Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Faji eshte jetim.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 96 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Letersi :: Martin Auer
Postuar nga: Bel-ami

Letersi Frika

Perse
Me veshtron ashtu
ai njeri ?
Mos valle une i shtie friken?

E perse
Te kete frike prej meje?
Mos mendon se dua t’i bej keq?

Perse mendon
Se une dua t’i bej keq?
Une kurre s’kam bere keq njeriu!

Kurre s’i kam bere keq atyre,
Qe nuk me bien ne qafe!

Keshtu, nese ai mendon
Se une do t’i bej keq,
E mendon se e di mire qe une
I bie ne qafe kujtdo qe me ben keq

Domethene: ai deshiron te me bej keq!

Keshtu pra, mendja me thote te vete atje,
E t’ia fus nje grusht surratit,
Qe te mos me biere ne qafe.

OBOBO!

Grushti i tij ishte me i shpejte se i imi,
Tani ja ku jam shtrire pertoke,
Epo une e dija qe
Ai donte te me binte ne qafe.
______________________________________
Skllavi

Nje zoteri kishte nje skllav. Dhe skllavi i bente te gjithe punet zoterise. E lante zoterine, i krehte floket, i pergatiste per te ngrene, dhe ia fuste ushqimin ne goje. Skllavi shkruante letrat e pronarit, i lustonte kepucet, i vendoste corapet, priste drunjte per te, dhe ndizte zjarrin ne furre. Kur zotria pa disa manaferra gjate shetitjes, skllavi i mblodhi dhe ia vendosi zoterise ne goje. Qe te mos e lejonte te arratisej, zoteria e mbante skllavin te lidhur me zinxhir. Dite e nate, duhej ta shtrengonte skllavin e ta terhiqte zinxhirin fort, perndryshe skllavi do te ikte. Ne doren tjeter, zoteria mbante gjithmone nje kamzhik. Kur skllavi terhiqte zinxhirin dhe i kercenohej, zoteria e rrihte me kamxhik. Pastaj, kur lodhej se rrahuri e krahet i dhimbnin, zoteria shante skllavin, zinxhirin, gjithcka.
Shpesh, ai enderronte fshehurazi per koherat kur ai ishte akoma i ri dhe pa skllavin. Ne ato kohera, ai mund te endej neper pyje i lire si nje zog e te mblidhte manaferra pa u shqetesuar e cjerre nga zinxhiri. Tani ai nuk shkon dot as ne banje pa skllavin. Se pari, sepse skllavi do te vraponte, e se dyti, kush do t’i fshinte prapanicen? As doren nuk mund te lironte per kete.

Nje here, kur po ankohej me te madhe, dikush I tha zoterise: “Mire pra, nese jeta te eshte bere tmerr, perse nuk e le skllavin te lire?”

“Posi,”tha zoteria, “atehere do te me vrasi!” Por fshehtasi, zotria enderronte per liri.

Po skllavi? A enderronte per liri gjithashtu? Jo, ai kishte hequr dore me kohe nga endrrat per liri. E vetmja enderr qe kishte ishte qe te behej vete zoteri, e ta bente zoterine skllav, ta terhiqte me zinxhir, ta rrihte me kamzhik e ta bente t’i fshinte prapanicen. Kjo ishte enderra e skllavit!

________________________________________
Enderimtari

Na ishte nje here nje enderrimtar. Ai besonte, per shembull, qe duhet te kete nje menyre se si te shohim objektet qe jane mijra kilometra larg. Ose, mendonte se mund te hahet supa me pirun. Gjithashtu, duhet te kete nje menyre qe njerezit te qendrojne me koke poshte, e sigurisht qe njerezit mund te jetojne pa pasur frike.
I thane te tjeret: ōPo enderron me kot, keto qe po thua jane te pamundura!ö Pastaj i thane: ōHap syte mire dhe pranoje boten sic eshte! Natyra ka ligje qe askush nuk i ndryshosh dot.ō

U pergjigj enderrimtari: ōNuk e diůduhet te kete nje menyre se si te marrim fryme nen uje. Dhe duhet te kete nje menyre qe te kushdo te kete dicka per te ngrene. Duhet te kete nje menyre qe kushdo te mesoje cfaredo qe te deshiroje. Duhet te kete nje menyre qe te shikojme cfare ka brenda barkut tone.ö

Dhe njerezit i thane: ōMblidh veten, more, keto gjera nuk ndodhin kurre. Nuk ka mundesi qe thjesht te deshirojme dicka dhe pastaj te presim qe te ndodhi me te vertete. Bota eshte keshtu sic eshte, e ashtu edhe do te jete!ö

Kur u shpiken televizori dhe pajisjet me rreze Iks, njeriu ishte ne gjendje te shihte mijra kilometra larg dhe brenda barkut tone. Por askush nuk i tha enderruesit.:
More, paske patur te drejte. Dhe njerezit nuk thane asgje kur dikush shpiku kostum polumbari qe lejuan njeriun te zhytej thelle nen det e te merrte fryme nen uje. Por enderrimtari tha me vete: Endrrat e mia po dalin te verteta. Ndoshta nje dite do te jete e mundur qe te jetojme se bashku pa lufte.


Pershtati nga Anglishtja ne Shqip Elton Skendaj




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.