Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Sikur te gjitha bamiresite te beheshin vetem nga meshira, te gjithe lypsat do kishin vdekur. Shperndarsja me e madhe bamiresive eshte frika.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Elita :: Mbi fisin e shquar te Gjolekajve
Postuar nga: Albo

Elita Pėrse e vrau UDB-ja kuēiotin Perlat Gjoleka

Nė Tiranė komunistėt arrestuan babanė e tij, Shefqetin 75 vjeēar dhe e dėnuan me 5 vjet burg, i cili vdiq mė pas nė qelitė e Kalasė sė Gjirokastrės

Origjina e fisit tė Gjolekajve, ėshtė nga Kuēi i Vlorės dhe pėr herė tė parė ata janė bėrė tė njohur aty nga viti 1830-tė, kur njė pinjoll i asaj familje i quajtur Zenel Gjoleka, qėlloi dhe vrau kaftanazin turk, pėr tė marrė hakun e gjyshit tė Ismail Qemal Vlorės. Pas kėsaj, afro tridhjet vjet mė vonė Zenel Gjoleka u vra nė pabesi, nė vitin 1952 nė Mal tė Zi, duke luftuar kundra forcave malazeze, duke qenė vetė nė krye tė forcave shqiptare.

Kush ishin Gjolekajt

Lidhur me kėtė flasin edhe vargjet e njė kėnge popullore qė nė mes tė tjerash thotė:" Shqipėtarėt u lėshuan, / se ėshtė lufta nė kufi, / Nga tė gjitha anėt shkuan, / Me Gjolekėn nė Mal tė Zi /". Pas vdekjes sė Zenel Gjolekės, nga ajo familje njihet i biri i tij Myslym Gjoleka, i cili qė nė moshė tė re, mori pjesė aktive nė luftrat kundėr barbarive malazeze nė veri tė vendit. Myslymi qė nė moshėn 17 vjeēare shkoi nė qytetin e Manastirit, ku u shkollua nė njė shkollė ushtarake. Pas mbarimit tė asaj shkolle, ai u kthye nė vendlindjen e tij dhe nė vitin 1878 mori pjesė nė mbledhjen e Janinės, e mbėshteti pa rezerva Abdyl Frashėrin. Pėr kėtė veprimtari tė tij, e cila binte ndesh me synimet e qarqeve greke, ai u ekzekutua prej tyre me anė tė helmimit, aty rreth ditėve tė para tė tetorit tė vitit 1880-tė, nė qytetin e Janinės. Mė pas historia e Gjolekajve, vazhdon me Kadriun, djalin e Myslymit i cili mori pjesė nė shpalljen e pavarsisė dhe ngritjen e flamurit nė Vlorė. Nga qevria e pėrkohėshme e Vlorės, Kadriu u caktua me detyrėn e komandantit tė garnizonit ushtarak qė pėrbėhej prej vullnetarėsh nga fshati i Kuēit.

Po kėshtu nė vitet 1919-20-tė, Kadriu bėri njė qėndresė tė fortė kundėr andartėve greke nė mbrojtje tė krahinave tė Gjirokastrės, Sarandės e Vlorės. Historia e burrave tė fisit Gjolekaj, vazhdon mė pas me Xhevdetin, djalin e Kadriut, i cili mori pjesė aktive nė Luftėn e Vlorės mė 1920-ėn, sė bashku me disa nga kushėrinjtė e tij. Nė vitin 1937, Xhevdeti dhe Kadriu, mbetėn tė vrarė nga forcat qeveritare, pasi morėn pjesė nė kryengritjen e Hetem Totos, kundėr Mbretit Zog. Historia e familjes sė famėshme Gjoleka, vazhdon mė pas me Zenel Gjolekėn e ri, i cili emigroi nė Greqi qė nė vitin 1924 dhe u kthye prej andej nė 1939-ėn, pas pushtimit italian. Pėr veprimtarinė e tij antifashiste, ai arrestohet nga SIMI, e mundi tė lirohet pas disa kohėsh. Me fillimin e lėvizjes komuniste, Zeneli shprehet hapur kundėr tyre dhe nuk pranon ofertėn e Bedri Spahiut, pėr tu hedhur nė anėn e komunistėve. Me Zenelin e ri, mbyllet dhe njė pjesė e historisė sė dinastisė sė famėshme Gjolekaj, tė fshatit Kuē tė krahinės sė Kurveleshit tė Vlorės, pėr tė vazhduar mė pas Perlatin, i cili u vra nė rrethana misterioze nga UDB-ja nė Kosovė, dhe me Shefqetin i cili u burgos nga regjimi komunist nė 1947, kur ishte 75 vjeē dhe vdiq nė burgun e Gjirokastrės nė vitin 1952.


