Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bleta din si bėhet mjalta
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Histori :: I fundit i Mukjes
Postuar nga: Albo

Histori Si e njoha Mit’hat Frashėrin, pėrse Ramiz Alia i grisi traktet nė klasė? Si Hasan Dosti me Frashėrin nuk lejuan atentatet e tė rinjve tė Ballit ndaj komunistėve. Spekulimet ndaj organizatės sė Ballit Kombėtar. Terrori komunist nė ēlirimin e Tiranės dhe akuza ndaj meje nė gjyq, qė kisha luftuar kundra vėllezėrve jugosllavė.



Rrėfimet e Xhemal Alimehmetit, njeriut tė Mukje.Nuk ėshtė aspak e vėrtetė se Ihsan Toptani ėshtė i vetmi dėshmitar i gjallė i Mukjes". Njeriu qė flet ėshtė Xhemal Alimehmeti, tashmė nė moshėn 77- vjeēare, njė nga ish- eksponentėt e Rinisė tė organizatės nacionaliste tė Ballit Kombėtar. Me njė kujtesė brilante, ai sjell nė kohė ngjarje tė njė gjysmė shekulli mė parė, ku ai ka pasur rastin tė jetė dėshmitar dhe pjesėmarrės
nė disa tė tilla, siē ėshtė Konferenca e famshme e Mukjes apo inkursioni i dy batalioneve tė Rinisė sė Ballit nė territoret e Kosovės, nė qershorin e largėt tė 1944-ės. Me njė revistė nė dorė, ku thuhet nė njė nga shkrimet e saj se Ihsan Toptani ėshtė i vetmi dėshmitar i gjallė i Mukjes, Xhemali sqaron se ajo gjė nuk qėndron, pėr faktin se pėrveē Toptanit sot jetojnė ende dhe disa persona tė tjerė. Ata janė: Viktor Dosti (djali i Hasan Dostit), Arif Peza (i ardhur nė Shqipėri kohėt e fundit nga Kanadaja), Agim Leka (sot jeton nė Nju Jork), Njazi Ēarēani, tė cilėt sė bashku me vetė Xhemalin kanė qenė nė atė mbledhje si pėrfaqėsues tė Ballit
Kombėtar, ndonėse jo nė delegacionin prej 12 vetash qė kishte dhe tė drejtė vote. Pėrveē kėtyre, nė atė mbledhje kanė qenė dhe Ramiz Dani dhe Agim Ēaēi, qė ishin pjesėtarė tė Legalitetit dhe sot janė ende gjallė.


Kush ėshtė Xhemal Alimehmeti?

Xhemali ka lindur nė Tiranė, mė 3 mars tė vitit 1923, dhe ishte fėmija i dytė nga tre djem e njė vajzė qė kishte Hysem Alimehmeti, njė tregtar i njohur manifakture. Familja Alimehmeti asokohe jetonte te lagjja Kodra e Kuqe aty ku Rruga e Barrikadave bashkohet me Unazėn, nė njė shtėpi tė madhe, qė u shtetėzua nga regjimi komunist dhe u bė befotrof, aty nga fillimi i vitit 1946. Xhemali filloi shkollėn fillore nė vitin 1929 dhe e pėrfundoi atė nė vitin 1934, ku mė vonė do tė futej nė gjimnazin e shtetit, qė ishte nė Rrugėn e Kavajės. Pėrpara se tė fillonte gjimnazin laik, pėr dy vjet vazhdoi Medresenė e Tiranės, ku u largua me dėshirėn e tij. Klasa e Xhemalit nė gjimnazin e asaj kohe pėrbėhej nga disa djem qė, vite mė vonė, u bėnė eksponentėt kryesorė nė politikėn e shtetit shqiptar. Lidhur me kėtė ai kujton:
Nė klasėn tonė, aty nga viti 1942, ndonėse ishim tė gjithė shokė, ishim tė ndarė nė dy grupe, pėr shkak tė bindjeve politike. Kėshtu, nė grupin qė aspironte pėr idetė e majta tė Partisė Komuniste, bėnin pjesė Ramiz Alia, Manush Alimani, Siri Kodra, Ibrahim Uruēi, Muhamer Spahiu, Prokop Murra, Skėnder Begeja, Astrit Leka, Naim Frashėri e Qevqep Kambo. Kurse nė grupin tjetėr, qė ishim kundėr ideve tė majta dhe pėrkrahnim tė
djathtėn nacionaliste, qė pėrfaqėsohej prej Mit’hat Frashėrit, ishin Ramazan Turdiu, Seit Demneri, Rexhep Spahiu, Agim Leka, Piro Vila, Mustafa Meniku, Halil Balla dhe unė. Nė klasėn tonė kishte dhe tė tjerė qė qėndronin nė pozicionin neutral dhe nuk pėrziheshin fare me punėt e politikės. Kjo ndarje nuk ishte vetėm te ne, nxėnėsit, por dhe te profesorėt tanė. Kėshtu, simpatizues tė sė majtės ishin Aleks Buda, Vangjel Gjikondi dhe Enver Hoxha, qė jepte disa orė mėsimi nė frėngjisht, si i jashtėm. Ana tjetėr pėrbėhej prej Nexhat Peshkėpisė, Gaspėr Jakovės, Nonda Bulkės, Zijaudin Kodrės dhe Vasil Andonit.
