Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Instinkti percakton nevojen dhe inteligjenca krijon preteksin per t`iu shmangur asaj.
--- Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 125 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Ceshtje Kombetare :: Nje burre i fuqishem ne krah te Kosoves
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Bazuar nė njė intervistė me ish Kongresmenin Xho DioGuardi, marrė prej Rexhe Halitit dhe Agron Shalės tė gazetės

"Zėri" (Prishtinė, Kosovė)

25 Tetor 2000


Zėri: Zoti DioGuardi, edhe pse shqiptarėt iu njohin ju fare mirė, do tė deshėm tė flisnim rreth fillimit tė aktivitetit tuaj nė mbėshtetje tė shqiptarėve. Si e filluat karrierėn tuaj dhe "luftėn" nė Shtetet e Bashkuara nė mbėshtetje tė
shqiptarėve, nė pėrgjithėsi dhe atyre tė Kosovės nė veēanti?


KUR FILLOVA TE SHĖRBEJ SI ANTAR I KONGRESIT NĖ VITIN 1985, SHQIPTARĖT NUK E DININ SE KUSH ISHA UNĖ…


DioGuardi: Mė duhet tė filloj tė flas pėr karrieren time si kongresmen.

U zgjodha nė Kongresin Amerikan nė Nėntor tė vitit 1984. Shqiptarėt nė atė kohė as qė mė njihnin mua. Babai kishte lindur nė Itali, nė Dhjetor tė vitit 1913 nė provincėn e Avelinos (midis Napolit dhe Barit) nė njė fshat shqip-folės tė quajtur Greēi nė italisht ose Katundi nė shqip. Greēi ėshtė njė prej pesedhjetė e njė fshatrave shqip-folėse ose fshatrave dhe qyteteve "Arbėreshe" nė Italinė e sotme. Nė vitin 1929, nė moshėn pesėmbėdhjetėvjeēare, babai im erdhi nė Nju Jork pėr ti shpėtuar krizes se rėndė ekonomike qė pllakosi Italinė Jugore. Ai ishte i varfėr dhe i pa shkolluar por Amerika ėshtė njė vend i tillė qė iu jep njerėzve mundėsira tė mėdha pėr punė dhe sukses.

Si shumė shqiptarė tė tjerė tė varfėr, babai punoi shume dhe kurseu para me qėllim qė tė mbante familjen. Nė vitin 1939 ai u martua me nėnėn time, Grace Paperella me tė cilėn lindėn tre fėmijė. Unė isha mė i madhi i tyre, lindur nė Nju Jork, me 20 Shtator tė vitit 1940. Si njė emigrant shqiptaro – amerikan, babai mė shtynte gjithmonė drejt suksesit dhe pėrmbushjes sė gjėrave me rėndėsi – pikėrisht siē bėjnė shqiptarėt anė e mbanė botės.

Nė Prill tė vitit 1984, unė vendosa tė lenja menjėanė biznesin ku kisha punuar pėr mė shumė se njėzet vjetė si llogaritar i sektorit shtetėror dhe partner nė njė prej firmave mė tė mėdha dhe mė prestigjoze tė botes, e quajtur Arthur Anderson & Co.
Nė moshėn dyzetetre , kandidova pėr Kongresin Amerikan. Askush nuk priste qė unė tė zgjidhesha pėr shkak se unė as qė isha marrė me politikė deri atherė. Por me ndihmėn e Presidentit tė athershėm Amerikan, Ronald Regan dhe tė Zėvendės Presidentit, Xhorxh Bush, i cili bėri fushatė pėr mua, bėra njė paraqitje tė sukseshme dhe fitova. Pastaj nė Shtator te vitit 1985, ndodhi diēka shumė e rėndėsishme qė nxori nė dritė prejardhjen time.

Disa irlandezo – amerikanė, tė cilėt mė mbėshtetėn pėr tė arritur deri nė Kongres, mė sollėn disa miq shqiptarė nė ditlindjen time tė parė si kongresmen. Kėta tė fundit e pikasėn babain tim tek fliste shqip me motrėn time mė tė vogėl. Jashtezakonisht tė habitur, ata mė pyetėn: "Si ka mundėsi qė babai juaj flet shqip?" Une iu pėrgjigja se kisha gjak shqipėtar, sikundėr shqiptarėt arbėresh qė jetojnė nė Itali.

Faqe 2/Intervistė e DioGuardit.

Pastaj ata mė thanė: "Ne jemi shqiptarė nga Kosova ndrėsa njerėzit e babait tuaj mund tė kenė ikur nga Kosova pesėqint vjet tė shkuara.

Unė u habita dhe iu kėrkova atyre qė tė mė spjegonin mė shumė rreth kėsaj ēėshtje. Ata mu pėrgjigjėn: "Njerėzit e babait tuaj ikėn nga Shqipėria tė detyruar prej turqve dhe kėrkuan strehė nė Italy, pesėqind vjet mė parė. Ju jeni njė shqiptar i ēmuar pėr ne, sepse arbėreshėt kanė mbrojtur kulturėn tonė duke ruajtur gjuhėn, kostumet dhe historinė prej fushatave shfarosėse etnike osmane dhe sllave pėr mė shumė se pesėqint vjet.

- Kongresmen, ne na duhet tė bisedojmė me ju rreth asaj se ē’po ndodh sot me vėllezėrit dhe motrat tuaja nė Kosovė".

Rashė dakort qė tė takohesha me njė grup shqiptarėsh qė jetonin afėr me zonėn time elektorale dhe ditėn tjetėr njėzet syresh nga Kosova erdhėn nė shtėpinė time nė Nju Jork dhe folėm pėr orė e orė tė tėra rreth historisė dhe politikės nė Kosovė, njė vend pėr tė cilin unė kurrė nuk kisha dėgjuar.

Duke u kthyer tek e shkuara, duket pothuajse e pabesueshme qė unė si e gjithė shumica e amerikanėve nuk dinja asgjė rreth Kosovės. Prej 535 kongresmenėve amerikanė nė vitin 1985, unė zbulova se vetėm njė dyzinė e tyre kishin dėgjuar pėr Kosovėn dhe dinin rreth situatės sė rėndė nė tė cilėn jetonin shqiptarėt tė cilėt pėrbėnin shumicėn atje.

Pas kėtij takimi me tė vėrtetė mu ngjall interesi rreth rrėnjėve tė mia shqiptare dhe fillova tė ndjek me padurim informacionin qė merrja rreth Kosovės. Nė fillim shkova tek Kongresmeni Tom Lantosh, pasi qė kishim punuar bashkė nė shumė ēėshtje tė tė drejtave tė njeriut, ku pėrfshiheshin shtypja ndaj murgjėve tė Tibetit nė Kinė, tė zinjėve nė Afrikėn e Jugut dhe hebrejve nė Bashkimin Sovjetik. Ai mu pėrgjigj menjėherė pozitivisht duke thėnė: "Unė jam i lindur nė Hungari dhe e njoh popullin shqiptar dhe historinė e tij shume mirė. Do tė punoj me ty"

Rezoluta e parė qė paraqita nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve tė Shteteve tė Bashkuara, si kongresmen, u arrit nė Qershor tė vitit 1986 nė mbėshtėtje tė tė drejtave tė njeriut tė shqiptarėve tė Kosovės. Atėherė, i kėrkova mikut tim, senatorit Bob Dole, qė ta paraqiste po atė rezolutė nė Senatin Amerikan, gjė qė ai e bėri njė ditė pasi e kisha paraqitur atė nė Kongres.

Njė vit mė vonė, nė pranverėn e vitit 1987, diktatori serb, Slobodan Milosheviē filloi fushatėn e tij kundėr shqiptarėve tė Kosovės dhe mbajti njė fjalim neveritės nė Fushė Kosovė, duke i fajsuar shqiptarėt pėr tragjedinė qė e kishte zėnė Jugosllavine (pikėrisht sikundėr Hitleri kishte bėrė ndaj hebrejve pėr atė qė e kishte zėnė Veimarin Gjerman.) Kjo e bėnte tė domosdoshme ndėrmarrjen e sa mė shumė rezolutave kongresionale, deklaratave dhe seancave dėgjimore tė viteve 1987 dhe 1988. Kėto veprime na ēuan drejt suksesesh tė mėdha duke arritur qė te fitonim mbėshtetjen e mė shumė se njėqind kongresmenėve pėr tė sfiduar politikėn e atėhereshme anti – shqiptare tė Departamentit tė Shtetit nė Uashington dhe pėr tė bindur shtypin amerikan rreth asaj se ēfarė po ndodhte nė tė vėrtetė nė Kosovė. Nė Nėntor tė vitit 1988, i humba zgjedhjet me rezultat te ngushte nė njė pritė politike tė ndėrtuar nga Partia Demokratike tė cilėt e rimorėn zonėn elektorale qė unė ua kisha hequr nga dora nė vitin 1985. Por shqiptarėt kėrkonin qė unė edhe mė tej tė punoja pėr ēėshtjen shqiptare. Dhe kėshtu, me mbėshtetjen e shumė shqiptarėve anėembanė vendit, tė cilėt mė mbėshtetėn kur isha kongresmen, nė Janar tė vitit 1989 themelova Ligėn Qytetare Shqiptaro Amerikane, kėshtu qė zėri ynė tė mund tė dėgjohej nė Uashington dhe nė tė gjithė botėn.

Faqe 3/Intervistė e DioGuardit.

Zėri: A po flisni pėr kohėn kur tanket serbe kishin pushtuar Kosovėn nė vitin 1989?



KUR ERDHA NE BEOGRAD DHE PRISHTINĖ NĖ NĖNTOR TĖ VITIT 1989, ISHA i SHOQĖRUAR PREJ NJĖ TĖ ASHTUQUAJTURI PĖRKTHYES SHQIPTAR i CILI NĖ TĖ VĖRTETĖ ISHTE NJĖ AGJENT i UDB – sė…

DioGuardi: Siē e thashė mė parė, shqiptaro amerikanėt kėrkonin me deomos qė unė tė vazhdoja punėn qė kisha filluar nė Uashington pėr shkak se situata pėr shqiptarėt e Kosovės keqėsohej ēdo ditė. Milosheviē po forcohej politikisht dhe si rezultat i kėsaj Kosova ishte pushtuar tėrėsisht prej ushtrisė serbe dhe trupave speciale qė nė Mars tė vitit 1989. Ndėrkohė qė ishte e domosdoshme pėr ne qė tė organizonim shumė demostrata nė Shtetet e Bashkuara dhe tė paraqitnim rezoluta tė reja ne Kongres, vendosa tė bėja diēka, madje diēka qė ishte me e rėndėsishme pėr Kosovėn: Vendosa tė shkoj atje! Shumė shqiptarė mė kujtuan qė ne ēdo rrugė dhe cep tė Kosovės kishte tanke dhe autoblinda por, nė se nuk do tė shkoja nė Beograd dhe Prishtinė pėr tė bėrė fotografi dhe mbledhur dėshmi nga gazetarėt shqipėtarė, qeveria e ShBA – ve nuk do tė dinte kurrė se ēfarė ndodhte atje. Milosheviē ishte i zėnė me fshehjen nga shtypi ndėrkombėtar tė veprimeve brutale qė kishte ndėrmarrė kundėr shqipėtarėve. Ai vuri nėn kontroll tė plotė tėrė shėrbimin mediatik jugosllav te njohur si Tanjug, pėr tė shpėrndarė gėnjeshtra dhe fshehur atė qė po ndodhte realisht nė Kosovė.


