Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Here me hiri her me pahiri, disa here gabon edhe i miri.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 116 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Ceshtje Kombetare :: Jeta e nje nacionalisti
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Historia e njerit prej nacionalisteve me pasionante te Shqiperise.

Mustafa bej Deliallisi dhe ekzekutimi i tij nga dora e Kadri Hazbiut

Mustafa Gjinishit i pėlqeu karakteri atdhetar i Mustafait dhe nacionalizmi i tij, ndaj dhe u afrua shumė me tė. Nė bisedė e sipėr pėr krijimin e Partisė Komuniste, ai i tregoi Mustafa Gjinishit, se asnjėherė nuk qe pajtuar me bolshevizmin, me parimet e Leninit dhe tė Stalinit, se pėr ta kishte lexuar qė nė Itali, kur ishte student dhe se e dinte qė Rusia, si aleate e fuqive perėndimore, kishte siguruar me propagandėn e saj mashtruese qė ndihmat materiale tė kėtyre aleatėve t'u shkonin komunistėve.

Megjithatė, pėr hir tė kombit, bėnte edhe lėshime. Kėshtu, kur nė Shijak, nė vitin 1943, u krijua celula e partisė komuniste dhe nė krye tė saj u caktua Minella Toēi (njė ish-student i larguar nga Italia), njė djalė me kulturė dhe mjaft tolerant, Mustafa Deliallisi me vėllezėrit e vet, Kapllanin, Jakupin dhe Shefqetin e Ymer beut, i ofruan ndihmėn e tyre tė pakursyer, me autoritetin qė kishin nė tė gjithė zonėn. Pikėrisht ky qėndrim kaq njerėzor i kėtij oficeri akademist i kishte bėrė shumė pėrshtypje Mustafa Gjinishit. Flitet se Gjinishi kishte shfaqur mendimin se Mustafai, si nacionalist i betuar dhe trim, duhej afruar mė shumė nga ēeta e Pezės, por kjo nuk qe miratuar nga komunistėt, qė kishin nisur ta futnin ēetėn e Pezės nė hullinė e tyre.

Nė disa kujtime veteranėsh shkruhet se diku andej nga maji i vitit 1942 pati ndonjė element qė u lėkund, por, edhe pse u larguan nga ēeta e Pezės, asnjė prej tyre nuk tradhėtoi. Ndėr ta bėnin pjesė edhe dy Deliallisėt: Qemali (me ide komuniste) dhe Mustafai (me ide nacionaliste). Mbi tė gjitha Qemali ishte dhe anėtar efektiv i ēetės sė Pezės. Mustafa Deliallisi, ashtu sikundėr Mustafa Gjinishi, Mustafa Kraja, Halim Begeja, etj ishin me pikėpamje tė theksuara nacionaliste e legaliste. Pėr kėto ata, pėr pėsedhjetė vjet me radhė, janė akuzuar si tė shitur tek fashizmi, ndaj mė nė fund partia, atyre dhe shumė e shumė tė tjerėve si ata, ua "ēorri maskėn" dhe i shpalli armik tė hapur tė popullit, nė shėrbim tė fashistėve italianė dhe tė nazistėve gjermanė. Tashti, pas kaq vitesh, njė gjysėm shekulli mė vonė, mos vallė mund tė akuzohen partizanėt si njerėz tė shitur te bolshevikėt dhe qė luftuan nė shėrbim tė tyre? Veē njė gjė ėshtė e vėrtetė: nė atė kohė pluraliste, si legalistėt, ashtu edhe ballistėt, kishin moto tė tyre nacionalizmin dhe luftonin pėr Shqipėrinė etnike, por kjo pas ēlirimit u mbyll dhe u harrua si njė kapitull kapriēoz, duke lėnė nė mėshirė tė fatit Kosovėn dhe Ēamėrinė.

Falė kulturės dhe intuitės qė kishte, Mustafai i shikonte gjėrat ashtu siē ishin dhe nuk gėnjehej nga premtimet. Ai e ndiente se reja komuniste po ndehej edhe mbi Shqipėri, ndaj kėputi ēdo lidhje me Pezėn. Nė kėtė situatė, i vuri si qėllim vetes shmangien e konflikteve dhe tė tensioneve. Edhe Konferencėn e Pezės, qė u mbajt nė shtator tė vitit 1942, ku u pranua platforma e propozuar nga Partia Komuniste Shqiptare, Mustafai nuk e priti fare mirė. Ai e dinte se kjo do tė thoshte futje tėrėsore e komunizmit nė Shqipėri, paēka se propagandohej qė ishin hedhur themelet e frontit tė pėrbashkėt nacionalēlirimtar dhe tė pushtetit tė ri demokratik.

