Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Buka s'ka turp
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 91 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Kulture :: A do te shembet valle ndertesa e Teatrit Kombetar?
Postuar nga: Roleli

Kulture Ditet e fundit po flitet gjithnje e me teper per modernizimin e qyteteve tona duke perfshire ketu ne radhe te pare ndertesat e larta shumekateshe te stilit perendimor te cilat po te kryhen pa disa kritere baze shkojne duke i marre frymen e jo rralle edhe duke eleminuar fizikisht ndertesat e vjetra me vlera te rendesishme historiko-kulturore e arkitektonike. Nje fat i tille shkaterrimi i kanoset edhe nderteses se Teatrit Kombetar ne qender te Tiranes…

Teatri dhe komuniteti
Teatrot dhe kinematė zakonisht kanė qenė simbole tė njė qyteti, pėrsa i pėrket jetės sė komunitetit, sepse janė vende ku njerėzit mblidhen e ndajnė sė bashku emocione tė forta, ēka ėshtė njė nga pėrvojat qė i lidh shumė njerėzit. “Ēfarė ėshtė e shenjta? – pyet Gėtja dhe pėrgjigjet: “Ajo qė bashkon shumė shpirtra”. Nė shekullin e njėzetė vendet ku shkohet sė bashku pėr tė shijuar artin, si kinematė, teatrot apo ekspozitat, kanė marrė gjithnjė e mė shumė hijen e vendeve tė kultit fetar.
Shqipėria ende nuk e ka pėrvojėn e krijimit tė komunitetit, sepse gati pėr pesėdhjetė vjet, aq sa konsumohen thuajse dy breza, provoi njė kolektivizim tė imponuar, vizita kolektive tė imponuara nėpėr pika kulti qė pastaj dolėn tė rreme. Ana tjetėr e medaljes sė kėtij kolektivizimi tė imponuar ishte ruajtja e egoizmit tė klanit/familjes dhe individualizmi ekstrem, sintetizuar nė thėnien e vjetėr shqiptare: ”ai gjarpėr qė nuk mė kafshon mua rroftė 110 vjet”. Nė fakt ishte bash kolektivizimi i imponuar ai qė nuk lejoi tė zhvillohen instrumentat e ngjizjes sė njė shoqėrie tė vėrtetė demokratike, tė njė komuniteti qė i merr vetė vendimet pėr vetveten. Me rėnien e komunizmit mungesa e kėtyre instrumentave bėri tė shpėrthejė egoizmi i ngushtė klanor/familiar dhe njė individualizėm ekstrem, i cili u shfaq qė nga ikja nga Shqipėria, duke lėnė prapa mallkimin pėr kėtė vend, deri tek shikimi i ēdo gjėje publike si plaēkė lufte pėr t’u grabitur nga mė i forti dhe mė i shkathti klan apo individ.
Qė kjo mendėsi e plaēkitjes sė pronės publike nuk ka ndryshuar, e tregon edhe iniciativa e fundit pėr tė shkatėrruar Teatrin Kombėtar, e pėr tė ndėrtuar atje njė kompleks gjigant mbi parimin 20 pėr qind pronari (nė kėtė rast prona publike) dhe 80 pėr qind privati. (Me njė kalkulim tė shpejtė njė specialisti mė nxorri se me ndėrtimin e njė ndėrtese dhjetė katėshe fitimi neto i privatėve aty do tė ishte minimumi afro 25 milion dollarė). Pra nė vend se pas dhjetė vjetėsh tė shihnim lindjen e iniciativės sė komunitetit, me nė krye ndoshta biznesin e ndėrtimit, qė ėshtė pjesa mė e pasur e kėtij vendi, i pasuruar pikėrisht nė kurriz tė pronės publike dhe private tė shqiptarėve tė varfėr, pėr t’i dhuruar vendit njė teatėr tė ri, kemi iniciativėn e shembjes sė njė teatri, pėr ta shfrytėzuar edhe kėtė sipėrfaqje, pėr tė ngritur atje mbi dy katet e teatrit supermareketa apo qendra biznesi. Nė Shqipėri dikur ka pasur pasanikė qė i kanė dhuruar qytetit tė tyre prona publike. Kujtoj dhurimin e ndėrtesės sė Shkollės sė Parė Shqipe apo Turtullin qė i ndėrtoi Korēės, bibliotekėn e qytetit. Sot pronarėt i venė flakėn shkollave publike pėr tė ndėrtuar aty grataēiela, qė u sjellin pėrfitime personale. Ka ardhur koha tė lindė njė ndėrgjegjie tjetėr. Ka ardhur koha qė si politikanėt qė i dhanė ashtu edhe privatėt qė i morėn Tiranės dy kinematė mė tė rėndėsishme, atė Partizani dhe kinema 17 Nėntorin, duke i shndėrruar qė tė dyja nė qendra bixhozi, tė mendojnė se si mund t’i kthehen ato, dhe shumė si ato, qytetit pėr tė pasuruar jetėn publike mė shumė sesa xhepat e tyre.
