Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nuk kam asnje dyshim qe devocioni i vertet eshte burimi i qetsise. Ai e ben me te durueshme jeten dhe me te embel vdekjen: s`mund te nxjerresh shume nga hipokrizia.
--- La Bruyere

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 132 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Histori :: Perse gjermanet pushtuan Shqiperine?
Postuar nga: Albo

Histori Qė nė 7 gusht tė vitit 1943, shėrbimet sekrete gjermane kishin dijeni dhe njoftuan konsullin e tyre nė Romė, se Balli Kombėtar dhe partizanėt e Enver Hoxhės do mblidheshin nė Mukje


Ministri nazist: Ja pse do pushtojmė Shqipėrinė

Pėrse trupat e ushtrisė gjermane tė Hitlerit nė shtatorin e vitit 1943 hynė nė Shqipėri dhe cili ishte objektivi i tyre qė e pushtuan vendin e vogėl Ballkanik? Si u formua qeveria shqiptare nėn pushtimin e nazistėve gjermanė, kush ishin
njerzit qė e pėrbėnė atė dhe si u pėrballėn ata me forcat e Rajhut tė Tretė? Pėrse Ministria e Jashtėme gjermane insistonte dhe ngulte kėmbė qė nė krye tė qeverisė shqiptare tė vihej Mark Gjon Markaj dhe pėrse djali i kapidanit tė Mirditės nuk e pranoi atė post?

Pėrse Ministri i Jashtėm i Hitlerit, Ribentrop e quante tė pakuptimtė sugjerimin e konsullit tė tijė nė Romė, i cili i thoshte se mund tė hynin nė kontakte forcat gjermane me ato tė komunistėve tė udhėhequr prej Enver Hoxhės? Mbi kėto e plot
ngjarje tė tjera tė asaj kohe qė kanė tė bėjnė me mardhėniet shqiptarogjermane, hidhet dritė nga dokumentet e Ministrisė sė Jashtėme gjermane, pjese prej tė cilave po botohen nė kėtė shkrim.

Ribbentrop: Shqipėria shtet i pavarur

Nė fundin e verės nė gushtin e vitit 1943, kur trupat italiane nė Shqipėri ishin nė prag tė kapitullimit, Ribbentrop, Ministri i Jashtėm i Gjermanis sė Hitlerit i ndiqte me vėmėndje tė madhe ato ngjarje. Lidhur me atė situatė nė tė cilėn ndodhej Shqipėria asokohe dhe interesat e gjermanėve pėr tė hyrė nė Shqipėri, bėnė fjalė dhe telegrami i mėposhtėm qė ai ja dėrgon konsullit tė
pėrgjithshėm nė Romė nė tė cilin thuhet: "Ambasadės nė Romė, shėnim pėr sekrete shtetėrore. Tepėr rezervat. Urgjent. Personalisht pėr tė ngarkuarin me punė. Ju lutemi qė ta rregulloni punėn me qėllim qė konsulli i Pėrgjithshėm Shlip, mė datėn 21 gusht 1943 tė sillet me aeroplan gjerman nga Tirana nė Romė.
Pas ardhjes sė tij, ju lutemi qė personalisht t` ia pėrcillni kėtė porosi shumė sekrete:" Nė lidhje me ngjarjet nė Itali, pėr ne ėshtė me rėndėsi tė veēantė qė tė kemi njė pasqyrė tė situatės sė
tashme politike nė Shqipėri. Do tė ishte e mundėshme, qė nė Itali tė ndodhnin ndryshime tė mėtejshme tė cilat do tė kishin pėr pasojė largimin defenitiv tė italianėve nga Shqipėria. Pėr kėtė
rast, gjithashtu ėshtė e mundur qė nė lidhje me zbarkimin eventual tė anglezėve dhe amerikanėve nė Italinė e jugut, tė detyrohemi pa marrė parasysh masat ushtarake, sa mė shpejt tė
marrim vendimin politik lidhur me qėndrimin tonė tė ardhshėm rreth Shqipėrisė. Gjatė marrjes sė kėtij vendimi, pėr ne duhet tė jetė e qartė ideja se nė rast se mbrojmė ushtarakisht bregdetin shqiptar, e veēanėrsiht pėrballė rrugės sė Kanalit tė Otrantos, do ta qetėsojmė politikisht Shqipėrinė.

