Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Thuhet se dashuria ka gjemba: ajo eshte nje lule. Po kush? Miqesia? Ajo eshte si nje zarzavate.
--- Toulet

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 112 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Gjuha :: Historia e standardizimit te shqipes - IV
Postuar nga: Albo

Gjuha Veēoritė e standardizimit tė shqipes nė pėrqasje edhe me gjuhėt e tjera ballkanike

(vijon nga javet e kaluara)


Pra, nė zbatim tė politikės sė partisė-shtet tė ndjekur menjėherė pas Luftės, pa e ndjerė nevojėn e njė marrėveshjeje shoqėrore mbarėkombėtare, u vendos toskėrishtja letrare nė bazė tė gjuhės letrare. Kėshtu qė gjithė kjo periudhė karakterizohet nga pėrpjekje pėr standardizimin e toskėrishtes letrare. Kongresi i drejtshkrimit me 1972 nuk bėri gjė tjetėr veēse konfirmoi atė qė ishte vendosur. Kjo ėshtė e vėrteta, kėshtu qė nuk ka nevojė as tė errėsohet e as tė shtrembėrohet, sepse nė fund tė fundit tė drejtėn pėr t'u vėnė nė bazė tė gjuhės standarde e kishin barabar tė dy dialektet e shqipes dhe, siē ka pohuar ndėr tė tjera edhe R. Qosja, « rrethanat politike dhe historike e kanė sjellė toskėrishten nė themel tė gjuhės zyrtare e, pastaj, edhe tė gjuhės letrare »75).

Kjo mbase pėrbėn edhe njėrėn nga specifikat e standardizimit tė shqipes nė krahasim me gjuhėt e tjera ballkanike. Me sa jemi ne nė dijeni, nė asnjėrin nga vendet ballkanike nuk janė venė re nga njė etapė nė tjetrėn « kthesa » tė tilla nė procesin e standardizimit tė gjuhėve letrare e aq mė pak ndėrhyrje tė tilla nga shteti qė t'i kenė « kėmbyer drejtimin qė kishte marrė procesit tė formimit tė gjuhės letrare ».

Kėshtu pėr shembull, deri nė mesin e shekullit XIX nė territorin ku sot flitet serbo-kroatishtja ekzistonin vetėm tė folme : kaikavishtja nė veri tė zonės kroate, ēakavishtja nė jug, nė njė pjesė tė Bosnjes dhe nė Dalmaci; shtokavishtja qė flitej nė tre variante shqiptimore nga serbėt, nga pjesa mė e madhe e kroatėve dhe nga banorėt e Bosnje-Hercegovinės dhe tė Malit tė Zi.

Ka qenė Karadziē ai qė, duke marrė si shembull gramaticienėt rusė tė shek XVIII, vuri nė bazė tė gjuhės sė shkruar gjuhėn e folur dhe vetėm pas hartimit prej tij tė Fjalorit (1813-1818) mbi bazėn e shtokavishtes sė folur, u hodhėn bazat pėr standardizimin e serbo-kroatishtes. Dhe mė 1850 u konfirmua nga Marrėveshja letrare e Vjenės (Convention littéraire de Vienne) zgjedhja nga filologėt e shtokavishtes si bazė e serbo-kroatishtes letrare, ēka u rikonfirmua edhe mė 1954 nga Marrėveshja e Novi Sadit (l'Accord de Novi Sad) pėr njė gjuhė tė njėsuar

Eshtė tjetėr gjė qė, siē dihet, pas vitit 1980 kjo zgjidhje nuk i rezistoi dot tendencave ndarėse. Kjo ndoshta sepse kroatėt dhe serbėt, ndonėse me origjinė tė pėrbashkėt, u pėrkisnin dy kishave tė ndryshme e kishin dy alfabete tė ndryshme, ēka tregon se ishin nėn ndikimin e dy civilizimeve tė ndryshme76).

