Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēka ndjen zemra, atje tė shkon mendja
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 88 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Demokraci :: Diplomacia: Sfida midis politikes dhe profesionit
Postuar nga: Albo

Demokraci Ē'ėshtė njė diplomat: ėshtė njė i zgjedhur i partive nė pushtet nė bazė tė ndihmesės politike pėr to, apo, parasėgjithash, ėshtė njė profesionist i asaj fushe qė quhet diplomaci?

Mehmet ELEZI

1.
Nėpėr fjalorė gjuhėsorė diplomacia pėrcaktohet nė thelb si njė degė e politikės, qė ka tė bėjė me marrėdhėniet ndėrshtetėrore.
Nėpėr libra tė specializuar gjen zbėrthime teorike rreth kėtij pėrcaktimi. Ndėrsa nė praktikė mund tė marrėsh pėrgjigje krejt tė dryshme. Ndonjėherė ato janė tė kundėrta.
Teorikisht hapėsira e interpretimit mbetet e gjėrė. Sakohė qė me fjalėn politikė nė mėnyrė tė pėrmbledhur kuptohet arti dhe praktika e qeverisjes sė njė shoqėrie, atėherė diplomacia, si
degė e politikės, s'ka si me qenė njė post teknik.
Ēėshtja ngatėrrohet kur politika njėjtėsohet (identifikohet) me interesat e partive nė pushtet. Nė kėtė rast cili kriter duhet tė jetė pėrcaktues nė pėrzgjedhjen e emėrimin e diplomatėve: besnikėria politike ndaj pushtetmbajtėsve, apo zotėsia profesionale, qė nėnkupton domosdoshmėrisht edhe kulturėn politike?
Demokracitė e zhvilluara pėrgjithėsisht i kanė tejkaluar ngatėrresa kėsisoj. Ato e kanė formuar klasėn e diplomatėve tė karrierės. Ndėrrimi i qeverive sipas pėrkatėsive partiake nuk shoqėrohet me pasoja fatale pėr kėtė klasė, as pėr diplomacinė e vendit. Ndodhin riorganizime, ulje e ngritje nė detyrė, dorėheqje. Por kėto nuk janė traumatike.
Ish-ambasadori amerikan nė Jugosllavi Warren Zimmermann pati dhėnė dorėheqjen pas tridhjetė e tre vjetėsh punė nė shėrbimin e jashtėm amerikan (1961-1994). Gjatė kaq viteve nė Shtėpinė e Bardhė kishin hyrė e dalė demokratėt e republikanėt gjithėsejt nėntė herė. Por diplomatėt profesionistė kishin vazhduar tė patrazuar shėrbimin pėr Amerikėn.
Pavarėsisht nga pėrkatėsitė partiake, Departamenti i Shtetit ka njė qėllim kryesor: tė bėjė politikėn e jashtme sipas interesave tė vendit tė vet e jo sipas interesave tė partive.

2.
Klasa e diplomatėve dhe vetė diplomacia shqiptare qysh prej themelimit tė shtetit shqiptar mė 1912 ka kaluar nėpėr katėr shkallė tė mėdha. Disa kanė qenė ngjitje plot shpresė; disa zbritje drejt theqafjes.
Gjatė sundimit tė tij nga mesi i viteve '20 tė qindvjetshit tė shkuar e deri nė prag tė Luftės sė Dytė mbreti Zog hodhi themelet e njė shteti modern shqiptar. Diplomacia qe pjesė elitare e kėtij
shteti. Ajo eci drejt profilizimit tė portretit si njė diplomaci profesioniste. Nė tė bėnin pjesė intelektualė tė ditur, bij tė familjeve tė mėdha, tė shkolluar nė Perėndim.