Teatri si monument historik
Njė ēėshtje tjetėr e rėndėsishme qė u debatua ishte ajo nėse e meriton ndėrtesa e teatrit tė ruhet si trashėgimi kulturore apo monument historik apo jo.
Ata qė e hidhnin poshtė kėtė ide mbėshteteshin mbi dy argumenta: sė pari ndėrtesa e teatrit tė s’kualifikohet, sepse ėshtė njė ndėrtesė qė, nga pikėpamja arkitektonike, nuk paraqet ndonjė vlerė tė veēantė dhe, e dyta, sepse kėtu ėshtė prodhuar kultura socrealiste, pra njerėzit nuk kanė nga ky teatėr kujtime tė bukura, pasi ky, madje, na qėnkėsh pėrdorur edhe si sallė gjyqi.
Mirėpo kėto dy lloj argumentash nuk kanė tė bėjnė fare me kriteret pse njė ndėrtesė shpallet monument historik. Njė monument historik nuk e ka vlerėn kryesore, as tek monumentaliteti apo vlera e vet arkitektonike, dhe as tek pozitiviteti i vlerave qė ka pėrēuar. Ai mė sė pari e ka vlerėn tek kujtesa historike qė pėrēon dhe, nga kjo pikėpamje, deri edhe materiali me tė cilin ėshtė ndėrtuar ai ėshtė pjesė e kėsaj kujtese. Edhe fakti qė dikur mund tė jetė pėrdorur si sallė gjyqi e pasuron historinė e tij. Nė rastin konkret, mbi tė gjitha, kuptohet se vlera historike e kėsaj ndėrtese ėshtė se atje ėshtė luajtur pėr herė tė parė drama shqiptare dhe Shekspiri nė shqip, por edhe fakti qė kėtu janė zhvilluar aq e aq festivale teatrore me drama qė lanin dhe shpėrlanin trutė e njerėzve. Pra argumenti se kjo ndėrtesė nuk na sjell kujtime tė mira ėshtė njė argument sa naiv dhe i lehtė aq edhe antihistorik. Shembulli i shkatėrrimit tė njė ndėrtese historike mbi kėto kritere ėshtė edhe shembja e shtėpisė ku ėshtė themeluar Partia Komuniste shqiptare. Logjika ishte se kjo qe njė shtėpi e rrėnuar e ndėrtuar me qerpiē, dhe njė ndėrtesė qė lidhej me diktaturėn qė na solli Partia Komuniste. Mirėpo kjo ndėrtesė e thjeshtė nga pikėpamja arkitektonike vlente tė konsiderohej monument historik, pikėrisht sepse na fliste aq shumė pėr njė periudhė qė kemi kaluar. Fakti qė partia qė lindi nė kėtė ndėrtesė sundoi pėr 50 vjet Shqipėrinė, dhe vendosi fatet e shqiptarėve pėr pesėdhjetė vjet, fakti qė zorr se ka shqiptar qė ka jetuar atė kohė qė nuk ėshtė ēuar kolektivisht pėr ta vizituar kėtė shtėpi, janė fakte historike, qė kanė shenjuar kujtesėn tonė e qė brezat e ardhshėm duhet t’i njohim pėr tė kuptuar mė mirė se nga vijnė. Nė San Petersburg kryqėzori Aurora ėshtė restauruar edhe nė periudhėn poskomuniste, dhe e sheh pėrditė me vizitorė, edhe pse prej gjėmimit tė topave tė tij lindi njė nga diktaturat mė tė egra tė shekullit tė XX-tė. Pra monumetet historikė nuk vlejnė pėr tė na bėrė tė ndjehemi krenarė me tė kaluarėn tonė, apo pėr t’i shėrbyer pushtetit tonė, siē i konceptoi Enver Hoxha duke ruajtur si monument historik vetėm kėshtjellat dhe vendet e luftės Nacional- Ēlirimtare, as pėr tė ngjallur kujtime tė ėmbla dhe tė bukura. Monument historik ėshtė ajo ēka na ndihmon pėr tė treguar rrugėn se nga kemi ardhur, qė na tregon, veē tjerash edhe se si kemi jetuar, se ēfarė kemi ndėrtuar, dhe nėpėrmjet cilave kultura (edhe arkitektonike) kemi kaluar.