Nė dallim prej vendeve sllave, Greqia, pas fitores sė pavarėsisė mė 1827, pėr zgjidhjen e problemit tė gjuhės letrare iu drejtua greqishtes klasike dhe jo gjuhės sė folur, gjė qė pėrbėn edhe specifikėn themelore ndoshta tė standardizimit tė saj nė krahasim me gjuhėt e tjera ballkanike, pėrfshirė edhe shqipen tė cilat iu drejtuan, secila nė mėnyrėn e vet, gjuhės sė folur popullore pėr standardizimin e tyre. Me kėtė shpjegohet qė nė Greqi edhe sot e gjithditėn bashkekzitojnė katharevusa (langue pure) dhe dimotiki (langue du peuple) ose greqishtja moderne, rezultat i zhvillimit tė natyrshėm tė greqishtes sė vjetėr.

Nė dallim prej tyre pėr afirmimin e sllovakishtes si gjuhė letrare mė vete e ndryshme nga gjuhėt e tjera sllave, ka ndikuar fakti qė pėrpara Luftės sė Dytė Botėrore qeveria austriake e njohu sllovakishten letrare si njė gjuhė tė ndryshme nga gjuhėt e tjera sllave jugore duke favorizuar edhe krijimin e shkollave dhe ndėrrmarrjen e botimeve nė kėtė gjuhė77).

Pra, nė rrugėn e standardizimit tė shqipes ne dallojmė dy veēori themelore qė besojmė se edhe e dallojnė kėtė proces tė shqipes edhe nga gjuhėt e tjera ballkanike e mė gjerė.

Specifike pėr shqipen ėshtė se deri mė 1944 nė Shqipėri kanė funksionuar dy variante tė shqipes letrare, gegėrishtja letrare nė veri dhe toskėrishtja letrare nė Jug tė cilat siē shkruante Xh. Bajron nuk kanė patur ndėrmjet tyre « marrėdhėnie ndėrveprimi », po janė zhvilluar e kodifikuar seicila nė kuadrin e makrosistemit vet. Gjatė kėsaj kohe gegėrishtja letrare kishte fituar edhe atributet e gjuhės zyrtare dhe funksiononte si e tillė. Nė periudhėn pas vitit 1944, me ndėrhyrje nga lart zhvendosen raportet, toskėrishtja letrare si rezultat e vendimeve detyruese tė qeverisė komuniste bėhet gjuhė zyrtare, kurse gegėrishtja letrare pushon sė funksionuari si e tillė, pra ndodh ajo qė pėrbėn specifikėn e dytė nė standardizimin e shqipes letrare, ndėrpritet puna pėr standardizimin e gegėrishtes letrare dhe fillon puna intensive e mbėshtetur tėrėsisht nga shteti pėr standardizimin e toskėrishtes letrare e cila , duke u shpallur si gjuhė zyrtare merr gradualisht edhe funksionet e gjuhės letrare. Praktikisht nė Shqipėri pas vitit 1967 nuk shkruhej gegėrishtja letrare, kurse pas vitit 1972, pra, pas Kongresit tė Drejtshkrimit mund tė thuhet se gegėrishtja letrare ndalohej zyrtarisht. Si pėrfundim, ndoshta mund tė thuhet se shqipja standarde nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr ėshtė rezultat, po edhe pasqyrė e historisė sė zhvillimit tė vendit tonė, tė politikave e ngjarjeve qė na kanė shoqėruar qė nga shekulli XVI e kėtej e nė mėnyrė tė veēantė qė nga shpallja e pavarėsisė e deri nė ditėt e sotme, me tė gjitha luhatjet e kthesat qė e kanė karakterizuar.


--------------------------------------------------------------------------------

1)Megjithatė pėrpjekjet nė kėtė drejtim nuk kanė munguar. Kėtu mund tė permendim, ndėr tė tjera, referatin Dh. Shuteriqit pėr gjuhėn letrare nė Sesionin e dytė tė Institutit tė Studimeve (« Buletin pėr Shkencat Shoqėrore », Tiranė, 1952, IV ), librin e A. Kostallari pėr historinė e formimit tė gjuhės letrare Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme thmelore tė shkrimit tė saj, Tiranė, 1973 librin e Xh. Bajronit, Selected among Alternates in Language Standardization : the Case of Albanian, The Hague, 1976 etj.