Nė emėrimin e ambasadorėve me peshė Zogu mundi tė ngrihej edhe mbi bindjet e veta politike. Ai dekretoi ambasador pranė Shtėpisė sė Bardhė nė Uashington Faik Konicėn, njė kundėrshtar tė njohur politik tė tij, dhe e la nė kėtė post gjatė gjithė kohės sė mbretėrimit. Konica shkrimtar, poliglot, erudit dhe eseist i shkėlqyer e pėrfaqėsoi denjėsisht fytyrėn e Shqipėrisė, si njė vend europian. Ai do ta kish nderuar cilindo kryeqytet vezullues tė Kontinentit.

3.
Ardhja nė pushtet e komunistėve pas Luftės qe njė tragjedi edhe pėr shėrbimin diplomatik. Klasa e vjetėr e diplomatėve tė ditur e tė pėrkushtuar, kush mundi me shpėtue, u detyrua tė emigronte. Nė
Atdhe i priste plumbi ose litari. Zėvendėsimi i tyre me intelektualė tė shkolluar nė Perėndim ishte mė i largėt se njė ėndėrr: intelektualėt me formim perėndimor u pushkatuan ose u kalbėn burgjeve.
Nė shėrbimin e jashtėm tė shtetit shqiptar u puėsuan militanė komunistė. Asnjėri syresh nuk kishte kryer studime universitare. Mė tė shquarit mund tė kishin mbaruar disa vite nė ndonjė shkollė tė mesme. Gjatė afėr pesėdhjetė vjetėve qė vijuan diplomacia shqiptare mbeti e futur nė kallėp. Nė prag tė shembjes sė komunizmit (1990-1991) klasa e diplomatėve qė mund tė quheshin tė karrierės
ishte e handikapuar. Ndėrmjet tyre kishte njė numėr tė vogėl tė kualifikuar e me pėrvojė. Ndonjė kish mbaruar shkollė tė specializuar nė ish-BRSS. Por niveli e kualifikimi i shumicės sė tyre linte shumė pėr tė dėshiruar. Sepse:
1.Nuk e kishin formimin e nevojshėm profesional. Me Perėndimin qė ish mallkuar si kapitalist ishin ndėrprerė tė gjitha lidhjet.
Pak mė vonė lidhjet u ndėrprenė edhe me vendet e bllokut komunist.
Nė universitetet e Tiranės s'kish pasur fakultete tė
specializuara pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare. Edhe tani mungojnė. Nuk kish pasur ndonjė akademi ose institut qė tė pėrgatiste ekspertė nė kėtė fushė. Edhe tani mungojnė. I vetmi trainim pėr diplomatėt e ardhshėm nuk bėhej nė
universitete. Bėhej bash nė institucionin mė tė ideologjizuar tė njė shoqėrie ku marksizmi ishte shpallur zyrtarisht "ideologji sunduese". Bėhej nė shkollėn e partisė (komuniste)!
2. Nuk kishin formimin e nevojshėm kulturor. Ata pėrzgjidheshin nga kriteri i biografisė ose i besnikėrisė ndaj komunizmit. Ishin funksionarė partiakė, funksionarė tė policisė sė fshehtė
(Sigurimi) ose bij e dhėndurė tė tyre. Detyrė kryesore nė pėrfaqėsitė ku emėroheshin kishin mbėshtetjen pėr grupet terroriste marksiste-leniniste dhe shpėrndarjen e "veprave" tė
diktatorit, me tė cilat rrinin mbushur bodrumet e ambasadave. Misioni i tyre ishte njė diplomaci e luftės sė ftohtė. Secili syresh ishte njė "mister njet" i vogėl, po tė kujtojmė nofkėn e famshme tė Andrei Gromikos. Kujdes i parė nė njė pritje ose takim diplomatėsh ishte tė mos u jepnin dorėn homologėve amerikanė, izraelitė apo rusė. Mundėsisht tė mos i takonin as vėshtrimet.