Kurse ideja e shembjes sė teatrit tregon se ne vazhdojmė tė jetojmė komedinė e lumturisė sė harrimit tė sė kaluarės ana tjetėr e medaljes, sė tė cilės ėshtė tragjedia e pėrsėritjes sė tė kaluarės.
Teatri dhe urbanistika e Tiranės
Zona ku ndodhet teatri ėshtė njė nga zonat mė tė vjetra tė Tiranės. Sikur tė heqėsh njė drejtėz jo mė shumė se njėqind e pesėdhjetė metra prej aty, dhe tė pėrshkosh njė rreth do tė shohėsh se brenda kėtij rrethi do tė hynin monumente tė rėndėsishme historike. Shtėpia e Toptanasve me muret historike pėrreth, Pallati i Zogut, sot Akademia e Shkencave, pallati i familjes mbretėrore mė pas Pallati i Pionierėve, Parlamenti, ca mė tej, Galeria e Arteve dhe Hotel Dajti. Po nė atė rreth mund tė futet edhe Xhamia me Sahatin, turbja e Sulejman Pashės, edhe kompleksi i ndėrtesave tė Ministrive e Bashkisė i shpallur sė fundi monument kulture. Ēdo logjikė urbanisti normal e ka gjykuar monstruoze ndėrtesėn e lartė qė pengon pamjen e xhamisė dhe sahatit, dhe qė ka varrosur njė ndėrtesė tė mrekullueshme tė vjetėr pėrbri saj, duke hyrė nė kėtė zonė e cila, sipas ēdo llogjike normale, duhej tė mbetej me ndėrtesa tė ulta. Pa dyshim jashtė vendit ėshtė edhe ndėrtesa e lartė nė krah tė ndėrtesės sė PD-sė e ndėrtuar nė kohėn e Berishės. Ndėrkaq thuhet se ėshtė dhėnė leje pėr tė ngritur njė ndėrtesė edhe mė tė lartė pėrbri saj (duke shkelur, sipas disa burimeve, tre metra edhe vijėn e ndėrtimit (ēka ėshtė njė krim urbanistik). Dhe tani ēuditėrisht nė vendin ku ndodhet ndėrtesa e teatrit, pra prapa Ministrisė sė Rendit qė ėshtė monument kulture, madje brenda njė zone qė ėshtė e pėrfshirė nė zonėn muzeale, nė mėnyrėn mė arbirtare dhe aventureske, hidhet  ideja pėr tė ngritur njė grataēielė tjetėr, e cila do tė sfidonte pėrfundimisht Xhaminė dhe Sahatin, dhe tė gjithė kompleksin qė pėrmenda mė sipėr.
Njė akt i tillė urbanistik nuk do koment. Ai veēse do t’i bashkangjitej krimeve tė tjera urbanistike tė kryera nė Tiranė, vepra tė llojit mė tė ri (dhe njėherėsh mė tė vjetėr) tė shqiptarėve qė nxorri ky tranzicion, ku mplekset injoranca me etjen e pashuar pėr para, dhe me shikimin e kėtij vendi dhe tė kėtij komuniteti thjeshtė si plaēkė pėr t’u shfrytėzuar dhe grabitur.
