Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E keqja s'ka fund
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 73 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Histori :: Kosova gjatė luftėrave austro-turke
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Ē’thonė dokumentet italiane pėr njė periudhė ngjarjesh tė mėdha, nė tė cilat ishte pėrfshirė Kosova e gjysmės sė dytė tė shek. XVII? Pėrse historiografia serbe, qė i quan kėto ngjarje si tragjedinė mė tė madhe serbe pas Betejės sė Parė tė Kosovės, anashkalon njoftimet burimore pėr zhvillimet nė kėtė periudhė dhe veēmas pėr pėrbėrjen etnike tė Kosovės dhe tė trevave rreth saj...?

Nga PROF. DR. JAHJA DRANĒOLLI

Nė gjysmėn e dytė shek. XVII, Kosova qe pėrfshirė nė ngjarje pėrmasash tė mėdha. E quajmė tė nevojshme qė me kėtė rast tė paraqesim disa njfotime qė dalin nga dokumentet italiane, tė cilat deri vonė nuk kanė qenė objekt I ndonjė studimi tė veēantė nė historiografinė tonė. Ndryshe nga historiografia shqiptare, historiografia serbe kėto zhvillime i ka parė si tragjedinė mė tė madhe qė i ngjau popullit serb pas Betejės sė Parė tė Kosovės (1389).

Ē’thonė dokumentet?

Dokumentet italiane qė i referohen gjendjes nė Kosovė dhe mė gjerėsisht trevave shqiptare, gjatė kėsaj periudhe, ruhen kryesisht nė arkive e biblioteka tė Firencės, Milanos, Romės, Vatikanit, Venedikut etj. Krahas dokumenteve zyrtare, tė dhėna me interes ndeshim edhe nė vepra tė historianėve tė hershėm dhe tė kronistėve tė kohės, tė cilėt kishin pėrcjellė me kujdes luftėrat dhe kryengritjet qė kishin kapluar Ballkanin gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVII. Vend tė veēantė nė kėtė aspekt zėnė veprat monumentale tė kontit Luigji Marsili, abatit Kamilo Kontarini, historianėve Simpliqano Bizozeri, Qiro Gjaneli etj. Rol tė veēantė rreth ndriēimit tė kėsaj ēėshtjeje paraqesin edhe njoftimet qė ofrojnė relatorėt e papatit, tė cilėt, nėpėrmjet kishės romane, kishin qenė tė inkuadruar drejtpėrdrejt nė ngjarjet qė kishin pėrfshirė Kosovėn. Dy burra tė shquar tė kishės shqiptare-romane, Pjetėr Bogdani dhe Tomė Rospasari, madje qenė udhėheqės tė kryengritjeve ēlirimtare. Dokumentet nė shqyrtim sjellin njoftime qė hedhin dritė mbi raportet e popullsisė shqiptare tė trevave, qė u kapluan nga luftėrat ēlirimtare me pėrfaqėsues kryesorė tė ushtrisė austriake, tė cilėt, falė kryengritjes sė popullsisė shqiptare, arritėn tė depėrtonin pa pengesa deri nė Lumė dhe nė treva shqiptare tė Maqedonisė sė sotme. Kryengritėsit shqiptarė, tė kishterė e myslimanė, u rreshtuan pėrkrah forcave ushtarake austriake, duke krijuar njėsi tė veēanta me oficerė shqiptarė, si kapitenė, nėnkolonelė etj. Ajo qė tėrheq mė tepėr vėmendjen, ėshtė fakti se kėtu u vunė bazat e bashkėpunimit luftarak midis shqiptarėve tė fiseve tė ndryshme nė luftė pėr liri, qė shėrbyen si gurthemeltar pėr historinė e ardhshme tė kombit tonė. Pėr pjesėmarrjen e populates shqiptare myslimane nė luftėra ēlirimtare, nė mėnyrė tė qartė bėn fjalė edhe njė relacion i Pjetėr Budit, ku thuhet: “...jo pak here myslimanėt ishin prirur qė tė merrnin pjesė nė kryengritje tė armatosura”. Ndėrkaq, toleranca fetare e popullatės shqiptare, nė prag tė luftėrave austro-turke, shihet edhe nga njė relacion i Pjetėr Bogdanit, I cili drejtoi ceromoninė fetare tradicionale tė gushtit nė brigjet e Drinit tė Bardhė, nė trevėn e Prizrenit, nė tė cilėn morėn pjesė banorė katolikė, myslimanė dhe ortodoksė tė kėsaj treve.