Mė kujtohet ambasadori i Koresė sė Veriut nė Tiranė nė vitet 1991-1992. Ai shėnon arketipin e fundit tė diplomatit tė luftės sė ftohtė. Burrė i moshuar, ndoshta mbi 75 vjeē, vetėm tundte
kokėn duke lėshuar nėpėr hundė tinguj tė pakuptueshėm. Ēudia ishte se nuk dinte asnjė fjalė nė gjuhė tė huaj. Madje as rusisht. Ish-funksionar i lartė nė partisė komuniste nė Phenian, propagandist me pėrvojė, e kishin prurė tė vdiste si ambasador! Eshtė koha kur po jepte shpirt njė sistem dhe njė diplomaci.

4.
Nė pranverėn e vitit 1992 forcat demokratike nė Tiranė fituan bujshėm mbi komunistėt. Pėr arsyet qė u shtjelluan mė lart, me ndonjė pėrjashtim, shėrbimi i jashtėm i njė Shqipėrie demokratike
nuk mund tė pėrfaqėsohej me diplomatėt e vjetėr. Ndėr detyrat e ngutshme ishte pėrgatitja e klasės sė re tė diplomatėve. Ndryshimi filloi paralelisht nė dy rrafshe:
1. Filloi nė rrafshin e mendimit: diplomacia nuk duhej konceptuar mė si militantizėm partiak. Ajo duhej konceptuar si institucion profesional nė shėrbim tė politikės kombėtare. Ky ishte vėshtrimi perėndimor i ēėshtjes. Pesėdhjetė vjet mė parė
Xhorxh Kenan, ish-drejtor i Stafit tė Hartimit tė Politikave nė Departamentin e Shtetit, shprehej kundėr asaj qė ai e quante "diplomaci diletante". Ai thoshte: "...ne mund tė bėjmė shumė mė
tepėr qė nė ndėrtimin e politikės sė jashtme tė pėrdoren mė mirė parimet e profesionalizmit. Ne... mund tė krijojmė njė trupė zyrtarėsh profesionistė superiorė ndaj gjithēkaje qė ekziston ose qė ka ekzistuar ndonjėherė nė kėtė fushė".
Bota demokratike e kish pėrmbushur kėtė detyrė. Shqipėria ishte vonuar shumė. Duhej tė punonte me e kompensue kohėn e humbur.
2. Ndryshimi filloi njėherėsh edhe nė rrafshin akademik: pėr tė qenė profesionistė tė vėrtetė, diplomatėt e rinj duhej tė pėrgatiteshin nėpėr shkolla dhe akademi tė specializuara.
Kjo detyrė ishte pėr tė ardhmen. Po pėr nevojat emergjente ē'duhej bėrė?
Ministria e punėve tė jashtme e Qeverisė Demokratike i hapi dyerėt pėr intelektualėt. Pėr herė tė parė u zbatua punėsimi nė shėrbimin e jashtėm me konkurs. Gjithkujt iu dha mundėsia me
konkurue. U thye tabuja qė e konceptonte diplomacinė si njė kullė tė mbyllur tė njerėzve shumė tė privilegjuar e me fat, qė mund tė rrojnė tė lumtur nė perėndimin e lulėzuar, duke parė botė
me sy.
Ky ishte hap i madh pėrpara. Njė financier ose njė jurist i zoti e ka kulturėn e negocimit, i njeh ligjet, i njeh konjukturat. Kjo mund tė thuhet edhe pėr njė gazetar tė mirė ose pėr njė historian. Secili syresh nuk ėshtė e vėshtirė tė bėhet diplomat. Nė kujtimet e veta ambasadori Zimmermann shkruan se nė takim me sekretarin e shtetit e kish quajtur tė drejtė mendimin pėr tė punėsuar nė diplomaci edhe ata qė nuk ishin profesionistė, "nė se
kualifikoheshin". Kėtė ide Zimmermann e ilustron me dy emra tė njohur nė shėrbimin e jashtėm amerikan qė nuk kishin CV-nė e diplomatit profesionist: Maks Kampelman dhe Strobe Talbot, "njė ish-gazetar me mendje tė kthiellėt".