Ramiz Alia grisi traktet e Ballit Lidhur me veprimtarinė politike tė asaj kohe nė mes nxėnėsve tė asaj klase, Xhemali kujton: Ndėrmjet dy grupimeve tona kishte njė marrėveshje tė pashkruar. Kėshtu, traktet qė hidhte njėra palė nė klasė, nuk duhej tė griseshin nga pala tjetėr. Pasi tė lexoheshin ato duhej tė liheshin prapė aty. Por ky rit u prish nga ata tė krahut tė majtė. Njė nga tė rinjtė simpatizues tė Ballit nė klasėn tonė, kapi nė flagrancė njė nga tė rinjtė komunistė duke grisur traktet. Pasi atij iu bė njė presion i madh, ai e pohoi me gojėn e tij se nė atė veprim e kishte futur Ramiz Alia. Pas kėsaj unė iu drejtova Ramizit: Po pse, more Ramiz, na i grisni traktet, ne tuajat i lexojmė dhe i lėmė prapė nė vend. Ramizi u hoq sikur nuk kishte fare dijeni pėr atė qė kishte ndodhur dhe m’u betua se nuk kishte fare gisht nė atė punė. Heqja e trakteve nuk kaloi aq lehtė nė mes nesh, ajo provokoi njė grindje tė madhe nė mes dy grupeve, sa qė nuk dihej se si do tė kishte pėrfunduar sikur tė mos kishte hyrė nė mes Nako
Spiro me Halim Begejėn. Kėshtu ata tė dy thirrėn nga njė pėrfaqėsi tė tė dy grupeve, pėr njė takim qė u mbajt nė shtėpinė e Jahja Hatibit. Nė kėtė takim, nga ne tė rinjtė e Ballit morėn pjesė Halim Begeja, Seit Demneri, Agim Leka dhe unė. Kurse nga tė rinjtė komunistė ishin Jovan Andoni, Hatixhe Deliu (gruaja e Ramadan Ēitakut), dhe Niko Opari. Nako Spiroja vetė nuk mori dot pjesė nė kėtė takim, pasi shtėpia ku u mblodhėm ishte shumė
afėr qendrės dhe ai ishte ilegal e mund tė diktohej. Aty ne vendosėm qė tė mos krijonim mė konflikte nė mes nesh, por pėrkundrazi tė bashkėpunonim sė bashku. Kjo gjė u bė realitet kur tė dy grupimet bėmė njė demonstratė tė pėrbashkėt nė Rrugėn e Saraēėve, ku mbeti i vrarė Shinasi Dėshnica. Ky bashkėpunim ndėrmjet nesh do tė vazhdonte deri nė shtatorin e 1943-it nė Mukje.