Idetė largvajtėse tė Bogdanit

Kaptinė tė veēantė nė kuvende ballkanike nė luftė kundėr turqve paraqet shėmbėlltyra madhore e argjipeshkvit humanist dhe burrit dituror Pjetėr Bogdani. Rėndėsia e kėtij veprimtari shihet sidomos nė organizimin e kryengritjeve ēlirimtare shqiptare nė Kosovė e Malėsi kundėr turqve dhe nė koordinimin e lėvizjes ēlirimtare shqiptare me ushtritė austriake e venedikase. Lidhur me aktivitetin e Bogdanit nė Malėsi dhe nė Kosovė shprehen qartė edhe dokumentet zyrtare venedikase: “E questo prelato utile a negoziati con i Popoli dei Monti dell Albania...” Nė kėtė kuadėr, Bogdani, sė bashku me krerė tė tjerė shqiptarė, me entuziazėm pritėn trupat austriake nė krye me gjeneralin Pikolomini nė portat e Prizrenit. Nė kėtė qytet u zhvilluan edhe njė varg bisedimesh midis Bogdanit e Pikolominit. Megjithatė, i tėrė dokumentacioni i kohės, pa marrė parasysh se nga cili burim vjen, nuk ėshtė pėrfillur nga njė pjesė e hiatorianėve tė djeshėm dhe tė sotėm serbė, tė cilėt, duke e heshtur aktivitetin luftarak e diplomatic tė humanistit tonė, meritat e tij ia atribuajnė patrikut Arsenije Cėrnojeviq III, i cili, ndryshe nga Bogdani, qe njė figurė margjinale dhe nga frika e luftės kishte braktisur Pejėn. E quaj me vend tė theksoj se, nė kėtė periudhė ndėrlikimesh dhe luftėrash nė Kosovė dhe mė gjerė, Bogddani pėrpunoi njė ide largvajtėse qė shpiente nė pėrspektivė sovranitetin shtetėror e kishtar. Njė segment nga kjo ide ėshtė edhe ngritja e njė institucioni tė lartė kishtar shqiptar, mė i lartė se ai I argjipeshkvisė, i cili do tė ballafoaqohet nga pozita tė njėjta me Patrikanėn e Pejės. Argjipeshkvi ynė nuk kėrkonte njė kishė shqiptare-romane autoqefale, por njė patriarkat tė varur, sikurse ishte patriarkati i Republikės sė Venedikut. Ky patriarkat do tė fitonte tė drejtėn e ligjėruar qė tė pėrfshinte nė vartėsinė e vet tri argjipeshkvitė shqiptare-romane tė asaj kohe, tė Tivarit, Durrėsit dhe tė Shkupit. Paramendohej qė qendra e kėtij patriarkati tė ishte treva e Kelmendit. Me kėtė politikė largvajtėse shprehen prirjet e Bogdanit drejt bashkimit shtetėror, religjioz e kulturor tė trojeve shqiptare nė gjysmėn e dytė tė shek. XVII. Edhe pse Roma nuk e pranoi kėtė ide, ajo mbeti nė qarkullim njė kohė tė gjatė, madje filloi tė popullarizohat aq shumė, saqė Bogdani filloi tė mbiquhej Patriarku i Kelmendit dhe argjipeshkėv i Shkupit ose anasjelltas. Me kėtė titull e gjejmė nė dokumente zyrtare tė kohės. Nė anė tjetėr, sipas L. Marsilit, qendra e patrikut tė rashianėve ishte nė Pejė, trevė e kelmendasve shqiptarė: “Il Patriarca dei Rasciani che stalla in Ipek, loco de “Albanesi Climenti”.