Pėr Mustafa Deliallisin u krijua njė situatė e nderė: ai dhe familja e tij duhet tė ruheshin edhe nga fashistėt italianė edhe nga komunistėt shqiptarė. Njė gjė ėshtė e vėrtetė: Mustafai, meqėnėse kishte shoqėri me Kajon, i kishte thėnė qė asnjėherė tė mos ndėrmerrte aksione eleminimi nė qytetin e tij Shijak. Sipas paktit edhe Mustafai ose Kapllani, nuk do tė ngacmonin tė rinjtė komunistė tė qytetit tė Shijakut, qė kishin idealet e veta, pavarėsisht se ato nuk u pėrputheshin.

Nė fillim tė muajit gusht 1943, u organizua nė Mukje njė marrėveshje pėr realizimin e unitetit kombėtar brenda kufijve etnikė. Kjo pėrkoi edhe me interesat e nacionalistėve, tė cilėt kėrkonin bashkėpunim, qoftė edhe me komunistėt, mjafton qė tė bashkėrendoheshin veprimet kundėr okupatorit italian, mjafton qė tė sigurohej liria e atdheut. Kjo marrėveshje i shqetėsoi menjėherė udhėheqėsit e Partisė Komuniste Jugosllave, duke e quajtur kapitullim tė komunistėve pėrballė presionit tė nacionalistėve borgjezė. Nėn trysninė e Vukmanoviē Tempos, njėrit nga udhėheqėsit e P.K. Jugosllave, marrėveshja e Mukjes u quajt e pavlerė. Pikėrisht kėtu nisi edhe sinjali i luftės civile. Siē shkruan edhe Tajar Zavalani, "komunistėt filluan shfarimin sistematik tė forcave nacionaliste..."

Nė kėtė mbledhje qe i ftuar edhe Mustafai, nga miku dhe shoku i tij i idealeve Abaz Kupi, por ai nuk shkoi, pasi i kishte kuptuar me kohė planet djallėzore qė thureshin nga komunistėt. Nė shtator tė vitit 1943 Italia fashiste kapitulloi. Menjėherė pas kapitullimit tė saj, Mustafai, i cili punonte nė degėn ushtarake, u emėrua kapiten i xhandarmėrisė tė rrethit tė Shijakut, atė kohė nėnprefekturė e prefekturės sė Durrėsit. Kėtė detyrė ai e mbajti edhe gjatė kohės kur nė Shqipėri ishin gjermanėt. Nacionalistėt u vunė kėshtu midis dy zjarreve: komunistėve shqiptarė dhe pushtuesve gjermanė.
Megjithatė Mustafai u pėrpoq tė gjente njė pozicion tė ndėrmjetėm, aq mė tepėr qė ishte me shėrbim nė qytetin e tij, nė Shijak. Edhe pse i dinte se ku ndodheshin bazat e Luftės Nacionalēlirimtare (disa prej tyre i kishte rreth e qark shtėpisė sė tij), ku vepronin kėshillat, ku bėheshin mbledhjet e partisė, tė rinisė a tė gruas, ai bėnte njė sy qorr e njė vesh shurdh, si e si tė mos konfrontohej me bashkėqytetarėt e vet.

Mustafai ka qenė njė nacionalist i vendosur, por dhe antikomunist i betuar, megjithatė nuk ka arrestuar asnjė komunist shijakas. Ai shqetėsohej shumė, kur gjermanėt ose zyrtarėt e Durrėsit dėrgonin fletė-arresti pėr ndokėnd ose kur kishin kapur ndonjė. Edhe nė kėtė rast, ai ndėrhynte dhe pas njė a dy ditėsh i lironte. Kjo vėrtetohet edhe nga dokumenti i datės 25.03.1944 i AQSH, fondi 470, viti 1944, dosja 2, faqe 1, ku kapitenit tė xhandarmėrisė Mustafa Deliallisi i kėrkohet njė informacion pėr arsimtarėt e rajonit tė Shijakut.
Nga dokumenti datė 17.11.1943 informohemi pėr nisjen e repartit tankist-gjuajtės dhe tė batalionit tė 3-tė 522 drejt Durrėsit, Shijakut dhe Kavajės, nė datat 19 dhe 20 nėntor. Me kėtė rast njoftohet se qė nga data 17.11 e gjer mė 21.11.1943 "Tirana do tė mbetet pėrkohėsisht pa trupa, pasi ata do tė sigurojnė rrugėn Tiranė-Durrės nė pjesėn veriore tė saj". Kėtu bėhet fjalė pėr bastisjet masive qė do tė bėnin gjermanėt nėn emrin konvencional "Hefenfahrt" (Shėtitje nė port). Regjimenti "Grenadier-522" mbylli dhe bllokoi nga brenda e nga jashtė gjithė rrugėt e Durrėsit e tė Shijakut...