Kėshtu qė sipas mundėsive tona do tė ua lehtėsojmė trupave tona kryerjen e kėsaj detyre mbrojtėse dhe nuk duhet pėrdorur fare apo duhen pėrdorur vetėm trupa tė vogla gjermane, tė cilat
do tė kene si detyrė kryesore ruajtjen e qetėsisė dhe rendin nė Shqipėri dhe rrugėt nga do tė kalojnė furnizimet pėr trupat tona qė do tė luftojnė nė bregdet, tė jenė plotėsisht tė sigurta. Unė kam parasysh idenė qė ne nė kėtė situatė sa mė shpejtė ta njohim Shqipėrinė si shtet tė pavarur, me ē` rast, natyrisht duhet pasur parasysh supozimin qė ne tė gjejmė njėrėz tė pėrshtatshėm
qė tė ndikjonė, qė tė krijohet njė qeveri e cila do tė ishte e aftė pėr negociata dhe do tė kishte qėndrim pozitiv ndaj nesh. Unė personalisht nuk e kam tė qartė se ē` gjendje mbretėron tani atje dhe se kush do tė mund ta merrte nė dorė timonin pėr drejtimin e njė qeverie, pas kapitullimit tė italianėve. Raporti i juaj i datės 31 korrik 1943. nė telegramin nga Roma, Nr. 3736. tė datės 2
gusht, flet pėr atė se ėshtė formuar "Organizata pėr Ēlirimin Nacional tė Shqipėrisė" ( Kėshillit i Pėrgjithshėm Antifashist i Enver Hoxhės) dhe se ajo ka shpallur njė proklamatė nga e cila mund tė kuptohet se ajo organizatė i ėshtė bashkėngjitur
aleancės anglo-sovjeto-amerikane. Ju pohoni se nė Komitet janė udhėheqėsit e bandave Abaz Kupi e Myslym Peza si dhe disa komunistė. Po kėshtu pohoni se ėshtė bėrė e ditur se pėr prezencėn e disa oficerėve anglezė nė periferi tė Tiranės. Nė
anėn tjetėr kam marrė njė raport nė bazė tė tė cilit, ėshtė nė themelim e sipėr njė qeveri nacionale tė cilės i prijnė Mark Gjon Markaj me Mithat Frashėrin, Hasan Dostin, Abaz Kupin ( Bazi i
Canės) e Faik Qukun. Pohoet se gati i tėrė rajoni i Shqipėrisė sė Jugut, ėshtė nė duart e shqiptarėve duke filluar nga kufiri malazes e deri nė Gjirin e Vlorės, duke pėrjashtuar qytetet e mėdha si Tirana, Vlora, Durrėsi e Shkodra".

Muharrem Bajraktari, antiitalian i tėrbuar

"Nė kėtė raport mė pas thuhet se udhėheqėsi i njohur bandit Muharrem Bajraktari, ka zhvilluar negociata me Drazha Mihajlloviēin, por se kėto negociata kanė pėsuar fiasko mu rreth problemit e ēėshtjes sė Kosovės. Thuhet se Bajraktari ėshtė
kundėrshtar i pėrbetuar i italianėve dhe se ka lidhje tė ngushta me Komitetin Nacional tė pėrmendur mė lart. Ai gjoja i ka deklaruar njė komisari se po ta pėrkrahin gjermanėt, ai do tė luftonte kundra anglezėve. Nėse kjo s` mud tė ndodhė, atėhere ai nuk do tė mund tė ndėrrmerte asnjė invazion kundra anglezėve. Ky raport dhe raportet tuaja tė tjera janė dhe bien nė kundėrshtim
me njėri-tjetrin, prandaj ju lutem qė nga Roma, menjėherė tė mė dėrtgoni njė raport gjithėpėrfshirės lidhur me situatėn atje dhe qė
tė deklaroheni rreth raportit tė pėrmėnedur pėr krijimin e qeveris nacionale. Sipas raportit tuaj, vėnia e kontaktit tonė me "Organizatėn pėr Ēlirim Nacional tė Shqipėrisė", nė tė cilėn ndodhen dhe komunistėt, do tė ishte e pakuptimtė. Nga ky
shkak mbetet dilema se me qėllim tė formimit dhe tė njohjes sė njė qeverie nacionale shqiptare, nė momentin e caktuar a do tė ishte e mundur tė krijonim lidhje sa mė shpejt qė tė jetė e mundur
me qeverinė e nacionale tė pėrmendur mė lart apo dhe me personalitete tė tjera. Pėr ne, gjithashtu do tė ishte me rėndėsi qė tė dijmė se a do tė kishit mundur Ju, qė nė kėtė situatė, tė krijonit njė kontakt me ndonjė personalitėt tė popullarizuar atje, personalitet ky qė me pėrkrahjen tonė politike e ushtarake, do tė mund ta merrte shtetin nė duart e veta sa mė parė qė tė jetė e mundur dhe qė tė vihej pėrballė tė njė qeverie tė tillė nacionale.