Me mbėshtetjen e kongresmenit Tom Lantosh dhe Ben Gilman, nė Nėntor tė vitit 1989 shkova nė Beograd dhe mė pas nė Prishtinė. Departamenti i Shtetit nuk dinte asgje rreth vizitės time deri sa aeroplani u ul nė Beograd . Kongresmeni Tom Lantosh e njoftoi ambasadorin amerikan Ėarren Zimmerman pėr mbėrritjen time nė Serbi. Ai, menjėherė u nervozua dhe tha se nuk duhej as tė qėndroja nė Beograd dhe as tė vazhdoja udhėtimin pėr nė Kosovė. (Lantosh qėllimshėm nuk e kishte informuar paraprakisht Departamentin e Shtetit pasi ata mund tė mė pengonin.)

Sidoqoftė, unė isha tashmė nė udhe drejt Hotel Internacionalit nė Beograd dhe eventualisht Ambasadori Zimmerman telefonoi pėr tė organizuar njė takim. Unė i spjegova atij arėsyet e udhėtimit tim pasi ndjeja se ishte e domosdoshme qė tė shikoja prej sė afėrmi konditat nėn pushtimin serb nė Kosovė dhe pastaj tė raportoja sapo tė kthehesha nė Kongres. Ai me tha se Beogradi ishte i rrezikshėm pėr mua dhe se duhej qė menjėherė tė kthehesha nė ShBA. i thashė se nuk pranoj tė kthehem pa bėrė njė takim me shtypin serb dhe ndėrkombėtar nė Beograd. Pastaj ftova median nė Hotelin Internacional. Drejtori serb i hotelit mė tha se nė se une do tė mbaja njė konferencė shtypi, ai do tė pushohej menjėherė nga puna. Pėr tė evituar njė pėrplasje tė tillė, shkova nė dhomėn time tė hotelit, i telefonova pėrfaqėsuesit te medias sė huaj dhe asaj serbe dhe i ftova te vinin tek Qėndra Ndėrkombėtare e Shtypit, nė qendėr tė qytetit. Mė se njėzet gazetarė erdhėn nė atė konference shtypi. Ata pyetėn rreth udhėtimit tim dhe pėrse Kongresi Amerikan mė kishte dėrguar aty. E shpėrndava njė letėr tė firmosur nga kongresmenėt Lantosh e Gilman duke deklaruar se unė i pėrfaqėsoja ata nė Beograd, pėr

Faqe 4/Intervistė e DioGuardit.

shkak se ata nuk mund tė ishin aty nė atė kohė. Gjithashtu iu dhashė gazetarėve kopjet e artikujve qė sapo ishin botuar nga Ėall Street Journal dhe Neė York Times, kundėr Milosheviēit dhe veprimeve tė tij brutale tė ndėrmarrura nė Kosovė. Ishte e qartė pėr mua se ata nuk i kishin parė artikujt dhe se Milisheviēi e ēensuronte tė vėrtetėn duke e penguar median amerikanė tė arrinte nė Beograd. Pas kėsaj, kundėr dėshirės sė Departamentit tė Shtetit, vendosa tė shkoja vetė nė Prishtinė. Policia e fshehtė jugosllave dėrgoi njė agjent pėr tė mė ndjekur nė aeroplan si dhe gjithandej nė Kosovė.

Agjenti fliste rrjedhshėm shqip, anglisht dhe serbo-kroatisht dhe erdhi gjoja si njė pėrkthyes. Nė Hotel Grand Prishtina mė thane, njėsoj si nė Beograd, se nuk mė lejohej tė mbaja konferencė shtypi.

Kjo ėshtė arėsyeja se pėrse vendosa tė qėndroja nė rrugė pėrballė hotelit dhe e ftova median qė tė vinte aty, pėrballė tankeve. Nė pshtjellimin qė krijoi momenti, u largova duke marrė tė rregjistruar nė fotografi dhe videokasetė atė pėrplasje historike pėr tua dėrguar mė pas kongresmenėve Gilman dhe Lantosh

Zeri: Cfarė bėtė mė tej?

SIKUR FUSHATA JONĖ ‘LOBUESE’ TĖ MOS FILLONTE NĖ VITIN 1989, SOT KOSOVA DO TĖ ISHTE SI ĒEĒENIA ME PAK AMERIKANĖ QĖ E
KUPTONIN OSE KUJDESESHIN PĖR TĖ...

DioGuardi: Kur u ktheva nga Kosova nė Uashington, ia thashė tė tėra pėrshtypjet dhe pėrvojen e pėrjetuar kongresmenėve Lantosh e Gilman. U tregova fotografitė e tankeve nė rrugėt e Prishtinės si dhe fotografitė e brutalitetit serb tė cilat i kisha marrė prej Zenun Ēelės dhe Zekirja Canajt. Lantosh dhe Gilman u tronditėn nga ato qė panė dhe dėgjuan prej meje. Lantosh mė tha se Kosova i kujtonte nazistėt gjermanė dhe kampet e pėrqėndrimit prej tė cilave ai, bashkė me vėllain, motrėn dhe prindėrit e tij hebrej nga Hungaria, kishin mundur qė tė shpėtonin gjatė Luftės sė Dytė Botėrorė. i kėrkova Lantoshit, nė mėnyrė tė veēantė qė tė bėnte diēka, pasi nė atė kohė, Kongresi Amerikan ishte nė duar tė demokratėve, dhe ai kishte fuqi tė vepronte, ēka mė mungonte mua si njė antar i Partisė Republikane qė pėrbėnte pakicėn nė Kongres, nė atė kohė. Unė gjithashtu i kėrkova atij tė vinte me mua nė Kosovė. Ai paraqiti gatishmėrinė qė udhėtimin ta bėnim nė Maj tė vitit 1990.

Pas kthimit nga Beogradi dhe Prishtina dhe para se tė kthehesha nė Kosovė me Tom Lantoshin, gjashtė muaj pas udhėtimit tė parė, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane solli nė Shtetet e Bashkuara pesėmbėdhjetė pėrfaqėsues nga Kosova, ku pėrfshiheshin, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Anton Ceta, Luljeta Pula, Hajrullah Gorani, Idriz Ajeti, Mark Krasniqi, Veton
Surroi, etj. Nė atė kohė pėrėndimi nuk dinte thuajse asgjė rreth Ibrahim Rugovės. Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) * ende nuk ishte formuar dhe Rugova ishte i njohur vetem si njė aktivist politik dhe profesor i letėrsisė. Liga Qytetare e mori delegacionin e shqiptarėve tė Kosovės nė Uashington me datėn 2 Prill tė vitit 1990 pėr tė dėshmuar pėrpara Kongresit.

Faqe 5/Intervistė e DioGuardit.

Ne organizuam njė dėgjim tė mrekullueshėm nė Kongres. Serbėt u munduan me ēdo kusht qė ta pengonin por nuk ia arritėn. Pėr kontrapeshė, serbėt sollėn filozofin e nacionalizmit tė tyre, Dorica Qosiē, kreun e Kishės Ortodokse Serbe dhe tjera figura tė tyre, pėr tu dėgjuar nė Uashington dhe pėr ta ngatėrruar ēėshtjen e Kosovės. Seanca dėgjimore u drejtua nga kongresmeni Lantosh dhe Xhon Porter, bashkėkryesues i Grupit pėr tė Drejtat e Njeriut. Ata na rezervuan sallėn mė tė madhe tė Kapiol Hillit. Shqiptarėt mbushėn njėrėn anė tė sallės, ndėrkohė qė mė shumė se njėmijė tė tjerė prisnin me padurim pėrjashta pėr tri orė deri sa seanca dėgjimore mbaroi. Nė anen tjetėr ishin ulur serbėt.

Miqtė tanė, kongresmenėt Lantosh, Gilman, Porter, Brumfild dhe Hank Broun si dhe senatori Bob Dole dhe Pell ishin tė pranishėm. Nė anėn tjetėr, Helen Bentlei, kongresmenja serbo – amerikane u pėrpoq qė tė ndėrpriste dhe tė shkaktonte konfuzion mbi tė gjithė dėshminė e dhėnė nė emėr tė Kosovės. Por Lantoshi, njė mik i madh i imi dhe i tėrė shqipėtarėve, mė lejoi mua qė tė dėshmoja dhe mė pas tė bashkekryesoja seancėn dėgjimore, madje edhe pse nė atė kohė nuk isha mė anėtar I Kongresit Amerikan. Kjo iu dha mundėsinė shqiptarėve tė dėshmonin pa u ndėrprerė gjatė fjalės sė tyre, dhe tė pranonin shumė e shumė pyetje tė rėndėsishme qė nxirnin nė dritė shkelje tė tmerrėshme tė tė drejtave tė njeriut si dhe brutalitetin e regjimit komunist serb tė drejtuar nga Slobodan Milosheviē. Kongresmeni Lantosh ishte aq i impresionuar nga ato qė dėgjoi sa ai menjeherė ra dakort qė tė udhėtonte me mua nė Kosovė, vetėm kohė mė vone, nė Maj 1990.