Nė njė dokument tjetėr tė armikut thuhet: "U kapėn hėpėrhė tė gjithė burrat qė u gjendėn, dhe tė tjerė, tė cilėt u futėn brenda nga jashtė, me automjete, nga tė dy krahėt, nga Tirana dhe Rrogozhina..." Nga dokumenti i datės 21.11.1943, domethėnė, katėr ditė mė vonė, mėsohet se: "... Gjatė bastisjeve nė Durrės, Shijak e Kavajė mė 20 dhe 21 nėntor, u kontrolluan gjithsej 6700 burra, nga tė cilėt u arrestuan 812 komunistė tė Shqipėrisė..." Nė zbatim tė kėtij plani ēnjerėzor, edhe nė Shijak mė 20 nėntor 1943, forcat naziste tė regjimentit "Grenadier -522" mblodhėn me forcė rreth 900 shijakas (midis tė cilėve edhe disa kuadro) dhe i futėn brenda telave me gjemba, pranė gjamit tė Erzeėnit, te vau i rrethit. Tė moshuar qė kanė qenė vetė nė kėtė grumbullim, kujtojnė se si gjatė natės nazistėt gjermanė, tė ndihmuar nga bashkėpunėtorė tė tyre, kryen rrethimin e plotė tė qytetit. Nė tė gdhirė tė ditės 20 nėntor, thonė ata, filloi bastisja nė tė gjitha shtėpitė, nėn goditjen e kondakėve tė pushkėve. U arrestuan tė gjithė meshkujt qė nga katėrmbėdhjetė vjeē e lart dhe u grumbulluan te kazermat italiane. U kapėn gjithashtu edhe tė gjithė fshatarėt qė kishin ardhur nė qytet pėr tė shitur, se qe ditė pazari. Atė ditė u kap edhe Fadil Dashi (komandant i batalionit tė parė tė Pezės, qė ndodhej nė shtėpi pėr kurim), Skėnder Roda (komandant i batalionit tė Ishmit), Kosta Janēe (qė kryente detyrėn e sekretarit tė celulės sė partisė komuniste nė Shijak, meqėnėse ish-sekretari Minella Toēi e kishte braktisur ideologjinė komuniste); ilegalė tė njohur si Adem Balla, Shyqyri Marika, Can Shahini, Cen Alite etj. Ndėrkohė, komandanti i xhandarmėrisė, Mustafa Deliallisi, kishte qenė me shėrbim nė Tiranė. Me t'u kthyer qė andej, e ėma, nėnė Tushja, i tha: "Mos u zhvish, po shko shpejt e bisedo me gjermanėt, qė tė lirohen ēunat e burrat tanė, se, sikur vetėm njė shijakas tė marrin gjermanėt e ta ēojnė kushedi se ku, jo ti, po as ne nuk kemi pse rrimė mė nė Shijak. Janė vėllezėrit tuaj, tė keqen nėna!"

