Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bukė e kripė e zemėr
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Kulture :: Vleresimet shqiptare per femren
Postuar nga: Albo

Kulture Cfare vargje i thur populli bukurise se femres shqiptare.

Kuptimi i ngjyrave ne dashuri

E kuqja - dashuri
E bardha - fat dhe pasterti
E verdha - xhelozi
E zeza - seriozitet
E gjelbra - gezim dhe shprese
Manushaqja- s'duhet te me harrosh
Portokall - te dua me shume sec me do ti
Kafeja - fatkeqesi


Syri i zi - njeqind e nje mije
Syri i shkruar - s'ka te paguar
Syri blu - kryeveper
Syri kafe - i pranueshem
Syri i larush - as i vrare, as i falur


Shprehja "Te dashuroj" e shprehur ne vargje, duke lexuar shkronjat e para te cdo vargu:

Te gjithe flene, ja u be mesnate,
endrrat si zog cukisin cdo krevat,
dua te fle, po gjumi mu largua.
Ah! syte e tu te qete s'po me lene,
sonte te dyve epshi c'na u shtua.
Heshtja na ndezi, vetmia dashuri kerkon.
U tret nje yll ne qiellin e kristalte,
ra diku, larg ashtu i flakeruar.
Oh! po ta mirrte mallin tim te zjarrte,
jastekun tend do ta kish perveluar.


Te zeza: floket, syte e vetullat
Te bardha: lekuren, dhembet gushen
Te kuqe: faqet, buzet, thonjte
Te trasha: buzet, vithet, kembet
Te medha: gjoksin, ballin, vithet
Te ngushte: buzen, belin, vetullat
Te gjata: qerpiket, qafen, shtatin
Te harkuar: vetullat, pulpat, gjoksin.


TE MIRAT E GRUAS

Gruaja e mire eshte zonje shtepie ne shtepi, burrneshe nder komshi dhe me burrin ne gji.
Gruaja e mire mban burrin e keq.
Gruaja e mire nuk blihet me para, e keqja treqind qese.(qese = monedhe turke)
Gruaja e mire e mbledh burrin ne shtepi.
Gruaja e mire ne fillim eshte mjet defrimi, me vone ortak jete dhe ne pleqeri infermiere.
Gruaja e mire po vdiq para burrit e le burrin jetim.
Gruaja e mire njihet ne veshje te burrit.
Gruaja e mire e ben burrin ta marre malli per shtepine.
Gruaja e mire i ben burrit ato sherbime qe nuk ja ben askush tjeter.
Gruaja e mire njihet ne dite te keqija.
Gruaja eshte sqepari qe gdhend burrin.
Gruaja zbut gurin, dhe jo burrin.
Gruaja eshte miku me i afert i njeriut.
Gruaja eshte pushimi i se djeles.
Gruaja eshte gezimi dhe kripa e jetes.
Gruaja e bukur eshte kryelarte, gruaja e ndershme e adhurueshme, gruaja e thjeshte eshte e shenjte.
Gruaja eshte gjysma e dynjase(botes)!


TE KEQIJAT E GRUAS

Gruaja e keqe shet burrin e mire.
Gruaja e keqe te prish me shoket.
Gruaja e keqe i sheh burrit vetem anet e keqija.
Gruaja e keqe qe nuk di te edukoje femijet, mundohet te edukoje burrin.
Gruaja e keqe qe i ben femijet per vete, te nxjerr nga shtepia.
Gruaja e te keqit behet kuvend me pune, gruaja e te mirit behet kuvend me llafe.


ANEKDOTA DHE TREGIME

"Burre e grua - mish e thua"
Fjale e urte


Gruaja nevrike

Kur po hanin darke, burri i tha te shoqes:
- Grua, buka qenka e papjekur.
Gruaja, qe ishte shume nevrike, i rra burrit me lopate shpines dhe ia priti:
- Shihe mire se nuk eshte e vertete.
- Ne dac bjerr, ne dac mos bjerr, - ia ktheu i shoqi, - buka e papjekur eshte.



"Motra" e ashper

Njerit i shkuan disa miq per darke. E shoqja filloi shamaten me burrin dhe e qelloi me shpulla. Burri per te mos e ulur veten para miqve, u tha:
- O miq, mos u cuditni, se e kam ca si te ashper kete "motren e madhe".



Martesa e plakut

Nje plaku i kishte vdekur e shoqja, dhe mori per grua nje vajze te re.
- Perse e more gruan te re? - e pyeti njeri.
- E mora te re, se ajo duke me pare mua do plaket, dhe une duke pare ate do te rinohem.



Gruaja e merzitur

Nena pyeti te bijen qe sapo ishte martuar:
- Si kalon te burri?
- Ne pergjithesi mire, - ia ktheu e bija, - por tri gjera me kane merzitur shume.
- C'gje te ka merzitur?
- Heren e pare me ka merzitur vjehrra, - tha e bija, - sepse djalin e ka mullixhi ne mes te ujit kur ajo thote: "Medet per djalin qe s'ka uje te pije!" Merzine e dyte ma shkakton vjehrri, i cili megjithese rri mes sobes dhe oxhakut me thote: "Nuse, ma ver nje gacė ne cibuk!" Por merzine me te madhe ma sjell burri, i cili kur ulemi te fleme, megjithese jam e zhveshur e ngjitas me te, me thote:
- Grua a do te ma japesh faqen te ta puth?



Gruaja e fisme

Njeri mori gruan ne nje fis te mire. Gruaja ishte mjaft e zgjuar mirepo, meqe ishte rritur e perkedhelur, nuk i vinte per dore per punet e shtepise. Nje dite te shoqit iu mbush mendja ta ndante, prandaj i tha:
- Grua, beji gati plackat se do te shkosh tek prinderit!
- Tani kam qene tek prinderit, - ia ktheu e shoqja,- a mos ka ndodhur ndonje fatkeqesi?
- Fatkeqesi nuk ka ndodhur, por te ka kerkuar babai, - genjeu i shoqi.
E shoqja e kuptoi se kur te shkonte tek prinderit, i shoqi do ta ndante prandaj i tha burrit:
- O burre desha te te pyes.
Urdhero e fol! - ia ktheu i shoqi.
- Desha te di perse nuk je i zgjuar si Sale Demiri?
- Kaq tru me ka dhene Zoti, - ia priti i shoqi, - se ku te gjej te jem si Sal Demiri.
- Edhe mua kaq mundesi me ka dhene Zoti per pune shtepie, - ia ktheu gruaja, - se dhe une kam qejf te jem me e mire se shoqet.
- Grua! Bej dy kafe ti pijme bashke, - tha i shoqi, - sepse nuk kane thene kot qe gruaja e fisme "ja fjalen, ja djalin ta len..."


Nxjerre nga libri
"Perla Shqiptare"









© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.