Prania e shqiptarėve nė Nish

Burimet qė i kemi nė dorė, tė cilat dalin nga provinienca italiane, japin njoftime edhe pėr aksionet e aleatėve tė krishterė nė luftė kundėr turqve nė Kosovė dhe pjesė tė skajshme tė saj. Kėtej, sipas tyre provohet se gjenerali Pikolomini bėri pėrpjekje tė vinte kontakte me shqiptarėt e trevės sė Nishit, Prokules e Toplicės dhe prej kėndej tė dilte nė Lab (Llap), gjė qė arriti pa vėshtirėsi. Me tė arritur kėtu, ai rrethoi Prishtinėn, ku ishin tė vendosur trupat e Mahmut Pashės. Meqė u zu ngoje Nishi (qendėr e njohur e Dardanisė sė antikitetit) nė realacion me shqiptarėt, ėshtė me interes tė pėrmendet njė detaj qė del nga jeta e Tomė Rospasarit, ku bėhet fjalė edhe pėr praninė e shqiptarėve nė Nish gjatė luftėrave austro- turke: “...venni a Belgrado, da dove fui novo richiamato e Nissa dall’ Eccellentissimo Generale Conte Vetrani per causa della lingua natione albanesi”. Zyrat e noterisė dhe kancelarisė italiane shėnuan edhe ndėrhyrjet e gjeneralit Pikolomini nė trevėn e Pejės, Prizrenit e Shkupit. Pasi qė nė fillim tė muajit nėntor tė vitit 1689 kishte hyrė Pikolomini nė Prizren, atje qe i pritur duarhapur nga popullata e qytetit, e shoqėruar nga 20.000 vullnetarė. Pėr ta pėrfituar masėn vullnetare, merita u takonte Bogdanit dhe franēeskanit Tomė Rospasarit. Gjithashtu, Pikolomini u prit mirė edhe nė Shkup nga popullata shqiptare e qytetit, gjė qė dėshmohet nga njė korrespondencė nga Vjena qė mban datėn e 20 nėntorit 1689: “Arbėrit dhe Arnautėt, si dhe popuj tė tjerė tė kėsaj treve, si tė krishterė, ashtu dhe myslimanė...” (Venezia, Fondazione Cini). Gjenerali Pikolomini ushqente shpresa tė mėdha se, pėrveē populates shqiptare tė Prizrenit e Pejės, do t’i pėrfitonte pėr aleatė edhe malėsorėt shqiptarė tė Malit tė Zi. Kur ėshtė fjala pėr malėsorėt, ėshtė me interes tė spikatet kėtu njė pasazh, ku si miq tė perandorit austriak Leopoldit I pėrmendėn edhe shqiptarėt e Rozhajės dhe tė Bellopojės. Prishja e aleancės shqiptaro- austriake
Republika e Venedikut i pėrcillte me vigjilencė tė madhe ngjarjet qė kapluan Kosovėn gjatė viteve 1689-1690. Senati venedikas dhe proveditorėt e Venedikut nė Dalmaci qenė tė interesuar pėr ēlirimin e Pejės nga sunduesi turk. Nė kėtė kohė, kishte hyrė nė Pejė gjeneral Pikolomini. Nga burimet venedikase del e qartė se Pikolomini nuk pati rast tė takohej me patrikun Arsenije III Cėrnojeviq, I cili, pasi qė kishte kapluar zjarri I luftės Pejėn, kishte ikur nė Nikshiq. Popullata shqiptare, e shtyrė nė njė anė nga besimtarėt venedikas dhe nė anėn tjetėr nga veprimet e ashpra tė hercogut Holshtajn, i cili mori postin e kryeeprorit ushtarak pas vdekjes sė Pikolominit, dukshėm filloi tė largohej nga aleatėt e deridjeshėm austriakė. Praninė austriake nė trevėn e Kosovės e vėshtirėsoi edhe vdekja e Pjetėr Bogdanit, bashkėpunėtor mė i shquar i Pikolominit. Situata mori pikėn e vlimit midis aleatėve austriakė e shqiptarė, sidomos kur trupat e hercogut Holshtajn u futėn nė Lumė pėr t’i djegur mė tepėr se tridhjetė fshatra shqiptare. Eshtė pėr tė vėnė re se dokumentet e burimit venedikas, pėr shkaqe tė politikės sė ēastit, nė kėtė pikė ruajnė njė dozė subjektivizmi. Po kėto burime, edhe pse pėr disa ngjarje japin hollėsi me interes tė veēantė, heshtin gjendjen nė Kosovė pas disfatės sė aleancės sė krishterė nė Kaēanik. Pėrjashtim nė kėtė aspekt bėn njė njoftim qė mban datėn e 12 shkurtit tė vitit 1690, ku njė dėshmitar flet nė mėnyrė mbresėlėnėse pėr tragjedinė e Kosovės...: “Egėrsitė e reja tė tatarėve pėr ta shfryrė shtazarinė e vet ēnjerėzore mbi arbėrit dhe arnautėt, duke djegur shumė fshatra, duke i vrarė mizorisht ata banorė tė mjerė vetėm nga qė kishin treguar respekt dhe kishin ndihmuar ushtrinė gjermane...” Ēėshtje nė vete gjatė luftėrave austro-turke ndėr shqiptarėt paraqet procesi i islamizmit dhe revolta e shqiptarėve myslimanė kundėr pushtetit turk. Pjesėmarrja e shqiptarėve myslimanė nė luftėra kundėr pushtuesve osman nuk qe i vogėl, gjė qė provohet mė sė miri nga njė lajm i P. Budit drejtuar kardinalit Gjokadino nė vitin 1621. Sipas disa njoftimeve qė ruhen nė dorėshkrimet e Bibliotekės e tė Arkivit Shtetėror tė Bosnjės, autor i tė cilave ėshtė konti Luigji Marsili, provohet se shqiptarėt nė pėrgjithėsi qenė tė ndarė nė gjashtė apo shtatė krahina, tė gjithė i pėrkasin ritit ortodoks: “Gli Albanesi...tutti di rito scismatico”, pėrveē Kelmendit qė nė tėrėsi i pėrkiste religjionit katolik.