Mustafai shkoi drejt e te bregu i Erzenit dhe u habit kur pa bashkėqytetarėt e tij tė vėnė nėn grykat e mitralozave dhe tė rrethuar nga tė katėr anėt. Aty pa edhe disa persona qė aderonin nė Partinė Komuniste dhe qė bėnin pjesė nė kėshillat nacionalēlirimtarė. Megjithatė, ai i tha komandantit tė regjimentit gjerman qė t'i lironte, duke u bėrė garant me jetėn e tij. U tha gjermanėve se asnjė prej tyre nuk ishte komunist ose tė kishte lidhje me Partinė Komuniste. Komandanti gjerman iu pėrgjigj se, po tė konstatonin se ndėr ta kishte komunistė ose qė kishin lidhje me partizanėt, jo vetėm qė do tė mbante pėrgjegjėsi tė rėndė, por edhe familjen do t'ia internonin. Dhe me siguri qė nė ato ēaste Mustafai do tė ketė menduar: "E ē'ėshtė njė familje, sado e madhe qoftė, para njė populli tė tėrė?"
Me ndėrhyrjen e tij pranė komandantit gjerman, me njė gjermanishte tė pastėr, tė cilėn Mustafai e kishte mėsuar kur ishte student nė Itali, u bė e mundur nxjerrja nga izolimi pikėrisht i atyre personave qė ishin kontigjent i vėrtet internimi. Kur njė bashkėpunėtor i gjermanėve dhe agjentėve tė tyre mėsoi se nga Shijaku nuk po vinte qė nuk po vinte asnjė i arrestuar pėr t'u nisur pėr nė kampet naziste tė pėrqėndrimit, nė njė kohė qė nga Kavaja qenė grumbulluar 15 tė kėtillė dhe nga Durrėsi 80, u tėrbua fare, aq sa erdhi vetė nga Durrėsi nė Shijak. Ai nė asnjė mėnyrė nuk mund tė pranonte njė realitet tė tillė, ndaj, i alarmuar, filloi pėrsėri kontrollin. Edhe njė herė tė gjithė tė arrestuarit u vunė pėrpara mitralozave tė rėndė nėn kėrcėnimin e pushkatimit. "Situata- kujtojnė gjithnjė tė moshuarit - u bė edhe mė e rėndė nga prania e tė vegjėlve dhe e pleqve tė rraskapitru, megjithatė, asnjeri nuk u dha e nuk tregoi. Ndėrkohė, kapiten Mustafai, patrioti Ymer beu, Kapllani dhe i biri i tij Bahriu, nuk reshtėn sė insistuari pranė komandantit gjerman dhe agjentit tė tyre pėr lirimin e tė arrestuarve, pra pėr t'i bindur qė kjo raprezalje ishte e padrejtė".


Mustafai mbajti amanetin e nenes: Plumbin e fundit e ruajti per vete.

Ndersa deri sot, familja e tij nuk ia ka mesuar varrin, diku buze Erzenit



Ndėrsa Mustafai u shpjegonte oficerėve gjermanė dhe shoqėruesve tė tyre tė Gestapos, se ata kishin grumbulluar njerėz paqėsorė, banorė tė qytetit ose dhe tė katundeve, qė ishin thjesht nacionalistė dhe aspak me bindje komuniste ose tė lidhur me komunistėt, gjermanėt ngulmonin qė pikėrisht kėta nacionalistė kishin favorizuar arratisjen e komunistėve nga vendpėrqėndrimi.

Pas shumė e shumė replikash tė forta e tė tensionuara, nė mbrėmje vonė, tė gjithė tė arrestuarit u liruan pa asnjė incident, me pėrjashtim tė 30-40 tė rinjve dhe tė ndonjė tė moshuari: si Mihal Deda, Kostė e Nikolla Toēi, Sulė Shtraza, Hamid Berberi, Hysni e Ver Dashi, Qazim Domi etj, tė cilėt u dėrguan nė burgun politik tė Tiranės. Atje u mbajtėn dy muaj dhe persėri me ndėrhyrjen e vazhdueshme tė Mustafait, gjithnjė nėn petkun e kapitenit tė xhandarmėrisė, u liruan dhe u kthyen shėndoshė e mirė nė shtėpitė e tyre.
Pra, falė ndėrhyrjes sė tij, asnjė shijakas nuk u internua nė kampet e tmerrshme naziste tė Prishtinės e tė Zemunit nė Jugosllavi, nė burgun e Bunicės nė Beograd ose nė kampet famėkeqe tė Mathauzenit, tė Aushvicit, tė Dakaut etj, nė Gjermani e nė Poloni, siē ndodhi, fjala vjen, me durrsakėt e kavajasit. Pikėrisht ky akt trimėror-qytetar, vetėm pse u krye nga Musafai, qė ishte nacionalist dhe antikomunist, pėr pesėdhjetė vjet iu mohua, duke thėnė qė dikush tjetėr i liroi tė arrestuarit. Njė e dy thonė se Arif Vagabondi, i cili dinte gjermanisht, i arrestuar bashkė me tė tjerėt, paska thėnė shqip: "Kush ka mizėn nėn kėsulė, tė iki sa mė parė!". Kjo mund tė jetė e vėrtetė (dhe me siguri qė ėshtė e vėrtetė), po nga tė iknin se? Me atė rrethim qė kishin bėrė gjermanėt, jo ai qė kishte mizėn nėn kėsulė, po edhe vetė miza nuk kalonte dot. Gjatė tėrė viteve tė diktaturės, asnjeri, asnjėherė nuk i shkoi kėsaj logjike.