2) « Buletin i Institutit tė Studimeve »,Viti I, 1947, nr., f.10-12.

3)Buletin pėr shkencat shoqėrore, IV, Tiranė 1952, f. 66

4) « Buletin i Institutit tė Studimeve »,Viti I, 1947, nr., f.18-19.

5)Buletin i Institutit tė shkencave, SShSh, janar-mars, nr 1, f. 52

6)Buletin pėr Shkencat Shoqėrore, Tiranė, 1952, I, f.72 Kėtu ėshtė rasti tė kujtojmė se ne vitet 1966-1969, pra 15 vjet mė vonė E. Ēabejt nė Institutin e Gjuhėsisė e tė Letėrsisė ėshtė akuzuar pėrsėri pėr pėrulje pėrpara autoriteteve tė huaja, ēka nuk mund tė jetė njė rastėsi po vazhdim nė kushtet e reja i asaj politike qė ēoj gradualisht nė eliminimin e intelektualėve patritė shqiptarė.

7) « Buletin i Institutit tė Shkencave », Tiranė, 1950, 2, f.177

8)« Buletin pėr Shkencat Shoqėrore », Tiranė, 1952, I, f.53-54.

9)Kėto lind menjėherė pyetja pėrse referati kryesor nė kėtė konferencė pėr gjuhėn letrare iu ngarkua Dh. Shuteriqit qė nuk ishte specialist gjuhėtar dhe nuk iu ngarkua specialistėve mė tė mirė tė kohės nė fushėn e gjuhėsisė shqiptare si A. Xhuvani , E. Ēabej etj. Po kėshtu pėrse referatin pėr « Dialektet e shqipes » e mbajti Z. Sako, kurse pėr « Problemet e gjuhės sė shkrimtarit, mungesa dhe detyra » e mbajti J. Xoxe. Komentet janė tė tepėrta. Shkenca shqiptare po politizohej me ritme tė shpejta. Nė tė ardhmen, besoj se sudimet do tė hedhin mė shumė dritė nė kėtė fenomen me pasoja tė dėmshme pėr kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi dhe intelegjencėn shqiptare nė veēanti. Me interes ėshtė tė analizohet edhe pjesėmarrja dhe qėndrimi i doktorit tė shkencave filologjike Viktor Suhotin, sekretar shkencor i Presidiumit t'Akademisė sė Shkencave tė Bashkimit Sovjetik nė atė Konferencė.

10)Buletin pėr shkencat shoqėrore, IV, 1952, f. 19

11)Po aty, f.19. Nė njė shėnim qė vjen pas shtohet edhe kėto: « Me 1916, Fishta s'e kish me gjith mend pranimin nė parim t'elbasanishtes si bazė e gjuhės sonė kombėtare letrare. Pak vjet mė vonė, ai tallet kėshtu me kėtė gjuhė te Anxat e Parnasit, bot.2, Shkodėr 1928, fq. 173:

. . . Komisjoni i jonė

t' a ka ndėrtue, kinse, nji « gjuhė letrare »,

qi turēe s' āsht —ashtu si po na thonė—

por qi nuk āsht, qe besa, as gjuhė shqyptare :

. . . Gjymsa gegnisht e gjymsa toskėnisht:

tamam "gjuhė mushke » me gjlth veshė e bish...

12) « Buletin pėr Shkencat Shoqėrore », Tiranė, 1952, I, f.54.

13) Kėtu duhet shtuar se pohimet e Demirajt po aty se Samiu nė veprėn Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhetė, disa fjalė si emėn, anėmik, i krishtenė, i ka shkruar ashtu siē shqiptohen nė tė folmet veriore (pa rotacizėm), nuksherbejnė pėr tė argumentuar kontributin e tij pėr standardizimin e shqipes.