Perlati, Sekretar Komune nė Prizren

Perlati lindi nė vitin 1915-tė nė fshatin Kuē. Ai ishte djali i Shefqetit dhe nipi i Myslym Gjolekės. Ndonėse ai ishte pinjoll i fist tė Gjolekjave, qė njiheshin si shtėpi e parė nė zonėn e Kurveleshit, Perlati familjarisht jetonte nė skamje, pasi nuk tashėgoi asgjė nga pasuria e asaj familje qė ishte e rrėnuar nga vitet. Po kėshtu, ndonėse me njė arsim tė pakėt, ai arriti qė tė punonte pėr shumė kohė nė administratėn shtetėrore tė Monarkisė sė Zogut. Si rezultat i asaj varfėrie qė kishte pllakosur familjen e tij, si dhe prej disa kontraditave qė kishin lindur brenda asaj familje tė madhe, Perlati u detyrua qė tė largohej nga vendlindja e tij, pėr nė krahinėn e Kosovės, aty nga viti 1941. Qėllimi i vajtjes sė tij nė Kosovė, ishte pėr tė gjetur ndonjė punė, e pėr tu ztabilizuar aty. Me tė mbrritur nė krahinėn e largėt tė Kosovės, ai u vendos nė fshatin Zhur tė Hasit qė ndodhet nė rrethinat e Prizėrenit. Vetėm pak kohė pasi ai u vendos aty, u emėrua nga administrata qėndrore e Prishtinės, si Sekretar i Komunės sė Zhurit. Pasi punoi disa kohė nė atė detyrė, nga fillimi i vitit 1942 Perlati u transferua , po si Sekretar Komune, nė Ostrozup tė Rahovecit. Ndonėse ai vinte nga njė krahinė e largėt tė Jugut tė Shqipėrisė dhe me tradita e zakone tė tjera, pėr njė kohė tė shkurtėr u ambjentua me mjedisin e ri, sikur tė kishte vite qė jetonte aty.


Qėllon me armė flamurin italian

Edhe pse Perlati kishte rėnė nė kontak me idetė komuniste, qė kur ishte nė fshatin e tij tė lindjes nė Kuē tė Vlorės, ai nė vetvehte kishte ndjenja tė forta nacionaliste. Kėtė natyrė tė tij, ai e shprehu hapur qė kur ishte Sekretar i Komunės sė Ostrozupit nė nėntorin e vitit 1942. Atė ditė pranė godinės sė Komunės sė Ostrozupit, ishin mbledhur shumė shqiptarė pėr tė festuar 28 nėntorin, ditėn e flamurit. Mbi ballkonin e Komunės, atė ditė pranė flamurit shqiptar ishte vėnė dhe ai italian. Perlati, tepėr i indinjuar nga kjo gjė, nxorri revolverin nga brezi dhe qėlloi disa herė flamurin italian, deri sa e rrėzoi atė nė tokė. Pas kėsaj ai e mori atė flamur dhe e grisi publikisht, nė sy tė gjithaė banorėve tė asaj zone qė ndodheshin aty. Pas kėtij veprimi qė ai e bėri publikisht, u arrestua menjėherė nga autoritetet italiane, tė cilėt tė lidhur me pranga e shėtitėn nėpėr disa fshatra pėr ta demaskuar.