Njė muaj pas kėsaj, nė Kosovė Lantosh dhe unė u pritėm prej mijėra shqiptarėsh pėrballė Hotel Grandit me pėrqafime, lule dhe tė qara duke thirrur "USA" dhe "Rroftė Demokracia" Ky ishte hapi i parė i madh qė Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane ndėrmori pėr Kosovėn, por qė atėhere, ne kurrė nuk kemi reshtur sė punuari pėr Kosovėn dhe kauzėn shqiptare. Nga Kosova, Lantoshi dhe unė udhėtuam pėr nė Shqipėri. Megjithėse rregjimi i athershėm i Ramiz Alisė nuk na priti me krahė hapur, ne e ndjemė se ishte e domosdoshme qė tė shkonim atje pėr tė bėrė presion ndaj komunistėve qė ta hapnin vendin drejt demokracisė

Gjatė njėmbėdhjetė viteve tė mėpastajme, do tė punoja nė mėnyrė tė pandėrprere si njė zė i fuqishėm pėr popullin shqiptar dhe qė nga viti 1993, kur e takova gruan time tė sotshme, Shirley, njė botuese dhe shkrimtare amerikane, ka qenė partnerja ime nė ēdo pėrpjekje tė bėrė nė kėtė drejtim. Nė Shkurt tė vitit 1998, kur ushtria serbe goditi Drenicėn, Shirley, nėpėrmjet tė lidhjeve qė ajo kishte me CNN dhe media tė tjera, ndihmoi qė ta sillte vemėndjen ndėrkombėtare tek tragjedia kosovare. Nė Gusht tė vitit 1998, gjatė msymjes verore tė ushtrisė serbe, ne shkuam nė vijėn e frontit. Kur fushata bombarduese e NATO – s filloi, nė Mars tė vitit 1999, me Shirleyn vazhduam luftėn tonė pėr Kosovėn, si zėdhėnės tė kauzes shqiptare nė CNN, Fox Neės, ABC, NPR, BBC si dhe shumė televizione dhe radio tė tjera e rrjete transmetuese anėembanė ShBA – ve dhe nė tė gjithė botėn. Nė ishim tė mirėpritur si ekspertė tė kualifikuar pėr Kosovėn. Gjithashtu faqja jonė nė internet tėrhoqi vemendjen e medias, akademikėve dhe gazetarėve nė tėrė boten. Nė Qershor tė vitit 1999, revista shumė e njohur, National Geographic, na kėrkoi bashkėpunim pėr njė artikull prej 35 faqesh mbi popullin shqiptar, i cili u botua mė pastaj nė Shkurt 2000 nėn titullin "Shqiptarėt, njė popull i shpėrbėrė"

Faqe 6/Intervistė e DioGuardit.

Kėshtu, Liga Qytetare, Shirley dhe unė, kurrė nuk reshtėm sė punuari pėr Kosovėn. Puna jonė ka patur shumė pamje dhe ēėshtje strategjike qė janė zbatuar edhe nė Uashington edhe nė Ballkan. Sikur Liga Qytetare tė mos e vazhdonte punėn e nisur nga unė, si kongresmen, nė emer tė kauzes shqiptare nė vitin 1989 dhe tė kėmbėngulte nė lobimin, pėrpjekjet diplomatike dhe fushatat mediatike pėr Kosovėn deri tani, Kosova do tė ishte sot si Ēeēenia, me pakė amerikanė qė e kuptojnė ose kujdesen rreth saj dhe si rrjedhojė rusėt tė cilėt mund t’i vrasin pa e vrarė shumė mėndjėn dhjetra e mijėra ēeēenė. Ēeēenėt, kurrė mė parė nuk kanė mundur tė bėjnė tė njohur se kush jana ata dhe ēfarė bėhet me ta, siē kemi bėrė ne nė lidhje me Kosovėn, qė prej ēastit kur paraqitėm rezolutėn e parė nė Kongres, nė vitin 1986. Si rezultat i kėsaj, Presidenti Vladimir Putin ka mundėsinė qė tė fajsojė ēeēenėt pėr ēdo gjė qė ndodh dhe tė mos pėrgjigjet pėr tėra ato vrasje masive dhe atė shkatrrim tė tmerrshėm. Mbi tė gjitha, Putini ka mundur tė pėrdorė ushtrinė e tij nė sulm kundėr popullit ēeēen pėr pėrfitime politike duke e keqdrejtuar dhe keqinformuar popullin rus, i cili e zgjodhi atė president nė ēastin mė shkatrrimtar ndaj Ēeēenisė

NE E KEMI NGRITUR ZĖRIN PĖR KOSOVĖN NĖ KOMBET E BASHKUARA DHE NUK DO TĖ PUSHOJMĖ SE VEPRUARI KĖSHTU DERI SA KOSOVA TA FITOJĖ PAVARĖSINĖ NGA SERBIA…

Me fillimin tim tė punės si kongresmen, nė vitin 1985 dhe mė vonė si njė President vullnetar i Ligės Qytetare Shqiptaro Amerikane, populli shqiptar ka bėrė miq tė mėdhenj nė Uashington dhe nė tė gjithė botėn. Kjo ėshtė arėsyeja se pėrse Slobodan Miloshevi- ka menduar gjatė para se ta fillonte luftėn nė Kosovė. Ai bėri njė gabim tė rėndė kur i sulmoi Slloveninė dhe Kroacinė, bėri krimet mė tė shėmtuara nė Bosnjė, duke vrarė mė se 300.000 dhe xhvendosur dy million tė tjerė. Por siē i kemi paralajmėruar miqtė tanė ne Kongres, gjatė tėrė kohės. Milosheviē po pėrgatitej pėr tė ndėrmarrė fushatėn e tij mė tė tmerrshme dhe zbatuar planin e tij genocidist ndaj shqiptarėve ēka edhe ndodhi nė Shkurt tė vitit 1998.
Ibrahim Rugova duhej ta shihte se ēfarė po vinte kur Bosnja u sulmua ne fillim tė viteve 1990. Ai duhej tė kishte pėrdorur profilin e lartė ndėrkombėtar qė Lidhja Qytetare ia kishte siguruar atij dhe t’i pėrgatiste shqiptarėt e Kosovės pėr ēfarė I priste ata. Por a nuk e bėri kėtė. Nė vend tė kėsaj, na duhet ta falenderojmė UĒK – nė pėr mbrojtjen qė i bėri popullit shqiptar. Unė besoj se Rugova bėri njė gabim tė tmerrshėm qė nuk e mbėshteti UĒK – nė, dhe pėr njė kohė veprimet e tij kėrcėnuan mbrojtjen e popullsisė civile nė Kosovė duke shkaktuar konfuzion tė madh nė Shtetet e Bashkuara. Por qėkurse NATO e pėrzuri ushtrinė serbe, njė erė e re demokratike fryn nė Kosovė dhe shqiptaret i kanė nė dorė ēelsat e tė ardhmes sė tyre. Shirley dhe unė bėmė katėr udhėtime nė Kosovė qė kur pėrfundoi lufta me 25 Tetor, 2000 pėr tė vėzhguar proēesin zgjedhor dhe pastaj pėr t’i raportuar kongresmenit Ben Gilman nė Uashington. Kongresi Amerikan ishte i shqetėsuar se mos pėrsėritej ajo ēfarė kishte ndodhur nė Shqipėri nė zgjedhjet e 1 Tetorit 2000 ku pat shume ankesa ndaj manipulimeve tė bėra.
Kjo ėshtė arėsyeja pėrse Shirley dhe unė shkuam qė t’i vėzhgonim zgjedhjet nė Kosovė dhe ne ishim tė lumtur t’i raportonim kongresmenit Gillman si Kryetar i Komitetit tė Mardhėnjeve me Jashtė tė Kongresit Amerikan qė

Faqe 7/Intervistė e DioGuardit.

zgjedhjet nė Kosovė ishin bėrė sipas standarteve mė tė larta perėndimore dhe me njė pjesmarrje tė lartė tė votuesve. Mungesa e dhunės pėrpara dhe gjatė zgjedhjeve nė Kosovė, dėshmoi se sa tė pjekur janė kosovarėt dhe se sa shume e meritojnė ata pavarėsinė. Une isha i sigurtė se kėto zgjedhje, tė parat e kėtij lloji, do te nxirrnin udhėheqės tė mirė. Ajo qė mė ka impresionuar ishte edhe numri i madh i kandidatėve pėr zgjedhje. Ėshtė mirė qė votuesit kishin shumė njerėz tė kualifikuar nga tė cilėt tė mund tė zgjidheshin udhėheqėsit e tyre vednorė. Kėto ishin zgjedhje tė mrekullueshme pėr Kosovėn dhe ajo fitoi rrespektin dhe admirimin e shumė udhėheqėsve tė botės.

Zeri: Serbėt kanė thėnė se ju jeni shkaku i tė gjitha problemeve me tė cilat Serbia ka me Shtetet e Bashkuara. Nė ēfarė mėnyrash serbėt janė munduar qė tė ndėrpresin aktivitetin tuaj nė Shtetet e Bashkuara?



E KAM THĖNĖ SE UNĖ KURRĖ NUK DO TĖ BĖJ KOMPROMIS KUR ĖSHTĖ FJALA PĖR PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS DHE KAUZĖN SHQIPTARE.

DioGuardi: Veprimet barbare tė Milosheviēit bėnė qė Serbia tė humbiste edhe atė pak respekt qė mund tė kishte nė Shtetet e Bashkuara. Amerikanėt panė se ēfarė bėnė serbėt ndaj civilėve tė pafajshėm boshnjakė dhe shqipėtarė. Kur bota pa ēfarė bėnte Milosheviēi pėr tė qėndruar nė fuqi, serbėt humbėn shumė prej miqėve tė tyre nė tė gjithė botėn. Midis atyre qė nuk I braktisėn serbėt ishin pjestarė tė lobit grek nė ShBA. Ka patur nje farė partneriteti pan – ortodoks midis serbėve, rusėve dhe grekėve. Lobi grek nė Uashington ishte i fuqishėm nėn administratėn e Klintonit duke u pėrpjekur qė tė krijonin keqinformim dhe pshtjellim rreth shqetėsimeve dhe interesave shqiptarve. Ėshtė tė paktėn njė dyzinė greko – amerikane nė Kongresin Amerikan dhe deri disa vjet mė parė, Helen Bentley, njė serbo – amerikane ishte antare e Dhomės se Pėrfaqėsuesve. Grekėt, serbėt dhe rusėt krijojnė probleme ndaj nesh. Ata bėjnė propogandė qė DioGuardi ėshtė radikal dhe qė ai ekzagjeron ēdo gjė.
Nė kėtė mėnyrė, ata pėrpiqeshin dhe vazhdojnė tė pėrpiqen tė venė gur nė rrota nė udhėn tonė. (Ėshtė interesante tė shėnoj qė ndėrsa lobi grek pėrpiqej tė bindte Departamentin e Shtetit se unė isha njė radikal i cili kėrcėnonte prespektivat pėr paqe nė Balkkan, ata thoshnin fjalė tė mira rreth Ibrahim Rugovės.Ata i referoheshin atij nė mėnyrė aprovuese si njė udhėheqės "I moderuar" pasi qė ai kurrė nuk kishte pėrdorur fjalėn "pavarėsi," por vetėm atė "vet – vendosje" – pėr tė cilėn shumė prej nesh ndjente si ishte njė kod i fjalės "autonomi". Njerėzit nė Kosovė duan pavarėsi, dhe Liga Qytetare nuk do tė bėjė kompromis me ēėshtjen e pavarėsisė pėr Kosovėn. Ky fakt i ka shqetėsuar vazhdimisht grekėt dhe aleatėt e tyre pėr shkak se ata duan ti dominojne dhe kontrollojnė shqiptarėt nė Ballkan. Ja pėrse ata mbėshtetin qeverinė socialiste dhe ndihmuan pėr talarguar rregjimin demokratik tė Dr. Sali Berishės. Pikėrisht nė ēastin kur Berisha e bėri tė qartė se ai do tė mbėshteste pavarėsinė e Kosovės, lobi grek nė Shtetet e Bashkuara solli Gramoz Pashkon pėr tė punuar me ta pėr pėrmbysjen e qeverisė sė Berishės.

