Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qe te bertet shume ne fillim, te del i mire ne fund.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 164 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Letersi :: Dhjetė Ditė Qė Nuk Tronditėn Botėn
Postuar nga: Fiori

Letersi Nje nga librat me te komentuar per boten letrare jo vetem ne Shqiperi por edhe ne rrethet letrare shqiptare jashte shqiperise. Ne vazhdim do te gjeni nje pjese te shkeputur nga libri i Aurel Plasarit, titulluar Dhjetė Ditė Qė Nuk Tronditėn Botėn. Intereviste me autorin, biografine e tij si dhe menyra kontaktimi me te.

Cdo koment eshte i mirepritur. Duke pasur parasysh permbajtjen e pjeses keshillohet qe lexuesit te jene te moshave 18-vjecare e siper

Pjesė e shkėputur nga libri Dhjetė Ditė Qė Nuk Tronditėn Botėn

...Vijonte ajo t'i mbante syte te mbyllur dhe vetem nga kercitja e kuptoi se ai e theu nje ve, ktheu koken dhe e pa se si e pinte te gjalle, mandej theu nje te dyte, dhe ajo u drodh si prej rrymes elektrike kur ndjeu tek ai ia derdhte ate ve mbi ijet e saj, u perqeth dhe deshi te rebelohej, por ai e urdheroi te rrinte urte, "uuuurte", dhe zeri i tij per here te pare i kalli dic te ngjashme me friken. Qe veja e derdhur te mos haperdahej, ai u perkul mbi shpinen e saj, mbertheu me dhembe te verdhen dhe me gishterinj e shpuri drejt shtegut mes mollaqeve te vajzes, i cmendur, mermeriti ajo, por ai e urdheroi se rishti te bindej, dhe zeri i tij ishte edhe me i rrepte, ai e ferkonte vene e derdhur mbi ijet e saj, ia ngrinte vithet, ia hapte mollaqet dhe i kallte nje gisht ne shtegun qe ai e dinte se do ta rrihte per here te pare, dhe ajo tanime kishte mbetur pa fryme, dhe kur ai i tha se e kishte te gjithe te verdhen e vese brenda, ajo nuk dinte cfare te thoshte pos se te mermeriste: e kam per here te pare aty, nje fjali qe po ate grime i beri te zgerdhiheshin te dy, per here te pare e kam edhe une, ia kthente ai me ze gati-gati te bardhe, dhe asaj ia kishte mbeshtjelle kurmin nje djerse e holle, te cilen ai ia nuhaste gjithe neps, ndersa i depertonte mes mollaqeve, duke ia sulmuar drejtpersedrejti shtegun e heres se pare, dhe le te rekonte sa te donte ajo tani, le te perpushej e te perpelitej, kjo virgjeri i takonte atij, dhe ai tani kete virgjeri po e merrte, dhe e keshillonte ai te kafshonte nenkresen me dhembe, dhe asaj nuk i mbetej pos se te bashkepunonte ne menyre qe e gjitha kjo te perfundonte shume shpejt, kur ai te prishej mbas disa castesh.

Nuk doli menjehere prej saj, priti te qetoheshin te dy, t'u fashitej cmenduria e zemrave, qe dalja te ishte sa me pak e dhimbshme, dhe atehere ajo u kthye nga ai, dhe u puthen ata te dy si te marrosur, jam cliruar aq fort, i tha ajo, sa me zukasin veshet, dhe i kerkoi ajo nje ve tjeter t'ia thyente ne dore, ndersa nuk ia tregonte se perse e donte, dhe ia derdhi ai vene ne pellembet e hapura, dhe ajo ia rrokte mashkullorine e tij me nj'ato duar, duke e levizur poshte e lart, gjithe embelsi e epsheri, madje me shpejtesi, gjithnje e me shume shpejtesi, deri kur ai ia sterpiku se rishti me lengun e tij fytyren, deri kur mbeten te dy si shakuj ne kanape, pa u mbushur dot me fryme.

----------------------------------------

Por keto dite jane te mjaftueshme per te bere gjithshka. Ata shkojne fillimisht ne shtepine e tij. Ai e pyet: "Nuk ke gedhelur ndonjehere mashkull?

-Asnjehere.

-Po dashuri ke bere, apo jo?

-Po.

-Te pelqen ta besh?

-Asaj i kishte rene te kuqte ne fytyre dhe nuk u pergjigj. Ai vuri doren mbi te sajen dhe e mesoi ta leviztte nga larte poshte

-Me thuaj ngulmoi ne veshin e saj, si te pelqen ta besh?

-Me pelqen ta bej vetem, kur nuk ka njeri, me gishtrinjte e mi-foli ajo ultas.

-Mire beje tani edhe per mua.

