Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ndershmeri s`do te thote te mos vjedhesh asnjehere, por te dish se deri ne cfare pike mund te vjedhesh e si te perdoresh sa me mire ate qe vjedh.
--- Bulter

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 119 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Elita :: Mitrush Kuteli
Postuar nga: isli

Elita SEMINAR PĖR MITRUSH KUTELIN
NĖ INSTITUTIN UNIVERSITAR ORIENTAL TĖ NAPOLIT


Prof. Italo Kostante FORTINO

Mitrush Kuteli (pseudonim i Dhimitėr Paskos) lindi nė vitin 1907 nė Pogradec, qytet nė breg tė liqenit tė Ohrit. Ėshtė bashkėqytetar me poetin Lasgush Poradeci. Kultura e vendit ku lindi dhe ndjenjat e forta patriotike me tė cilat u edukua qė nė fėmijėri nga familja e vet, i ushqyen frymėzimin letrar.
Nga viti 1921 ndoqi nė Selanik Institutin ekonomik, ndėrsa nė Bukuresht vazhdoi studimet e larta universitare pėr kėtė degė. Mbrojti titullin Doktor i kėrkimeve (1934) me njė tezė me titullin "Sistemet e emetimeve tė parave nė vendet ballkanike". Megjithėse punoi si ekonomist pranė shumė bankave rumune, kultivoi gjithmonė pasionin pėr letėrsinė. Folklori qe burimi i parė dhe ushqimi pėr muzėn e tij. Mė 1938 botoi pėrmbledhjen me tregime Netė shqiptare.
Nė vitin 1942 u kthye nė Shqipėri, ku vazhdoi tė punojė si punonjės pranė Bankės Kombėtare, pa hequr dorė nga pasioni i tij pėr letėrsinė.
Kontaktet me kosovarėt i frymėzuan atij motivet pėr pėrmbledhjen e lirikave Sulm e lot (1944), qė mbetet njė libėr i kohės, sepse trajton temėn e aspiratės sė fortė tė popullit pėr liri.
Nė periudhėn 1943-1944 botoi, midis tė tjerave, pėrmbledhjet me tregime Ago Jakupi e tė tjera rrėfime (1943) dhe Kapllan Aga i Shaban Shpatės (1944).
Interesante janė edhe shėnimet e tij pėr kritikėn letrare tė titulluara Shėnime letrare.
Idetė e tij pėr politikėn ekonomike nuk ishin nė tė njėjtėn vijė me parimet e ekonomisė shtetėrore tė regjimit komunist. I dėnuar me pesė vjet burg nė vitin 1947, u lirua mė 1949 nė kuadrin e njė amnistie. Mė pas punoi si pėrkthyes dhe duroi nė heshtje dhe i tėrhequr politikėn e realizmit socialist.
Vazhdoi krijimtarinė letrare me lirikat Pylli i gėshtenjave (1955) dhe me pėrmbledhjen me novela tė titulluar Nė njė cep tė Ilirisė sė Poshtme (1983). Vdiq mė 4 maj 1967.
E gjithė vepra e tij sot mund tė lexohet nė pesė vėllimet Vepra letrare 1, 2, 3, 4, 5, tė botuara nė Tiranė mė 1990 nėn kujdesin e Nasho Jorgaqit.
Kohėt e fundit ėshtė botuar pas vdekjes novela me titull E madhe ėshtė gjėma e mėkatit (1996).
Nė Institutin Universitar Oriental tė Napolit u mbajt mė 11 dhjetor 1988 njė seminar pėr veprėn dhe gjuhėn e Mitrush Kutelit. Seminari pėrfshihej nė veprimtaritė e organizuara nga Katedra e gjuhės dhe e letėrsisė shqipe nė kuadrin e marrėveshjes sė bashkėpunimit dhe tė shkėmbimeve akademike midis Institutit Oriental dhe Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė nė Tiranė.
Pas fjalės sė hapjes nga prof. I. K. Fortino, qė vuri nė dukje ndihmesėn origjinale tė Kutelit pėr prozėn letrare shqipe dhe domosdoshmėrinė e thellimeve tė kujdesshme interpretuese dhe kritiko-letrare tė veprave tė letėrsisė shqipe, folėn prof. Jorgo Bulo, drejtor i Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė sė Tiranės, prof. Emil Lafe dhe dr. Spiro Gjoni.