Faqe 8/Intervistė e DioGuardit.

Ata ia dolėn qė tė bindnin Departamentin e Shtetit qė Berisha ishte njė person i cili nuk mund tė mbahej nėn kontroll. Kėshtu, me ndihmėn e mikut tė tyre Fatos Nano, udhėheqės i Partisė Socialsite Shqiptare, ata arritėn qė tė ndėrtonin njė qeveri kukull nė Shqipėri. Unė druhem se Greqia, duke pėrdorur influencėn e saj, ende punon pėr ta mbajtur Kosovėn nėn Serbinė. Ja pse Liga duhet tė punojė tani mė shumė se kurrė. Tani do tė desha tė pėrmend diēka qė mund t’ju trondisė ju. Fatkeqėsisht nė Shtetet e Bashkuara ka disa shqiptarė tė cilėt mund tė influencohen lehtėsisht nga armiqtė tanė, qoftė nga injoranca apo pėr pėrfitime pėrsonale. Kjo ėshtė arėsyeja se pėrse gjatė dhjetė vjetėve tė para tė ekzistencės sė Ligės Qytetare, ne kemi patur njerėz tė cilėt e kanė braktisur atė. Liga Qytetare ėshtė njė zė i pavarur pėr kauzėn kombėtare shqiptare. Ne nuk pėrfaqėsojmė shqetėsimet e partive politike; ne pėrfaqėsojmė shqetėsimet e popullit shqiptar.

Zeri: Ju e keni rregjistruar Ligėn Qytetare Shqiptaro Amerikane si njė lob nė Uashington nė vitin 1989. Cfarė ishte kjo Lidhje kur u formua dhe ēcfarė ėshtė ajo tani?



KARTA E RE E ANTARĖSISĖ NE LIDHJEN QYTETARE SHQIPTARO AMERIKANE SIMBOLIKISHT PĖRFAQĖSON SHQETĖSIMET KOMBĖTARE TĖ TĖ GJITHĖ SHQIPĖTARĖVE DUKE E VĖNĖ SHQIPONJĖN MBI TĖ GJITHA TOKAT SHQIPTARE NE BALLKAN…



DioGuardi: Nė vitin 1989, rendi ynė i ditės ishte njėqint pėrqint i pėrkushtuar ndaj Kosovės pėr shkak se ky ishte edhe problemi mė i madh shqiptar pasi Kosova po kthehej nė njė ankth pėrpara syve tanė. Gjatė viteve tė para ne ia dolėm t’I bėjmė tė njohur Kongresit Amerikan dhe medias pushtimin brutal te Kosovės nga ana e rregjimit komunist serb tė drejtuar nga Slobodan Milosheviē.

Mė vonė duke punuar me Shirleyn ne bindėm gjithnjė e mė shumė njerėz rreth fisnikėrisė qė pėrmbante kauza jonė e Kosovės, nė mėnyrė tė veēantė gjatė fushatės sė bombardimeve tė NATO – s. Sot, Liga Qytetare ka njė rend dite tė ngjeshur qė pėrfshin tėra ēėshtjet. E megjithatė, Kosova mbetet njė prioritet, pėr shkak se ne besojmė se vetėm pavarėsia e saj ėshtė zgjidhja ndaj tėrė problemeve kombėtare me tė cilat shqiptarėt, edhe jashtė Kosovės ballafaqohen. Nė kartėn tonė tė antarėsisė ne Lidhjen Qytetare, ju shihni shqiponjėn tė vendosur nė krye tė tė gjitha territoreve etnike shqiptare, Kosova, juglindja e Malit tė Zi, Maqedonia Pėrėndimore, Veriu i Greqisė, (Ēamėria), Serbia Jugore (Presheva, Medvegja dhe Bujanovci) dhe Shqipėria vetė – rajone kėto pra ku shqiptarėt jetojnė praėn e praėn njėri tjetrit.

Pėr shkak te propogandės serbe dhe greke, shume njerėz nuk dinė asgjė rreth ndarjes sė padrejtė tė shtatė milionė shqiptarėve ne Ballkan tė cilėt pėrbėjnė 3.5 milionė shqiptarė brenda shtetit shqiptar dhe 3.5 miljonė jashtė tij.

Faqe 9/Intervistė e DioGuardit.

Karta e antarėsisė sė Ligės i bėn tė ēmėnden shovinistėt grekė dhe serbė. Ata dėrgojnė letra fyese dhe kėrcėnuese duke na akuzuar pėr mbėshtetjen qė i japim "Shqipėrisė sė Madhe"

Pėrgjigja jonė ka qenė qė ne luftojmė pėr tė drejtat njerėzore dhe kombėtare pėr tė gjithė shqiptaret tė cilėt janė njė komb dhe njė popull edhe pse ata nuk jetojnė e ndoshta kurrė nuk do tė jetojnė pėrsėri nė tė njejtin shtet. Edhe vetė Papa Gjon Pavli i II – tė e mbėshtet kėtė pikpamje. Nė pesėdhjetė vjetorin e Kombeve tė Bashkuara, ai ka thėnė se Kombet e Bashkuara nė jetėn e tyre gjysmėshekullore qė kurse u formuan, kanė pėrmbushur njė pjesė tė madhe tė qėllimeve pėr tė drejtat individuale por mė pas ai ju kėrkoi atyre qė tė bėnin tė njejtėn gjė pėr tė drejtat kombėtare. Ai nuk e pėrdori fjalėn "shtet" por "kombet." Kjo ėshtė arėsyeja pėrse shtatė milion shqiptarė ne Ballkan duhen njuhur si njė komb dhe njė popull dhe pėr t’ja arritur kėsaj, Kosova duhet tė shpallet e pavarur. Pa garantimin e shtetit pėr Kosovėn, gjithmonė do tė ketė probleme pėr shqiptarėt dhe pėr tė gjithė Ballkanin.

Nė ballė tė kartės sė antarėsisė se Ligės Qytetare ju do tė gjeni shqiponjėn nė njėrėn anė dhe atė amerikane nė anėn tjetėr, ēka simbolizon partneritetin midis shqiptarėve dhe Shteteve tė Bashkuara.

Madje, ky partneritet nevoitet tė bėhet mė i fortė se ēfarė ėshtė ai sot. Qėkurse Presidenti Uillson e mbrojti kombin shqiptar nga gjymtimi i mėtejshėm nga duart e tė ashtuquajturave Fuqitė e Mėdha, politika e jashtme e ShBA – ve iu ka treguar shqipėtarėve se ata mund tė besojnė vetėm tek amerikanėt. Kėshtu pėr ta pėrmbyllur kėtė ēėshtje, Liga Qytetare filloi si njė lob pėr Kosovėn dhe mė pas u bė lobi pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan.

Zeri: Ju keni qenė nė Kosovė shumė herė.Nė Maj tė vitit 1990, ju erdhėt me kongresmenin Tom Lantosh. Keni folur se si jeni mirėpritur prej shqiptarėve nė atė kohė. A mund tė na pėrshkruani Kosovėn e atherėshme dhe si e shihni sot?



DALLIMI MIDIS 1990 - ės DHE TĖ TASHMES ĖSHTĖ SHUME
KUPTIMPLOTĖ.



DioGuardi: Kur Shirley dhe une u kthyem nė Kosovė, pas luftės, nė Gusht tė vitit 1999, ishin bėrė thuajse dhjetė vjetė prej udhėtimit tim tė parė me Tom Lantoshin. Unė menjėherė dallova ndryshime tė mėdha. Nė vitin 1990, forcat e armatosura serbe dhe trupat speciale tė policisė ishin tė pranishme kudo. Tom Lantosh dhe unė ishim tronditur kur pamė njerėz qė rriheshin nė sytė tanė pėr arėsyen e thjeshtė se donin tė mblidheshin qė tė na dėgjonin ne se ēdo t’u thoshnim. Nė vitin 1999, Shirley dhe unė pamė tė gjitha shkatėrrimet dhe rrėnimin qė kishin shkaktuar ushtria dhe paramilitarėt serbė dhe morėm vesh se tė paktėn dhjetė mijė vetė ishin vrarė dhe nja dhjetė mijė tė tjerė ishin dhe janė ende tė zhdukur. Por ne gjithashtu pamė buzeqeshjet nė fytyrat e tė gjithė atyre qė ishin kthyer; pamė vendosmėrinė pėr tė rindėrtuar Kosovėn aq shpejt sa ē’ėshtė e mundur.

Bėmė edhe dy udhėtime tjera nė Kosovė nė fund tė vitit 1999, ne Tetor dhe Nėntor. Tani njė vit mė vonė, ne jemi kėtu pėrsėri dhe shohim pėrmirėsime tė jashtėzakonėshme. Shumica e shtėpive tė dėmtuara janė rindėrtuar jo prej Kombeve tė Bashkuara, por prej vetė shqiptarėve.

Faqe 10/Intervistė e DioGuardit.

Siē thashė mė pare, i kemi vėzhguar zgjedhjet lokale dhe jemi tė impresionuar me atė se sa mirė u mbyll ky process.

Ndėrsa dallimet midis vitit 1990 dhe gjėndjes sė sotshme janė kuptimplote, ne nuk duhet tė harrojmė se sa shume vuajtėn shqiptarėt gjatė pushtimit. Jo vetėm qė njerėzit e thjeshtė vriteshin por edhe tė gjitha punėt e rrėmbyera prej tyre iu jipeshin serbėve. Shumė u burgosėn; shumica e familjeve nuk dinin se si do ta mundėsonin jetėn e pėrditėshmė; dhe sė fundi kė duhej besonin. Kėto ishin vite tė tmerrėshme dhe vetėm fuqia e dėshirės sė madhe dhe energjitė pozitive tė kosovarėve bėnė qė ata tė mbijetojnė. Ėshtė e qartė pėr mua se ndėrsa pesėdhjetė vjetėt e komunizmit e dobėsuan shpirtin e shqiptarėve tė Shqipėrisė, shqiptarėt e Kosovės e mbajtėn lart optimzmin dhe shpirtin e tyre individual. Kjo ėshtė arėsyeja se pėrse njė shtet i pavarur nė Kosovė ėshtė i domosdoshėm madje edhe pėr vetė Shqipėrinė e cila ka nevojė qė tė rigjenerojė shpirtin e vet kombėtar, tė forcojė ekonominė dhe tė vendosė njerėzit e vet nė rrugėn e demokracisė sė stilit perėndimor, njėherė e pėrgjithmonė. Njė Kosovė e pavarur, e lirė dhe demokratike do ta pėrmbushte kėtė.