Pas arrestimit, ai u mbajt pėr pak kohė nė burgun e Prizėrenit dhe mė pas u transferua pėr nė burgun e vjetėr tė Tiranės. Qė kur u suall nė Tiranė, menjėherė pėr lirimin e tij u interesuan, Hoxhė Hyseni nje fetar me popullaritet tė madh nė Tiranė dhe Hasan Kryeziu qė ishte gjygjtar nė Gjykatėn e Tiranės. Kėta tė dy thėrritėn dėshmitarėt dhe i pėrpunuan ata qė tė flisnin nė favor tė Perlatit. Pas kėsaj, mbas katėr-pesė muajsh, nė prillin e 1943-it, Perlati mundi qė tė lirohet nga burg dhe u kthye pėrsėri nė Kosovė, duke u vendosur jo mė nė Rahovec, por nė Komunėn e Zymit. Para se tė shkone aty, mė parė ai kishte shkuar nė fshatin e tij tė lindjes e kishte marė tė gjithė familjen, (babanė Shefqetin, gruan Sheqibenė, e dy fėmijėt e vegjėl) pėr tu vendosur sė bashku me ta nė atė Komunė tė Kosovės.


Lidhet me Fadil Hoxhėn

Mbas daljes nga Burgu e kthimit pėrsėri nė Kosovė, Perlati u vendos nė Komunėn e Zymit, ku u emėrua pėrsėri si Kryetar i saj. Nė kėtė kohė, ai u lidh me lėvizjen antifashiste duke marrė pjesė aktive, sė bashku me Fadil Hoxhėn i cili drejtonte lėvizjen komuniste nė tė gjithė krahinėn e Kosovės. Pėrveē Hoxhės, kreut tė komunistėve kosovarė, Perlati u lidh ngushtė dhe me Rifat Berishėn, Qamil Brovinėn, Emin Durakun e Jaho Sali Manin. Gjatė asaj kohe, krerėt e lartė komunistė qė drejtonin rezistencėn antifashiste tė Kosovės i ngarkuan Perlatit detyra konkrete, tė cilat ai i kreu me pėrpikmėri duke dhėnė prova besnikėrie tė karakterit e idealeve tė tij. Gjatė gjithė asaj kohe, ai u inkuadrua nė brigadat partizane kosovare. Qė pėrpara se tė inkuadrohej nė atė brigada, Perlati bėri njė punė tė madhe nė terren, pėr ngritjen e kėshillave Nac-Ēlir. nė fshatrat Lubizhd e Xhanaj dhe u muar me furnizimin me armė tė vullnetarėve tė rinj qė u inkuadruan nė formacionet partizane. Pėr tė gjithė kėtė aktivitet tė madh, Perlati u bė tepėr i njohur dhe fitoi njė popullaritet tė madh, sidomos nė fshatrat Gėrēin, Ramaj, Vlashnjė-Zhur, Zym, Kabash etj. Nga kjo gjė, ai u zgjodh Kryetar i Kėshillit Nac-Ēlir. tė fshatit Zym.


Arrestohet nga partizanėt e Shefqet Peēit

Kur brigada e pestė partizane qė asokohe komandohej nga Kolonel Shefqet Peēi, kaloi kufirin shtetėror dhe u pėrqėndrua nė Qaf-Prush, krerėt e sajė u takuan dhe me Fadil Hoxhėn e Perlat Gjolekėn, i cili asokohe komandonte tre batalionte me partizanė kosovarė. Gjatė grumbullimit tė Brigadės sė pestė, nė fshatin Zym, ku ishte dhe qėndra e Komunės, disa prej krerėve tė asaj brigade nuk ju pėlqeu pozita qė gėzonte Perlati nė rradhėt e forcave partizane kosovare. Ata nuk e honepsnin dot, qė njė bashkfashatar i tyre, e pėr mė tepėr nga fisi i Gjolekajve, tė ishte partizan dhe tė kishte pozita komanduese. Pas kėsaj shtabi i brigadės, urdhėroi arrestimin e tij, duke e konsideruar si armik. Kjo gjė ngjalli reagime tė shumta tė partizanėve kosovarė dhe ēoi nė konflikt tė hapur shtabin e Brigadės sė pestė tė komanduar nga Shefqet Peēi e atė tė partizanėve kosovarė.

