Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kenaqesia eshte per trupin. E mira per shpirtin. Puna eshte qe ato koencidojne ralle.
--- Tolstoi

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Lajme :: Nano-Meta kompromis
Postuar nga: Albo

Lajme Kryetari i PS dhe ish-Kryeministri bien dakort per nje pak politik qe do te vendose paqen pas nje viti debatesh. President konsensual, te prezantuar nga socialistet, shtyrje e referendumit dhe mbeshtetje per qeverine "Majko", pikat kryesore

Mirgena TOPALLI

TIRANE - Kreret e Partise Socialiste kane gjetur dje, pas me shume se pese oresh debate, kompromisin qe iu kishte munguar per me shume se nje vit. Si ish-Kryeministri Ilir Meta, ashtu dhe kryetari i PS-se Fatos Nano jane shprehur te kenaqur me kompromisin dhe kane prezantuar si nje arsye te gjetjes se gjuhes se perbashket, faktin qe priten zhvillime te medha politike per te cilat ata do te mbanin pergjegjesi para anetaresise se PS-se dhe zgjedhesve.

Me tone te qeta diskutimi, ata kane shqyrtuar dje ne mbledhjen e kryesise te gjithe rruget e ofruara per te zgjidhur mosmarreveshjet e dala mes dy grupeve brenda kesaj partie, atij te mbeshtetesve te kryetarit te PS-se, Fatos Nano dhe perkrahesve te ish-Kryeministrit, Ilir Meta. Ne gjashte pika eshte permbledhur vullneti per te vepruar ne mbeshtetje te qeverise dhe ne arritjen e nje konsensusi sa me te gjere per propozimin nga ana e Partise Socialiste te kandidatit per President te ardhshem te vendit. Po ashtu eshte rene dakort qe votebesimet e titullareve apo institucioneve te realizohen ne kuadrin e zgjedhjeve te reja ne parti, fushata per te cilat eshte percaktuar te filloje gjate dy muajve te ardhshem. Referendumi dhe permbajtja e tij eshte rene dakort te diskutohen ne organizatat-baze te PS-se, dhe data e tij te percaktohet para Kongresit te zakonshem, qe mbahet nje here ne kater vjet ne PS. Kongres, qe duhet te zhvillohet ne tetor 2003. Gjithashtu, anetaret e kryesise rane dakort qe te henen pakti i arritur mbreme te miratohej edhe ne mbledhjen e Komitetit te Pegjithshem Drejtues.

Kompromisi ishte propozuar nga sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste, Gramoz Ruci, dhjete dite me pare. Propozimi i Rucit parashikonte ngrirje te iniciativave te nisura per referendum dhe votebesim te anetareve te kryesise roze, si dhe shuarje te debatit publik mes dy grupeve per te pakten kater muaj per hir "te zhvillimeve te rendesishme politike qe do te kerkonin unitetin e plote te PS-se".

Po per hir te ketyre zhvillimeve qe lidhen me zgjedhjen e nje kandidati per President te propozuar nga socialistet, per hapjen e mbylljen e negociatave per nenshkrimin e marreveshjes se Asociim Stabilizimit me BE-ne, si dhe per hir te c'tensionimit te situates ne institucionet e PS-se, dhe ne Parlament, Nano dhe Meta kane rene dakort te fillojne pajtimin per nje fare kohe. Qe e matur me kalendarin politik te PS-se i takon se njejtes periudhe me afrimin e zgjedhjeve lokale te 2003. "Me lejoni te shpreh kenaqesine qe u arrit ne kete kuader dhe angazhim me kontribute konvergjente dhe konstruktive te gjithe perfaqesuesve te PSSH-se. Guret e ngrehines se kane vetem emrin Ruci, sepse fjalen "Pakt Stabiliteti" e ka thene i pari Pandeli Majko", ka thene dje Nano, duke pohuar kompromisin e arritur. Sipas tij, "zakonisht, kur fituesit jane ose njeri, ose tjetri, njeri duhet te qaje, dhe nese ne po qeshim, duhet te jemi te dy fitues. Kemi leshuar pjeset e teperta". Per kryesocialistin angazhimet e marra dje gjate mbledhjes se kryesise, qe pritet edhe te ratifikohen ne mbledhjen e dites se hene ne Komitetin e Pergjithshem Drejtues te PS-se, duhet te zbatoheshin edhe sikur te kerkoheshin ndryshime te anetareve te kabientit te qeverise "Majko". "Nese ndryshimet e anetareve te qeverise do te behen te nevojshme per shkaqe te identifikuara, nuk besoj se angazhimet qe perfshin ky pakt do te stepeshin perpara kesaj sfide", ka thene Nano, gjate prezantimit te paktit politik te arritur ne kryesi. Megjithate jetegjatesia e ketij pakti, qe edhe per Meten "do t'i sherbeje stabilitetit te mazhorances, pershpejtimit te refomave te qeverise per sa i takon hapjes se negociatave dhe njekohesisht edhe per te permiresuar jeten e PS-se", pritet te kaloje sproven e pare gjate zgjedhjes se Presidentit te Republikes.


Pikat e kompromisit

1. Mbeshtetje e plote per qeverine e drejtuar nga Majko ne realizimin e prioriteteve programore te saj.

2. Ruajtje dhe konsolidim i institucioneve te shtetit demokratik prej sulmeve te opozites se vjeter destruktive.

3. Zgjedhje e Presidentit te ri te Republikes nepermjet nje kandidature sa me konsensuale, te prezantuar nga Partia Socialiste, si perfaqesuese e vlerave te afirmuara prej saj.

4. Gjate procesit dy mujor te procesit ne strukturat tona vendore te konsultohet vullneti i anetaresise per referendum dhe permbajtjen e tij, ne cdo organizate socialiste. Ne perputhje me kete, cdo referendum i mundshem te zhvillohet para Kongresit te zakonshem te Partise Socialiste.

5. Per pasoje kerkesat per votbesim titullaresh apo institucionesh ne te gjitha nivelet organizative te partise do te realizohen ne kuadrin e zgjedhjeve te reja ne parti dhe jo me vehte.

6. Angazhohen dhe detyrohen te gjithe te zgjedhurit te respektojne kodin etik te PSSH-se ne detyre. Me kete kuader politik u arrit ne miratim, per shkak te kompetencave qe ka kryesia, te vendimeve dhe udhezimeve te zgjedhjeve ne strukturat vendore te partise prill-maj, duke i bere ndryshim kalendarit politik dhe duke e ngarkuar kryesine te bashkepunoje me KPD dhe grupin parlamentar per te drejtuar dhe garantuar zbatimin e ketyre detyrave qe mbart pakti.


-------------------------------------------------------------------
Korrieri, 04/04/2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.