Mbi kėtė koncept, gjatė viteve 1992-1993 u ndryshua pothuajse gjithė pėrsoneli i ministrisė sė punėve tė jashtme nė Tiranė.
Natyrisht edhe tė emėruarit nėpėr ambasada.
Ishte e pritshme: qe ndryshuar sistemi politik.
Por intelektualėt qė u punėsuan si diplomatė ende nuk ishin diplomatė. Ata kishin nevojė pėr njohuri specifike nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare e deri pėr ēėshtje teknike e tė
protokollit. Pėr t'i kualifikuar u ndoqėn dy rrugė.
1.Nė Tiranė u ftuan ekspertė perėndimorė tė diplomacisė. Ata organizuan kurse afatshkurta pėr ēėshtje tė caktuara.
2.Grupe diplomatėsh tė rinj u dėrguan nė vendet e BE dhe SHBA pėr specializime disajavėshe, disamuajshe deri nė njė vit.
Ndėrkohė njė numėr studentėsh filluan studimet nė universitete tė njohura ndėrkombėtare. Disa me ndėrhyrjen e shtetit; tė tjerė kishin aplikuar privatisht.
E gjithė kjo pėrpjekje nisi me dhanė fryte. Por dolėn nė pah edhe disa dobėsi tė saj. Pati funksionarė tė rinj qė nuk dallonin dot kufirin midis lirisė qytetare dhe profesionit. Ndonjė diplomat jepte intervista ku shprehte rezervat vetiake pėr qėndrime tė caktuara tė qeverisė. Harronte se si qytetar je i lirė me i shprehė mendimet tua, por
si ambasador je institucion me status tė veēantė. Nė se ndodh qė njė ambasador ka mospajtime me qeverinė e vet, nuk kėshillohet shpallja publike e tyre e aq mė pak show. Ambasadori i ka kanalet
e veta tė komunikimit dhe, nėse prapė nuk ndihet i qetė, mė parė jep dorėheqjen, pastaj si qytetar i shpall rezervat ose mosmarrėveshjet politike me qeverinė.
Midis intelektualėve tė qytetėruar qė u pėrfshinė nė shėrbimin diplomatik ia dolėn me u futė edhe militantė me vlera tė kufizuara e tė dyshimta. Ndonjė u emėrua edhe ambasador ose u ngjit nė tė tjera poste tė larta. Kualifikimi i tyre nuk dukej
shumė premtues. Ata mund tė ishin tė dobishėm gjetkė, por jo nė diplomaci. Dhe jo nė poste tė larta. Pavarėsisht nga kėto, diplomacia shqiptare nisi me u vu mbi njė bazė profesionale, sipas pėrvojės sė vendeve demokratike. Nėse perifrazojmė njė vlerėsim tė njohur pėr gjeneralin e madh
bizantin Belisarius, edhe pėr kėtė diplomaci tė re mund tė thoshim: "Papėrkryerja e saj ishte sėmundje e kohės, virtytet i kish tė vetat".

5.
Pėrgatitja e klasės sė diplomatėve kėrkon strategji. Strategji qė tė hedhė themelet e njė diplomacie profesioniste nė shėrbim tė politikave shtetėrore, pavarėsisht nga ndėrrimet e ngjyrave nė parlament.
Kėtė pėrvojė ofrojnė kryeqytetet perėndimore. Nė Paris, pėr shembull, ka njė institut tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare.
Studentė tė diplomuar nė Sorbonė e gjetkė kryejnė aty specializime tė plota duke mėsuar edhe gjuhėt sipas grupvendeve ku planifikohen me shėrbye: pėrtejoqeani, Lindja, bota arabe etj.
