Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Pse te flasesh keq per nje femer? A nuk mjafton te thuash qe ajo eshte nje femer?
--- Carcinus

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 151 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Projekti :: Kush eshte Albasoul?
Postuar nga: Albo

Albasoul Kush eshte Albasoul? Nje njeri, nje faqe ne Internet apo nje komunitet shqiptaresh? Lexoni me poshte se cfare perfaqeson Albasoul ne vetvete dhe cili eshte vendi qe zini ju ne te.

Kush eshte Albasoul apo Shpirti i Shqiptarit?

Ka nga ata qe kete emer e identifikojne me personin qe e ka krijuar kete faqe. Ka nga ata qe e identifikojne Albasoul me nje faqe ne internet. Por ne fakt Albasoul nuk eshte as njera dhe as tjetra. Albasoul perfaqeson Shpirtin e Shqiptarit, dhe Shpirti i Shqiptarit rrjedh ne gjakun e te gjithe atyre qe kane gjak shqiptari. Nese e quan veten shqiptar, dhe ke gjak shqiptari atehere ju jeni Albasoul.

Albasoul nuk eshte as nje faqe e thjeshte, pasi ju nuk e vizitoni kete faqe per bukurine e saj, por e vizitoni per ate qe ju gjeni ketu. Nje poezi, nje kenge, nje bisede te kendshme me bashkeatdhetaret nga mbare bota, nje debat te ndezur ne forum, per tu njohur me lajmet me te fundit nga trojet shqiptare apo per te shijuar humorin shqiptar. Pra, pavaresisht se cfare krahine i perkisni, pavaresisht se cfare besimi i perkisni, pavaresisht se cfare bindjesh politike ju kini, te gjini mblidheni ne nje faqe te vetme qe ju servir ate qe ju mungon me shume ne mergim. Dhe natyrshem lind pyetja:

Cili eshte vendi juaj tek Albasoul?

Te gjithe shqiptaret qe na vizitojne kane vendin e tyre ne komunitetin tone. Ndryshe nga faqet e tjera shqiptare ne Internet, tek Albasoul ju nuk jeni thjeshte nje vizitor, jeni anetar i komunitetit me te madh shqiptar ne Internet. Si i tille ju gezoni disa te drejta dhe privilegje qe nuk i gezoni ne asnje vend tjeter. Keto jane:

- te drejten per te shprehur nje mendim
- te drejten per te publikuar krijimtarine tuaj
- te drejten per te komunikuar me mbare komunitetin
- te drejten per te ngritur zerin tuaj si shqiptare
- te drejten per te ndare njohurite dhe talentin tuaj me mbare komunitetin
- te drejten per ti sherbyer ketij komuniteti
- te drejten per te mare inisiativa te reja

Deri me sot, kontributi juaj tek Albasoul ka qene i vogel por duke filluar qe sot kjo do te ndryshoje. Per te realizuar kete, ne do te mundohemi te organizojme punen ne bashkepunim me ju, anetaret e komunitetit.

Cfare mund ti jepni ju ketij komuniteti?

Kontributi financiar eshte i nevojshem por nuk ze vendin e pare ne listen e prioriteteve tona. Prioriteti yne kryesor eshte qe ti japim jete ketij komuniteti dhe tu integrojme ju sa me mire. E gjithe ideja e ketij versioni te ri ishte kthimi i Albasoul nga nje faqe ne nje komunitet te vertete dinamik shqiptar. Prandaj ne kete pike nevojitet edhe ndihma juaj konkrete.

Sic mund ta keni vene re Albasoul ka nje shumellojshmeri temash dhe tema te reja do te hapen ne te ardhmen. Ju i lexoni ato sipas interesave qe kini dhe merrni kenaqesine e castit. Deri ketu jemi ne rregull, por a nuk do te ishte me mire sikur ju vete si anetar i ketij komunitetit te jepnit kontributin juaj direkt ne pasurimin e ketij thesari informativ shqiptar? A nuk do te ishte me mire qe ju te sillnit ne kete komunitet dijen, eksperiencen dhe trashegimine tuaj shqiptare? Si mund ta beni kete?

JU MUND TE POSTONI DIREKT ARTIKUJ NE KOMUNITETIN TONE !

Shume nga ju nuk e dine kete gje, te tjere kane deshire te postojne artikuj interesante por nuk dine se si. Ne ditet qe do te vine do tu ofrojme informacion te bollshem teknik se si mund te postoni artikuj tek Albasoul. Per momentin po ndalemi tek permbajtja qe artikujt duhet te permbajne.

Cfare mund te postoni?

Gjithcka qe ka lidhje me Shqiperine dhe shqiptaret kudo qe ata punojne e jetojne. Gjithcka qe do te zgjonte interesin e komunitetit tone pa mare parasysh temen qe i perket. Mund te jene artikuj te nxjere nga libra, revista, arkiva, rrefime nga personazhe historike, eksperienca jete, mendime, analiza, komente te shprehura qarte dhe pastert.

Duam qe te krijojme nje grup personash qe do te marrin persiper publikimin e te rejava nga nje teme e caktuar. Dikujt i pelqen historia, dikujt letersia, dikujt sporti, dikujt humori, dikujt intimiteti, dikujt arti, dikujt gatimi e me rradhe. Nese keni deshire te merrni persiper nje teme te caktuar, atehere jeni te lutur te jepni kontribut konkret. Mund te na kontaktoni ne cdo kohe ne adresen webmaster@albasoul.com .

Pra ka ardhur koha qe ju te mos jeni thjeshte lexues e spektatore por te jepni nje kontribut direkt ne keto faqe. Tek Albasoul ka vend per kontributin e te gjitheve keshtu qe shfrytezoheni kete mundesi qe ju jepet pasi secili nga ju dhe te gjithe bashke jemi Albasoul.

Me respekt
Administratori







© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.