Ju lutemi qė pas dėrgimit tė raportit tuaj, tė rrini nė Romė deri sa tė merrni instruksionet e mėtjeme. Ju lutem qė ky telegram, pasi tė njihet me tė konsulli Shlip, e gjithashtu edhe tė konceptit tė pėrgjigjies sė konsullit tė pėrgjithshėm, menjėherė tė asgjesohen.
Ribbentrop. Siē shihet dhe nga telegrami qė Ministri i Jashtėm i Gjermanisė hitleriane Ribbentrop, i dėrgon konsullit tė tij nė Romė, gjermanėt ishin tė interesuar pėr njė ndryshim sa mė tė shpejtė tė situatės politike nė Itali, me qėllim qė ushtria italiane qė ishte dislokuar nė Shqipėri, tė tėrhiqej sa mė shpejt prej andej. Nga kjo gjė, gjermanėt do tė pėrfitonin pėr tė zbarkuar menjėherė nė bregdetin shqiptar, pėrpara se ajo gjė tė bėhje nga
forcat aleate anglo-amerikane. Siē del dhe nga telegrami i Ministrit Ribbentrop, qėllimi i zbarkimit tė gjermanėve nė Shqipėri, ishte dislokimi i tyre nė bregdetin shqiptar dhe kryesisht nė zonėn pėrballė Kanalit tė Otrantos, pėr t“ju mbrojtur krahėt
trupave tė tyre qė tėrhiqeshin nga Greqia nė Shqipėri e nė drejtim tė Jugosllavisė me destinacion Berlinin, nga ndonjė sulm i mundshėm i trupave aletate anglo-amerikane qė po zbarkonin nė Normandi. Po kėshtu nga sa shikohet nė telegramin e mėsipėrm, Ministri i Jashtėm Gjerman Ribentrop, pėrpara se tė bėhej zbarkimi i trupave gjermane tė Shqipėri, kėrkon tė dijė dhe pret
informata se kush ėshtė njeriu mė i pėrshtatshėm qė mund tė marrė drejtimin e qeverisė shqiptare dhe t` ju shėrbeje me besnikėri atyre.