-Cfare-zeri i saj u drodh.

-Bej sic ben kur je vetem.

-Por...

-Nuk ka por-ia ktheu ai.

-Me vjen turp.

-As turp nuk ka. Gjerat qe na japin kenaqesi dhe nuk i bejne keq kujt, nuk ka si te jene te turpshme".

Pjesa u dergua tek Forumi Shqiptar nga Krispi75


Interviste me Aurel Plasarin


LOBI: Pėrse librin tuaj tė fundit, Dhjetė ditė qė nuk tronditėn botėn, e quani "arlekinadė"? Pėrse nuk e keni emėrtuar roman apo novelė, siē ndodh rėndom?

A. PLASARI: Vetė pyetja e dėfton se ju, pėr shembull, e paskeni kuptuar qė keni tė bėni me njė roman ose novelė. Pėrcaktimet "zhanrore" nė letėrsi, mė se njė herė, janė ēėshtje trilli. Qė "Shpirtra tė vdekur" ėshtė njė roman, kėtė nuk e vė kush nė dyshim. Por edhe qė autori e ka emėrtuar atė "poemė" s'ka pėrbėrė ndonjė problem. Posaēėrisht nė shkrimet me sfond alegorik ndodh qė edhe pėrcaktimet e tyre zhanrore t'i binden alegorisė. Nė rastin e "Dhjetė ditėve", pėr shembull, mund tė ketė ndodhur qė sfondi i revolucionit bolshevik rus t'i ketė sugjeruar autorit njė zgjidhje dhe, pėrkatėsisht, emėrtesė zhanrore qė lidhet me kėtė sfond. Njėfarė "arlekinade" ėshtė, fjala qė vjen, "Poema pa hero" e Anna Ahmatovės. Tani nuk mbaj mend nėse ajo e emėrton tė tillė, por "arlekinin" aty e ka edhe personazh. Nė letėrsinė shqipe njė shembull tė kėtillė e kemi te "Dranja" e Martin Camajt, tekst tė cilin autori e emėrton "madrigale", ndėrsa nė kuptimin e ngushtė zhanror "madrigale" nuk janė. S'di ēfarė shpjegimi tjetėr tė jap, mbasi si nė shumė ēėshtje tė krijimit kurrfarė shpjegimi "racional" kjo nuk ka. Diku nė librin tuaj personazhi kryesor, "heroi", shprehet se e urren atė "zhanėr tė zvetėnuar qė quhet roman".

LOBI: Mos ka tė bėjė kjo me zgjedhjen e mėsipėrme tė ermėrtimit "arlekinadė"?

A. PLASARI: Mund t'ju pėrgjigjesha thjesht se kėshtu mendon personazhi dhe se autorėt nuk mund tė marrin mbi vete pėrgjegjėsitė pėr ēdo mendim tė personazheve. Por pyetja juaj ka tė bėjė me njė ēėshtje interesante tė teorisė sė letėrsisė, mė sak tė teorisė sė zhanreve, dhe paskam dėshirė tė jap njė pėrgjigje pak mė tė shtjelluar. Sa i pėrket pastėrtisė ose papastėrtisė sė zhanreve nė teorinė e zhanreve zhvillohet njė debat i vjetėr. Nė pėrgjithėsi pėr letėrsinė bashkėkohore pranohet prirja e shfaqur prej kohėsh pėr thyerjen e zhanrit, shkartisjen e tij, pėr rrėshqitjen gati-tė-pandjeshme nga njė zhanėr te njė tjetėr brenda tė njėjtit tekst. Nuk ėshtė debat qė mund tė pėrmblidhet me dy fjalė nė njė bisedė si kjo, por gjithsesi "heroi ynė" duket se ėshtė nė dijeni tė tij. Kėtė prishje tė pastėrtisė sė zhanrit, kėtė shkartisje tė tij, kėtė rrėshqitje do ta krahasoja me atė gjendje qė nė fizikėn moderne quhet "fuzzy". D.m.th. gjendje lėndėsh apo elementesh tė pėrzierė, tė ndėrfutur mes syresh, pa u dalluar mirė ku mbaron njėri dhe ku fillon tjetri. Njė gjendje e pėrturbullt ose e vagėlluar, si e quajmė nė fotografi: "flou" ose "sfocato". Te "Dhjetė ditėt", pėr tė cilat pyesni, unė si lexues e ndiej njė gjendje tė tillė.

LOBI: Libri ka brenda shumė skena erotike, duke filluar nga marrėdhėniet dyshe, tek ato treshe, insinuime pėr masturbim, incest etj. A nuk mendoni se ka njė kufi deri ku mund tė lejohen kėto pėshkrime nė njė libėr?