Vende tė tjera pėrgatisin diplomatė tė rinj pranė akademive tė njohura. Akademia diplomatike e Vjenės ofron ēdo vit mundėsi kualifikimi edhe pėr studentė shqiptarė. Me sa kam mundur tė njoh, nė tė gjitha vendet ish-komuniste tė Europės pėrgatitja e diplomatėve ėshtė vėnė mbi baza akademike. Shumė prej kėtyre vendeve kanė mė se njė fakultet ku pėrgatiten ekspertė pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare. Kanė edhe institute tė specializuara e qendra tė pėrhershme tė kualifikimit tė tyre. I vetmi vend nė Europėn ish-komuniste qė ende nuk ka asnjė fakultet, institut ose qendėr tė tillė ėshtė Shqipėria. Nėse
strategjia pėr klasėn e re tė diplomatėve do tė kishte parashikuar rrugė tė tjera tė frytshme, si psh pėrgatitjen nėpėr shkolla e akademi perėndimore, kjo mund tė kish qenė e mjaftueshme pėr njė vend tė vogėl, pa peshė ndėrkombėtare. Por kjo nuk ka ndodhur.

6.
Mjerisht pėrvoja e tre-katėr vjetėve tė fundit nė Shqipėri dėshmon pėr njė kthim mbrapa edhe nė shėrbimin e jashtėm.
Nė vitin 1997 ne Shqipėri u organizua njė rebelim i armatosur, nė krye tė tė cilit u vunė socialistėt (ish-komunistėt). Institucionet e shtetit u pėrmbysėn, u dogjėn e u shkatėrruan. Pėr ta shmangur gjakderdhjen, demokratėt nė pushtet bėnė
kompromis. Ata shpallėn organizimin e zgjedhjeve tė parakohshme. Fitues u deklaruan socialistėt qė kishin udhėhequr rebelimin e dhunshėm. Vėzhguesit ndėrkombėtarė nuk i cilėsuan kėto zgjedhje as tė lira, as tė drejta. I cilėsuan vetėm tė pranueshme pėr momentin.
Ndėr dekretet e para tė administratės sė re tė ish-komunistėve ishin dekreti pėr shkarkimin e ambasadorėve dhe dekreti pėr shkarkimin e tė shtatė rektorėve tė universiteteve qė kish vendi.
Fill pas u vijua me gjykatat. U rishfaq sindroma e vjetėr e viteve tė diktaturės: ndėrhyrja brutale e politikės nė diplomaci. Sėrish militantizmi e nėpėrkėmbi profesionalizmin. Pas ambasadorėve e bashkė me ta u ndėrrua pa vonuar pėrsoneli i ministrisė sė punėve tė jashtme. Aty-kėtu mbeti ndonjė konformist shumė i zellshėm, i cili, pėr ta
kompensuar tė kaluarėn e tij si diplomat e demokratėve, u bė mė fanatik se militantėt mė tė thekur socialistė.
Njė dukuri e ndėrrimit tė menjėhershėm tė tė gjithėve ishte vėrejtur vetėm me rastin e ndėrrimit tė sistemeve (nga diktaturė nė demokraci). Por askund nuk kish ndodhur pėr shkak tė ndėrrimit
tė qeverive brenda njė sistemi. Mjaft prej diplomatėve tė shkarkuar kishin qenė vėrtet tė
suksesshėm. Intelektualė tė pėrkushtuar me background akademik, ata kishin ditur me pėrfitue gjatė kualifikimeve dhe pėrvojės pesėvjeēare tė punės. Megjithatė u shpallėn tė panevojshėm. U
lanė pa punė. Nė rastin mė tė mirė ndonjė ish-ambasadori iu ofrua posti nėnvleftėsues si referent nė drejtoritė mė pak tė rėndėsishme.
Postet diplomatike u rishpėrndanė si shpėrblime pėr kontributet politike nė rimarrjen e pushtetit me dhunė. Nė shumicėn e pėrfaqėsive diplomatike tė Tiranės zyrtare janė rikthyer funksionarė tė shėrbimit tė jashtėm tė diktaturės. Ndonjė u thirr
pasi kishte dalė nė pension! Vėzhguesit mendojnė se kriteri i pėrzgjedhjes sė tyre, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, ishte sėrish fanatizmi partiak.