Zeri: Ju jeni sponsorizuesi i shumė Rezolutave tė Kongresit dhe tė akteve tė tjera tė Dhomės sė Pėrfaqėsuėsve dhe Senatit, pėr Kosovėn. Sa kanė influencuar keto veprime tek politika e jashtme e ShBA – ve ndaj Kosovės? Pėrse ėshtė kaq e rėndėsishme pėr tė nxjerrė Rezoluta tė Kongresit, si dhe pėr tė organizuar seanca degjimore nė Kongresin Amerikan?

DioGuardi: Nė vitet e para, ēdo rezolutė dhe veprim kongresional haste nė vėshtirėsi pėr shkak se kongresmenja Helen Bentley punonte jashtėzakonisht shumė pėr t’i bllokuar ato. Kjo na detyroi ne qė tė mendonim strategjikisht me qėllim qė t’I kalonim rezolutat dhe tė mund t’i bėnim seancat dėgjimore. Falė miqėve tė mėdhenj si senatori Bob Doll dhe kongresmenėt Ben Gilman e Tom Lantish, ne ia dolėm, megjithė kundėrshtimin e Departamentit tė Shtetit ndaj veprimeve zyrtare nė lidhje me Kosovėn. Administratat e Bushit dhe Klintonit bėnė gabime tė mėdha gjatė drejtimit tė Departamentit tė Shtetit nga ana e Bejkerit, Igėlbergerit dhe Holbrukut. Ishte dhėnė njė shenjė prej Xhejms Bejkerit, nė vitin 1991 se Milosheviē kishte marrė njė dritė jeshile tė bėnte ētė donte mjafton ta mbante gjallė Jugosllavinė. Mė vonė, nė vitin 1995, ishtė njė sinjal tjetėr prej Holbrukut, i cili e solli Milosheviēin nė Dejton pa ndonjė pėrfaqėsim shqiptarėsh, ēka gati polli njė luftė nė nė Kosovė. Kjo ėshtė arėsyeja se pėrse Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane bashkė me mijėra shqiptarė demonstruan pėrballė zyrės sė Hollbrukut nė NjuJork duke thėnė: "Ju po bėheni njė Neville Ēamberlen i ri. Ju thoni se ka paqė por nuk ka njė tė tillė pėr shqiptaret dhe tani ju keni arritur njė marrėveshje me djallin Slobodan Milosheviē." Nė rrethana tė tilla, me njė Departament Shteti qė pėrpiqej tė mbante me ēdo mjet tė bashkuar Jugosllavine, u bė shumė e vėshtirė tė kaloheshin rezoluta nė Kongres
pėr tė mbėshtėtur tė drejtėn e Kosovės pėr vetė-vendosje dhe pavarėsi nga Serbia. Por pėrse ishin rezolutat tė rėndėsishme, madje edhe ato qė nuk kalonin dhe nuk garantonin ndonjė gjė pėr shqiptaret? Pėr arėsye se ēdo herė qė ne paraqitėm Rezoluta Kongresionale, kjo na dha ne njė mundėsi pėr tė vėnė nė letėr faktet dhe kėrkesat pėr drejtėsi,pėr t’i treguar

Faqe 11/Intervisa e DioGuardit.

Departamentit tė Shtetit qė Kongresi po e vėshtronte veprimtarinė e tij.

Sistemi amerikan i qeverisjes ėshtė i shkėlqyeshėm pasi qė degėt e ekzekutivit dhe legjislativit ballancojnė njėra tjetrėn. Ndrėsa dega legjslative kontrollon fondet pėr Departamentin e Shtetit duke vėzhguar pėrgjegjėsitė pėr veprimtaritė e saj, ajo ushtron gjithashtu presion mbi Departamentin e Shtetit dhe degėt e tjera ekzekutive pėr t’ju pėrgjigjur pozitivisht aksioneve kongresionale tė ndėrmarrura prej Ligės tonė Qytetare.

Zeri: Si ndodhi qė lobi hebrej u rreshtua nė anėn e lobit shqiptar nė pėrkrahje tė Kosvės?

DioGuardi: Duke qenė i njohur me vlerėn e forcės ne Uashington, unė e dija gjithashtu se, nė se tė ankohesha ndaj Departamentit tė Shtetit pėr tragjedinė shqiptare nė Ballkan, pa patur mbėshtetjen e kongresmenėve tė fuqishėm, kurrė nuk do tė mė besonin mua. Nė vend tė kėsaj, ata do tė dėgjonin lobin grek dhe miqtė e tyre tė fuqishėm si Henri Kisinger dhe Lorence Igėllberger tė cilėt ishin gjithashtu miqtė e Milosheviēit qė prej kohės kur ai ishte bankjer nė Beograd. Kėshtu ishte e domosdoshme qė tė tėrhiqnim vemėndjen e Departamentit tė Shtetit nėpėrmjet tė miqėve hebrejo amerikanė brenda dhe jashtė Kongresit. Janė tridhjetė e katėr hebrej, antarė tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve dhe tė Senatit dhe ishte e rėndėsishmė qė ti bėnim tė tėrė ata miq tė Kosovės duke demonstruar tek ata faktin qė shqiptarėt janė miqtė e tyre dhe mbrojtėsit mė tė flakte tė tyre gjate Luftės sė Dytė Botėrore, kur Shqipėria ‘s’ishte gjė tjetėr veēse njė vend i pushtuar pėr vete, por qė e mbrojti popullsinė e vet hebreje dhe ēdo hebrej qė pat fatin tė shkonte atje.’ Shqipėria ishte i vetmi vend ku ku qoftė edhe nje hebre i vetėm tė jetė dorėzuar tek nazistėt dhe po ashtu ishte i vetmi vend qė kishte mė shumė hebrej pas luftės se sa kishte pėrpara saj. Ne e
bėmė kėtė duke shpėrndarė mijėra kopje tė librit "Shpėtimi nė Shqipėri" tė cilin e ka shkruar Harvey Sarner, njė filantropist hebre – amerikan dhe i pėrgatitur nga informacioni qė morėm me kongresmenin Lantosh nė udhėtimin tonė nė Shqipėri, nė vitin 1990. Lantoshi dhe njė kongresmen i madh hebru, Ben Gilman shkruan parathėnjen e kėtij libri. Ky libėr ka tė bėjė shumė me sjelljen e lobit hebru nė anėn tonė. Ne gjithashtu shpėrndamė edhe memorandumin famėkeq, "Dėbimi I Shqiptarėve" tė Vasa Ēibruloviēit, njė botim i vitit 1937 nė Beograd, dy vjet mė parė se nazistėt tė botonin tė tyren mbi "zgjidhjen pėrfundimtare" pėr shfarosjen e hebrejve europianė. Me komunitetin hebrej nė anėn tonė, Liga Qytetare pėrftoi njė moment tė rėndėsishėm nė luftėn e nisur kundėr Departamentit tė Shtetit i cili, ne fillimin e viteve 1990 – tė, donte tė mbulonte ato qė po ndodhnin nė Bosnjė dhe nė Kosovė.

Zeri: Nė vitin 1990 partitė politike duke filluar me LDK – nė, nisėn tė organizoheshin nė Kosovė. Ata menjėherė filluan tė krijonin degėt e tyre nė Shtetet e Bashkuara dhe nė Europė. Sa e ka dėmtuar lobin shqiptaro amerikan nė
Uashington, fromimi i tyre duke i ndarė shqiptaro amerikanėt dhe duke e adresuar pėr tjetėr kund mbėshtetjen qė deri atėherė i shkonte Ligės Qytetare Shqiptaro Amerikane?


DioGuardi: Kur shkova nė Kosovė pėr herė tė parė nė vitin 1989, atje nuk kishte parti politike. Kishte njė lėvizje pėr
demokraci dhe Dr. Rugova po e drejtonte

Faqe 12/Intervistė e DioGuardit.

popullin e Kosovės nė luftėn e tij kundėr komunizmit. Qindra e mijėra shqiptarė, pas rėnjes sė Murit tė Berlinit, nė vitin 1989 ishin inkurajuar tė digjnin testat e partisė komuniste. Kur e takova Rugovėn nė zyrėn e tij pranė stadiumit tė futbollit nė Prishtinė, ai nuk pėrfaqėsonte ndonjė parti. Ai ishte njė udhėheqės pėr demokraci dhe kjo ishte arėsyeja se pėrse ne e mbėshtetėm atė dhe e ftuam nė Uashington dhe Nju Jork nė Prill tė vitit 1990.

Mė kujtohet qė mė vonė gjatė viteve ’90 – tė, Ali Aliu, Alush Gashi dhe kosovarė tė tjerė, erdhėn nė Shtetet e Bashkuara dhe
Kanada pėr tė krijuar degėt e LDK – sė, por ktė nuk e diskutuan me mua.

Ata e bėnė kėtė mbas shpinės time duke shfrytėzuar lidhjet qė ata i kishin krijuar nėpėrmjet tė Ligės Qytetare. Unė e kisha
sjellė Ali Aliun nė Ēikago, nė Qershor tė vitit 1990 dhe disa muaj mė vonė mbėshtetėsit e mij mė treguan se ai fliste kundėr pėrkrahjes ndaj Ligės Qytetare Shqiptaro Amerikane duke thėnė se shqiptarėve nuk iu nevoitet mė Liga Qytetare pėr shkak se tani ata kishin partitė e tyre politike dhe duhej tė punonin pėr tė forcuar LDK – nė.