15) « Buletin pėr Shkencat Shoqėrore », Tiranė, 1952, I, f. 52.

16)« Buletin pėr Shkencat Shoqėrore », Tiranė, 1952, I, f. 53.

17) « Buletin pėr Shkencat Shoqėrore », Tiranė, 1952, I, f. 54-55/

18) Dh. Shuteriqi, Diskutim nė Sesionin e parė shkencor tė Ėnstitutit tė shkencave pėr vitin 1952, « Buletin i Institutit tė shkencave, Seri e shkencave shoqėrore », janar-mars, Tiranė, 1952, f.54-57; Mbi giuhė letrare kombėtare shqipe, "Buletin pėr shkencat shoqėrore", Tiranė, 1952, IV, f. 14. Kėtu duhet thėnė se Dh. Shuteriqi nuk ka njė qėndrim shumė tė qartė. Ai toskėrishten letrare tė shkruar e vlerėson herė si « bazė tė gjuhės sė vetme letrare » e herė si « gjuhė letrare e vetme pėr gjith toskėt » e herė si « gjuhė zyrtare e gjith popullit » e « herė si dialekti kryesor i shkruar i shqipes »e herė si « baza e gjuhės sonė tė vetme letrare gjatė historisė sė popullit tonė, qysh nga rilindja e kndej » (po aty faqe 55-56)

19)Buletin pėr shkencat shoqėrore, IV, Tiranė 1952, f. 15.

20)Buletin pėr shkencat shoqėrore, IV, Tiranė 1952, f. 14-15.

21) « Buletin pėr Shkencat Shoqėrore », Tiranė, 1952, I, f. 52.

22)« Buletin pėr sghkencat shoqėrore », IV, 1952, 13-16.

23)Shih A. Kostallari, Gjuha e sotme…. etj

24) « Buletin pėr sghkencat shoqėrore », IV, 1952, 14-16.

25)R. Ismajli, vepėr e cituar, f. 87, 83.

26)Shih edhe Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranė, 1988, f. 268; J. Kastrati,Histori e gramatologjisė shqiptare, (1635-1944), Prishtinė, 1980.

27)Edhe Dh. Shuteriqi ka vėnė nė dukje se Kristoforidhi « ku me vetėdije, ku spontanisht bėri njė punė tė madhe fillestare pėr bashkėpunimin ndėrdialektor nė shqipen e shkruar » (Buletin pėr shkencat shoqėrore, IV, 1952, f. 19). Po kėshtu Sh. Demiraj ka shkruar se « Gjatė periudhės nė shqyrtim (dhjetėvjeēarėt e fundit tė shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX BB) janė bėrė edhe pėrpjekje pėr zbatimin e disa normave drejtshkrimore dhe gramatikore pėr lėvrimin e gjuhės shqipe... Njė pėrpjekje e tillė bie nė sy, p.sh, nė shkrimet e Kristoforidhit, sidomos nė ato tė dialektit gegėrisht, ku ai zbaton njė drejtshkrim mjaft konvencional, duke u larguar kėshtu nė mjaft raste nga shqiptimi mbizotėrues nė kėtė apo atė nėndialekt tė gegėrishtes. Me sa duket, nė drejtshkrimin e tij konvencional Kristoforidhi ka ndjekur gjurmėt e Budit e tė Bogdanit...Me kėtė drejtshkrim konvencional shkrimet e Kristoforidhit nė dialektin verior afrohen shumė me ato nė dialektin jugor » ( Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranė, 1988, f. 268); I. Ajeti, Rruga e njėsimittė shqipes letrare, « Vepra », Prishtinė, 1998, 2, f.212.

28)B. Beci, Probleme tė formimit tė gjuhės standarde shqipe, « Studime filologjike »,Tiranė, 1993, 1-4, f. 7.

