Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Arti ėshtė njė investim, kultura ėshtė alibi e tij.
--- Enni Flaiano(1912-1972)komedian

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 112 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Letersi :: Qe mos trishtohet, ēmendet njerezimi...
Postuar nga: Fiori

Letersi Nė vazhdim te artikullit do te gjeni poezi te bukura dhe tė thjeshta per tu lexuar. Krijimet jane krijuar dhe sjelle ne Forumin Shqiptar nga nje nga vizitoret tona me te reja e njohur me pseudon "dikeafajtore".

Kulla e....

Metrote gervishtin barkun e Torontos,
Kolor i cmendur racash shkojne me vrap,
Nuk flasin, s'shtyjne, nuk qeshin, as bertasin
Rutine e dites mbytet pak nga pak

Torontoja nen shi, nen bore, ne diell
Eshte po ajo, e bukur dhe e huaj
Kaloj pa fjale dhe une si pasagjere
Dhe s'di cfare thelle ne shpirt me ben te vuaj.

Torontoja shkelqen ne mijera drita
Dhe ti s'mendon per pse-te e kesaj bote
Gjithcka about wheather, sex and money
Nga lindja e diellit gjer tek nata jote...

Si shpirt i ardhur nga nje jete tjeter
Plot zera , zhurma, fjale dhe palce te gjallesh
Dremit hutuar nen komoditetin
Si i semuri nen narkoze spitalesh

Babeli I Torontos, Kullen ngre
Drejt qiellit , qe shume rralle shkrepetin
Ndersa e lodhur, me pak fare shprese
Pres lajm te mire nga Babeli im...




Dyer

Ndertesat po ato - gri, te trishtuara
Gra qe therrasin me ze te larte nga dritaret
Femije bukuroshe dhe te lakuriqte si jeta
Qe s’duan t’ia dine per plehra dhe baltra

Cdo gje si me pare - asgje si me pare
Dhe une qe s’ngopem me njerez dhe sende
Me vjen per te qeshur, me vjen per te qare
Ne kryq te rrugeve pa fjale mbetem,

Krejt si ai udhetari, qe jashte s’e lene
Por as brenda s’e fusin si rob te shtepise
Dhe keshtu, mes dy dyerve rri e s’bej ze
Mberthyer nga frika dhe ankthi I vetmise.

Pastaj me pyesin dhe bejne sikur degjojne
Llomotitjet qe rrjedhin si jarge qeni
Dhe une rropatem t’u flas e t’u shpjegoj
Per te vertetat dhe rrenat e pertejdetit

Por nuk zgjat shume…Ma bejne me shenje
…Me falni, me falni…Duhet heshtur?
Me gjithe kete kohe dhe askush nuk ka nge…
Me vjen per te qare dhe qeshur…

E madhe , e frikshme eshte porta e udhes
Po aq e vogel porte e atdheut
E vjeter , e ndryshkur me rri pas supeve
Me gervimen e pervajshme:”kthehu..kthehu...”




Pa titull

Do jete mengjes kur une te vij aty
Si endrrat e veshtira vijne nder nete...
Mos u trishto, ti shpirt, misteri im
Si mjegulla ne diell do tretet lehte

Do jete mengjes kur une te jem aty
Me diell te forte , qe frikerat shperndan
A s'eshte shume pak nje ore , nje dite me ty
Te thajme oqeanin qe na ndan?

Do arratisen heshtja torturuese
Dhe fjalet qe ndertuan nje keshtjelle
Renkime t'embla...drite...lengje jete
Dhe une mes kraheve te tu mbeshtjelle

Do jete nje mrekulli...Por mrekullite
Nuk zgjasin, s'i takojne kesaj bote
Me thuaj, shpirt, te vij a te mos vij
Te dal a te mos dal nga endrra jote?...




Poezi

Eshte koha per te vdekur,Zemra ime!
Meso te vdesesh... Duhet... E kupton?
A nuk e sheh si na rendon mbi krye
Mallkimi shekullor i fisit tone?

Eshte e pamundur te rikthehen gjerat
Ne simetrine e tyre te persosur
Ne duar na kane mbetur eshtra endrrash
Si eshtra zogjsh qe kalben pa varrosur

Ne arkivol te vogel prej floriri
Do mbyllesh, Zemer, kurre te mos kalbesh
Ndersa kufoma le te vije perqark
Si manekin... qe fisi te kenaqet.

Ohh, Zemer...E sajuan boten tjeter
Qe mos trishtohet, ēmendet njerezimi...
Keshtu, e dashur...vdis...dhe fluturo
Atje ku dot me nuk te prek mallkimi...




Shprese

Durim, shpirti im,durim
Si bari i mpire nen debore
Si trungjet qe plaken ne ngrice
dhe presin stinen e ngrohte

Plazhet me reren e bardhe
S'do jene me imazhe te rreme
Ujerat e thella ne blu
S'do rrisin me peshkaqene

Druret s'do jene me memece
S'do kete me hene hipokrite
Nga njerezit do lindin njerez
Dhe netet me diell do jene

Te gjitha keto do te ndodhin
Dhe vuajtja do ike pa kthim
Dhe ti do te thuash:Sa bukur!
Durim ,shpirti im,durim..........




