Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ka dy lloj femrash, e eshte nje cmenduri te martosh njeren dhe nje krim te martosh tjetren.
--- Carlton

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 121 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Elita :: Petro Marku, i ndaluari i madh
Postuar nga: Albo

Elita Historia e njeriut qe pjesa me e madhe e veprave ju kthyen ne karton. Dhe qe kane filluar t'i botohen vetem sot, kaq vite me pas.

Nga Iva Tico

Kur ne vitin 1980, Petro Markos iu kthye mbrapsht nje roman, "Cuka e shtegtarit", ishte e para here qe ai nuk hidherohej. Perkundrazi, ndieu njefare lehtesimi. Romani, qe kishte derguar per botim, duhej te ishte njefare autokritike, por ajo qe u dergua ne Shtepine botuese, vetem autokritike nuk ishte. Libri iu kthye mbrapsht, dhe Marko tregoi perseri se nuk i njihte shtigjet dredharake. Romani u mbyll ne depo, krah shenimeve te tjera, per te pritur nje dite kur do te mund te ridilnin ne drite. Edhe pse ai vete veshtire se do ta besonte nje gje te tille. "Tani qe kohet, me sa duket, po ndryshojne dhe sistemi diktatorial do te permbyset, e shpresoj te sherohem perseri dhe te jetoj - kur them te jetoj, nenkuptoj te punoj - dhe midis planeve qe me mbeten per te realizuar, eshte qe edhe ketij romani t'i hyj perseri...", shkruante Petro Marko ne "Interviste me vetveten". Deri ne ditet e fundit te jetes, ato cka bluante ne koke, i hodhi ne leter. Vete ishte i pamundur, tiktaku i makines se shkrimit e shoqeroi deri ne ditet e fundit, ai fliste, ndersa e bija, Arianita shkruante, derisa "Cuka e shtegtarit u plotesua". Javen e kaluar, libri eshte promovuar, bashke me te, romani per te cilin fliste "Cuka", romani qe i shkaktoi ndoshta dhimbjen me te madhe te jetes, "Nje emer ne kater rruge".

Romani qe ngeli peng

"Nje emer ne kater rruge", qe romani qe e goditi me shume Petro Markon. U duk se te gjitha pengesat kaluan kur romani u botua. Ne familjen Marko lajmi i botimit u perjetua me gezim. Vec faktit qe po botohej nje liber i ri, nga me te miret qe ai kishte shkruar deri atehere, e bija Arianita, kujton edhe nje tjeter arsye per te qene e gezuar. Me leket qe do te merreshin nga botimi, familja Marko do te blinte nje televizor. Nje gje e rralle per ate kohe. Pese kopjet e para kishin mberritur nderkaq ne shtepi, dhe ngjarja u festua me nje darke te madhe. Arianita kujton se aty u pa shenja e pare e fatkeqesise se ardhshme. Nje kritik, qe banonte ne te njejtin pallat, ndonese i ftuar, nuk erdhi. Ne naten qe festohej dalja e librit, romani ishte futur ne brumatrice. Goditja qe tashme pritej, erdhi pak kohe me pas. Dhe jo per romanin, sic mendonin te gjithe. Ne nje permbledhje poezish te botuara ne "Drita", gabimisht faqosesi kishte ndryshuar daten e nje poezie. "Loteve te mergimtarit", nje poezi e shkruajtur gjate emigrimit ne Athine ne vitet '30 - te, ishte shenuar si nje vjershe e koheve te fundit. U vendos qe Petro Marko te perjashtohej nga Lidhja e Shkrimtareve. Furtuna per romanin erdhi pas kesaj. Nisi te kritikohej kudo libri i kthyer ne karton, "Nje emer ne kater rruge". U kritikuan personazhet; u tha se ne liber nuk dilte puna e Partise; qendrimet liberale; banalitetet e dashurise; shthurja e vajzave te instututit femeror, ku kishin studiuar edhe grate e udheheqjes se atehershme, pershfi edhe Nexhmije Hoxhen dhe Fiqirete Shehun; se libri bente analogji me kohen e sotme. Ndeshkimet nuk u ndalen tek Petro Marko. U mor mase edhe kunder redaktorit, poetit Llazar Siliqi. Vec te tjerave, Petro Marko duhej te paguante edhe shpenzimet e botimit. Televizori i pritur nuk u ble, dhe si per t'i shkurar te keqes deri ne fund, Petroja hodhi idene qe te shitej makina qepese e Safos. Nje nga sendet me te cmuara te shtepise, se bashku me makinen e shkrimit te Petros.