Sipas operacionit tė koduar "Hafenfahrt", nė Durrės do tė bėhej evakuimi i banorėve tė qytetit, meqėnėse qyteti do tė bombardohej, veēanėrisht porti. Ky ishte evakuimi i dytė i pėrgjithshėm, pas atij qė u bė nė kohėn e Luftės sė Parė Botėrore nga ushtritė austriake dhe italiane, kur u bombardua me aeroplanė pėr pesė-gjashtė javė me radhė. Fillimisht u tha, se do tė niseshin pėr nė Kosovė, mė pas u lanė tė lirė. Pėr tė mos u bėrė pre e bishės naziste, popullata e Durrėsit mori rrugėn nė drejtim tė katundeve tė Shijakut, Kavajės dhe Tiranės. Ata qė ende jetojnė sot, flasin pėr bujarinė e shijakasve, qė, nė atė palcė dimri, hapėn dyert pėr tė strehuar njerėzit, pavarėsisht nė i njihnin apo jo, dhe ndanė me ta bukėn e gojės. Ata kujtojnė edhe interesimin e kapiten Mustafait, pėr t'i rregulluar sa mė mirė kėta "muhaxhirė" tė pėrkohshėm...

Aty nga fillimi i tetorit 1944, krerėt e forcave nacionaliste tė Ballit Kombėtar, tė udhėhequr nga Mithat Frashėri dhe tė Legalitetit, tė udhėhequr nga Abaz Kupi, e kuptuan se lufta qe fituar nga partizanėt e Enver Hoxhės dhe se marrja e pushtetit prej tyre ishte thjesht ēėshtje ditėsh. Tė ndėrgjegjshėm pėr situatėn nė tė cilėn ndodheshin, pėr t'u ruajtur nga goditjet e partizanėve, tė cilėt pas Mbledhjes sė Mukjes, u kishin shpallur luftė tė hapur nacionalistėve ballisto-legalistė, morėn masa duke mbledhur tė gjitha forcat e tyre tė armatosura, pėr t'u vendosur nė zona tė sigurta. Dhe, vėrtet legalistėt - ku pėrveē Abaz Kupit, qė ishte dhe kreu i tyre, bėnin pjesė edhe shefi i shfabit tė tyre, Murat Basha, sekretari personal i Abaz Kupit, prof. Gaqo Gogo, Xhemal Gjergji, komandant ēete tepėr i njohur etj, pas njė mbledhjeje urgjente qė bėnė nė Shijak pikėrisht atė fillim tetori, ku i priste edhe Mustafai (i cili kishte ndihmuar pėr organizimin e saj) disa ditė mė pas u zhvendosėn drejt kalasė nė kodrat e Prezės, zonė kjo qė pėrfshinte fushat nga Vora e deri nė Fushė-Krujė, si dhe kodrinat nė pjesėn perėndimore tė saj, qė mbaronte nė bregdet. Kjo hapėsirė, qė nga viti 1940, kontrollohej nga ēeta e Xhemal Gjergjit, i cili ishte njė prej eksponentėve tė famshėm tė Legalitetit dhe i besuar i Abaz Kupit. Bashkė me forcat nacionaliste, nė kėto kodra tė kalasė sė Prezės, qe vendosur edhe misioni ushtarak britanik, i kryesuar nga nėnkoloneli Maklin, i cili, qė prej vitit 1943, qe atashuar pranė Abaz Kupit.
Mustafai, krejt i bindur pėr humbjen e luftės dhe mėse i sigurt qė misioni i aleatėve anglo-amerikanė nuk do tė ofronte ndonjė shpresė e ndihmė, parapėlqeu tė operonte, me aq sa do tė mundte, nė zonėn e Shijakut.