Zinxhiri

A-ja me ndjen mua,aq fort sa une ndiej B-ne
Por B-ja me sheh mua,me dhimbje si une C-ne
Fatkeqe ne nje qerthull
Ne sillemi perdite
Dhe shohim te zhgenjyer
Si tallen perendite

Shume doza lumturie dhe helmi te perditshem
Ashtu si krejt padashur, me pamje gjememadhe
I falim njeri-tjetrit ne rrethin e cuditshem
Qe s'dime ku do veje
Dhe s'dime ku do ndalet.

Vertitemi lenduar si shpirtra kaotike
Mbi varre dashurish qe s'mundim t'i harrojme
Dhe fundi?
Me ne tallen dhe qeshin perendite
Me keq se fundi
Hici, qe do na gllaberoje...




Mashtrimi

Gjithe diten flas me te vdekur
Tmerrohem dhe dridhem si gjethe
Me fjale te cuditshme dhe gjeste
Me ftojne ne Parajsa dhe Ferre

Une trembem nga vdekja , per vdekje…
Kureshtja e mbledhur kular
Ne qafen e holle si peri
Me nis te virgjer ne varr

Ndiej ftohte ne fillim. E natyrshme
Ndiej balten dhe myshkyn t’me trese
Pastaj mbes skelet… E natyrshme
Dhe miqte e cuditshem pres…

Por s’ndihet asgje, askush s’vjen
Me braktisen , oh, tmerr me lane vetem…
Nga catia e baneses se re
Degjoj zhurmat e botes tjeter…

Te gjalle! O naļve te pandreqshem!
Te vdekur! Mashtrues te fandaksur!
Kam ngecur ne gracken tuaj
E fyer , e vrare , e pataksur…

Verbuar nga drita dhe terri
Denimin dybotesh vuaj…




Palltoja e Deshires

Po shkon dhe nje mengjes si gjithe te tjeret
Nje pikez uji nga burim I vjeter
Shtrengoj pas trupit pallton e Deshires
Te mos kem ftohte e te mos ndihem vetem.

Nje pyll I gjelber endrrash cmendurake
Krejt si nje xhungel, veshi shpirtin tim
Dhe sa veshtire e kam te shoh mes tyre
Ate, te ameshueshmin, Diellin tim

Me mblidhen mijera korba permbi krye
Krrokatja e tyre , e zeze dhe fatale
Ma prishi pyllin, ma rrembeu pallton
Me dhune , me tmerr si nje hordhi vandale

Nga shiu I shpirtit te perdhosur kalbet,
E shqyer cope-cope, Deshira ime
…Por gjer n’agim si Penelope e lashte
Serish do ta kem thurur pallton time…




Lirika malli dhe halli

*************************
C’dimer I gjate! C’debore! C’ngrica!
Kane ngecur stinet s’di se ku
Nuk gjen me ketra neper pisha
Dhe zogj nuk sheh me gjithashtu

Kane mbetur larg ditet me diell
Si ca kujtime te veshtira
Mendime koti mbysin shpirtin
Si diten mbysin vranesirat

Asgje nuk eshte me si me pare
Kur sy e shpirt me zjarr perndriten
Tani po fiken dalengadale
Ashtu sic meteoret fiken.

Mbi floke - debora e merzise
Dhe shpirti veshur si per zi…
Kujtimi I diteve me diell
Befas me ndez nje mall te ri…

************************************

Ti iken larg
Dhe une s’kuptoj
Si mundet koken mos e kthesh
Atje ku shkon
Ndoshta mendon
Nje tjeter dashuri do gjesh

Nje mbremje vone
Diku atje,
Gishtat do prekin floke te tjere
Une prape s’kuptoj
C’do peshperisesh
Te njejtat fjale qe the njehere?

Kur hene o diell
Ne shtrat te ri
Renkimin tuaj do perkundi
Ketu tek une
Nje djall I zi
Me zell do pergatisi fundin

Dhe do me thote
Me ze perqeshes
Ndersa nje ankth me torturon:
-I pasur eshte ai qe e duan,
I mjere ai qe dashuron…




E thjeshte

Qe
balta te ndahet nga ari
Dhe
thika mes lulesh mos fshihet
Qe
fjalet ne plumba mos kthehen
Dhe
ofshe te trishta mos ndihen
Qe
zemra dhe mendja mos grinden
Dhe
lutjet te shkojne tek zoti
Qe
endrrat mos behen makthe
Dhe
bota ta doje te dobetin
Qe
buza mos dridhet nga lotet
Dhe
grate mos veshin te zeza
Qe
foshnjat te njohin vec lodrat
Jo
balten e zeze ne varreza

C’mjerim! Keto gjera te thjeshta
Dhe te tjera te thjeshta si to
I gjen vec ne endrra e vjersha
E ne kosha plehrash ngado

Jane te thjeshta, por filli ngaterrohet
Dhe kocka ne fyt te mbetet
Njerezimi zvarritet semundshem
Vampiret drejtojne shtetet….

©dikeafajtore


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.