A. PLASARI: Ah! Jemi te pyetja e tretė dhe ja se dolėt te "halli". Po, libri ka mjaft skena nga kėto qė thoni ju. Pėr kufirin qė pyesni, pėrgjigja ime ėshtė: jo. Nuk mendoj se nė letėrsi ka ndonjė kufi tė tillė. Nė letėrsi mund tė shkohet nė hėnė pa u shpikur ende anija kozmike apo tė udhėtohet 20.000 lega nėn det kur ende nuk ka nėndetėse. Mund tė zbulohen nė rruzullin tokėsor kontinente qė as ekzistojnė, mund tė ecet mė kėmbė nė tokė ashtu si me duar nė tokė dhe kėmbė pėrpjetė. Personazhet mund ta kenė shtatin 10 m tė lartė, por edhe 10 cm, po tė dojė autori. Ne letėrsi mund tė lindesh nė shek. XXI dhe tė vdesėsh nė shek. X. Ose edhe tė mos vdesėsh kurrė, tė ngjallesh sė vdekurish etj. Por, meqė e kuptoj ku rreh pyetja juaj, kujtoj se nė historinė e zhvillimi tė qenies njerėzore ka pasur vėrtet njė kohė kur njeriu e kishte mendjen mjaft tė dobėt dhe ende tė papjekur pėr tė shqyrtuar trupin e vet dhe funksionet e veta trupore pa e ndjerė vetėn "pisk" prej njėmijė reagimesh fizike tė cilat s'i bėnte dot zap. Mirėpo, nuk ėshtė mė kėshtu. Ajo kohė ka shkuar dhe vajtur. Qytetėrimi tė cilit i pėrkasim na ka mėsuar ta ndajmė tė thėnėn nga e bėra, mendimin nga veprimi ose nga reagimet fizike. Nga psikologjia bashkėkohore e dimė qė veprimi nuk ndjek, domosdoshmėrisht, mendimin. Qė mendim dhe veprim, e thėnė dhe e bėrė, janė dy forma tė ndara tė ndėrgjegjes kėtė teorikisht e pranonin edhe "marksistėt", ndonėse praktikisht bėnin ēmos pėr t'i ngatėrruar ato.

LOBI: Heroi juaj diku shprehet: "Me sa duket, erotizmi dhe asgjė tjetėr qenkėsh thelbi i qytetėrimit". Mos bėn pjesė kjo thėnie edhe nė parimet tuaja?

A. PLASARI: Heroi im, me sa kuptoj unė si lexues, ėshtė dėndur s'u ushqyeri me lexime. Heroi duket se njeh mirė, fjala vjen, veprėn e Marcuse-s "Eros dhe qytetėrim". Sa pėr parimet e mia, mund vetėm t'ju siguroj nė emėr tė autorit se ai do tė donte qė meshkuj dhe femra t'i mendonin punėt seksuale nė plotėrinė e tyre, si punė aspak "tė pista", por thjesht njerėzore. Pa e ndier veten "pisk". Kėtė dėshirė mund ta lexoni jo vetėm te ky libėr, por edhe te "Letėrsia dhe muret", shkruar kėtu e dhjetė vjet tė shkuar.

LOBI: Do tė thotė kjo se ju mbroni parimin qė njeriu tė veprojė seksualisht sipas dėshirės?

A. PLASARI: Pėr tė vepruar, ne ende nuk mund tė veprojmė seksualisht si mund tė na e donte qejfi, vėrtet. Por sė paku tanimė e kemi mbėrritur aftėsinė pėr tė menduar seksualisht me kthjelltėsi. Pėr shijet e mia tė leximit, me sa duket tani edhe tė shkrimit, librat me goca "tė ndershme" dhe ēuna "tė virtytshėm" kanė vetėm njė emėr: broēkulla. Njė djalė dhe njė vajzė nuk do tė thotė thjesht njė djalė dhe njė vajzė, por njė mashkull dhe njė femėr. Do tė thotė njė rrjetė e tėrė marrėdhėniesh tė ndėrlikuara. Do tė thotė njė mbėshtjellim ndjesish seksuale, qė ziejnė, dhe mendimesh seksuale, me shkoklavitjen e tė cilave shkrimtarėt janė marrė prej mė se 2500 vjetėsh, sė paku. Nėse e keni fjalėn pėr "skenat" qė pėrmendėt, apo pėr "modalitetet" e akteve seksuale, lexuesve mund t'u shuhej kureshtja po tė lexonin mirė Aristofanin, Euripidin, Marcialin, Ausonin, Petronin, Apuleun dhe sa e sa shkrimtarė tė kohės antike, tė cilėt edhe kur ka andodhur tė na i pėrkthejnė nė shqipe, pėr fatin tonė tė mjerė na i kanė pasė "tredhur". Ta kishim pasur tė pėrkthyer, fjala vjen, Ovidin (poetin qė shfaqet kur e kur te "Letėrsia dhe muret"), do tė qemė pakėz mė tė mėsuar me skena si ajo e Filisit: "Siē erdhėn tė dy, nė mėngjes, pėr t'ia bėrė Filisit/ Dhe donin ta kishin lakuriq ēdonjėri i pari,/ Filisi premtoi t'ua jepte si njėrit, si tjetrit/ Dhe kėshtu bėri: njėri i ngriti kėmbėn, tjetri tunikėn..." (X, 81). Etj. Unė them se duke i menduar lirisht punėt seksuale do tė mbėrrijmė njė ditė, mė nė fund, atje ku duam tė mbėrrijmė: te dėlirėsia e vėrtetė dhe e pėrkryer. Te plotėria njerėzore, e cila do tė bėhet e e mundshme vetėm po qe se veprimi ynė seksual, nga njėra anė, dhe mendimi ynė seksual, nga tjetra, do tė vijnė e tė puqen. D.m.th. dhe po qe se njėri nuk do ta pengojė tjetrin.