Si e njoha Mit’hat Frashėrin

Xhemali, qė nė bangat e gjimnazit tė shtetit, aty nga vitit 1941-1942, ishte njė nga simpatizantėt e Mit’hat Frashėrit dhe pikėpamjeve tė tij nacionaliste. Lidhur me kėtė ai kujton. Ishte dhjetori i vitit 1941. Po shėtisja me mikun tim,
Halim Begejėn, i cili sapo ishte kthyer nga kampet e internimit tė Italisė fashiste. Kur u afruam afėr bulevardit, aty ku sot ėshtė Zėri i popullit Halimi, ndaloi dhe mė tha:
A shkojmė dhe i bėjmė njė vizitė Mit’hat Frashėrit? Nė fillim hezitova, por mė tepėr nga kurioziteti qė tė shikoja se si jetonte ky njeri, tė cilin e kishim idhull dhe e vlerėsonin si njė nga intelektualėt mė tė njohur, vendosa tė shkoj. Shtėpia ku ai banonte me qira ishte njė dykatėshe me qerpiē. Halimi trokiti nė derėn e vjetėr dhe pastaj ngjitėm shkallėt qė kėrcitėn nėn peshėn tonė e dukej sikur do tė shembeshin. Nga brenda njė zė i mekur na tha:
Hyni!. Mit’hati ishte duke ngrėnė darkė, i vetėm. Mbi tavolinėn e rrethuar nga tre karrige kishte njė gotė ēaj, dhe dhoma mbante erėn karakteristike tė librave. Aty, nė ēdo vend kishte libra: nė rafte, nė
dysheme, mbi tavolinė dhe poshtė shtratit prej hekuri. Ja, pra, ky ishte mjedisi ku banonte beu i madh, siē kishin dėshirė ta quanin komunistėt atėherė. Pasi ai e pyeti Halimin se i kujt isha unė, na tha se babėn dhe xhajėn tim i kishte miq tė ngushtė. Halimi e filloi bisedėn aty ku Lumoja (pseudonimi letrar i tij), prekej mė shumė. Ja ku u formua Partia Komuniste Shqiptare, Mit’hat bej. Ai, pasi vėshtroi njė copė herė Halimin nė sy, iu pėrgjigj:
Si nė tė gjithė botėn, sepse komunizmi ėshtė njė sėmundje ngjitėse e kėtij shekulli, qė do tė infektojė, ku mė pak e ku mė shumė, tė gjithė popujt e rruzullit tokėsor. Po mė shumė do tė na dėmtojė ne, shqiptarėve. Ne ende nuk e kemi formuar dot fizionominė kombėtare, ndėrsa komunizmi do tė na hedhė nė prehėrin e internacionalizmit proletar, armiku kryesor i idealit tonė kombėtar. Ajo ėshtė njė ideologji false, qė zė vend mė shumė te popujt e prapambetur, njė ndėr tė cilėt, pėr fat tė keq, jemi dhe ne. Me kaq vazhdoi ajo bisedė, sepse Halimi kėrkoi leje dhe ne u ngritėm. Nė fakt, ky ishte takimi i parė qė unė flisja me Mit’hatin, se pėr ta parė dhe dėgjuar atė e kisha njohur qė nė vitin 1930, kur isha nxėnės i klasės sė parė fillore nė shkollėn Kristoforidhi, ku ai burrė me shtat mesatar kalonte dy-tre herė nė ditė para shkollės dhe, ngandonjėherė, ne fėmijėve na jepte dhe karamele. Kishte raste kur ai na vinte dhe nė orėt e mėsimit, pasi e ftonin mėsuesit tanė. Ky ishte Lumo Skėndoja, qė unė pata rastin ta
shikoja qė nė klasėn e parė tė fillores.
Frashėri e Dosti ndaluan gjakderdhjen mes nesh e komunistėve.

Lidhur me konfliktet qė nisėn asokohe ndėrmjet Ballit e komunistėve, konflikte qė prej mė shumė se gjysmė shekulli vazhdojnė ende, Xhemali kujton:
Pasi gueriljet komuniste tė Tiranės filluan atentatet ndaj eksponentėve tė Ballit duke vrarė Azis Ēamin, Azis Sharen (komandant i Rinisė sė Ballit nė Vlorė), dhe Iljaz Agushin (me origjinė nga Kosova, ministėr), disa tė rinj tė Ballit, tepėr ekspresivė, shkuan pėr tė takuar Mit’hat Frashėrin e Hasan Dostin. Kėta tė rinj tė Ballit ishin indinjuar jashtė mase me kėto atentate tė komunistėve dhe kishin hartuar njė listė me tre-katėr emra komunistėsh, tė cilėt dyshoheshin se kishin gisht nė kėto vrasje. Ata shkuan te Moskatet ku banonte Dosti dhe aty takuan atė dhe Mit’hat Frashėrin, qė kishte shkuar tek ai. Tė rinjtė e Ballit sapo hynė nė shtėpinė e Dostit i bėnė atij tė ditur mendimin e tyre pėr t’u hakmarrė, duke i thėnė atij: Komunistėt po na vrasin rrugėve. Hasani, pasi i dėgjoi, iu tha:

Nė asnjė mėnyrė, more djema, nuk do tė bėhet kjo punė. Ne nuk jemi organizatė hakmarrėse. Ndėrkohė qė po fliste Dosti, doli dhe Mit’hati nga dhoma tjetėr dhe, pasi u pėrshėndet me tė rinjtė, Hasani i tha se ata tė rinj donin tė hakmerreshin pėr Azis Ēamin. Ai, jo aq impulsiv sa Hasani, u kthye nga tė rinjtė dhe iu tha: Atėherė, more djema, ju thoni qė tė ashpėrsojmė vėllavrasjen qė ka filluar prej komunistėve.