Gjermanet kishin dijeni pėr Mukjen

Pas telegramit tė mėsipėrm, po nė datėn 21 gusht 1943, Sekretari Shtetėror i Gjermanisė, i dėrgon njė telegram tjetėr tė shifruar konsullit gjerman nė Romė, Zonlajtnerit (Sonnlehithner) nė tė cilin shkruhet: Berlin 21 gusht 1943. Pol IV 1646. Referenti G.K. Fajne. Telegram prej trenit special, pėr legatin fon Zonlajtner. Si plotėsim i shėnimit tė datės 18 gusht tė kėtij muaji pėr rrethanat politike nė Jugėlindje, po ju sqaroj si vijon: Shqipėria ėshtė e okupuar nga nga shtatė divizione italiane. Por
ndryshe nga rajonet e tjera Ballkanike, qė janė okupuar nga ushtria italiane, ato kėtu nė Shqipėri kėnaqen duke siguruar vetėm vendbanimet e mėdha, ndėrsa brendinė ua lėnė nė dorė kryengritėseve (partizanėve). Trafiku i komunikacionit nė mes tė vendeve tė caktuara ėshtė i mundshėm vetėm pėrmes ngritjes sė
postoblloqeve tė siguruara mirė dhe kryengritėsit pothuaj kontrollojnė tė gjithė Shqipėrinė Jugore. Nė Shqipėri kohė mė parė ėshtė themeluar "Organizata pėr Ēlirimin Nacional tė
Shqipėrisė" (Fronti Nacional i udhėhequr nga Enver Hoxha) nė tė cilėn si kėshilltarė ndodhen oficerėt anglezė. Nė krye tė saj ndodhet Kėshilli i Pėrgjithshėm nė tė cilin pėrveē udhėheqsėve tė
ndryshmė tė bandave ( partizanėve) bėjnė pjesė dhe ndodhen edhe komunistėt. Nė njė proklamatė tė kėsaj Organizate thuhet se ajo lufton karshi besimit nė aleancėn anglo-sovjeto-amerikane, pėr Shqipėrinė e pavarur dhe Demokratike. Kėsaj organizate tė re, para pak kohėsh ju bashkangjit edhe partia e Ballit Kombėtrar (Fronti Nacional) e
cila deri mė tash ishte kundėr komunistėve. Organizata pėr Ēlirimin Nacional tė Shqipėrisė, sipas njė raporti tė konsullatės sė Pėrgjithėshme nė Tiranė, qė mban datėn 8 gusht 1943, parasheh mbajtjen e njė Kongresi tė tė gjitha grupeve
kryengritėsve nė Shqipėri ( ėshtė fjala pėr Konferencėn e Mukjes) dhe formimin prej tyre tė njė kundėrqeverie. Nuk ka infornmata lidhur me atė se sa do tė mund tė gjente mbėshtetje
nė popullin shqiptar formimi i kėsaj organizate. Mirpo ėshtė e sigurtė se lėvizja ėshtė pasojė e pakėnaqsisė sė shqiptarėve me regjimin italian. Kėtė fakt kanė mundur ta shfrytėzojnė anglezėt
dhe amerikanėt, nė pamundėsi tė kundėrveprimit adekuat gjeėrman. Pėrveē organizatave tė pėrmendra mė lart, ėshtė formuar dhe Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare
(i Enver Hoxhės), me qėllim qė tė udhėheqė nė mėnyrė unike luftėn e banditėve (partizanėve). Ende nuk dihet asgjė rreth tendencave dhe forcės sė trupave qė qėndrojnė prapa kėtij Shtabi Kryesor".

Gjermanėt: Gjonmarkaj kryeministėr

"Kėtu, gjithashtu nuk kemi informacione rreth formimit tė njė qeverie nacionale shqiptare, nė krye tė sė cilės do tė duhej tė ishte Mark Gjon Markaj. Udhėheqėsi i bandave shqiptare (nacionalistėve) Muharrem Bajraktari, pėr tė cilin thuhet se ka hyrė nė negociata me Drazha Mihajlloviēin, ėshtė i njohur me qėndrimin e tij antiitalian. Nė anėn tjetėr ai gjithmonė ka pasur
mardhėnie tė mira me serbėt, kėshtu qė negociatat e tija me Mihajlloviēin, nuk duken tė pamundėshme. Meqė ardhja e forcave ajrore gjermane dhe lajmet pėr depėrtimin e njėsive tė
blinduara gjermane, patėn efekt qetėsues tek popullata shqiptare dhe meqėnse urrejtja e tyre nė plan tė parė ėshtė e drejtuar nga Italia, duket se ka mundėsi qė tė formohet njė qeveri shqiptare e
cila do tė ishte e gatėshme tė bashkpunojė me ne, po qe se ne e njohim Shqipėrinė si Shtet tė pavarur, nė kufijtė e saj tė sotėm.Propozimet lidhur me atė se cilat personalitete do tė merren
parasysh pėr tė drejtuar qeverinė shqiptare, do tė mund t` ua japė Konsullata e Pėrgjithėshme nė Tiranė. Po kėshtu njė shėnim i hollėsishėm pėr situatėn nė Shqipėri, pėrfundimisht deri mė
datėn 18 gusht, do tė dėrgohet sot pėrmes korrierit" Nga sa shihet nė telegramin e mėsipėrm qė Sekretari i Shtetit gjerman i dėrgon konsullit tė tij fon Zonlajtner, ėshtė teper interesant fakti
qė Ministria e Jashtėme gjermane ka pasur dijeni dhe ka njoftuar konsullatėn e saj nė Romė, pėrpara se krerėt e Ballit Kombėtar dhe ata tė Partisė Komuniste tė Enver Hoxhės, tė mblidheshin nė Konferencėn e Mukjes, kur pėr atė konferencė si nga ana e Ballit Kombėtar ashtu dhe Partisė Komuniste, asokohe u mbajt njė konspiracion i plotė nga fakti se nė atė mbledhje do tė
merrnin pjesė krerėt kryesorė tė dy forcave politike dhe ai takim mbahej shumė afėr qytetit tė Tiranės vetėm pak km. nė verilindje
tė tij dhe rreziku i goditjes sė tyre nga forcat italiane ishte shumė evident.