LOBI: A nuk kontraston kjo pjesė e krijimtarisė suaj me njė pjesė tė madhe tė punės suaj prej studiuesi? Sepse emri juaj lakohet zakonisht si ai i njė studiuesi.

A. PLASARI: Jo, pėrse tė kontrastojė? Nė kėtė kuptim qė thoni ju, si "Dhjetė ditė qė nuk tronditėn botėn", ashtu dhe "Letėrsia dhe muret", "Karafilė dhe prezervativė" etj. i lidh me punimet studimore tė tė njėjtit autor fakti qė janė produkte ėndjeje, kėnaqėsie, zbavitjeje mendore. Kjo ėndje, simbas parimeve tė mia, ėshtė parim qė vė nė lėvizje si shkrimtarin, si studiuesin. Madje kam pėrshtypjen se ky parim funksionon jo vetėm pėr letėrsinė, pėr artet, por edhe pėr shkencat. Nga sa kam lexuar deri mė tani, kam krijuar bindjen se veprat mė tė bukura, mė tė pėrkryera, janė produkt i njė ėndjeje tė madhe. Madje hareje mendore. Janė vepra nė tė cilat nuk ndihet dyshimi ose sforcimi, ose kufizimi, pėr tė cilin pyesni ju.

LOBI: A ka lidhje kjo me faktin qė, kur lexon librin, duket paska e papėrcaktueshme koha dhe vendi ku zhvillohen ngjarjet? Njė herė duket se ėshtė fjala pėr Shqipėrinė, madje Shqipėrinė e vitit 1997, njėherė pėr Bashkimin Sovjetik apo Rusinė cariste tė vitit 1917. Apo gaboj?

A. PLASARI: Kjo ėshtė puna juaj, mė falni qė po jua them kėshtu. Varen nga leximi juaj, jo nga shkrimi im. Unė, nėse doni, mund t'ju shpjegoj si tė orientoheni nė gjeografinė e vėshtirė tė Guliverit, sepse jam lexues i mirė i tij. Librin tim unė nuk kam ē'e shpjegoj mė. Pėr gjendjen "fuzzy" ju thashė diēka. Shumė-shumė mund t'ju pohoj se ka mjaft tė ngjarė qė shijet e mia nė lexim tė kenė kaluar edhe nė shkrim. Nėse fola pėr veprat nė tė cilat nuk ndihet dyshimi ose sforcimi ose kufizimi, nė letėrsi ato japin zakonisht tekste nė gjendje fluide, tė pasigurtė, ndonjėherė edhe kundėrthėnėse, sa t'u japėsh interpretime tė ndryshme.

LOBI: A mund tė thoni diēka nga rrethanat nė tė cilat e keni shkruar kėtė libėr?