Po atė duan agjentėt e Serbisė dhe bashkėpunėtorėt e tyre nė Tiranė, si Enver Hoxha me shokė. Kur Mit’hati pa listėn qė kishin bėrė tė rinjtė e Ballit, i ra ballit me dorė dhe tha: Nė asnjė mėnyrė ne nuk duhet ta bėjmė njė gjė tė tillė, ne nuk e marrim kurrė njė pėrgjegjėsi tė tillė.
Ja si u spekulua me Ballin Kombėtar Lidhur me spekulimet e historiografisė zyrtare komuniste nė lidhje me Ballin, Xhemali dėshmon: Komunistėt kanė spekuluar duke i quajtur ballistėt bashibozukė dhe njerėz qė vetėm hanin pula. Nė atė kohė shumė njerėz tė ndryshėm nga familjet e pasura dhe me emėr, pėr tė ruajtur veten e tyre dhe
pasuritė qė kishin, vinin nga njė qeleshe tė bardhė nė kokė, me nga njė shqiponjė qė e kishin blerė nė pazar dhe thoshin: Ne jemi Balli Kombėtar. Kėta njerėz, qė nuk ishin tė pakėt, vėrtetė ishin dhe u bėnė bashibozukė, tė cilėt hanin e pinin me dreka e darka. Ata, nė tė vėrtetė, nuk kishin asnjė lidhje me Mit’hat Frashėrin dhe as nuk e njihnin fare atė. Sapo Mit’hat Frashėri e mori vesh kėtė spekulim i denoncoi atė dhe hartoi e shpėrndau njė komunikatė, ku bėnte tė ditur se ata njerėz nuk kishin asnjė lloj lidhjeje me organizatėn e vėrtetė tė Ballit Kombėtar. Nė kėtė kohė kėta individė dėrguan nė Tiranė njerėzit e tyre tė armatosur
dhe pretendonin, duke hedhur parulla e trakte, se ata ishin Balli i vėrtetė. Nė njė nga kėto trakte tė tyre, midis tė tjerash, thuhej se vetėm ata e pėrfaqėsonin Ballin e vėrtetė, kurse Mit’hat Frashėri me Hasan Dostin kishin shkuar nė Mukje dhe ishin bashkuar me komunistėt. Shumė nga kėto trakte shkuam dhe i hoqėm unė, sė bashku me shokun tim, Arfi Pezėn, sipas porosive tė Mit’hat Frashėrit. Mė vonė shumė nga kėta bashibozukė u pėrzien nė krime tė ndryshme dhe propaganda komuniste gjithmonė vazhdonte t’i identifikonte ata me organizatėn e vėrtetė tė Ballit Kombėtar, duke thėnė se ata nuk e kishin mendjen pėr tė luftuar, por vetėm pėr tė ngrėnė pula.