Pas kėsaj, nga ana e partizanėve kosovarė, u kėrkuan sqarime tek vetė Fadil Hoxha, i cili ju tha krerėve tė shtabit tė brigadės sė pestė:" Nė qoftė se ka probleme qė lidhen me kohėn qė Perlati ka qenė nė Shqipėri, na thoni. Nė tė kundėrtėn, nėse ka gjėra qė lidhen me qėndrimin e tij kėtu nė Kosovė, duhet tė kishit marrė dhe mendimin tonė, sepse Perlati ėshtė nga mė patriotėt qė kemi ne kėtu". Nisur nga kjo gjė dhe pėr tė mos e acaruar mė tepėr konfliktin, krerėt e Brigadės sė pestė u detyruan qė ta lironin Perlatin. Lidhur me kėtė njė nga partizanėt e vjetėr tė asaj brigade (H.B.) kujton:" Komandanti i brigadės Shefqet Peēi, ju drejtua Manush Myftiut e i tha: U matufepse, si nuk e mbajte mėnd atė vetullzinė, nga Kuēi qė luftonte nė kėmbė".

Kurse njė partizan tjetėr, po i kėsaj brigade Bato Zotaj (me origjinė nga Ramica e Vlorės) dėshmon:" nė fshatin Zym, tė Komunės sė Prizėrenit, ne takuam Perlat Gjolekėn nga fshati Kuē i Kurveleshit, i cili ishte lidhur me kohė me lėvizjen Nac-Ēlir. pėr shkak tė simpatisė sė madhe qė ai gėzonte nė popullsinė e asaj zone, Qarkori i Prizrenit e kishte caktuar qė tė punonte nė terren. Familja e tij, ishte bėrė bazė kryesore e luftės nė tė gjithė atė zonė". Pėr veprimtarinė e Perlat Gjolekės nė lėvizjen antifashiste nė zonėn e Prizrenit, dėshmojnė dhe ish partizanėt e vjetėr Skėnder Kreshpa, (ish pėrgjegjės i spitalit partizan) Haziz Qorraj nga Vranishti i Vlorės, (komandant kompanie nė batalionin e katėrt tė asaj brigade) dhe vetė Fejzo Ismaili nga Tepelena, qė asokohe ka qenė komandant i njėrės prej brigadave partizane shqiptare, qė asokohe luftuan nė Jugosllavi, jashtė kufijve politikė tė shtetit shqiptar.


Vrasja e Perlatit nga UDB-ja

Perlat Gjoleka, luftoi nė rradhėt e forcave partizane kosovare dhe atyre shqiptare, deri nė mbarimin e luftės. Lidhur me veprimtarinė e tij patriotike gjatė asaj kohe, dėshmojnė dokumentet arshivore qė sot gjenden nė Muzeun e Luftės tė rrethit tė Kukėsit, nė librin e studjuesit kosovar Tahir Zajmi dhe nė veprėn "Shpalime historike tė Dr.Prof. Zekirja Cana etj. Po kėshtu pėr aktivitetin e Perlatit, kanė dhėnė dėshmitė e tyre dhe bashkluftėtarėt e tij kosovarė si Ymer Man Duraku, Man Riza Ēollaku, Selman Ēoēaj etj. Pas mbarimit tė luftės, Perlati nuk u kthye nė vendlindjen e tij nė Kuē tė Vlorės, por vazhdoi tė qėndronte nė zonėn e Prizėrenit, duke punuar nė pushtetin lokal. Qė nė ditėt e para tė vendosjes sė pushtetit komunist nė gjithė territorin e Kosovės, Perlati u vu nė shenjestėr pėr t` u eleminuar, pasi ai kishte shprehur hapur pakėnaqsinė e tij nė lidhje me politikėn qė po ndiqej, e terrorin me vrasjet e shumta nė popullsinė e pafajshme.