Detyra e funksionarėve tė ministrisė sė punėve tė jashtme u shmang nga boshti themelor si politikė e interesave kombėtare.
Gogolizimi nėpėr kancelaritė perėndimore i opozitės qė pati pėrmbysur paqėsisht diktaturėn doli nė plan tė parė. Opozita paraqitet si macja e zezė. Ajo bėhet pėrgjegjėse pėr tė gjitha dėshtimet e qeverisė. Ajo paraqitet si faktor destabiliteti pėr
vendin dhe si rrezik pėr rajonin. Dėshmitarė tė drejtpėrdrejtė nga ministria e punėve tė jashtme kallėzojnė se shumė biseda, pėrfshi takimet e nivelit tė lartė me pėrsonalitete tė huaja,
nisin e mbarojnė me opozitėn, shpesh duke i ēuditur e duke i vėnė nė siklet bashkėbiseduesit e huaj.
Si finale e dhimbshme e gjithė kėtyre, nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė nė mjediset e ministrisė sė punėve tė jashtme u rivendos zyrtarisht fotografia e ish-diktatorit Hoxha. Shqiptarėt idealistė e demokratė u shokuan. Ish tė pėrndjekurit politikė tė
diktaturės vijuan pėr ditė tė tėra protestat pėrballė ministrisė. Dhjetė vjet pas pėrmbysjes sė bujshme tė shtatores sė diktatorit nė sheshin qendror tė Tiranės, tani shihet fotografia e tij e futur "nga dritarja" nė institucionet e shtetit.
Cikli qe i shkurtėr: guri i rėndė i Sizifit ia zuri frymėn diplomacisė sė re. Dhe jo vetėm asaj.

7.
Shėrbimi i jashtėm nuk mund tė jetė shumė i ndryshėm nga strukturat e tjera institucionale tė njė shoqėrie. Kjo ėshtė e vėrtetė edhe pėr Shqipėrinė.
Si do tė bėhet nesėr?
Shqiptarėt dhe veēanėrisht intelektulėt e rinia ndihen tė fyer e tė dėshpėruar pėr kėtė gjendje.
Intelektualėt nuk pėrndiqen nė mėnyrė klasike si nė kohėn e Hoxhės. Por ata pėrzgjidhen nėpėrmjet tė njėjtit filtėr tė dikurshėm. Ata pėrzgjidhen ose mallkohen sipas bindjeve politike. Nėse duan tė jenė tė kundėrt, sulmohen nė shtyp e nė mėnyrė tė
tjera, bojkotohen, shpallen tė paqenė. Kėshtu ata mė dinjitozėt ndihen plotėsisht tė mėnjanuar. Konformistėt janė tė mirėpritur nė tė gjitha strukturat. Pėr ta ka poste, pare e reklama
gjithfarėshe. Rinia shqiptare ėshtė shumė e etur pėr tė mėsuar. Cilido djalė ose vajzė qė mund ta takosh nėpėr rrugėt e Tiranės, qoftė student
ose i papunė, mund tė pėrgjigjet nė anglisht ose nė gjuhė tė tjera perėndimore. Tashti janė njė numėr studentėsh qė studiojnė marrėdhėnie ndėrkombėtare nėpėr universitete perėndimore. Disa syresh vazhdojnė specializime pasuniversitare. Ata lėkunden midis shpresės e pashpresės. I trishton dhe i tut mėnyra e pėrzgjedhjes sė punonjėsve tė shėrbimit tė jashtėm nga Tirana e sotme. E ndiejnė se, nė se do tė vazhdojė kjo frymė klasore nė diplomaci dhe nė jetėn e vendit, mė shumė se akademitė e diplomat europiane do t'u hynte nė punė militantizmi politik. Pra ai pėr tė cilin ata dhe Shqipėria kanė mė pak nevojė. Ngushėllohen duke ėndėrruar punė nė ndonjė firmė private. Ose duke shestuar me qėndrue si pjatalarės nė vendet ku po i kryejnė akademitė!