Ēlirimi i Tiranės, terrori komunist dhe burgu im

Nga fundi i vitit 1943 dhe fillimi i 1944-ės Xhemali mori pjesė aktive dhe ishte njė ndėr eksponentėt kryesorė tė Rinisė sė Ballit. Ai, nė qershorin e
vitit 1944, i inkuadruar nė radhėt e batalionit Besnik Ēano e Qeramudin Sulo shkoi nė Kosovė pėr tė luftuar kundėr ēetnikėve serbė, ngjarje e cila do t’i kushtonte atij akuzėn kryesore nė arrestimin e tij, disa ditė pas mbarimit tė luftės, nė dhjetorin e 1944-ės. Lidhur me ngjarjet kur luftohej pėr ēlirimin e Tiranės dhe arrestimin e tij, Xhemali dėshmon:
Erdhi vjeshta e 1944-ės. Ngjarjet e Luftės sė Dytė Botėrore po rrokulliseshin me shpejtėsi. Ushtria naziste po merrte goditje nė tė gjitha frontet, si nė ato tė Lindjes ashtu dhe nė Perėndim. Ushtria e Kuqe, qė tashmė i kishte kaluar Karpatet, po drejtohej drejt Vjenės. Kėshtu ushtria hitleriane rrezikohej tė mbetej e izoluar nė Evropėn Juglindore, sidomos ajo e dislokuar nė Ballkan. Aty nga datat 24-25 tetor nė Tiranė filluan tė dėgjoheshin shpėrthime tė fuqishme nė anėn lindore, aty ku ndodheshin depot e xhenjos, spitali dhe depot ushtarake. Gjermanėt po zbraznin pjesėn lindore tė kryeqytetit, ndėrsa brenda nė qytet ata kishin afishuar disa proklamata (thirrje), ku lajmėrohej popullsia e Tiranės se ushtria gjermane do tė tėrhiqej nga mesi i nėntorit. Kjo thirrje ishte e firmosur nga kapiteni Lederer, komandant i Garnizonit tė Tiranės. Ky ėshtė njė fakt dhe moshatarėt e mi e mbajnė mend fare mirė kėtė gjė. Mė 28 tetor 1944, ditėn e dielė, partizanėt gjatė natės kishin penetruar nė gjysmėn e Tiranės dhe, pėr ēudi, asnjė shkreje armėsh nuk u dėgjua atė natė. Gjermanėt kontrollonin gjithė Rrugėn e Elbasanit, qendrėn e qytetit dhe bulevardin e madh, deri te materniteti. Po dukej qartė se ata prisnin kolonėn e fundit ushtarake, qė do tė vinte nga Elbasani. Luftimet vazhduan 19 ditė, aq sa vonoi dhe autokolona. Zakonisht luftimet zhvilloheshin natėn, tė shoqėruara me njė zhurmė tė madhe armėsh. Tė nesėrmen popullsia dilte e psoniste lirisht nėpėr furrat e bukės dhe dyqanet e tjera. Pozicionet ndėrluftuese nuk dukeshin se ndryshonin shumė. Nga popullsia pati shumė tė vrarė dhe tė plagosur. Gjermanėt, pėr tė mbajtur nėn presion forcat partizane, nė pjesėn qė ndodheshin kėta, gjuanin me mortaja nga kodrat e Saukut. Njė ditė, njė predhė ra nė afėrsi tė portės sė shtėpisė time, ku mbeten tė vrarė shtatė veta, duke pėrfshirė njė grua dhe tre kalamaj. Gjatė atyre luftimeve, nė bodrumin e shtėpisė time, qė ishte prej betoni, u strehuan afėrsisht 200 banorė. Njė predhė tjetėr ra nė shtėpinė e Myrteza Stafės, nė Rrugėn e Shėngjergjit, ku u vranė 8-9 pjesėtarė tė familjes, duke ngrėnė bukė nė sofėr. Vrasje dhe plagosje pati shumė nė popullsinė e Tiranės. Por lajme kontradiktore qarkullonin shumė nėpėr Tiranė.
