Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė din me kuvenė, e hijeshon nejen nė atė ven
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 75 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Lajme :: "Miqte": 7 kerkesat per Shqiperine
Postuar nga: Albo

Lajme Grupi i "Miqve te Shqiperise" diskuton gjendjen politike dhe ecurine e reformave ne vend. Ambasadori i OSBE, Gert Ahrens: "Vrulli per reforma te metejshme, i humbur gjate kesaj periudhe, duhet kthyer menjehere"


Mirgena TOPALLI

Edhe pse bilanci i detyrave qe ka qeveria shqiptare anon per nga angazhimet e paplotesuara ende, ambasadori Gert Ahrens ka theksuar se ne konferencen e 17 prillit ne Bruksel, ai do te kembengulte ne shtimin e ndihmes per permiresimin e sistemit juridik ne vendin tone. Ai ka theksuar se duhej rimarre vrulli i meparshem per realizimin e reformave.

"Vrulli per reforma te metejshme, i humbur gjate kesaj periudhe, duhet kthyer menjehere. Ka disa ceshtje per te cilat duhet me shume veprim", ka thene shefi i zyres se OSBE ne Tirane. Ai ka listuar pervec gjyqesorit, edhe nevojen e berjes se hapave konkrete per te luftuar trafikun e droges, qenieve njerezore dhe armeve, ndjekur dhe denuar sic duhet kriminelet e njohur, krijimin e policise financiare per te luftuar pastrimin e parave, miratimin e nje sere ligjesh te lidhura me drejtesine, zbatimin e plan-veprimit per energjine, luften kunder korrupsionit dhe sqarimin e ceshtjes se pronesise. Per nje pjese te ketyre fushave sipas Ahrensit, ambasadoret perfaqesues te vendeve te BE-se ne vendin tone, "do te mendojne te gjejne menyra se si mund te ndihmojne shtetin shqiptar". Sugjerimet me pas, sipas tij, do t'i percillen konferences se VI nderkombetare te "Miqve te Shqiperise" qe mbahet ne prill dhe pritet te kete peshe me vleresimet e saj edhe ne procesin e hapjes se negociatave per Marreveshjen e Asociim-Stabilizimit. "Me qellim qe te mbeshtesim qeverine qe te ece perpara me reformat, bashkesise nderkombetare mund t'i duhet te siguroje ndihme te metejshme, ose t'i drejtoje programet e saj ne menyra te ndryshme. Ne do te sugjerojme disa fusha, ku angazhimi i metejshem nga ana e donatoreve mund te jete i nevojshem dhe te shtrohet per diskutim ne Konferencen ne muajin prill", ka thene Ahrens, i cili dje shoqerohej ne tavolinen drejtuese te takimit edhe nga te derguar te Kryesise portugese te Rradhes se OSBE-se dhe perfaqesuesja e Kryesise spanjolle te Bashkimit Evropian.

Nga e derguara e BE, Montserrat Gonsalez Seran eshte kerkuar nje bashkepunim edhe i partive politike ne luften kunder krimit, nderkohe qe eshte mbeshtetur vullneti i qeverise shqiptare i shprehur prej Kryeministrit Pandeli Majko, ne kete drejtim. Nderkohe qe ka theksuar si te domosdoshem dhe te detyrueshem zbatimin e rekomandimeve te ODIHR-it lidhur me zgjedhjet. E derguara e kryesise portugese te rradhes se OSBE-se, Luisa Pais, ka shprehur mbeshtetjen e Portugalise per procesin e fillimit te hapjes se negociatave per nenshkrimin e Marreveshjes se Asociim- Stabilizimit me BE. Gjate takimit te djeshem ambasadoret analizuan situaten politike ne vend, si dhe pasojat e saj ne vazhdimesine e reformave. Te cilat, sipas Ahrensit, permblidheshin ne termat e "veshtiresive politike dhe pasigurive nga te cilat po vuan Shqiperia muajt e fundit". Ahrens shprehu optimizmin per mungesen e trazirave civile qe mund te kishin ndodhur ne te kaluaren ne te njejtat rrethana. "Ne te kaluaren, probleme te tilla politike, te shoqeruara me ato ekonomike, si per shembull, kriza e rende energjitike, do te kishin cuar lehtesisht ne trazira civile", ka nenvizuar Ahrens, duke e cilesuar ndodhine si nje tregues te pjekurise se njerezve dhe te shtetit. Per ambasadorin e OSBE-se, kishte rendesi edhe perpjekja per te perfshire biznesin ne proceset e zhvillimit ekonomik te vendit, si dhe ruajtja e se njejtes linje politike te shtetit shqiptar ne fushen e marredhenieve me vendet e tjera ne rajonin e Ballkanit. Takimi ne nivel lokal i "Miqve" eshte realizuar menjehere pas kthimit te ambasadorit Ahrens nga Vjena. Ku kryesia e OSBE-se dhe Presidenca e Bashkimit Evropian, po pergatisin konferencen e VI nderkombetare te Miqve per me 17 prill, permbajtjen dhe rendin e saj te dites. Para takimit te "Miqve" dhe vajtjes se tij ne Vjene, Ahrens perfundoi nje sere takimesh me kreret e partive dhe institucioneve politike.



Kerkohet

Ndermarrja e hapave konkrete per te luftuar trafikun e droges, qenieve njerezore dhe armeve, duke arrestuar, ndjekur dhe denuar kriminelet e njohur

Krijimi i policise financiare per te luftuar pastrimin e parave

Miratimi i Ligjit per Keshillin e Larte te Drejtesise

Zbatimi i ligjit per policine gjyqesore

Lehtesimi i investimeve te huaja duke nxitur luften kunder korrupsionit dhe zbatimi i planit te veprimit per sektorin e energjitikes

Sqarimi i situates se pronesise se tokes e te drejtat e pronesise permes nje legjislacioni te ri dhe procedurave transparente.



Arsyet per te qene optimiste:

"Eshte e rendesishme te pranohet se, ne te kaluaren, probleme te tilla politike, te shoqeruara me ato ekonomike, si per shembull, kriza e rende energjitike, do te kishin cuar lehtesisht ne trazira civile. Qe kjo gje nuk ka ndodhur tregon se populli dhe shteti shqiptar vazhdojne te piqen dhe se administrata shteterore ka filluar te funksionoje ne menyre me te efektshme.

Pervec kesaj, politika e jashtme e Shqiperise, vecanerisht ne rajon, vazhdon te jete e pergjegjshme dhe konstruktive.

Si nje tjeter shenje perparimi drejt rritjes se investimeve, qeveria e re eshte angazhuar tashme ne menyre pozitive me komunitetin e biznesit per te marre ne shqyrtim ceshtje me interes jetik, te cilat ishin lene pas dore me pare".

Korrieri 26 Mars 2002




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.