29) « Posta e Shqipnis », nr. 95, 3 nėntor 1917. Parime e rregulla mbi orthografinė e gjuhės sė shkrueme janė botuar edhe nėLaimet e Komisis Letrare Shqipe nė Shkodėr, Vjet I,numėr 1,Kallėnduer, Shkodėr, 1918 f. 2-13.

30)Po aty, f. 11; Pėr krahasim po japim formulimin e bėrė nė parimet e pėrgjithshme tė drejtshkrimit tė vitit 1967 « Parimi themelor i drejtshkrimit tė shqipes ėshtė parimi fonetik: fjalėt shkruhen ashtu siē shqiptohen ».

31)Po aty, f.12.

32)Po aty, f.12.

33)Po aty, f.13.

34) « Posta e Sqypnisė », Shkodėr 1917, I, nr. 95, §1-2.

35)S. Mansaku, Rreth parimeve tė drejtshkrimit tė Komisisė Letrare shqipe nė Shlkodėr, « Komisia Letrare Shqipe nė Shkodėr (1916-1996) »,Shkodėr, 1997, f. 57.

36)A. Kostallari, Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme thmelore tė shkrimit tė saj, Tiranė, 1973, f. 56.

37)A. Kostallari, Gjuha e sotme..., Tiranė, 1973, f. 56.

38)Kėshtu qė pėr ne pikėpamja e A. Kostallarit se « Nė luftė me pikėpamjet e ngushta lokaliste-klerikale dhe me presionet e tė huajve, forcat demokratike e pėrparimtare tė pėrfaqėsuara nė gjirin e Komisisė Letrare nga Luigj Gurakuqi, Aleksandėr Xhuvani, Sotir Peci etj. i bėnė vendimet e saj njė gur themeli pėr njėsimin e drejtshkrimit tė shqipes pas Kongresit tė Manastirit » (A. Kostallari, Gjuha e sotme..., Tiranė, 1973, f. 54-55) i ndan forcat kombtare nė dy grupe tė kundėrvėna me njėra tjetrėn ėshtė, jo vetėm e gabuar, po edhe e dėmshme nga pikėpamja kombėtėre. Po kėshtu edhe nuk qėndrojnė edhe vlerėsimet e bėra nga kėto pozita nga Dh. Shuteriqit e Sh. Demirajt (shih Dh. Shuteriqi, Buletin pėr shkencat shoqėrore, Tiranė, 1952, I, f. 53-54; Tiranė, 1952, IV, f; 19; Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranė, 1988, f. 256

39)Laimet e Komisis Letrare Shqipe nė Shkodėr, Vjet I, numėr 1,Kallėnduer, Shkodėr, 1918 f. 12.

40)Po aty, f. 17.

41)Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranė, 1988, f. 270.

42)Fletore zyrtare, »1923/21.3., vendimi 148.

43)Njė komision letrar, « Gazeta e re » , nr. 17, 20.11.1928; A. Xhuvani, Rreth Komisionit letrar, « Gazeta e re », nr. 34, 11.12.1938.

44)Referati me temė Mendime mbi trajtimin e nji gjuhe letrare shqipe i mbajtur nga Mustafa Kruja ėshtė botuar nė « Shkėndija », gusht 1940-XVIII, Viti I, Nr.2, f. 3-8.

46)Ky ishte edhe thelbi i pikėpamjeve tė A. Xhuvanit e E. Ēabejt nė konferencėn e 1952 (Buletin pėr shkencat shoqėrore, Tiranė, 1952, IV, f. 70-72, 119) qė nga A. Kostallari janė vlerėsuar si « regresive e antihistorike » (A. Kostallari, Mbi disa veēori strukturore e funksionale tė gjuhės letrare shqipe tė kohės sonė, « Studime filologjike », Tiranė, 1970, 2, f. 2-3).