Partizanėt kishin filluar gjuetinė e shtrigave, duke bėrė arrestime tė shumta dhe pushkatime tė kundėrshtarėve tė tyre politikė. Shumicėn e kėtyre vrasjeve i bėnin nėpėr rrugė, porsa i merrnin nga shtėpitė e tyre. Ndodhte qė i vritnin dhe nė oborret e shtėpive tė tyre, nė sy tė familjarėve. Pasi pushuan luftimet e mbaroi lufta, njė varr i pėrbashkėt u gjet nė bodrumet e hotel Bristolit ku ishin pushkatuar pa gjyq, nė mėnyrė barbare, njė numėr i madh qytetarėsh. Shumica e tyre ishin intelektualė me prirje perėndimore, si gazetari e publicisti Nebil Ēika, Aleks Mavraqi, vėllezėrit Kokalari, Ismail Petrela etj. Kėta, nga komunistėt,
konsideroheshin si kriminelė. Gjatė luftės sė Tiranės, mė shumė njerėz janė vrarė nga dora e partizanėve se sa nga gjermanėt. Mė 28 nėntor, kryetari i Qeverisė Provizore, Enver Hoxha, mbajti njė fjalim nė Tiranė, ku nė mes tė tjerash shpalli njė amnisti pėr tė gjithė ata qė nuk kishin lyer duart me gjak dhe nuk kishin bėrė krime. Por kjo e ashtuquajtur amnisti, siē u vėrtetua mė vonė, nuk kishte qenė tjetėr gjė veēse njė hipokrizi e komunistėve pėr tė futur nė dorė kundėrshtarėt e tyre politikė. Duke e konsideruar veten si njė nga kėta njerėz qė duhej tė fitonte nga kjo amnisti, bisedova me dajėn tim, Bim Keēin, te shtėpia e tė cilit qėndroja i fshehur. Bimi ishte mik i Beqir Ballukut e shkoi tek ai pėr ta pyetur qė a mund tė fitoja unė nga ajo amnisti. Xhemali ėshtė kėtu dhe nuk ka kaluar Adriatikun me shokėt e vet i tha daja im Beqirit, i cili iu pėrgjigj se ai nuk dinte gjė, meqė kishte qenė nė mal dhe pėrgjigjen do t’ia jepte njė ditė mė vonė, pasi tė shihte dokumentet e atyre qė konsideroheshin armiq. Kur shkoi tė nesėrmen dajė Bimi, Beqiri i tha: Xhemali duhet tė dalė e tė mos rrijė i fshehur, pse do t’ia marrin pėr keq e do ta kėrkojnė. Tė nesėrmen unė dola nė bulevard, sė bashku me shokun tim, Rexhep Spahiun. Kur po kthehesha nė shtėpi, aty afėr mė doli pėrpara njė djalė me njė copė tė kuqe nė krah, qė ishte aktivist i lagjes, dhe mė tha se duhej tė shkoja pas tij nė komandėn e lagjes, se mė kėrkonin pėr njė sqarim. Kur shkova atje i shoqėruar nga ai, u ndodha pėrpara Ismail Ēaushit dhe Xhavit Qeses, tė cilėt i njihja dhe mė njihnin mirė. Mbas disa pyetjeve pėr disa shokė tė mitė qė kishin ikur nė Itali, ata mė pėrcollėn nė Drejtorinė e Mbrojtjes sė Popullit, njė vend i llahtarshėm, qė mė vonė populli e quante vendi i torturave, ngaqė pėr vite me radhė ai vend ( te Selvija), u bė varri i shumė fatkeqėve si unė, qė hynė aty po nuk mundėn tė dalin mė tė gjallė. Aty komandonin dy vetė, tė cilėt ishin Zija Kambo dhe kapiteni i parė Mihallaq Ziēishti. Ky i fundit mė bėri presion me revole nė dorė, duke ma drejtuar herė pas here nė kokė. Mbas dy-tre ditėsh na nxorrėn katėr veta nė oborrin e korridorit tė bodrumit. Pėrveē meje ishte dhe avokati Muhamer Liēe (tė cilin mė vonė e dėrguan nė Korēė dhe e pushkatuan), Zenel Bejko, njė fshatar i moshuar nga Libohova dhe njė djalė i ri nga Gjirokastra, qė quhej Nuredin Ēabej.
Mua mė lidhėn dorė mė dorė me avokatin. Na nisėn tė katėrve nė errėsirė, tė shoqėruar nga pesė roja tė armatosur. Po ecnim drejt rrugės, qė sot quhet Siri Kodra. Avokati mė pyeti rrugės:
Mos po na ēojnė nė Bregun e Lumit? E kuptova nė ēast pyetjen e avokatit. Nė atė kohė, dhe dy- tre vjet me radhė, Bregu i Lumit nė Tiranė u bė varri i qindra fatkeqėve qė pushkatoheshin aty nga regjimi si kundėrshtarė politikė. Nė fund tė rrugės roja ktheu majtas. Po na ēonin nė burgun e ri tė Tiranės, ku ishin tė burgosurit politikė. Kur arritėm nė oborr tė burgut, na futėn nė njė dhomė pranė portės sė madhe. Dhoma ndriēohej nga njė kandil me vajguri, aty ndodhej komandanti i rojave dhe komandanti i burgut. Mbasi na zgjidhėn duart, na urdhėruan tė boshatisnim xhepat. Pasi na mbajti njė procesverbal secilit, na tha se kėto sende do t’ia dorėzonin familjarėve tanė.