Nė prag tė ēlirimit, gjithnjė nė vitin 1944, shtabi i luftės, gjoja nė emėr tė pajtimit kombėtar, bėri thirrje qė tė gjithė ata qė nuk kishin lyer duart me gjak, tė dorėzoheshin, duke premtuar se nuk do tė persekutoheshin. Nė kėtė kohė, Mustafai mori njė letėr nga Dali Ndreu, me tė cilin kishin qenė bashkėstudentė nė Torino tė Italisė dhe ishin zėnė byrazerė, duke pirė gjakun e njėri-tjetrit. Atėherė, dy vėllezėrit e Mustafait, Kapllani e Jakupi, si dhe nipi i tij 24-vjeēar, Shefqeti (djali i Ymer beut, i cili sapo qe kthyer nga studimet ushtarake), vendosėn tė shkonin nė shtab. Mustafai, qė i njihte mirė komunistėt dhe kishte njė pėrvojė tė keqe nga marrėdhėniet me ta, i kėshilloi tė mos shkonin: "Ju bėni si tė doni, por po ju them, paēi veten nė qafė!" Lidhur me kėtė, njė i moshuar tregon se, dy ditė para se tė niseshin, u kishte thėnė: "Po tė mė dėgjoni mua, mė mirė shkoni e lahuni nė det e atje me dashje mbytuni, sesa tė shkoni e tė dorėzoheni vetė. Ata nuk jua bėjnė tė gjatė..." Dhe, vėrtet ashtu ndodhi. Sapo shkuan nė Arbanė tė Tiranės me njė pajton, i kishte parė Mehmet Shehu, qė ishte ndodhur aty, dhe kishte pyetur se kush ishin. Me tė marrė vesh se ishin nga Deliallisėt e Shijakut, ai kishte bėrtitur: "Aaa... bejlerėt e Shijakut! Tė pushkatohen pa gjyq!" Dhe ashtu u bė, u pushkatuan nė vend, pa njė pa dy.

Dhe kjo tragjedi ndodhi pikėrisht nė 3 nėntor 1944. Gjermanėt e fundit u larguan nga Shijaku mė 16 nėntor 1944. Nuk ėshtė e vėrtetė qė qyteti ynė "ėshtė ēliruar pas njė beteje tė pėrgjakshme", siē ka qenė shkruar nė njė pllakė pėrkujtimore tė vėnė nė vitet '70. Popullsia qė e ka pėrjetuar atė ditė, nuk kujton tė jetė bėrė ndonjė gjakderdhje nė qytet. Mbrėmjen e largimit tė tyre, tre gjermanė me njė triēikėl kishin minuar urėn e Shijakut dhe po pėrgatiteshin ta hidhnin nė erė para largimit. Nė kėtė ēaste, Mustafa Deliallisi sė bashku me myftiun Mustafa Jusuf Varoshi, i cili nė atė kohė banonte nė Shijak dhe e fliste mirė gjermanishten, shkuan dhe iu lutėn komandantit gjerman qė tė mos e prishte urėn e qytetit. Ai iu pėrgjigj se prishja e urave pas tėrheqjes ishte ligj nė disiplinėn e tyre ushtarake, madje, pas prishjes, edhe do tė fotografohej, pėr ta pasur si dokument nė arkivat shtetėrore.

Megjithatė, nė pamundėsi qė t'ua realizonte kėtė dėshirė tė natyrshme qytetare, ai i udhėzoi qė tė njoftonin njerėzit tė hapnin dritaret, qė, kur tė ndodhte shpėrthimi, tė mos thyheshin xhamat e shtėpive. Dhe kėshtu u bė. Pas largimit tė gjermanėve, Mustafa Deliallisi u kthye nė shtėpi pėr t'i dhėnė lamtumirėn familjes. Ai e dinte ē'e priste. U tregoi nėnės dhe gruas se kishte pasur njė ofertė pėr t'u larguar jashtė shtetit, tė cilėn e kishte refuzuar.
U tregoi edhe planin qė kishte bėrė pėr tė dalė kaēak, si kaēakėt dikur motit. Nėnė Tushja, njė grua trime nga dera e Karabojėve tė Golemit tė Kavajės, i tha: "Sido qė tė ndodhė, kur tė marr vesh qė ke vdekur, nėna ka pėr tė tė qarė". "Sa pėr atė punė, moj nėnė, mos shpreso se do tė kthehem, ia priti Mustafai, prandaj po qe se do tė mė qash, nis e qaj qysh tani, se unė i kam bėrė llogaritė mirė... i njoh kush janė komunistėt dhe qefinin e kam mbas brezi". "Atėhere, tė ndihmoftė Perėndia, tė keqen nėna, i tha nėnė Tushja. Ne me siguri do tė na internojnė e nėna s'ka pėr tė tė parė mė, veē njė amanet tė lė: mos harro, plumbin e fundit trimi e ruan pėr vete"...