A. PLASARI: S'janė rrethana tė kėndshme pėr t'u kujtuar. Libri ėshtė filluar tė shkruhet, "tė shkruhet vetė", nė njė trijavėsh shumė tė keq, kur mė detyruan tė largohesha nga Shqipėria. Them mė "detyruan", se ishte kėmbėngulja e dy miqve tė mi diplomatė tė cilėt ngulmonin se nuk ia vlente barra qeranė tė rrezikohesha nė atė ēfarė po ndodhte. Me pasaportėn e shėrbimit u zhvendosa nė Austri dhe, me ndėrmjetėsinė e miqve tė Literaturhaus-it u vendosa nė njė kėshtjellė tė vjetėr, ku kisha qenė edhe njė herė mė parė pėr pushime pune. Nė bibliotekėn e pleqve qė administronin kėshtjellėn, dhe qė pretendonin se vinin prej njė familjeje princėrore tė rėnė nga vahti, gjeta njė nga librat mė tė dashur tė ēunakėrisė sime: "Esetė" e Montaigne-it. Ndryshe nga libri qė kisha pasur nė dorė nė ēunakėri, njė botim shkollor i mbėshtjellė nė lėkurė shagreni, si i thonė francezėt, ky i 1997-s ishte, pėrkundrazi, botim "de luxe". Nė njė kėllėf mėndafshi ngjyrė vishnjė. Porse ishtė pėrsėri Montaigne-i, qė unė e desha shumė dhe, ē'tė bėja! Iu ktheva zanatit tė dashur, d.m.th. u vura ta pėrktheja. Bisedat me mysafirėt nė holl nuk i duroja dot. Princesha e rėnė nga vahti mė pyeste me ngulm se ē'bėhej me "atdheun" tim dhe, kur unė i mėrmėrisja nėpėr dhėmbė ndonjė ngjarje tė hidhur, kėlthiste duke pėrplasur duart e rreshkura: "How charming! What a lovely story!" Era e verės dhe e whiskeyt tė fortė ngatėrrohej me erėmimin bajat tė duhanit anglez, me erėn e rėndė tė lėkurės sė kolltukėve, me atė tė dyllit tė qirinjve. Dritat e llambadarėve thyheshin duke u dhėnė fytyrave njė ngėrdheshje tė padurueshme. Dhe mua mė vinte tė pėshtjellė. Se pėrse, edhe frėngjishtja qė flitej aty mė dukej e vjetėruar. Ishte e gjitha njė periudhė pikėllimi, stėrmundimi. Mė dukej sikur isha tėrhequr nė atė banesė tė moēme njėherė e pėrgjithmonė. Mė shpėtoi vetėm Montaigne-i dhe qė aty zunė fill "Dhjetė ditėt qė tronditėn botėn". Vėrtet qė nuk ia paskėsh vlejtur barra qeranė tė rrezikohesha.

LOBI: Doni tė thoni qė ėshtė diēka e cila lidhet me pėrkthimin e Montaigne-it? A mund ta shpjegoni pak?

A. PLASARI: Ishte doemos njė subjekt qė mė shqetėsonte, qė vente e vinte nė kokėn time, por qė nuk e kishte gjetur rrugėn e letrės. Ndėrsa Montaigne-i im tėrhiqej nga bota pėr t'u marrė me njohjen e vetes, me regjistrimin kėsaj njohjeje, me hedhjen e saj nė letėr. Qenia njerėzore qė ai zbulon ėshtė aq autentike, sa nuk tė besohet se vjen nga 500 vjet mė parė, kur njerėzit nuk hanin me pirunj, por me gishta. Ėshtė kaq e vertetė ajo qenie e zbuluar prej tij, sa s'ka lexues tė mos zbulojė nė tė njė pjesė tė vetes. Kjo i duket atij njohja mė e rėndėsishme se ēdo njohje tjetėr. "U duhet hequr maska edhe sendeve edhe njerėzve", thotė. A e kuptoni tani pėrse si epigramė i kam vėnė librit pikėrisht dy vargje pėr maskat tė Shakespeare-it, i cili po nga shkolla liberale e Montaigne-it ka dalė.

LOBI: Lexuesi gjithsesi mund tė ishte i interesuar tė dinte nėse ajo ēfarė ndodh nė librin tuaj ka tė bėjė me ndonjė histori tė vetė autorit, me ndonjė fantazi apo me ēfarė?

A. PLASARI: Eh, kjo ēėshtje parimore ėshtė ngatėrruar keq nė teorinė e letėrsisė. Ngatėrresėn mė tė mbrapshtė e ka bėrė njė nga themeluesit e historisė sė letėrsisė i quajtur Augustin de Sainte-Beuve. "Xha Beuve-i", si e thėrrisnin shkrimtarėt e kohės, iu qep posaēėrisht autorit. Pak a shumė si bėni ndonjėherė ju gazetarėt. Ai zuri ta trajtonte autorin si njė personazh, thuase autori qenkėsh njė "sekser" mes veprės dhe shoqėrisė. Ishte shekulli XVIII dhe qė artisti dallohet nga njeriu, kjo atėherė ende nuk kuptohej. Madje Sainte-Beuve-i shpiku njė "lloj tė ri kritik", portretin. Nė jetėshkrimin e autorit ai ndėrkallte skica mbi veprat e tij, mendime mbi mjedisin e shkrimtarit etj. Xha Beuve-i ishte i bindur nė efektshmėrinė e metodės sė tij kritike, simbas sė cilės shpjegohet nėpėrmjet jetės sė autorit, duke bėrė "historinė e njeriut e tė shijeve tė tij".