"Xho, ata po pėrpiqen tė zėvendėsojnė lobin tonė me njė Parti nga Kosova" mė thoshnin miqtė e mij. Por, me keqardhje, unė nuk i besoja ata deri nė vitin 1992 kur Alush Gashi dhe disa antarė tė Bordit tė Drejtorėve tė Ligės Qytetare mė kėrkuan tė jipja dorėheqje si President i Ligės Qytetare dhe qe LDK - ja do tė mė paguante mua pėr te qenė zėri i asaj partie nė Uashington. Unė u zemėrova jashtė mase ndaj kėtij sygjerimi sa qė i mallkova ata tradhėtarė tė lobit shqiptar dhe papritur e papandehur i lashė tė ulur nė restorantin e Brunos ne Qytetin e Nju Jorkut. Disa njerėz mė kanė pyetur se pėrse disa prej antarėvė mė tė parė tė Bordit tė Ligės nuk e mbėshtėtin mė Xhoe DioGuardin. Kjo ndodhi sepse disa prej njerėzve tė Rugovės i bindėn ata se LDK – ja ishte mė e rėndėsishme se sa Liga Qytetare. Unė iu thashė atyre se nė se ata donin tė krijonin parti politike, ata ishin tė lirė ta bėnin kėtė por atyre ende iu nevoitet njė lob i fortė nė Shtetet e Bashkuara. Pėr mė tepėr, iu thshė se partitė politike i takojnė Kosovės dhe jo ShBA – ve dhe qė Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane i takon Amerikės dhe duhet tė mbėshtetet kėtu, dhe jo tė ndėrhyhet kėshtu. Por oportunistėt e LDK – sė dhe karrieristėt ishin mė tė interesuar tė mbanin postet ne parti dhe tė mblidhnin para pėr LDK – nė, se sa tė krijonin njė zė tė fuqishėm ndėrkombėtar pėr Kosovėn. (Shumė antarė tė Bordit tė Ligės Qytetare dhanė dorėheqjen nė atė kohė me qėllim qė tė shpenzonin kohėn dhe paratė duke mbėshtetur LDK – nė, e cila iu shėrbente interesave tė tyre personale nė Shtetet e Bashkuara dhe familjeve tė tyre
tė zėna peng nė Kosovė. Mė vonė ata themeluan njė grup tjetėr tė quajtur Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan)

Rrjedhojat e kėsaj sjellje pėrēarėse nė Amerikė, dolėn mė vonė nė pah. Po tė kishte punuar LDK – ja me mua pėr tė forcuar lobin shqiptar nė Uashington, unė jami bindur se Milosheviēit do t’i ishte ndaluar turri para Marrėveshjes sė Dejtonit dhe nuk do t’i lejohej atij qė tė besonte se mund ta kalonte lehte genocidin nė Kososvė sikundėr kishte arritur tė bėnte me Bosnjėn. Unė besoj thellėsisht se Rugova dhe zyrtarėt e tjerė tė LDK – se bėnė njė gabim tė madh duke braktisur Ligėn Qytetare pasi ajo kishte shpenzuar aq shumė kohe dhe para per t’i sjellė nė

Faqe 13/Intervista e DioGuardit.

Shtetet e Bashkuara, duke iu hapur dyert e Kongresit dhe organizuar kontakte me aq shume njerėz me influencė nė Uashington. Ata ishin naivė kur mendonin se unė thjeshtė do tė hiqja dorė dhe t’a dorėzoja lobin tek njerėz tė cilėt pretendonin tė flisnin pėr Kosovėn, por qė vetėm sa vepronin pėr interesat e tyre.

Nė njė kohė kur nuk iu kėrkoja shqipėtaro – amerikanėve qė tė braktisnin LDK – nė, iu kėrkova atyre qė tė mos harronin tė mbėshtetnin edhe Ligėn Qytetare. Por shumė mbėshtetės tė LDK – sė nuk e kuptuan se nevoitej tė mbėshtetnin lobin pėr gjėrat
qė LDK nuk ishte e kualifikuar t’i bėnte, veēanėrisht nė Uashington, ku unė, si njė ish kongresmen munda, bėra dhe ende mund tė pėrmbush shumė gjėra pėr Kosova.

Shqipėtarėt nga Maqedonia, nė fillim tė inkurajuar nga ata te LDK – sė, ndoqėn tė njejtėn model si dhe ata. Por mė vonė ata e zgjidhėn kėtė problem duke eleminuar deget e PPD - sė nė ShBA. Arben Xhaferri erdhi nė Amerikė nė Shkurt tė vitit 1995 me Iljaz Halimin, Ismet Ramadanin dhe Fadil Sulejmanin, dhe tė gjithė ata firmosėn njė deklaratė qė degėt e partive politike dhė tė shoqatave tė tjera nga Maqedonia, tė shpėbėheshin nė tėrė ShBA – nė. Sot LDK ėshtė shumė e dobėt, pėr shkak tė dėshtimit tė saj pėr tė mbėshtetur Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės duke udhėhequr para dhe gjatė luftės sė NATO –s, duke ftohur shumė prej mbėshtetėsve tė dhe ish atarėve tė tij. Kur udhėheqja e LDK- sė e mori vesh me vonesė se ajo po humbiste mbėshtetjen ndaj UCK – sė, ata e braktisėn organizatėn dhe u rigrupuan nė Bordin e Kėshillit Kombėtar Shqiptaro Amerikan. Ja pėrse shqiptarėt i referohen KKSHA – LDK si njė trup i vetėm. ( Ju mund tė krahasoni fare lehtė bordin e sotshėm tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro Amerikan me listėn e ish udhėheqėsve dhe figurat financiare kyē tė LDK – sė dhe do tė gjeni sė ajo ėshtė
thuajse e njėjta.)

Zėri: Cili ėshtė niveli i bashkėpunimit midis shqipėtarėve nė Shtetet e Bashkuara?

DioGuardi: Shqiptarėt nga gjashtė juridiksione politike, (Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva dhe Ēamėria) jetojnė nė Shtetet e Bashkuara dhe sejcili prej tyre ka mendimet e veta rreth asaj se ēfarė mendojnė sė ėshtė mė e mira pėr tė pėrfaqėsuar politikisht familjet e tyre nė Ballkan. Ja pse ėshtė e vėshtirė qė tė krijosh njė zė tė unifikuar pėr shqiptarėt nė Amerikė. Ne ende kemi probleme me zyrtarėt shqiptarė tė cilėt vijnė nė Amerikė si pėrfaqėsues tė partive politike shqiptare nga Shqipėria dhe Kosova tė cilėt nuk punojnė me lobin tonė nė Uashington. Madje ata duan tė krijojnė njė lob tjetėr duke emėruar njerėz tė tjerė nė Uashington si agjentė tė paguar. Por kjo shėrben vetėm pėr tė ngatėrruar punė me zyrtarėt amerikanė dhe dobėsuar zėrin tonė pėr Kosovėn, nė veēanti. Para luftės sė ndėrmarrė nga NATO, kjo iu dha mundėsi disa njerėzve tė mendonin qė shqiptarėt do tė pranonin "autonomi substanciale" nė vend tė pavarėsisė, pėr tė cilen Liga bėnte thirrje qė nė vitin 1989. Ne kurrė nuk kemi bėrė lėshime kur fjala ishte pėr sovranitetin e Kosovės.

Faqe 14/Intervistė e DioGuardit.

Zėri: A po flisni rreth Kėshillit Kombėtar Shqiptaro Amerikan?

DioGuardi: Po, pikėrisht. Unė nuk e di se ēfarė i thotė Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan Departamentit tė Shtetit, por, pėrpara luftės ata e i hapėn rrugėn Departamentit tė Shtetit tė besonte se ata mund tė mbėshteteshin tek disa shqiptarė pėr tė gjetur njė zgjidhje qė do ishte diēka mė e vogėl se pavarėsi e plotė e Kosovės nga Serbia. Kėsaj i thonė tė shkelje nėpėr gjurmėt e pėrfaqėsuėsve tė LDK – sė tė cilėt pėrpara luftės vinin e shkonin shumė shpesh nė Uashington, por qė kurrė nuk kėrkuan pavarėsi. Nuk ėshtė nevoja tė them se ky pėrfaqėson njė problem pėr ēėshtjen kombėtare shqipėtare. Pėr kėtė arėsye, ne nuk bashkėpunojmė me KKSHA - nė dhe gjithashtu pėr faktin se ata u formuan me qėllimin e hapur pėr tė minuar lobin tonė – njė qėllim qė ata nuk do ta arrijnė kurrė pėr shkak tė mbshtetjes qė ne gėzojmė nga miqtė tanė nė Uashinton dhe shume mbėshtetės qė kemi nė Amerikė dhe nė tė gjithė botėn. Problemi tjetėr ėshtė se KKSHA, pėrfaqėson njerėz nga Shqipėria tė cilėt mbėshtetin Fatos Nanon, njė pėrson tė cilin unė nuk do ta mbėshtesja kurrė. Ai nuk ėshtė vetėm kundėr pavarėsisė sė Kosovės, mė keq se kaq, ai ėshtė njė kukull qė pėrdoret pėr interesat e politikės sė jashtme greke ndaj shqiptarėvė nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni, Mal tė Zi, Preshevė dhe Ēamėri. Disa prej antarėve tė bordit drejtues tė KKSHA – sė, janė biznesmenė tė pasur qė mbėshtetin qeverinė e Nanos pėr shkak se duan tė mbrojnė pasuritė e tyre nė Shqipėri dhe nuk ndjenjė ndonjė brengė kur i mbėshtetin komunistėt. Ky konflikt e komplikon punėn tonė. Kėshtu, sė bashku me Shirley Cloyes, na duhėt tė shumėfishojmė pėrpjekjet tona nė Uashington si dhe tė punojme shume mė shume pėr tė gjetur mbėshtetje nė tėrė Amerikėn. Shirley dhe unė nuk paguhemi pėr kėtė; ne jemi vullnetarė. Por ne mbledhim para pėr tė financuar aktivitetet e lobit nė Nju Jork dhe nė Uashington. Liga Qytetare ka shumė mbėshtetės tė pavarur tė cilėt nuk do ta mbėshtetin kurrė qeverinė e Nanos dhe qė kurrė nuk do ta braktisin pavarėsinė e Kosovės. Unė shpresoj qė, pas zgjedhjeve tė Nėntorit, 2001, udhėheqėsit shqipėtar do tė jenė aq tė zgjuar sa tė ulen dhe tė vendosin se Liga Qytetare e udhėhequr nga ish kongresmeni amerikan me gjak shqipėtar, dhe gruaja e tij shkrimtare dhe publicēiste, tė cilėt punojnė pandėrprerė si vullnetarė tė ēėshtjes kombėtare shqiptare – jane zėri mė i dalluar i ēėshtjes sė Kosovės nė Uashington.