Mė 4 nėntor tė vitit 1943, Qeveria shqiptare i kėrkoi Berlinit qė ari dhe deviza e Bankės Nacionale qė ndodhej nė Gjermani, tė depozitohej nė Zvicėr nė emėr tė shtetit shqiptar
Pas futjes sė trupave gjermane nė Shqipėri nė vjeshtėn e parė tė vitit 1943, njė nga problemet mė kryesore tė Berlinit, ishte dhe gjetja e disa politikanėve tė mundshėm qė duhet tė gėzonin autoritet dhe besim nė popull, tė cilėt do tė merrnin
nė dorė drejtimin e shtetit shqiptar.

Lidhur me kėtė gjė, bėhet fjalė nė disa telegrame qė i deleguari special gjerman pėr Juglindjen e Ballkanit Nojbaheri dhe mė pas Konsulli i Pėrgjithshėm i Gjermanisė nė Tiranė, Shajger e Shlipi, i dėrgojnė Ministrisė sė tyre tė Jashtėme nė lidhje me njerzit e mundshėm tė cilėt do tė merrnin pėrsipėr barrėn e drejtimit tė qeverisė shqiptare nėn pushtimin gjerman. Kėshtu nė telegramin e
datės 25 tetor 1943 thuhet:" Konsullatės sė Pėrgjithėshme nė Tiranė. Telegram Nr.1701. Treni special. I deleguari special pėr Juglindjen, pėr Shajgerin: Ju lus qė Ministria e Punėve tė Jashtėme
vazhdimisht tė informohet rreth individėve shqiptarė, tė cilėt nė kohėn e rendit tė ri, po marrin detyra tė rėndėsishėme publike.
Dėrgoni shėrbimet biografike tė Mehdi bej Frashėrit, Fuat bej Dibrės dhe tė fytyrave eminiente tė rendit tė ri shqiptar, me qėllim qė kėto personalitete tė popullarizohen kėtu pėrmes shtypit. Ju lutemi qė ta informoni Berlinin qė a ėshtė ende nė fuqi kandidatura e Nuredin bej Vlorės, pėr Kryetar tė Qeverisė dhe e antarėve tė
zgjedhur pėr qeveri". Nojbajeri. Pas kėtij telegrami ku Nojbajeri i deleguari special pėr Juglindjen e Ballkanit, i kėrkon konsullit tė Pėrgjithshėm tė Gjermanisė nė Tiranė Shajgerit, qė ai tė informojė
Berlinin mbi figurat kryesore tė politikės qė do tė merrnin nė dorė kryesimin e qeverisė shqiptare nėn pushtim, ai po atė ditė i dėrgon dhe njė telegram tjetėr, ku i shkruan:" Rajhsfyeri SS, nė pajtim me Ministrinė e Punėve tė Jashtėme tė Rajhut, do tė dėrgojė njė tė deleguar tė vetin nė Legatėn e tė deleguarit special pėr Juglindjen
nė Tiranė dhe ky do tė jetė komandanti i deritanishėm i Regjimentit tė SS-it, ish shefi i Policisė nė Vjenė, SS oberfyreri Fictum. Ai
pėrmes tė deleguarit special pėr Juglindjen, do t` i jepet nė dorzim pėr qeverinė shqiptare si kėshilltar pėr organizimin e policisė dhe tė xhandarmėrisė, pa marrjen e pushtetit komandues. Ju lus qė tė
kujdeseni lidhur me atė qė vetė qeveria shqiptare tė japė inisiativėn apo qė tė pėrshėndesė vėnien nė dispozicion tė kėshilltarit gjerman". Nojbajeri.