I kisha rregulluar njė vend nė tavan, sipėr shtėpisė dhe nuk ma diktonte kush. Kur u sėmur nga bajamet, pėr kiamet nuk ma pinte qumėshtin e nxehtė, se thoshte: "Mos ua hiq kalamajve", prandaj pinte vetėm ujė tė nxehtė. Kujtoj se njė natė, me njė dritė tė vogėl kandili, shkroi njė letėr pėr familjen e internuar nė Berat. E kishte kėputur malli. Pata shumė dėshirė t'ia ēoja, por ishte e pamundur, se ata ruheshin nė kamp, rrethuar me tela me gjemba, tamam si nė kampet e gjermanėve. Nja njė javė pasi e shkroi, e dogji po vetė, nė flakėn e kandilit... Me pajtonin tim, disa herė e ēoja tė takohej me shokėt nė Shėnavlash, nė Sukth, nė Guzje, nė Manzė, nė Rreth, kudo qė mė thoshte. Pėr t'u maskuar, qė tė mos e njihnin vishej si katundar: me brekushe, xhaketė ushtarake ose xhoke dhe qeleshe...

"Ai u vra nė shtėpinė tonė, tregon Fitnetja, vajza e Ganiut, mbesa e Mustafait. Ishte 18 dhjetor i vitit 1948. Xha Faja kishte ardhur, ashtu siē vinte edhe herėt e tjera, fshehurazi. Dikush e kishte spiunuar dhe veē kur ia mbėrritėn nga Tirana forcat e sigurimit tė shtetit. Ato i komandonte Kadri Hazbiu. Kadri Hazbiu e njihte xha Fajėn, prandaj me njė megafon i bėri thirrje qė tė dorėzohej. Xha Faja nuk u pėrgjigj. Atėhere ai na thirri ne, mua dhe Skėnderin e na porositi qė tė shkonim e tė bisedonim me xha Fajėn, t'i thoshim qė tė dorėzohej. Nė fillim hyra unė. Kur u futa brenda, ai ishte i ulur nė anėn e djathtė tė oxhakut dhe po digjte te drutė e zjarrit njė tufė me letra. Unė i thashė fjalėt e Kadri Hazbiut dhe ai m'u pėrgjigj: "Dėgjo kėtu, tė keqen xhaja! Kur kam dalė nė ēetė, i kam marrė parasysh tė gjitha, deri edhe vdekjen. I thuaj Kadri Hazbiut se ka thėnė Mustafa Deliallisi qė nuk do tė dorėzohet, por edhe luftė me ta nuk kam pėr tė bėrė. Ti, Fitnetja ime, mos mė ec mė, se, kur tė hapėsh derėn, unė duke kujtuar se janė ata, mund tė qėlloj e mund tė tė vras. Pėr gjysmė ore, sa tė mbaroj punė me kėto dokumente qė kam pėrpara, sa t'i djeg tė gjitha, do tė dorėzohem. Si sinjal, kam pėr tė qėlluar me revolver. Kur tė dėgjohet e shtėna e revolverit, u thuaj tė futen brenda". Ndėrsa po dilja, mė tha: "Kur ta takosh nėnė Tushen, i thuaj qė amanetin e saj e ēova nė vend". Pėrpara vetes kishte njė grumbull tė madh me libra, fletore, fotografi e letra tė tjera. Nė orėn 9.00 tė darkės, tamam pas gjysėm ore, u ndien dy tė shtėna revolveri dhe forcat e Kadri Hazbiut, tė armatosura deri nė dhėmbė, shpėrthyen derėn dhe u futėn brenda, duke qėlluar kot nė ajėr. Ata e gjetėn tė vrarė pranė oxhakut, mbėshtetur, nė jastėk. Me dorėn e djathtė kishte shtrėnguar revolverin, grykėn e tė cilit e kishte shtėnė nė gojė. Trikoja e leshit dhe jastėku qenė larė me gjak. Xha Faja kishte vrarė veten, ashtu siē e kishte porositur e ėma. Nė oxhak, flakėt e zjarrit ngriheshin si mos o zot! Unė dhe Skėnderi hymė mbas tyre, por ata nuk na lanė tė afroheshim, madje na porositėn qė tė mos tregonim se ēfarė kishim parė. Kėtė e kuptuam tė nesėrmen, kur u tha, se Faje beun e kishin vrarė nė raftin e rrobave. Kadri Hazbiu u dha urdhėr punonjėsve tė tij tė sigurimit qė ta kontrollonin. Pasi e kontrolluan, i gjetėn nė xhepin e brendshėm tė pulovrit disa letra, tė cilat ia dorėzuan atij. Kadri Hazbiu, i hapi, u hodhi njė sy shpejt e shpejt dhe i tha njėrit prej shoqėruesve: "Megjithatė, ka qenė trim dhe i zoti. Gjynah qė nuk ishte nė anėn tonė. Unė e kam njohur qė nė Itali, shkruante vjersha interesante". Tė gjitha materialet e tjera qė mundėn t'i gjenin pas njė kontrolli tė imėt, aman o zot si e pėrmbysėn shtėpinė, i morėn me vete..."