Zėri: Cila ėshtė pėrvoja juaj nė ShBA si njė luftėtar i pakompromis pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare e nė mėnyrė tė veēantė pėr atė tė Kosovės

DioGuardi: Fatkeqėsisht, me Milosheviēin nė krye tė punėve nė ish Jugosllavi, nuk kishte rrugėdalje tjetėr pėrveēse luftės. Dhe falė UĒK- sė, kėsaj force mbrojtėse tė luftėtarėve shqiptarė tė Kosovės, tė cilėt krijuan njė ushtri e cila do ti mbronte njerėzit, jetėt dhe pasuritė e tyrė. Shtetet e Bashkuara vepruan nė tė njejtėn mėnyrė gjatė Revolucionit Amerikan. Ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishmja midis tėrė tė tjeravė ėshtė: Nė se nuk ngrihesh e tė luftosh pėr lirinė tėnde, nga kush prźt qė ta bėjė kėtė? Unė gjithmonė kisha menduar se njė luftė nė Kosovė do tė ndodhte pėr shkak se Milosheviēi ishte nė kėrkim tė "Serbisė sė Madhe" ndėrkohė qė ai i akuzonte shqiptarėt pėr planet e tyre pėr njė "Shqipėri tė Madhe." Por shqiptarėt nuk kishin fuqi qė tė krijonin njė Shqipėri tė Madhe. Ata nuk kishin njė ushtri tė madhe apo ndonjė bombė atomike. Por propoganda Milosheviēianė e keqinformonte popullin serb duke i prirė atij nga njė luftė nė tjetrėn pėr dhjetė vjetė rreth e rrotull Ballkanit.

Faqe 15/Intervistė e DioGuardit.

Nė se nuk do tė kishte patur luftė nė Kosovė, Holbruku ndoshta do t’ja kishte dalė qė tė bėnte njė paqe false me Milosheviēin nė Tetor tė vitit 1998. (Kjo ishte kur ai arriti tė brishtėn "marrėveshje tė Tetorit" e cila i lejoi verefikatorėt ndėrkombėtarė tė hynin nė Kosovė dhe mandatoi tėrheqjen e forcave serbe – diēka qė Milosheviē kurrė nuk pat qėllim qė ta bėnte.)Kjo marrėveshje e njėanėshme, nė se zbatohej, do tė kishte qenė fillimi i fundit pėr ēėshtjen shqiptare, pėr shkak se Kosova atėherė kurrė nuk do tė kishte patur ndonjė shans pėr pavarėsi.

Shirley dhe unė shkuam nė Rambuje ne Shkurt tė vitit 1999 pėr t’i thėnė Hashim Thaqit qė tė mos e nėnshkruante marrėveshjen. Ne besonim nė atė ēfarė tha Adem Demaēi nė atė kohė – qė nė se udhėheqėsit shqiėparė do tė nėnshkruanin njė dokument nė tė cilin thuhet se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė, ajo do tė pėrdorej kundėr tyre nė tė ardhmen. Siē ndodhi mė pas, Milosheviē refuzoi tė firmoste marrėveshjen, duke sjellė simpatinė dhe mbėshtetjen e ShBA- ve nė krah tė shqiptarėve tė Kosovės dhe duke i prirė njė mundėsie tė re pėr lirinė e Kosovės. Sot, ne duhet tė punojmė shumė pėr tė bindur kumunitetin ndėrkombėtar, e vēanėrisht Shtetet e Bashkuara se pa pavarėsinė e Kosovės nuk do tė ketė kurrė paqė dhe stabilitet, dhe se si rezultat i kėsaj, Ballkani dhe Europa do tė jenė pandėrprerė tė ballafaquara me probleme.

Zėri: Nė kohėn e fushatės sė bombardimeve tė NATO - s ,ju i dėrguat njė letėr Presidentit Klinton duke i kėrkuar qė tė dėrgonte menjėherė trupat tokėsore dhe armatosjen e UĒK – sė. A frigoheshit ju se goditjet ajrore do tė ishin tė pasuksesshme?

DioGuardi: Unė isha shume i shqetėsuar se mos goditjet ajrore do tė vrisnin shumė civilė tė pafajshėm. Presidenti Klinton bėri njė punė shumė tė mirė duke urdhėruar goditjet ajrore por historia do tė tregojė qė ai ishtė i pavendosur pėr ta bėrė atė,dhe qė ai priti shumė gjatė. Shtetet e Bashkuara duhej ta kishin konfrontuar Milosheviēin mė pare, qė nė Bosnje. Por Klintoni e pa nė njė menyrė tjetėr Kosovėn pas vrasjes sė 300.000 boshnjakėve – si njė mundėsi pėr njė masakėr tė ngjashme edhe atje. Kur bombat filluan tė derdheshin kundėr forcave serbe qė kishin pushtuar Kosovėn, ne pėrjetuam dėbimin masiv tė popullsisė shqiptare, masakra tė civilėve dhe shkatėrrimin e shtėpive dhe pasurive. Kjo ėshtė edhe arėsyeja pėrse unė I kėrkova Presidentit Klinton qė, nė se ai kishte frikėn e rrjedhojave politike nga humbja e ushtarėve amerikanė nė luftė tokėsore, ai duhej tė armatoste luftėtarėt shqiptarė tė lirisė – UĒK – nė. Qeveria e ShBA – ve kishte armatosur fshehtas kroatėt ēka bėri qė ushtria serbe tė pėsonte dėme nė Bosnjė duke u nxjerrė jashtė Krajinės nė Shtator tė vitit 1995. Nė Qershor tė vitit 1999, ne ia dolėm tė paraqesim njė rezolutė nė Kongres prej kongresmenit Jim Trafikant dhe senatorit Xhozef Liberman nė mbėshtetje tė armatosjes se UĒK – sė, por meqė marrėveshja e paqės u nėnshkrua, e bėri atė tė panevojshme. Ndoshta Milosheviē e kuptoi kėtė dhe se Gjenerali Uestli Klark po ushtronte presion pėr tė dėrguar trupat tokėsore tė cilat ishin nė pritje nė Maqedoni dhe Shqipėri. Ėshtė e qartė pėr tė gjithė tashmė qė goditjet ajrore pa trupa tokėsore ishin njė mėnyre e pamjaftueshme pėr ti dhėnė fund luftės. Ajo ēoi tek vdekja e shumė civilėve tė pafajshėm, shkatėrroi shumė pasuri dhe i dha mundėsi Milosheviēit qė tė zhvendoste gati njė million njerėz, duke krijuar njė prej krizave mė tė mėdha tė refugjatėve qė nga Lufta e Dytė Botėrore.

Faqe 16/Intervistė e DioGuardit.

Zėri: Ju erdhėt pėrsėri nė Kosovė, por kėtė radhe pėr tė vėzhguar zgjedhjet. Cili ėshtė mendimi juaj rreth fushatės para – elektorale dhe proēesit zgjedhor? A kishin dėshmuar shqiptarėt qė ata i meritonin zgjedhjet e pėrgjithėshme nė Kosovė?

DioGuardi: Si njerėz qė i kemi ndjekur nga afėr zgjedhjet nė Kosovė, e pėrshėndesim populln shqiptar pėr sjelljen e disiplinuar dhe respektin ndaj shtėtit ligjor. Kjo, tek komuniteti ndėrkombėtar dėshmon atė qė Kosova ėshtė gati pėr njė shoqėri demokratike dhe vetė – qeverisje. Duke i krahasuar problemet qė kemi parė gjatė zgjedhjeve nė Shqipėri, Serbi, Maqedoni dhe tė tjera vende ballkanike, shqiptarėt e Kosovės meritojnė tė ēmohen lart pėr pjesmarrjen paqėsore nė proēesin e zgjedhjeve vendore tė Tetorit, 2000.

Shirley dhe unė i kemi ndjekur fushatat e partive kryesore, nė veēanti, dhe ato tė gjitha kanė arritur tė kuptojnė se zgjedhjet demokratike janė pika prej nga niset pėr nė rrugėn e vetė – qeverisjes dhe mė nė fund drejt formimit tė shtetit. Ne do tė deshėm tė shihnim udhėheqės qė janė gati qė tė demonstrojnė ndaj botės qė shqiptarėt e Kosovės janė gati t’i zgjidhin problemet e tyre, sicē janė sigurimi, papunėsia, ndotja e mjedisit, krimi dhe korrupsioni. Ko do tė pėrshpejtonte procesin e demokratizimit nė Kosovė duke pėrforcuar njėkohėsisht mbėshtetjen ndėrkombėtare pėr pavarėsinė e Kosovės.

Zėri: Bush ka deklaruar se me tu zgjedhur president, ai do tė tėrheqė trupat amerikane nga Ballkani. Si do tė ndikonte zgjedhja e George Ė Bushit nė Kosovė?

PA MARRĖ PARASYSHĖ SE KUSH i FITON ZGJEDHJET NĖ AMERIKĖ, LIGA QYTETARE SHQIPTARO AMERIKANE KA MIQ NĖ TĖ DYA
KAMPET…

DioGuardi: Ē’do zgjedhje nė ShBA ėshtė e rėndėsishme, pėr shkak tė ndikimit tė madh nė zhvillimin e botės. Kėshtu republikanėt kanė njė avantazh tė lehtė, rezultatet duken shumė afėr dhe nuk mund tė parashikohen. Ajo qė ėshtė e mire pėr shqiptarėt ėshtė se ata kanė miq nė tė dya anėt e spektrit politik. Kushdo qė tė bėhet president dhe nėn – president i Shteteve tė Bashkuara, Shirley dhe unė, do tė shkojmė nė Uashington pėr tė vazhduar lobimin me Shtėpinė e Bardhė dhe Kongresin pėr pavarėsinė e Kosovės. Dhe na duhe t’i bindim se do tė ishte nė interes tė e Shteteve tė Bashkuara mbėshtetja e pavarėsisė sė Kosovės, pėr shkak se Shtetet e Bashkuara kanė probleme mė tė vėshtira dhe mė tė mėdha pėr tė zgjidhur nė Lindjen e Mesme, Kinė, dhe Afrikė. Qėkurse shqiptarėt demonstruan se ata e kuptojnė demokracinė dhe se i besojnė Amerikės, se ata janė tė vendosur tė krijojnė njė Kosovė demokratike, Shtetet e Bashkuara do ta mbėshtetin pavarėsinė e Kosovės si njė kyē pėr paqėn dhe stabilitetin nė Ballkan dhe si rrjedhoje edhe ne Europė.

Faqe 17/Intervistė e DioGuardit.

Zėri i kėrkon Shirley Cloyes DioGuardi qė ta mbyllė intervistėn:

SHQIPTARĖT – KOMBI MĖ i MADH i NDARĖ NĖ EUROPĖ...



Zėri: Shirley Cloyes DioGuardi, ju e keni ndihmuar shumė Ligėn Qytetare Shqiptaro Amerikane nė angazhimet e saj ndaj ēėshtjes kombėtare shqiptare. A ėshtė kjo njė sakrificė e bėrė nga ana juaj?