47)R. Ismajli, vepėr e cituar, f. 80-81. R. Ismajli nė kėtė vepėr tė tij, duke folur pėr diskutimet e bėra pėr gjuhėn letrare nė vitet pesėdhjetė nė kuadrin e diskutimeve qė bėheshin nė BRSS pėr teorinė e Marit ka theksuar se « Pa dashur qė kėtu ta shtrijmė debatin nė diēka qė mund tė mos na interesojė me kėtė rast, tė theksojmė se jo vetėm remenishenca, po edhe formulime tė tėra, tė asimiluara ose jo, nga arsenali i diskutimeve mariste e staliniste ndeshen nė tematizimet e ndryshme ndėr shqiptar nė atė kohė. Ato diskutime ndodhin nė Tiranė nė radhė tė parė pėr shkak se Shqipėria ishte lidhur ngusht me BRSS-nė pas 1948 dhe aktualitetet e atjeshme reflektoheshin bollshėm kėtu. Aktualizimet e ktilla, nė tė vėrtetė, i shkonin pėr shtat shtresės sunduese nė Tiranė qė nė tė njėjtėn kohė tė zgjidhte problemin e gjuhės duke e shfrytėzuar situatėn e ndryshimit tė sistemit, po edhe ta shfrytėzonte atė proces pėr spastrimet e ndryshme nė luftėn politike qė bėhej mbrenda » (Po aty, f.79-80).

48)Pėr kėto shih K. Frashėri, Ą l'assaut du pouvoir, « Albanie utopie », Collection Monde-H. S. N 90-Janvier 1996, f. 47-48

49)Shih pėr kėto « Buletin pėr shkencat Shoqėrore », IV, 1952, f. 95; B. Beci,Probleme tė formimit tė gjuhės letrare standarde shqipe, « Studime filologjike », Tiranė, 1993,1-4, f. 6; R. Ismajli, vepėr e cituar, f. 106-107.

50)Shih pėr kėtė Fjalėn inagurale tė Dr. Manol konomit, jryetar i Institutit tė studimeve, mbajtur nė Asamblenė e pėrgjithshme tė Institutit, botuar nė « Buletin i Institutit tė Studimeve »,Viti I, 1947, nr., f.18-19. Shih mė gjerėsisht edhe B. Beci, Probleme tė politikės gjuhėsore dhe tė planifikimit gjuhėsor nė Shqipėri, Pejė, 2000

51)Dh. Shuteriqi, Diskutim nė Sesionin e parė shkencor tė Institutit tė shkencave pėr vitin 1952, « Buletin i Institutit tė shkencave », SShSh, janar-mars, Tiranė, 1952, f. 54-57.

52)Dh. Shuteriqi, Mbi gjuhėn letrare kombėtare shqipe, « Buletin pėr shkencat shoqėrore »,Tiranė, 1952, IV, f. 14. 15.

53)N. Resuli, Gramatikės shqipe, 1985 (parathėnia).

54) K. Cipo, Gramatika shqipe, Tiranė, 1949; Sintaksa, Tiranė, 1952; Fjalor i gjuhės shqipe, Tiranė, 1954. Fjalori u hartua nėn drejtimin e K. Cipos qė kur ai ishte gjallė dhe u rishikua nga E. Ēabej, M. Domi, dhe A. Krajni

55)Ortografia e gjuhės shqipe,« Buletin i Institutit tė Shkencave », Tiranė, 1, f.30-50.

56)Ortografia e gjuhės shqipe, Instituti i Shkencave, (Punuar prej A. Xhuvanit, K. Cipos dhe E. Ēabejt), Shtėpia botonjėse « Naim Frashėri », Tiranė, f. 1-27.

57)Ortografia e gjuhės shqipe, « Buletin pėr shkencat shoqėrore », Tiranė, 1956, 4, f. 38-65.

58)Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes (projekt), « Mėsuesi », 24 shkurt 1967; mė 1969 dhe 1970 u botuan si libėr nė vete.

59)Fjalor drejtshkrimor i gjuhės shqipe, Tiranė, 1976,1-758.