Tė nesėrmen, qė nė mėngjes herėt, Mustafa Deliallisin e vdekur, e ekspozuan nė fushėn pėrpara komitetit ekzekutiv tė qytetit. Aty u mblodhėn tėrė ata njerėz; burra, gra e fėmijė, tė njohur e tė panjohur, pėr ta parė. Njė nga tė ngarkuarit e partisė e tė pushtetit, u tregonte tė pranishmėve se kriminelin Mustafa Deliallisi e kishin vrarė brenda nė dollapin e rrobave, ku qe fshehur pas njė pėrpjekje tė gjatė me forcat e sigurimit.

E lanė tri ditė e tri netė pėrjashta, pastaj e morrėn me njė karrocė plehrash dhe e ēuan pėr ta varrosur, jo nė varrezat e qytetit, se aty nuk e "meritonte" ai "kriminel", por diku nė breg tė Erzenit. Hapėn njė gropė, e hodhėn brenda si njė coftinė dhe e dystuan dheun, pa i vėnė asnjė shenjė pėr njohje.

"Nė Berat e Kuēovė, kemi ndjenjur afėr katėr vjet,-thotė vajza e dytė Gjenovefa. Kur na njoftuan vdekjen e babait, kemi qenė nė Kuēovė. Nėnė Tushja ka qenė tamam burrneshė, a thua se ishte nga Malėsia e Madhe. Kur e mori vesh qė babai nuk qe dorėzuar, por kishte vrarė veten, i tha momės: "Mos u ligėshto, moj nuse, se Faja na nderoi, ai u vra tamam si vriten trimat"!

Nė prill tė 1949-s, na ēuan nė kampin e Tepelenės. Aty qėndruam vetėm tre muaj. Nė korrik tė atij viti, pra pas shtatė muajsh nga vdekja e babait, na kthyen nga internimi. Kur erdhėm, nėnė Tushja dhe moma shkuan drejt e nė komitetin ekzekutiv, pėr tė mėsuar se ku e kishte varrin babai. Ata u thanė se e kishin varrosur nė breg tė Erzenit, tek toka jonė dhe dėrguan njė njeri tė partisė pėr tė na treguar vendin si dhe njė punėtor pėr tė gėrmuar tokėn.
Pėr tė parė varrin e babės kishim dalė tė gjithė, se tė gjithėve na kishte marrė malli pėr tė. Nė breg tė Erzenit nuk dukej asnjė lloj shenje varri, veē tokės me bar tė thatė, qė e kishin shkelur kalamajtė duke luajtur me top. Gėrmuan nė tre vende, hapėn gropa tė mėdha e tė thella, por nuk gjetėn gjė. Ne kalamajtė rrinim duke parė pale se kur po dilte trupi i babait. Ai i partisė, kur pa se nėnė Tushja u pre fare, se helbete nėnė, iu drejtua si duke qeshur: "Ēudi pra qė nuk po e gjejmė, se kam qenė vetė, kur e varrosėn, madje, mbaj mend si tashti, qė i futa brenda njė portokall.." Moma u nxeh shumė dhe i foli: "Burrin tim ju nuk e keni varrosur, por e keni groposur, e sa pėr atė portokollin tėnd tė kalbur, ai nuk ka pasur nevojė. Turp tė keni, t'i kishit vėnė tė paktėn njė pallaskė druri, si shenjė te koka. Megjithatė, ju ka lėnė Zotin havale!" Kaq tha moma, mori gjyshen pėr krahu, na vuri ne pėrpara e shkuam nė shtėpi. Edhe sot e kėsaj dite, nuk ia dimė varrin babės".


(c)Reportazh


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.