Shirley Cloyes DioGuardi: Xhoi dhe une kemi pėrbėrė nje ekip qėkurse u takuam nė fund tė vitit 1993. Dikush mund tė thotė qė ne kemi sakrifikuar shumė por ky ishte vendimi ynė. Ka qenė njė privilegj qė tė punonim pėr tė sjellė paqė dhe drejtėsi tek tė gjithė shqiptarėt e Ballkanit dhe nė mėnyrė tė veēantė se pėr shkak se nga zgjidhja e ēėshtjes kombėtare shqiptare do varej, sipas mendimit tim, e ardhmja pėr tė gjithė ne, je apo nuk je shqiptar.

Arėsyeja qė na bėri qė tė takoheshim me Xhoin ishte se unė isha publiēistja e parė qė botoi nė Shtetet e Bashkuara njė libėr mbi ish – Jugosllavinėe, parė nga perspektiva e forcave anti – Milosheviēiane brėnda Ballkanit. Nė atė kohė, njerėzit nė Shtetet e Bashkuara dinin shumė pak rreth Kosovės. Edhe ai informacion qė merrej, buronte kryesisht nga akademia britanike. Kjo ishte ēėshtja pėr shkak se pėr pesedhjetė vjet, Shqipėria ishte izoluar nėn rregjimin diktatorial tė Enver Hoxhės, ndėrsa Kosova nėn atė tė Josif Titos. Gjatė gjithė kėsaj periudhe, sllavėt e dominuan akademinė dhe median nė Shtetet e Bashkuara dhe nė Europėn Perėndimore. Ata kishin njė numėr tė madh njerėzish qė studjonin nė Amerikė, qė punonin nė media dhe qė bėnin njė punė tė jashtėzakonėshme kundėr shqiptarėve nė Uashington. Ndėrkohė, zyrtarėt e ShBA – ve siē janė Sekretari I Shtetit, Xhejms Bejker, dhe Lorence Igėllberger kishin shumė kontakte me Beogradin dhe kjo sillte atė qė tė kishte shumė pak njohje pėr tė vėrtetėn mbi shqiptarėt. Nė tė vėrtetė, realiteti shqipėtar ishte fshehur dhe si rezultat i kėsaj ishte lehtė pėr Milosheviēin tė ngrihej nė fuqi nė vitin 1987 mbi njė palformė politike raciste anti – shqiptare.

Kur filloi lufta dhe u shkallėzua nė Bosnjė, unė isha njė prej botuesve kryesorė tė librave qė kishin tė bėnin me politikėn e brendshme dhe tė jashtme tė ShBA – ve. Sė bashku me shumė amerikanė, vėshtronim me tmerr barbarizmat nga Bosnja – Hercegovina tė cilat mbushnin ekranin e televizorit. Mė tej, ditė pas ditė, javė pas jave dhe muaj pas muaj, kur imazhet televizive shumėfishoheshin nė ekran, ato shumėfishonin edhe qėndrimin mė tė ndėrgjegjshėm tė ShBA – ve dhe pėrgjegjėsitė pėr mosveprimin e saj. Ajo qė na trondiste mė shume ishte kur pas ēdo veprimi tė tillė shihnim se asgjė nuk ndėrmerrej pėr tė ndaluar kasaphanėn brėnda ish Jugosllavisė. Nė fakt tė gjithė ne po detyroheshim tė beheshim pjesmarrės nė atė qė po ndodhte.

Ne vėshtronim tė heshtur aktėt e dhunės duke qenė tė kėshilluar se ajo "nuk ishte lufta jonė," se nuk kishte asgje qė ne do tė mund tė bėnim pėr tė, qė ajo ishte vetėm njė "batak" potencial i cili do tė na zhyste nė njė aventurė tė rrezikshme dhe qė ne nuk mund tė kuptonim njė shpėrthim tė barbarisė primitive qė i kishte rrėnjėt nė "urrejtjet e lashta." Por une u pėrgjigja me "Jo, kjo ėshtė lufta jonė" qė nėse nuk e ndalojmė Milosheviēin tani, ai do tė bėhet njė Hitler i ri.

Faqe 18/Intervistė e DioGuardit.

Unė besoj fuqishėm se ne nuk mund t’i marrim demokracinė dhe lirinė si dhurata, qė ēdo gjeneratė duhet tė japė atė qė i takon nė luftėn kundėr fashizmit dhe ultranacionalizmit. Kjo ishte arėsyeja se pėrse unė vendosa qė tė publikoja njė libėr qė do tu mundėsonte amerikanėve tė kuptonin konfliktin nė Ballkan nga perspektiva e forcave anti – Milosheviēiane brenda ish Jugosllavisė. Libri pėrfshinte autorė tė cilėt i bėnin rezistėncė Milosheviēit nga Bosnja, Serbia, Kroacia dhe Maqedonia. Kur e takova Xhoin, ai mė kritikoi qė nuk kisha pėrfshirė ndonjė autor shqiptar ne atė libėr. Falė tij dhe antarėve tė tjerė tė bordit tė Ligės Qytetare Shqiptaro Amerikane, unė e mėsova dimensionin shqiptar tė konfliktit nė Ballkan. Atherė, siē ndodh prore kur njė i huaj vjen nė njė situatė tė caktuar, ai ose ajo mund tė hedhe dritė tė re mbi atė qė ke bėrė. Unė, qė mė pare as qė dija ndonjė gjė rreth historisė se ēėshtjes kombėtare shqipėtare, e rrėmbeva atė qė mė ishte thėnė dhe fillova ta quaj ēėshtjen shqipėtare me emėrtimin "kombi mė i madh i ndarė nė Europė dhe miniriteti mė i madh i padukshėm nė Shtetet e Bashkuara."

Zėri: Pas goditjeve ajrore tė NATO – s ju nuk e keni ndėrprerė veprimtarinė tuaj nė mbėshtetje tė Kosovės dhe ēėshtjes kombėtare shqiptare. Nė Shtator tė vitit 1999 ju u bėtė autorėt e njė deklarate publike rreth zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare shqiptare dhe pėrmendet problemet tė cilat ende e konfrontojnė Kosovėn edhe sot, duke pėrfshirė ēėshtjen e kriminelėve tė luftės nė Serbi, ndarjen e Mitrovicės, statusin e minierave tė Trepēes, etj. Si e shihni ju zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės nė tė ardhmen?

Shirley Cloyes DioGuardi: Ėshtė e vėrtete qė pjesa mė e madhe problemeve qė e shqetėsojnė Kosovėn nuk ėshtė zgjidhur. Por, kjo ka tė bėjė pak me shqiptarėt nė Kosovė, sepse kjo duhet tė zgjidhet ne fillim prej kumunitetit ndėrkombėtar. Kosovarėt, me arėsimin qė zotėrojnė, energjitė si dhe sakrificat pėrsonale, kanė bėrė shumė pėrparim nė periudhėn e pas luftės nė Kosovė. Por sot ėshtė detyrė e Kombeve tė Bashkuara qė ta administrojnė Kosovėn dhe tė zgjidhin problemet pėrditėshme qė ndikojnė tek jeta e njerėzve nė Kosovė. Le ta marrim pėr shembull, Trepēen, minierat dhe faktin qė Mitrovica ende ėshtė e ndarė. Gjatė luftės, Xhoi dhe unė ishim tė parėt ata qė pėrmendėn rėndėsinė e minierave tė Trepēes nė CNN, FoxTV, BBC dhe rrjete tė tjera. Shumė komentatorė na pyesnin nė atė kohė pėrse Milosheviē ėshtė kaq i interesuar pėr Kosovėn dhe ne iu pėrgjigjeshim se ndėrsa Kuvajti ka vajguri, Kosova ka depozita minerale tė pabesueshme ku pėrfshihen kromi, ari, argjendi dhe qymyri i Trepēes. Mė pas vjen problemi tjetėr i kriminelėve serb tė luftės. Ne e pamė NATO – n duke i pėrzėnė forcat serbe nga Kosova pa insistimin qė kriminelėt serbė tė luftės tė kapeshin dhe tė ekstradoheshin pėr ne Hagė. Pa ndėrprerė, nė qendrat televizive, Xhoi dhe unė e kemi thėnė se nuk do tė ketė zgjidhje nė Kosovė nė se Milosheviē dhe kriminelėt e tjerė tė paditur pėr krime lufte nuk do tė silleshin pėrpara drejtėsisė nė Tribunalin Ndėrkombėtar tė krimeve tė Luftės nė Hagė. Njėsoj e rėndesishme, si njė ēėshtje e pazgjidhur ėshtė ēėshtja e tė burgosurve tė luftės tė cilėt jashtė ēdo
ligji u morėn nė Serbi nė fund tė luftės duke e shkelur Konventėn e Gjenevės. Qeveria e ShBA – ve, me keqardhje e hoqi nga marrėveshja e Kumanovės, e cila i dha fund luftės, dispozitėn qė do tė garantonte lėshimin e tė burgosurve tė luftės.

Faqe19/Intervistė e DioGuardit.

Ja pėrse ne kėrkuam qė administrata e Klintonit tė fliste rreth kėsaj ēėshtje, nė mėnyrė tė veēantė ndaj rusėve. Ndėrsa Bernard Kushner bėri atė qė duhej kur i kėrkoi Koshtunicės qė tė lėshonte menjėherė tė burgosurit shqiptarė tė luftės nga burgjet serbe, fatkeqėsisht, vende tė tjera si bje fjala Greqia dhe Franca nuk e mbėshtetėn kėtė kėrkesė.

Mė nė fund, unė jam e kėnaqur qė ėshtė bėrė shume pėrpara nė Kosovė, por ky pėrparim do tė kishte qenė edhe mė i madhn nė se Misioni i Kombeve tė Bashkuara do tė zevendėsohej prej njė adminstrate shqiptare dhe ato tė mbeteshin vetėm nė rolin e mbikėqyrėsit. Pa njė administratė shqiptare vendase, ne gjithmonė do tė kemi probleme madhore nė Kosovė. Nė se duam paqė tė vėrtetė nė Ballkan dhe nė Europė, atherė duhet tė vazhdojmė tė ushtrojme presion ndaj pėrendimit pėr pavarėsinė e Kosovės. Nuk duhet tė shtyjmė zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, siē ka bėrė bota me ēėshtjen palestineze, me rrjedhoja tė papara shkatėrruese. Xhoi dhe unė shpesh iu themi atyre nė Uashington se nė se nuk njihet pavarėsia e Kosovės, do t’i tėrhiqet ēarku njė lufte tė pestė ballkanike. Kjo e fundit mund tė shmanget nėpėrpmjet tė ndėrhyrjes intensive dhe tė menjėherėshme tė diplomacisė amerikane, ēka do tė kėrkonte nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane tė vazhdonte lobomin e vet dhe veprimtaritė e pandėrprera me median nė Uashington dhe nė tė gjithė botėn.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.