60)Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe, Tiranė , 1980; Tiranė, 1981;

61)Fonetika dhe gramatika e gjuhės sė sotme letrare shqipe, vėll. II, Morfologjia, (1976), vėll. III Sintaksa (1976,1983); tė ribotuara me titullin Gramatika e gjuhės shqipe, I, Tiranė, 1995, F. 1-452 dhe Gramatika e gjuhės shqipe, II, Tiranė, 1997.

62)Gjuha letrare shqipe pėr tė gjithė, Tiranė, 1976, 1-296.

63)Rregullat e pikėsimit nė gjuhėn letrare shqipe (projekt), Tiranė, 1981, 1-76.

64)Shih pėr kėtė punimin e gjėrė kushtuar rrjedhave tė planifikimit tė shqipes nė Kosovė 1945-1968, punim gati shterrues i hartuar nga R. Ismajli , « Nė gjuhė » dhe « pėr gjuhė », Pejė, 1998.

65)Pėr tė gjitha kėto shih :Rezolutė e mbledhjes pėr caktimin e gjuhės sė shkrimit tė shqiptarve nė RFPJ, 14-15, nanduer 1952, botuar pėr herė tė parė nė « Rilindja », 20 nanduer 1952, f.5;; « Jeta e ré », 5-6, Prishtinė, 1952, f. 395-397; « Pėrparimi », 1-2, Prishtinė, 1955, f. 14-15; Nga konkluzat e vitit 1952, « Pėrparimi », 1-2, Prishtinė, 1955, f. 13. Tash sė fundi ato janė ribotuar nga R. Ismajli nė veprėn e tij me titull « Nė gjuhė » dhe « pėr gjuhė »(Rrjehdat e planifikimit tė shqipes nė Kosovė 1945-1968), Pejė, 1998, 245-247, 251-252. Citimet tona janė sipas kėtij botimi.

66)Shih R. Ismajli, vepėr e cituar, f. 255-268

67)G. Luboteni,Risitė qė parashef ortografija jonė e re, « Pėrparimi », Prishtinė, 1963, 5-6, 356. Shih mė hollėsisht R. Ismajli, vepėr e cituae, f. 172. Po aty ėshtė ribotuar teksti i plotė i ortografisė me titullin Ortografija e gjuhės shqipė, Beograd, 1964, f. 269-313.

68)Tė pranojmė aso rregullash qė i pėrgjigjen shqipes letrare, « Rilindja », 20janar 1963;Shih edhe R. Ismajli, vepėr e cituar, f.170.

69)Ne besojmė se edhe veprimtaria e zhvilluar nė kėtė fushė nga intelektualėt shqiptarė tė Kosovės nė periudhėn e pasluftės ishte vijim e thellim i mėtejshėm i veprimtarisė sė intelektualėve shqiptarė tė paraluftės qė, pėrmes afrimit gjithnjė e mė tė madhė tė drejtshkrimit tė gegėrishtes letrare me toskėrishten letrare nė gjithėsesi, pėrgatitėn dhe lehtėsuan terrenin pėr kalimin nga njė sistem policentrik dy variantėsh nė njė sistem monocentrik ose njėvariantsh.

70)J. Byron, po aty, f. 65

71) « Buletin pėr shkencat shoqėrore », Tiranė, 1952, IV, f. 14-16.

72)« Buletin pėr shkencat shoqėrore », IV, 1952, 13-16.