Qeveritarėt shqiptarė nė fokusin e gjermanėve

Mė 4 nėntor tė vitit 1943, Konsulli gjerman nė Tiranė Shajger, sė bashku me Shlipin qė duhet tė ketė qėnė si ndihmės i tij, me anė tė njė telegrami tė dėrguar Ministrisė sė Punėve tė Jashtėme tė
Gjermanisė, i bėjnė tė ditur duke i paraqitur asaj tė gjitha tė dhėnat biografike dhe aktivitetit politik tė katėr antarėve tė kėshillit tė Lartė tė Regjencės shqiptare, Mehdi Frashėrit, Fuad Dibrės, Lef
Nosit dhe At Anton Harapit. Nė atė telegram nga ana e konsullit gjerman Shajger, tė katėr antarėt e Regjencės vlersohen pėr aktivitetin e tyre patriotik nė dobi tė ēėshtjes shqiptare dhe tė dhėnat e tyre jepen me superlativa dhe tė denjė pėr tė marrė
detyrėn qė ju ėshtė ngarkuar nga Parlamenti shqiptar. Nė telegramin nė fjalė thuhet:" Ministrisė sė Punėve tė Jashtėme. Tiranė mė 27 tetor 1943. Telegram i shifruar Nr.8 Tepėr urgjent. Rreth telegramit Nr.77, tė datės 25 tetor. Guvernanca shqiptare e pėrbėrė nga katėr antarė u paraqit sot pasdite nė mbledhjen solemne tė Kuvendit Popullor. Dy myslymanė dhe njė ortodoks dhanė betimin zyrtar, ndėrkaq katoliku, si murgu pret pėlqimin e kėrkuar nga kuria".

Mehdi Frashėri

"Myslymani Mehdi Frashėri rrjedh nga njė familje e pasur spahijsh e Epirit Verior. Ai ėshtė 72 vjeē dhe para vitit 1912-tė, ka pasur pozitė tė lartė nė administratėn turke. Gjatė viteve 1913-14-tė,
ishte antar i komisjonit ndėrkombėtar pėr Shqipėrinė. Qė nga viti 1914-tė ka udhėhequr dikastere tė ndryshme dhe pėr njė vit ka qenė dhe kryetar i qeverisė. Shumė herė ai ka pėrfaqsuar
Shqipėrinė nė Lidhjen e Kombeve dhe atje ka luftuar pėr tė drejtat e barabarta tė Gjermanisė. Para okupimit italian tė Shqipėrisė, Mehdi Frashėri disa vjet ishte kryetar i Kėshillit Shtetėror. Nė vitet
njėzetė, ndėrmjet pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore dhe tė okupimit italian, ai u pėrpoq qė tė pajtonte kėrkesat e atėhershme nacionale shqiptare me synimet italiane pėr dominimin politik e ekonomik nė Shqipėri. Duke u besuar garancive italiane pėr ruajtjen e pavarsisė shqiptare, ai u angazhua pėr miqėsi tė ngushtė e tė ndėrsjelltė dhe raport reciprok me qėllim tė pėrparimit tė
zhvillimit ekonomik dhe mėkėmbjes politike tė shtetit shqiptar. Nė prillin e vitit 1939, ai u shpreh haptazi kundėr pushtimit italian dhe nė emėr tė popullit shqiptar, i dėrgoi opinionit ndėrkombėtar njė protestė tė hapur nėpėrmes radios, rreth hyrjes kundraligjore e tė paraparė me marveshje tė trupave italiane. Pėr kėtė gjė, italianėt e internuan nė Romė. Ai arriti tė kthehet nė Tiranė, vetėm pas kapitullimit italian. Tė gjitha pėrpjekjet e italianėve qė ta bindnin pėr ta tėrhequr protestėn e tij dhe tė ndryshonte qėndrimin negativ, mbetėn tė pasuksesėshme. Mehdi Frashėri ka pėrvojė tė madhe politike dhe ėshtė njeri shumė i dijshėm. Ai gėzon respekt dhe ndikim tė madh te tė gjitha shtresat e popullatės shqiptare".