Ndryshimi i kėsaj gjendjeje ėshtė i lidhur me emancipimin e klasės politike e tė shoqėrisė nė tėrėsi. Dihet se ky ėshtė proces kompleks.
Shqiptarėt shpresojnė pėr tė shkuar edhe njė herė pranė kutive tė votimit, nė zgjedhje tė lira e tė ndershme. Shpresojnė nė njė votė tė pavjedhur.

8.
Edhe shoqėria civile mund tė kontribuojė pėr njė shėrbim tė jashtėm sa mė pak tė ideologjizuar e profesionist. Sidomos institucionet e llojit "think tank". Por disa herė teprohet me vlerėsime globale pėr shoqėrinė civile nė shoqėritė nė tranzicion.
Nė Tiranė ka qindra OJQ. Njė pjesė e vogėl janė tė karakterit "think tank". Por prapė me burime financiare ose njerėzore tė kufizuara pėr tė zhvilluar veprimtari tė mėdha, tė kualifikuara,
qė mund tė ndihmojnė diplomacinė e shėrbime tė tjera tė ngjashme.
Sponsorėt jo kurdoherė transparentė, ua diktojnė edhe mėnyrėn e pėrdorimit tė parave. Nėqoftėse njė numėr organizmash kėsisoj janė serioze, njė numėr shumė herė mė i madh institutesh, qendrash, shoqatash etj. drejtohen prej pėrsonash anonimė. Pjesa e tyre prapa perdes mbetet e errėt pėr publikun. Ka njė garė tė pandershme pėr tė
shpallur krijimin e OJQ-ve. Krijimi i tyre shihet si njė lloj mode. Por mė shumė se modė, shihet si burim tė ardhurash nė rrugė tė paqarta.
Pėrflitet se shumė OJQ sponsorizohen nga qarqe tė dyshimta tė politikės ose tė mafias. Pėrflitet se tė tjera financohen nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė nga shteti. Kėshtu OJQ-tė e humbin rolin institucional si OJQ. Herė kthehen nė njė
dekor e herė nė njė alibi pėr qėndrime jodemokratike tė shtetit. Praktikisht shndėrrohen nga OJQ nė OQ. Pėrfaqėsuesit e tyre i sheh duke duartrokitur ose duke buzėqeshur nė krah tė
qeveritarėve tė lartė. Thuhet se janė duartrokitje dhe buzėqeshje tė blera shtrenjtė me paret e taksapaguesve shqiptarė ose me burime tė tjera.
Qarkullon njė anekdotė:
"Dialog qytetarėsh:
- Cila ėshtė OJQ-ja mė e fuqishme?
- Mafia!
- Gabim, mafia nuk ėshtė OJQ. Eshtė OQ, organizatė qeveritare!".
Le tė besojmė se kjo nuk ėshtė plotėsisht e vėrtetė. Por pjesė tė
sė vėrtetės a ka?
.
Cili ėshtė pra raporti i diplomacisė me politikėn?
Nuk ka dyshim se diplomacia ėshtė njė profesion politik.
Njė profesion politik, por jo njė profesion partiak.
Gjithėsesi: PROFESION. Pra jo amatorizėm, jo diletantizėm. Dhe jo militantizėm. Kjo tabllo nuk ėshtė aq e kėndshme pėr t'u kundruar. Por duke
qenė e vėrtetė, duhet njohur. Ajo mund t'u shėrbejė edhe shoqėrive tė tjera nė tranzicion, si njė pėsim prej tė cilit mund tė mėsohet. Si njė rrugė nėpėr tė cilėn nuk duhet ecur.



------------------------------------------------------------
Materiali eshte shkeputur nga gazeta 55 4 Mars 2001


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.