Duke folur pėr Shkollėn e Kutelit nė prozėn shqipe, prof. Jorgo Bulo theksoi qė e reja nė ndihmesėn e Kutelit qėndron nė faktin qė ligjėrimi popullor i veprave tė tij formoi njė prirje stilistike, e cila u ndoq edhe nga shkrimtarė tė tjerė. Karakteri origjinal i kėtij ligjėrimi nuk vihet re nė "infiltrimet" sporadike tė elementeve idiomatike-dialektore, por nė njė "transfuzion tė ndjeshėm tė gjakut popullor nė modulet e gjuhės" (G. L. Beccaria), qė u realizua si nė paratekst, qė qėndron nė arketipet e gjuhės popullore dhe nė format leksikore popullore tė rikuptimėsuara, ashtu edhe nė ndėrtimin e strukturave sintaksore tė qėmtuara nga ligjėrimi "i thjeshtė" i pėrrallave dhe novelave popullore. Stili i pėrrallės nxjerr kokė dhe modifikohet nė tregimtarinė kuteliane qė shfaqet pastaj e veshur me bukurinė folklorike tė trashėgimit tradicional tė Shqipėrisė, por edhe tė diasporės.
Mund tė pohohet se zgjedhja stilistike e Kutelit ka pasur sukses, sidomos po tė mendojmė qė tregimtarė tė tjerė (J. Xoxa, Dh. Shuteriqi, D. Agolli, S. Andoni etj.) kanė ndjekur gjurmėt e tij nė veprat e tyre letrare mė tė rėndėsishme.
Prof. Emil Lafe duke trajtuar disa "Karakteristika tė ligjėrimit letrar nė veprėn e Mitrush Kutelit" theksoi origjinalitetin e ndihmesės sė Kutelit nė kultivimin e ligjėrimit letrar, sidomos pėrsa i pėrket afirmimit dhe pasurimit tė gjuhės letrare. Ky proces ėshtė realizuar nė Shqipėri nė shekullin tonė me njė energji dhe shpejtėsi tė tillė qė vihet re nė pak gjuhė tė tjera.
Gjinia e tregimit shqiptar nuk ka njė traditė tė gjatė, por midis dy luftėrave ka regjistruar njė prodhimtari tė gjerė me ndihmesa origjinale e tė veēanta. Nė novelat e tij Kuteli u bazua mbi gjedhet e tregimtarisė popullore tė gjurmuara nė trashėgiminė leksikore frazeologjike dhe artistike sidomos tė krahinės sė tij (Pogradeci), pa u dhėnė pas formimeve tė reja vetjake. Ėshtė pėr t’u vėnė nė dukje pėrshtatja e pėrsosur e ligjėrimit tė tregimtarit me atė tė pesonazhit tė tregimit, sintaksa e zhdėrvjellėt dhe e thjeshtė dhe pasuria leksikore dhe frazeologjike. Njė pasuri e tillė, vuri nė dukje referuesi, rrjedh nga kėrkimi i kujdesshėm i fjalės mė tė pėrshtatshme, nga dėshira pėr tė zgjeruar fushėn semantike tė emėrtimeve qė lidhen me natyrėn dhe objekte tė pėrditshme dhe, sė fundi, nga gjurmimi i arkaizmave e i krahinorizmave. Duhet theksuar edhe prania e kujdesshme e fjalėve tė nxjerra nga dialekte tė tjera, p.sh. brac (vjedhės), buenė (kur lumi ėshtė buzė mė buzė), kudėr (bushtėr). Edhe kur nė vitet 60, Kuteli u pėrpoq tė ripunonte veprat e tij nė pėrshtatje me normat e gjuhės letrare tė sotme, e ruajti ngjyrimin e gjuhės sė tij origjinale.
Dr. Spiro Gjoni foli pėr novelėn me titull E madhe ėshtė gjėma e mėkatit, e botuar pas vdekjes sė shkrimtarit. Kjo novelė u prit mirė nga kritika, qė vuri nė dukje njė baraspeshė tė pėrsosur midis pėrmbajtjes dhe formės, midis reales dhe irreales. Ndėrthurja intime midis tokėsores dhe hyjnores, midis dashurisė njerėzore dhe spiritualitetit, bėjnė qė kjo novelė tė jetė njė vepėr artistike e cila, me mjete ekspresive delikate dhe tė pasura ka arritur tė sjellė nė realitet tema tė njė rėndėsie universale. Novela ėshtė pėrcaktuar si njė "perlė gjuhėsore, me njė leksik tė pėrpunuar, me njė gjuhė shumė origjinale" (H. Ēili, "Koha jonė", 9.11.l996).

Vdekja e gruas bukuroshe Kalije bėn qė burrit tė saj dhe priftit Tat Tanushi t’i humbasė besimi te Zoti. Mėkati ėshtė i madh dhe ndėshkimi i rėndė: pėrjetėsia nė tokė. Nė novelė janė rimarrė motivet e legjendave antike (krahaso rapsodinė "Der Ewige Jude" tė gjermanit Daniel Schubart) dhe shumė aspekte qė rimerren nė letėrsinė biblike dhe fetare tė kishės ortodokse, me njė ripunim artistik tė tipit tė stilit kutelian.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.