Fuat Dibra

"Fuat Dibra nė moshėn pesėdhjetvjeēare, rrjedh nga njė familje e territorit tė ri shqiptar. Kur serbėt pushtuan atdheun e tij, ai emigroi nė Stamboll dhe shpenėzoi pjesėn mė tė madhe tė pasurisė sė tij,
pėr pėrkrahjen e synimeve nacionale shqiptare. Qė prej disa vjetėsh ka mushkritė e sėmura dhe disa herė ka refuzuar qė tė zgjidhet kryetar i qeverisė shqiptare. Vazhdimisht ka marrė pjesė aktive nė jetėn nacionale tė popullit shqiptar dhe pas aneksimit tė Shqipėrisė sė re, ai u kthye nė atdhe. Pėr shkak tė sėmundjes qė pėrmendėm mė lart, ai kurrė nuk u mor aktivisht me politikė. Nė Stamboll udhėhoqi njė shoqatė tregtare, pasi humbi pasurinė. Fuad Dibra gėzon respekt tė madh nė tėrė vendin pėr shkak tė sė kaluarės sė tij kombėtare. Pėrkundėr sėmundjes sė rėndė, vendosi qė nė kėtė ēast vendimtar pėr atdheun e tij, tė sakrifikoj pesonalitetin e vet dhe tė pranojė detyrėn e lartė qė i ofroi Kuvendi Popullor".

Lef Nosi

"Pėr shkaqe politike, kryetari i deritanishėm i Kuvendit Popullor, shtatėdhjetvjeēari Lef Nosi, i takon familjes mė tė njohur ortodokse tregtare nga Elbasani dhe ai qė nė ditėt e rinisė tij, ka punuar pėr idenė nacionale. Gjatė kohės sė sundimit turk, ai themeloi nė Elbasan shkollėn e parė publike, tė cilėn xhonturqit ja mbyllėn sėrish pas disa vjetėsh dhe vetė atė e dėbuan jashtė Shqipėrisė. Nė kabinetin e parė shqiptar gjatė viteve 1912-13-tė, ai
mbajti portofolin e Ministrit tė Postave dhe mė pas ishte Kryetar i Bashkisė sė Elbasanit. Tash e njėzet vjet e mė herėt, ai ėshtė tėrhequr nga jeta publike dhe qė prej atėhere merret me studimin e gjuhės dhe tė historisė shqiptare. Lef Nosi gėzon autoritet tė madh te tė gjithė, pėr shkak se ėshtė atdhetar i flaktė dhe se ka karakter tė shėndoshė. Nga qėllimet e ndėrgjegjėshme nacionale, nuk hoqi
dorė as gjatė pushtimit italian. Nė pėrkrahjen dhe miqėsinė gjermane ai sheh garancinė mė tė mirė pėr prosperitetin e Shqipėrisė".

At Anton Harapi

"At Anton Harapi, ėshtė epror franēeskan nė Shkodėr dhe ka kaluar moshėn pesėdhjetvjeēare. I rritur nė njė fidanishte klerikė nė Tirol tė Austrisė, ai si shumė bashkėvendas tė tij, flet shumė
mirė gjermanishten dhe nė hollėsi njeh organet e shtypit gjerman nė botėn e jashtėme e gjithashtu dhe kulturėn gjermane. Pėr shkak tė pėrcaktimit tė tij kombėtar dhe tė karakterit tė shėndoshė, ai
ēmohet shumė lartė, jo vetėm ndėr katolikėt e Shqipėrisė Veriore, por edhe nė tė gjitha qarqet e tjera shqiptare. Ai ėshtė njeri i mėnēur dhe serioz, vepron nė mėnyrė tė shpejtė dhe tė sigurtė e
vazhdimisht ka qėndruar jashtė politikės. Pėr shkak tė veēorive dhe tė karakteristikave tė tij, ai duket shumė i pėrshtatshėm pėr funksionin qė mori. Rreth formimit tė qeverisė ende asgjė nuk
dihet definitivisht. Pėr Nuredin Vlorėn , ende nuk mund tė japim ndonjė konsideratė". Fon Shajgeri. Shlipi.