LOBI: Ju mendoni se nuk ka gjė tė vėrtetė nė kėtė lloj ballafaqimi?

A. PLASARI: Ndonjė diēka tė vėrtetė edhe mund tė ketė. Por ėshtė njė teori qė sot, nė kulturėn bashkėkohore, nuk mbahet mė nė kėmbė. Sė paku qysh nga vitet '20 tė shek. XX, kur nė letėrsi erdhi Proust-i. Marcel Proust-i ia preu Saint-Beuve-it shkurt: ti je gomar! Dhe i vuri shkelmin beuvizmit qė po ia zinte frymėn letėrsisė. I bezdisur nga identifikimet qė i bėnin kritikėt mediokėr me personazhet e librave tė tij, Prousti e formuloi pak a shumė kėshtu parimin: "Unė" nuk jam unė, por ėshtė zotėria qė thotė "unė". Nga Proust-i e kėndej dihet tanimė se tė vendosėsh njė lidhje mekanike shkak-pasojė mes tė dhėnave biografike dhe veprės, nė mėnyrėn e Sainte-Beuve-it apo tė shefave tė dikurshėm tė kuadrit, nuk ndihmon nė shpjegimin e veprės. Madje, nė tė shumtėn e rasteve, do tė thotė ta falsifikosh atė dhe ta futėsh leximin nė rrugė pa kye.

LOBI: A nuk pranoni se ka raste nė letėrsi kur "uni" biografik mund tė ndihmojė nė shpjegimin e veprave?

A. PLASARI: Ka, vėrtet, por janė pėrjashtime tė parėndėsishme nga pikėpamja nė tė cilėn kėtu bisedojmė. Ato i pėrkasin njė letėrsie qė e vendos vetė veten mė pranė reportazhit, ditarit, kujtimeve, esesė-rrėfim etj. Madje jo vetėm e vendos vetė veten kėshtu, por edhe realizohet, programatikisht, si njė modalitet nė kufijtė mes letrares dhe joletrares: autorė si Saint-Exupéry, Malraux, Camus etj.

LOBI: Cilėt kanė qenė lexuesit tė parė tė kėtij libri, natyrisht pa llogaritur redaktorin V. Muēi dhe botuesin?

A. PLASARI: Kanė qenė njė numėr miqsh tė afėrt, tė cilėt janė edhe lexues tė mi dashamirė. Pak a shumė po ata qė mė lexojmė "pėrpara" tė shumtat e atyreve ēfarė shkruaj. E kam zakon me ēdo libėr qė, para botimit/ shtypjes, t'ua jap disa vetėve pėr tė mė dhėnė ndonjė mendim.

LOBI: Nėse mund ta thoni, cilat kanė qenė reagimet e tyre?

A. PLASARI: S'ka kurrfarė tė fshehte ta them se reagimet kanė qenė tė ndryshme. Por janė puqur nė faktin qė librin e kanė pėlqyer. Gjė qė mua mė mjafton. Nuk janė marrė me tė tepėrt me atė anė tė librit qė mund t'ju "ngacmojė" juve gazetarėve, dhe pėr kėtė u jam mirėnjohės ngase e kanė kuptuar qė nuk pėrbėn ajo thelbin e "Dhjetė ditėve". Kemi diskutuar pėr marrėdhėniet e "heroit" me vdekjen, pėr pėrmasėn e "frikės nga plakja" nė historinė letėrsisė botėrore, pėr "vitin e mbrapshtė" 1997, pėr marrėdhėniet mes reales dhe ireales nė njė vepėr fikcionale, pėr kapėrcimet nga ekzistimi objektiv te halucinimet, por edhe pėr "njeriun qė nuk i ndodh asgjė" tė letėrsisė angleze, pėr "njeriun e tepėrt" tė letėrsisė ruse etj. Mbani parasysh qė e shumta e tyre janė jo vetėm miq tė mirė, por edhe lexues tė mirė. Shkurt fjala, nuk janė komunistė. Nuk e keni idenė sa pak dhe sa keq lexojnė komunistėt! Si mund ta keni vėnė re, libri ėshtė pėrfunduar sė shkruari mė 1998, pra pėr gati dy vjet ka ėshtė endur duke u lexuar "miqėsisht". Pėr mua ky lloj "paraqarkullimi" ėshtė normal: janė libra qė s'kanė ngut, qė mund tė presin pėr t'u botuar. Madje, po tė ma lejoni njė mungesė modestie, po ju them edhe se kam bindjen qė koha, gjithsesi, punon pėr lexuesin e tyre.

LOBI: A i keni parallogaritur lexuesin e gjerė, qėndrimin e tyre, apo edhe regimet e tyre, kur do tė lexonin librin tuaj?