73)Sipas Dh. Shuteriqin mė 1944 problemi i bazės dialektore tė gjuhės sė vetme letrare ishte zgjidhur. Pra ne kishim njė gjuhė tė vetme letrare madje qė para 1944 dhe kjo ishte toskėrishtja. Dhe kjo ngjau sipas Shuteriqit sepse « juga e Shqipėrisė m'e zhvilluar se veriu nga pikėpamja ekonomike, shoqėrore, e kulturore u bė djepi i lėvizjes sonė kombėtare tė Rilindjes; se kolonitė shqiptare tė mėrgimit, nė tė cilat u lėrua shqipja , pėrbėheshin kryesisht nga t'emigruar toskė; se nga juga duall udhėheqėsit, ideologėt e shkrimtarėt qė i prinė kėsaj lėvizjeje, Naimi e Samiu me shokė; se shumica e atyre qė shkruanin shqip gjatė Rilindjes qenė nga juga; se pėrhapjen mė tė madhe tė saj, letėrsia e Rilindjes e pat nė jugė; se kjo letėrsi nė dialektin toskė dėpėrtoi mirė edhe nė Shqipėrinė e mesme, d.m.th. nė zonat e dialektit gegė, pa harruar se ajo u pėrhap kudo qė pat shqiptarė .... » etj.( « Buletin pėr Shkencat Shoqėrore », Tiranė, 1952, I, f. 53.) E kjo situat sipas tij ka vazhduar edhe nė periudhėn pas Rilindjes, gjatė pesė vjetėve tė luftės n.ēl. dhe pas Ēlirimit kur siē thot ai « toskėrishtja nisi tė bėhet gjuha zyrtare e gjith popullit tonė e u afirmua nė mėnyrė tė plotė si dialekt bazė i gjuhės sė vetme letrare shqipe »( « Buletin pėr Shkencat Shoqėrore », Tiranė, 1952, I, f. 54-55/) Dhe shton se arsyeja ishte e thjeshtė « Juga e shqipėrisė vijoi ( edhe pas Rilindjes BB) tė jetė mė e zhvilluar nga pikėpamja shoqėrore e kulturore se veriu ». Kurse zhvillimin e hovshėm tė toskėrishtes gjatė Luftės e shpjegonte me faktin qė « vatra e madhe e luftės n. ēl. qe juga, me qė ajo ish m' e pėrparuar nga pikėpamja shoqėrore; juga nxorri udhėheqėsit kryesorė e mė tė shumtė tė lėvizjes; ajo i dha kuadrot mė tė shumta..." etj. (Dh. Shuteriqi, Diskutim nė Sesionin e parė shkencor tė Ėnstitutit tė shkencave pėr vitin 1952, « Buletin i Institutit tė shkencave, Seri e shkencave shoqėrore », janar-mars, Tiranė, 1952, f.54-57; Mbi giuhė letrare kombėtare shqipe, "Buletin pėr shkencat shoqėrore", Tiranė, 1952, IV, f. 14). Kėtu duhet thėnė se Dh. Shuteriqi nuk ka njė qėndrim shumė tė qartė. Ai toskėrishten letrare tė shkruar e vlerėson herė si « bazė tė gjuhės sė vetme letrare » e herė si « gjuhė letrare e vetme pėr gjith toskėt » e herė si « gjuhė zyrtare e gjith popullit » e « herė si dialekti kryesor i shkruar i shqipes »e herė si « baza e gjuhės sonė tė vetme letrare gjatė historisė sė popullit tonė, qysh nga rilindja e kndej » (« Buletin i Institutit tė shkencave, Seri e shkencave shoqėrore », janar-mars, Tiranė, 1952, f.55-56)

74)Shih A. Kostallari, etj

75)R. Qosja : Gjuha e njėsuar letrare-Njėzetekatėr vjet tė gjuhės sė njėsuar letrare, « Gjurmime albanologjike, Seria e shkencave filiologjike », 26-1996, Prishtinė, 1997, f. 59.

76)C. Hagčge, Le soufle de la langue, voies et destins des parlers d'europe,Paris 1992, f. 135-140.

77)C. Hagčge, Le soufle de la langue, voies et destins des parlers d'europe,Paris 1992, f. 184. C. Hagčge ka shėnuar po aty se « Nė tė vėrtetė sllovakishtja ishte ndarė nga serbokroatishtja qė nga shekulli VII-tė duke ruajtur disa tipare arkaike qė mungojnė nė gjuhėt e tjera sllave tė jugut »





www.dardania.com/phoenix/...art05.html

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
www.dardania.com/phoenix


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.