Duke parė autoritetin e madh qė ai gėzonte nė atė zonė, nė fillim autoritetet jugosllave nėpėrmjet UDB-sė tentuan qė ta bėnin pėr vete, por nuk ja arritėn dot qėllimit. Pas kėsaj me akuza fallso, ata e arrestuan. Arrestimi i tij ngjalli njė indinjatė tė thellė nė tė gjithė Komunėn e Zymit ku ai vazhdonte tė ishte Kryetar i saj. Gjatė udhėtimit pėr ta dėrguar nė burgun e Prizrenit, forcat e shumta tė UDB-sė qė e kishin arrestuar, e ekzekutuan rrugės nė njė pyll, nėn preteksin e njohur: "tentoi tė arratisej".. Vrasja e tij, shkaktoi njė indinjatė tė madhe nė tė gjithė zonėn dhe disa famije protestuan ashpėr. Nga kėto protesta, autoritetet e UDB-sė arrestuan disa persona dhe pushkatuan Dervish Ademin, sė bashku me tė birin 25 vjeēar, e Maxhun Kabashin nga Damjani, pa i nxjerrė fare nė gjygj. Pas arrestimit tė Perlatit, UDB-ja arrestoi tė gjithė familjen e tij (babanė, gruan dhe tre fėmijėt, mė i vogli 18 muajsh). Kėta u mbajtėn pėr disa kohė nė burgun e Prizrenit. Marie Shllaku, njėra nga gratė simbol tė rezistencės antifashiste nė gjithė Kosovėn, e cila asokohe ka qenė nė burgun e Prizrenit, nė kujtimet e saja ka dėshmuar lidhur me vuajtjet e familjes sė perlatit nė atė burg, tė cilėt nuk e dinin se Perlati ishte pushkatuar.


Babai Perlatit, 80 vjeē, vdes nė burg

Pasi kaloi disa muaj nė burgun e Prizrenit, familja e Perlatit e ngelur nė mes katėr rrugėve, vendosi tė kthehej nė Shqipėri dhe u dorzua nė policinė e Kukėsit. Pas disa kohėsh ata u kthyen nė Tiranė dhe u vendosėn tek Mehmet Ali Shehu (vėllai i gruas Perlatit) i cili ishte mjaft i njohur dhe eksponent i luftės. Me ardhjen e familjes nė Tiranė dhe strehimin tek njeriu i tyre qė i mori nėn mbrojtje, telashet pėr ta nuk kishin mbaruar. Kėshtu pas pak ditėsh nga ardhja nė Tiranė, u arrestua dhe babai Perlatit, Shefqet Gjoleka qė ishte nė moshėn 75 vjeēare. Akuza ndaj tij ishte e montuar, sikur kishte qenė bashkpuntor i fashizmit, ndėrsa nė tė vėrtetė arrestimi i tij erdhi sipas relecioneve qė UDB-ja dėrgoi nė Tiranė pas ekzekutimit tė Perlatit. Shefqeti u dėnua me 5 vjet burg dhe pak kohė para se tė lirohej nė vitin 1952, vdiq nė burgun e Kalasė sė Gjirokastrės, nė rrethana ende tė panjohura. Vdekja nė burg e Shefqet Gjolekės, nė moshėn 80 vjeēare, ishte paraprirė nga njė vrasje tjetėr e Gjolekajve, pėrpara asaj tė Perlatit. Qė nė ditėt e para kur komunistėt erdhėn nė pushtet, nė vitin 1945, ata pushkatuan nacionalistin Zenel Gjoleka, kushuririn e Perlatit. Pas kėtyre vrasjeve mbi burrat e fisit tė njohur tė Gjolekjave tė Kuēit tė Vlorės, pėr 45 vjet me radhė mbi pasardhėsit e tyre, vazhdoi pa ndėrprerje persekucioni e lufta e klasave.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.