A. PLASARI: Tė sqaroj njėherė qė idenė e lexuesit nuk e ngatėrroj me idenė e lexuesve. Nė fakt, nuk ekzistojnė lexues nė shumės, ekziston vetėm lexues nė njėjės. Po tė pranojmė se vepra letrare ka njė katrakter monadik, d.m.th. ėshtė pjellė e vetme e pashoqe dhe e papėrsėritshme, atėherė logjika e thjeshtė na dėshmon se receptimi i saj nuk mund tė ketė veēse karakter monadik. Nuk ka "masė lexuesish", me tė cilėn na ēanin kryet teoricienėt e Enverit. Ekziston vetėm lexuesi. Mirėpo lexues dhe lexues nuk janė tė barabartė, janė vetėm tė barasvlershėm, kaq. Nė kėtė kuptim lexuesi mė i thellė, mė i mirė ėshtė lexuesi me replikė tė nyjėtuar, tė artikuluar. Tė shqiptuar. D.m.th. kritiku.

LOBI: Atėherė a keni menduar, gjithsesi, se si mund ta presė kritika kėtė libėr?

A. PLASARI: Menduar? Po, doemos. Por me kritikėn, nė pėrgjithėsi, unė kam marrėdhėnie tė qeta. Them "tė qeta" dhe jo "tė mira", ngase pėr mua kritika e vėrtetė, nė daēi ajo qė e quajmė mirėfilli profesioniste, ėshtė gjithmonė "qetėsi vlerėsimi". Shfrimi nervoz nė kritikė, pėr mendimin tim, e asgjėson krykėput ligjėrimin kritik. Kritika nuk ėshtė gjendje nervore, ajo ėshtė njė "aura" semantike, nė mund tė thuhet kėshtu. Po ta konceptosh kėshtu kritikėn, domosdo qė do t'i kesh me tė marrėdhėniet tė qeta.

LOBI: Mos do tė thotė kjo se jeni edhe ju mbrojtės i tezės qė shkrimtarėt shkruajnė pėr kritikėt e tyre?

A. PLASARI: Nė tė vėrtetė kjo tezė ka brenda njė tė vėrtetė tė padiskutueshme. Duke i shtuar, doemos, semantikėn e duhur qė zura nė gojė. Sepse tė mbrosh kauzėn e kritikės, pėr mendimin tim, do tė thotė tė mbrosh vetė kauzėn e letėrsisė. Ėshtė, pak a shumė, si qėndrimi ndaj pasqyrės. Pėrderisa pranojmė tė kemi sy, duhet tė pranojmė edhe atė ndėshkim tė tė pamit qė quhet "pasqyrė". Deri edhe kritika qė na bėn padrejtėsi, ka meritat e veta. Edhe asaj duhet t'i jemi mirėnjohės, sepse e drejta e syrit ėshtė tė vėshtrojė, ndėrsa e drejta e shkrimtarit vetmitar ėshtė tė lexohet prej atyre qė e rrethojnė. Kujt i thotė mendja se shqipton fjalė pėr memecėt, se bėn figura pėr tė verbėrit, se kėndon pėr shurdhėt etj. ka gabuar, me siguri, epokėn. Pėr kėtė arsye e quaj tė rėndėsishme krikėn edhe kur ajo bėn padrejtėsi.

LOBI: Po nėse pikėrisht ndonjė nga kėta lexues qė thoni ju, d.m.th. lexues nė numėr njėjės, do t'ju qortonte se nė kėtė libėr mėrrėdhėniet e tepruara erotike mes njė 40-vjeēari dhe njė 16-vjeēareje, marrėdhėniet treshe, skenat e masturbimit, e kapin kufijtė e pornografisė etj.?

