se pse e dergove spiunin ne Durres me 4 dhjetor 2000, per te pyetur nese une kisha shkuar ne varrimin e Ylli Haklajt ne Tropoje. Pse me tha, c'desha une deri andej"? Ndersa, une ju pergjigja, se ju keni dashur te mos e linit te ftohej gryken e snajperit qe likujdoi Ylli Haklajn. Ne kete moment ai ka biseduar me nje person qe i kerkoi ta priste urgjent. Ne fund te bisedes se shkurter ne telefon, mu drejtua "fola me Arben Rakipin, po e pyes se pse eshte arrestuar Isamedini". Gjithshka per mua ishte e qarte. Dua te sqaroj gjithashtu se ky takim ka zgjatur 10-15 minuta dhe nga fillimi deri ne fund, kemi folur me tone te ashpra e ze te larte, sa gjithe klientet, shumica e te cileve ishin te SHIK kane lene muhabetet e tyre dhe po degjonin tonat. Ne kete kohe, ne lokalin ku ne po debatonim, kam marre vesh se ka qene edhe ish-nenkryetari i SHIK Dashamir Kadena.

-Gjithnje sipas Klosit, ju mund te keni bashkepunuar me PD-ne qe per momentin ta ndihmoni per te dhene kete deshmi ne menyre qe ata te vijne ne pushtet. Dhe ne kete menyre ata te te ndihmojne kur te fitojne zgjedhjet. Si do ta komentoni kete aludim?

Fillimisht dua te sqaroj se, mbrojtja ime eshte bere me argumenta, prova te pakontestueshme dhe me nje analize te hollesishme te provave te akuzes qe rrezojne njera-tjetren. Kryesisht dy patericat e "zbardhjes" se vrasjes se te ndjerit Azem Hajdari. Kete, une e kam bere si ne daten 5 mars 2002 ne shpjegimet e mia per te dorezuar trupit gjykues me shkrim, ashtu edhe me daten 10 prill 2002 ne mbrojtjen time pas konkluzioneve te akuzes. Pra, ne vijim te kesaj logjike, une nuk e kam pare dhe as nuk e shoh shpetimin tim, duke u mbeshtetur tek politika, te ndonje parti dhe aq me pak te PD, e cila duke rene pre e disinformacioneve te ca rekruteve te Klosit, qe nuk jane pak ne mjediset e saj, sidomos pas 14 shtatorit, jane te paret qe me kane akuzuar per pjesemarrje, ne vrasjen e Azem Hajdarit. Ata qe me njohin ne PD, e dine mire qe une jam i majte me bindje, e per pasoje nuk do me afronin ne asnje menyre ndonje bashkepunim apo kompromis.

Aludimet e Klosit, behen per tre qellime kryesore:

Se pari: Ai duke perdorur karten e rrezimit te qeverise apo ardhjen ne pushtet te PD-se, kerkon te gjej nje mbrojtje me baze te gjere nga i gjithe kualicioni qeverises.

Se dyti: Ai ne momentet e fundit, kerkon te beje sugjestionimin e trupit gjykues para se te marre vendim, kur e ben fakt te kryer denimin tim dhe shpetimin, ne mendjen e tij, duke aluduar, ia len ne dore opozites. Kete nderhyrje tani e ben nepermjet intervistave, ndersa me pare, kam te dhena se si Klosi, ashtu dhe miku i tij Rakipi, kane nderhyre per denimin tone ne menyre direkte.

Se treti: Klosi, duke qene nje nder personat me aktiv ne lirimin, e me pas likujdimin e proves kryesore, ne tjetersimin e provave, ne sajimin e tyre dhe nje nder manipuluesit e ceshtjes "Hajdari" e ndjen se me ardhjen ne pushtet te opozites, kjo ceshtje do te rihetohet e me pas rigjykohet, duke trembur Klosin e bashkepunetoret e tij. Zbardhja e se vertetes per vrasjen e Azem Hajdarit, mua nuk me tremb, pasi zbardhja ekesaj vrasje dhe motivit te vertete te saj, mua dhe vellezerve te mi do na jepte vetem pafajesi, ndersa vendin tone do e zinin ata, mbi te cilet rendon pergjegjesia per kete vrasje.

(c) Koha Jone
17 prill 2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.