Sjellja njerėzore e atij njeriu na bėri pėrshtypje. Ky ishte njė burrė i gjatė e pak zeshkan e rreth tė 40-ave. Habia jonė e madhe ishte kur, pas 3-4 javėve, atė e sollėn dhe e futėn bashkė me ne, si tė arrestuar, pasi e kishin ēarmatosur mė parė. Ky njeri i mirė ishte Aristidh Qendro, nga Korēa. Pas dy vjetėve, nė njė natė dimri tė 46-ės, pėrgjegjsi i rojave thirri me zė tė fortė nė korridor dy emra: Ndrekė Kodhelin dhe Aristidh Qendron, qė tė bėheshin gati se do tė trasferoheshin pėr nė burgun e Burrelit. Nė kėtė burg ata nuk arritėn kurrė, se i kishin pushkatuar rrugės, me urdhėr tė Enver Hoxhės, siē na treguan disa ushtarakė tė
lartė qė u dėnuan mė vonė. Aristidhi kishte qenė trockist dhe shok i Zai Fundos, ndėrsa Ndreka pėrkthyes i anglishtes nė kohėn e mbretit Zog.

Akuza ndaj meje:

Ka luftuar nė Kosovė, kundėr vėllezėrve jugosllavė.Mė 9 maj 1945 na thirrėn emrat nja 10-12 vetave, pėr t’u pėrgatitur qė tė dilnim nė gjyq. Ne ishim veshur mirė. Nė oborrin e burgut, pranė derės sė hekurt, na lidhėn dy e nga dy, me
nga njė copė teli dhe tė gjithėve me njė tel tė gjatė. Mua mė rastisi tė lidhesha me mjekun dermatolog, Shyqyri Basha. Kur na nxorrėn nė bulevard, na priste njė turmė kalamajsh, me moshė 10-12 vjeēare, qė bėrtisnin nė kor: Kriminelėt nė litar!Kjo britmė na shoqėroi gjatė gjithė pazarit, deri nė sallėn e gjyqit. Gjyqi atėherė zhvillohej me dyer tė hapura. Salla e gjyqit ishte caktuar kinema Tomorri e Barrikada, prapa Teatrit tė Kukullave. Vendimet e kėtyre gjyqeve ishin pa tė drejtė apelimi. Gjyqi i grupit tonė zgjati vetėm tre ditė. Dy vetė nga ky grup u dėnuan me vdekje dhe u ekzekutuan. Njėri ishte rusi i bardhė, nėnkolonel Mihael Krasenksi, dhe tjetri plaku fanolist, Dhimitėr Bala, i ati i prof. Foto Balės. Tė fundit nė grup mė kishin lėnė mua. Akuza ndaj meje ishte: armik i popullit, si anėtar i Rinisė sė Ballit Kombėtar. Salla e kinemasė ishte e mbushur plot me popull. Mbas rreth njė ore pyetjesh e pėrgjigjesh, qė mė e shumta ishin debat politik, me fyerje e sharje pėr Ballin Kombėtar e krerėt e tij, kryetari i gjyqit, Bilbil Klosi, thirri me zė tė fortė nė drejtim tė sallės, pėr tė gjetur aty ndonjė dėshmitar qė tė dėshmonte kundėr meje. Asnjė njeri nuk pranoi tė dėshmonte kundėr meje. Dėshmitarė pro meje dolėn shumė. Njėri nga kėta ishte Isuf Katroshi (baba dėshmori), i cili dėshmoi aty se gjatė kohės sė operacionit armik kundėr Pezės, nė bodrumin e shtėpisė sime ishin strehuar shumė familje tė ikura nga Peza. Duke parė situatėn, ku asnjė njeri nuk po dilte kundėr meje, avokati im, Spiro Stringa, ndėrhyri duke thėnė se mua mė kapte amnistia e qeverisė, qė ishte dhėnė mė 28 nėntor. Pas kėsaj ndėrhyri prokurori: Ėshtė njė ndėr tė parėt qė ka shkuar vjet nė Kosovė, vullnetar me Rininė e Ballit, pėr tė luftuar kundėr vėllezėrve tanė jugosllavė tė mareshalit Tito Pas kėsaj akuze u dėnova me 5 vjet burg, pėrfundon rrėfimet e tija Xhemal Alimehmeti, i cili deri nė vitin 1990 mbeti njė armik i popullit.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.