Pas zyrtares, fshihej...


Shpesh here ajo cka thuhej nuk ishte e verteta. Libri ndalohej me shprehjet "teper liberal", ose "natyralizmi i romanit, nuk i shkon per shtat letersise se realizmit socilist", apo "nuk del ne pah puna e Partise". Mirepo shkaqet ishin krejt te tjera. Nje nga shembujt me tipike eshte "Stina e Armeve". Pas historise se partizanes, Besa, lexohej fare qarte historia e vertete e Ramize Gjebrese, partizanes se bukur te pushkatuar pse tradhtoi te fejuarin e saj, Naku Spiron dhe dashuroi nje shok te batalionit, Zaho Koken.


"Nje nate me dy agime", eshte nje nga romanet e botuara pergjysme, nen titullin "Nata e Ustikes". Dashuria me nje te huaj, ishte akuza kryesore. Ne fakt, kete gabim Petroja e bente thuajse ne cdo liber, por Sonja kroate, u prit me keq se te gjitha. Iu kerkua qe te ndryshohej personazhi, duhej te behej medoemos shqiptare, me origjine nga Permeti ndoshta. Por u kritikua edhe titulli. Shqiperia nuk mund te kishte dy agime, ajo kishte vetem agimin e madh te Partise. "Nata e Ustikes", ndoshta romani me magjepes i Petro Markos u botua shume vite me vone, me 1989, pas interesimit te Xhevahir Spahiut.


Pendesa e pakryer


Gjithcka ndodhte me librat e kthyer mbrapsht, me denimet e shkrimtarit, me ndalesat, te gjitha mbeteshin jashte mureve te shtepise. Petro dinte ta perballonte dhimbjen, pa ja percuar ate pjestareve te tjere te familjes. Sado i derrmuar qe u ndje shkrimtari kur romani perfundoi ne brumatrice, tek Markot ditet ndiqnin nje rrjedhe me te qete. "Ėshte munduar te mos na rendoje kurre", tregon Arianita, "Ishte teper i kujdeshem dhe asnjehere nuk krijonte gjendje te renda". Por dalengadale familja nisi te mesohej, ndalesat vinin njera pas tjetres. Kur vjen nje fatkeqsi, hapi deren, thote nje shprehje e vjeter shqiptare.


Tek libri "i pendeses" qe iu kerkua ta shkruante ne vitin 1980, Marko do te rrefente edhe historine e romanit qe u kthye ne karton. U shkrua ne forme autokritike, personazh kryesor vuri veten si shkrimtar. Nje shkrimtar qe do te mbante qendrime ndaj edukimit moralo - politik te rinise. Por nderkaq i lindi ideja qe krahas krijimit te porositur, te vinte po ato personazhe, se bashku me veten, ne nje variant tjeter. Personazhet duhej te ndiqnin udhen e tyre, ashtu sic i prodhon laboratori i cdo shkrimtari. Varianti i pare u kthye mbrapsht, kurse i dyti, pasi qendroi dhjete vjet ne depo, vetem pak kohe me pare mundi te botohej i plote.


"Nje shkrimtar kurre nuk arrin te shkruaje me shume se pesedhjete per qind te atyre veprave qe ka enderruar ose planifikuar. Une ende nuk kam shkruar as pese perqind", shkruan Marko tek "Interviste me vetveteven", shume pak kohe para se te vdiste. E sa i takon veprave te botuara, jane ndoshta pak me pak se nje per qind te atyre qe kish enderruar autori.


Vitin e fundit, nga depoja kane ridale kater romane, botuar nga "OMSCA". Te tjere presin ende aty, te sistemuara e te ruajtura me kujdes nga Arianita. Do te botohen te gjitha, pa asnje shkurtim, ndryshim. Pa kompromise, ashtu sic deshi t'i botonte dikur Petro Marko. Sepse tani eshte tjeter kohe, koha qe ai donte te jetonte.