Teatri dhe deliret e Ramės
Kur mendon se ndėrkohė qė tentohet tė ngrihet njė grataēielė nė truallin e Teatrit Kombėtar, jo mė shumė se njėqind metra mė andej vazhdon tė mbahet nė gjendje rrėnimi, me njė oborr qė shėrben si parking makinash, ndėrtesa ndoshta mė e bukur dhe nga mė tė vjetrat e Tiranės, ajo e Toptanasve, bri tė cilės vazhdon tė mbahet nė mėnyrėn mė absurde njė repart ushtarak qė ka mbetur aty qysh prej kohės sė Enver Hoxhės, ėshtė e qartė se ndjeshmėria e kryetarit tė Bashkisė Rama dhe stafit rreth tij,  nuk ėshtė e drejtuar aspak pėr kah ruajtja e ndėrtesave tė vjetra, por pėr kah shkatėrimi i tyre nė funksion tė ndėrtimeve tė reja.
Logjika mė e zakonshme e shpjegon kėtė me idenė se kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė fituar pikė elektorale, veēanėrisht tek njė popullsi qė nuk e ka kulturėn e ruajtjes sė historikes, madje qė noton e lumtur nė harresėn e saj. Por, edhe pėr tė fituar individualisht (sipas thashethemeve ēdo dhėnie trualli i sjell atyre qė e japin tė paktėn njė apartament ose vleftėn e tij nė dollarė).
 Kjo ka qenė logjika edhe e kryetarėve paraardhės tė bashkisė. Por kryetari ynė i fundit i bashkisė ndryshon nga paraardhėsit, tė cilėt kanė mbajtur njė profil tė ulėt pėrsa i pėrket delireve dhe manirave tė tyre personale. Rama pa dyshim ka njė profil tjetėr. Tek ai duket qartė prirja pėr t’i dhėnė vulėn e tij qytetit. Kjo prirje ka sjellė disa suksese, veēanėrisht nė shkatėrrimin e kioskave nė Parkun Rinia dhe ato buzė Lanės, dhe nė restaurimin e disa rrugėve kryesore tė qytetit, por, mesa po duket dita ditės, po sjell dhe rrezikon tė sjellė edhe shumė dėme, veēanėrisht pėrsa i pėrket shkatėrrimit tė kujtesės historike tė qytetit, pėrdorimit jo nė mėnyrė tė ballacuar tė tė hollave, dhe harrimit tė zonave mė periferike tė kryeqytetit.
Pėrdorja e ndėrtimeve si njė mjet pėr tė pėrjetėsuar vetveten, ėshtė njė nga sindromat mė tė pėrhapura tė njerėzve qė gjakojnė pėr pushtetin, ashtu sikurse shpesh herė edhe pėrdorja e ndėrtimeve me synime manipulimi ideologjik. Shembujt e kėsaj janė tė pafundėm. Shpesh herė nga kėto delire pushtetarėsh e mbretėrish kanė dalė edhe kryevepra arkitektonike (mjafton tė kujtosh piramidat apo Luvrin dhe Shėnbrunin) ashtu sikurse nga kėto delire kemi edhe krime tė mėdha urbane (ndoshta mė i madhi syresh ėshtė djegja e Romės nga Neroni i cili i vuri flakėn Romės qė tė frymėzohej pėr tė shkruar pastaj njė poezi.) Nė shekullin e XX-tė nė botėn demokratike kjo mani mbretėrore erdhi duke u zbehur dhe ndėrtimet nuk kishin mė karakter pėrjetėsimi monarkėsh, por erdhėn duke u demokratizuar duke u bėrė gjithnjė e mė shumė ēėshtje pėr tė cilėn vendoste komuniteti, i cili mė shumė sesa pėr lavdi monarkėsh kishte nevojė pėr shėrbime. Po ashtu ky shekull, veēanėrisht pjesa e dytė e tij, ka qenė edhe shekulli i shenjtėrimit tė ndėrtimeve qė pėrbėnin kujtesėn kolektive, pra i ruajtjes me fanatizėm tė sė vjetrės. Mjafton tė kujtoj se Varshava e vjetėr u shkatėrrua totalisht nga bombardimet gjermane dhe polakėt nuk ngritėn aty pallate tė reja, por e rindėrtuan kryekėput siē kishte qenė (madje ende sot nuk e kanė mbaruar restaurimin e plotė tė saj) pėr tė treguar se ēfarė rėndėsie i kanė dhėnė evrpianėt e qytetėruar pjesės historike tė qyteteve tė tyre. Pėr fat tė keq, nė pjesėt mė tė paqytetėruara tė botėn lindore vazhdoi mania e shkatėrrimit tė sė vjetrės dhe e ngritjes sė monumeteve glorifikese tė diktatorėve. Njė nga rastet mė tė vona ėshtė ai i Ēausheskut, i cili shkatėrroi njė nga pjesėt mė tė bukura tė Bukureshti pėr tė ngritur njė pallat monstėr, qė gjithsesi do tė mbetet monument historik pėr tė treguar se deri ku kanė arritur deliret e diktatorėve komunistė.
