Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E verteta eshte aq e erresuar ne keto kohe, dhe genjeshtra aq e mirevendosur,saqe, po nuk e deshe te verteten , zor se do ta njihnim.
--- Blaise Pascal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 112 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Politike :: Arhens bind Nanon e Berishen
Postuar nga: Albo

Politike Ambasadori i Prezencėss sė OSBE ia ka dalė tė arrijė njė Pakt mes dy partive tė mėdha pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare si dhe korrigjimin e defekteve tė zgjedhjeve tė shkuara. Detajet e njė projektprotokolli.


Frida Malaj

Ambasadori i OSBE nė Tiranė Gert Ahrens ka arritur njė nga sukseset e tij mė tė rėndėsishme nė politikėn shqiptare, duke ia dalė tė bindė dy udhėheqėsit kryesorė politikė nė Shqipėri, Fatos Nanon dhe Sali Berishėn tė pranojnė njė protokoll tė pėrbashkėt mbi Komisionin Bipartizan tė propozuar pėr rregullimin e mangėsive tė vėrejtura nga zgjedhjet e kaluara. Protokolli i cili ende nuk ka marrė formė pėrfundimtare, pėrmbledh platformėn e punės mbi tė cilėn do tė zhvillohet mė tej puna e Komisionit bipartizan nė pėrbėrje tė tė cilit mund tė hyjnė dhe partitė e tjera tė vogla, tė cilat kanė reaguar dje ndaj mospjesėmarrjes sė tyre.

Po cilat janė sukseset e kėtij Protokolli?

Suksesi mė i madh polik i protokollit ėshtė fakti qė tė dyja partitė kanė rėnė dakord qė detyra e kėtij Komisioni tė jetė zbatimi i plotė i rekomandimeve tė ODIHR ku pėrfshihet “Investigating” dhe “inquiring” nė shkallėn e pėrcaktuar nga raporti i ODIHR-it.

Megjithėse termi “Investigating” nuk parasheh ndonjė hetim penal, ai do tė zbatohet nė kuadrin e njė Komisioni hetimi tė parashikuar nga neni 77 pika 1-3 e Kushtetutės. Ky komision do tė miratohet nga shumia nė parlament.

Protokolli ndėrkohė ka arritur tė pėrkufizojė kuptimin e fjalės konsensus, i cili nėnkupton nė kėtė rast votėn pro detyrimisht tė dy partive tė mėdha. Kėshtu ēdo gjė do tė quhet e merituar kur tė votojnė dy partitė e mėdha dhe jo njė parti me pakicat. Ndėrkohė Partia Socialiste angazhohet qė tė mos shfrytėzojė shumicėn e saj parlamentare mbi vendimet dhe propozimet e komisionit bipartizan.

Lidhur me reformėn elektorale duket se prioritet do t’u jepet zgjedhjeve me njė raund dhe korrektimit proporcional tė ligjit. Po ashtu parashihet njė mundėsi mė e madhe pėr t’u mbrojtur nė gjykatat shqiptare gjatė procesit tė ankimimit. Garant i kėtij protokolli parashihet tė jetė OSBE–ODIHR dhe Kėshilli i Europės.

Nuk dihet se kur OSBE do ta bėjė publik kėtė protokoll, por burime nga ekspertėt e dy partive tė mėdha garantojnė se ata kanė dhėnė pėlqimin e tyre pėr pikat kryesore.




Partitė e vogla parlamentare kundėr komisionit pėr reformėn zgjedhore

“Na llogarisni edhe ne”


Njė marrėveshje e mundshme midis PS-sė dhe PD-sė, pėr komisionin parlamentar pėr reformėn zgjedhore, do tė jetė e pavlefshme, nėse pjesė e kėsaj marrėveshjeje nuk do tė jenė edhe grupet e tjera parlamentare tė pozitės dhe tė opozitės nė Kuvend.Tetė grupe tė vogla parlamentare nė Kuvend, nėpėrmjet njė letre dėrguar Kryetarit tė Kuvendit, Namik Dokle, e cila i ėshtė bėrė publike edhe mediave, kanė shprehur shqetėsimin pėr "anashkalimin qė po u bėhet atyre nė proēesin pėr ndėrtimin e komisionit parlamentar pėr reformėn zgjedhore". Kryetarėt e grupeve parlamentare tė 8 partive nė letrėn dėrguar kryetarit tė Kuvendit, Dokle, shprehen se "diskutimet e stėrzgjatura midis PS-sė dhe PD-sė, pėr ngritjen e kėtij komisioni, janė plotėsisht tė pafrutshme". Pasi kėrkojnė ndėrtimin urgjent tė komisionit nė zbatim tė rekomandimeve tė OSBE/ODIHR, ata kanė sensibilizuar se ēdo marrėveshje midis PS-sė dhe PD-sė, e cila nuk pėrfshin kontributin dhe vullnetin e tė gjitha forcave politike tė pranishme nė Parlament, do tė jetė tėrėsisht e pavlefshme.

Gazeta Tema
8 Prill 2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.