A. PLASARI: E dini si ėshtė puna? Lexuesin tim virtual unė e llogaris tė pėrparuar mjaft, ngase e di tanimė shumė tė pėrparuar vetė qenien njerėzore. Qė lexues tė veēantė mund tė kenė tabutė e tyre, kjo bėn pjesė nė tė drejtat e tyre. Edhe tabutė janė pjesė pėrbėrėse tė natyrės njerėzore. Por, sa u takon "shkrimeve", "fjalėve", unė ngulmoj nė besimin tim se tabutė ndaj tyre i kemi kapėrcyer. Pėr njerėzit e kohės sė Kryqėzatave fjalėt kishin, pa dyshim, njė fuqi tė cilėn ne sot s'mund ta pėrfytyrojmė. Fuqia fjalėve tė quajtura "tė pista" duhet tė ketė qenė shumė e rrezikshme pėr natyrat e thjeshta tė Mesjetės. Mund tė ndodhė qė ajo tė duket e tillė edhe sot pėr natyrat e paplota, tė paevoluara. Por, brenda suazės sė njė kulture tė vėrtetė, jemi tė detyruar qė fjalėve t'u japim aq sa u takon fjalėve, d.m.th. pjesėn e reagimeve mendore tė pėrfytyrimit tonė, duke i ndarė nga reagimet fizike, qė mund tė cenojnė normat e mirėsjelljes shoqėrore. Pikėrisht sa u pėrket atyre qė me gjuhėn infantile i quajmė rėndom "gjėra tė turpshme", filologu Friedrich-Karl Forberg, pėr t'iu pėrgjigjur nė mėnyrė paraprake atyreve qė do ta qortonin se nė librin e tij qenkėsh marrė "me gjėra tė turpshme", nė parathėnien e kryveprės sė tij 'Apoforeta' pėrdorte alegrinė e verės. Vernat, kur i qesim nė tryezė, e mbindezin pijanecin e bėrė ēakėrrqejf, ndėrsa e lėnė tė qetė njeriun e pėrkorė, qė pi me masė. Po njėsoj, kėto lloj leximesh ndodh ta mbinxehin njė pėrfytyrim tanimė tė ēartur, ndėrsa nuk u bėjnė ndonjė pėrshtypje kushedi ēfarė mendjeve tė kthjellta, tė pėrmbajtura. Jua kam fjalėn qė gjithsekush i pėrcakton vetė kėto marrėdhėnie me teksin. Unė vetėm sa u kam qitur "verėn" nė tryezė.

Biografi

Aurel PLASARI i ka kryer studimet e larta nė Fakultetin e Historisė dhe tė Filologjisė tė Universitetit tė Tiranės. Njė periudhė ka punuar redaktor dhe pėrkthyes i letėrsisė sė huaj. Pėrkthimet e tij mė tė njohura: nga L. Hughes (1976), J. L. Caragiale (1977), H. Smirnenski (1977), A. Jozsef (1979), Garcķa Lorca (1982, 1985), Garcķa Marquez (1986, 1999, 1999), J. Cortįzar (1988, 1989, 1999), F. Dostojevski (1990, 1995, 1999), M. Sorescu (1993) etj. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė marrė me kritikė letrare, histori tė letėrsisė, letėrsi tė krahasuar etj. Nga viti 1992 ka dhėnė mėsim nė Fakultetin e Historisė dhe tė Filogjisė, ku ka shėrbyer si zv.dekan. Prej 1993-shit ka drejtuar edhe edicionin e ri tė revistės kulturore Hylli i Dritės. Mė 1995-1997 ka ligjėruar i ftuar nė Institutin e Gjuhėve dhe Qytetėrimeve Orientale (Sorbonne III, Paris). Ka mbajtur ligjėrata nė disa universitete tė huaja: tė Padovės, Madridit, Selanikut, Tetovės etj., si dhe nė konferenca e veprimtari shkencore brenda dhe jashtė vendit. Mė 1993 ka doktoruar nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė, ndėrsa mė 1995 ka marrė titullin "Profesor i Asociuar" i Universitetit tė Tiranės. Mban disa urdhėra, ēmime dhe vlerėsime kombėtare e ndėrkombėtare. Prej vitit 1998 kryen detyrėn e drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare tė Shqipėrisė, si dhe drejton Institutin e Studimeve Shqiptare "Gjergj Fishta", tė cilit i ėshtė bashkėthemelues. Libra tė tij: "Don Kishoti zbret nė Shqipėri", T. 1990; "Vija e Teodosit rishfaqet", T.1992, T. 1993, T. 1994, T. 1995; "Letėrsia dhe muret", T. 1993; "Anton Harapi Redimensus", T. 1994; "Kuteli midis tė gjallėve e tė vdekurve", T. 1995; "Saint Jerōme - fils d'Illyrie", Laussanne 1995; "Fishta i dashuruari", T. 1996; "Plani i fshehtė pėr njė Internacionale tė re", T. 1996; "Pėrballė njė kulture tė vdekjes", T. 1998; "La linea di Teodosio torna a dividere", Bari 1998; "Biopolitika: a ekziston nė Shqipėri?" T. 1999; "Fenomeni Voskopojė", T. 2000, "Dhjetė ditė qė nuk tronditėn botėn", 2001.

Intervista dhe Biografia u pergatiten nga Migena HOXHALLI / Tiranė ©Loby nė Internet

Informacion Kontaktimi

Aurel Plasari
Drejtor i Librarise Kombetare te Shqiperise
Adresa: Biblioteka kombėtare, Sheshi Skenderbeg, Tiranė
Tel: ++ 355 42 238 43
Fax: ++ 355 42 576 70
E-mail: plasari@natlib.tirana.al
E-mail: plasari@san.com.al


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.