Nė kėtė traditė politikanėt shqiptarė kanė rrėnuar traditėn historike pėr tė ngritur mbi gėrmadhat e saj vetveten. Shembulli mė shkatėrrues ėshtė ai i Enver Hoxhės, qė zhduku aq shumė nga trashėgimnia e traditės (kujtoj shkatėrrimin e kishave dhe xhamijave), nga ajo orientale (kujtoj shkatėrrimin e pazarit tė Tiranės) por edhe nga ajo italiane ku shembulli mė dramatik ishte shembja e Kishės Ortodokse, e ndėrtesės sė bashkisė dhe kafe Kursalit nė qendėr tė Tiranės, pėr tė ngritur monumente qė glorifikonin kohėn e tij.
Mjafton tė shohėsh prirjen e Ramės pėr tė ndėrhyrė vetėm nė qendėr tė Tiranės, dhe pėr ta shpėrndėruar atė duke ngritur aty grataēiela, ose ekspansionin nė lyerjen e ndėrtesave tė ngjyrave tė tij tė preferuara tė ndezura (e kuqja, e gjelbėra dhe e verdha), pėr tė ardhur tek ideja se Rama po ka tė njėjtėn sindromė, pavarėsisht se nuk ka tė njėjtin pushtet. Lumturia e harresės tė sė kaluarės tek njė karakter si Rama, shenjė e narēizizmit dhe egocentrizmit tė tij ekstrem, qė i veshur me pushtet ka marrė njė arrogancė dhe arbitraritet tė pafrenueshėm, ka bėrė qė lyerja e pallateve te Shallvaret, ndėrtesa historike, tė kryhet nė mėnyrė tė tillė qė tė shpėrndėrrojė krejtėsisht stilin dhe identiteti i tyre, duke treguar se kjo sindromė ka avancuar. (kėtė gjykim timin, duke patur parasysh faktin se shijet nganjėherė janė tė ndryshme, e kam gjetur tek njė numėr i madh arkitektėsh dhe njėrėzish tė kultivuar, shqiptarė dhe tė huaj).
Ėshtė mė shqetėsues fakti qė askush nuk po i thotė ndal kėtyre prirjeve shkatėrruese tė vlerave historike dhe tė hapėsirave publike. Rasti i debatit mbi teatrin ishte fatlum, sepse kishte njė komunitet qė interesohej pėr mbrojtjen e tij, (ndonėse pati nga ata qė edhe kėtė pėrpjekje tentuan ta diksreditojnė ca duke u marrė me brekėt, ca tė tjerė me zėrin e keq, ca me emocionalitetin e lartė, e ca duke s’kualifikuar ēdo njeri qė nė atė debat nuk paskėsh qėnė nė nivelin e specialistit.) Por, ndėrkaq, qytetarėve tė tjerė, qė nuk ndėrtojnė dot as kėtė lloj komuniteti, po u rrėmbehen shtėpitė e vjetra pėr dy groshė, po u ngrihen grataēielat mu pėrpara fytyrės, po u hidhet boja e kuqe  nė mėnyrėn mė arrogante mbi surrat dhe askush nuk reagon. Debati mbi teatrin ishte njė shembull se si mund tė fillojė tė funksionojė forca e komunitetit kundėr tė keqes mė tė madhe, qė po vuan shoqėria nė kėtė periudhė: koalicionit tė arbitraritetit tė injorancės, delirancės dhe korrupsionit tė pushtetparasė.

FATOS LUBONJA

Marre nga gazeta Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.