Serbė, apo shqiptarė tė ritit ortodoks?

Ky njoftim dhe disa njoftime tė tjera tė ngjashme tė burimit tė njėjtė, ripohojnė se, nga kapėrcyelli i shek. XVII ende nuk ishte kryer procesi i islamizimit ndėr shqiptarėt dhe se kryengritėsit skizmatik qė i ndeshim nė luftėra kundėr turqve, nuk qenė serbė tė udhėhequr nga Arsenie Cėrnojeviqi III, sikur pėrpiqen tė shpjegojnė disa historianė serbė, por shqiptarėt e ritit ortodoks, nė shumicė dhe serbėt ortodoksė nė pakicė, tė cilėt luftuan kundėr armikut tė pėrbashkėt. Dokumentacioni i kohės provon se treva e Kosovės gjatė luftėrave austro-turke, kryesisht qe e banuar nga popullsia shqiptare dhe se kjo trevė pėrfshihej nė kuadėr tė konceptit shqiptar. Qė kėtej, popullatėn vendėse tė trojeve nė fjalė nė tė shumtėn e rasteve e ndeshim tė bartnin etnonimin “albanesi”, “arnaut”, qė nė essence kanė kuptim tė njėjtė. Por nė tė njėjtėn kohė dokumentet qė dalin nga zyra e papatit, Kosovėn e regjistrojnė nė kuadėr tė konceptit Servia (Serbia). Kėshtu, te P. Bogdani, edhe pse qe shqiptar i Kosovės, nė shkrime tė veta italisht e latinisht, pėrdorte emėrtimet gjeografike qė kishte pėrvetėsuar administrata kishtare katolike, e cila pėr sa u pėrket trojeve shqiptare pėrdorte edhe emėrtimet e trashėguara nga periudha paraosmane, konkretisht emėrtimet e zyrtarizuara gjatė sundimit anzhuin nė shek. XIII. Kėshtu, bie fjala, ai quante Arbėri (Albania), ashtu si dhe aktet e zyrave perėndimore, vetėm viset qė kishin hyrė nė Mbretėrinė e Arbėrisė tė krijuar nė kohėn e Karl Anzhusė (1272), kure Kosovėn, sadoqė banohej nga popullata shqiptare, vazhdonte tė pėrfshinte, ashtu si nė shekullin XIII nėn emėrtimin Servia, edhe pse shteti serb, si dhe Mbretėria e Arbėrisė, kishin tre shekuj qė ishin pėrmbysur. Krahas etnonimit “albanese” dhe shtetit “Albania”, gjatė pėriudhės qė kemi nė shqyrtim, ndeshim edhe etnonimin epirot dhe shtetin e Epirit; maqedon e Maqedoni, qė i referohen etnonimit Arbėr dhe shtetit tė Arbėrisė. Pėrveē konceptit Kosova, si pjesė e Arbėrisė dhe pjesė e Epirit, nė njė relacion qė ruhet nė Arkivin Mediēi tė Firencės, e ndeshim Kosovėn si koncept tė rajonit tė gjerė: “Relazioni di quanto nel paese di Cossova”. Pasqyrė mė tė qartė pėr aspektin gjeopolotik tė Arbėrisė gjatė luftėrave austro-turke e shohim tė shpjeguar nė njėrėn ndėr veprat e Luigji Marsilit, personalitet qė njihte drejtpėrdrejt gjendjen nė Shqipėri. Ky di pėr Shqipėrin turke (Albania Turca), Shqipėrinė e lirė (Albania Libera) dhe Shqipėrinė venedikase (Albania Veneta). Duke pėrmbyllur, e quaj mė vend tė konstatoj se dokumentacioni italian plotėson mjaft mirė dokumentacionin e burimit austriak e turk pėr ēėshtjen e Kosovės gjatė luftėrave austro-turke dhe kjo lėndė ofron dėshmi tė pakundėrshtueshme pėr inkuadrimin e shqiptarėve tė Kosovės nė rrjedhat e ngjarjeve tė mėdha tė kėsaj kohe.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.