Shqiptarėt kėrkojnė arin

Njė nga dokumentet qė paraqet mė tepėr interes, ėshtė telegrami i datės 4 nėntor tė vitit 1943 kur Konsulli i Pėrgjithshėm nė Tiranė Shlipi, i bėn me dije Ministrisė sė Jashtme gjermane, se qeveria
shqiptare i kėrkon Berlinit qė ari dhe deviza tjetėr e Bankės Nacionale shqiptare qė dikur ndodheshin tė depozituara nė Romė, e mė pas nė Gjermani, tė kthehen qė andej e tė depozitohen nė bankat e Zvicrės nė emėr dhe konto tė shtetit shqiptar. Po ashtu nė atė telegram u kėrkohet gjermanėve qė ata tė kthejnė nė Shqipėri, klishetė (bocat) pėr shtypjen e kartmonedhave si dhe arkivin e Bankės Nacionale shqiptare ta kthejnė nga Roma nė
Shqipėri. Nė atė telegram midis tė tjerash thuhet:" Ministrisė sė Punėve tė Jashtėme. Telegram i shifruar Nr. 136. Lidhur me raportin e dytė, qeveria shqiptare mė ka kumtuar se sa i pėrket huasė sė lejuar pėr Vermahtin gjerman, nė tė ardhmen nuk do tė mund tė japė nė dispozicion aso huashė. Ajo lut qeverinė e Rajhut qė pėrfundimisht t` i rregullojė raportet financiare dhe ekonomike,
nėse ėshtė e mundur para dhjetė nėntorit tė kėtij viti. Qeveria shqiptare thekson si arsye rrezikun nga inflancioni dhe shterimi i fondit monetar tė Bankės Nacionale. Pėr hir tė sigurisė sė valutės
shqiptare, ajo sugjeron qė ari dhe mbulesa tjetėr me deviza e Bankės nacionale, gjėrat me vlerė dhe dokumentat, tė cilėt mė herėt ndodheshin nė Romė, e qė tash ndodhen nė Berlin, tė
kthehen apo tė deponohen nė Zvicėr nė emėr tė dhe nė konto tė Shtetit shqiptar, pastaj qeveria lut qė t` i kthehen klishetė pėr shtypjen e kartmonedhave, si dhe arkivi i bankės Nacionale tė
bartet nga Roma pėr nė Shqipėri. Qeveria Shqiptare mė tej thekson se malli qė po blihet nga pjestarėt e Rajhut gjerman, ka shkaktuar rritjen e normave tė ēmimeve dhe mungesėn e artikujve,
prandaj ajo mendon rreth formimit tė njė byroje speciale e cila pjestarėve tė Vermahtit, do t` u jepte triska pėr furnizimin me mall. Blerja e mallit do tė duhej tė ndėrpritej, pėrderisa tė mos rregullohen raportet me komandėn e Vermahtit gjerman".

Goditja e Asamblesė nga partizanėt

Nė dokumentet e Ministrisė sė Jashtėme gjermane, ndodhet dhe telegrami qė njofton atė Ministri pėr goditjen me predha artilerie qė partizanėt shqiptarė (Brigadės sė Dytė) sipas urdhėrit tė Shtabit tė
Pėrgjithshėm tė Enver Hoxhės, i bėnė ndėrtesės ku po zhvillohej mbledhja e Asamblesė Kombėtare. Nė atė telegram qė majori Shajger me detyrėn e Konsullit tė Pėrgjithshėm nė Shqipėri, i dėrgon Ministrisė sė Jashtėme dhe tė dėrguarit special pėr
Juglindjen e Ballkanit, thuhet Telegram i shifruar Nr.6 Tiranė(Zyra e Shajgerit) mė 18 tetor 1943. 1) Personalisht pėr zotėri Ministrin e Punėve tė Jashtėme tė Rajhut. 2) Pėr legatin Nojbajer. Sot nė ora 10 ndėrsa po mbahej seanca e dytė , partizanėt hapėn zjarr me mortaja tė rėnda, mbi ndėrtesėn e Kuvendit Popullor, nga njė largėsi prej katėr kilometrash. Katėr goditje qėlluan pallatin dhe
pėrafėrsisht edhe katėr tė tjera, qė ranė pėrreth, sjhkaktuan dėme tė vogla materiale. Sulmi armiqsor, menjėherė ėshtė neutralizuar me artilerinė tonė kundėrajrore. Tė shtėnat tona mbrojtėse nga kodrat nė jugperėndim tė Tiranės, nė ora 11 e gjysėm, zgjasin ende".

Gazeta Shqiptare
9 Maj 2001


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.