Qyteti i fundit" i vetmi i plote


Kur neper antologji, apo tekste letrare, permendej emri i Petro Markos, nuk harrohej te shkruhej se ishte nje nga emrat me te njohur te letersise se realizmit socialist. Por kur renditeshin veprat shihej se behej fjale per fare pak vepra. Permendej "Ultimatumi", "Ara ne mal", "Hasta la vista" apo "Shpella e Pirateve". Mesues letersie ndodhte te permendnin "Qytetin e fundit" dhe vetem ne vitin 1988, doli "Nata e Ustikes". Historia e romaneve te Petro Markos, mund te quhet historia e ndalimeve. Vec "Qytetit te fundit", gjithe te tjerat jane botuar me shkurtime, redaktime. Por edhe "Qyteti i fundit", nuk kaloi pa veshtiresi. Marko kishte bere nje "gabim" te madh. Nje partizan, dashurohej me nje ish-prostitute italiane. Kritikat fillimisht ishin te ashpra, personazhet nuk shkonin kurrsesi me frymen e epokes. Pa kompromise, Petro Marko e terhoqi romanin. Nje nderhyrje e Mehmet Shehut, shok me shkrimtarin qysh nga koha e luftes se Spanjes, beri qe romani te botohej i plote, dhe kritiku Dalan Shapllo mbrojti mendimin se ky ishte i pari roman modern shqiptar. Pastaj gjithcka u harrua, libri nuk u ribotua me, deri nje vit me pare.


Vetem per Safon.


Ne depon ku ruhen shenimet e shkrimtarit, ne mjaft blloqe gjenden vjersha, letra, te gjitha te frymezuara nga e shoqja, Safo Marko. Aranita ka ndermend qe t'i permbledhe te gjitha ne nje vellim. Tani per tani jane thjesht plane, vajza ende nuk eshte e sigurte nese e ema do ta mireprese mendimin e saj. Ndosha ajo mund t'i trembet faktit qe intimiteti te behet publik.

Ne ate mori shenimesh, ne gjithe poezite per Safon, Aranita vecon nje leter. Ėshte nje leter qe Petro Marko ia dergon te shoqes nga burgu, menjehere sapo isht nxjerre nga qelia e izolimit ku per fije i kishte shpetuar vdekjes dhe te burgosurit kishin ca me shume liri, mund te arrinin te nxirrinin nje leter nga burgu. "Ėshte me nje shkrim fare te imet, tregon Ariantia, dhe megjithese im ate gjendej pas hekurave, ato nuk permenden ne asnje rresht, ashtu sic nuk permendet as fjala gardian. Flitet vec per dashurine qe kishte per Safon, dashuri qe e mbajti gjalle". Ne leter Petroja flet per dashurine, por edhe per endrren qe te kishte nje vajze qe te behej piktore. Ashtu sic u be Arianita.


Gazetar i perjetshem


Nje shkrimtar i ardhur nga gazetaria. Vec poetit e prozatorit, Petro Marko ka qene nje kronikan i jashtezakonshem. Gjurma e gazetarit eshte e dukshme ne gjithe vepren e tij, qe nga fillimi e deri ne rreshtat e fundit qe shkroi. Fillimet e Petro Markos jane si gazetar, ne revisten "Vatra e rinise", ku cdo numer kishte nga nje shkrim. Vangjel Koca i kerkonte shkrime per gazeten "Demokracia". Gazeta "Iliria", e miqesoi me Sterjo Spassen. Pas kthimit nga Greqia, ne nje "liri shtypi" qe u ndje ne atw kohe, bashke me Tajar Zavalanin, Branko Merxhanin, Vangjel Kocen e Ismet Toton, nisen botimin e "Kohes se re".


Rreshtat e pare ashtu si dhe te fundit, Petro Marko i shkroi ne gazete. Fati e desh keshtu. Librin e fundit "Interviste me vetveten" ai e shkruan si gazetar. Dhe ne fund te tij: "Si gazetar i vjeter, i deshiruar per te thene nje fjale te lire, pata mundesine ta them kete fjale ne gazeten "Republika". Po vjen koha e ndryshimeve te medha. Ndihet nje atmosfere, nuk me gabon nuhatja e gazetarit. Vecse per mua eshte teper vone. Megjithate, me mire vone se kurre, thote populli".



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.